Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në Kiev.
Sipas raportimeve dhe fotove të postuara në rrjetet sociale tregojnë se Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kiev këtë mëngjes.
Kjo është vizita e parë që nga pushtimi i Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën ndërsa vendi po përgatitet të nisë një kundërofensivë.
Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev, sipas burimeve nga Reuters.
Rikujtojmë se Stoltenberg ditën e djeshme u takua me presidentin çek, ku një ndër temat që diskutuan ishte mbështetja e NATO-s ndaj Ukrainës../ dita