Përditë në opinion dëgjojmë fjalën pjetëposhtë për korrupsionin në Kosovë. Tashmë kjo është bërë si “sëmundje” e bulevardit të jetës dhe,në këtë rrjedhë pa të keqën e saj nuk shkohet më tej (sic!).
Boll më me korrupsionin.Duhet nisë me mëngjes me “shtetin ligjor” dhe nga institucionet e shtetit lartë-poshtë dhe në mesin e qytetarëve tanë. Përmes ligjit të bëhet realitet “lufta” kundër kësaj të keqeje që po e pengon shtetndërtimin e Kosovës dhe për agjendën e saj në BE!
Të nisë nga e para. Në këtë pjetëposhtë të institucioneve në Kosovë të vëhet në jetë ligjet e shtetit të Kosovës, pasuria e vjedhur ti kthehet shtetit dhe në thesarin e varfër!
Kosova të marrë shembull në shtetin mik të Kroacisë, kur ndaj ish-kryeministrit Ivo Sanader u muar vendimi i prerë i gjyqësorit që pasuria e tjetërsuar nga ai ti kthehet shtetit kroat.
Kështu me këtë “amnamezë” të sëmundjes së korrupsionit në Kosovë do të shërohet dhe do të dalim faqebardhë para vetës dhe para BE-së dhe miqëve tanë të përjetshëm SHBA-së!
Boll më korrupsion në Kosovë!
Çikago, 16 korrik 2018
Komentet