Në Qendrën e Artit në Toronto të Kanadasë, në Sallën George Weston Recital Hall – të mirëpritur nga mijra e mijra artdashës dhe nën Moton – “My Beautiful Albania” – “Shqipëria ime e bukur” do të performojë me repertorin e saj më të mirë të saj nga treva kombëtare artistja Inva Mula, sopranoja më e famshme shqiptare.
Sopranoja e famshme shqiptare do të shoqërohet nga pianisti virtuoz dhe kompozitori Genc Tukiçi.
Por jo vetëm kaq, atyre do t’u bashkohen edhe dy muzikantë të tjerë të mëdhenj Jani Papadhimitri (violinë) dhe Arben Skenderi (celo) duke formuar kështu një kuartet fantastik.
Koncerti do të mbahet më 31 mars 2016 në orën 08:00 pm
Për të mos munguar në këtë event klikoni linkun e mëposhtëm për të rezervuar biletën.
http://www.tocentre.com/events/inva-mula-genc-tukici
Komentet