VOAL

VOAL

Specialistja: Mushkonjat e virusit Zika gjenden edhe në Shqipëri

February 1, 2016

Komentet

Universiteti i Elbasanit në zi- Ndahet nga jeta studiuesi i njohur i gjuhësisë Albert Riska

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, studiuesi i njohur Albert Riska.

Lajmin e ka ndarë Universiteti i Elbasanit ku përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllimet për largimin nga kjo jetë të gjuhëtarit të njohur.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij shkencore iu kushtua gjuhës arumune dhe marrëdhënieve arumuno-shqiptare. Këto studime u trajtuan edhe në monografinë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën”, botuar në vitin 2005.

Më 13 gusht 2026, gjuhësia shqiptare humbi një nga studiuesit e saj të përkushtuar, Prof. as. dr. Albert Riskën, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare, duke lënë pas një veprimtari të gjerë në fushën e gjuhësisë historike, etimologjisë, onomastikës dhe studimeve arumune.

Albert Riska lindi më 8 shtator 1963. Studimet për Gjuhë-Letërsi i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, institucion me të cilin lidhi gjithë karrierën e tij akademike. Pas një përvoje të shkurtër si mësues, nisi punën si pedagog dhe për më shumë se tri dekada iu përkushtua mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, veçanërisht në fushën e historisë së gjuhës shqipe.

Në vitin 2004 fitoi gradën shkencore “Doktor i shkencave”, ndërsa në vitin 2013 mori titullin “Profesor i Asociuar”. Për afro dy dekada mbajti edhe detyra drejtuese në Universitetin e Elbasanit, ndërsa gjatë viteve 2016–2022 shërbeu si dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.

Riska ishte gjithashtu sekretar i Këshillit Botues dhe redaktor i Buletinit Shkencor të Universitetit të Elbasanit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në promovimin dhe publikimin e kërkimit akademik.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij shkencore iu kushtua gjuhës arumune dhe marrëdhënieve arumuno-shqiptare. Këto studime u trajtuan edhe në monografinë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën”, botuar në vitin 2005.

Me veprën “Shqipja dhe krishterimi” (2012), ai u përqendrua në historinë e leksikut të besimit dhe toponimisë, ndërsa studimet e tij mbi apofoninë u kurorëzuan me monografinë “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe”, botuar në vitin 2022.

Krahas kërkimit shkencor dhe veprimtarisë akademike, Prof. Riska ishte bashkautor i teksteve shkollore, përkthyes dhe redaktor. Në vitin 2018 botoi “Shqipja e qeshur”, një vepër përmes së cilës solli një tjetër dimension të marrëdhënies së tij me gjuhën, duke ndërthurur humorin e hollë me vështrimin e studiuesit.

Për kolegët dhe studentët, Albert Riska do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij në gjuhësinë shqiptare, por edhe për përkushtimin ndaj Universitetit të Elbasanit dhe brezave të studentëve që u formuan nën drejtimin e tij akademik.

Vepra e tij mbetet një trashëgimi e çmuar për gjuhësinë shqiptare dhe një kontribut që do të vijojë të jetë pjesë e studimeve mbi historinë, zhvillimin dhe pasurinë e gjuhës shqipe.

Në këto çaste të dhimbshme, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me Prof. as. dr. Albert Riskën.

I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Prof. as. dr. Albert Riskës! bw

“Lere betejën, gjyshi ynë ka vdekur nga tre plumba”- Valëvit në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini tregon kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë, por nuk ia kanë dalë! Në shesh deri në largimin e Ramës

Agron Jemini, i riu që çdo ditë del në protestë kundër kryeministrit Rama dhe valëvit flamurin shqiptar ka treguar se ka marrë edhe kërcënime dhe kanë tentuar ta largojnë nga protesta, por nuk ia kanë dalë.

I ftuar në studion e News24, Jemini thotë se “do të dalë në protestë çdo ditë, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama”.

Ai thotë se tek flamuri shqiptar ka gjetur vetëvetën, ndërsa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës.

“Te flamuri kam gjetur vetëveten. Sa shkon ora 6 e pasdites unë fluturoj, shkoj aty te sheshi. Sot është dita e 75.

Janë marrë edhe me mua, unë ndikoj pak me flamurin. Kam shumë frymë tek sheshi, te marshimi, të podiumi. Disa herë janë përpjekur të më largojnë por nuk ja kanë dalë. Unë aty do shkoj derisa të kem fryme”, deklaroi Jemini.

I pyetur për kërcënimet qe ka marre ai tha: “Kur ishte diaspora para një orë, më erdhën dy vajza më thanë ‘leje betejën se gjyshi jonë ka vdek nga tre plumba. Kështu qe lere betejën, po lufton kot’. Janë përpjekur të gjejnë edhe disa çështje personale, por nuk ia kanë dalë. Unë nuk kam çfarë të humb, vetëm babin kam në shtëpi. Unë për veten time do të jem i qetë. Unë nuk merrem me politike, por ndikohem vetëm nga flamuri”.

Zjarret nuk ndalen- Flakët vijojnë të shkrumbojnë në Lurë, Dajt, Patos, Përmet dhe Devoll

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

* Krujë – Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.

* Përmet – Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

* Gurë-Lurë, Dibër – Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.

Mali i Moravës, Devoll – Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor”

“Albanian Files”, Rama kallëzohet penalisht në SPAK, aktivistja Entela Koja: Planet e zhvillimit kanë shkelje të rënda! E paprecedentë, kryeministri firmos lejet e ndërtimit

Është depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me pretendimet për shkelje të legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja deklaroi se kallëzimi penal është pjesa kryesore e një nisme qytetare, e cila shoqëroi edhe dorëzimin e një kopjeje të librit rozë “Albania Files” me firma nga qytetarët.

Sipas Kojës, kallëzimi nuk përmban vetëm konstatime për shkelje të pretenduara, por kërkon edhe nisjen e ndjekjes penale për dëmet që janë shkaktuar nga planet e zhvillimit.

“Kallëzimi penal është pjesa e rëndësishme e këtij dorëzimi. Kallëzimi shoqëron atë aktin qytetar që u bë të dorëzimit të një kopje me firma nga sheshi. Por ai kërkonte një argumentim të qartë ligjor dhe jo vetëm gjetjet e shkeljeve, por edhe futjen në ndjekje penale për dëmin që kanë shkaktuar planet e tilla. Në të gjitha planet e zhvillimit kemi shkelje të rënda që gjenden jo vetëm në ligjin e planifikimit të territorit, por edhe shumë ligje të tjera. Këto janë të anashkaluar me disa vendime që merren nga KKTU dhe nga kryeministri. Rama firmos lejet e ndërtimit, një rast i paprecedent nga vendet e tjera dhe anashkalimi i planeve rregullues dhe i ligjeve shqiptare“, tha Koja.

E ftuar në News24, Koja u shpreh se janë duke u marrë me punën e kryeministrit dhe jo me aktin administrativ, ndërsa theksoi se janë të përgatitur, pasi SPAK-ut do ti duhet shumë kohë.

“SPAK që të nxjerrë një produkt me kaq shumë shkelje i duhet kohë dhe ne jemi të përgatitura për këtë. Në këtë akuzë janë përfshirë të gjitha shkeljet në “Albania Files”. Ne japim tre shembuj, janë Rrjolli, Zvërenci dhe Divjaka. Rasti i Rrjollit, na rezulton se punimet kanë filluar  një vit para se të nxirrej leja. Për këtë duhet të shkojnë në ndjekje penale të gjitha ata që kanë lejuar të ndodhë kjo, përfshi edhe Ramën. Në Divjakë kemi të bëjmë me zona të mbrojtura. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj”, tha ndër të tjera arkitektja.

 

Maestro Bujar Llapaj: Lutje drejtuar organizatorëve të Flamingo Revolution: Ju lutem hiqni mikrofonin Mithat Havarit dhe sojit të tij!

 

Dirigjenti i shquar Mastro Bujar Llapaj ka reaguar në rrjetin social:

Lutje drejtuar organizatorëve të Flamingo Revolution:

Ju lutem hiqni mikrofonin Mithat Havarit dhe sojit të tij!

Pse:

Në tetor 1999 artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit ishin ngritur në protestë kundër Edi Ramës dhe projektligjit të tij famëkeq “Për Teatrin” dhe protestën e parë publike “Koncert Protestë” vendosën ta bëjnë në shkallët para TOB në sheshin Skënderbej në 15 tetor 1999 ora 18 .

Në kohën që do të fillonte koncerti u rrethuam nga policia e lajmëruar nga ish-drejtoresha Zana Çela.

Ne filluam me Hymnin Kombëtar drejtuar nga prof. Rifat Teqja (RIP) dhe të policët ndaluan në respekt të Hymnit, biles njërit prej tyre, Bedriut (RIP), po i rridhnin lotët çurg kur po këndohej Hymni.

Në radion e policisë dëgjohej një zë i çjerrë që jepte urdhër : «Çfarë bëni, pse nuk po i hiqni nga sheshi? Shef po këndojnë Hymnin, i përgjigjet Lad Nano. ” Merrini zvarrë ata horra! urdhëronte Mithat Havari, ish-drejtori i policisë të Tiranës që tani jep “leksione” demokracie në protestën tuaj.

Mos u mashtroni nga këta morra-horra, mbajini larg se do t’ju helmojnë çdo gjë të bukur dhe të pastër!

“Kosova është republikë sovrane”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i saj nuk është i Serbisë! Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë e jo sipas folklorit

Rama shprehet se lumi Ibër është një sistem ujor ndërkufitar dhe se Serbia duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare për çdo projekt që mund të ndikojë në Kosovë, ndërkohë thekson se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë.

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deklaratave të Beogradit lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama thekson se Kosova është një shtet sovran dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për konceptin e “Shqipërisë së Madhe” për ta mbështetur atë.

Rama shprehet se lumi Ibër është një sistem ujor ndërkufitar dhe se Serbia duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare për çdo projekt që mund të ndikojë në Kosovë, ndërkohë thekson se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë.

Rama ndalet edhe te të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, duke deklaruar se siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia kulturore e fetare e tyre duhet të mbrohen. Sipas tij, qëndrimi i Shqipërisë ndaj Serbisë mbetet i pandryshuar: Respekt, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimi i të gjithë rajonit në Evropë. Në fund të postimit të tij, Rama shkruan se Ibri do të vazhdojë të rrjedhë sipas gjeografisë dhe jo sipas folklorit.

Reagimi i kryeminsitrit Edi Rama në rrjetin X:

Një shkëmbim shumë interesant veror mes ministrave tanë të Jashtëm. Edhe pse prisja një përgjigje për lumin Ibër, disi udhëtuam nga hidrologjia te e drejta ndërkombëtare, bëmë ndalesën e detyrueshme te “Shqipëria e Madhe”, kaluam nga “Kosova dhe Metohia” dhe përfunduam në muzeun e njohur të ankthit historik serb.

Në Beograd ekziston një lloj folklori politik që duket se është imun ndaj kohës: sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, menjëherë thirret në skenë “Shqipëria e Madhe”, sikur përsëritja ta shndërrojë një fantazmë të vjetër në një argument të vlefshëm.

Nuk do të ndodhë.

Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj territorit të Serbisë dhe nuk ka nevojë të shpikë një të tillë. Po ashtu, nuk kemi nevojë për një “Shqipëri të Madhe” për të qëndruar pranë Kosovës.

Kosova është një shtet më vete. Shqiptarët e Kosovës janë pikërisht kjo: shqiptarë të Kosovës. Ata kanë Republikën e tyre, institucionet e tyre dhe të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë në mbështetje të kësaj të drejte.

Serbia e humbi Kosovën. Përsëritja se nuk e ka humbur ndoshta mund ta shndërrojë humbjen në fitore në gjeografinë e imagjinatës politike, por fatkeqësisht hartat janë më pak të gatshme të përshtaten. Territori i Republikës së Kosovës nuk është territor serb dhe burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Republikës së Serbisë. Miqtë tanë serbë e dinë shumë mirë këtë, përfshirë edhe kur ulemi së bashku në tryezat evropiane.

Pra, le t’i rikthehemi lumit.

Çështja fillestare mbetet pikërisht aty ku e la Shqipëria: Ibri është një sistem ujor ndërkufitar. Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj. Ajo që nuk mund të pretendojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një vend tjetër ndalojnë në mënyrë magjike te kufiri serb.

Në fund të fundit, pikërisht për këtë ekziston e drejta ndërkombëtare e ujërave. Lumenjtë kanë zakonin e pakëndshëm të ndjekin gjeografinë dhe jo deklaratat diplomatike.

Është përmendur gjithashtu edhe situata e komunitetit serb në Kosovë. Të drejtat e tyre kanë rëndësi. Siguria e tyre ka rëndësi. Prona, gjuha, trashëgimia kulturore dhe fetare e tyre duhet të mbrohen. Shqipëria nuk ka pasur kurrë vështirësi ta thotë këtë, sepse kjo është thjesht ajo që një shtet demokratik u detyrohet qytetarëve të tij.

Dhe këtu arrijmë ndoshta te akrobacia më interesante e këtij shkëmbimi: të paralajmërosh Shqipërinë kundër zgjerimit etnik, ndërsa në të njëjtën deklaratë i referohesh territorit të një shteti tjetër sovran sikur të ishte ende territor serb. Kjo është vërtet një kontradiktë e vështirë për t’u mbajtur.

Ndoshta kjo funksionon brenda një flluske politike në Serbi. Jashtë saj, gjeometria është më pak falëse.

Dhe po, jam plotësisht dakord që e ardhmja e rajonit tonë duhet të jetë një e ardhme ku kufijtë humbasin gradualisht fuqinë për të na ndarë. Absolutisht.

Por ekziston një kusht i vogël përpara se kufijtë të bëhen më pak të rëndësishëm: të pranohen kufijtë që ekzistojnë tashmë. Pikërisht ky ishte gjenialiteti i projektit evropian: ndarja e përkatësisë kombëtare nga ambicia territoriale.

Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Kosovës. Shqipëria do të qëndrojë pranë tyre dhe pranë Republikës së tyre, sepse ndajmë histori, gjuhë, familje dhe një të ardhme të përbashkët, por mbi të gjitha sepse një Kosovë e lirë, demokratike dhe e sigurt është një shtet legjitim evropian dhe një pjesë e domosdoshme e stabilitetit të rajonit tonë.

Në këtë qëndrim nuk ka asgjë të fshehtë. Nuk ka pasur kurrë. As harta sekrete. As kufij të fshehur. Asnjë “Shqipëri të Madhe” apo çfarëdo “të Madhe” tjetër nuk nevojitet. Prandaj, qëndrimi i Shqipërisë do të mbetet i njëjtë, si në publik ashtu edhe në biseda private: ne e respektojmë Serbinë, duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe duam që i gjithë rajoni të jetë pjesë e Evropës – përfshirë edhe Serbinë.

Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë që çdo fqinj i Serbisë të detyrohet të jetojë përgjithmonë sipas versionit serb të historisë. Ballkani ka paguar tashmë shumë shtrenjtë, me gjak dhe me kohë të humbur, për këtë mënyrë të të menduarit. Ndërkohë, Ibri, krejtësisht i pavetëdijshëm për të gjitha hartat tona historike, do të vazhdojë të rrjedhë sipas gjeografisë dhe jo sipas folklorit.

Reagimi i kryeministrit vjen pas replikave të shkëmbyera me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç dhe atij të Shqipërisë, Ferid Hoxha lidhur me lumin Ibër dhe statusin e Kosovës./Dosja.al

Derdhja e ujërave të zeza në det, pas publikimit të pamjeve mbyllet kanali pranë Valamarit

DURRËS- Një masakër mjedisore u rregjistrua ditën e djeshme në Durrës, ku ujërat e zeza po derdheshin drejtpërdrejt në det. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin ndotjen e bregdetit në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ky veprim erdhi në kulmin e sezonit turistik.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, situata ka marrë një rrjedhë tjetër. Pranë vendit ku ndodhi ndotja mjedisore, në zonën e kanalit shkarkues pranë Valamari është parë një skrept, i cili ka ndërhyrë për ta bllokuar atë. Kjo ndërhyrje e shpejtë ka ardhur menjëherë pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk dihet nëse rrjedhja është ndalur plotësisht dhe cilat do të jenë masat ndaj ndotjes së shkaktuar./Dosja.al

Qytetarët protestojnë para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: ‘Dardania e lirë’, thirrje për UÇK-në

Protesta e mbrëmshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pati edhe një moment të veçantë, teksa një grup qytetarësh marshoi në drejtim të ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës.

Dy përfaqësitë diplomatike ndodhen pranë njëra-tjetrës, në rrugën që pas nisjes së luftës së Rusisë ndaj Ukrainës mori emrin “Ukraina e lirë”.

Protestuesit, duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili rikonfirmoi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e kundërshtuan simbolikisht këtë emërtim.

Gjatë marshimit, ata e quajtën rrugën “Dardania e lirë”, duke e lidhur këtë emërtim me identitetin dhe historinë e Kosovës.

Përpara ambasadave, qytetarët brohoritën në kor në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përcollën edhe mesazhe kundër qëndrimit të Serbisë dhe mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina.

 

Paniku dhe frika nga zjarret në Krujë- “Kanë qëndruar gjithë natë duke luftuar”, banorët rikthehen pranë banesave, Aulon Kalaja: Shtëpitë u shpëtuan

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe pasojat e zjarrit.

Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve, banorët e zonave të rrezikuara në Krujë janë rikthyer mëngjesin e sotëm pranë banesave të tyre.

Kalaja ka ndjekur nga afër situatën në një prej banesave që ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga flakët. Banorët treguan se, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa u shpëtua nga përfshirja prej zjarrit.

Ai tha se zjarrfikësit kishin hyrë brenda saj për të frenuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Banorët shprehën lehtësimin dhe gëzimin që banesat e tyre u shpëtuan.

Reagimi i Aulon Kalasë:

Aulon Kalaja: Në këtë moment, banorët kthehen në shtëpitë e veta. Kanë qëndruar gjithë natën duke luftuar, duke ndjekur flakët. Shikojmë pjesën tjetër.

Banor: Lëre aman se jemi…

Kalaja: Tani do shohim shtëpinë, se si është situata te shtëpia.

Banor: Shtëpia është e komshies, Romelës.

Banor: Po, është e shpëtuar, e shpëtuar.

Kalaja: Apo jo?

Banor: E shpëtuar, shyqyr Zotit!

Kalaja: Ja ku e kemi. Të shohim këtu mbrapa, të shohim. Kjo është situata. Kjo ishte shtëpia për të cilën u luftua. Këtu kanë hyrë zjarrfikësit. Pra, siç e shikoni, dera është hapur aty. Kanë hyrë edhe zjarrfikësit për të shuar flakët dhe kanë shpëtuar këtë shtëpi. Si është ara aty?

Banor: Shumë mirë, shumë mirë. Faleminderit Zotit, u shpëtuan shtëpitë.

Banor: Janë shpëtuar, të shpëtuara.

Kalaja: Jeni të gjithë të lumtur, apo jo?

Banor: Ooo, të lumtur! O ba, ba, ba, ba!

Kalaja: Shumë, shumë mirë. Shikojmë tani pjesën tjetër të malit, ku ka ende një farë flake më sipër, por nuk është e dallueshme nga këtu. Ka tym dhe këtu ndihet aroma e rëndë. Është ora 6 pa 20 e mëngjesit. Jemi në Krujë. Kjo është shtëpia për të cilën u luftua. Nuk është vetëm kjo, janë edhe dy-tre shtëpi të tjera, por kjo ka qenë pika kryesore e rrezikut. bw

Hetimet për dosjen “Balluku”- SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze të ish-zv/kryeministres

Në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4” të vëllezërve Eftimi.

Burimet konfirmojnë për gazetaren Klodiana Lala se është sekuestruar projekti i arredimit që lidhet me një vilë luksoze në zonën më ekskluzive në jug të vendit, që është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Prokurorët e posaçëm janë duke analizuar të dhënat e siguruara nga kontrollet në harmoni me provat e tjera, të siguruara gjatë hetimit.

Ish-numri dy i qeverisë, është e pandehur për tenderin për ndertimin e tuenlit të Llogarasë dhe lotët e Unazës së jashtme të Tiranës dhe nën hetim për korrupsion e pastrim parash, ku i është sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është pasuri e fshehur e saj.

10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK ku iu komunikuan akuzat e reja, si dhe zgjatja e afatit të hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë. bw

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatrat Andon Poçi dhe Hundëkuq- Në rrezik dhe zonat e banuara

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë mbrëmjes së të shtunës zonën mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në Gjirokastër, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Zjarri është përqendruar në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm prej rreth 4 kilometrash. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe afrimin e mjeteve në vatrat e zjarrit.

Sipas autoriteteve, në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe tre vatra zjarri rreth një javë më parë, duke ngritur shqetësime për situatën e përsëritur.

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër ndodhet në terren, ku po vijon puna për shuarjen e flakëve dhe monitorimin e situatës.

Për forcimin e operacionit priten të mbërrijnë forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe trupa të Forcave të Armatosura, të cilat do të angazhohen në përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara që ndodhen pranë vatrave aktive. bw

Kruja nën “pushtetin” e flakëve

Situata e zjarrit në Krujë vijon të mbetet e vështirë, ndërsa mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar në terren për përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Ndërhyrja u zhvillua në tokë dhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2 dhe 2 dronë me kamera termike të AKMC-së. Në dispozicion të forcave ndodhen gjithashtu një autobot uji, një autoambulancë dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e vendosur në zonë për të koordinuar ndërhyrjen.

Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet që në ndihmë të mbërrijnë edhe mjete dhe forca zjarrfikëse nga bashki të tjera.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar deri tani në menaxhimin e situatës së zjarrit në Krujë.

Në operacion po marrin pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së, 1 autobot uji, 1 autoambulancë, si dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për të mbështetur koordinimin dhe ndjekjen e operacionit në terren.

Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë me mjete dhe efektivë zjarrfikës nga bashki të tjera.

Të gjitha strukturat po punojnë të koordinuara për kufizimin e përhapjes së flakëve, mbrojtjen e qytetarëve, banesave, bizneseve dhe mjedisit, deri në vënien e plotë të situatës nën kontroll.

Mirënjohje për çdo efektiv dhe punonjës të angazhuar në këtë operacion, për përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të qytetarëve. bw


Send this to a friend