Kreu i SPAK në Këshillin e Mandateve, Klodian Braho
Po vijon prej orës 10:30 mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.
Në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i SPAK, Klodian Braho, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli.
Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Prokuroria e Posaçme konfirmuan se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.
Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit, transkripte të bisedave.
Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik.
Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.
Balluku nuk është pranishme në mbledhje, ndërsa ka dërguar dy avokatët e saj, Pamela Qirko (e motra) dhe Ardian Kalia.
Ashtu siç pritej, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka pasur kundërshti për zvarritjen e çështjes, duke kërkuar po ashtu që mbledhja e sotme të jetë transparente për publikun.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, njëkohësisht anëtar në Këshillin e Mandateve ka adresuar një sërë pyetjesh për Komisionin, lidhur me mbledhjen që po zhvillohet këtë të hënë, 23 shkurt për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Bardhi i është drejtuar Këshillit të Mandateve, se SPAK e ka konfirmuar konstatimin e fakteve të reja penale për Ballukun, dhe si e tillë gjendja e saj procedurale është rëndur, çka rrezikon prishjen e provave dhe kryerjen e krimeve të tjera, nëse nuk do t’i hiqej mandati.
Ligjvënësi demokrat, i është drejtuar Këshillit të Mandateve, se hetimi ndaj Ballukut nuk ka prapavijë politike, pretendim që sipas tij nuk është ngritur nga mbrojtja e numrit dy të qeverisë.
Në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi:
1. Prokuroria konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Gjendja e saj procedurale është rënduar. Ka rrezik të prish prova dhe të kryejë krime të tjera.
2. Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
3. Po ashtu, prokuroria informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.
4. Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me zhvillime të reja lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dhënien e lejes për arrestimin e deputetes dhe ministres Belinda Balluku.
Sipas raportimit të gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta, Prokuroria ka paraqitur një përshkallëzim të rëndë të situatës penale ndaj Ballukut.
“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, citoi Meta nga qëndrimi i përfaqësuesve të Prokurorisë gjatë mbledhjes.
Sipas këtij pretendimi, organi i akuzës argumenton se hetimet kanë avancuar dhe se kualifikimi i veprave penale është ashpërsuar, duke rritur ndjeshëm ekspozimin penal të ministres.
Këshilli i Mandateve pritet të vendosë nëse do t’i hapë rrugë kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e saj, ndërsa çështja ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike./sn