S’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët! – Nga REX KASUMAJ

Serbia, meqenëse, nuk arriti që me armë, me gjenocid, masakra e krim kundër njerëzimit ta krijoj “serbinë e madhe” gjegjësisht, nuk mundi të i bashkoi të gjithë serbët në një shtet pansllavist si mburojë të interesave gjeostrategjike të Rusisë në këtë rajon dhe kuptohet si instrument kundër interesave e ndikimit të SHBA-së në Ballkan e Evropen Juglindore…” Sot po mundohet ta arrijë këtë përmes karemit qesharak “ekonomik” të emertuar si Open Balkan për çka po e ka ndihmen e pakursyer të kishes serbe e të kishes e shtetit rus…
Me çuditë vetëm fakti çka kerkon Shqipëria aty…!
Dikur Elida Buçpapaj ishte nxënëse në gjimnazin Sami Frashëri. Në një kohë shumë të hidhur.
Që fëmijë kishte përjetuar vuajtje të shumta dhe dukej sikur jeta e saj ishte futur në një tunel pa fund nga ku nuk dukej drita.
Por mësuesja e saj e letërsisë Ferial Vasili ishte drita!
Elida Buçpapaj nuk e harron kurrë Ëngjëllin e saj Mbrojtës,
i është mirënjohëse në pakufi, i ndihet gjithmonë në borxh mësueses të saj të letërsisë dhe i dedikon një përkushtim.
Mësuesja e saj i kthen përgjigje me anë të një letre të shkruar me dorën e saj, të cilën po e përcjellim tek lexuesit:
(Nuk është Pushkini)
“Nga kjo tribunë e lartë ju jap lajmin e gëzuar se Shqipëria ka ndërtuar bazën materialo-teknike të komunizmit, të cilës tani në përshtatje me rrethanat e reja ndërkombëtare i kemi vënë emrin “Ballkan i hapur”. Le të gëzonet i gjithë populli shqiptar, sepse me “Ballkanin e hapur” e sotmja është e shkëlqyer dhe akoma më e ndritur do të jetë e ardhmja! Le të gëzonen sidomos fermerët e Konispolit, që do të eksportojnë prodhimet pa doganë, sepse edhe Greqinë do ta fusim sëshpejti në “Ballkanin e hapur!”.
-Nga fjalimi programatik i Udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit në seancën e parë plenare qeveritare të Kuvendit Popullor. Duartrokitje të stuhishme dhe thirrjet “Rroftë Federata Ballkanike!”, “Rroftë miqësia e pavdekëshme shqiptaro-serbe!”. Në fund këndohet himni panballkanik “Internacionale do të jetë Ballkani i ri”.
Monumenti u ngrit! Oi!
“Bashkimi i të gjitha tokave serbe në Ballkan nën çatinë e një shteti të vetëm është i paevitueshëm.
Është vetëm çeshtje kohe, kur do të hapet dritarja e mundësive.
Situata e brendëshme politike në Serbi e lejon këtë që të realizohet: Vendi ka presidentin e fuqishëm Aleksandër Vuçiç, i cili synon që të jetë udhëheqësi kryesor i Ballkanit”. -Oleg Bondarenko, Drejtor i “Fondit të Politikës Progresive”, Moskë, dhe i medias së posaçme qeveritare ruse për Ballkanin “Balkanist”, në 15 shtator 2021.
E dashur Marieta Zaçe,
të urojmë nga zemra edhe 💯 ditëlindje te tjera me Familjen që e krijuat bashkë me dashurinë e jetës,
Ti dhe Kushtrim Zaçe.
Dy kampionë, dy ikona, dy te rinj të bukur me energji te pashtershme per te nderuar kombin,
dy shqiptarë të ndershem, dy sprtisë e profesioniste brilante, me plot talent, të bekuar nga Zoti e plot modesti,
dy qytetarë model që kanë merituar respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve,
që kanë merituar duartrokitjet, brohoritjet, standing ovation
qe ia kane shtuar vlerat identitetit kombëtar, Atdheut, shoqerisë
dhe me kete standart si pedagogë kane edukuar rinine, brezin e ri!
Sot sporti shqiptar eshte në gjunjë, ne humnere sepse Pedagogë të nivelit boteror si Marieta Zaçe i mbajne ne stol ndersa rinia shqiptare merr ikën!
Kur shteti do t’i kthehet vlerave jo plehrave,
atëherë Shqiperia jone do te rilindë, sepse tash është në zgrip!
Jemi krenare qe te kemi Miken tone te shtrenjte!
Fletëz Prishtine
Vazhdimësi…
Logjika e marrëdhënieve ndërkombëtare është interesi dhe, natyrisht, forca kush ka tagrin ta posedojë. Dhe shtyhen aktorët e skenës drejt resursesh dhe pozicionesh të mëdha gjeopolitike.
Parimet, ndërkaq, ngjajnë të përfillshme vetëm atëherë kur përkojnë rastësisht me interesat e ftohtë.
Biden shpalli, ose vijoi doktrinën e Trumpit për t’mos hargjuar energji kombëtare në përpjekje për të bërë shtete e kombe të tjerë n’për botë.
Trumpi do ta niste me Sirinë, kurse Biden përfundoi punë me Afganistanin…
Trupat amerikane gjenden edhe në Kosovë. Por ngjashmëria është rreptësisht përjashtuese. Dy janë arësyet për këtë pandehmë: ashtu siç tha një studimtar në Uashington, amerikanët tani, për rikuperim, janë në kërkim të një suksesi në politikën e jashtme. Dhe, e dyta, nëse Dheu i tyre nuk është lule e resurseve të botës, shqiptarët janë kombi më i sigurtë që i kundërpeshon gjeopolitikisht Serbisë dhe, dalëzotësit të saj historik, Rusisë, në Ballkan.
Ndaj s’kanë pse të trishtohen shqiptarët, e as të gazmojnë fshehtë serbët!
R.
“I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë thënë se kjo nismë “është një konkurrencë e pashëndetshme” për procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.
Mbështetja në parim për “secilën nismë që rrit bashkëpunimin rajonal” nga ana e BE-së, por edhe disa shteteve anëtare, është kuptuar dhe përdorur nga mbështetësit e nismës “Ballkani i Hapur” si mbështetje direkte për këtë iniciativë. Por, në BE thonë se “një mbështetje të tillë direkte nuk ka pasur” dhe se në disa qarqe evropiane ka rezerva ndaj kësaj nisme”.
Radio Shtetërore Amerikane RFE/RL, 31 gusht 2021.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet