VOAL

VOAL

Surkov: Rusia do të përballet “me 100 vjet vetmi”

April 10, 2018

Komentet

Irani përgatitet për përgjigje të ashpër nga Izraeli pas sulmit më të madh ndonjëherë ndaj tij

Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar.

Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.

Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër.

Ekspertët kanë thënë se hakmarrja e Izraelit me gjasë do të jetë më e fuqishme seç ishte në prill – kur u përgjigj kryesisht butësisht – duke e ditur se sa i madh ishte sulmi më i fundit nga Irani.

“Izraeli natyrisht se do t’ia japë një goditje shumë më të rëndë Iranit”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Pasojat nga breshëria e raketave që lëshoi Irani ndaj Izraelit

Rreziku i nxitjes së hakmarrjes nga Izraeli

Irani e përshkroi sulmin e tij të 1 tetorit si hakmarrje ndaj Izraelit për ofensivën në Liban dhe për luftën shkatërruese njëvjeçare në Rripin e Gazës, si dhe për vrasjen rishtazi të aleatëve kryesorë të Teheranit në rajon.

Forcat izraelite e nisën ofensivën tokësore në Libanin jugor më 1 tetor, pas një jave bombardimesh të pareshtura dhe shkatërruese.

Sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator e vranë Hassan Nasrallahun, liderin e Hezbollahut, grupit të armatosur dhe partisë politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor dhe që mbështetet nga Irani.

Izraeli e ka asgjësuar lidershipin dhe i ka shkatërruar aftësitë luftarake të Hezbollahut, aleatit më të afërt dhe kyç të Iranit në strategjinë e Teheranit për ta luftuar Izraelin.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Ndërkohë, Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm i dyshuar izraelit në Teheran, në korrik.

Ekspertët kanë thënë se trysnia e brendshme për t’iu përgjigjur Izraelit dhe pozita e dobësuar e Iranit në rajon, e detyruan Teheranin të veprojë.

“Irani duket se ka arritur në përfundimin se kostoja e mosveprimit ishte më e madhe sesa rreziqet e ndërmarrjes së veprimeve”, tha Vaez.

“Nuk ka dyshim se Teherani është i vetëdijshëm për rreziqet, jo vetëm duke e përsëritur, por duke e zgjeruar sulmin raketor kundër Izraelit, duke nxitur kështu një hakmarrje izraelite që duket se sigurt do të ndodhë”, shtoi ai.

Sulm i madh, përgjigje e ashpër

Sulmi i Iranit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në prill, i parë i drejtpërdrejtë ndonjëherë ndaj armikut të tij, ishte shumë i parashikuar. Irani gjithashtu përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketat më të vjetra në atë sulm.

Nëse krahasohet me sulmin e atëhershëm, sulmi i Iranit më 1 tetor ishte “shumë substancial”, tha Fabian Hinz, hulumtues nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

 

Dëshmitë fillestare sugjerojnë se Irani përdori raketat balistike, të cilat arritën në Izrael brenda disa minutash, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Qëllimi i mundshëm, tha Hinz, ishte t’i jepte Izraelit kohë të kufizuar për t’u përgatitur.

Në prill, Izraeli iu përgjigj sulmit të Iranit duke goditur një sistem radari të mbrojtës ajror në qytetin qendror iranian, Isfahan.

Por, ekspertët paralajmërojnë se hakmarrja izraelite këtë herë pritet të jetë shumë më e ashpër.

Zyrtarë izraelitë janë cituar nga mediat duke thënë se Izraeli mund të godasë zona strategjike brenda Iranit, duke përfshirë objektet energjetike.

Një sulm i mundshëm izraelit ndaj ndonjë objekti nafte ose gazi në Iranin e pasur me energji, do të ishte spektakolar për t’u parë, por i padëmshëm nga pikëpamja strategjike, tha Farzin Nadimi, hulumtues në Institutin e Uashingtonit për Studime të Lindjes së Mesme.

Sulmi ndaj ndonjë objekti bërthamor do të sillte më shumë rreziqe dhe do të duhej të ishte shumë i madh, duke marrë parasysh se infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit ndodhet thellë nën tokë, tha ai.

Sulmet që synojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë ushtruar, mund ta detyrojnë Teheranin të armatosë programin e vet bërthamor, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Pa marrë parasysh se cili është synimi [i Izraelit], një goditje e tillë është e destinuar ta detyrojë Teheranin të hakmerret, duke nxitur sulme me raketa balistike që mund ta shtyjnë tërë rajonin drejt humnerës”, tha Vaez.

Mbi 20.000 ushtarë nga rajonet Volga të Rusisë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Flamujt valëvisin mbi varret e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë në një varrezë në rajonin e Volgogradit të Rusisë.

 

Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë – territore që përbjënë disa rajone përreth Lumit Volga – janë vrarë në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të ueb-faqes së Radios Evropa e Lirë, Idel.Realities.

Të dhënat nga Idel.Realities tregojnë se Bashkortostani ka numrin më të lartë të të vrarëve, rreth mbi 3.000 ushtarë, i ndjekur nga Tatarstani me 2.724 ushtarë dhe Perm Krai me 2.296 ushtarë.

Humbjet më të vogla nga 14 rajonet e Povolzheit u raportuan në Penza (461) dhe Morodovia (307).

Të dhënat janë llogaritur duke përdorur raporte nga të afërmit e të vrarëve dhe deklaratat zyrtare.

Autoritetet në këto rajone e kanë mbështetur vazhdimisht luftën, duke dhënë ndihmë financiare për t’i nxitur banorët t’i bashkohen ushtrisë.

Përveç ushtarëve të thirrur përmes mobilizimeve, shumë nga rajoni që iu bashkuan luftës ishin të burgosur dhe mercenarë ushtarakë privatë, si dhe “kontraktniki” – burra që nënshkruajnë vullnetarisht kontrata për të luftuar, të joshur nga pagat jashtëzakonisht të larta dhe përfitimet për veteranët, duke përfshirë ato për vejushat dhe të mbijetuarit.

Qeveria ruse hesht rreth humbjeve të saj në luftë prej se e nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Shifra e saj e fundit zyrtare erdhi në shtator të atij viti, kur njoftoi se ishin vrarë 5.937 ushtarë rusë. Në atë kohë, pala ukrainase po raportonte humbjet ruse gati dhjetë herë më të larta se kjo shifër.

Kjo e ka bërë të vështirë për gazetarët, analistët dhe vëzhguesit e jashtëm ta vlerësojnë plotësisht ndikimin e luftës në popullata të caktuara.

Ky numër, së bashku me të dhënat e publikuara nga REL-i javën e kaluar, është treguesi më i fundit se si barra e luftës së Kremlinit kundër Ukrainës po bie në mënyrë disproporcionale mbi rajonet më të largëta të Rusisë, larg qendrave të popullsisë së pasur si, Moska dhe Shën Petersburg.

Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së kanë konfirmuar emrat e 71.057 ushtarëve rusë të vrarë deri në muajin e kaluar, me Bashkortostanin dhe Tatarstanin që renditen në vend të parë dhe të katërt, përkatësisht, për nga humbjet në shkallë kombëtare.

Në përgjithësi, humbjet ruse në luftën në Ukrainë tani i tejkalojnë ato të të gjitha konflikteve pas Luftës së Dytë Botërore, që kanë përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë që nga rënia e Perdes së Hekurt.

SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, më 2 tetor, 2024/UNTV via AP

 

VOA/AP dhe Reuters

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Paralajmërojmë seriozisht Iranin – dhe grupet e afërta me te – që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit,” tha ajo.

Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë “pasoja serioze” ndaj Rojës Revolucionare të Iranit për veprimet e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit dhe shkëmbimit të sulmeve, që sipas tij po i çojnë popujt e Lindjes së Mesme “drejt humnerës”.

“Është e një rëndësie thelbësore që të shmangim një luftë të plotë në Liban, që do të kishte pasoja tepër të rënda,” shtoi ai.

Ai dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, si dhe sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut, ndërkohë që kritikoi Izraelin, për atë që e quajti, “fushatën më të përgjakshme dhe më shkatërrimtare ushtarake gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm” duke iu referuar konfliktit në Gazë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Është koha e fundit për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë,” deklaroi ai. “Është koha e fundit për t’u dhënë fund luftimeve në Liban… Është koha e fundit për të ndalur këtë cikël të rëndë përshkallëzimi.”

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të martën, Irani justifikoi sulmin ndaj Izraelit si akt të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke cituar “veprimet agresive” të Izraelit, përfshirë shkeljen e sovranitetit të Iranit.

Ndërkohë, ministri i jashtëm i Izraelit njoftoi sot se i ka ndaluar hyrjen zotit Guterres në Izrael, duke e akuzuar se është treguar i njëanshëm ndaj Izraelit.

Ministri izraelit Israel Katz tha se Izraeli e ka shpallur zotin Guterren ‘persona non grata’.

Ky vendim thellon çarjet ekzistuese ndërmjet Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara.

Izraeli po ashtu njoftoi të mërkurën se shtatë ushtarë të tij janë vrarë gjatë luftimeve në Liban. Vdekjet e tyre u bën të ditura të mërkurën, një ditë pasi Izraeli njoftoi se kishte filluar ofensivën tokësore në Liban.

Luftimet ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në pjesën jugore të Libanit, sipas njoftimeve të të dyja palëve.

Izraeli njoftoi se do të dërgonte më shumë trupa dhe artileri në zonën kufitare.

Mbrojtjet ajrore të Izraelit: Çfarë janë Kupola e Hekurt dhe Shigjetat?

 

Reuters

Mbrojtjet raketore të Izraelit u aktivizuan më 1 tetor, për të penguar një breshëri raketash balistike iraniane, të lëshuara në hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Teheranit në Liban.

Sulmi raketor iranian përshkallëzoi edhe më tej tensionet rajonale, disa orë pasi Izraeli njoftoi për nisjen e një ofensive tokësore në Liban kundër Hezbollahut, grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor dhe që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

I hedhim një vështrim detajeve të mbrojtjeve shumështresore ajrore që Izraeli i përdor që kur u përball me raketat Scud të Irakut, në luftën e Gjirit më 1991.

Shigjetat

Sistemet e mbrojtjes me raketa me rreze të gjatë, Shigjeta-2 dhe Shigjeta-3, të zhvilluara nga Izraeli për t’i bërë ballë një kërcënimi raketor iranian, janë të krijuara për t’i luftuar kërcënimet brenda dhe jashtë atmosferës.

Ato operojnë në një lartësi që mundëson shkatërrimin e sigurt të çfarëdo koke bërthamore jokovencionale.

Kompania në pronësi të shtetit, Industritë Aerohapësinore të Izraelit, është kontraktuesja kryesore e projektit, ndërsa Boeing Company është e përfshirë në prodhimin e kundërajrorëve.

Më 31 tetor 2023, ushtria e Izraelit tha se përdori sistemin e mbrojtjes ajrore Shigjeta për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Gazë më 7 tetor kundër Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për t’i penguar raketat tokë-tokë të lëshuara nga zona e Detit të Kuq drejt territorit të tij.

Në shtatorin e kaluar, Gjermania nënshkroi një letër zotimi me Izraelin për të blerë sistemin Shigjeta-3 për rreth 4 miliardë euro.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Hobeja e Davidit gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në bazën ajrore Hatzor, në Izrael, më 2017.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Hobeja e Davidit gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij në bazën ajrore Hatzor, në Izrael, më 2017.

Hobeja e Davidit

Sistemi me rreze të mesme, Hobeja e Davidit, është i krijuar për të rrëzuar raketat balistike që lëshohen nga një largësi prej 100 deri në 200 kilometra.

I zhvilluar dhe prodhuar bashkërisht nga Sistemet e Avancuara të Mbrojtjes Rafael, në pronësi të shtetit të Izraelit, dhe nga konglomerati amerikan RTX Corporation, i njohur më parë si Raytheon, Hobeja e Davidit është e aftë, po ashtu, të pengojë aeroplanët luftarakë, dronët dhe raketat lundruese.

Një bateri e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, Kupola e Hekurt, e dislokuar për të penguar raketa, në gjendje gatishmërie, në Ashkelon, në Izraelin jugor. Fotografi nga arkivi.

Një bateri e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, Kupola e Hekurt, e dislokuar për të penguar raketa, në gjendje gatishmërie, në Ashkelon, në Izraelin jugor. Fotografi nga arkivi.

Kupola e Hekurt

Sistemi i mbrojtje ajrore me raketa me rreze të shkurtër, Kupola e Hekurt, është ndërtuar për të penguar llojin e raketave që u lëshuan nga Hamasi në Gazë.

I zhvilluar nga Sistemet e Avancuara të Mbrojtjes Rafael, me mbështetjen e SHBA-së, sistemi hyri në përdorim më 2011. Secila njësi e ngarkuar në kamion lëshon raketa të drejtuara nga radarët për të shkatërruar në qiell kërcënimet me rreze të mesme, si raketat, mortajat dhe dronët.

Rafael thotë se ia ka dorëzuar ushtrisë së SHBA-së dy bateri të Kupolës së Hekurt më 2020. Ukraina, po ashtu, po kërkon të furnizohet me këtë sistem për luftën e saj kundër Rusisë, ndonëse Izraeli deri më tani i ka ofruar Kievit vetëm mbështetje humanitare dhe mbrojtje civile.

Një version detar i Kupolës së Hekurt, për mbrojtjen e anijeve dhe të aseteve me bazë në det, është dislokuar më 2017.

Sistemi përcakton nëse një raketë është rrugës për ta goditur një zonë të banuar; nëse jo, raketa shpërfillet dhe lejohet të bie në tokë pa shkaktuar dëme.

Kupola e Hekurt fillimisht ishte prezantuar si sistem që do të ofronte mbulim për një qytet kundër raketave me rreze ndërmjet 4 dhe 70 kilometra, por ekspertët thonë se fushëveprimi i saj është zgjeruar.

Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore, Kupola e Hekurt, duke penguar një sulm nga Libani, në gushtin e 2024-tës.

Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore, Kupola e Hekurt, duke penguar një sulm nga Libani, në gushtin e 2024-tës.

Sistemi me laser

Sistemet kundërajrore të Izraelit kushtojnë ndërmjet dhjetëra mijëra dhe miliona dollarë për të rrëzuar kërcënimet në ardhje. Izraeli po zhvillon një sistem me laser për të neutralizuar raketat dhe dronët e armikut, me një kosto të llogaritur prej vetëm 2 dollarësh për çdo rrëzim.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Trim Haliti

Pas sulmeve të Iranit mbi Izrael, OKB, BE dhe SHBA kërkojnë armëpushim

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj rivalit të tij të kahmotshëm më 1 tetor.

Teherani tha se ky sulm – i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.

Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

OKB-ja kërkon armëpushim

Pas valës së raketave nga Irani, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”

“Kjo situatë duhet të ndalojë. Ne patjetër që kemi nevojë për një armëpushim”, tha Guterres.

Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur konflikti me Hamasin në Gazë po vazhdonte.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinezë Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

SHBA: Sulmi, plotësisht i papranueshëm
Ndërsa sulmi po ndodhte, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane të “ndihmojë mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe të rrëzojë raketat që po synonin Izraelin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota.

“Raportet e para sugjerojnë se Izraeli, me mbështetje aktive nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, e ka përballuar me sukses këtë sulm”, tha Blinken për gazetarët.

Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin.

BE-ja kërkon armëpushim rajonal

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “në terma të fuqishëm” sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në platformën X: “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin është i nevojshëm”.

Spanja bën thirrje për “vetëpërmbajtje”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për një fund të “spiralës së dhunës” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa ministri i Jashtëm kërkoi “vetëpërmbajtje” nga palët e përfshira.

“Qeveria spanjolle e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kërkon që spirala e dhunës të përfundojë”, tha Sanchez në platformën sociale X.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, u shpreh se Madridi po lëshonte “një thirrje të re për të gjithë aktorët, duke përfshirë Izraelin, për të treguar përmbajtje dhe jo përshkallëzim”.

Gjermania: Irani duhet të ndalojë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkoi që Irani të ndalojë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit, duke shkruar në X: “E dënoj sulmin në terma sa më të forta të mundshme”.

“Irani duhet të ndalojë sulmin menjëherë, pasi po e çon rajonin më tej drejt greminës”, shtoi ajo.

Franca: Situata po përkeqësohet në Lindje të Mesme

Kryeministri francez, Michel Barnier, të martën tha se ishte i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

“Situata po përkeqësohet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, me një përshkallëzim dhe një sulm, dhe duket se një konflikt i drejtpërdrejtë po zhvillohet mes Iranit dhe Izraelit”, i tha Barnier parlamentit, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.

Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e dënoi sulmin e Iranit, sipas zyrës së tij, gjatë një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Starmer gjithashtu “shprehu angazhimin e palëkundur të Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve”, sipas një njoftimi nga zyra e Starmerit. SN

Kryeministri izraelit: Kushdo që na sulmon, do ta sulmojmë…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha izraelitëve se Irani “bëri një gabim të madh” dhe “do të paguajë” për nisjen e një sulmi raketor ndaj vendit të martën.

“Sonte, Irani sulmoi përsëri Izraelin me qindra raketa. Ky sulm dështoi. Ai u pengua falë sistemit të mbrojtjes ajrore të Izraelit, i cili është më i avancuari në botë”, tha Netanyahu nga një takim me kabinetin e tij të sigurisë politike, në një video të publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite të martën. “Unë e përgëzoj IDF për arritjen e saj mbresëlënëse.”

“Është penguar gjithashtu falë vigjilencës dhe përgjegjësisë së treguar nga ju – qytetarët e Izraelit. Falënderoj gjithashtu Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në përpjekjet tona të mbrojtjes”, shtoi Netanyahu.

“Irani bëri një gabim të madh sonte – dhe do të paguajë për të. Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë, “tha ai.

Netanyahu iu drejtua gjithashtu sulmit në lagjen  Jaffa të Tel Avivit, duke u dërguar ngushëllime familjeve të të vrarëve.

“Ashtu si me sulmin me raketa, ka gjithashtu një dorë të qëllimshme dhe vrastare pas këtij sulmi – ai vjen nga Teherani”, tha ai, sipas CNN. sn

Betimi i Putinit: Do përmbush të gjitha synimet për Ukrainën

Vladimir Putin thotë se Rusia do të përmbushë ‘të gjitha synimet e vendosura’ në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka publikuar një video-mesazh me rastin e përvjetorit të dytë të asaj që Rusia e quan “Dita e Ribashkimit” – dy vjet që nga koha kur Moska pretendoi zyrtarisht rajonet e Donetsk, Luhansk , Zaporizhzhia dhe Kherson si të vetin.

Pasi mbajti referendume – të cilësuara gjerësisht si falsifikime – në të katër rajonet më 30 shtator 2022, Putin nënshkroi një dokument me udhëheqësit e instaluar nga Rusia të rajoneve të pushtuara për t’i inkorporuar ato në mënyrë të njëanshme në Federatën Ruse, pavarësisht se Rusia nuk i kontrollon plotësisht territoret.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Kievi ka rritur përpjekjet e tij për anëtarësimin në NATO dhe BE, hapa që i konsideron si jetike për vetëmbrojtjen dhe pavarësinë e saj nga Rusia, por kundërshtohen nga Moska.


Putin tha se kur filloi luftën qëllimi i tij ishte të çmilitarizonte dhe “denazifikonte” Ukrainën – një deklaratë e hedhur poshtë nga Kievi dhe perëndimi si një pretekst për një konflikt ekspansioni të stilit perandorak.

“E vërteta është në anën tonë. Të gjitha objektivat e vendosura do të arrihen”, tha Putin në video-mesazhin e tij të hënën.

Ai vazhdoi të kritikonte “elitat perëndimore” të cilat ai pretendon se “e kthyen Ukrainën në koloninë e tyre, një bazë ushtarake që synonte Rusinë” dhe që nxiste “urrejtje, nacionalizëm radikal … armiqësi ndaj gjithçkaje ruse”.

“Sot ne po luftojmë për një të ardhme të sigurt dhe të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë”, tha Putin.bw

‘U ankua për dhimbje në stomak’- Dokumentet: Navalny u helmua

The Insider ka arritur të sigurojë qindra dokumente zyrtare në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një burg rus më 16 shkurt 2024.

Zyrtarisht, vdekja e Navalny iu atribuua shkaqeve natyrore dhe Komiteti Hetimor i Rusisë deklaroi në korrik se çështja “nuk ka natyrë kriminale”.

Megjithatë, përmbajtja e dokumenteve që ka The Insider tregon se autoritetet ruse i hoqën vazhdimisht referencat për simptomat që u dokumentua se vuante Navalny, simptoma që nuk përputheshin me shkakun zyrtar të vdekjes.

Siç konfirmojnë ekspertët mjekësorë, këto simptoma tregojnë qartë se Navalny ishte helmuar.

Një koleksion dosjesh në dispozicion të The Insider përmban dy versione të një dokumenti të nënshkruar nga hetuesi rus Alexander Varapaev.

Dokumenti në fjalë ka të bëjë me vendimin e Komitetit Hetues rus për të mos hapur një çështje penale në lidhje me vdekjen e liderit të ndjerë të opozitës.

Një version i hershëm i vendimit të Varapaev përshkruan simptomat e Navalny si më poshtë:

“Më datë 16.02.2024, i dënuari A.A. Navalny ndjeu një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore teksa ndodhej në oborrin e ushtrimeve nr. 2 të EPKT-së [njësi banimi e unifikuar e tipit qeli], për të cilën informoi nëpunësin e shërbimit të institucionit, i cili e nxori këtë të fundit nga ambientet e stërvitjes në ambientet e seksionit nr.4 të EPKT-së.

“Aty, i dënuari A.A. Navalny u shtri në dysheme dhe filloi të ankohej për dhimbje në zonën e barkut; filloi nxjerrjen refleksive të përmbajtjes së stomakut, pati konvulsione dhe humbi vetëdijen, gjë që iu raportua menjëherë personelit mjekësor të institucionit korrektues”.

Simptomat e përshkruara nga Varapaev janë në përputhje me ato që do të pritej nëse Navalny do të ishte helmuar. Megjithatë, në një version të mëvonshëm (dhe përfundimtar) të të njëjtit vendim, të gjitha përmendjet e dhimbjes së barkut, të vjellave dhe konvulsioneve ishin hequr.

The Insider ka në dispozicion një dokument tjetër të rëndësishëm – një inventar të “objekteve të sekuestruara” të marra nga skena e vdekjes së Navalny. Lista përfshin “mostra të të vjellave”, të cilat dokumenti tregon se janë dorëzuar për ekzaminim. Sidoqoftë, as fakti i ekzaminimit dhe as të vjellat e Navalny nuk u raportuan zyrtarisht. sn

Ukraina e sulmon rajonin rus me breshëri dronësh

Ekipet e shpëtimit ndihmojnë një të plagosur pas një sulmi me dron rus në një spital në rajonin Sumyitë Ukrainës, më 28 shtator.

 

Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron përpjekjet e rritura të Kievit për ta kthyer luftën mbi dyvjeçare e gjysmë drejt territorit rus. Ndërkohë, Ukraina raportoi për shumë të plagosur gjatë sulmeve ruse në dhjetë rajone të dielën.

Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, tha se një burrë është vrarë në qytetin Shebekino, pranë kufirit me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë la të kuptohet se Ukraina po i përqendron sulmet brenda kufirit rus gjithnjë e më shumë, në rajonin e saj Volgograd, në lindje të rajonit Kursk, ku forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në korrik.

Besohet se ato kanë kapur rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në Kursk.

Një nga sulmet në Volgograd u raportua pranë një depoje të madhe municioni në Kotluban, e cila ishte shënjestruar edhe në të kaluarën, por nuk është e qartë nëse ka pësuar ndonjë dëm.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj ajrore i ka rrëzuar 15 nga 22 dronë sulmues rusë mbi të paktën katër rajone të vendit gjatë natës dhe tha se pesë dronë të tjerë u zmbrapsën nga masa të tjera “kundërvepruese”.

Kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në rajonin jugor të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se ndërtesa të larta dhe shtëpi private u goditën gjatë natës dhe se “mund të ketë njerëz nën rrënoja.”

Më vonë, ai tha se një grua u shpëtua nga rrënojat dhe u shtrua në spital.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha më vonë se 11 njerëz janë plagosur nga këto sulme.

Në Zaporizhja ka pasur dëme dhe të plagosur pothuajse cdo ditë rishtazi, si pasojë e sulmeve ajrore ruse.

Në Zaporizhja ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili është nën pushtimin rus që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022.

Më 28 shtator, zyrtarët ukrainas thanë se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Leonid Loboyko, u vra në një sulm rus ndaj automjetit të tij ndërsa po dorëzonte ndihma humanitare për banorët e një fshati në rajonin verilindor të Kharkivit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se rreth një e katërta e 165 luftimeve gjatë 24 orëve të fundit ndodhën në rajonin përreth Pokrovskut, qyteti strategjik në vijën e frontit në rajonin lindor të Donjeckut, ku thuhet se Rusia ka çarë përpara në muajt e fundit.

Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur raportimet e asnjërës palë mbi zhvillimet në fushëbetejë, apo viktimat në shumë zona të luftimeve më të ashpra. REL

FOTOT- Shërbimi sekret ukrainas godet në mes të Moskës, ekzekutohet koloneli i Putinit

Një lëvizje rezistence në Rusi thuhet se ka vrarë një kolonel rus në koordinim me inteligjencën ukrainase.

Koloneli Alexei Kolomeitsev, drejtuesi i Qendrës Shtetërore 924 për Mjetet Ajrore Pa pilot të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, thuhet se është vrarë në një operacion special pranë Moskës.

Inteligjenca ushtarake ukrainase konfirmoi vrasjen e suksesshme të rusit në një operacion natën e 27 shtatorit. Operacioni thuhet se është kryer në koordinim me lëvizjet lokale të rezistencës dhe shërbimin sekret ukrainas, siç raporton United24 Media.

Kolomeitsev stërviti ushtarë rusë në përdorimin e dronëve pa pilot si droni kamikaz iranian Shahed për luftën në Ukrainë. Një burim anonim tha për shërbimin e lajmeve RBC-Ukrainë se “Lëvizja e rezistencës po përhapet dhe po rrit aktivitetet e saj në të gjithë Rusinë dhe më gjerë, siç e kemi paralajmëruar tashmë. Çdo kriminel lufte rus dhe person i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës është objektivi ynë, pavarësisht gradës, moshës, gjinisë apo vendndodhjes.”

Operacioni sekret në Rusi: Koloneli rus thuhet se është vrarë afër Moskës
“Ne do të eliminojmë këdo që ka gjak ukrainas në duart e tij derisa regjimi rus të përfundojë luftën dhe të përgjigjet për të gjitha krimet e tij”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Sulmi ndaj kolonelit nuk u konfirmua nga pala ruse. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar gjithashtu një foto në Telegram që tregon fytyrën e një burri të shtrirë në tokë pa lëvizur. Me sa duket ky supozohet të jetë Kolomeitsev. Identiteti i burrit nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Lëvizjet e rezistencës ukrainase veprojnë në Rusi dhe përpiqen të sabotojnë Vladimir Putinin në vendin e tij. Një komandant i lëvizjes foli për Sky News në gusht dhe tha se grupi ishte aktiv në gadishullin e Krimesë, Ukrainën jugore dhe lindore dhe brenda Rusisë për të mbështetur Kievin në luftën në Ukrainë.bw

Izraeli vret edhe pasuesin e Nasrallahut, kush pritet të marrë drejtimin e Hezbollahut

Ushtria izraelite tha në një postim në X se vrau liderin e lartë të Hezbollahut, Nabil Kaouk, një nga pak drejtuesit e lartë të mbetur të organizatës.

Kaouk thuhet se ishte një nga ata që konsiderohej të pasonte Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten, si kreu i Hezbollahut.

Zgjedhjet se kush do të drejtojë tani organizatën po ngushtohen, me analistët që sugjerojnë se Hashim Safieddine, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, është zgjedhja e favorizuar.

Naeem Qassem, zëvendëssekretari i përgjithshëm i organizatës, thuhet se është gjithashtu në garë. Vdekja e Kaouk është një goditje e mëtejshme për udhëheqjen e Hezbollahut, tashmë të shkatërruar nga një fushatë e pamëshirshme e vrasjeve izraelite.sn

Lideri suprem i Iranit zhvendoset në një vend të sigurt, nën masa të larta sigurie

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

Zyrtarët e Hezbollahut nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Nasrallahut. Por, një burim i afërt me Hezbollahun tha më të shtunën se e kanë humbur kontaktin me Nasrallahun nga e premtja.

“Kontakti me Sayyed Hassan Nasrallah ka humbur që nga mbrëmja e së premtes”, tha një burim anonim për AFP, pa konfirmuar nëse Nasrallah ishte vrarë.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se “nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë”, nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin./rel


Send this to a friend