VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Studiuesit flasin për “DW”: Drejtësia e re nuk ka dhënë drejtësi, të paprekshmit mbeten të paprekshëm

By | July 27, 2021
blank

Komentet

blank

I papërsëritshmi Florian Marku, e mund boksierin ukrainas dhe shpallet kampion bote

Florian Marku ka shkruar historinë. Boksieri shqiptar ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.

Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç.

Dy gjyqtarë i dhanë pikët Markut, kurse njëri Prodanit.

blank

Gazeta prestigjioze zvicerane NZZ: “Muaji i mjaltit i Europës me Joe Biden ishte jetëshkurtër. – Politikat e Biden po vënë në rrezik marrëdhëniet SHBA-Europë –

voal.ch – Gazeta prestigjioze zvicerane NZZ ka botuar sot një opinion nga Markus Ziener, Washington me titull “politikat e Biden po vënë në rrezik marrëdhëniet SHBA-Europë”. Autori shkruan se “SHBA duan që t’i forcojnë lidhjet me aleatët Europianë, por ata janë të zhgënjyer me Presidentin Biden. Më tutje autori në opinionin e tij në NZZ, nënvizon faktin se “Muaji i mjaltit i Europës me Joe Biden ishte jetëshkurtër. Tërheqja e nxituar e Amerikës nga Afganistani, pa u këshilluar me aleatët, i ka zemëruar liderët Europian. Për shembull, Biden do ta ketë të vështirë të gjejë mbështetje për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Kinës, për shembull.”

“Kur Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt se “Amerika është kthyer”, psherëtima e lehtësimit ishte e dukshme. Pas katër vitesh të Donald Trump, të shënuar nga mosinteresimi në rastin më të mirë dhe shpesh nga shpërfillja e hapur për Evropën, kjo periudhë e ftohtë tani dukej se kishte marrë fund.

“Unë e di se vitet e fundit kanë tensionuar dhe testuar marrëdhënien tonë transatlantike,” u tha Biden pjesëmarrësve të konferencës në Mynih. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara tani ishin të vendosura të ribashkoheshin me Evropën dhe se donin të rimerrnin pozicionin e tyre si një udhëheqës i besuar. Vëzhguesit ishin të prirur ta besonin fjalën e presidentit amerikan me këtë angazhim, duke ardhur nga dikush me një njohje kaq të thellë me marrëdhëniet trans-atlantike.

Kjo kishte ndodhur gjashtë muaj më parë. Ndërsa sot zhgënjimi ka zënë vend gjithnjë e më shumë. Shumë nga të dy anët e Atlantikut e kishin imagjinuar kthimin e Amerikës krejt ndryshe.

Sidoqoftë, është mënyra se si Shtetet e Bashkuara trajtuan tërheqjen nga Afganistani që është provuar të jetë një goditje më e madhe për marrëdhëniet trans-atlantike. Biden nuk ishte i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen katastrofike të Dohas me talebanët që paraardhësi i tij arriti në shkurt 2020. Në këtë marrëveshje, Uashingtoni de facto kishte rënë dakord për një tërheqje të pakushtëzuar. Për më tepër, karakteri i tërheqjes së trupave amerikane u diktua nga Shtetet e Bashkuara, duke i lënë aleatët e saj të përballonin sa të mundnin.

Në një gjykim të gabuar të plotë të aftësisë luftarake të ushtrisë afgane, SHBA bëri një dalje të nxituar nga angazhimi 20-vjeçar në Afganistan që bëri që partnerët e NATO-s të dukeshin pak më shumë se shtojcat e Amerikës. Ndërsa vendet aleate kishin bërë vetë gabime të shumta, tërheqja kaotike në fund la një pasqyrë shkatërruese në vazhdën e saj. A thua se “Amerika është kthyer” – me të vërtetë?” (Source NZZ)/EB

blank

Sulmet në veri, Osmani: Ndërkombëtarët të mos injorojnë synimet ruso-serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas djegies së qendrës së regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe sulmin me bombë në të njëjtin institucion në Zveçan. Osmani thotë se akte të tilla janë tregues se regjimi hegjemonist i Vuçiqit është burimi kryesor i destabilizimit të rajonit.

Presidentja Osmani thotë se përmes destabilizimit të rajonit, Vuçiçdhe Serbia po synojnë zhbërjen e arritjeve amerikane e evropiane në Kosovë dhe rajon.

‘Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti:

Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuçiçit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon’, ka shkruar Osmani.

‘Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash.

Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike: Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi’, ka shtuar tutje.

‘Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë’, ka përfunduar presidentja e Republikës së Kosovës.

blank

Rikthim si kryetar i PD? Berisha: Kisha vendosur të mos kthehesha më kurrë, por rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri

Ish-kryeministri Sali Berisha para demokratëve të Vlorës ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet kryetar i PD.

Berisha thekson se kur u largua, kishte vendosur të mos kthehej më kurrë, por në rrethanat që ndodhet PD të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, sipas ish-kryeministrit.

Ai sqaron se kur u largua në 2013 kishte qëllim që të merrte një vendim pa kthim.

 

”Nuk pyes për njeri thotë ai, ky është asgjësim. Por ne jemi këtu për t’i treguar vendin Ramës që do të zhdukë pluralizmin me pengmarrje.

Miqtë e mi, ju kam kërkuar ndjesë ju dhe ju garantoj se në qëllimin tim nuk ka patur asnjë lloj shkaku tjetër përvecc një vendimi tim të largimit pa kthim.

U largova dhe në ccdo dalje largimi është pa kthim. Nëse shikoja ose imagjinoja të kthehesha, do të mblidhesha me projekt. Kisha vendosur të mos kthesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri për t’i dalë zot. Po, po, me shumë të drejtë secili mund  të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Jo, dhe do ja u argumento.

Më 19 maj, në mënyrën më absolutisht për mua, politike, hakmarrëse, unë shpallem non-grata për korrupsion domethënës. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë thoshte ai nuk është i korruptuar. Pa më akuzuar kush kurrë, pa patur një dokument kombëtar e ndërkombëtar, më akuzove po, kjo ësthë gjë shumë e rëndë, tani unë, ju që më akuzuat do shkojmë në gjyq. Ai ështën jë nga 2-3 njerëzit më të fuqishëm të botës. Ai është kreu i DASH, kisha shumë respekt, zyrë që ndoshta unë mund të kem hyrë më shpesh. Nga marsi i 1991derisa jam larguar nga detyra kam takuar ccdo Sekretar amerikan të Shtetit. Tani unë u akuzova pasi u bë një përpjekje për një konspiracion për shkëmbim territoresh se ju kundërvura Sorosit për ndarjen nga Soros, Minishengenit të Novi Sad dhe Ballkanit të Hapur. Ata vendosin hegjemoninë serbe në rajon, nuk është e vërtetë që sjell paqe, por destabiltitet. Meqë dështoi ajo, kaluan tek kjo akuzë. Asgjë s’bëra, direkt në Gjykatë të Parisit. Më thanë miq që kjo duket qartë që është politike. Ligji nuk kap një njeri që ka 8 vite që ka lënë detyrën, por për zyrtarë aktuale. Jo i thashë unë, unë e hedh në gjyq për shpifje. Ta provojë në gjyq se unë do mbroj dinjitetin tim. E ka bërë nga lobimi korruptiv i Ramës për Soros. Fill mbrapa doli se burimet e informacioni ishin mediat e kontrolluara nga Rama, raportet e Ramës dhe Soros. Atëhere shpifje, ti ccojmë në gjyq, shihemi.

Po pse Sorosi? Do ju them një gjë, jam i vetmi që kam shpallur non grata atë, publikisht dhe disa herë. E kam kërkaur se me disa projekte të tij ai ka favorizuar Beogradin e destabilizuar rajonin. Ai në Shqipëri u shndërrua me milionat e tij në një faktor të rivendosjes së monizmit. Sot PS ka dhjetë përqind pushtet më shumë se ccfarë kishte PPSH në 1991, me statistikë të saktë. Ky është monizëm. Soros vuri të gjitha në sqetullat e saj. Ata duhet të jenë zëra të shoqërisë e jo partisë. Kulmoi me reformën në drejtësi. Ekspertët e Soros në ligjet organike. Drejtësia kryesohet nga vëllezër e kunetër të ministrave, ish-persekutorë të Vlorës e Shkodrës në diktaturë.  Pse për këtë u bë reforma? Në Vetting përdoren standarde të shëmtuara. Për një gjykatëse kur u quajt konflikt interesi 1 mijë euro, kurse për Dvoranin, ish-prokurorin që kërkoi 15 vjet burg se përmbysen bustet e Stalinit.”- tha Berisha.

“Rama duke kapur për fyti pengun e tij, ka asgjësuar pluralizmin”, Berisha: Dy misionet e kësaj foltoreje. Kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e demokracisë!


VLORË

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Vlora se misioni i “Foltores” së nisur prej tij me demokratët është bashkimi i PD dhe t’i rikthejë zemrën asaj, liria dhe vota e lirë.

Berisha akuzoi sërish Bashën për humbjet e PD dhe e quajti të marrë peng nga Rama që ka asgjësuar pluralizmin në vend. Ai lëshoi ‘kushtrimin’ në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit dhe demokracisë.

“Zotëria në vend të jepte dorëheqjen mendoi për veten e tij. Doli e tha ishte masakër elektorale. Humbja ishte e tmerrshme. Edi Rama vodhi vota, dyfishin e 2017. U përdorën lekë në konto, u dërguan 120 mln euro në zonat e tërmetit, iu dhanë bashkive 63 mln gjatë fushatës. U shkel çdo rregull për një fushatë elektorale dhe unë i tregova gjithë eksperiencën e vitit 2001, si na i morën zgjedhjet dhe përmbysëm raportin. Ajo u shndërrua në levë Arkimedi për të fituar zgjedhjet e 2005. Për ndryshe ne të ardhme nuk kemi. Në vend se të merrej me këto, të denonconte patronazhistët, blerjen e votës, u mor me karrigen e tij sepse kishte frikë, e di vetë ai nga kush por edhe injoroi dhe kjo e dyta është absolutisht tradhti ndaj jush, ndaj mbi 600 mijë zgjedhësve që votuan për PD.

Nuk u bë lider ky se ia humbi partisë konturet. Partia është parti e të drejtave të njeriu, do të thotë që kurdo që shkelen, partia qëndron në mbrojtje të qytetarëve, që një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut partia e çon në gjithë botën. Na rrinin njerëzit burgjeve, pa treguar as interesin më të vogël, se i kapnin në protesta apo thjesht për arsye partiake. Ne kishim një trashëgimi në PD, intelektualët, të përndjekurit, ish-të burgosurit. U dëgjuan ata në këto 8 vite, askund, një qëndrim indiferent ndaj të rinjve. PD sa herë ka fituar, ka fituar nga të rinjtë, para së gjithash. I kemi bërë të rinjtë me vete dhe kemi fituar bashkërisht. Kanë qenë ata indiferentë ndaj nesh ne kemi humbur. Ata janë zgjedhësit e rinj, ata bëjnë ndryshimin. Në 8 vite ky që erdhi i ri në krye të PD-së, vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot me një gishtat e një dore të rinjtë që solli në drejtimin e PD. Ne humbëm. Por mbi të gjitha çfarë humbëm tjetër, jemi parti e interesit kombëtar, e djathta është parti e patriotëve, nuk mund të jetë i djathtë ai që nuk është patriot. Ne bazohemi në disa vlera, në disa parime që kanë bërë të mëdha shoqëritë e lira.
Vetëm se fundmi, keni dëgjuar PD-në të thotë një fjalë për minishengenin, për “Ballkanin e hapur”? Ja ku janë rezultatet, janë tanket në kufijtë e Kosovës, bombarduesit e Beogradit në kufijtë e Kosovës. ….
Pse mor komb jetim jemi ne? Ne nuk jemi komb jetim, i dalim Zot! U çlirua dhe Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare, në çdo aspekt, Si ta bëjmë ta pjesëtojmë? Të bëhemi me Beogradin e Shkupin e ta rrethojmë me klika armiqësore, si bëri Rama dhe heshti Basha. Ballkani i hapur vjen në kundërshtim të qartë me Nismën e Berlinit. Nisma për Berlinin është nisma për rajonin dhe na përgatit ne për BE.
Nisma e Berlinit bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, kurse Ballkani i Hapur, në hegjemoninë serbe mbi Shqipërinë e Maqedoninë dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi.
Çfarë do bëjmë ne në këto kushte? Do bëjmë gjithçka të ngrihemi në këmbë, gjithçka të bashkohemi. Kjo foltore së pari ka misionin e bashkimit të PD. Së dyti, t’i rikthejë zemrën asaj, liria dhe vota e lirë. U ndala tek votëbesimet në 91 që na mbanin së bashku. Çfarë ndodh tani? A mund ta imagjinoni pas 30 vitesh të themi që nuk votojmë, që nuk pyesim forumet, që nuk mbledhim forumet. Më thoshte një vajzë e re, ish-anëtare e Këshillit Kombëtare, u bashkova me të me shumë gëzim, por kur shikoj që ky nuk ka respektin më minimal për votën, për forumet, nuk arrita ta konceptoj dhe u largova me shpejtësi. Si asnjëherë tjetër në 30 vjet, jemi në një moment de facto të asgjësimit të pluralizmit. PD ka një njeri i cili vendos pa pyetur asnjë forum, asnjë parim, asnjë nen të statutit dhe Kushtetutës, dhe i cili deklaron se Kuvendi Kombëtar, forumi më suprem i partisë nuk do mblidhet pavarësisht se do mblidhen firmat. Kjo do të thotë se pluralizëm politik në Shqipëri nuk ka, pasi shtylla kryesore e pluralizmit, që është opozita sovrane, nuk ka forume, as statut, as anëtarësi, por ka vetëm një njeri që thotë nuk pyes për ligjet e partisë. Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, ka asgjësuar pluralizmin në Shqipëri, ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit, për mbrojtjen e demokracisë”, deklaroi Berisha në Vlorë.

Berisha nga Vlora: Kam përgjegjësinë time të padiskutueshme, nuk ndërmora dialogun me demokratët për largimin e Bashës që në 2017

Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se ka përgjegjësi individuale që nuk ndërmori nismën që në 2017 për të larguar Bashën nga kryetar të PD. Ai thotë se në atë vit pas humbjes së zgjedhjeve i kërkoi dhënien e dorëheqjes dhe i tha se ishte lider i thyer.

Gjithsesi Berisha thekson se Basha vijoi të vrasë bashkëpunëtorët pasi nu ki pëlqenin dhe e çoi PD nga humbja në humbje.

Madje ish-kryeministri shton se kryetari aktual i PD mendoi vetëm për veten në çdo rast, edhe pse ia dha shansin ta provojë përsëri.

‘’Në 2021 të dashur miq, ne jemi 12% më pak se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në çdo foltore, ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen.

Në çdo dalje teleivziive kam thënë se standard ii humbjes është dhënia e dorëheqjes. Por nuk ndërmorra atë që me të drejtë ju prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. I kisha thënë që ti je lider i thyer, me akte që ke kryer, në zgjedhjet e 2017 ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, do bëj gjithçka, por je i thyer. Se nuk vriten, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, në errësirë e i gjuan, i ekzekuton se nuk i pëlqen. Po të jesh burrë u thua do ju heq, do ju bëj këtë. Në këtë sallë kam shumë kujtime, i kam të pashlyera. Në këtë sallë kemi mësuar e ushtruar ABC e demokracisë. Këtu kishim kryetarin Afim Jutin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte këtë degë. Megjithatë ne në ’91 ishim njerëz që vinim nga shoqëria totalitare. Nuk kishim tolerancë, as dijen për demokracinë. Vinin në Tiranë më thoshin nuk bëhet Afrimin, s’ecet me të. Mirë u thosha unë, do vij unë aty. I thosha Afrimin, votëbesim, po thoshte Afrim. Më shumë se njëherë jemi mbledhur këtu, dhe votohet Afrim Juti, dhe merrte 70%. Ecnim. E njëjta gjë me Fierin e Viktor Margilajn. Më thonin doktor ky është malësor, ne këtu jemi mallakastriot, kosovar, lebër. Viktori thoshte mirë, të më votojnë. Votohej me 80%, ne vijonim. Këtu u bë parti e vlerave dhe fituam zemrat e mendjet e shqiptarëve. Çfarë ndodhi këto vite? Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. Nëse ky njeri do na çonte në fitore, përkundrazi kjo u shndërrua në faktor kryesor të disfatave të përsëritura tona. Sepse synonte me çdokusht të krijonte liderin, po lideri nuk krijohet po nuk u bënë zemrat dhe mendjet tuaja. Përfunduam më 25 prill vetëm 19% e zgjedhësve kishin votuar për Bashën.

Zotëria në vend të dorëheqjes, mendoi për veten e tij. Doli në konferencë tha është masakër elektorale. Humbja ishte e tmerrshme, Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.’’- tha Berisha.

 

blank

“Një shqiptaro-amerikane, eksponent i republikanëve në SHBA”, kushërira e Musine Kokalarit pranë Berishës në Vlorë

VLORË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur në krah sot gjatë takimit në Vlorë edhe një shqiptaro-amerikane, eksponent të Partisë Republikane amerikane, siç e prezantoi ai. Berisha tha se Evi Kokalari është një avokate e vlerave konservatore.

“Kam nderin t’i jap fjalën një shqiptaro-amerikaneje e cila me përkushtimin e saj është një eksponent i vërtetë në Partinë Republikane në SHBA, një avokate e vlerave konservatore, e cila jeton me ne, me vendin e saj, në mënyrë të pandërprerë dhe ka ardhur këtu për t’u bashkuar me këtë nismë, me këtë foltore dhe shprehur mendimet e saj, Evi Kokalari”, tha Berisha.

Vetë Kokalari tha se zoti Berisha ka disa detyra përpara, një prej tyre ta kthejë PD-në në vitin 1991 dhe ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane.

Nga ana tjetër ajo premtoi ndihmën e shqiptarëve në Amerikë dhe me kryetari ne ri të PD-së, siç tha ajo një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane.

“Kam ardhur në Shqipëri vetëm për juve. Në 23 vjetët e fundit, unë kam qenë në Shqipëri vetëm 20 ditë dhe kam ardhur t’ju flas direkt sepse PD është në krizë totale. Unë jam amerikane, por e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndërkohë që z. Berisha fliste për pluralizmin, më erdhi në mendje kushërira ime Musine Kokalari që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Mua më vjen keq që pas kaq vitesh dhe 30 vitesh demokraci, Shqipëria është në po atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi absolutisht opozitë në Shqipëri.

Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish-kryetari i PD-së. Problemi nuk është tek paaftësia e Lulzim Bashës, por problemi është se nuk ka arritur të ketë bazën me vete. Kam idenë se nëse Basha do shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën, nuk do arrinte të mblidhte as 5 veta. Më vjen çudi që ku shkon zoti Berisha ka një bazë shumë të fortë. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD-në. Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kam idenë që e djathta dhe linja konservatore nuk kuptohet mirë në Shqipëri. Është detyrë e juaja të edukoni bazën për ta kuptuar. PD beson jo vetëm tek liria e individit, por dhe përpjekjet për një jetë sa më të mirë.

Zoti Berisha duhet jo vetëm të reformojë PD-në por edhe mënyrën si funksionon. Fushatat primare. Më ka bërë përshtypje që Lulzim Basha kishte fuqinë për të vendosur shumë kandidatë e deputetë që janë afër tij. Bashës i ka mbetur logo dhe vula, të tjerët, baza është këtu me ne. Më vjen keq që zoti Berisha bën këto takimet dh shpjegohet për pafajësinë e tij, kam idenë që as nuk duhet ta bëjë këtë. E vetmja gjë që duhet bërë, është që secili nga ju që ka të drejtën e votës, të shkoni të firmosni formularët që të thirret kuvendi. Duhen 1400 firma, kam idenë që do mbledhim më shumë, sa më shpejt aq më mirë. Ju premtoj vetëm një gjë, ndihmën e shqiptarëve në Amerikë do e keni, ndihmën njerëzve si puna ime dhe sapo të kemi kryetari ne ri të PD do fillojë një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane”, deklaroi Evi Kokalari.

blank

Ditmir Bushati: ‘Non grata’ për Berishën, një lajm i keq për vendin

Në studion e emisionit ‘Kjo javë’, në News24 ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati komentoi edhe përbërjen e qeverisë së re të kabintetit qeveritar “Rama 3”. Bushati tha se përbërja është ekskluzivitet i kryeministrit, ndaj e rëndësishme sipas tij është që ky kabinet të prodhojë rezultate dhe të ketë një mbështetje sa më të madhe.

“Qeveria vjen në mandatin e tretë pas adresimit të dy sfidave, jo në mënyrë të plotë, sepse asnjë vend në botë s’mund të thotë se ka larë hesapet me pandeminë, apo me rastin e tërmetit. Vëmendja e opinionin publik natyrshëm është drejtuar drejt rimëkëmbjes së plotë në kuptimin ekonomik të fjalës por edhe drejt disa sfidave që në fakt nuk janë sfida thjesht dhe vetëm të Shqipërisë. Kur flasim për kabinetin duhet të kemi parasysh që në të gjithë botën është një lloj ekskluziviteti i kryeministrit përbërja e kabinetit. Në fund të ditës është e rëndësishme që një kabinet qeveritar të prodhojë rezultate dhe të ketë një mbështetje sa më të madhe” -tha Bushati, rezervoi të analizojë emra të përveçëm të kabinetit qeveritar.

Si ish-ministër i jashtëm Bushati komentoi edhe vendimin e SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Berisha, të cilin e konsideroi një lajm të keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual, raporton “BalkanWeb”.

Pjesë nga Intervista:
Ju keni qenë pjesëtar në kabinetin e z.Rama..
Po ndoshta një analist apo një ekspert mund të vijë dhe të bëjë nesër analizën e sektorit që unë kam mbuluar, por nuk më takon mua të vij dhe të bëj analizën e kolegëve të mi, në një studio televizive.

Përqendrohemi te Shkodra, si i komentoni debatet e fundit në mbledhje me strukturat?
Ne kemi nevojë për të përmirësuar më tej mekanizmin se si funksionojnë raportet mes partisë dhe institucioneve përfaqësuese në qeverisjen qendrore dhe vendore. Është një balancë delikate mes aktivizmit politik, mes qëndrueshmërisë së një baze aktivistësh që mbështesin PS dhe nevojës për ta rigjeneruar me njerëz të rinj. Kemi nevojë në këtë kontekst për ta bërë mjedisin partiak dhe më tej mjedisin politik, një hapësirë më të gjerë debati për të diskutuar jo thjesht për punësimet por për politikën shëndetësore, për investimet aty për nevojën për të adresuar më mirë sensibilitetit që mund të kenë komunitete të caktuara. Debatet parësore duhet të jenë debatet që kanë të bëjnë mbi prioritetet dhe politikat. Unë e kam drejtuar PS në qarkun e Shkodrës dhe mund t’ju them që problematikat që kam hasur atje janë të ngjashme me ato që hasen në gjithë territorin e Republikës.

Si e pritët vendimin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës?
Është një lajm i keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual, bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë qoftë në pozicionin e presidentit apo kryeministrit. Mund të jetë edhe një mësim i hidhur për të gjitha klasën politike në Shqipëri.

Po vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD?
Vendimet janë vendimet të PD, nuk kam dëshirë t’i komentoj. Dua të them se debatet në PD dhe çdo forcë tjetër duhet të jenë të shëndetshme. Sa më e shëndetshme të jetë opozita, aq më shume ka garanci që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e përgjegjshme. E them i bindur që sa më shpejt të marrë veten PD, aq më mirë do të jetë për PS dhe për fatet e qeverisjes së vendit, në të kundërt do na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar. Ndoshta nuk jemi mësuar me kulturën e debatit e pikëpamjeve të kundërta edhe brenda forcave tona politike, jam partizan i zhvillimit të debateve ballafaqimit të platformave dhe një rezultati sa më konsolidues.

blank

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

Policia parkon veturat pranë barrikadave në afërsi të pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Luljeta Krasniqi – Veseli, Mimoza Sadiku

Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.

“Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale”, tha Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, vendimet që do të ndërmerren karshi situatës së krijuar do të jenë në përputhje e me vlerësimet që i bëhen situatës së sigurisë.

“Tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të këtillë e kemi vlerësuar dhe sjellja jonë është profesionale e korrekte deri më tani”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se derisa ka rrezik në pikat kufitare, aty do të qëndrojnë njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

“Ndërtesat në Bërnjak dhe Jarinjë janë aty sepse njësia speciale është aty”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se janë ftuar nga faktori ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel për të diskutuar lidhur me situatën në veri, por, sipas tij, kjo ftesë është refuzuar nga Beogradi.

“Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë. Serbia nuk është e interesuar për dialog”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dy rrugët që çojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë janë të bllokuara për automjete. Rruga, shtoi ai, është e bllokuara nga një numër i vogël i qytetarëve serbë që banojnë në veri.

“Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele ilegale dhe nga institucione të ndryshme të Serbisë t’iu bëjnë presion qytetarëve tanë të nacionalitetit serb që të bashkohen në protesta”, tha ai.

Ministri Sveçla, tha vendimi për t’u pajisur me targa të përkohshme është duke u zbatuar në tërë territorin e Kosovës dhe se sipas tij, deri më tani janë lëshuar mbi 9 mijë targa të përkohshme.

Kurti: Sulmet në veri, të qëllimshme

Më herët gjatë të shtunës, Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai tha se akte të tilla nuk do të tolerohen, ndërkaq u bëri thirrje qytetarëve në veri të vendit që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucione.

Më herët gjatë të shtunës, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se përkundër veprimeve të tilla, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë vendimin për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, në tërë territorin e Kosovës.

“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Ministri Sveçla ka ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe “të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar incidentin në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.

Sipas informacioneve të para, “policia supozon se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”.

Policia ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Osmani: Tendencë ruso-serbe për destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, shkroi Osmani në rrjetin social Faceebook.

Abdixhiku bën thirrje për unitet

Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se ‘gjendja e tensionuar në veri kërkon unitet të plotë’.

“Propozoj që kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot”, ka shkruar Abadixhiku në Facebook.

Abdixhiku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të veprojnë në mënyrë që të shmangen kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit.

Bllokada në Jarinjë dhe Bërnjak

Për shkak të masës së reciprocitetit, për të gjashtën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë.

Në këto dy pika kufitare Kosovë -Serbi vazhdon të jetë e vendosur edhe njësitë speciale e Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vite.

blank

Infografikë

Pikat kufitare ku takohen Kosova dhe Serbia

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, të premten, më 24 shtator përmes një deklarate, i ka përgënjeshtruar informacionet se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke përgatitur trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës.

“Dezinformatat se kinse FSK-ja është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës dhe kanë kërkuar dialog mes dy palëve për këtë çështje.

Të premten NATO-ja ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut.

Escobar: Kosova dhe Serbia të mos përdorin retorikë të dëmshme

Sa i përket situatës në veri, Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se të dyja palët duhet të përmbahen e të mos përdorin retorikë të dëmshme dhe të dyja palët duhet ta përqendrojnë në dialog.

“Ne e mbështesim këtë dialog 100 për qind dhe unë jam në kontakt të përditshëm me Miroslav Lajçakun. Ai ka disa propozime shumë të mira. Ai po përpiqet t’i sjellë të dyja palët në Bruksel lidhur me çështjen e targave, me synimin për të negociuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe ka disa zgjidhje të mira. Por varet nga të dyja palët, që të bien dakord për ta diskutuar këtë, u takon atyre të shkojnë në Bruksel dhe ta trajtojnë këtë çështje”, ka thënë Escobar.

Ai është shprehur së është në dorën e të dyja palëve, që të mos ketë një qasje ushtarake ndaj kësaj çështjeje dhe të mos dërgojnë forca speciale në një vend ku është KFOR-i.

“Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

blank

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Serbia, burimi kryesor i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, shkroi Osmani në rrjetin social Faceebook.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Këto incidente vijnë teksa për të gjashtën ditë me radhë janë të bllokuara rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në afërsi të pikës kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Qytetarët serbë atje po kundërshtojnë vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat nga Serbia.

blank

Abdixhiku: Kam folur me Kurtin, duhet të takohemi të gjithë sepse gjendja në veri kërkon unitet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit dhe se ka qenë në kontakt me kryeministrin Kurti. Abdixhiku ka thënë se kanë shprehur gadishmërinë e plotë për të ndihmuar qeverinë duke kërkuar nga kryeministri Kurti të thërrasë në takim partitë politike, raporton Gazeta Express.

“Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellur me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë. Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gadishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit”, ka shkruar ai.

Tutje i pari i LDK-së u shpreh se gjendja në veri kërkon unitet të plotë duke i propozuar Kryeministrit Kurti që të ftojë partitë politike për takim.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot. Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit”, ka thënë ai./express

blank

Djegia në Zubin Potok e bombat në Zveçan, Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, të cilën e ka quajtur djegie të qëllimshme. Kurti ka shkruar se Serbia po i nxit dhe mbështet aktet kriminale, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar se Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti ka thënë poashtu se sulmet e tilla nuk do të tolerohen.

“Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai.

blank

Ja ndryshimi – Vjosa Osmani drejt shtetit të së drejtës – sulltani drejt parasë

Vjosa Osmani, lidere me profil Perëndimor, me një vizion të qartë për të ndërtuar në Kosovë shtetin e së drejtës – ndërsa në krahun tjetër sulltani që rend drejt përfitimit materal dhe pushtetit me çdo kusht, duke mbjellë të keqen.

Vjosa Osmani është shpresë për Kosovën, Sulltani është rrezik për shqiptarët dhe rajonin.

blank

blank

Yuri Kim: SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD, shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejt.

Ambasadorja e SHBA ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Në dalje pas takimit, Yuri Kim u shpreh se i ka kërkuar Bashës që të punojë më shumë, që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira.

‘Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderët nga të të gjitha agjencitë, përfshirë Dash dhe shtëpinë e Bardhë, Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri.

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.

E kuptojmë se PD është në tranzicion dhe shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet. Shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejt. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.

Pozita jonë për sa i përket sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë me PD nuk ka për të ndryshuar. Është e vërtetë thelbësore se PD është kthyer në parlament me forca të plota. Duhen marrë masa për të pasur zgjedhje të ardhshme më të mira. Ka punë për tu bërë me reformën territoriale. E gjithë kjo kërkon një PD të fortë por kjo nuk arrihet kur një këmbë anon nga e shkuara. Ne duam të ecim përpara me PD të ndryshuar’, tha gjatë fjalës së saj me gazetarët në selinë blu, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. syri.net


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend