Në takimin e sodit në Bruksel nuk do te ndodhë asgje e re. Thjesht është një takim sa për sy e faqe. Nuk do te flitet me nervozë midis dy dialoguesve Thaçit dhe Vuçiqit. Do të jetë një bisedë sa për te biseduar. Nuk do te jete ndonjë takim i cili do të prodhojë ndonjë efekt,sepse ajo që do te ndodhëte veç ka ndodhë ne takimet e mshefta Thaçi-Vuçiq. Kjo ka ndodhë qe moti. Kosova de facto veç është e ndarë. Këta dy qafirat moti janë marrë veshe se Veriu i Kosovës i praruar ne arë dhe argjendtë më kohë zgjatje mbi 5 shekuj, mjerisht do t’i shkojë Serbisë,kurse Kosova do te marrë një leckë letre nga Serbia gjoja se po e njihka Kosovën si shtet,cilin shtet shtetin e coptuem,shtetin e ndarë,Kosovën pa veriun.Po,po kështu do te ndodhë,sepse çdo gjë ka marrë fund.
Kështu është vendos qe moti,pallavra janë ato qe thonë disa shtete së do ta pranojmë vetem ate se për çka Beogradi dhe Prishtina merren vesh mes vedi,pra e pranojnë ndarjën sepse kështu janë marr vesh.Ndarja e Kosoves veç ka ndodhë.Së shpejti do ta shihni edhe xhandarmerin serbe të ura e Ibrit.Do ta shihni,pra,sepse kështu janë marr vesh këta dy qafiret e dreqit midis vedit Thaçi dhe Vuqiq.Lë te thotë Kryeministri Ramush Hajradninja se korigjimi i kufijve ka vdek.Ka vdek vetem për Ramush Harajdinaj e Kadri Veselin dhe Fatmire Limaj.Korigjimi i kifijëve nuk ka vdekë o Ramush Harajdinaj,por kufiri tashmë është ndarë,mundesh vetem qe Veriun e Kosovës se praruar ne ar dhe argjend ta shohish veç në andërr ashtu siç po e sheh në andërr Çakorrin.Këtë edhe vete ti Ramush Harajdinaj bashk me Kadri Veselin dhe Fatmirë Limaj e lejuat në Seancën e Parlamentit te Kosovës kur nuk votuat qe ta ndalni Thaçin ideatorin për humbjen e veriut për interesat e tij përsonale.Njësoj do t bije edhe për ju përgjegjësia kombëtare për këtë.Do te bije përgjegjesia edhe te deputetet,te zgjedhurit e popullit të vendosin ne emer të popullit për ndarje e Kosovës.Do te bie ne familjet dhe femijt e tyre mallkimi i historis mbi ta.
Qytetar të Kosovës ne humbjën e Veriut te Kosovës jeni fajtor edhe ju,sepse nuk arrijtët apo nuk deshtët qe te ia ndalni turrin këtij njeriut,por e latë te lirë të lodroj Kosovën si do doi ai.Nuk e di se si do të jetoni pa Veriun e Kosovës,pa këtë arterje gjaku për Kosovën,pa kokën e Kosovës,sepse atje ka qenë burimi i jetës s’Uaj,i femijëve të juaj.Ju kënaquni me atë leckën për njohje qe ua sjellë Thaqi nga Serbija,delni edhe në syret me atë leckë një nga nje te gjithë Ju qytetarët e Kosovës që më dije apo pa të i ndihmuat Hashim Thaçit ta humbasim Kosovën.
Zoti na ndihmoftë,së robi jo së jo
Ngushllime edhe për Ju qytetar të Luginës së Preshevëse qe u kantandiset keq duke u përfshijë ne këto lojra makabre te Presidentit rreth bashkimit të Luginës me Kosovën,ishin këta vetem floskula politike sa për te shpërqendru vemendjen nga problemi i Kosovës,sepse
Ju do te mbeteni atje ku jeni ,por vetem do te mbani mend ju dhe femijtë e Juaj së një President i Kosovës qe kurr nuk e ketheu kokën nga ju,deshti të ju mashtroi dheJu mashtriu bile shumë keq.
Edhe juve qytetar te Luginës së Preshevës Zoti ju ndihmoft,ju premtoi se do te ju nxjerr nga Serbias,por ju mashtroi prapë ju mbetet atje së ku ishit më parë nën Serbin gjakatare.Edhe Juve ju mashtroi,ishalla vetem zoti ju ndihmon,sepse se shpejti edhe de facto do ta mësoni të vertetn e hidhur.
Komentet