VOAL

VOAL

“Skenarët e përballimit të epidemive”- Prof. Myftar Barbullushi: Të vërtetat Universale të Covid-19

March 19, 2020
blank
2 Comments
  • author avatar
    Dhurata 4 years ago Reply

    Super artikull. Bravo profesor. Nje vezhgim shumedimensional!

Komentet

blank

Sveçla për “The Guardian”: Terroristët erdhën nga Serbia, u trajnuan, financuan dhe u pajisën nga ushtria serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka ripërsëritur se personat e grupit të armatosur që kryen sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, kanë lidhje me Serbinë.

Sveçla në një deklaratë për mediumin britanik “The Guardian” tha se ky grup ka qenë i trajnuar dhe financuar nga Serbia.

“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj”, tha Sveçla

Ministri shtoi se “një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”.

Sveçla tha se ministria e tij kishte ndarë provat edhe me ambasadat e huaja dhe agjencitë perëndimore.
“Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se qëllimi përfundimtar ishte ndarja e vendit.

Detaje të reja janë zbuluar tri ditë pasi grupi i armatosur serb, që sipas autoriteteve kosovare përbëhej prej rreth 30 personash, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur zyrtarin tjetër policor, Alban Rashiti.

Ministri Sveçla të mërkurën bëri të ditur se është konfirmuar që njëri nga të vrarët në sulmin terrorist në Banjskë është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Sveçla gjithashu ka publikuar një dokument që është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkroi ai të mërkurën në një postim në Facebook.bw

blank

Edward P. Joseph: Putini shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë –

Analisti i njohur amerikan, Edward P. Joseph, i bën thirrje Kongresit që të marrë në dorë situatën në Kosovë.

Duke komentuar zëvendësimin e mundshëm Robert Menendez si drejtues i Komisionit të Jashtëm të Senatit, Joseph thotë se tani është koha që Kongresi të veprojë.

“Kush duhet të zëvendësojë Menendezin si kryetar i Komisionit të Jashtëm? Ai senator që është i gatshëm të sfidojë urgjentisht iluzionet e rrezikshme të administratës Biden. ‘Agresioni terrorist’ i të dielës, i nisur nga Serbia në Kosovë, mund të kishte përfunduar me trupa amerikane të vrarë ose të plagosur.

Hovenier tha se sulmi ‘i sofistikuar, i koordinuar’ ndaj policisë së Kosovës, që la 5 të vdekur, ishte një ‘plan për të destabilizuar rajonin’. Gjë që ngre çështjen e një drite jeshile zyrtare serbe- dhe politikës zyrtare të SHBA ndaj Beogradit.

Ashtu siç ‘lufta është shumë e rëndësishme për t’ua lënë gjeneralëve’, po ashtu edhe politika e jashtme është shumë e rëndësishme për t’ua lënë diplomatëve. Administrata e ka shitur Kongresin- dhe veten- në një strategji ‘të mos shohin të keqen’ ndaj regjimit autokratik të presidentit serb, Vuçiç.

Lideri Schumer, ajo që duhet të bëjë Komisioni i Jashtëm i Senatit është sa më shumë presion mbi qëndrimin e administratës së shtrirë në shpinë ndaj Beogradit, çka ka kontribuar në konfrontimin e dhunshëm dhe fatal të së dielës. Kjo do të thotë se Komisioni i Jashtëm nuk mund të shtrijë shpinën drejt Administratës.

Dhe Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të bëjë thirrje për një hetim urgjent të udhëhequr nga NATO të operacionit fatal serb të 24 shtatorit, në Kosovë, një vend që mbrohet nga trupat e NATO-s dhe SHBA. Si një sinjal stabilizues i menjëhershëm, NATO duhet të rivendosë Zonën e Sigurisë Tokësore 5 kilometra jashtë kufirit të Kosovës.

Mesazhi nga Kongresi duhet të jetë i qartë: Nuk ka më biznes si zakonisht në Ballkan. Të gjithë liderët- përfshirë presidentin Vuçiç, duhet të mbajnë përgjegjësi, ashtu siç është mbajtur vazhdimisht përgjegjës kryeministri i Kosovës, Kurti, me fjalë të mprehta dhe me masa direkte nga SHBA.

Senatorët që e konsideruan Vuçiçin si mik të tyre, duhet të marrin parasysh miqësitë e dyshimta të Serbisë me Rusinë, Kinën, Venezuelën dhe madje edhe Iranin- secila miqësi e forcuar në izolimin e përbashkët të Kosovës.

Kongresi duhet të kuptojë se si Putini po i shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë. Demokratët e Komisionit të Jashtëm duhet të nxisin Administratën të kërkojë nga aleatët- Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja të njohin kostot e qarta që refuzimi i tyre për të njohur Kosovën, i imponon të gjithë Aleancës.

Lideri i shumicës, Schumer, një anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit pati guximin që në seancën dëgjimore të shkurtit 2022, të sfidonte fuqishëm ‘skenarin rozë’ të administratës në Ballkan. Emri i senatorit është Ben Cardin,” shkruan Edward P. Joseph në Twitter.

 

Q: Who should replace Menendez as

Chair? A: That Senator who is willing to urgently challenge the Biden Administration’s dangerous illusions. Sunday’s “terrorist aggression” launched from Serbia to Kosovo could have seen US troops killed/wounded. 1/

Hovenier said the “sophisticated, coordinated” attack on Kosovo police that left 5 dead was “a plan to destabilize the region.” Which raises the question of both an official Serbian green light – and official US policy towards Belgrade. 2/
Just as ‘war is too important to leave to the generals’, so is foreign policy too important to be left to the diplomats. The Administration has sold Congress – and itself – on a ‘see no evil’ strategy towards autocratic regime of Serbian President Vucic. 3/

, here’s the key point – the one that SFRC needs to press: the Administration’s own, supine posture towards Belgrade has contributed to Sunday’s violent, fatal confrontation. That means the SFRC cannot be supine towards the Administration. 4/

– and you – need to call now for an urgent, @NATO-led investigation of the fatal 9/24 Serb operation in a country, Kosovo, that NATO/US troops are protecting. As an immediate stabilizing signal, NATO needs to restore the 5KM Ground Safety Zone outside of Kosovo’s border. 5/

The message from Congress must be clear: there is no more ‘business as usual’ in the #Balkans. All leaders – including President Vucic – must be held accountable, just as Kosovo PM Kurti has been repeatedly held accountable, in sharp, directed US words & in direct measures. 6/
Senators who lionized Vucic as their friend need to consider Serbia’s own, dubious friendships with Russia, China, Venezuela and even Iran – each friendship cemented on shared isolation of Kosovo. 7/

#Congress must grasp how Putin exploits European divisions over #Kosovo to wage his war in #Ukraine

must press Administration to ask allies – Greece, Romania, Slovakia & Spain – to recognize the clear costs their refusal to recognize Kosovo imposes on the entire Alliance. 8/

@SenatorCardin Majority Leader Schumer, one SFRC member had the temerity, in February 2022 hearing, to vigorously challenge the Administration’s “rosy scenario” in the Balkans. That Senator’s name is

. 9/

blank

Serwer për sulmin terrorist në veri: Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Beogradit

Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun me shumicë serbe të vendit penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe disa u arrestuan. Por shumica duket se kanë ikur, tha për peacefare.net Daniel Serwer, profesori në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Serbe në Kosovë shpallën ditë zie.

Ai thotë se kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin. “Burrat e gjelbër” duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi.

“Presidenti serb Vuçiq më pas u takua me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko. Vuçiq është ankuar për “spastrim brutal etnik” në Kosovë, për të cilin nuk ka asnjë provë”, tha ai.

Serwer ka hedhur dyshimet e tij rreth sulmit terrorist që ndodhi në veri të dielën. Thotë se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Beogradit.

“Ne nuk kemi as konfirmim se Vuçiq ka urdhëruar një rebelim të armatosur. Por një nga qytetet e tij në veri të Kosovës ishte i përfshirë. Gjëra të tilla nuk ndodhin pa dijeninë e Beogradit. Vuçiq mund ta kishte ndaluar paraprakisht ose ta dënonte më pas. Ai nuk e bëri asnjërën”.

Sipas Serwer-it, ky incident është konfirmim se Vuçiq nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me këtë qëllim është mbulesë për qëllimin e tij real. Ai kërkon ndarjen e katër komunave në veri me shumicë serbe. Ai do të preferonte një ndarje de jure dhe shpreson se suksesi i Rusisë në aneksimin e pjesëve të Ukrainës do ta konfirmojë këtë qëllim.

“Por ai, tani për tani, do të pajtohej për një administratë de facto të veçantë, në formën e një Bashkësie të Komunave me shumicë serbe”

Sipas Serwerit, Prishtina ka treguar se policia e saj, me mbështetjen e NATO-s, mund të merret me një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetëra militantë të vendosur.

“Por është gjithashtu e qartë se forca të blinduara serbe mund të lëvizin lehtësisht në Kosovë. Është më pak se 40 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në Mitrovicën veriore, ndoshta një orë me makinë me tanke”, pohon Serwer duke shtuar se diplomatët amerikanë dhe evropianë besojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike.

“Por Vuçiq e di më mirë. Ai po përpiqet të bindë botën se serbët po pastrohen etnikisht nga Kosova. Kjo mund të mbështesë pretendimin se tanket e tij po mbrojnë civilët. Prandaj ai vazhdimisht pretendon, pa prova, se po bëhet një spastrim i tillë etnik, siç bëri në takimin me ambasadorin rus.

blank

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit – Sulmi terrorist në veri, Sonja Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, thotë se dalja në skenë e grupit të armatosur në Banjskë në veri të Kosovës mund të pritej duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

‘Grafiti ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë’ si paralajmërim kishin vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Pastaj fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij-e gjithë kjo tregonte se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet e 90-ta kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, çdo veprim dhe synim ishte më i paralajmëruar në media’, shpjegoi qartë Biserko, për median malazeze CdM.

Ajo nënvizon se me marrjen e informacioneve, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të realizojë ndarjen e Kosovës.

Vija e kuqe u kalua

Në fund të fundit, shton ajo, ky është një opsion që mbështetet pothuajse nga e gjithë elita politike dhe akademike, shërbimet, ushtria, një pjesë e madhe e sektorit civil dhe sipas raportimeve edhe mediat në Serbi.

‘Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që Perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm’, thotë Biserko.

Ndonëse, siç shton ajo, Vuçiq po përpiqet të mbrohet dhe t’ia kalojë përgjegjësinë serbëve të Kosovës, të cilët gjithsesi janë pengjet e tij, duke pretenduar se ai nuk e kontrollon Kosovën – të gjitha informacionet tregojnë se Beogradi ishte i implikuar.

‘Nëse Vuçiqi jo, i cili pretendon se nuk e dinte se çfarë po ndodhte, atëherë shtrohet pyetja se kush është figura kryesore në Beograd. Hetimi konfirmon se bëhet fjalë për një grup të mirë-pajisur (automjetet luftarake i përkasin Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe një arsenal armësh, sipas vlerësimeve, për 200 persona) dhe të stërvitur mirë të drejtuar nga Radoiçiq, i cili përndryshe është nën sanksione amerikane. Mësohet se ai është i plagosur dhe ndodhet në VMA [Spitalin Ushtarak]. Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur, por ka të ngjarë, siç bëjnë me dije disa analistë, që shumë prej tyre të kenë qenë edhe në fushën e betejës ukrainase në anën ruse’, potencon Biserko.

Rusia po e shpon Ballkanin

Sipas saj, Rusia sigurisht që ka një interes për të shpuar Ballkanin dhe për të krijuar tensione dhe të hapë pika kritike në mënyrë që të shpërqendrojë ose të largojë një pjesë të vëmendjes nga Ukraina. Është indikative, thekson ajo, se të nesërmen Vuçiq ka pritur ambasadorin rus për t’u ankuar se Kurti po përgatiste ‘spastrimin etnik të serbëve’.

‘Kisha Ortodokse Serbe  ka reaguar me shpejtësi me njoftimin e Dioqezës së Rashko-Prizrenit dhe ka qenë e para që ka treguar publikisht se një grup i panjohur dhe i maskuar hynë në oborrin e kishës në Banjskë’, thotë Biserko.

Ajo nënvizon se komuniteti ndërkombëtar është gjithashtu përgjegjës për tolerimin e sjelljes së presidentit Vuçiq dhe kërcënimet e tij të përditshme ndaj fqinjëve të tij, të cilat pashmangshëm çuan në konflikt për një kohë të gjatë.

‘Beogradi e kuptonte shumë mirë politikën perëndimore të zbutjes, e cila në thelb favorizon Serbinë si një lojtar rajonal në dëm të fqinjëve të saj më të vegjël dhe përfaqëson një burim afatgjatë tensioni në rajon për shkak të aspiratave të Beogradit. Mirëpo, kjo politikë nuk e ka motivuar dhe ndoshta nuk do ta motivojë Serbinë që të kthehet drejt Perëndimit. Sepse Serbia nuk e ka pranuar realitetin e ri në rajon, as kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe po tentohet të rishikohet disfata’, thotë ajo.

Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë Kosovën

Biserko paralajmëron se paraqitja e grupit të Banjskës në veri të Kosovës është një tregues serioz se në cilin drejtim mund të shkojnë gjërat dhe që mund të përsëriten nëse nuk resetohet politika perëndimore në Ballkan.

‘SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta detyrojnë Serbinë të sqarohet për të ardhmen e saj dhe në këtë aspekt të kërkojnë me vendosmëri zbatimin e kërkesave tashmë të parashtruara – sanksionet ndaj Rusisë dhe njohja e Kosovës’, ka përfunduar Biserko.

https://www.cdm.me/svijet/region/biserko-za-cdm-sve-ukazuje-da-je-na-djelu-bio-scenario-upada-srpske-vojske-na-sjever-i-podjela-kosova/

blank

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, çfarë ndodh me hetimin nga SPAK- Nga GENC BURIMI

Që kur shpërtheu skandali i ish-agjentit të FBI-McGonigal dhe daljes së tij para një jurie amerikane më 2021, kemi qenë një numër komentatorësh që e kemi konsideruar marrjen në pyetje të Edi Ramës nga SPAK, të paktën si dëshmitar, si “guri i provës” për drejtësinë e re shqiptare. Kjo bindje se me thirrjen e Ramës nga SPAK bëhet fjala për testin më madhor të “ndershmërisë profesionale” të drejtësisë së re shqiptare vetëm sa përforcohet tani që McGonigal pranoi publikisht veprën penale të tentativës për t’u pasuruar ilegalisht në Shqipëri me ndihmën e autoriteteve shqiptare.

Por zhvillime të reja në vazhdën e mbylljes së proceseve gjyqësore të Mc Gonigal në SHBA po krijojnë një bindje të re. Kurrë SPAK nuk do ta hetojë Edi Ramën në dosjen McGonigal. Madje, kjo dosje rezulton tani si një avantazh për Ramën ndërkohë që e kujtonim një handikap.

Ky artikull do të mundohet të shtjellojë në detaje këtë hipotezë.

Lufta juridiko-politike Trump- Biden kalon dhe nga Shqipëria e Ramës

Biden nuk mund të lejojë që Edi Rama të merret në pyetje nga drejtësia shqiptare. Një perspektivë e tillë përmban rrezikun që Rama të nxjerrë të dhëna që mund të komprometonin të birin e presidentit amerikan Hunter Biden. “Fatet” e Biden-it mund të jenë pjesërisht të lidhura me ato të Ramës. Arsyeja pse Rama e ka kthyer dosjen McGonigal në një aset personal që mund ta negociojë shtrenjtë, bën pjesë në sagën e luftës së paepshme Trump-Biden që ka nisur para disa vitesh dhe që do të vazhdoje edhe disa kohë akoma.

Në asnjë vend të botës së qytetëruar nuk mund të gjesh në këto momente një urrejtje, luftë politike dhe dëshirë për shkatërrim integral të kundërshtarit politik se sa kjo që po ndodh midis presidentit aktual amerikan Joe Biden dhe paraardhësit të tij që do ta sfidojë dhe më 2024 Donald Trump. “Më gjeni gjithçka që mund të bëjë që të dërgohet Biden ne burg” është lajtmotivi i Trumpit në këtë moment si reagim sipas tij, ndaj drejtësisë politike të komanduar nga Biden që kërkon ta eliminojë Trumpin nga gara e ardhshme presidenciale. Rezultati i parë i këtij sulmi frontal të Trump kundër Biden, është fajësimi i djalit të presidentit amerikan Hunter Biden për mbajtje armësh pa leje. Por Trump shpreson shumë më tepër në dosje ku të jetë i implikuar edhe babai Joe. Në strategjinë e Trumpit, Hunter Biden është thembra e Akilit e presidentit amerikan. Nëse provohet se Hunter Biden është pasuruar në mënyrë ilegale dhe se kjo është bërë me dijeni ose bashkëpunim nga ana e babait të tij që mund të ketë përfituar edhe vetë nga paratë e të birit, Trump mban kështu në duar një fletërrugë të qartë që do ta ndjekë verbërisht në javët dhe muajt e ardhshëm. Është në këtë  kontekst lufte Trump-Biden që del emri Mc Gonigal dhe që gafat e të cilit mund t’i shërbejnë strategjisë presidenciale të Donald Trump.

Interesi i Trump te dosja ruse e McGonigal

Të dyja akuzat e rënda që peshonin mbi McGonigal i shkonin jashtëzakonisht për shtat ekipit të Trumpit. Akuza e parë lidhej me ndihmën surrealiste që një agjent i lartë i FBI-së si McGonigal i kishte dhënë një rusi oligark, Deripaska, mik me Putinin, armik i Amerikës. Interesi i ekipit të Trump ishte që Mc Gonigal të shpjegohej gjerë e gjatë në gjyq për këtë dosje ruse sepse kështu shfajësohej Trump për akuzat e padrejta që i bënë më 2016 për implikim të Rusisë në fitoren e tij. Asaj kohe si për ironi të fatit kishte qenë vetë McGonigal si i ngarkuari i FBI-së në operacionin hetimor Hurricane për të provuar se Trump kishte bashkëpunuar me rusët. Por ekipi i Biden-it nuk ia dha këtë kënaqësi kampit të Trump që të përfitonte nga një proces poshtërues për McGonigal ku ai mund të pyetej nëse kishte trafikuar nën presionin e demokratëve raportin kundër Trump në 2016 për lidhje me Rusinë. McGonigal me “këshilla” nga lart preferoi të evitoi procesin duke e pranuar totalisht fajin pa hyrë në detaje se ç’ndodhi me rusët. 1-0 për Biden.

Interesi i Trump te dosja shqiptare e McGonigal

Vinte dosja e dytë e McGonigal ajo shqiptare, ku Trump edhe aty mund ta kapte Bidenin shah-mat. Ekipi i Trump di shumë gjëra për Hunter Biden dhe sulmet kanë filluar publikisht në një debat televiziv presidencial Trump-Biden më 2020 kur i pari akuzon të dytin se i biri i tij paguhej nga Kina. Biden e mohon kategorikisht, por më vonë vetë Hunter Biden u detyrua të pranonte se kishte marrë gati 5 milionë dollarë nga kompania kineze CEFC. Veçse kjo kompani gjigante energjetike kineze që u  mbyll m pas nga shteti kinez që të mos shpërthenin skandalet, del e lidhur me shqiptarin Dorian Duçka, këshilltar zyrtar i drejtuesve kinezë të kompanisë në fjalë. Kompania kineze del e lidhur po ashtu dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama që edhe ai si kinezët punësonte të njëjtin këshilltar, Dorian Duçkën. Kompania kineze i kishte ofruar Edi Ramës një ekspozitë të pikurave të tij në Kinë.

Habia e parë, e njëjta kompani kineze që paguan të birin e presidentit amerikan, paguan po ashtu dhe shqiptarët Dorian Duçka si këshilltar dhe Edi Ramën duke i ofruar një ekspozitë falas. Habia e dytë është se Dorian Duçka me Hunter Biden njihen. Habia e tretë, është se Dorian Duçka, Edi Rama, Hunter Biden dhe Mc Gonigal që të katërt këta njihen. Habia e katërt, firma kineze i paguan 1 milion dollarë Hunter Bidenit që ky të gjejë një kontakt në FBI-në e Nju Yorkut ku në 2017 ishte arrestuar një përfaqësues kinez i kompanisë me emrin Patrik Ho. Për të katërt këto habi gjen një literaturë të bollshme në shtypin amerikan me fakte konkrete, por këto rrëfime vetëm para një gjykate mund të provohen. Vetëm nëse gjykatësi i bën pyetje McGonigalit nëse ai e njeh apo jo Hunter Biden, ky do të vihej në pozitë të prononcohej nën betim. Evitimi i gjyqit të McGonigalit në Amerikë e hoqi këtë mundësi dhe ia heq mundësinë ekipit të Trump të vërtetojë gjithë këto lidhje misterioze Biden bir- Mc Gonigal që kalojnë nga Shqipëria. Por mbetet mundësia e një gjyqi në Shqipëri, ku të njëjtat pyetjet nën betim mund t’i bëhen Edi Ramës dhe Dorian Duçkës. Por dhe aty shtegu mbyllet pasi SPAK i cili është krijuar me ndërhyrjen e administratës demokrate amerikane sipas të gjitha gjasave nuk do të hape hetim që mund të dilte nga kontrolli dhe të çojë deri tek i biri i presidentit amerikan. Biden 2, Trump 0.

I ngelet tani vetëm një mundësi kampit të Trump, komisionet hetimore parlamentare nga Kongresi dhe Senati, që të shpresojë të zhbirojë lidhjet e Hunter Bidenit me McGonigal Shqipërinë dhe Kinën. Shpresa tjetër është që të bëhet presion mbi SPAK që të hapë gjyq në Shqipëri meqenëse në SHBA s’do të ketë më gjyq. Por herën e fundit kur Trump i kërkoi drejtësisë së Ukrainës që të hapte hetim ndaj të birit të Trump që dyshohej për korrupsion edhe atje me një firme ukrainase me emrin “Burisma” , ekipi i Biden kundërsulmoi efikasisht Trumpin se po bënte presion ndaj drejtësisë se një vendi të huaj. Pra duket e vështirë që rrethi i Trump të bëjë presion mbi SPAK. E megjithatë provat që servir shtypi amerikan, sidomos në një shkrim të New York Post të shkurtit të kaluar, janë të shumta dhe do të meritonin një hetim.

Konkretisht, në maj 2017 kur kompania kineze CEFC derdh një milion euro në llogari të firmës se Hunter Biden, shkëmbimet me e-maile midis Hunter Biden dhe ortakëve të tij, tregojnë se këtë “dhuratë” ia detyrojnë “Dorianit”. I pari që shkruan është ortaku i Hunter Biden, James Gilliar me këto fjalë në adresë të Hunterit dhe një ortaku tjetër pas marrjes së një milion dollarëve nga Kina: “Doriani na ka ndihmuar jashtëzakonisht që në fillim dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për ta shpërblyer”. Menjëherë Hunter Biden i përgjigjet: “Është e padiskutueshme që duhet shpërblyer. Dhe nëse shumica e ortakëve nuk është dakord unë do i jap diçka nga pjesa ime”.

Ka pak dyshime për shumë ekspertë se Doriani në fjalë nuk është veçse Dorian Duçka meqenëse bëhet fjalë për kompaninë CEFC për të cilën punon shqiptari.  Këtë pyetje mund ta bëjë për shembull tani SPAK meqenëse në SHBA s’do ketë gjyq. Por a ka interes administrata e Biden që SPAK të bëjë kështu lloj pyetjesh? Fakti tjetër. Një milion dollarët iu paguan kompanisë së Hunter Biden nga kompania kineze CEFC që i biri i presidentit të gjente se çfarë dosje kishte FBI për një kinez të kompanisë të arrestuar në New York me emrin Patrik Ho. Në një email më 2018, avokati amerikan i kinezit të arrestuar i shkruan një mesazh Hunter Bidenit siç e boton New York Post. Në këtë e-mail shkruar nga avokati Edëard Kim mund të lexohet : “do të ishte e dobishme sikur të na thoshit emrat e agjentëve të FBI me të cilët ju keni folur”. Të gjitha gjasat janë se bëhet fjalë për McGonigal meqenëse një agjent i FBI çuditërisht shkonte në ato momente në Shqipëri dhe kishte lidhje me Edi Ramën dhe Dorian Duçkën që ka lidhje me Hunter Biden.

Lidhjet e këtij qarku të ngushtë se kush ia ka prezantuar njëri-tjetrin dhe për çfarë pazaresh vetëm drejtësia mund t’i zhbirojë me kusht që të bëhet gjyq. Por Mc Gonigal duke pranuar vullnetarisht të “haje burg” edhe në dosjen shqiptare i eviton pikërisht drejtësisë të fusë hundët në një dosje ku mund të dalin lidhje shumë më të mëdha të krijuara apo të përfunduara në Shqipëri. Për më tepër që një dëshmitar i fundit në SHBA, sipas shtypit amerikan pretendon se është gati të dëshmojë se McGonigal qe spiuni i Hunter Biden brenda FBI-së së New Yorkut. Dhe se fundi po shtypi amerikan vë re se McGonigal dhe Hunter Biden i kishin fëmijët në të njëjtën shkollë.

Hetimi në Shqipëri mund të nxjerrë ato që nuk do të mund të thuhen më në gjykatat amerikane.

Kampi i Biden kishte pra si qëllim sipas analizës që bën kampi i Trump që dosja  McGonigal të varrosej njëherë e përgjithmonë edhe nëse për këtë Mc Gonigal shkon “me dëshirë” në burg për pesë vjet maksimum ose më pak meqenëse e pranoi fajin. Por dosja ende nuk është varrosur. Ekziston gjithnjë mundësia teorike dhe praktike që dosja McGonigal të gjykohet në Shqipëri, që Edi Rama të merret në pyetje ashtu si Dorian Duçka dhe të dalin lakrat e lidhjes me Kinën. Rama do ta kishte të vështirë të mohonte para drejtësisë shqiptare se nuk ka dijeni fare për kinezet, sepse vete Rama është financuar nga e njëjta firmë kineze që ka financuar Hunter Biden. Me ndërmjetësinë e “Dorianit” firma kineze CEFC  i pagoi një ekspozitë madhështore në Kinë Kryeministrit shqiptar. Po ashtu rezulton sipas Neë York Post, se ortaku i Hunter Bidenit, James Gillar ka bërë aferë në Shqipëri me kinezët e CEFC, gjë për të cilën qeveria Rama nuk ka si mund të mos jetë në dijeni dhe të gjitha këto rrezikojnë të dalin në dritë nëse hetimet hapen nga drejtësia shqiptare. Por edhe sikur SPAK të hetonte dhe drejtësia shqiptare mos të dënonte, kjo do të ishte sërish me rrezik për Biden-ët sepse pyetjet, përgjigjet, dëshmitë e Ramës apo Duçkës mbeten në dosje dhe mund të shfrytëzohen nga një tjetër administrate amerikane më vonë. Pra gjeja më e sigurt për administratën aktuale amerikane është që mos të ketë asnjë hetim në Shqipëri sidomos në këtë periudhë që Amerika hyn në fushatë. Me të drejtë shtrohet pyetja, po të doje administrata Biden që mos të ketë hetim në Shqipëri ndaj Ramës në dosjen McGonigal, a do t’i bindej SPAK? Prandaj hapja apo jo e një hetimi të tillë në Shqipëri është gur prove nëse SPAK është vërtetë i pavarur apo nën urdhra.

“Imuniteti” i Edi Ramës nëpërmjet Presidentit “nga populli”

Në këtë vorbull surrealiste të luftës politike Biden-Trump me rrënjë që shtrihen deri në Shqipëri, roli i Edi Ramës si dëshmitar kyç, po bëhet kyç. Po “ra” Rama me anë të një procesi McGonigal në Shqipëri bie në një farë mënyre Biden “himself” bir ose babë.

Në këtë faze, Biden nuk frikësohet pasi SPAK-u kontrollohet nga amerikanët dhe nuk do të ketë proces ndaj Ramës. Por Rama vetë do i kërkojë amerikanëve për këtë shërbim mbyllje goje, një favor, imunitet për veten për më vonë. Imunitetin e gëzon për aq kohë sa mban dhe pushtet, por Rama s’mund të rri pa fund Kryeministër sidomos me gjithë këto afera korrupsionesh në qeveri. Atëherë mund të imagjinohet që amerikanët mund ta kompensojnë Ramën duke i dhënë  postin e Presidentit. Por Rama nuk mund të ketë garanci me një titull që s’ka pushtet. Aty ndoshta duhet kërkuar domethënia e propozimit të papritur të Lulzim Bashës për një president të zgjedhur nga populli i cili si i tillë nuk mund të jetë me honorifik. Ky propozim i Bashës mund të rezultojë të jetë skemë e amerikanëve. Kështu një Ramë president nga populli do të ketë fuqi absolute, jo vetëm mbi ushtrinë dhe punët e jashtme, por dhe mbi drejtësinë, kjo varet se si do të hartohen kompetencat e një presidenti nga populli. Vetëm në këtë mënyrë Rama dhe administrata demokrate fitojnë garanci se kryeministri shqiptar që do ta zëvendësonte Ramën më 2025, nga PS-ja, apo Basha, nuk do ta rihapin dosjen McGonigal që sipas ligjeve tona nuk mund të parashkruhet, e pakta para 10 vjetëve. Gjithë këtë kohë duhet ta kemi pra sërish Edi Ramën si të parin e vendit, vetëm nëse republikanët rikthehen në pushtet në SHBA dhe gjithë skenarët rifillojnë nga e para.

blank

Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike- Nga SKËNDER MULLIQI

Historia e popujve në ish-Jugosllavi na ka mësuar së serbët janë popull më mëndje të humbur, së janë njerëz të retarduar, të cilët nuk po lirohen nga budallakinat dhe nga poshtërsinat, së ata janë fitues të përhërshem dhe pushtues të përheshem të tokave shqiptare.Leksionin së nuk mund të fitojnë nga shqiptarët e morën në vitin 1999, ku humbën luftën në Kosovë. Morën leksionin së triumfon e mira ndaj të keqës, së fiton drejtësia historike .Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike , duke u larguar më bisht nën shalë nga Kosova.Shqiptarët luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë , dhe e arritën këtë .Nese e fituam luftën së bashku më aleatët tanë , duhet ta din mirë çetniku Vuqiq i cili po kërcënon më luftë në veri të vendit, së jo që nuk do të arrinë të pushtojë, Kosovën , por do të detyrohet të ik deri të Pashallëku i Beogradit, ku edhe serbët e kan vendin.Xhelatët e Beogradit, duket së njohin vëtem dajakun mbi kokë.Kan harruar së ka përenduar koha e sundimit të shqiptarëve në tokën e tyre.Poshtërsitë dhe pandershemeritë e tyre nuk do të pijnë ujë më para botës demokratike , nese dikur iu ka funksionuar kjo punë.Nese çetniku Vuqiq, ka marr hov, ai do të ndalët dhe atë shumë keq , nese mendon së do të jetë ndryshe .Serbia dhe sërbet nuk po lirohen nga epoka e ërret ku janë katandisur. Zgjërimi i Serbisë historikisht më territore në kurriz të shqiptarëve ka përfunduar.Vuqiqi po futët në vallët e sadizmit serbomadh. Ai është një gjarpër helmues , të cilit do ti prehet koka në luftën më shqiptarët , të cilën më ngulm po e kërkon.Koka ju pre shumw kryeterroristit Vuqiq , kur ai së bashku më terroristin Radojqiq,Rakiq etj, tentuan më akte terrororiste ne veri të ndajnë Kosovën.U vra një policë I Kosovës, por terroristet dhe Vuqiqi morën leksionin e duhur së nuk ka lojë më shqiptarët në tokat e tyre stërgjyshore.Me shpalljën e ditën e zisë për terroristet e vrarë , e deshmojë se ai ishte urdhëdhënësi i ngjarjës tragjike. Dhe, nuk ka asnjë kuptim që bota demokratike të bisedon më njjë përson të tillë më biografi kriminale.Edhe bisedimet Kosovw -Serbi duhet të ndërpritën deri në atë kohë kur shtet largon nga pushteti terroristet, si Vuqiq, Vulin dhe Daciq.Tjetër.Kur roformohet ky shtet më logjikë mesjatare , dhe kur kërkon falje për gjenocid, dhe e pranon pavarësinë e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për normalizim të marrdhënjeve më këtë shtet fqinj. Kryeminsitrit të Kosovës iu kan hapur të gjithë mundësitë politike që të kundershton të ulët në një tavolinë në Bruksel, më kryeterroristin, Vuqiq.Shqiptarët kan qenë dhe janë popull paqëdashës ,janë popull që kërkojnë paqën , por që nuk i shmangën as luftës, kur është në pyetja mbrotja e Atdheut dhe e kombit. Vuqiqi është dehur nga urrejta patologjike që ka ndaj shqiptarëve. Kjo urrejte po i kthehet si bumerag.Unë e di mirë së shqiptarët dinë të mbrohen nga ata që i sulmojnë …

blank

Opozita serbe qëndrim në bllok: Vuçiç dhe Radoiçiç janë përgjegjësit kryesor për ngjarjet në Kosovë

Një pjesë e partive opozitare në Parlamentin serb e kanë akuzuar partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiq, tha më 26 shtator se presidenti Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit, transmetoi agjencia Beta.

Duke komentuar për videon e publikuar më 26 shtator nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, që pretendoi se shfaqte Radoiçiqin në manastirin e Banjskës i pajisur me armë zjarri, Aleksiq tha se politika e Listës Serbe, SNS-së dhe qasja e Vuçiqit ndaj Kosovës pësuan debakël.

“Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në të cilën vdiqën të paktën katër persona, Vuçiq duhet të japë dorëheqje. Radoiçiq nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit dhe shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy kanë më së shumti përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjskl”, tha Aleksiq.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar. Emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, një politikani opozitar në Kosovë.

Deri më tani, Lista Serbe dhe Vuçiq publikisht e kanë mbrojtur atë. Vuçiq nuk ka komentuar pretendimet për përfshirjen e Radoiçiqit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Deputeti nga subjekti opozitar, Partia pro-Evropiane Demokratike, Sërxhan Milivojeviq, tha se Vuçiq duhet të japë dorëheqje, sepse në, siç u shpreh ai, luftën njëditore të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lideri serb sakrifikoi serb të rinj në Kosovë.

Duke komentuar akuzat e Sveçlës se Radoiçiq udhëhoqi 30 serbë që sulmuan Policinë në Banjskë të duekën, Milivojeviq tha se pjesëmarrja e Radoiçiqit në këtë ngjarje tragjike “nuk do të ishte befasi”.

“Nëse Radoiçiqi ka marrë pjesë në këtë ngjarje, atëherë është e qartë se regjimi në Beograd i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq qëndron prapa çdo gjëje. Nëse Radoiçiqi ose kushdo tjetër ka organizuar këtë gjë pa miratimin apo urdhrin nga Beogradi, ai tashmë do të ishte arrestuar apo do të ishte fundi i Vuçiqit”, tha ai.

Kreu i partisë opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi nga Qeveria serbe që të njoftojë për numrin emrat e të vrarëve, të plagosurve dhe arrestuarve në mesin e serbëve në Kosovë.

Ai tha se është “veçmas skandaloze” që pushteti në Serbi po ua lë fajin serbëve në Kosovë.

Ndërkaq, lideri i partisë së krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike, Millosh Jovanoviq, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë se Qeveria e SNS-së duhet të ndryshojë “politikat shkatërruese” sa i përket Kosovës.

“Ky është fundi dhe kjo situatë tragjike tregon se ne duhet të bëjmë ndryshime thelbësore në Serbi. Qeveria duhet të ndryshojë sepse për 12 vjet në pushtet të tyre dhe politikat që nga viti 2008 na kanë sjellë deri te kjo”, tha ai.

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

blank

Reagimi i Pacollit në mbështetje të Kurtit, del fotoja e terroristit Radoiçiç në jahtin e tij

Behgjet Pacolli është nga të parët e opozitës së Kosovës që ka bërë një deklaratë ku thotë se mbështet plotësisht Albin Kurtin dhe i bën thirrje edhe kolegëve të tjerë opozitarë të bëjë të njëjtën gjë, pas ngjares së rëndë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku nga sulmi i terriristëve serbë.
Por në rrjetet soclia po qarkullon një foto e para disa viteve kur Pacolli shihet në një foto me Millan Radoiçiçin në jahtin personal të Pacollit në Budva të Malit të Zi.
Nga sa duket, te reagimi i Pacollit shkon përshtat shprehja, “kush ka mizën nën kësulë” flet i pari. syri.net

blank

Roberto Saviano: Kreu i ‘Cosa Nostra’ Matteo Messina Denaro, pasuri të shumta në Shqipëri

Ndarja nga jeta e bosit të fundit të fundit të njohur të ‘Cosa Nostras’ ka bërë që mediat italiane të fokusohet tek pasardhësi i tij.

Gazetari i njohur dhe një ndër njohësit më të mirë të mafias italiane, Roberto Saviano ka analizuar për ‘Corriere della Sera’ këtë situatë. Sipas tij, pasardhëse e Messina Denaro do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro.

Sipas Savianos një pjesë të mirë të pasurisë, Matteo Messina Denaro e ka në Shqipëri, në llogari të ndryshme bankare dhe në pasuri të shumta të blera dhe investuar ndër vite. Deklarimin e tij, Saviano e ka mbështetur në faktin se, Denaro ka lëvizur shpesh në Shqipëri dhe ka qëndruar edhe për një kohë të gjatë mes Tiranë-Durrësit dhe Vlorës, ku edhe besohet se ka një pjesë të pasurisë.

‘U fol gjatë për një distancë mes saj dhe babait, kur në vend të kësaj, disa ditë para  vdekjes së tij, Lorenza u bë Messina Denaro. Ajo ka marrë mbiemrin e babait të tij. Dhe si është e mundur, pas gjithë këtyre ofendimeve, pasi e keni cilësuar në mënyrën më të keqe të mundshme –‘frikacake’, ‘budallaqe’ -? Epo, nuk ka asnjë arsye fisnike, nuk ka arsye tjetër përveç asaj që ekziston gjithmonë, ajo që lëviz çdo burrë dhe çdo grua, ajo që lëviz pothuajse çdo qenie njerëzore. Paraja.

Image

Lorenza Messina Denaro

Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri – zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet -, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.

Trashëgimia në Cosa Nostra nuk është në përputhje me ligjin, trashëgimia e një njeriu të nderuar nuk shpërndahet, nuk rregullohet, por i shkon kujt të dojë i zoti i punës’, është shprehur Roberto Saviano për “Corriere della Sera”.

Image

blank

Shtypi gjerman për konfliktet në veri të Kosovës: Problematiku quhet Vuçiç

Kërkimet për sfondin e shkallëzimit të rrezikshëm të situatës në veri të Kosovës vazhdojnë, ndërkohë zhvillimet e fundit në rajon janë vendosur në fokus të mediave gjermane.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon gjakderdhjen në veri të Kosovës në një analizë të Michael Martens me titull “Vuçiç hedh poshtë pjesëmarrjen e Serbisë në trazira”. “Versioni i Vuçiqit, që shteti serb nuk ka të bëjë asgjë me trazirat bie ndesh me faktin që autorët ishin të armatosur rëndë dhe të mirëorganizuar. Ata kishin madje edhe një automjet të blinduar. Tek këto nuk kanë qasje civilët në Kosovë, në një kohë që në veri vija e strukturave kriminale dhe shtetërore është shumë e lëvizshme. Që kjo po i bëhet gjithnjë e më e qartë edhe botës jashtë, duket në prononcimin e të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, që bëri të ditur në platformën X, se BE e dënon “sulmin e neveritshëm kundër efektivëve të policisë ashpërsisht.”

Kurse gazeta “taz” nën titullin “Problematiku quhet Vuçiç” boton një koment të Erich Rathfelder për shkallëzimin e situatës në Kosovë, në të cilin theksohet, se “Serbia edhe njëherë e ashpërson gjendjen në Ballkan, në Kosovë. “Njeriu problematik i vërtetë quhet Aleksandar Vuçiç dhe është presidenti serb. Ai ndjek pa mëshirë qëllimet e veta, pa gatishmëri për kompromis. Për të do të thotë dobësi pranimi i kompromisit. Ai nuk do të kuptojë, se po dështon strategjia e tij, të arrijë të ketë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë por të mos e njohë Kosovën.[…]Vuçiç di të ushtrojë durim dhe i shikon diplomatët e Europës si idiotë të vlefshëm, që mund t’i mbajë varur deri sa të jetë e vendosur lufta e Ukrainës. Fiton Rusia, fiton edhe ai në Kosovë.”

“Nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie”

Më tej “taz” ka publikuar edhe një intervistë të martën mbi zhvillimet në Kosovë me politologun, Vedran Džihić nga Instituti për Politikën Ndërkombëtare në Vjenë, që kërkon që perëndimi të ndalë politikën e durimit kundrejt Serbisë. “Një shkëndijë dhe kontrolli humb”, thekson Vedran Džihić, duke iu referuar tensioneve të larta mes Kosovës e Serbisë, që janë më të lartat në 20 vitet e fundit. “Do të jetë e nevojshme edhe një rritje e prezencës së trupave të KFOR-it. Ne nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie. Kufijtë duhet të forcohen dhe të mbikqyren më intensivisht grupet kriminale.”

Edhe gazeta zvicernane “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Brukseli dhe kryeqytetet e tjera duhet t’ia bëjnë shumë shpejt të qartë Beogradit dhe Prishtinës, se çfarë duhet të bëjnë. Në të vërtetë ata e dinë. Sepse për pikat themelore për përmirësimin e marrëdhënieve kanë rënë dakord të dyja palët dy herë […] Brukseli dhe BE duhet me të gjitha mjetet diplomatike dhe ato të presionit financiar të bëjnë që palët t’i zbatojnë premtimet e marra. Kosova ndërkohë është nën sanksione. Nëse Beogradi nuk e ndryshon qëndrimin e tij, ka ardhur kohë për masa ndëshkuese edhe kundër Serbisë. Shumë e dhimbshme do të ishte shfuqizimi i liberalizimit të vizave (në rast të Kosovës mos heqja e tyre).

Por BE nuk ka vetëm shkopin në dorë, por edhe karotën: Ndihma e shpejtë për projekte infrastrukturore dhe një konferencë donatorësh janë shpërblime që i duhen të dyja palëve. Tani kërkohet ritëm. BE ka humbur shumë kohë në Ballkan. Nuk ka më shumë kohë pas ndryshimit të situatës strategjike. Para neoimperializmit rus dhe sfidës së Kinës, BE ka trumbetuar se do të mësojë gjuhën e pushtetit. Tani BE duhet ta shqiptojë atë.”/DW

blank

Çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë?

Garentina Kraja

Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëate për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë. Analistë në Beograd vlerësojnë se sulmi i grupit të armatosur serb në Kosovë, nuk ishte i papritur, por një ngjarje e paralajmëruar, që pritet të ndryshojë parametrat e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një realitet krejtsisht të ri mes dy vendeve.

“Do të jetë shumë e vështirë të menaxhohen dy gjëra, fillimisht, reagimi shovinist, etno-nacionalist rreth humbjes së kontrollit të territorit në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka ndodhur në realitet… Në këtë moment, përqëndrimi është në sigurinë dhe kjo nuk është gjë e keqe, sepse më në fund njerëzit do ta kuptojnë që zgjidhja nuk vjen me konflikte, me dhunë dhe këtë duhet ta pranojnë. Jam i bindur se shumica e njerëzve që jetojnë në Beograd e pranojnë realitetin – realitetin që asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë,” deklaroi Dushan Janjiç, kryetar I Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike.

Analistja Maja Piscevic nga organizata Këshilli Atlantik me seli në Washington, thotë se publiku në Serbi është i vetëdijshëm se, siç tha ajo, “diçka e tmerrshme ka ndodhur.”

“Ka kaq shumë pyetje. A ishte ky një tërmet? A ishte ky paralajmërim, apo një përgatitje e terrenit? Ngase të gjithë e kemi parashikuar dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se do të ndodhte. Dhe tani kur ndodhi, të gjithë u befasuam, ngase ndoshta shpresuam se nuk do të ndodhte. Vlerësimi im është se ky është një episod tragjik për serbët dhe shqiptarët, pasojë e mundësive të humbura, mungesës së guximit politik, zgjuarsisë politike dhe përgjegjësisë. Dhe në këtë kuptim, ishte e pashmangshme që diçka e tillë të ndodhte,” tha zonja Piscevic.

Sipas zotit Janjic, ka gjithnjë e më shumë argumente se ky ishte një “përshkallëzim i përdorimit të dhunës për qëllime politike” por që përshtypja që kjo është bërë nga elementë kriminalë tashmë nuk qëndron. Ai thotë se është tashmë e qartë që “KFOR-i, EULEX dhe Policia e Kosovës kanë bashkëpunuar profesionalisht dhe që Beogradi është gjithashtu i përfshirë në strehimin e njerëzve në Serbi që nuk janë arrestuar dhe që nuk janë në spitale, në Prishtinë.” Sipas tij, Beogradi tani detyrohet të hetojë dhe shkëmbejë informata për të gjithë ata që janë të përfshirë.

“Kemi ardhur në këtë pikë – përparësi është diskutimi, marrëveshja me Kosovën, me Prishtinën, jo për asociacionin e komunave, jo për shtetin. Tani ka të bëjë me sigurinë, që do të thotë me demilitarizimin e paramilitarëve,” deklaroi zoti Janjiç.

Sipas tij, Presidenti serb Vuçiç tashmë ka pranuar përgjegjësinë “kur e ka përcaktuar tërë procesin si protestë të njerëzve, qytetarëve dhe jo të kriminelëve”.

“Nuk ma merr mendja se do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të organizuar në Kosovë. Nëse Beogradi ka dashur të bëjë diçka, tash është e qartë që një gjë të tillë nuk mund ta bëjë në Kosovë. Ndoshta mund ta bëjë në Bosnjë, por në Kosovë, kjo vatër e nxehtë është tani e mbrojtur nga BE-ja, NATO-ja dhe prania amerikane,” theksoi ai.

Zonja Pescevic thotë se një hetim i ngjarjeve është i domosdoshëm për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, sipas saj, një gjë është e qartë.

“Është tashmë fakt që komuniteti serb është përfundimisht i radikalizuar dhe nuk u beson institucioneve të Kosovës. Diçka duhet të ndodhë. Diçka neutrale që të ndajë të dy palët. Kjo është gjithsesi një krizë sigurie. Dhe nuk mund të kesh zgjidhje politike pa e zgjidhur krizën e sigurisë. Dhe kjo çështje ka përparësi tani,” tha zonja Piscevic.

Por, përpos pasojave të menjëhershme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, analistët parashohin që sulmi i armatosur i grupit serb në pjesën veriore të Kosovës ndaj policisë së Kosovës shkon përtej kundërthënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur implikime për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për rajonin.

Sipas zotit Janjic, Rusia mund të ketë qënë e përfshirë në atë që ndodhi. Ai thotë se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të flasin “me një zë për të gjitha çështjet e rëndësishme.” Por, sipas tij, janë Shtetet e Bashkuara ato që tani duhet të vihen në krye të proceseve.

“Amerika duhet të udhëheqë për një arsye të vetme, Amerika thjesht po udhëheq bllokun perëndimor të sigurisë për të garantuar paqen në Evropë dhe jashtë Evropës. Së dyti, Rusia – dhe koha do ta dëshmojë se Rusia është e përfshirë me (Milan) Radojcicin dhe të tjerët në këtë incident – Rusia po tenton të tregojë se Amerika nuk është garantuesi i vetëm i paqes, që nuk është garantues i besueshëm i saj dhe konsideroj se është tejet e rëndësishme që Amerika të marrë rolin udhëheqës në këtë çështje të sigurisë,” deklaroi zoti Janjiç.

Por, sipas zotit Janjic, Moska tashmë synon lojtarë dhe shënjestra të tjera.

“Beogradi duhet ta ndryshojë politikën e tij. Beogradi zyrtar i Vuçiçit nuk do të përkrahet shumë nga Moska. Shansi i fundit është Këshilli i Sigurimit (të OKB-së). Moska tashmë po bën llogari me njerëz të rinj në Beograd, në Serbi dhe po bën një lloj tregtie. Kosova nuk është shënjestra kryesore apo pikë interesi rus. Është pikë e rëndësishme për t’u përleshur dhe luftuar me NATO dhe për ta shpërndarë atë nëpër tërë Evropën. Është mësim shumë i rëndësishëm që u mësua,” tha ai.

Ndërsa analistja Piscevic thotë se ndonëse roli i faktorëve të jashtëm nuk mund të përjashtohet nga sulmi i së dielës, duke marrë parasysh që situata e paqëndrueshme që ka ekzistuar për një kohë në Ballkan ka krijuar terren joshës për aktorë që janë të investuar në një rajon të destabilizuar.

“Është terren i favorshëm për ata që janë të interesuar për një Ballkan të destabilizuar, që ta përkrahin një gjë të tillë. Por nuk mund të them nëse janë të angazhuar drejtpërdrejt, nëse po, flasim për Rusinë. Por, ka kuptim që nuk janë të palumtur me atë që po ndodh në veri këto ditë,” tha ajo.

Analistët nuk mund të parashikojnë se çfarë zhvillime mund të priten, por ata theksojnë se vetëm një prani e shtuar e pranisë dhe vëmendjes ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë mund të sigurojë një rrugëdalje nga kjo gjendje.

“Kjo ishte një tronditje e madhe. A do të pasohet nga ndonjë incident tjetër? Sinqerisht, e kam të vështirë të imagjinoj se kjo rrjedhë e ngjarjeve mund të ndalojë vet, pa bashkësinë ndërkombëtare dhe pa rritjen e pranisë dhe gadishmërisë së KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës,” thotë zonja Piscevic.

Ndërkaq, zoti Janjic thotë se ndonëse nuk sheh përshkallëzim të mëtejmë në Kosovë, këto zhvillime paraqesin një moment të ri.

“Është krijuar një realitet krejtsisht i ri. Ka pasur rrezik të lartë se do të nxiste ndonjë konflikt të ri të armatosur. Tani jam i sigurtë se nuk do të ketë aktivitete të armatosura. Është një moment, që politikanët në dy anët ta shfrytëzojnë këtë moment. Zgjidhja para tyre është jo si të vazhdojnë me menaxhimin e sigurisë; por si të vazhdohet me stabilizimin e paqes. Kjo e ka ndryshuar tërësisht kahjen dhe nuk jam i sigurtë nëse Vuçiçi do të shkojë deri në fund. Për momentin, ai duhet ta pranojë këtë,” thotë ai.

“Njerëzit në Serbi janë shumë të frikësuar nga një luftë e re, nuk janë për të, por se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund ta them tani. Zona e vetme ku tani transferohet pasiguria është në Bosnjë,” përfundoi zoti Janjiç.

blank

Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë

Millosh Katiq

Mirjana Jevtoviq

Municione dhe armë, për të cilat Policia e Kosovës tha se u gjetën në dhe përreth manastirit në Banjskë. Foto: Bujar Tërstena Foto:Bujar Tërstena (RFE/RL)

 

Raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë…

Të gjitha këto janë pjesë e arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku pas një sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishte edhe një përleshje të armatosur.

Natën mes së shtunës dhe së dielës, një grup i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me policinë kosovare.

Në këtë konflikt u vranë tre sulmues, pjesëtarë të nacionalitetit serb.

A ka pasur plan për përfshirjen e qindra personave në këtë sulm të armatosur, cilët janë organizatorët e vërtetë, si përfundoi sasia e madhe e armëve që përdoren në luftë në duart e sulmuesve – janë vetëm disa nga pyetjet në të cilat publiku pret përgjigje.

Policia e Kosovës, ndërkohë, ekspozoi një arsenal të madh armësh, që, siç tha, u konfiskuan pas ngjarjeve në Banjskë.

Armët e sekuestruara në fshatin Banjskë, të prezantuara nga Policia e Kosovës.

Armët e sekuestruara në fshatin Banjskë, të prezantuara nga Policia e Kosovës.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, bazuar në fotografitë e armëve të konfiskuara, që publikoi Policia e Kosovës, identifikuan armë dhe municione që, sipas hulumtimit, në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Pothuajse i gjithë arsenali është parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai mbulon një gamë të gjerë operacionesh luftarake.

Raketahedhësi manual M80 Zola

Fotografia e së ashtuquajturës Zola – raketahedhës manual – është një nga pamjet e para të armëve që u publikuan të dielën gjatë konfliktit. Siç u saktësua më vonë, në aksionin në Banjskë u sekuestruan 29 raketahedhës të mbushur dhe 7 të përdorur.

blank

Zola M80 u zhvillua në ish-Jugosllavi dhe u konceptua si një armë që mund të përdoret nga një individ për të shkatërruar tanke, mjete ushtarake luftarake, transportuese dhe të tjera.

Arma u përdor gjerësisht gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Aktualisht është në përdorim në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Rakethedhësi M80 Zola, një mostër e armës e prezantuar nga Policia e Kosovës.

Rakethedhësi M80 Zola, një mostër e armës e prezantuar nga Policia e Kosovës.

Arma, edhe pse e vjetruar, vazhdon të prodhohet. Hedhësi prodhohet në Maqedoninë e Veriut, kurse raketa në Serbi.

Sipas ueb-faqeve të specializuara, saktësia e Zolës është mjaft e kufizuar, por M80 konsiderohet të ketë përparësi të shumta.

Kjo armë është e lirë për t’u prodhuar dhe e lehtë për t’u përdorur. Me pak trajnim shtesë, një anëtar i një njësie të ushtrisë mund të mbajë një ose dy të tilla, të cilat mund të përdoren për të sulmuar tanke ose automjete.

Siç thuhet në ueb-faqen e Ushtrisë së Serbisë, raketahedhësve u është kushtuar gjithmonë rëndësi e madhe, sepse janë armë shumë efektive dhe të thjeshta për mbështetjen e këmbësorisë.

Granatahedhësi automatik M93

Ky granatahedhës prodhohet edhe sot në fabrikën e armëve në Serbi, Zastava Oruzhje.

Është një armë këmbësorie, e destinuar për asgjësimin e personelit të zbuluar dhe të fshehur, në distanca deri në 1700 m, si dhe për shkatërrimin e mjeteve luftarake, të blinduara lehtë, në distanca deri në një kilometër.

blank

Në ueb-faqen e Zastava-s mund të lexohet se granatahedhësi është i besueshëm në kushte ekstreme klimatike dhe terreni.

Thuhet se M93 funksionon vetëm me zjarr, por se shpejtësia e zjarrit mund të ndryshojë nga 50 në 400 plumba në minutë. Mbushja bëhet me një karikator me kapacitet prej 29 plumbash, i vendosur në kutinë e municionit.

Thuhet, po ashtu, se baza trekëndëshe mundëson ndryshimin e shpejtë të pozicionit luftarak, ndërsa varësisht kërkesave taktike, ai mund të montohet në lloje të ndryshme mjetesh luftarake.

Granata M93 të ekspozuara në Mitrovicë pas konfiskimit.

Granata M93 të ekspozuara në Mitrovicë pas konfiskimit.

Pushka M70 në disa variante

Zhvillimi i kësaj pushke sulmi filloi në vitin 1959 në fabrikën Crvena Zastava në ish-Jugosllavi. Ajo përfaqëson një version të licencuar të Kallashnikovit. Nga viti 1970 u përdor gjerësisht nga ushtria jugosllave. Deri në 4 milionë M70 besohet se janë prodhuar në versione të ndryshme.
Kjo pushkë është parë në fushëbeteja dhe konflikte në Afganistan, Angola, Qipro, Irak, Jordani, Kenia, Mali, Ruandë, Siri, territore palestineze…

Përdoret, po ashtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, ndërsa prodhohet ende në fabrikën e armëve Zastava Oruzhje në Serbi.

blank

M70 është e njohur për besueshmërinë, qëndrueshmërinë, lehtësinë e përdorimit dhe mirëmbajtjen. Pushka mund të çmontohet në terren për një minutë, pa përdorimin e mjeteve.

Megjithatë, kjo armë, siç pretendohet në ueb-faqet e specializuara, ka saktësi më të dobët, në krahasim me shumicën e pushkëve perëndimore të një lloji të ngjashëm.

Gama efektive e qitjes është e kufizuar në 300-400 metra.

Shumë versione të saj të përmirësuara u kapën pas konfliktit në Banjskë.

Policia e Kosovës pretendon se ka gjetur 30 kopje të kësaj pushke në versione të ndryshme.

Pushkë gjysmë-automatike snajperiste M-76

Fabrika Zastava Oruzhje prodhoi dy modele të pushkëve gjysmë-automatike snajperiste sipas modelit Kallashnikov.

Siç thuhet në ueb-faqen e Ushtrisë serbe, në këtë pushkë janë aplikuar elemente të përforcuara të sistemit të huazimit të gazit barut. Pushka M-76 përdor plumb “Mauser” 7.92×57 mm.

Ajo është e destinuar për shkatërrimin e objektivave më të rëndësishme, të zbuluara dhe të maskuara, në distanca më të largëta, thuhet në faqen e internetit të Ushtrisë serbe.

Pushka snajper M-93 12.7 mm

Pushka snajper M-93 12.7 mm është prodhuar në fabrikën Zastava Oruzhje në Kragujevc të Serbisë që nga fundi i viteve ’90.

Është një pushkë me rreze të gjatë, e cila shpesh quhet pushkë kundër materialit, sepse përdoret kryesisht për të shkatërruar pajisje ushtarake.

Pushkët e prezantuara nga Policia e Kosovës pas konfiskimit.

Pushkët e prezantuara nga Policia e Kosovës pas konfiskimit.

Arma është dizajnuar për të luftuar kundër personelit në hapësirë të hapur, kundër mjeteve luftarake të blinduara lehtë, si dhe për shënjestrimin e objektivave të ndjeshme, si avionët dhe helikopterët e tokëzuar, mjetet e komunikimit, mjetet e vëzhgimit dhe gjurmimit elektronik, etj.

Është e përshtatshme për përdorim në zonat malore dhe për mbrojtjen e zonave kufitare, si dhe për shkatërrimin e minave lundruese.

Kamioni TAM 110 T7

Ky kamion ushtarak është prodhuar nga fabrika sllovene TAM gjatë viteve ‘80 të shekullit XX.

blank

Zhvillimi i këtij kamioni filloi në vitin 1965, bazuar në Studimin e mjeteve motorike joluftarake të ushtrisë jugosllave.

Modeli bazë është i destinuar për transportin e personelit (12 + 2) me pajisje të plota dhe për transportin e aseteve materiale me peshë deri në 1.8 ton.

Përveç kamionit bazë që ka kabinë me çati të hapur, ekzistojnë edhe modele të veçanta me kabina të mbyllura dhe me struktura të ndryshme.

Një TAM-i i ekspozuar pas konfiskimit nga Policia e Kosovës.

Një TAM-i i ekspozuar pas konfiskimit nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve nga ueb-faqet e specializuara ushtarake, në fund të viteve 1990, një version i blinduar i TAM 110 T7 B/BV, i njohur me emërtimin Ris, u zhvillua për nevojat e policisë ushtarake të Ushtrisë jugosllave dhe të njësive speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Gjithashtu mund të lexohet se xhandarmëria serbe ka edhe standardin TAM 110 T7, të shndërruar në automjet për shpërndarjen e demonstratave.

KVAD STELS ATV GUEPARD

blank

Siç thuhet në ueb-faqet e specializuara, për ndërtimin e këtij automjeti përdoren komponentë nga prodhuesit japonezë dhe rusë.

Është e lehtë për t’u njohur, sepse dizajni i tij dallon nga të tjerët.

Sipas vlerësimeve, ai ka të instaluar një motor shumë të fuqishëm dhe të shpejtë. Është i pajisur edhe me lidhëse teli elektrike, të rezistueshme ndaj ujit.

Armët e sekuestruara në fshatin Banjskë, të prezantuara nga Policia e Kosovës.

Armët e sekuestruara në fshatin Banjskë, të prezantuara nga Policia e Kosovës.

Ndër armët që thuhet se u sekuestruan nga Policia e Kosovës ka edhe MP5 nga prodhuesi gjerman Heckler & Koch, Vektor R4 nga prodhuesi i Afrikës së Jugut Denel, si dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

Sipas listës që publikoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social X, janë gjetur edhe 24 automjete SUV, 8 mina tokësore, 8 mina antitank, 5.5 kg eksploziv plastik, 15 dylbi, 3 dronë, uniforma ushtarake, çanta ushtarake, busulla, maska, telefona inteligjentë, para…

Përgatiti: Valona Tela

Send this to a friend