VOAL

VOAL

Sveçla: Thaçit duhet t’i bëhet një vlerësim psikiatrik (video)

May 7, 2019
blank

Komentet

blank

Halim Kosova për Presidentin: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër

Kandidati i propozuar nga opozita për President të Republikës, Halim Kosova, ka zhvilluar një intervistë në ‘News24’ .

Ai ka treguar se është njohur me këtë propozim nëpërmjet medias, ndërsa theksoi se e vlerëson shumë por prioritet mbetet profesionin i tij dhe projekti për njerëzit në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar , por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova, duke shtuar: “Që kur qarkulloi emri im për postin e presidentit, qeshja me bashkëshorten time. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë.”

I pyetur rreth emrave të propozuar, Kosova tha se nuk është ndalur të bëj ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz.”, tha ai.

Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?

Halim Kosova: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

Pse jo një presidente zonjë mund të ishte me mirë këtë herë ?

Halim Kosova: Absolutisht më mirë.

Mjeku Halim Kosova, në një lidhje skype për News24 ka bërë të ditur planet e tij profesionale. Ai ka bërë me dije se nuk është i interesuar për postin e presidentit, pas daljes së emrit të tij si i propozuar nga opozita, por se dëshiron që të vijojë me planet për të ndihmuar njerëzit.

Ai ka zbuluar se është duke vijuar me planet e tij për të pasur një bashkëpunim me konsultoret e Tiranës për identifikimin e rasteve, në mënyrë që të ofrohet për familjet në nevojë shërbim falas.

“Javës tjetër do dalin lajmërimet e nevojshme dhe pjesët që më duhet për të realizuar atë që unë kam synim. Kam bërë një projekt dhe do ti përmbahem atij. Kam pasur një propozim për bashkëpunim me konsultoret, ky do të filtronte njerëzit në nevojë dhe mjekët e konsultoreve do vinin bashkë me pacientët e do bëhej një kurs kualifikimi. Kjo është lënë në mënyrë autodidakte. Është faza e dytë në rrethe sepse duhen pajisje moderne dhe të transportueshme lehtë, ose ndryshe do të kishte vështirësitë e veta. Që kur qarkulloi emri im për postin e presidentit, qeshja me bashkëshorten time. Më frenoi pak në nxjerrjen e detajeve sepse paragjykohesh, se thonë po e bën këtë gjë për post. Pavarësisht sa i rëndësishëm është posti, unë kam nisur diçka dhe do të doja ta mbaroja”, është shprehur Kosova.

blank

(Video) Muzika shqiptare të dalë nga bataku ku ka përfunduar…! Nga Etrita Ibrahimi

Shumë njerëz na quajtën këto ditë gjithollogë, kritikë të improvizuar, të paaftë, madje edhe komunistë…!
E gjithë kjo sepse pretendojmë që muzika shqiptare të dalë nga bataku ku ka përfunduar…!
Një pyetje do të doja t’u bëja atyre që fjalët i kanë të shumta dhe dinë të vënë vetëm epitete:
Përse nuk dilni ju të rregulloni atë që keni shkatërruar me duart tuaja në këto 30 vite, duke edukuar brezat e rinj me një muzikë që vetëm shqiptare nuk është?
Ku ishit ju në këto vite, kur në Shqipëri u shkatërrua mirëfilli tradita e shkëlqyer muzikore?
Çfarë bëtë ju për të ndaluar rënien e lirë të artit shqiptar?
Jua them unë: ASGJË…as nuk e vutë ujin në zjarr për atë që po ndodhte, sepse kështu ju interesonte dhe rezultati i sotëm është dukshëm “investimi” juaj 30-vjeçar.
Më në fund ia arritët qëllimit: sot të rinjtë shqiptarë identifikojnë muzikën shqiptare me tallavanë dhe as nuk njohin një vepër,
apo kompozitor shqiptar dhe ky është suksesi juaj, të dashur…!
Prandaj sigurisht që ne do të quhemi edhe komunistë, përveç të tjerave…sepse jemi larg vite dritë, duke qenë se ju e keni harruar ç’është muzika e mirëfilltë shqiptare, ndërsa ne fatmirësisht jo…!
Më pëlqen të citoj në këtë rast fjalët e tim eti, Feim Ibrahimi: “Kur hyn në ring, do të marrësh edhe grushte” dhe më pëlqen të perifrazoj edhe mendimin e një personi, emrin e të cilit nuk kam pse ta bëj publik, kur thotë që sa më shumë të flasin keq për të, aq më shumë e shtyjnë të ecë përpara…!
Kështu edhe unë po i marr këto grushtat tuaja, miq, kolegë, të njohur e të panjohur dhe po vazhdoj përpara…!
Unë quhem Etrita Feim Ibrahimi dhe askush nuk do të mund të ndalojë atë që kam ne ADN-në time…!
Qofshi të gëzuar dhe mos ju shterrofshin kurrë fjalët…!😘

blank

Eterit hodhen ne ere Kishen me te vjeter te vendit, bijte 53 vite me vone Theatrin Kombetar! Genocid kulturor!

Eterit hodhen ne ere Kishen me te vjeter te vendit, bijte 53 vite me vone Theatrin Kombetar! Genocid kulturor!

blank

VIDEO- Përdorimi i simboleve komuniste, të Përndjekurit: Ndëshkim nxitësve

Përdorimi i simboleve komuniste në një aktivitet të Bashkisë Cërrik ka nxitur reagimin e Unionit të të Përndjekurve Politikë, të cilët kanë dënuar shfaqjen e tyre. Të përndjekurit politikë bëjnë thirrje për ndëshkim të atyre që nxisin përdorimin e simboleve të diktaturës.

Nga SYRI TV

Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar ndaj publikimeve në rrjete sociale të aktivitetit përkujtimor të batalionit partizan Dumreja në Cërrik, ku u shfaqën nxënës të ciklit parauniversitar, me shallin e kuq të pionierëve. Kreu i Unionit, Besim Ndregjoni ka dënuar shfaqjen e simboleve komuniste, ndërsa shprehu shqetësim për fëmijët që u nxitën për përdorimin e tyre.

Të përndjekurit politikë kërkojnë ndëshkimin e atyre që nxisin përdorimin e simboleve të diktaturës.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale të Bashkisë Cërrik shkruhet se e kuqja është simbol i gjakut të të rënëve në luftë, dhe jo përfaqësuese e një sistemi nga i cili vendi ynë ka përjetuar vuajtje të mëdha, ndaj këto simbole duhet të shihen si pjesë e luftës historike dhe jo e sistemit të egër të komunizmit.

blank

(Video) Zëri i Amerikës: Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

blank

In memoriam: Ish-Kryetari i Vatrës Dr.Gjon Buçaj përpara Ambasadës serbe në Washington DC duke denoncuar krimet serbe kundër kombit shqiptar

Në kujtim të ndarjes nga jeta të patriotit të shquar Dr.Gjon Buçaj, ish-Kryetari I Vatres dhe perfaqesuesi i Deges se Vatres Washington DC po sjellim një prononcim të tij  perpara Ambasades serbe ne Washington DC duke denonucuar krimet serbe ndaj kombit shqiptar në prill 2019.

blank

VIDEO VIRALE/ Si i dirigjon Rama, Baton Haxhiun, Carlo Bollinon, Frrok Çupin dhe Dritan Hilën

VIDEO VIRALE/ Si i dirigjon Rama, Baton Haxhiun, Carlo Bollinon, Frrok Çupin dhe Dritan Hilën

Një video-montazh është bërë virale në rrjetet sociale. 

Në video janë disa prej analistëve të njohur si mbështetës të kryeministrit Edi Rama.

Baton Haxhiu, Carlo Bollino, Frrok Çupi, Dritan Hila dhe Julian Zylaj janë ata që në video duken duke iu rënë disa instrumenteve muzikore. Përpara tyre qëndron në rolin e dirigjentit kryeministri Edi Rama. Realiteti është i tillë: Rama i dirigjon ata dhe ata ndjekin lëvizjet sipas udhëzimeve që iu jep kryeministri, qoftë në studiot televizive, apo edhe linjën e tyre editoriale në mediat që punojnë e drejtojnë./ © SYRI.net

 

blank

(Video virale) Gazetari Klevi Muka ‘gozhdon’ Ramën që mbante në krahë

Edi Ramës i është shndërruar në ves gërricja me gazetarët sa herë që ai nuk ka përgjigje për pyetjet e tyre. Incidenti me Ambroza Metën që u vu në dukje edhe nga shoqata e mbrojtjes së gazetarëve ‘Reporterët e kufij’ është përsëritur dje me një tjetër kolegun e saj, Klevi Muka nga A2 CNN.

Kur konferenca për shtyp kushtuar SPAK dhe direktivave që kryeministri ka për të se cilin duhet të arrestojë, Muka i bëri atij një pyetje ndryshe nga ato që i bën zakonisht Met Veliu.

‘Politika duhet të ketë dhe moral– tha Muka, ‘po sa e moralshme është që ju të mund t’i bëni ju këto kërkesa ndaj drejtësisë duke mbajtur në krah Ulsi Manjën që ka dalë në përgjime duke i premtuar favore në punësim njerëzve si Robert Aga që kanë punuar elektoralisht për partinë socialiste. Sot zoti Manja është ministër i Drejtësisë dhe jo para drejtësisë’, tha gazetari.

Sapo dëgjoi pyetjen kryeministri shtangu, gjë që u pa për disa çaste dhe në portretin e tij që nuk e shmangu dot skërmitjen. Pastaj me stilin e zakonshëm ai u mundua të merret personalisht me gazetarin pa iu përgjigjur pyetjes së tij, por duke i dhënë leksione morali.

‘Pse qesh’, i tha Rama gazetarit duke shtuar se pyetja që ai bëri ishte krejtësisht jashtë etikës profesionale.

Por ajo çka nuk priste kryeministri ishte ndërhyrja e dytë e reporterit Klevi Muka:

‘Etikën profesionale nuk mund të ma mësoni ju. Nëse në shkollën e pikturës mësohet etika profesionale më shumë se në shkollën e gazetarisë atëherë mund të vazhdoni’, ia ktheu gazetari.

Këtu Rama e humbi fare. Ai as nuk dëgjoi Ulsi Manjën që i tha se mund të përgjigjej ai, duke e injoruar fare ministrin që kishte në krah, u mor sërish me buzëqeshjen e gazetarit, dhe në fund tha çapraz një shprehje të gjyshes së vet në italisht.

Që nga ky moment nuk pati më konferencë shtypi. Rama refuzoi ti përgjigjej edhe një pyetje të Ambrozia Metës dhe pas 4 minutash e mbylli fare konferencën që përditë e më shumë po e diskredidon përfundimisht gazetarinë alla metveliane../LAPSI

 

blank

Ekskluzive- Lidhjet e qeverisë “Rama” me mafian Ndrangheta, i penduari: I korruptuari ishte Ministër Nga Alba Kepi

Zbardhet dosja e të penduarit të drejtësisë italiane, i cili rrëfen lidhjet e familjeve mafioze kalabreze me anëtarë të kabinetit të qeverisë shqiptare, si dhe personazheve të politikës. Në dosjen e siguruar nga Rtv Ora, Antonio Gustalegname, në rrëfimin e tij përpara prokurorëve të Antimafias italiane, njeh shqiptarin Roberto Lazaj, lindur në Mëkat të Vlorës, i afërm i Ministrit të Qeverisë shqiptare dhe që siguronte fshehjen e këtyre trafiqeve.

Antonio Gustalegname në rrëfimin e tij përpara prokurorëve të Antimafias italiane, zbardh mes të tjerash dhe aferat e trafikut të drogës mes shqiptarëve e familjeve të mafias kalabreze Ndrangheta.

Gazetarja e RTV Ora ka siguruar dokumenta eskluzive të rrëfimit të gjatë qëndrimit në burgun e Rebbibias në Romë, ku Antonio Guastalegname vuan dënimin me 30 vite burg për vrasje.

Prokurorët e Antimafias italiane i vënë në dispozicion një album me 69 fotografi me ngjyra, pa asnjë referencë të personave të gjinisë mashkullore, ndaj të cilëve ai rrëfen ngjarje e rrethana të aktivitetit të tyre kriminal.

Në fotografinë me numër 17, i penduari Antonio Guastalegname, njeh personin me emër Valerio Navarro.

“Në fotografinë numër 17, është Valerio Navarro, personi mbi të cilin kam folur në procesverbalet e mëparshme. Jam në dijemi mbi narkotrafikun me elementë shqiptarë, e këta të fundit kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare, e nëse më kujtohet mirë personi i korruptuar është ose Ministri i Drejtësisë, ose Ministri i Brendshëm, sidoqoftë një personazh politik i rëndësishëm shqiptar. Nëse me kujtohet mirë është kushëri me këtë Taraj.

Këtë gjë e mora vesh kur u takova me Eduard ose Robert, nuk e mbaj mend mirë emrin, gjatë udhëtimit Firenze Bologna, ku më propozoi të tregtoj drejtpërdrejtë unë pa ndërmjetës, drogën e tyre në stadiumet piemonteze. Për të më joshur ai më nënvizoi lehtësinë me të cilën mund të organizonin transportin e barit, me sigurinë e “mbështetjes së qeverisë shqiptare” (shprehja e tij)e më shpjegoi se mund të lëviznim ngarkesa të mëdha, pa iu trembur kontrollit”.

Në fotografinë me numër 38, Guastalegname njeh shqiptarin Roberto Lazaj, lindur në Mëkat të Vlorës i datëlindjes 1972.

Guastgalegname para prokurorëve të Antimafias deklaron:

“Në fotografinë numër 38 njoh shqiptarin që e takova në autostradën Firenze Bologna me drejtim Veriun, Robert ose Alfred nuk më kujtohet mbiemri, por është personi që më shprehu qartë se donte të negocionte me mua për shitjen e barit. Ky është personi që në këtë rast më tha që një pjesë të drogës ta çonim në Bra, tek një bashkëatdhetar i tij.” 

Më tej i penduari Antonio Guastalegame thotë:

“Konfirmoj se ky është personi (Robert Lazaj) që iu referova më parë e i afërm i Ministrit të Qeverisë shqiptare e që siguronte fshehjen e këtyre trafiqeve.”

Mes 69 fotografive të shfaqura, bashkëpunëtori i drejtësisë italiane njeh dhe shqiptarët Lulëzim Shkurtaj, Lavdosh Serani e Eduart Tahiraj me të cilët ka pasur të bëjë në aferat e trafikut të marijuanës.

Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj, është shqiptari i cili i ka sjellë në Asti 50 kg marijuanë.

Antonio Guastalegname, 54 vjeç, është arrestuar në kuadër të megaprocesit të emërtuar “Rinascita Scott”, i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona e përmban rrëfimet e dhjetra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri, i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 e ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.

 

blank

77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt

VOA/Marrë nga Reuters

Dita e Fitores e këtij viti nuk do të nderojë thjesht dorëzimin e Gjermanisë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, 77 vjet më parë. Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po shkon drejt fundit të muajit të tretë, frika është rritur në Evropë për një përballje më të madhe. Në Rusi, krenaria dhe patriotizmi i lidhur zakonisht me festën më të rëndësishme të vendit po përzihet me shqetësimin për atë që mund të sjellë kjo ditë. Ndërsa presidenti ukrainas tha se agresioni rus ndaj vendit të tij i dha fund 77 viteve paqe.

77 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë ka rritur frikën për një përballje më të madhe në Evropë. Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po shkon drejt fundit të muajit të tretë, autoritetet ukrainase u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse përpara festës së Ditës së Fitores.

Në një fjalim emocional, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se e keqja është rikthyer në Ukrainë. Por ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj do të fitojnë këtë luftë.

Asgjë e keqe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë. E keqja nuk mund të fshihet në një bunker. Kështu që ne do të kapërcejmë gjithçka. Dhe ne e dimë këtë me siguri, sepse ushtria jonë dhe i gjithë populli ynë janë pasardhës të atyre që mposhtën nazizmin. Kështu ata do të fitojnë përsëri. Dhe do të ketë përsëri paqe”, theksoi zoti Zelenskiy.

Moska e quan luftën e nisur një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur dhe për ta “denazifikuar” Ukrainën. Dita e Fitores e këtij viti në Moskë nuk është thjesht një ditë që nderon fundin e konfliktit që mori fund 77 vite më parë.

Në Sheshin e Kuq në Moskë, shumë banorë janë të shqetësuar, por shumë prej tyre nuk flasin nga frika e ndëshkimit.

Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore, pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi agresionin në Ukrainë në 24 shkurt, e kanë çuar Rusinë drejt krizës më të keqe ekonomike që nga vitet pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Disa rusë thonë se janë të shqetësuar për atë që po ndodh në Ukrainë duke patur parasysh lidhjet e ngushta familjare midis dy popujve.

“Lufta ndikon emocionalisht ju, sepse unë kam dy motra që jetojnë në Ukrainë. Sigurisht, është shumë e vështirë të komunikosh me ta tani, shumë e vështirë”, thotë një banore në Moskë.

Aktivistët e opozitës ruse thonë se mediat shtetërore japin një pasqyrë të pjesshme të konfliktit në Ukrainë, duke manipuluar atë që po ndodh në të vërtetë.

Për veteranin 97-vjeçar, Ivan Lisun, i cili sapo ka humbur shtëpinë e tij në qytetin e vogël Zolochiv në Ukrainë, nga bombardimet ruse, ka shumë pak për të festuar.

Veterani, i cili iu bashkua ushtrisë kur ishte 18 vjeç dhe luftoi për Bashkimin Sovjetik në Poloni, Bjellorusi dhe madje arriti deri në Gjermani, thotë se ndihet i tradhëtuar tani që Rusia sulmoi Ukrainën.

Ndihem shumë keq tani, sepse kam shërbyer në Bashkimin Sovjetik për shtatë vjet. Duke mbrojtur atdheun e kujt? Rusisë apo Ukrainës? Ajo që po ndodh tani është më e turpshme se më parë. Që kur Putini u bë president, gjithçka u përkeqësua. Si mund t’i poshtëroni njerëzit kështu? Edhe këtu në Kharkiv”, thotë veteran 97-vjeçar.

Në aspektin dilopmatik, Papa Françesku përsëriti të dielën apelin e tij për paqe në Ukrainë dhe u kërkoi udhëheqësve të dëgjojnë njerëzit “që duan paqen dhe e dinë mirë se armët nuk e sjellin kurrë atë”.

Duke folur gjatë lutjeve të së dielës, ai u bëri thirrje besimtarëve katolikë të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit të luten për paqen “përballë çmendurisë së luftës”.

Britania do të ndihmojë Ukrainën me 1.3 miliardë paund ndihma të tjera, ndërsa për të shprehur sërish mbështetje për qeverinë e Kievit presidentja e Parlamentit Gjerman, Baerbel Bas vizitoi kryeqytetin ukrainas.

Në një video konferencë ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, udhëhqësit e G-7 do të diskutojnë për agresionin rus si dhe mënyrat për të ndihmuar Ukrainën.

Udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë, Japonisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë premtuar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

blank

Ukrainë: Bomba godet shkollën, dyshohet për dhjetëra të vdekur

Rajoni i Luhanskit.

RFE/RL

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pasi një bombë goditi një shkollë në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë me trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Rusia.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, konfirmoi dy vdekje, duke thënë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.

Rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesë dhe 30 u shpëtuan, shtatë prej tyre u plagosën, shtoi ai.

Gaidai tha se një aeroplan rus e kishte hedhur bombën të shtunën.

BBC thotë se akuzat e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe shton se nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Rusia.

Luhanski ka përjetuar luftime të ashpra ditëve të fundit ndërsa trupat ruse dhe luftëtarët separatistë kërkojnë të rrethojnë forcat qeveritare ukrainase, pak më shumë se dy muaj që nga fillimi i pushtimit rus.

Bilohorivka është afër qytetit të Severodonetsk, pjesë e kontrolluar nga Ukraina.

Shpërthimi rrëzoi ndërtesën e cila mori flakë dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar flakët, raportuan autoritetet ukrainase.

Ato thanë se pothuajse i gjithë fshati ishte strehuar në bodrumin e shkollës.

Numri përfundimtar i të vdekurve do të dihet vetëm kur rrënojat të pastrohen, thanë autoritetet.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 2,345 civilë të vdekur dhe 2,919 të plagosur në Ukrainë, tha Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në një përditësim muajin e kaluar.

Mijëra luftëtarë besohet gjithashtu se janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët.

Më shumë se 12 milionë njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, me 5.7 milionë që janë larguar në vendet fqinje dhe 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Pjesa më e madhe e Luhanskut, e cila është pjesë e rajonit të Donbasit, ka qenë nën kontrollin e separatistëve për tetë vitet e fundit.

blank

‘Albanian lives matter’ për Ilvi Metën! Protesta homazh në të gjithë vendin

Mijëra qytetarë në të gjithë vendin, protestuan në heshtje duke ndezur qirinj e mbajtur homazhe përpara komisariateve të policisë, në kujtim të Ilvi Metës, i cili vdiq në mënyrë të mistershme në komisariatin e policisë së Kavajës. Në Tiranë, homazhet u zhvilluan përpara kryeministrisë, ku lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e quajti krim shtetëror vdekjen e të riut nga Kavaja brenda komisariatit të policisë.

Mijëra qytetarë në të gjitha qytetet e vendit, iu përgjigjën thirrjes së liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, për protestën homazh në kujtim të Ilvi Metës, i cili humbi jetën në mënyrë të dyshimtë brenda komisariatit të policisë së Kavajës pak ditë më parë.

Në  Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Korçë, por dhe në qytete të tjera, qytetarët ndezën qirinj dhe mbajtën homazhe pranë komisariateve të policisë.

Gjatë protestëst qytetarët u shfaqën me pankrta me mbishkrime të tilla si “Albanian Lives metter”, apo “Kur vdes në komisariat, si mund të jemi të sigurtë në rrugë”.

Në Tiranë, homazhet u zhvilluan përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku qytetarëve iu bashkua dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njoftoi mbajtjen e protestave homazh për Ilvi Metën.

Pasi ndezi një qiri në kujtim të të riut Ilvi Meta, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, e cilësoi ngjarjen si krim shtetëror.

Berisha u shpreh më tej, se askush nuk mund të vetëvritet brenda komisariatit, nëse zbatohen rregullat e shoqërimit, duke ngritur pikëpyetje për procedurat e ndjekura nga policia në rastin e Ilvi Metës.

Ndërkohë, lideri historik i demokratëve, paralajmëroi se në vijim do të ketë të tjera protesta të organizuara nga Partia Demokratike, kundër vjedhjes dhe korrupsionit të qeverisë Rama. syri.net


Send this to a friend