VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Si të përgatisim për mëngjes “porridge” sipas traditës tipike anglosaksone

By | August 19, 2017

Komentet

Pse disa persona djersijnë më shumë se të tjerët

Djersitja është forma më e shpejtë e çlirimit të trupit nga toksinat, me anë të secilës sekretohen lëndët e dëmshme siç janë alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe përmirësohet shëndeti kardiovaskular, sepse zemra nën ndikim të ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin.

Me ardhjen e verës pothuajse të gjithë djersisim më shumë, pasi temperaturat janë më të larta dhe djersitja bën një ruajtje të temperaturës midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme. Por nëse djersisim më shumë se ç’duhet?

Djersitja e tepërt ose e quajtur ndryshe si hiperhidroza, që për mjekët, përveçse një sëmundje e lindur, mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, e deri edhe sëmundjet malinje.

Tek disa pacientë, prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale. Problemi i hiperidrozës fillon zakonisht gjatë pubertetit (9-16 vjeç) dhe vazhdon gjithë jetën, me njëfarë ulje të intensitetit, në varësi të gjendjes psiko-fiziologjike të personit, percjell living.al.

Kjo dukuri shqetësuese dhe e bezdisshme, që shpesh nuk varet nga temperatura e mjedisit, shfaqet në çdo stinë dhe përkeqësohet zakonisht gjatë verës. Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal.

Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim individual në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin.

Për të minimizuar djersitjen (hiperidrozën), këshillohet të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante apo çdo veprim e kontakt që stimulon djersitjen. Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek.

10 këshilla për të eliminuar stresin nga jeta juaj

Sigurisht që në jetën e përditshme ne shpesh hasim shumë stres që na bën të ndihemi tmerrësisht keq. Çdo ditë e më tepër dëgjojmë njerëzit të thonë se ndihen të stresuar, çka ndikon në prishjen e ekuilibrit të jetës. Në mënyrë që ta gjejmë se çfarë mund të na e largojë këtë stres është të gjejmë disa mënyra të lehta dhe efektive për tu ndjerë më mirë çdo ditë.

Më poshtë po japim dhjetë këshilla efektive që do iu ndihmojnë të menazhoni situatat stresuese në përditshmërinë tuaj.

1-Ndaloni mendimet që ju mërzisin
Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mospërsëritet.

2-Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët
Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse. (leukoplast) Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rreth problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thuaj “STOP” me sa zë të kini dhe çmbështillni leukoplastin. Mund t’ju dhëmb pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala “STOP” e shoqëruar me dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresuese.

3-Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë
Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP”, me një zë normal dhe në të njëjtën kohë çmbështillni leukoplastin.

4-Relaksohuni
Lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Mos u sforconi të mendoni. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj, mendoni fjalën “STOP”. Çmbështillni njëkohësisht leukoplastin. Përsëriteni disa herë. Shtrihuni dhe lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet negative të shfaqen në trurin tuaj mendoni vetëm “STOP”, pa e çmbështjellë leukoplastin.

5-Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese
Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja. Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër përreth. Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja.

6-Detyrat e pakëndshme
Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të pakëndshme si larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave, etj.

7-Shmangni mërzitjen e stresin
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të relaksoheni.

8-Luftoni ankthin
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë diagnozën e krizës.

9-Përpiquni të jeni optimistë
Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore.

10-Bëni një jetë aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

Pse ndodhin ngërçet muskulare dhe si mund t’i trajtoni në kushtet e shtëpisë

Ngërçet muskulare janë simptoma shumë të shpeshta dhe të dhimbshme për disa nga ne. Ato vijnë prej tkurrjeve të shtuara të muskujve të anësoreve (kryesisht atyre të vendosur në krahë dhe në kërcinj). Mendohet se shkaktari kryesor është thjesht shtimi i stimulimit nervor për tkurrje muskulare.

Krahas tij, ekzistojnë edhe ushtrimet e lodhshme fizike gjatë aktivitetit ditor që shoqërohet me prodhim të acidit laktik në muskuj, ndryshimet elektrolitike, dehidratimi etj.

Mënyra e trajtimit është shumë e lehtë dhe mund të realizohet edhe në kushtet e shtëpisë. Së pari, rekomandohet të konsumohen shumë lëngje të pasura me magnez. Duhen shmangur kripërat e tepërta apo të pakta në ushqime, pasi të dyja ekstremet kontribuojnë në shfaqjen e ngërçeve.

Së dyti, rekomandohen masazhet e buta, psh me vaj ekualipti. Masazhet duhet të bëhen të përditshme deri në qetësimin e dhimbjeve muskulare.

Së treti, rekomandohen vaskat me ujë të ngrohtë, të cilat shtojnë sasinë e gjakut në muskuj dhe në sajë të nxitjes së reaksioneve oksidative, pakësojnë sasinë e acidit laktik të prodhuar në muskuj duke pakësuar ndjesinë e dhimbjes, shkruan bota.al.

Së fundmi, rekomandohet një shëtitje me ecje të lehtë që redukton rrezikun për ngërçet. Për çdo gjysmë ore ecje, rekomandohet pak pushim.

Pse ilaçet duhet t’i shoqërojmë përherë me ujë

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse medikamentet duhen shoqëruar gjithmonë me ujë?

Jo të gjithë veprojnë kështu, por duhet të dini se konsumimi i ilaçeve pa shoqëruar me ujë nuk rekomandohet dhe sjell rreziqe.

Mjekët thonë se ilaçet, në varësi edhe të madhësisë mund të dëmtojnë ezofagun, madje mund të shkaktojnë deri edhe prerje.

Këtë e zbulon “Times of India” në një shkrim të publikuar së fundi. Më herët edhe disa hulumtues turq kanë arritur në të njëjtin konkluzion.

Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është e madhe.

Të paktën një gotë ujë duhet të shoqërojë konsumin e medikamentit këshillojnë mjekët.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni fruta

Frutat dhe perimet përmbajnë disa prej vlerave ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tonë. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, vetëm 11% e njerëzve hanë fruta dhe perime në një ditë.

Por çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, nëse ju nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime.

Ju shfaqen probleme me sistemin e tretjes

Pa fruta dhe perime, ju jeni të prirur të hani më shumë ushqime të thata dhe për pasojë zorra juaj do të përballet me kapsllëkun. Prandaj, dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë fruta dhe perime, nëse doni të keni një zorrë të shëndetshme.

Rreziku nga kanceri rritet

Sipas një studimi, nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit (AICR), asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri, por një dietë e mbushur me ushqime me bazë bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut ndaj tij. Antioksidantët si: vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund të zvogëlojnë rreziqet e kancerit duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalët e lirë. Prandaj, dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë, spinaq, speca, domate, kastravecë, mollë, portokall etj. Pra nëse doni të jetoni shëndetshëm, hani sa më shumë fruta.

Nëse nuk hani fruta ose perime, ju do të shtoni në peshë

Nëse ju nuk hani fruta ose perime, ju do hani ushqime të tjera plot me kalori. Prandaj i kurseni vetes dietat strikte, ose mungesën e ushqimit dhe hani fruta dhe perime çdo ditë, dhe nuk do të shtoni peshë.

Ka shumë mundësi të prekeni nga diabeti

Për shkak se fitimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku për t’u prekur nga diabeti është me i madh nëse nuk hani fruta dhe perime.

Do t’ju rritet presioni i gjakut

Një dietë e lartë në natrium dhe e ulët në fruta dhe perime do t’ju rrezikonte ju nga tensioni i lartë i gjakut. Dhe për pasojë ju do të vuani nga hipertensioni.

Jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemër

Për shkak të efektit të uljes së gjakut hahet më shumë fruta dhe perime. Pra nëse keni presion gjaku të lartë ju duhet të hani shumë fruta dhe perime. Nëse ju ia bëni vetes tuaj këtë të mirë, do të mbroni edhe zemrën tuaj nga sëmundjet. Pasi nëse rritet presioni i gjakut ju rrezikoheni të prekeni nga ndonjë atak kardiak, këshillon dritare.net

Jeni të rrezikuar nga depresioni

Fakti se ju nuk konsumoni shumë fruta dhe perime, ju rrezikon edhe shëndetin mendor. Prandaj dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë fruta dhe veprime.

Pse nuk duhet të pini kafe pasdite

Kafja është e rëndësishme për shumë persona të cilët e kanë bërë atë pjesë të rutinës së tyre të përditshme dhe aq më tepër kur e shohin si mënyrën e vetme për t’u zgjuar në mëngjes.

Sipas mjekëve një person nuk duhet të konsumojë më tepër se dy kafe në ditë. Ndërkohë për disa të tjerë kafja nuk duhet të konsumohet në orët e pasdites pasi ka një sërë efektesh anësore.

Për shumë persona kafja krijon probleme me gjumin gjatë natës. Disa të tjerë në qoftë se konsumojnë kafe pasdite ankohen se kanë marrje mendsh apo ndjesinë e të vjellit. Kjo vjen si rrjedhojë e nivelit të lartë të kafeinës që për organizmin e tyre nuk është i nevojshëm, aq më tepër në orët e vona

Ngrijini më shpesh krahët lart, ja përse duhet ta bëni

Mes shumë ushtrimesh fizike, që premtojnë mrekulli, ne do t’ju veçojmë më të lehtin e mundshëm: ngritjen e krahëve lart!

Që tani e tutje bëjeni këtë lëvizje më shpesh gjatë ditës për disa arsye thelbësore:

Ç’tensionimi i supeve dhe qafës

Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!

Përmirësimi i qëndrimit

Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.

Forcimi i krahëve

Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht ky këtu, që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.

Lehtësimi i dhimbjeve të shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.

Shmangni sindromën e qafës

Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen.

Shtatzënë në avion, deri kur mund të udhëtoni

Shtatzania asnjëherë nuk ka shkuar mirë me udhëtimet me avion. Nënat e ardhshme janë të frikësuara lidhur me rreziqet që lartësia dhe presioni mund të shkaktojë te foshnja.

Por ajo që mjekët thonë është se nuk ka asnjë rrezik nga fluturimet deri në javën e 37 të shtatzënisë, ama gruaja shtatzënë nuk duhet të ketë patur komplikacione më parë, si anemi, hemorragji, probleme kardiake apo respiratore si dhe fraktura në kocka.

Ky rekomandim jepet nga mjekët britanik, të cilët merren me progresin e obstetrikës dhe gjinekologjisë.

Ata thonë se rrezet e skanerit nuk janë të rrezikshme për fetusin dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën.

Por para çdo udhëtimi, sidomos kur ai është i gjatë, një grua shtatzënë duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me rrezikun e zhvillimit të ndonjë tromboze venoze.

“Për shtatzënat pa komplikime nuk ka as nevojë që të lajmërohet kompania ajrore më herët dhe as për udhëzime të posaçme”, shpjegon profesor Ian Greer, i Universitetit të Liverpool, i cili ka zhvilluar studime shkencore lidhur me këtë temë.

Por ai shton se për një grua shtatzënë e cila më parë ka pasur aborte apo shtatzëni jashtë mitre, këshillohet bërja e një ekografie para udhëtimit.

Skandali me ushqimet – Mbyllen tri lokale në Jalë, kushte të rënda higjenike (fotot)

Pamje nga një prej restoranteve të bllokuara nga AKU në kushte të rënda higjeno-sanitare

Mbyllen tri lokale me kushte të rënda higjenike në Jalë, të cilat mund t’i shihni në fotot në fund të lajmit.

Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU ka mbyllur shumë lokale, bare e punishte që tregëtojnë në kushte skandaloze higjenike.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Jalë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku”  janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë  për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pak ditë më parë një hetimi policor zbuloi se në Shëngjin ishte ngritur një biznes për tregtimin e produkteve të mishit që kishte shitur prej vitesh mish të kalbur dhe që nuk plotësonte standardet më minimale.

Policia e Lezhës sekuestroi 528 kg produkte mishi gjatë operacionit të koduar “Rotten meat” (mishi i kalbur).

Sipas të dhënave zyrtare të cilave u referohet AgroWeb.org, ky person tregtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundërligjshme e jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Ky shtetas shpërndante produktet e tij në restorante apo “Fast Food-e”  në Shëngjin si dhe një punishte në Tiranë që është mbyllur nga AKU.

Simptomat nga helmimi

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, shfaqja e simptomave të helmimit varet nga përqindja e mikrobeve që përmban ushqimi i prishur.

Personat e helmuar kanë të dridhura dhe në shumicën e rasteve temperaturë të lartë.

Në gati të gjitha rastet, thonë ekspertët, personat kanë një plogështi dhe dehidratim të organizmit.

AgroWeb.org, rekomandon të mos neglizhoni të shkoni te mjeku nëse keni këto simptoma si edhe të denonconi rastet e dyshimta per tregëtim në kshte të rënda higjenike.

Më poshtë fotot e ardhura nga AKU, nga subjektet e bllokuara.

Foto 2

Foto 3

Foto 4

Stresi është shkaktar i problemeve me dhëmbët

Mbase tingëllon e pabesueshme, aq më parë në kontekstin e listës gjithnjë e më të gjatë të sëmundjeve për të cilat shkaktar është stresi, por edhe shumë probleme stomatologjike të shkaktuara nga nervozizmi dhe stresi. Ekzistojnë disa probleme më të shpeshta me dhëmbët, për të cilat rrallë mendohet që kanë lidhje me gjendjen psikike të pacientit dhe në të vërtetë kanë lidhje gjithsesi.

Kërcëllitja e dhëmbëve
Më së shpeshti kërcëllitja ndodh pa vetëdije dhe gjatë gjumit. Nëse vëreni që dhëmbët gjithnjë e më shumë shkurtohen dhe bëhen “të tejdukshëm” në vende të caktuara, me siguri është e nevojshme goma apo folia me të cilat kërcëllitja do të pamundësohet.

 

Kafshoni pjesën e brendshme të faqes
Për disa njerëz kjo shprehi është e zhvilluar si mënyrë për ballafaqim me stresin. Akupunktura apo hipnoza janë tretmanë, të cilët mund të përdoren për eliminimin dhe pengimin e kësaj shprehie.

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve
Kjo me siguri është shenjë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitis apo periodontoza), e cila është e shkaktuar apo e përkeqësuar nga stresi. Infeksione të shpeshta orale (afte dhe fistula). Stresi gjithashtu mund të jetë shkaktar, sepse ia pamundëson trupit që të luftojë kundër infeksioneve. Këtu mund të ndihmojnë antibiotikët dhe shërimi i hollësishëm.

Dhembja në nyja të nofullave
Në disa raste nevojitet tretmani i nofullës, sikur splinti special apo botoksi, në mënyrë që muskuli të lirohet.

Problemi me kanalet në rrënjët e dhëmbëve
Këtu stresi, gjithashtu, është shkaktar, sepse ky problem shfaqet shpesh te njerëzit, të cilët kërcëllijnë dhëmbët dhe të cilëve nervat e dhëmbëve u janë të ekspozuar. Pastrimi i kanaleve është i obligueshëm.

Era e keqe
Thartirat e stomakut mund të grumbullohen kur jeni vazhdimisht nën stres dhe çojnë deri te refluksi, i cili shkakton erën e keqe.

Keni dhimbje qafe? Ja kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja e qafës është një ndër shqetësimet kryesore që të gjithë frikësohen nga shenjat paralajmëruese që kanë ato. Shpina dhe qafa janë të ndjeshme dhe zakonisht marrin një trajtim më serioz.

Dhimbja e mprehtë e qafës zakonisht është alarm i rremë, dhe duket më serioze se sa që është në të vërtetë.

Vetëm një për qind e dhimbjeve të qafës janë kërcënuese dhe serioze.

Prej tyre shumica e rasteve janë për shkak të kancerit, apo dëmtimeve të boshtit kurrizor.

Për të trajtuar dhimbjen e qafës duhet t’i keni parasysh këto tre kritere:

-Dhimbja ju ka munduar për më shumë se 6 javë.

-Nuk po shkon duke u lehtësuar, madje vetëm sa forcohet.

-Së paku edhe një shenjë tjetër që tregon për ethe, humbje e peshës, dhimbje e kokës, apo ndjenjë e plogështisë.

10 këshilla për nxirjen perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë mbrojtje, pasi mund të kemi probleme të rënda në lëkurë.
Duke mos lënë mënjanë kujdesin për lëkurën më poshtë gjeni një listë esenciale në 10 hapa për të pasur nxirjen perfekte.
1- Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.
2- Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të evituar acarimet e padëshirueshme.
3- Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.


4- Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qenë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.
5- Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.
6- Rrotullohuni dhe ndryshoni pozicionin shpesh, rreth çdo 15/20 minuta, për ta lejuar diellin të nxijë çdo pjesë të trupit. Më mirë akoma, mund të praktikosh sport ose shëtitjen në breg.


7- Evitoni qëndrimin për orë të tera në diell dhe më pas minuta të tëra në det, ndonëse është e vërtetë që zhytja të rifreskon, por lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar në det apo pishina. Balanconi kohën duke pasur parasysh këtë këshillë.
8- Nëse jeni të lodhur dhe doni të merrni një sy gjumë, shkoni nën çadër, kështu do të jeni më të qetë për të evituar nxehtësinë apo skuqje/ nxirje vetëm nga njëra anë e trupit, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.
9- Preferoni diellin natyral në vend të llambave nxirëse, që kanë një përqendrim të lartë të rrezeve ultravioletë, më të dëmshme për lëkurën sepse mund t’i shkaktojnë asaj plakjen e parakohshme.


10- Lyejeni gjithmonë shumë mirë lëkurën tuaj, duke aplikuar edhe në fund të ditës një krem të mirë hidratues ose një qetësues pas diellit. Zgjidhni produktet më të përshtatshme për ju dhe aplikojini edhe pas dushit të mbrëmjes.