Voal – Voal.ch shkruan se në vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, në Sallën Balsha të Tirana International Hotel, sot më 15 dhjetor në orën 9:00 mbahet Konferenca Shkencore Nderkombetare IN HONOREM KADARE.
Ky aktivitet organizohet nga bota akademike e Universitetit i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë për nder të ish-Studentit të shquar të këtij Universiteti, gjeniut krijues që e ngriti në piedestal gjuhën shqipe.
Në formatin e një aktiviteti ndërkombëtar, janë ftuar kritikë të huaj dhe përkthyes të veprës të Kadaresë nga e gjithë bota, si Eric Faye (Francë), John Hodgson (Angli), David Bellos (Angli), arbëreshët Matteo Mandela dhe Francesco Altimari (Itali), Joachim Röhm (Gjermani), Alexandros Zotit (Franncë), Aleksandër Ruskov (Rusi) etj etj.
Po ashtu do të referojnë kumtesat e tyre edhe akademikë dhe studiues shqiptarë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi si Floresha Dado, Agim Vinca, Bashkim Kuçuku etj.
Voal po ju sjell më poshtë programin e plotë, së bashku me temat e kumtesave të pjesmarrësave.
Gjate sesionit te pasdites ne Akademine e Shkencave do te transmetohet edhe dokumentari ” Emblema Kadare” i autores Nadire Buzo si dhe do të promovohet libri i saj “Epoka Kadare”.
Në aktivitetin e sotshëm do të jetë i pranishëm edhe vetë shkrimtari Ismail Kadare me zonjën e tij.



