VOAL

VOAL

Sot i jepet lamtumira shkrimtarit të shquar shqiptar Musa Ramadani

March 11, 2020

Komentet

RSF – Pavol Szalai: Jemi të alarmuar nga propozimet e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të mbyllur ose privatizuar median publike!

 

 

Ka reaguar Reporters Sans Frontiere pas deklaratave të kryeministrit Rama për ta mbyllur ose privatizuar RTSH përmes Pavol Szalai, drejtor i Zyrës së RSF në Pragë si më poshtë:

“🇦🇱 Jemi të alarmuar nga propozimet e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të mbyllur ose privatizuar median publike, duke kërcënuar se nuk do ta financojë RTSH Radio Televizioni Shqiptar derisa të “meritojë” paratë e shqiptarëve.
RTSH është në krizë të thellë, por duhet të mbrohet nga ndikimi politik dhe të reformohet sipas standardeve evropiane.
Në nëntor 2024, Reporterët pa Kufij (RSF) publikuan me Këshillin e Medias Shqiptare një plan të detajuar politikash për të siguruar të drejtën e shqiptarëve për informacion. Si rezultat i një konsultimi të plotë me komunitetin e pavarur të medias shqiptare dhe duke cituar standardet evropiane, dokumenti bëri një propozim për RTSH-në:
“Vendosni mbrojtje më të forta për pavarësinë editoriale dhe financiare të medias së shërbimit publik (RTSH), duke përfshirë edhe sigurimin e një buxheti shumëvjeçar dhe të qëndrueshëm dhe një procedure të pavarur për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të RTSH-së dhe të Anëtarëve të Komitetit Drejtues.”
Kjo është e vetmja rrugë ➡️ .

Tirana pa energji elektrike in black out

Disa zona të Astirit në Tiranë, Yzberishti dhe bulevardi, vijojnë të jenë pa energji elektrike. Sipas një njoftimi nga OSHEE, shkak i defektit është avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

OSHEE njoftoi se rreth orës 20:30 u staktua linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Grupet e OSSH manovruan me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Ndërkohë banorët e zonës së Astirit që kontaktuan me redaksinë Syri në orën 22:30 informuan se vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Megjithatë, në momentin e raportimit, pa energji elektrike ishin disa zona, përfshirë një pjesë të rrugës “Ali Demi”, zonën pranë Teleferikut, Freskun, si dhe disa segmente pranë “Rrugës së Elbasanit”.

DEKLARATË PËR SHTYP”
Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në gatishmëri të plotë, identifikuan menjëherë defektin në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.

Ndërkohë, nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në bashkëpunim me OSHEE-në, përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”.

Menjëherë pas identifikimit të defektit, brigadat e linjave në terren morën masat për riparimin e tij. Paralelisht, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes manovruan linjat rezervë përmes skemave unazë, me qëllim minimizimin e ndikimit te konsumatorët.

Institucionet me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi u rikthye brenda rreth 30 minutash.
Në orën 22:09, riparimi i defektit përfundoi dhe linja u rikthye në punë, duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

 

Probleme me energjinë elektrike në thuajse gjysmën e Tiranës.

Siç bëhet e ditur zona të tëra të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike.

Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Dyshohet se është djegur nënstacioni i Njësisë 2.

Ende nuk ka një njoftim në lidhje me ikjen e energjisë elektrike.

Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST linja e tensionit të lartë 110 kv. OSHE thotë që po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!

DEKLARATË PËR SHTYP”e OST

Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në gatishmëri të plotë, identifikuan menjëherë defektin në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.

Ndërkohë, nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në bashkëpunim me OSHEE-në, përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”.

Menjëherë pas identifikimit të defektit, brigadat e linjave në terren morën masat për riparimin e tij. Paralelisht, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes manovruan linjat rezervë përmes skemave unazë, me qëllim minimizimin e ndikimit te konsumatorët.

Institucionet me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi u rikthye brenda rreth 30 minutash.
Në orën 22:09, riparimi i defektit përfundoi dhe linja u rikthye në punë, duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

UGSHPD: “JELEKU I SHPËTIMIT” (Ftesa në “Bordin e Paqes për Rripin e Gazës”)

 
 
 

Në dy ditë me radhë kryeministri Rama e menaxhoi me porcione publikimin e ‘ftesës së Trump në Bordin e Paqes’

I kësaj forme ishte publikuar të paktën titulli i saj në propagandën zyrtare të ATSH-s të së dielës, ndërsa një ditë më parë njohja me ftesën ishte në rrjetet sociale të kryeministrit të cilat lëshuan përtypjen e lajmit nga të dy anët e bluarjes pro dhe kundër për të parë me këtë rast mbështetësit, të pakënaqurit apo dyshuesit. Përveç datës së sotme 18 Janari kur ftesa u publikua autentike si për të kryer procesin e kapërdimjes mendohet se një lugë e tretë do të zgjatet nga propaganda e cila do të merret nesër dhe më tutje me jehonën e ftesës.  Objekti i saj do të jetë ndoshta se si reaguan liderët botërorë dhe sa shumë e uruan SHTZ kryeministrin Rama për pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes për Rripin e Gazës”, por më e rëndësishme është të fitohet kohë, “paqe” brenda atij kaosi që kanë ndërtuar dosjet e drejtësisë për politikanë dhe drejtues të administratës shtetërore të përfshira në abuzime, përfitime dhe korrupsion. 
Pa u shqetësuar fare madje kushtrimin dhe jehonën mediat zyrtare sikurse edhe ato pranë qeverisë po e bëjnë më shumë se sa  zëri i protestave qytetare në sheshe për mungesën e ujit, për dëmet e kursimeve të jetës që kanë shkaktuar përmbytjet si dhe thirrjet e opozitës për shifrat dhe nivelin e korrupsionit që dit pas dite shoqërojnë Rilindjen Socialiste dhe kryetarin e saj.
 
Megjithëse fokusi kryesor mbahet në  datat 22 dhe 28 Janar (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e GJKKO-së  mbi  kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Balluku), sikurse edhe pse mund të kapërcehen datat 19 Janar si dita e rifillimit të sesionit të ri të Kuvendit  dhe 24 Janar protesta e opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit Rama pa ndonjë tronditje të ndjeshme politike.
 
Pra si do të menaxhohen këto dhjetë ditë nga Rama?
Kësaj pyetje veç se publikimit në ATSH nuk i është përgjigjur as ai vetë më shumë në podcast-in e së dielës, ku si për ironi të fatit i ftuari  përballë Ramës ishte iluzionisti Dashnor Bushi që në pesë nga pesë magjitë dhe lojërat me letra,  gjetjet ishin leximi i qartë i mendjes dhe veprimit të kryeministrit ku “falli” mund të parashikojë, por nuk mund të ndalë kërkimin e së vërtetës.
Kështu që ftesën në “Bordin e Paqes për Rripin e Gazës”, pa dashur të bëjmë as parashikimin dhe as goditjen nga inati ndaj një kundërshtari politik ashtu sikurse shihen qëndrimet në rrjetet sociale dhe kryesisht në mediat pranë qeverisë për t’ju vërsulur realitetit dhe jo thjeshtë opozitës mbi reagimin ndaj kësaj ftese mund ta lexojmë edhe se kujt i drejtohet, por edhe përgjegjësisë që i ngarkohet.
Në paragrafët e tretë dhe të dytë nga fundi shprehimisht kjo ftesë i drejtohet nga Presidenti Trump, SHTZ Rama si pushtet ekzekutiv ku shkruhet:- “Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme me të!”
 
Më parë se analistët, podcast-i i fallit (tone qetësuese krahasuar me të mëparshmit është goditur dhe vënë nën presion drejtësia për çështjen Balluku), e sigurisht mediat pranë qeverisë askush më mirë se një zëdhënës nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do t’i kishte dhënë peshë dhe përmbajtje lajmit.
Kjo nuk e shqetëson publikun aspak pasi është mësuar me mënyrën se si Rama kurdoherë i afrohet tortës dhe se si e ndan atë.
Ajo që të bën përshtypje është koha kur kjo ftesë u drejtua dhe u mor në dorëzim.
Datuar me datë 16 Janar, mes heshtjes së ftohtë të pjesëmarrësve në GPS/Grupi Parlamentar Socialist 2026-Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030 dhe nxehjes së Ramës për ta djegur diplomacinë kryesisht përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë e më tej RTSH për ta eliminuar si një institucion me rëndësi publike për informimin dhe zbavitjen, interesante është se përse kjo ftesë e rëndësishme nuk u nda me pjesëmarrësit dhe sigurisht me publikun pavarësisht 6 orëve diferencë me  kontinentin e Amerikës së Veriut.
A thua nuk ishte i sigurt se mund t’i vinte nga Presidenti i ShBA-ve Trump?
Padyshim se lidhjet e Ramës me këshilltarin e tij Tony Blair (që shpie përvojën diplomatike në këtë bord) mund të konsiderohet si përshpejtues në pjesëmarrje, apo dhëndri i Presidentit Trump Jared Kushner, me Affinity Partners ofrohet si zhvilluesi kryesor i Ishullit të Sazanit (një me financim i konsiderueshëm nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite), por të mos e shprehësh këtë mes Grupit Parlamentar Socialist që t’ua ngresh moralin për sfidat parlamentare drejt Evropës 2030, ky lidership i brendshëm tregon më së miri për kapjen dhe kontrollin e gjithçkaje.
A ka vend për hapësirë dhe e pjesëmarrje në këtë bord kur në ftesë shkruhet se: -“dhe më pas: –“Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”.
Pra është një çështje thjesht teknike përveç vlerësimit, e cila ka kushtet dhe shtrirjen kohore të saj.
Në qoftë se duam vlerësime dhe merita para se të hidhemi tek thumbat dhe humoret e Ramës me Trump I dhe Trump II, le të shohim ose marrim shembullin se si administrata e Trump po i përgjigjet korrupsionit dhe shpërdorimeve të fondeve federale nga taksapaguesit amerikanë deri në skema përfitimi.
Le të shohim edhe atë se përse në çështjet e vizave me SHBA-në Shqipëria futet në listën e 75 vendeve që u pezullohet viza e vizitorit B1/B2*.
Por mbi të gjitha shkëmbimin e vlerave të demokracisë mes dy vendeve ku Shqipëria historikisht është mbështetur nga SHBA, a nuk është kjo administratë e Presidentit Trump që ka këshilluar vendet e zhvilluara në Evropën Perëndimore që t’i kushtojnë vëmendje fjalës së lirë, vlerave dhe parimeve dhe të vërtetës?
Por a nuk është vetë Donald Trump gjatë 2023-2024, shembulli i një kandidati për president që ishte i hapur ndaj drejtësisë dhe përballoi disa dhjetra çështje gjyqësore dhe fushatën presidenciale?
Drejtimi i qeverisjes në 12 vitet e fundit prej Ramës janë fatkeqësisht e kundërta, madje dhe i provuar si një lider i së majtës që i bën rezistencë përmes Shoqërisë së Hapur (Soros), parimeve të traditës konservatore ndaj largimit të popullsisë, familjes dhe gjinisë në shoqërinë shqiptare.
Diplomacia ka pika takimi dhe interesa sigurisht, por shqetësimet e sotme të Shqipërisë ndaj korrupsionit kanë nevojë për një qeverisje që do të vendosi interesat e Shqipërisë në plan të parë dhe kjo kohë ka ardhur dhe nuk ka sepse shqiptarët të intimidohen nga propaganda e Rilindjes Socialiste. Protestat dhe lobimet ndërkombëtare për të treguar nivelin e korrupsionit, plagët e tij dhe ritmet e zbatimit të drejtësisë janë pjesa kryesore që do ta gjallërojnë demokracinë dhe drejtimin politik të vendit.
Me qetësi dhe duke monitoruar punën e kësaj administrate, Rama ka marrë “jelekun e shpëtimit nga mbytja”, një rrugëdalje (që në termat politike-diplomatike lexohen si “life-jacked ” dhe “exit strategy”).
Dalja në breg është çështje e zbatimit institucional, janë çështje të zbatimit të pavarësisë së pushteteve, pluralizmit në kuvend dhe e kushtetutës.
 Ftesa në “Bordin e Paqes për Rripin e Gazës”  i erdhi Ramës jo vetëm në kohën kur vendi i tij u përmbyt nga reshjet, por edhe kur atij i duhet të dalë nga vala e protestave që përshkallëzohen prej opozitës dhe popullsisë së pakënaqur nga keqqeverisja dhe korrupsioni.
 _______________
*Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova. Kërkesa për përgjegjësinë e respektimit të vizës në rastet e disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2 për:  -Turizëm-Pushime-Blerje-Vizitë me miq ose të afërm-Takime me bashkëpunëtorë biznesi-Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë, dhe aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2 si: -Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)- Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan-Studimi për një diplomë ose kreditë akademike- Performanca të paguara.
 
 
 
 
 

16 Janar, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Ftesa e Trump-it nuk e mbyll çështjen McGonigal. Edi Rama mund të arrestohet Nga Valentin Lumaj/Miçigan

Publikimi nga Edi Rama i një ftese nga presidenti Trump mua m’u duk një akt shumë i dëshpëruar për pak vëmendje. Mendoj se ishte një nga shfaqjet e fundit të tragjikomedisë së tij me tri akte e pak.
.
Pirgu i skandaleve pa fund sigurisht kërkonte një “sugarcoating” mbi këtë pirg. Por letra e Trump-it nuk i mbulon skandalet e tij me Amerikën, nuk e mbyll çështjen McGonigal, e cila qëndron hapur si “shpata e Demokleut” mbi kokën e Ramës.
.
Në qarqet mediatike shqiptare qarkullon lajmi se kryeministri Rama është thirrur nga gjykata apo prokurorët amerikanë dhe do të udhëtojë për në Uashington për të dëshmuar mbi çështjen McGonigal. Edi Rama le ta publikojë këtë “ftesë” nga administrata Trump; kjo është çështja që kanë interes shqiptarët të dinë.
.
Pyetja që shtrohet është: a mund të thirret një kryeministër i huaj në prokurorinë amerikane për t’u pyetur në lidhje me një çështje kriminale për të cilën ai ka dijeni?
.
Në parim po, një kryeministër i huaj mund të ftohet vullnetarisht për intervistë, ku mund të paraqitet si “person me dijeni”, dhe konkretisht Edi Rama është një person me dijeni të thella në çështjen McGonigal. Më poshtë është akuza e plotë e prokurorit të shtetit ndaj Charles McGonigal për ryshfetin prej 225 mijë dollarësh, mbi të cilën ai u dënua me burg. Aty Rama përmendet dhjetëra herë dhe me lidhje direkte me personat që korruptuan agjentin e FBI-së.
Sipas burimeve jozyrtare, prokurorët amerikanë kanë fakte të reja që implikojnë keq Ramën në çështjen McGonigal dhe çështje të tjera që aktualisht janë haur. Mbase McGonigal, që tashmë bashkëpunon me drejtësinë, ka dhënë më shumë dëshmi sesa pati dhënë nën administratën Biden, ku Rama kishte influencë nëpërmjet Soros-it.
.
Zakonisht një kryeministër i huaj thirret për të dëshmuar në Amerikë kur çështja është shumë serioze; gjithçka është e paparashikueshme, çdo gjë mund të ndodhë, prandaj kryeministri shoqërohet nga avokatë amerikanë apo ndërkombëtarë.
.
Megjithatë, ligji amerikan nuk mund ta detyrojë të paraqitet nëse ndodhet jashtë SHBA-së; pra, nuk është praktikë që të sillet me forcë për pyetje, përveçse në raste të rralla kur është cenuar siguria e SHBA-së, siç ndodhi në rastin e Maduros.
.
Por shtrohet pyetja nëse amerikanët do ta arrestojnë Edi Ramën në Uashington, nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje. Unë mendoj dhe kam frikë se PO, RAMA MUND TË ARRESTOHET NË AMERIKË. Këtë do ta shpjegoj shkurtimisht më poshtë:
Bazuar në realitetin praktik në Amerikë, arrestimi i një personi që paraqitet vullnetarisht për t’u pyetur është i pazakontë, por jo i rrallë dhe ligjërisht i mundur në rrethana të caktuara.
.
Arrestimi i një kryeministri të huaj, ligjërisht është i mundur në rrethana kur ai ndodhet fizikisht në SHBA, kur nuk ka imunitet diplomatik aktiv, kur ekziston një urdhër-arresti, kur ka dyshime të arsyeshme për një krim që ka kryer ose kur përgjigjet e dala nga pyetjet konfirmojnë provat ekzistuese. Një kryeministër i huaj nuk mund të arrestohet për vepra apo akte zyrtare. Arrestimi ndodh vetëm për akuzat që lidhen me veprimtari të jashtëligjshme dhe krime personale kundër Amerikës. Sipas ligjit, prokurorët nuk kanë detyrim ta njoftojnë personin paraprakisht, nëse ndaj tij ka një urdhër arresti.
.
Arrestimi i Ramës mund të ndodhë gjithashtu nëse ai pranon fajësinë, nëse ai jep deklarata vetëinkriminuese, ose nëse përballet me prova të forta që e lidhin drejtpërdrejt me veprën penale. Arrestimi mund të ndodhë sapo të zbresë në Amerikë, gjatë dhe pas seancës së pyetjeve dhe, më zakonisht, në aeroport para se të largohet nga Amerika. Vetë Charles McGonigal u arrestua në aeroportin JFK në Nju Jork. Bashkëngjitur është fletë-arresti i lëshuar nga gjykata amerikane, i ekzekutuar nga agjentët specialë.
.
A e mbron kryeministrin Rama imuniteti që ka?
.
Në bazë të ligjit ndërkombëtar, JO. Konventa e Vjenës siguron imunitet diplomatik absolut vetëm për diplomatët. Kryeministrat e huaj nuk janë diplomatë të akredituar rezidentë; prandaj imuniteti i tyre është i kufizuar. Imuniteti ndërkombëtar që ka Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk mbulon rastet e korrupsionit, pastrimit të parave, ryshfetit, mashtrimit dhe veprime personale ose private. Si për dreq, pak a shumë këto janë akuzat me të cilat do të përballet Edi Rama nga prokurorët amerikanë.
.
Lidhjet e dyshuara të Edi Ramës me mega-trafiqet ndërkombëtare të drogës, Sinaloa-n dhe drejtues të karteleve të drogës nga Kolumbia në Venezuelë, deklarimet publike të disa herëshme të Ramës se “Trump është rrezik për botën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”, si dhe tallja publike e Ramës për presidentin Trump në prani të udhëheqësve ndërkombëtarë, këto mendoj unë e vendosin, do të thoja jo tamam në pozita të barabarta, por në pozita të ngjashme me ish-presidentin venezuelian Maduro. Në këtë rast, amerikanët s’kanë pse ta arrestojnë Edi Ramën në Shqipëri, kur Rama do të shkojë vetë si “sqapi te kasapi”.
.
Mandej, sa është shkalla e korruptimit dhe implikimit të Ramës në çështjen McGonigal, sa është cenuar siguria kombëtare e SHBA-së nga veprimet dhe lidhjet private të Edi Ramës me kartelet e drogës, si do të jetë konsistenca dhe përputhja e fakteve dhe evidencave të prokurorëve amerikanë me deklarimet e Ramës, këto mendoj unë do të vendosin edhe fatin e Edi Ramës për arrestim në Amerikë apo ndjekje të lirë.
.
Unë mendoj se rënia e George Sorosit përcaktoi edhe fatin e Ramës dhe se pozita e Ramës vështirësohet edhe nga lidhjet e thella të tij me Soros-in. Soros është një armik i betuar i presidentit Trump, i cili ka investuar miliona dollarë në vite me radhë kundër Trump. Vetë Soros është thirrur nga prokurorët amerikanë për të dëshmuar si person me dijeni në lidhje me financimet e protestave të dhunshme, destabilizuese të rendit publik në disa shtete të Amerikës. Vetë presidenti Trump është deklaruar se është koha që Soros të përballet me drejtësinë dhe se ai do të neutralizojë lidhjet e Soros-it me rrjete kriminale dhe kartelet e drogës. Maduro ishte një ndër miqtë e Soros-it. Ka shumë gjasa që “Ramaduro” të ketë të njëjtin fat.
.
Si konkluzion, çështja McGonigal mbetet e hapur dhe çdo zhvillim i ri, qoftë në drejtim të një udhëtimi të Edi Ramës për të dëshmuar, qoftë në drejtim të hetimeve shtesë, do të ketë pasoja të rëndësishme politike dhe diplomatike. Rama është në një rënie të lirë pikjatë. Në këtë rënie Rama është në një gjendje “zgjidh e merr” ku të bjerë. Unë mendoj që Rama më mirë të bjerë në Shqipëri sesa të bjerë në Amerikë. Prandaj këshilla ime për të është:
“Mos shko, o trim.”
.
P.s. Me poshte janë urdhër arresti i egzekutuar per Charles McGonigal dhe padia e plote në të cilën përmendet kryeministri i Shqiperisë.
19 Janar 2026

Shqipëria 12 vite pa inventar asetesh- Çfarë po ndodh me pronën publike?

Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti.

 

Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimin e një regjistri në formën e një inventari për asetet fizike pronë publike.

Donatorët dhe Banka e Botërore e kanë asistuar Ministrinë e Financave prej vitesh për të krijuar një regjistër bashkëkohor të pronës publike, por Ministria e Financave po dështon viti pa viti.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë miliarda euro janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e pronës publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Ministria e Financave në një raport monitorim për Strategjinë e Menaxhimit të Financave në 2025 referoi se, inventari i pronave nuk po krijohet për shkak të vonesave në mbledhjen e të dhënave dhe verifikimin e inventarit, veçanërisht në institucionet me kapacitete të kufizuara administrative.

“Llogaritë Kombëtare të Qeverisë po përballen me sfida të përbashkëta, si mbështetja e kufizuar buxhetore, vonesat në mbledhjen dhe strukturimin e të dhënave, si dhe mungesa e sistemeve të integruara për shkëmbimin ndërinstitucional të informacionit. Për të përparuar, kërkohet sigurimi i financimit për infrastrukturën e Web Service, zbatimi i mekanizmave të raportimit në përputhje me SNKSP dhe forcimi i bazës së të dhënave për PPP-të dhe koncesionet, përmes bashkëpunimit më të ngushtë me ATRAKO-n dhe institucionet përkatëse” argumenton Ministria e Financave.

Por ndërkohë që buxheti në dy vitet e fundit është mbyllur me suficit dhe miliona euro hidhen në projekte që nuk ekzistojnë (inceneratorët) krijimi i regjistrit të pronave publike ka vështirësi në financim.

Regjistri i aseteve është jetik për transparencën e qeverisë, pasi pa këtë inventar shteti nuk di realisht çfarë zotëron, ku ndodhen asetet, sa vlejnë dhe si përdoren.

Regjistri u jep institucioneve mbikëqyrëse, Kuvendit, KLSH-së dhe publikut mundësinë të verifikojnë ekzistencën, vlerën dhe përdorimin e pronave publike dhe kjo ul hapësirat për abuzime dhe keq-menaxhim.

Mungesa këtij regjistrit krijon rrezik për humbje, përdorim pa autorizim ose transferime informale të pasurisë publike, ndërkohë që regjistri vepron si mekanizëm kontrolli.

Në mungesë të regjistrit qytetarët nuk kanë mundësi të dinë se çfarë zotëron qeveria, si menaxhohet kjo pasuri dhe nëse ajo përdoret në interes publik.

Asetet që nuk janë të regjistruara dhe të publik janë më të ekspozuara ndaj humbjes, përdorimit pa transparencë, dhënies me koncesion ose transferimeve joformale, shpesh pa një vlerësim të qartë të kostos dhe përfitimit për publikun.

Praktikat kanë treguar se pa një pasqyrë të saktë të aseteve, qeveria mund të investojë në mënyrë joefikase, të ndërtojë infrastrukturë të panevojshme, ose të shesë pasuri publike nën vlerë, duke transferuar kosto te taksapaguesit.

Mungesa e regjistrit ka bërë që qytetarët jo vetëm të humbasin kontrollin mbi pasuritë publike, por edhe një informacion formal për pronat publike të vendit ku jetojnë./Monitor.al 

Të ruhet vizioni urbanistik i Pogradecit, për të mbrojtur natyrën, kujtesën dhe shtresat historike që përfaqëson Nga Anastas Kostandini

Piktori i njohur Anastas Kostandini ka publikuar një shkrim kritik mbi zhvillimet e fundit urbanistike në Pogradec, duke rikthyer në vëmendje vizionin fillestar të inxhinierit francez Albert Garique, autor i planit rregullues që hodhi themelet e qytetit modern.

Anastas Kostandini shkruan:

Vizioni urbanistik dhe projektet e inxhinierit francez Albert Garique janë themeli mbi të cilin u ndërtua Pogradeci modern. Pas Luftës së Parë Botërore, ai jetoi dhe punoi në Pogradec, duke e shndërruar nga një fshat në një qytet me plan rregullues bashkëkohor. Plani i tij parashikonte një qytet të sheshtë, me rrugë që zbrisnin drejt liqenit dhe një harmoni të qartë mes natyrës dhe ndërtimit urban, duke e menduar qytetin në raport të drejtpërdrejtë me peizazhin. Një nga projektet më përfaqësuese të Garique është Turizmi i Vjetër i Pogradecit (Hoteli i Albturizmit), i ndërtuar pranë derdhjes së lumit në liqen, si edhe bulevardi “Zogu i Parë”, sot rruga R. Çollaku. Ky shembull i turizmit të hershëm tregon se si mund të ndërtohet bukur dhe me masë, brenda kuotave të projektimit, në respekt të plotë të natyrës dhe planit urban.

Albert Garique kujtohet me respekt të veçantë në Pogradec, si për veprat e tij ndërtimore, ashtu edhe si “babai i urbanizimit perëndimor të qytetit”. Edhe gjatë komunizmit, emri dhe mendimi i tij përmendeshin shpesh sa herë flitej për zhvillimin urban të Pogradecit.

Arsyeja pse ky vizion rikthehet sot në vëmendje lidhet me tentativat për ndërtimin e kullave të larta (gradaciela) në këtë zonë, të cilat bien ndesh me mendimin urbanistik fillestar të qytetit. Në këtë situatë, vizioni largpamës i Garique duhet marrë seriozisht në konsideratë, si në planin makro ashtu edhe në atë mikro urbanistik. Historia na ka lënë pak vlera nga periudha të vështira, ndaj ato duhet të ruhen si dëshmi të ndërthurjes së kulturës europiane me realitetin tonë. Këto trashëgimi janë sot veçanërisht të çmuara në rrugën drejt Europës. Për këto arsye, sugjeroj dhe kërkoj me indinjatë që Hotel Turizmi i Vjetër të rikthehet në identitetin e tij projektues, për të ruajtur natyrën, kujtesën dhe shtresat historike që përfaqëson.

E njëjta qasje duhet mbajtur edhe ndaj “Oktapodit”, ndërtesë e veçantë e vitit 1988, e cila mbetet një dëshmi e rëndësishme arkitektonike dhe sociale e qytetit./Pogradeci Press

 

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën energjetike, kryebashkiaku i Kievit u bën thirrje banorëve të largohen nga qyteti

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, u ka kërkuar banorëve të largohen nga qyteti nëse kanë mundësi, duke përmendur një krizë të rëndë të energjisë elektrike, ndërprerje të përhapura të ngrohjes dhe një ngarkesë në rritje në infrastrukturë, ndërsa temperaturat e ulëta kanë përfshirë kryeqytetin ukrainas.

Duke folur për Reuters të premten, Klitschko tha se mungesat pasuan valët e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Moska ka thënë se ka synuar objektet e prodhimit të dronëve, infrastrukturën energjetike dhe vende të tjera të lidhura me ushtrinë në përgjigje të sulmeve ukrainase në objektet e energjisë ruse, si dhe asaj që e përshkroi si sulme pa dallim ndaj civilëve.

“Është hera e parë në historinë e qytetit tonë që, në ngrica kaq të rënda, pjesa më e madhe e qytetit mbeti pa ngrohje dhe me një mungesë të madhe të energjisë elektrike”, tha Klitschko, duke përsëritur apelin e tij për banorët që mund të zhvendosen përkohësisht për ta bërë këtë. Ai vuri në dukje se temperaturat nën zero kishin rritur ndjeshëm kërkesën, duke kufizuar aftësinë e ekipeve të shërbimeve për të kryer riparime të shpejta.

Kritikët e kanë dënuar apelin, duke argumentuar se shumë banorë nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe se thirrja pasqyron mungesën e përgatitjes nga autoritetet lokale për të menaxhuar krizën në një qytet me rreth tre milionë banorë.

Klitschko tha se familjet kanë mbetur pa energji elektrike deri në 20 orë në ditë, ndërsa ngrohja është ndërprerë në rreth 6,000 pallate. Temperaturat gjatë natës kanë rënë në rreth -17 gradë Celsius, duke e shtuar ngarkesën në sistemin energjetik të qytetit. Ukraina shpalli një emergjencë energjetike kombëtare këtë javë.

Sistemi elektrik i vendit ka pësuar dëme kumulative që nga viti 2022, me dobësi të shtuara nga infrastruktura e vjetër e epokës sovjetike dhe keqmenaxhimi. bw

Reagim i Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë për deklaratën e Kryeministrit Rama për RTSH

 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), të bëra më 16 janar, ku televizioni publik u cilësua si “dështim” dhe u hodhën në tavolinë opsione ekstreme si mbyllja, privatizimi apo partneriteti.

AGSH vlerëson se retorika politike që stigmatizon median publike dhe sugjeron zgjidhje drastike, pa një analizë të thelluar dhe pa garanci për pavarësinë editoriale, cenon parimet themelore të shërbimit publik mediatik dhe standardet evropiane për lirinë e medias.

Televizioni publik nuk është thjesht një ndërmarrje financiare, por një institucion i interesit publik që duhet të garantojë informim të paanshëm, kulturë, edukim dhe akses të barabartë për qytetarët.

Është e papranueshme që përgjegjësia për dështimet strukturore të RTSH-së t’i faturohet vetëm institucionit, duke anashkaluar faktin se për vite me radhë ndërhyrjet politike, emërimet e kontestuara, mungesa e transparencës dhe paqëndrueshmëria financiare edhe përmes abuzimit të të emëruarve politikë kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tij.

Refuzimi i financimit publik si mjet presioni politik përbën një rrezik serioz për pavarësinë e medias publike.

AGSH thekson se çdo reformë e RTSH-së duhet të ndërtohet mbi dialog të gjerë me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e medias, duke respektuar praktikat më të mira evropiane dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën e publikut për informim.

Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë për vite me radhë ka bërë thirrje për reforma të thella në RTSH, që lidhen kryesisht me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues e më pas me Drejtorin e Përgjithshëm, si dhe një reformë e brendshme strukturore.

English

The Association of Journalists of Albania expresses deep concern regarding the statements made by Prime Minister Edi Rama on 16 January about the Albanian public broadcaster, RTSH, in which it was described as a “successful failure” and where extreme options such as closure, privatization, or partnership were put on the table.

AJA considers that political rhetoric which stigmatizes the public media and suggests drastic solutions, without in-depth analysis and without guarantees for editorial independence, undermines the fundamental principles of public service media and European standards on media freedom. Public television is not merely a financial enterprise, but an institution of public interest that must ensure impartial information, culture, education, and equal access for citizens.

It is unacceptable that responsibility for the structural failures of RTSH is placed solely on the institution itself, while ignoring the fact that for years political interference, contested appointments, lack of transparency, and financial instability have directly affected its functioning. Refusing public funding as a means of political pressure constitutes a serious risk to the independence of public media.

AJA emphasizes that any reform of RTSH must be built on broad dialogue with journalists, civil society, and media experts, while respecting best European practices and the recommendations of international organizations. Options such as closing or privatizing a public broadcaster are extreme measures that would severely harm media pluralism and the public’s right to information.

The Association of Journalists of Albania calls on the government to stop delegitimizing language toward the media, to guarantee stable and independent funding for RTSH, and to seriously engage in a genuine, transparent, and depoliticized reform, in the interest of the public and of democracy in the country.

 

 

 

(Video)Adriatik Lapaj na fton sot më 17 Janar të gjithëve në orën 18:00 për te larguar kryeministrin më të korruptuar të Europes

Në ditën e 43 të protestës, 24 orë, ditën e natën,  Adriatik Lapaj na fton sot të gjithëve, më 17 Janar në orën 18:00 tek kryeministria për te larguar kryeministrin më të korruptuar të Europes

UGSHPD: KU PO E ORIENTON GPS-ja FERMERIN SHQIPTAR? (Rama :-“…gjithçka që hahet do importohet.”)

Sa bukur dhe mirë do të bëhemi kur dëgjojmë kryeministrin Rama në GPS 2026-Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030.
Megjithëse i njoftuar herë me dyer të hapura dhe herë me dyer të mbyllura apo edhe me një përmbledhje të një konference për shtyp, mënyra më e mirë e marrjes se mesazhit ka qenë copëzimi dhe hedhja si ushqim për median e disa fragmenteve të cilat konsiderohen si parësore.
Mediat të uritura se çfarë po dhe do të ndodhe p.sh me një vendim mbi heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Balluku, nuk mundin të përcjellin asnjë informacion të ri sepse Rama e kontrollon me tekst edhe me audio-video rrëfimin deri me 22 Janar e përtej.
Ndaj pa u lodhur e pa u mërzitur për mos marrjen e përgjigjes le të shohim pak thelbin e një pjesë e freskët dhe e servirur nga fjalimi i kryeministrit me elitën socialiste, me më të privilegjuarit, me më të paguarit dhe po ashtu me më përgjegjësit e çdo situate dhe prap të heshtur pavarësisht se qëndrojnë në detyrë, pra janë vendosur në shtet dhe administratën publike pa folur si detyrimet e shumicës prej tyre edhe si të zgjedhur nga populli.
Për Ramën ka vetëm propagandë dhe rrëshqitje dhe kurrë llogaridhënie.
Në mënyrën thebësisht propagandistike kryeministri  Rama foli për “garantimin e  sigurisë ushqimore si një ndër sfidat kryesore në procesin e integrimit europian”, duke nënvizuar intensitetin e negociatave me Bashkimin Evropian ku:- “Në një hark kohor relativisht shumë të shkurtër, prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit”.
Duke u mbështetur tek GPS- Grupi Parlamentar Socialist, një shkurtim qe i mungon një germe “P” për te mos u ngatërruar me GPS (Global Positioning Systems), mënyra e propagandës e ka më të lehtë arritjen e qëllimit për të mbuluar përgjegjësitë.
Pra meqenëse shtrohet vetëm kjo rrugë si drejtim politik dhe gjerësisht trajtohet nga mediat, atëherë po e leme te tillë.
Le ta fillojmë nga me e fundit. Skenari pesimist i Ramës përpara elitës ku ai thotë se:- “gjithçka që hahet do importohet”,…  dhe vazhdon me diçka qe ne nuk po e shikojmë prej vitesh dhe në çdo rast pra kur:-“… duhet një super punë, por edhe super vendosmëri nga ana jonë si vendimmarrës për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që ‘vazhdoj të punoj’. Gjithsekush duhet të vendoset në pozita shumë të forta përgjegjshmërie dhe pune sepse në rastin më të mirë janë vetëm 10 vite përpara dhe është një punë shumë e madhe për t’u bërë”.
Kjo vlen e gjitha për të kuptuar jo vetëm keqqeverisjen, por edhe jashtë-kohën e kësaj qeverie. Ajo nuk është më në të mirë të interesave të shtetasve, qytetareve dhe fshatarëve, diasporës, pra kombit.
Ka humbur çdo ndjeshmëri për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit dhe vjedhjes së fondeve.
Si mund të thuash se jemi dhjetë vite mbrapa në sektorin e sigurisë ushqimore, pa shkuar me krahasimet e vitit 2013 kur tregjet dhe thertoret ishin buzë rrugës, por që kishte prodhim vendas dhe krahasohesh me situatën e viteve të fundit ku ritmikisht fermeri vendas është konkurruar dhe ka falimentuar nga importi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, por edhe vete fondet e Evropës (IPARD) u përfituan nga elita dhe sot janë të pezulluara për korrupsionin shtetëror që vazhdon e ndodh.
Mirë ja mbushe mendjen me propagandë, elitës, administratës, patronazhistëve dhe medias, por çfarë do t’i thuash fermerëve të përmbytur prej gati 2 javësh?
Askush më mirë se ai fshatari dhe fermeri që nuk “ngopet me propagandë” e dinë se çdo të thotë se sa është vlera e një dite se kur plugohet toka, kur hidhet fara, kur vaditet dhe kur korret dhe kur del në treg. Punon gjithë vitin për të mbijetuar.
Ndërsa me Ramën dhe elitën e falimentuar tashmë, tokat bujqësore të përmbytura jo vetëm prej ditësh por që do ta degradojnë më shumë atë i kanë ndërkohë vite pas të pjellorisë dhe pritshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
Elita e qeverisë mbaroi punë me aksionet e emergjencës.
Rama ende nuk ka shkelur një terren nën ujë dhe në nevojë për ta dhënë prej andej mesazhin e sigurisë ushqimore e cila njëkohësisht edhe për shkak të emergjencës është edhe siguri kombëtare. 

Edhe kjo e fundit nga Rilindja Socialiste neglizhohet, pasi në parësore në një vend të varfër ku ushqimi bëhet edhe më i shtrenjtë, të ushqyerit me propagandë zë vendin kryesor për kohëzgjatjen në pushtet.
 
16 Janar, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Alarmi u vu nga autoritetet italiane- Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij. bw

“Lufra” dhe “Erzeni” kërcënim për qytetarët/ Qumështi pluhur zëvendëson prodhimin vendas

“Lufra” dhe “Erzeni” janë kthyer në një kërcënim për sigurinë ushqimore në vend. Dy kompanitë kryesore të bulmetit kanë zaptuar tregun, por cilësia lë shumë për të dëshiruar.

Ishte deputeti i PS, Erion Braçe, ai që denoncoi sot një skandal me kompaninë “Lufra”. Ai ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, sipas tij kompania Lufra tashmë ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Vetë “Lufra” ka reaguar duke dashur të justifkohet se po ruan shëndetin e konsumatorëve: “Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve”.

Por si qëndron e vërteta? Si “Lufra” ashtu dhe “Erzeni” e shumë kompani të tjera, dalin më me fitim nëse përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur në produktet e tyre, sesa të marrin qumështin e blektorëve.

Pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim për tregun e qumështit, pasi pati një rritje të ndjeshme të çmimit. Konkurrenca nuk gjeti shkelje në këtë aspekt, por u zbulua një element tjetër edhe më alarmant.

Kompanitë kanë ulur çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.

Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit nga jashtë, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k.

Të dhënat e INSTAT të konsultuara konfirmojnë se gjatë 2024 në vend u numëruan 224 302 krerë lopë nga 342 683 në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Ndërkohë importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe shqiptarët konsumuan 200 mijë kg qumësht pluhur dhe pjesa dërrmuese e kësaj sasia është importuar nga kompanitë Super Milk; LUFRA; AD SH-2014; ELKA SA; Alta Group, etj.

Një tjetër alarmant është përdorimi i vajit të palmës, i cili ka zëvendësuar yndyrnat shtazore në shumë produkte ushqimore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, kundrejt vetëm 380 tonëve në 2014. Megjithëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin, ai përdoret masivisht në bulmet, brumëra dhe ëmbëlsira.

Pra duket qartë se “Lufra”, “Erzeni” dhe shumë të tjerë e kanë më kollaj të shesin vaj palme dhe qumësh pluhur, sesa qumësht të marrë nga lopët. /Pamfleti


Send this to a friend