Kontrabanduesit ndërkombëtarë të veprave të artit kanë tentuar ta shesin për 8 milionë dollarë pikturën “Nude Combing her Hair” (Nudoja duke krehur flokët e saj)
STAMBOLL – Vepra e piktorit të famshëm spanjoll Pablo Picasso, e bërë në viti 1940, u gjet në Stamboll pasi ishte vjedhur nga shtëpia e një koleksionisti në New York.
Kontrabanduesit ndërkombëtarë të veprave të artit kanë tentuar ta shesin për 8 milionë dollarë pikturën “Nude Combing her Hair”. Megjithatë, ekipet e Departamentit të kontrabandës, gjatë një operacioni arritën ta gjejnë dhe ta marrin pikturën.
Një muaj më parë, policia duke u paraqitur si blerës i mundshëm, ra në kontakt me kontrabanduesit të cilët për pikturën kërkuan 8 milionë dollarë. Negociatat kanë zgjatur gjatë kohë, pas së cilës kontrabanduesit ulën çmimin në 7 milionë dollarë. aa
Komentet