Shteti i Vjedhur, Populli që Ëndërron të Vjedhë Nga Stiven Janaqi
Bregu i Diellit – bregu i pavdekësisë- Nga ARIF EJUPI
HOROSKOPI I MUAJIT NËNTOR 2026
Idealist e guximtar- Nga ARIF EJUPI
Peter Lang boton studimin e ri të historianit Romeo Gurakuqi mbi mbijetesën dhe rindërtimin e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore
Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët. Dita e 19-të e revoltës për dorëheqjen e Ramës
RIKTHIM Nga Aurora Strati
Takimi i paharruar me Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV Nga Keda Kaceli
Matterhorn i bashkohet Listës së Trashëgimisë Gjeologjike Botërore
Rama kërkon të implikojë NATO-n/ Media franceze: Nuk ka prova se Rusia qëndron pas protestave në Shqipëri
“Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional”- Ambasadori i SHBA, Eric Wendt prezanton prioritetet
VIDEO/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, ja momenti kur hyn i vetëm në Prokurorinë e Posaçme
Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Ky vend nuk ka krizë politike. Ka tepricë hajdutësh.
Majtas, djathtas janë vetëm drejtimet nga ku futet dora në xhep. Ideologjia është fasadë, hajnia është doktrinë.Politikani shqiptar nuk vjen në pushtet për të ndërtuar. Vjen për të nxjerrë investimin. Mandati nuk është përgjegjësi, është afat kthimi. Katër vjet për të vjedhur, tetë për të mos u kapur, gjithë jetën për të shitur moral në televizor.
Anëtari i thjeshtë? Ai nuk është viktimë. Është praktikant korrupsioni. Antarësohet me CV-në bosh dhe barkun plot urrejtje, me një ëndërr të vetme: “Ma jep një karrige, se unë di si vidhet”. Nuk kërkon të shërbejë shtetin, kërkon qasje te arka. Dhe po s’vodhi ai, do vjedhë shoku. Prandaj nxiton.
Ndërkohë, nipërit dhe kushërinjtë e deputetëve lindin të diplomuar. Drejtorë “të thjeshtë” që nuk dinë të shkruajnë një raport, por dinë të zgjedhin mes Urus dhe Ferrari: dilema e madhe e mendimit strategjik. Qytetet mbushen me makina luksi, ndërsa shkollat, spitalet dhe kanalizimet funksionojnë me lutje.
Durrësi mbytet me një shi. Jo sepse bie shumë ujë, por sepse dikush e ka shitur tubin për skrap. Dhe ky është gjenialiteti ynë kombëtar: vjedhim edhe gjërat që na mbajnë gjallë. Vjedhim rrugën ku ecim, tubin që na mbron nga mut-i, shtyllën që mban çatinë pastaj ankohemi pse na bie mbi kokë.
Populli? Populli gënjehet, por edhe gënjen veten. E sheh hajdutin në Urus dhe nuk thotë “kriminel”, thotë “i zoti”. Nuk pyet “si i bëri?”, pyet “kë njeh?”. Dhe kur përmbytet shtëpia, shan qiellin, jo hajdutin që shiti kanalizimin.
Babezia nuk është më ves. Është normë sociale. Nëse je i ndershëm, je budalla. Nëse nuk ke lidhje, je i humbur. Nëse nuk vjedh, je i dyshimtë. Ky është morali i ri: kush s’ka marrë, s’ka kuptuar jetën.
Dhe kështu vazhdojmë:
politikanë që vjedhin shtetin,
zyrtarë që vjedhin qytetin,
qytetarë që ëndërrojnë të vjedhin njëri-tjetrin,
dhe fëmijë që rriten duke mësuar se suksesi ka zhurmë motori dhe targa të errëta.
Ky nuk është vend që po shkatërrohet.
Ky është vend që po ha veten.
Me oreks.
Pa turp.
Dhe me duart plot.