Për këtë krim ende flitet, pasi humbja ishte e madhe, thuajse në çdo shtëpi që kishte fshati Peshk i krahinës së Martaneshit u vra një mashkull. Zona e Çermenikës dhe Martaneshit njihej si mbështetëse e luftës Nacional Çlirimtare, por Mehmet Shehu dhe toga e partizaneve derdhi batare armësh duke marrë jetën e 22 burrave dhe djemve. Krimi u shënua më 5 mars 1944, kohë kur Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës. Në rrethana ende të paqarta, një partizan i cili ishte pjesë e prapavijës së Brigadës vritet në fshatin Peshk. Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomuniste, por nuk u vërtetua kurrë. Ndërsa Brigada ishte në marshim, Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatoheshin 25 burra dhe të rinj. Kaq mjaftoi që dhjetëra partizanë të shkonin shtëpi më shtëpi që u dilte përpara dhe të rrëmbenin burra e djem. Të gjithë shprehnin habi, por urdhri ishte i prerë për këtë masakër. Pjesë e Brigadës ishte edhe një banor i këtyre zonave, pikërisht Hysni Peshku, që kundërshtoi këtë urdhër, duke deklaruar se ata që u vunë pas murit për pushkatim janë baballarë e vëllezër të partizanëve dhe se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën reaksionare. Pikërisht pse kundërshtoi, Shehu dha urdhër që edhe Hysni Peshku të rreshtohej pas të tjerëve dhe pushkatoheshin në vend. Qindra plumba u derdhën mbi ta, duke u vrarë 22 burra. Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për tu pushkatuar kishte qenë 25 vetë, por një partizan ishte shprehur se tre të rinj i kishin vrarë rrugës, pasi kundërshtuan. Më poshtë lista me 22 burra dhe djem që u vranë brenda një ditë me urdhër të Mehmet Shehut.
1.Abaz Gurra
2.Destan Sollaku
3.Ali Gjoka
4.Musa Balla
5.Qerim Gjoka
6.Liman Hasballa
7.Sul Balla
8.Sul Peshku
9.Hasan Çela
10.Muharrem Çela
11.Fejzulla Grica
12.Kamber Peshku
13.Islam Çela
14.Ibrahim Çela
15.Qazim Koçi
16.Hysen Peshku
17.Isa Çela
18.Hasan Sallaku
19.Avdyl Grica
20.Riza Grica
21.Shaban Grica
22.Rexhep Grica
Si i ekzekutoi Mehmet Shehu pa gjyq 22 djem dhe burra në Martanesh, ja lista
Enveri me gjthë çakajt, si kryeçakall, kan qenë dorë e zgjatur e Serbit. Serbët si Dushan Mugosha, Miladin Popoviç, Aleksandër Rankoviç, e të tjerë, sa herë që kan deshtë përmes këtyre çakajve kan vrar Shqiptarë, pa gjygj pa prokuror…
Serbët akoma kan ndikim në Shqipëri përmes çakajve të rinjë siç është Mustafa Nano e shumë të tjerë…
Te lumte
Komunistet shqiptare gjithmone kane qene nen urdherat ruso-serbe. Edhe sot flasin per integrim europian , por ne zemer kane ruset dhe serbet. Jane gati te vrasin cdo shqiptar qe mendon ndyshe.Vetem ne shqiperi kjo fare e keqe nuk po zhduket.
Ramazan Fejzo
Po.fare.e.
PO.FARA.E.MBETUN.E.HUJA.
AJO.PUNO N.PERTA.NDIHMUEN.TE.VET.JO.SHQIPTAR.E.ATEDHETAR.
E.DUHET.PUNUAN.JU.ATEDHETAR.PER.TA.MBEROJT.VENDIN.
JUJ.KUR.DIHEN.TE.SE.NUK.
PUNOJN.PER.TE.MIREN.
E.SHQIPTARE.SE.TE.
PERZIM.ETE.SHITUN.KISHTE.
PO.DIHEN.NE.EMEN.PAK.
ME.MENDUEN.
E verteta eshte krejt ndryshe.Mehmet Shehun e ftuan per te bujtur ate nate ne shtepite e fshatareve .Sapo brigada e pare hyri ne fshat ,u pre ne bese dhe u prit me pushke nga fshateret.Autori qe ka shkruar me siper nuk thote sa partizane te pafajshem u vrane nga pabesia ate nate.Mbas mesnate Mehmet Shehu ndeshkoi pabesine.
E keni gabim , brigata nuk është pritë me pushke dhe nuk është prerë në bese nga martaneshasit. Brigata ka kaluar normalisht kreu i kolonës ka qënë në mes të shkallëve të valit fundi kollones në peshk të martaneshit është dëgjuar vetem një krismë pushke dhe ështe vrarë partizani fundit, u lajmërua Mehmeti dhe dha urdher për të vrare 25 veta , janë marë nëpër shtepi të moshuar çar gjetën dhe i pushkatuan . Martaneshasit e kanë dënuar këte akt kriminal dhe kanë guxuar ja kanë kërkuar vete Mehmetit Enverit dhe Ramizit dhe nuk reshten së kerkuari pafajesinë dhe drejtesi i ka mbeshtet Babafaja , dhe Haxhi lleshi, e deklaron këte pafajesi dhe Ramiz alia po nuk është marë asnjë vendim drejtesie.
Ato mbeten të respektuar nga banoret e martaneshit si familje.
Shqiperia vendi ku drstini saj eshte shqiptaret te hane njeri tjetrin
Te vrasin te miren,bashkejetojne me te Keqen
Vendi ku rrine pasive,dhe tregojne vetem viktimizma qe perjetojne
Shqiptaret kombi qe ka nji celes magjik dhurate nga Perendite ku asnji komb nuk e ka Gjuhen
Duhet ne Shqip ti perunjenjen Zotit e kerjojne Ndjese per krimet qe i kane bere njeri tjetrit dhe ja bejne akoma
Resto e fqinjeve dhe e botes gjen shesh e ben pershesh me ne fatkeqesisht sot gati te asimiluar
Mendohemi mire cdo tu themi brezave !!
Tmerr vuajtje dhe vetëm vuajtje si nuk ju sosën vuajtjet popullit Shqipëtatrë.