VOAL

VOAL

SHQIPTARËT DHE HOLIVUDI – Nga Frank Shkreli

March 1, 2016
blank

Komentet

blank

Arkivi i VOAl.ch: 21 JANARI, NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pamë të premten një version të Nëntëdhjeteshtatës të transplantuar plot katërmbëdhjetë vjet më vonë në Shqipëri.

Organizatorët e ngjarjes ishin betuar e stërbetuar se ngjarja do të ishte paqësore, ndonëse kishin paralajmëruar se ngjarja mund t’iu dilte nga kontrolli. Miqtë amerikanë me kohë ua kishin tërhequr atyre vëmendjen që ngjarja të mos dilte nga caqet paqësore. Edhe shumica dërmuese e pjesëmarrësve ishte e përgatitur për të qenë e pranishme në një episod paqësor.

Ngjarja e së premtes ishte një dështim fatal për opozitën shqiptare. Me precedentin e krijuar ajo nuk mund të ketë përballë vetëm kundërshtarin politik, por gjithë pjesën pozitive të kombit shqiptar, të etur për përparim të vendit, të prirur për përmirësim të jetës dhe të statusit individual e kolektiv nëpërmjet rrugëve paqësore, me sjellje dhe veprime qytetëruese perëndimore, të etur për të qenë edhe zyrtarisht, ashtu si janë në mënyrë natyrale, pjesë e kombit të madh evropian.

I takon opozitës t’i marrë nën kontroll të gjithë faktorët nostalgjikë të Nëntëdhjeteshtatës dhe t’ua tregojë atyre vendin. Vetëm kështu ajo mund t’ia hapë rrugën vetes për rikthim evropian në pushtet. Përndryshe asaj do t’i mbeten vetëm versionet fondamentaliste arabe ose mafioze amerikanolatine për të ardhur në pushtet. Dhe do të shndërrohet në një pengesë të urryer në rrugën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për në Evropë.

Vërtet Nëntëdhjeteshtata është e papërsëritshme, është e patransplantueshne në kohë apo hapësira të mëvonshme shqiptare. Por ne të premten pamë një përpjekje të rikthimit të Nëntëdhjeteshtatës në konteksitn e një Shqipërie anëtare të NATO-s, të një Shqipërie me jo pak të meta dhe jo me pak probleme, por të një Shqipërie me shpresa më të nxehta se kurrë për t’ua arritur qëllimeve të saj. Një Shqipëri e tillë do t’ua bënte hi e pluhur dëshirat donkishoteske të gjithë transplantuesve të revolucioneve të huaja barbare në këtë vend evropian.

I takon drejtësisë ta marrë sa më shpejt çështjen në dorë, duke mos mbetur më në periferi të problemeve si deri më sot, por duke shkuar në thelbin e kësaj çështjeje, në autorësinë e drejtpërdrejtë, në shfrytëzimin e menjëhershëm të të gjitha të dhënave dhe të të gjitha fakteve sa kohë që ato janë të freskëta. Institucionet e tjera të pavarura, të rendit dhe të rregullit, si policia dhe shërbimet inteligjente të jenë absolutisht bashkëpunuese dhe të hapura, në mënyrë që hetimet të futen në rrugë menjëherë, pa pritur përshkallëzimet e reja.

Nëse drejtësia nuk e bën këtë, atëherë ky do të ishte një dështim fatal edhe për drejtësinë e Shqipërisë. Ajo kësaj here do ta humbiste përfundimisht edhe prestigjin e fundit të mbetur, edhe besueshmërinë e fundit të mbetur. Ajo ka shansin ta kuptojë se ky është shansi i fundit që shteti ligjor të triumfojë në Shqipëri. Ajo ka shansin t’ua bëjë të qartë këtë të vërtetë të gjithë faktorëve të jetës së vendit: politikës, biznesit, shoqërisë, shtetit.

Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm përbën destabilizim të pandalshëm edhe të vendeve të tjera fqinje, një pjesë sosh edhe ato anëtare të NATO-s, një pjesë anëtare të BE-së, një pjesë kandidate për në NATO apo për në BE, një pjesë tjetër me aspirata evropiane apo evroatlantike. Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm ndihet urgjentisht në të gjitha shtetet fqinje dhe rajonale ku ka prani të popullsisë shqiptare.

Parë me këtë sy, nga faktorët stabilizues ndërkombëtarë, miq e aleatë, nga të gjithë faktorët pozitivë e konstruktivë kërkohet të ushtrojnë ndikimin e tyre në favor të zhvillimeve paqësore, në mënyrë që të mos iu dalë nga dora Shqipëria dhe pjesa tjetër e rajonit ballkanik. Me asnjë qëndrim ekuivok të mos i krijohet përshtypja e dritës jeshile për veprime të papërgjegjshme segmentit të papërgjegjshëm të opozitës në Shqipëri. Përndryshe përgjegjësia do të jetë e shpërndarë dhe do të mbetet pa autorësi, si më 1997. Dhe, vetvetiu çdo version i Nëntëdhjeteshtatës do të ketë version të Nëntëdhjetetës, version të Nëntëdhjetenëntës, versione të pafundme të njëpasnjëshme prapakthyese zinxhir në kohë e hapësirë.

I takon, ndërkaq, shumicës qeveritare, ta rishikojë veten në masën e duhur dhe në thellësinë e duhur, ta rishikojë mundësinë e zgjerimit të bazës së saj, ta rishikojë mundësinë e dialogut me faktorët konstruktivë e pozitivë të reformuar të opozitës, sado të pakët të jenë ata, mundësisht me sa më shumë prej tyre. Nga ana tjetër, për mbarështrimin e lëvizjeve të ardhshme të segmentit opozitar të së premtes, do të ishte tejet e këshillueshme që Shqipëria të marrë ndihmë të madhe teknike eksperte nga disa vende perëndimore apo nga një vend i caktuar perëndimor, i cili ka përvojë të përkryer në kontrollimin e situatave të tilla, që ato të mos përsëriten, që taktikat e ardhshme të organizatorëve të ngjarjeve të tilla të kapen në kohë dhe të merren nën kontroll në faza sa më të hershme.

Përndryshe do të përballemi me dështim fatal të shtetit në Shqipëri, me dështim fatal të çështjes shqiptare në tërësi, çka do të prishte në mënyrë fatale ekuilibret e domosdoshme – po të shprehemi burokratikisht – në këtë pjesë të rajonit, kontinentit dhe botës.

(Botuar në Bota Sot më 23 janar 2011)

blank

NË KOSOVË NUK DUHET TË KETË KISHA MONO-ETNIKE – Nga Isuf B. Bajrami

 

Instituti për Trashëgiminë Kulturore, duhet ta thotë fjalën e vetë në vi institucionale me prova, lidhur me Kishat në Kosovë.

Në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të ketë “Kisha Ortodokse Serbe mono-etnike (një-nacionale), siç është përcaktuar në “Planin franko-gjerman”

Plani “franko-gjerman “
Pika 7
Shkruan;
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.”!

Trashëgimia kulturore dhe historike në Kosovë, është autoktone Dardane.
Besimi fetarë Ortodok është themeluar nga Shën Konstantini dardan.
Të gjitha kishat e vjetra të besimit Ortodoks në Kosovë, janë Kisha vendore dardane dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me drejtuesit e dhunshëm serbo-rusë!

Gjilan, 22.01.2023

blank

Në Shqipëri dielli shndërrohet në errësirë ​​dhe hëna në gjak- Nga Aurel Dasareti*

Shqipëria është një vend i vogël në buzë të botës. “Drejtohet” (është kapur tërësisht) nga një mafioz pervers cullak qesharak, i cili në raport me të huajt ka një ekspozitë kompleksesh inferioriteti deri në tallje dhe përbuzje.
***
Porta e dashurisë mes krye-kuislingut shqipfolës Rama dhe terroristit serb Vuçiç ishte e lehtë për t’u hapur, dhe tashmë e vështirë për t’u mbyllur. Dhe nuk është dashuria e tyre për njëri-tjetrin ajo që është e verbër, por xhelozia. Dashuria e pazakontë (e çuditshme) mes tyre nisi me një manovër rrethimi dhe do të përfundojë si një betejë për pozicione në të cilat Rama do të humbasë.
Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar është në fazën kritike. I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja e regjimit aktual në shtetin vasal Shqipëri, duhet të përmbyset, të zhduket përgjithmonë. Askush (nga të huajt) nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur.

Aty ku mbaron ligji, fillon tirania. Tirania është një formë qeverisjeje ku një person, tirani, në thelb ka të gjithë pushtetin dhe mund të sundojë si të dojë (në mënyrë arbitrare), pa asnjë bazë ligjore apo kufizime të tjera, dhe shpeshherë në mënyrë të dhunshme.

Shqipëria nën sundimin e tiranit, përndryshe Kalorësit të Ortodoksisë Greke, është në proces të shkoj në shtrat me djallin. Ai është më çetnik se serbët. Vetëm ndonjë idiot mund të mendoj se është i përshtatshëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka qenë, është dhe mbetet një shkatërrues i Kombit Shqiptar dhe një djall i dobishëm për punëdhënësit e tij të fuqishëm! Dhe, njerëzit shpirtrob, apo ata që nuk e shikojnë rrezikun, janë ulur dhe e kanë lënë që kjo të ndodhë, si lopët në rrugën e tyre për në thertore.

Një diktator i korruptuar, që duhet të dënohet me burgim të përjetshëm për Tradhti ndaj Vendit, që vetëm e vjedh dhe shpopullon Shqipërinë, dëshiron të përfshihet në gjithçka që ndodh rreth tij. Një kryeministër joligjor, bandit që shkakton varfërinë, me qëllimin djallëzor që rinia të humbë shpresën dhe të braktisë atdheun; për të boshatisur Vendin që do të kolonizohet dhe trashëgohet nga të huajt e të gjithë rruzullit tokësor. Mendimi i tij është i domosdoshëm për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe jo thelbësore dhe fiksimi i tij me kontrollin arrin një nivel kaq ekstrem sa do të ishte më i lumtur nëse do të mund të përcaktonte çdo lëvizje dhe reagim të njerëzve që e rrethojnë. Bota e tij shembet plotësisht kur kupton se nuk mund të ndikoj në diçka dhe zhgënjimi për shkak të njohurive të sipërpërmendura shfaqet përmes histerisë në të gjitha format e mundshme.

Për të gjithë tiranët ka një justifikim: nuk është faji i tyre se rrethina është frikacake.

Shqipëria nuk është më një shtet që shkonte drejtë mirëqenies. Kuislingu po gllabëron popullin e saj. Shteti i mirëqenies është një ndërtesë e brishtë, gati për t’u shembur tërësisht. Ne duhet ta mbrojmë atë kundër regjimit kriminal. Shqipëria është para vdekjes, shpëtojeni!
***
“Analistët” dhe kuislingët e opozitës (grupime analfabetësh) që janë vënë në shërbim të pushtuesit (tradhtarët me damkë), për të ardhur në pushtet favorizojnë Serbinë për copëtimin e Kosovës. Me propagandën e tyre pallin si në korin e gomarëve kinse minoriteti i privilegjuar serb në Kosovë (2% e banorëve, ardhacakët, të përkëdhelurit e BE-së), që faktikisht i kanë të drejtat e pakufizuara – na qenkan viktimë, ndërsa viktima e vërtetë (shqiptarët etnik, përbëjnë 97% të banorëve), që janë masakruar nga barbarët serbo-çetnik me qindra herë në këto 100 vitet e fundit – na qenkan xhelatë.

Këta “analistët” dhe “politikanë” përçarës që duhet të jenë pas hekurave (për akte korrupsioni dhe tradhtie) kryejnë haptazi veprimtari armiqësore edhe në forma spiunazhi kundër popullit të vetë duke bashkëpunuar me armiqtë pushtues nazistë-terroristë për shfarosjen e Kombit Shqiptar. Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i sjelljes së tij shkatërruese, ai që çdo ditë endet brenda të njëjtave gjurma.

Veproni në një front të përbashkët kundër së keqes. “Ndërmjetësuesit” dhe “lehtësuesit” ndërkombëtarë, përndryshe ledhatuesit dhe përkëdhelësit e Serbisë pan-sllaviste naziste terroriste, duke luajtur dhe duke bërë kërdi me të vërtetën, marrin anën e gjakatarëve pushtues duke kërkuar në “dialog” asociacion – faktikisht një republikë serbe në mes të Kosovës. Kjo rrezikon qenien tonë kombëtare, sepse kërkojnë lëshime të pashtershme nga viktimat shqiptare të Dardanisë ilire-pellazge. Kur flasin paratë, e vërteta është e heshtur.

Ata janë kalimtarë të rastësishëm në histori, vdekatarë të zakonshëm, ndërkaq, Atdheu mbetet i përjetshëm. Patjetër të mbrohet, së bashku.

BE-ja demokritike akoma nuk donë ta kuptoj se: Në të “vërtetën” e serbëve ka material shpërthyes rus!

Djalli Hashim Thaçi dhe mumia Isa Mustafa, e nënshkruan asociacionin (bashkimin e botës serbe – një Serbi në midis të Kosovës) sepse janë kriminelë, të korruptuar dhe shantazhuar, kuislingë, mercenarë, tradhtarë, në shërbim të armikut-pushtuesit barbar.

A  mendoni se është mirë t`i  respektojmë ata tradhtarë (analfabetë të vetëshpallur politikanë e qeveritarë) të Kosovës, tashmë në opozitë ndaj LV (Lëvizja Vetëvendosje), që në bashkëveprim me armikun e egër, duke shkelur mbi gjakun e të masakruarve gjatë vitit 1998/99, para disa viteve, në Kuvend, votuan pro Serbisë. Miratuan copëtimin e Kosovës, të maskuar si “asociacion”?! Bajgat kanë kryer veprën penale më të rëndë: Tradhti ndaj Vendit.

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
***
Krimi është një shprehje që përdoret për veprime që janë objekt i dënimit.

Kriminal- është një parashtesë që përdoret për diçka që lidhet me veprat penale dhe shkelësit e ligjit. Një vepër kriminale është shkelje ligjore e një dispozite që i nënshtrohet kanosjes së dënimit.
Kriminel është njësoj si krimi, dikush që shkel ligjin (ai që kryen ose ka kryer një krim), ai që bie nën ligjin penal.

E nënshkruan dhe miratuan “zajednicën” për të shpëtuar prapanicën. A janë kriminelë mercenarët që me të katër këmbët kanë Shkelur Kushtetutën e Vendit – duke rrezikuar jetën e juaj?
***
Koha është e errët si rreth nesh ashtu edhe brenda nesh. Megjithatë, drita gjithmonë do të fitojë mbi errësirën dhe shpresa largon dëshpërimin dhe dekurajimin.

Çdo akt i madh politik përbëhet nga thëniet e gjërave drejt dhe fillon me të. Çdo imtësi politike përbëhet nga fshehjet dhe errësimin e gjërave.

Synimi i përkthyer në veprim është çelësi i suksesit. Dhe, jeta merr kuptim vetëm përmes veprimit. Por fakti që një veprim është dashamirës në asnjë mënyrë nuk do të thotë se diçka e mirë do të vijë prej tij, nëse nuk është projektuar siç duhet.

Si mund ta dijë dikush se cili është mendimi pas asaj që thoni, nëse nuk është i dukshëm? Prandaj, për të ditur se çfarë nënkuptojnë njerëzit në të vërtetë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje asaj që bëjnë sesa asaj që thonë.

Kohët e vështira kërkojnë prioritete.

Tragjedia jonë kombëtare është se edhe kur vendi dhe kombi kërcënohen me jetë nga armiku i përjetshëm, ata ndahen edhe më shumë në vend që të forcojnë unitetin. Shqiptarët sillen si fëmijë, ndërsa pushtuesit pan-sllavist dhe grek si të rritur. Të gjithë fëmijët humbasin, ky është thelbi i fëmijërisë, që ju humbni të gjitha duelet me të rriturit.

Bëni detyrën tuaj atdhetare, patriotike, nëse jo për ju atëherë për hir të fëmijëve të juaj, pasardhësve. Armikun e shpellave e keni në prag të derës, dhe ai ndihmohet nga sivëllai egër. Bashkohuni menjëherë. Fituesit nuk presin derisa të kenë mundësinë – ata e krijojnë atë. Nëse humbisni, duroni, thjesht mos harroni qëllimin tuaj, le të jetë vullneti juaj prej çeliku – provoni përsëri! Është e shëndetshme të jesh skeptik, por marrëzi të jesh aq skeptik sa të humbasësh mundësitë e arta.

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj të keqes. Domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.

Çmontimi i kësaj fatkeqësie kombëtare është obligim i çdo atdhetari.

Shpresat, planet dhe iluzionet janë elementë rinovues të jetës. Ata janë e kuqja e mëngjesit, shkëlqimi i të cilëve magjeps vazhdimisht.

PS: Disa njerëz e bëjnë botën të veçantë vetëm duke qenë në të!

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Virgjëria fetare e Skënderbeut- Nga SHABAN MURATI

Më në fund, pas 555 vitesh të ikjes në amëshim, shpirti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu gjeti qetësi.
Qeveria e Shqipërisë zbuloi pas 555 vitesh dhe i akordoi Skënderbeut çertifikatën e virgjërisë fetare.
Nuk dihet nëse çertifikata e virgjërisë së tij fetare do të ekspozohet në muzeun “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” të Krujës skënderbejane të harruar nga qeveria, apo në varrin imagjinar të Skënderbeut në Lezhë, apo në Belvedere në Vienë pranë armëve të Skënderbeut, apo në Vatikan që me këtë rast qeveria t’i dëshmojë besnikërinë dhe virgjërinë e saj fetare.
Udhëheqësit e Shqipërisë nuk pushojnë së shtrembëruari historinë e kombit shqiptar dhe të personaliteteve historike sipas interesit të tyre personal politik, fetar, krahinor dhe etnik.
blank

Në ekranet tona mbizotëron një zbrazëti, një mënxyrë jetike – Një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish Nga Diana Ziu

Një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish, EKRANET tona që po pëllcasin, po gufojnë,

nga mos etika, nga lakuriqësia pa limit, e ku rrënjët i ka gjetiu !

Është një tmerr mediatik.

Është një gënjeshtër e këtij realiteti !…

Mban peng shpirtin tim!.

Artin tim!🎼🎵🎹🎶

Po na mbërdhin shpirti, nuk ka më as fjalë!… Me mjerimin mbi shpinë, ne qeshim!

përsëri qeshim!

Fytyra e ardhshme e kësaj toke është pasqyra e këtij ferri!

🎼🎵🎶 D.Ziu…

Ne të gjithë e dimë sa pak e qëndrueshme është dashuria, drithërima e kthjellët e bukurisë, idetë besnike me të cilat ne ngritëm një botë.

Kur përballemi me çthurrjen që të çon drejt epshit provincial, ngre kryet si një model në ekspozen e jetës. Ato përplasen mbi fytyrat tona si lecka të vjetëruara, por ne duhet të adoptohemi pasi mbajnë firmën e madhe “VIP”…

Unë, shoh kohën që errësisht përhap qetësinë, por pa mbrojtje nga ulërimat e ankthit. Depresionet dhe ankthet janë tashmë modë për kohën e sotme kolerë. Në këto rrahje të ethëshme, ndihet “çekani” përpëlitës që shemb, degradon çdo gjë, deri në thellësinë e pa emërt. Mbase një planet vetëvrasës po shpërthen brenda nesh…

Etja për seks, çthurrja sociale të prek duke u lutur dhe me përulësinë e varfërisë së vetmuar. Gjithashtu me fortësinë e “çekanit” ngulmon si një manjak i brishtë, i uritur dhe i verbër, të godet dhe të çan, por më në fund fiton dhe bëhet “VIP”…

Po, ku po shkojmë sot?!…

Fytyra e ardhshme e kësaj toke është pasqyra e këtij ferri. Në ekranet tona, ka shumë monotoni opinionesh politike pafund. Po mbizotëron një zbrazëti, një mënxyrë jetike. Pa dyshim mund të themi që ka një rritje ekstazash për t’u marrë me politikë. Sot, po thuaj të gjithë janë politikë bërës. Kjo është e përditëshmja nga mëngjesi në drekë,

në darkë dhe deri në mesnatën e vonë.

Kjo monotoni fjalimesh, problemesh është një ngjarje, komedi me tragjedira dhe diskutimesh pafund në ekranet tona. Ato sjellin monotoninë e ngjarjeve të shumë përsëritura. Gjithashtu emrat tashmë janë të vjetëruara në dukje dhe me thëniet e tyre, në stamposjen me impostimin më perfekt të figurave të krijuara dhe të skalitura me dorën, mëndjen e tyre të ndritur, por si personalitete të kulluara nga nderi me tepricë.

Sot ky fenomen është kthyer në një modë të vjetëruar në aspektin e opinionistit apo opinionistes. Ato janë tashmë të vetë emëruar në kanalet TV – ve për më shumë ato më të rëndësishmet. Ata / ato si

drejtues apo drejtuese të emisioneve ku ndryshon vetëm termi, titulli i emisioni dhe paraqitja gjithashtu. Kjo është një TMERR…! Nuk çuditem aspak që nesër mundet të jenë akoma edhe më ndryshe, mbase edhe atje ca më lart, akoma nuk dihet…

Vetëm një gjë është e sigurt që ata / ato e dinë mirë në ç’ drejtim po shkojmë ne. Këta opinionistë janë e ardhmia jonë, janë “ajka” e shoqërisë. Regjisori edhe që dirigjentët e emisioneve kanë emisionin më rëndësishëm të përkthimit nga shqipja në shqip.

Në këtë kontest të perfeksionit gjysma e emisioneve përmban moralin social, pjesa tjetër flet për vetveten, por vetëm për vete ama si Beluli i ndritur dikur…

Kjo është udhëheqje pa krye drejt mërzitive pa fund.

Vërtetë na u lodhën sytë, na u lodh ky shpirt…, por nuk duhet të harrojmë më pas shlodhjen e shumë pritur të kohës për ne si popull, të mos harrojmë se ka kush mendon për ne, janë emisionet “VIP ” pikërisht aty ku përputhen me dëshirat tona të stisura.

Mediokriteti e gjen frymëmarrjen dhe gufimin e madh të spektatorit pa faj. Është mëse i nevojëshëm ky “argëtim”?!…, të duket që nuk ka asnjë rrugë dalje nga ky labirinth. Njerëzit janë të “lumtur”…. tashmë çdo të shtunë e të martë mos harroni “VIP”… Kjo është një ekstazë televizive e bukur plot ngjyra, harmoni, jetë njerëzish pa faj dhe të bukur.

Dhe ne qeshim…?!

Këto janë jetë njerëzish dhe askush nuk ka faj, askush… Është bukur, diskutojnë, tregojnë kulturë, përformojnë, aktrojnë me talentin e tyre, por ne “argëtohemi” dhe përsëri “qeshim” me naivitetin e maskuar. Mbase na është kthyer në shprehi kovidiane kjo maskë nënqeshjesh.

Ne i buzëqeshim fatit, dhimbjes tonë, realitetit tonë,

nuk ka më transparencë. Kjo është jetë e vërtetë mbi gënjeshtrën moderne. Kush nuk e kupton, nuk është në kohë moderne, nuk ndjek modën e televizioneve, që tashmë kanë kulturën vizive të majave më të larta spektakulare.

Një Super Bravo!…

Ja pra, kjo është jeta dhe pa i mbuluar të vërtetat, një jetë njerëzish pafaj drejt një çmimi të madh, por rrallë të vjen ky fat. Këto janë traumat e kohës, janë pasuria dhe fitimi i “Elitës VIP”…

Gënjeshtrat e ëndrrës sot janë ide…?!

Të gënjesh është modë kohore, je inteligjent. Të manipolosh, je i zgjuar. Të jesh i urtë nuk je në kohë dhe i kohës, je jashtë loje. Të dalësh e zhveshur pa shije apo e veshur keq, është modë. Të flasësh me zë të lartë, të bërtasësh, të ulërasësh, të grindesh përsëri je dikushi. Të bisedosh thjesht, të dëgjosh mbase është kulturë.

Të drejtosh gishtin gjithë kohës, të thuash unë kam të drejtë dhe mos thuash sipas mendimit tim…, po kjo çfarë është?!…

Të hash e të mbllaçitesh si kafshët duke ngrënë, më thoni çfarë është?!…, mbase edhe kjo është një modë?!…

Në këndvështrimin tim Gracka e Kohës është një kundërmim i pluhurt, i hirtë si ngjyrë minjsh…

Ku po shkojmë, askush nuk di?!…, mbase brenda nesh ulërimat e ankthit bëjnë strehë mbi sy. Në atë ekran metalik ku shfaqen lojrat e vërteta, skenat, ngjarjet më të shdritshmet, ato më të tmerrshmet, gabimet, fajtorët pa faj, gabimet mbi ecjet e sforcuara.

Tani majtas dhe djathtas një erë shkatërruese, një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish, po ashtu edhe artin tim.

Unë jam Diana dhe, kurrë nuk do të rresht të krijoj muzikë për të gjithë njerëzit, popullin tim. Muzika ime nuk më lejon deformime karakteresh dhe notash muzikore sado moderne kjo botë të bëhet.

Unë, sot po ec duke dëgjuar shpërbërjen e proçesit të ngadaltë dhe proçesin e padukshëm të rrënimit.

Kjo zhurmë insektesh, planetesh është duke u kthyer në çmënduri inerte dhe sociale.

A duhet të pyes akoma, deri kur vallë?…

Një vënd i vogël me kaq shumë thashetheme, na e lodhët këtë shpirt me shpresa dhe trastat bosh.

Na u shterpën ëndrrat, po na ikin bijtë dhe bijat shumë larg. Po na mbërdhin shpirti, nuk ka më as fjalë!… 🎼🎵🎶

Me mjerimin mbi shpinë, a thua sot të jetë koha e Migjenit vallë?!…

Mos është një mjerim endacak milionerësh, një oktapod “VIP” dhe dirigjent i artit digital pa ndjesi humane në prekjet instrumentale. Ndoshta është një mjerim Migjenian me mballoma të shqyera nga çudia e kohës si dje edhe sot.

Ky është një mjerim ku endacaku i verbër është i përhumbur në heshtje, në një çmenduri.

Art… Artist… Tabllo për exspozitë, një kryevepër e Musorskit, një mikrokozmo e Bela Bartok, por në kujtesën time ishte veç ëndërr…, ishte një prelud, një vals mjelmash të harruara në akull…

Këto dukuri sociale, nuk i njeh ai apo ajo aty në lartësinë kuvendore, pasi shpirt është akull, pa art dhe artist. Ky është një ekuacion i panjohur për ato aty lart, që sa më lart të ngjitesh aq më mjeranë janë dhe ndihen. Kjo e vërtetë është një tmerr, është një lloj turpi ndryshe, por është shumë “modern”…

Këto janë 30 vjet dhe nuk janë pak, janë jetë njerëzish, janë jetë ëndrrash pa faj. Sot kemi të rinj si pleq në azile të rinjsh…, por përsëri njerëzit thonë: Si dikur!… Ishim më mirë, pikërisht atëherë kur ishim më keq… Në mediat, facebook e të tjera publikohen foto me / si dikur pa fund. Si dikur!…, si dikur!…, një tmerr!…, vetëm si dikur…, Jo më!…

Tani e ardhmja duket si një nënqeshje, një gërdheshje e thatë, ku edhe fjalët e dashurisë janë tharë, janë të padëshifrueshëm.

Kjo pamje më vjen si pejsazh që m’a tjetërson ngjyrën, m’a verbon ëndrrën dhe dashurinë e pa faj…D. Ziu…

blank

Problemet e Shkodrës nuk mund të fillojnë të zgjidhen ditën kur ka nisur përmbytja Nga Romeo Gurakuqi

Nuk mund te fillojne te zgjidhen problemet e Shkodres diten kur ka filluar permbytja, kur Kaskada e Drinit nuk mban ma dhe portat e hidrocentraleve hapen.
Per te parandaluar permbytjet ne Shkoder, Inxhinieret e dikurshem Hidroteknike te Nderrmarrjes qe se fundmi e shuajten nga ekzistenca Reformatoret e Medhenj, kane lane nje protokoll per t’u ndjekur ne kohe, nje numer urdheresash per t’u zbatuar dhe nje plan investimesh te perhershme per te gjithe basenin: Liqen i Shkodres, Lumi Buna, Lumi Drin dhe Lumi Kir.
Asnje prej ketyre protokolleve dhe masave nuk eshte zbatuar;
asnje investim parandalues nuk eshte levruar ne vitin qe sapo kaloi;
asnje pastrim i rrjedhes se Bunes nuk eshte kryer;
asnje ndertim pa leje mbi pasurine publike breglumore dhe bregliqenore, qe rrethojne Shkodren, nuk eshte cenuar;
asnje tombine shkarkuese dhe asnje stacion pompimi nuk eshte vendosur ne Bypassin Perendimor te qytetit, te ndertuar per sherr dhe ne dem te banoreve;
Edhe ura e re e Bahcallekut, askund nuk shfaqet e skicuar ne endrrat me tre dimensione te Babait Zbrazes te Kombit.
Pyetja qe bejme keto dite eshte kjo:
pse ky teater cinik me mbledhje emergjence diten e vershimeve dhe daljes se Liqenit dhe lumenjve mbi ura dhe rruge?!
A do te kene nje dite qyteti yne, banoret e rretheve shkodrane, te drejten per te pase ne krye te puneve qeverisese, administratore serioze dhe profesioniste, te cilet nuk merren me reklama televizive, por me pune te panderprere dhe ne heshtje?!
Te pakten na e kurseni teatrin me masa parandaluese ne Diten e Vershimeve.
Eshte i tepert dhe fyes per komunitetin. Keshilla ime per shtabistat e emergjences, per te qene te besueshem per banoret, eshte qe te shkojne tek Dera e KM dhe t’i tregojne, qe sot ne Shkoder nuk mund te behet asgje. Eshte shume vone, mbasi ai dhe qeveria e tij nuk ka derdhe asnje centim leku ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe per komunitetin qytetar, qe panderprere gjendet ne rrezik ciklik nga forca e natyres dhe papergjeshmeria e robve me tagre madheshtore.
Qyteti dhe zonat perreth sot jane vec ne meshire te Natyres. Ama sot mund te reflektohet seriozisht, te kerkohet falje, te behen doreheqje te atyre qe heshten dhe gabuan rende, nga te gjithe krahet politike dhe te merren angazhime profesionale per te ardhmen.
blank

Arkiv i Voal.ch 23.01.2014 – IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA NJË GRAFOMAN KOMIK

Ky opinion është botuar më 23 janar 2014
——

„President historik? Kjo është histerike…“, kështu titullohej shkrimi i botuar sot tek MAPO i Berat Buzhalës, deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës. Hashim Thaçi në fillim e emëroi kryeredaktor të gazetës Express dhe pastaj, për shërbime shembullore, e përfshiu në listën e deputetëve të PD në zgjedhjet e nëntorit 2007. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ky është folklori shqiptar, më jep të jap, që në zhargonin e politikës quhet klientelizëm. Unë po e zhdramatizoj dhe po i them loyal.Sapo mori pushtetin, Hashim Thaçi gjënë e parë i pastroi gazetat e Kosovës nga çdo zë kritik. Në trevat shqiptare ku demokracia është vetëm fjalë goje, nuk është ndonjë habi që politika të mbajë mediat nën kontroll. Tani duan të mbajnë nën kontroll dhe historinë. Siç pretendon edhe Berat Buzhala, që i quan histerikë të gjithë ata që e konsiderojnë lider historik Ibrahim Rugovën!Kur Rugova ishte gjallë, grafomanët e tipit të Berat Buzhalës, që ngrysen gazetarë dhe gdhihen deputetë, kanë harxhuar tonelata bojë e letër për të nxirë imazhin e liderit indipendentist. Pasi mendonin diabolikisht se duke nxirë imazhin e Rugovës do të lartonin imazhin e kundërshtarit të tij politik.E vërteta është se, sa më tepër ata shpenzonin e shpenzojnë bojë e letër dhe sa më tepër shfaqen nëpër televizionet shqiptare duke anatemuar Rugovën, aq më tepër rrënojnë imazhin e tyre.

Ibrahim Rugova ka formatin e mendimtarit europian, shkencëtarit iluminist dhe liderit indipendentist që, sa qëndroi në politikë, asnjëherë nuk u prononcua publikisht kundër Hashim Thaçit, megjithëse e dinte mirë se të gjitha fushatat propagandistike kundër tij ishin të orkestruara politikisht nga rivali i tij që nuk i fitoi kurrë zgjedhjet sa Rugova ishte gjallë.

Gjatë procesit të pavarësisë, kur të dy bashkë ishin pjesëtarë në Ekipin e Unitetit dhe kur Hashim Thaçi pranoi të shtrëngonte duart me Ibrahim Rugovën, kam shkruar se ky duarshtrëngim ishte historik, sepse kam menduar se, më në fund, lideri i krahut të luftës hap një kapitull të ri për fatin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndasitë për arsye ideologjike për hir të idealeve kombëtare dhe europiane-atlantike.

Pas vdekjes së Rugovës, Hashim Thaçi është njëri nga ata që e ka vizituar varrin e Rugovës, që, sipas Beratit, vizitohet nga karvanë të politikanëve hipokritë.

Unë jam dakord në këtë pikë me Berat Buzhalën, por nuk besoj se Berati e fut edhe Hashim Thaçin në rradhët e këtij karvani. Them kështu sepse Hashim Thaçi është prononcuar qartas për Ibrahim Rugovën me tone vlerësuese.

Por lider historik Ibrahim Rugovën nuk e ka cilësuar politika. Këtë cilësor ia dha populli i Kosovës dhe Perëndimi që e ka patur aleat loyal Ibrahim Rugovën.

Berat Buzhala për të definuar histerikë ata që e konsiderojnë Ibrahim Rugovën lider historik, citon Çu En Lain, numrin dy të Kinës komuniste. Sipas Buzhalës, kur presidenti Richard Nixon, gjatë takimit të tij më 1972, e kishte pyetur se çfarë mendimi kishte për Revolucionin Francez, Çu En Lai është përgjigjur, se “është shumë herët të japim për këtë ngjarje mendim”. “Edhe 200 vjet pas revolucionit francez”, magjepset Berat Buzhala,

“Çu En Lai thotë se duhet të presim”. Prandaj,konkludon Buzhala,kush e quan Rugovën lider historik,është histerik.Sepse sipas Berat Buzhalës çfarë thotë Çu En Lai qenka ashtu, dhe pikë!

Mao Ce Duni dhe Çu En Lai,dy figurat kryesore të Partisë Komuniste të Kinës që udhëhoqën revolucionin kinez dhe lejfenizuan shoqërinë.Megjithatë, Çu En Lai kujtohet për dy veprime të mira: Veprimi i parë, lidhet me periudhën e Revolucionit Kulturor, kur Mao Ce Duni urdhëroi prishjen e tempujve dhe veprave të artit, Çu En Lai ndali shkatërrimin e Pallatit Imperial në Pekin dhe të disa qendrave të lashta arkeologjike. Veprimi i dytë është se arriti që të ndikojë tek Mao Ce Duni për takimin historik midis SHBA dhe Kinës. Çu En Lai e dinte sa e rëndësishme ishte për Kinën hapja e vendit dhe vendosja e marrëdhënieve me SHBA. Pikërisht me këtë rast, një stalinist faqezi në zemër të Europës, siç ishte Enver Hoxha, pas takimit Nixon-Mao Ce Dun, do të ndërpriste marrëdhëniet me Kinën Komuniste.

Berat Buzhala shfaqet si fans i Çu En Lait, por mbetet rob i një «sentence» të liderit komunist, pa marrë në analizë veprimin historik të Çu En Lait, si ndërmjetësues për të afruar Kinën me SHBA. Sepse ky veprim e ka bërë Çu En Lain të hyjë në histori.Por të mos harrojmë se çfarë regjimi udhëhoqi Mao Ce Duni dhe Çu En Lai, të cilin Berat Buzhala e mban si mentor për të rrëzuar rolin historik të Ibrahim Rugovës!

Ndërkohë, sulmi më i fundit i Beratit kundër Rugovës është në vazhdën e një fushate, e cila u evidentua me deklarimet e padenja të Adem Demaçit se Ibrahim Rugova ka qenë “frikacak”! Duket se Demaçi, Berat Buzhala dhe ata që vijnë pas tyre po ndërmarrin një Revolucion Kulturor alla Mao Ce Dun, për të rrëzuar të gjitha monumentet e kultures dhe historisë moderne shqiptare të Kosovës, ku Ibrahim Rugova padyshim që është një nga majat e saj.

Ku po shkon kështu Kosova?!

Duhet të presë Kosova 200 vjet sipas teorive të Çu En Lait, mentorit të Berat Buzhalës për të shkruar historinë!

A mos Amerika priti 200 vjet për të nderuar Etërit e saj. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për t’i konsideruar baballarë të Kombit Jeffersonin, Washingtonin, Lincolinin. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për ta nderuar Martin Luther King Jr. si lider historik i lëvizjes civile të të drejtave të njeriut!

Ibrahim Rugova është lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ibrahim Rugova, siç ka nënvizuar me të drejtë Jusuf Buxhovi, sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë. Ibrahim Rugova respektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë Rugova, prandaj është lider historik.

Hashim Thaçi e ka ndjekur kursin e Rugovës në raport me SHBA, dhe ka bërë shumë mirë, por është shumë larg formatit të Ibrahim Rugovës. Hashim Thaçi nuk është lider historik. Sepse gjatë mandateve të tij, ka ruajtur një farë sigurie dhe stabiliteti të vendit, por me profilin e një autoritaristi.

Sipas Berat Buzhalës, kush e konsideron Ibrahim Rugovën „lider historik“, nuk po bën gjë tjetër veç po e mitizon figurën e tij! Andaj Berati po merret me çmitizimin e Rugovës! Berat Buzhala vazhdon me avazin e Çu En Lait dhe thotë se Rugova nuk i ka mbushur ende 10 vjet që ka vdekur, dhe se populli i Kosovës e historianët duhet të presin të paktën edhe 190 vjet të tjerë për ta gjykuar se kush ishte!

Duke qenë me profesion gazetar, Berat Buzhala nuk i shmag dot faktet. Duke i nxjerrë vetë ai në pah, ato janë të vërteta të pakundërshtueshme që e bëjnë Buzhalën të duket qesharak. Berat Buzhala thotë se “ në zgjedhjet e vitit 2000, LDK e Ibrahim Rugovës kishte fituar rreth 80 për qind të votave në nivel vendi…”..Ndërsa më poshtë përmend se gjatë kohës së luftës, Rugova votohej 95%!” Berat Buzhala nuk bën gjë tjetër veçse me fakte tregon se Ibrahim Rugova gëzonte kredibilitetin dhe besimin e mbarë popullit të Kosovës që nuk merrte aspak parasysh makinerinë propagandistike që harxhonte tonelata bojë e letër për të rrëzuar imazhin e liderit historik.

Pastaj për t’i bërë shoqëri Adem Demaçit, Berat Buzhala përsërit se Rugova na paska qenë “frikacak”! Të fitosh 80 % të votave dhe qenke frikacak! Adem Demaçi humbi në votime sepse ishte trim!

Shumë të turpëshme këto sulme kundër Rugovës,tetë vjet pasi i është larguar skenës politike të Kosovës.

Por diku më në fund Berat Buzhala thotë me gojën e tij se “pa fijen e dyshimit kontributi i Rugovës në vitet e para pas shpërbërjes së Jugosllavisë, 1989 – 1995, ka qenë jetik”.

Le të ndalemi këtu, tek ky deduksion i Berat Buzhalës. Nëse roli i një politikani është jetik për fatin e popullit e tij, ashtu si ishte roli i Rugovës që e shpëtoi Kosovën nga skenari i një Bosnje të dytë, që do të ishte një kasphanë e vërtetë, a nuk meriton që ky lider të quhet historik.

Por roli i Rugovës nuk pushoi më 1995, përkundrazi ai edhe në vitet që do të vinin më pas deri në frymën e fundit do të ishte figura më identifikuese e liderit europianist.

Por bllofi më eklatant i Berat Buzhalës tek “President historik?Kjo është histerike…” vjen kur e akuzon Ibrahim Rugovën si “indoktrinues i popullit të Kosovës, me bindjen se shpëtimi i Kosovës i vjen nga Perëndimi”! Në fakt Ibrahim Rugova besonte se shpëtimi i Kosovës vjen nga SHBA! Dhe kishte shumë të drejtë!

Përse Buzhala e konsideron indoktrinim një të vërtetë të pakundërshtueshme. A nuk i erdhi Kosovës shpëtimi nga NATO dhe Perëndimi, bash ashtu si i kishte thënë popullit të vet Ibrahim Rugova? Prandaj quhet lider historik,sepse në momentet më dramatike dhe vendimtare për fatin e Kosovës, Rugova zgjodhi rrugën e duhur.

A nuk do të ishte SHBA dhe Europa që e vendosën në qendër të vemendjes Hashim Thaçin krahas Ibrahim Rugovës e faktorëve të tjerë të politikës. A nuk ishte SHBA dhe Perëndimi që i bashkoi Rugovën me liderët e UÇK-së, të gjithë bashkë në Rambuje?

Po pastaj çfarë u bë, në vend që të mos ndaheshin kurrë më, i gjithë faktori politik, pikërisht pas Rambujesë nisi lufta për pushtet politik me një nonsens gjigand. Në vend që të përdorej si model shembulli i Rugovës, nisi lufta për njollosjen e figurës së tij. Dhe sa më tepër bojë harxhohej, aq më tepër figura e tij lartësohet! Dhe sa më tepër bojë do të harxhohet, Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit të vet dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës.

Kot e ka Berat Buzhala që lodhet me Çu En Lain.

 

Ky opinion është botuar më 23 janar 2014

blank

SHPALLET VITI JUBILAR I KUVENDIT TË ARBRIT Me rastin e 320-vjetorit – Janar 1703 – Nga Frank Shkreli

 

Ishte viti 1703 – më saktësisht – 13, 14, e 15 Janari i atij viti që në Mërçi të Lezhës është organizuar Kuvendi Kishtar i Arbrit – ose ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, i thirrur nga Papa Klementi i XI – Françesk Albani, me origjinë shqiptare. Organizimin e këtij Kuvendi me rëndësi të madhe kombëtare, Papa Klementi ia besoi Kryeipeshkvit të Tivarit në atë kohë, Imzot, Vinçenc Zmajeviqit.

Me atë rast, ipeshkvijt katolikë të trojeve shqiptare, pjesëmarrës në Kuvendin e Arbrit – shqyrtuan, në përgjithësi gjëndjen e përgjithëshme, kryesisht, të mjerueshme të Kishës Katolike në ato anë nën sundimin ottoman. Përveç çështjeve kishtare, Kuvendi i Arbrit ka analizuar edhe çeshtje të tjera me rëndësi kombëtare, përfshir rrezikun që i kanosej jo vetëm fesë katolike, por edhe gjuhës shqipe dhe me të edhe identitetit kombëtar nën administratën e egër pushtuese otomane, në një situate tejet të vështirë dhe sfiduese për shqiptarët në trojet e veta.

Për të shënuar këtë ngjarje me shumë rëndësi për ruajtjen e historisë, gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë, organizuan fund javën që kaloi, pikërisht në ambijentet e Kishës së Shën Gjonit (në rinovim e sipër)ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit 320-vite më parë, Kishë kjo që nën drejtimin dhe udhëheqjen e të palodhurit Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorëve të tij, po rinovohet – ashtu siç janë rindërtuar një numër objektesh të tjera kishtare historike në ato anë, falë vullnetit, dedikimit dhe vendosmërisë së tij personale, fetare e kombëtare të tij dhe ndihmës së shumë prej bashkpuntorëve të tij, të cilët – në mungesë arrogante të ndihmës qeveritare për objektet kulturore – shumë prej këtyre patrirotëve nuk kursejnë asgjë për rindërtimin e këtyre objekteve me rëndësi kombëtare historike dhe fetare.

Në frymën e bashkpunimit dhe mirëkuptimit mbarëkombëtar të Kuvendit të Arbrit, Janarin e vitit 1703,ku e kur u mblodhën burrat e dheut për të biseduar për fatet e Kombit fund javën që kaloi Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë organizuan një tubim për të shënuar këtë përvjetor duke shpallur vitin 2023, si Vitin jubilar të Kuvendit të Arbrit, me rastin e 320-vjetorit.

Shihet se për nga pjesëmarrja në këtë tubim e studiuesve dhe personaliteteve akademike nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, organizatorët duket se janë munduar, me të drejtë, t’i japin kësaj ngjarjeje të rëndësishme një pamje të karakterit mbarëkombëtar. Në kishën e Shën Gjonit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit më 1720 – ndoshta më i rëndësishmi në historinë e shqiptarëve, pas Besëlidhjes së Lezhës nën drejtimin e Kryetrimit të Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe – ishin mbledhur klerikët nga diqoezat e Lezhës, Shkodrës e Tivarit. Morën pjesë gjithashtu edhe studiues, akademikë dhe mysafirë të ftuar nga mbarë trojet shqiptare, të ardhur nga Shkupi, Prishtina, Ulqini, Tivari, Tirana e Shkodra, në shenjë nderimi dhe respekti për Kuvendin historik të Arbrit, por edhe për rëndësinë që ka edhe sot –jo vetëm fetare, por edhe atdhetare e kulturore, për mbarë Kombin shqiptar – edhe si shembull i ruajtjes së gjuhës dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta. Organizuesit e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike, fetaro-kulturore, falënderuan edhe kontribuesit nga vendi dhe jashtë vendit — pa ndihmën financiare të cilëve – do ishte pothuaj i pamundur rindërtimi dhe meremetimi i Kishës së Arbrit dhe ambienteve për rreth. Është meritë e tyre dhe udhëheqsit të punimeve të meremetimit, Dom Nikë Ukgjinit, që sipas fotografive që kam parë, ky objekt historik, çdo ditë e më shumë, po merr shkëlqimin e vet të merituar e të munguar për shumë dekada me radhë. U lumtë këtyre burrave të dheut, të kohërave tona, të cilët kanë marrë përsipër përgjegjësi për ruajtjen dhe meremetimin e objekteve kombëtare, që në një shtet normal, janë përgjegjësi të qeverisë e të shtetit.
Me këtë rast përkujtimor, të djelën që kaloi, të Kuvendit të Arbrit në Mërçi të Lezhës u promovua edhe relacioni i autorit të punimeve të Kuvendit të Arbrit, delegatit të Papa Albanit, Imzot Vincenc Zmajeviq, i botuar në gjuhen shqipe, nga AIlbanisches (Albanishes) Institut, St. Gallen dhe shtëpia botuese, Faik Konica Prishtinë. Tubimi i javës së kaluar në Lezhë, shënoi gjithashtu edhe fillimin e Vitit Jubilar të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, me premtimin për tu takuar gjatë këtij viti për ngjarje të tjera, në kujtim të këtij përvjetori jubilar.

Në tubimin, me rastin e 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, folën një numër studiuesish e historianësh, disa prej të cilëve mund ti ndjekni në këtë link më poshtë. PERKUJTOHET NE LEZHE 320 VJETORI I KUVENDIT TE ARBERIT. Bashkia dhe Dioqeza e Lezhes kane perkujtuar 320 vjetorin e Kuvendit te Arberit, nje nga… | By Rrok | Facebook — Por, si pasqyrim të punimeve të tubimit, javën që kaloi, foli edhe Dom Nikë Ukgjini, drejtuesi dhe udhëheqsi i projektit të madh të rinovimit të Kishës së Arbrit, ku 320-vite (14, 15 e 16 Janar, 1703) më parë u mbajtë Kuvendi i Arbrit. Në fjalën e tij, Dom Nik Ukgjini tha se kjo datë është një themel i rëndësishëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar., duke dhenë një historik të shkurtër të Kishës së Arbrit, ku 320-viet më parë u mbajt Kuvendi i Arbrit.

Lezhë, Mërçi, 14 janar, 2023
Fjala përshëndetës dom Nika
Shpallja e vitit Jubilar, 320 vjetori i Kuvendit të Arbrit
Të nderuar pjesëmarrës,
Kuvendi apo Koncili kishtar i Arbërit që u mbajt në Kishën e Shën Gjonit të Merçisë, nën drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviçit, kur ai kishte vetëm 31 vjeç, ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare, të gjuhës shqipe e të identitetin etnik të kombit shqiptar. Ishte data 14 janar e Kuvendi do të vijonte edhe më 15 e 16 janar 1703, kur në përfundim të punimeve, baritë e të gjitha trojeve të Kishës Katolike, si dhe delegatë të tjerë, nënshkruan dekretet e Koncilit të Arbnit, te cilat u botuan në latinisht e shqip ne vitin 1706, nga Imzot Zmajeviçi e ku përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar, përkundrejt torturave nga pushtuesit, i qëndroi pranë në gaz e në vaj, popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij kombëtare.
Imzot Zmajeviçi i nxitur nga Papa Francesk Albani, u kujtoi të gjithë ipeshkvijve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbërit detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për ringjalljen e jetës fetare të popullit, e të punojnë për përtëritjen dhe rritjen e klerit si dhe për lirinë fetare të kultit e të popullit.
Nisur nga ajo se çfarë është shkruar për Kuvendin e Arbrit, mund te themi se në ketë ambientin ku gjendemi, u vendos një gur i rëndësishëm themeli për mbrojtën dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të arbërve përballë zgjedhës së rëndë të robërisë nën turqit osmanë dhe depërtimit të dhunshëm të islamizmit, i cili kishte arritur fazën e tij kulmore në fund të shek. XVII e fillim të shek. XVIII.
Sulltanati i Stambollit duke reflektuar thellë, kuptoi se Kuvendi i Arbrit ishtë një veprimtari sa kombëtare aq ndërkombetare, një nga ngjarjet me të mëdha ballkanike, ishte konkretisht një reagim strategjik i Evropes Perëndimore ndaj Shqipërisë, prandaj në vitet në vazhdim, ky objekt legjendarë, do pësonte dëmtime, rrënime të shumta si dhe ringritje. Do përmendim këtu dëmtimet goditëse e të parat që kishin ndodhur gjatë rivalitetit në mes Karamahmud Pashë Bushatliut dhe Mehmet Pashë Çaushollit besnikut të sulltanit, gatë viteve 1785-1796, e ky ipeshkvi Mikel Kryziu në vitin 1789, thotë se Kisha është aq e prishur sa duket se do të rrënohet në mos sot o nesër dhe mezi qëndron në këmbë. Po kështu dëmtime te kësaj natyre shënohet sa ka pasur edhe në vitet në vazhdimësi. Ajo e fundit ka ndodhur nga esadistët shqiptarë në vitin 1915 dhe me pas gjatë diktaturës së egër komuniste, e cila e dominoj për 45 vite tokën e Arbrit.
Me ardhjen e demokracisë në mars të viti 1991, Kisha Katolike si pjesë e këtyre vuajtjeve të këtij populli, me këtë rast filloi edhe ajo ringjalljen e saj. Meshtarët, përpos punës intensive baritore, ju desh të merreshin edhe më ringritjen e mureve të rrënuara të disa objekteve të kultit. Kështu ndodhi edhe me Kishën legjendare të Kuvendit të Arbrit, e cila gjatë kohës se komunizmit kishte degraduar tepër, prandaj u pa e nevojshme ndërhyrja restauruese e cila ndodhi në mënyrë serioze por dhe modeste vitin 1996.
Duke qenë të bindur se çdo aset të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, dhe që kjo pjesë e historisë sonë të marrë edhe më tepër jetë, një grup vullnetmirësh me ide e financime arritëm gjatë vitit 2022, të ia shtojmë dinjitetin këtij objekti duke rindërtuar e meremetuar, por dhe duke shtuar gjerat të nevojshme, në Kishë dhe ambientin për rreth e qark.
Duke falënderuar te gjithë kontribuuesit financiarë nga brenda dhe diaspora deri tani kemi arritur për ta përmbyllur fazën e parë të rindërtimit, me shpresë se do i gjejmë mundësitë për përmbyllur deri në fund projektin e hartuar.
Me ketër rast të 320 vjetorit te Kuvendit të Arbrit, gjej rastin ti falënderoj edhe atyre që na shtuan madhështinë e kësaj feste duke na mundësuar promovimin e relacionit të Imzot Zmajeviqit në gjuhën shqipe e i cili si vend takimi historik e kishte pikërisht në Kishën e Merqisë ku sot jemi bashkuar.” Fjala e Dom Nikë Ukgjinit në përvjetorin e 320-të Kuvendit të Arbrit.

blank

Pse Perëndimi nuk i ve shpatën e Damokleut, Vuçiçit?- Nga SHABAN MURATI

Më 16 janar 2023 media qeveritare ruse “eadaily.ru” i bënte jehonë deklaratës së presidentit serb Vuçiç atë ditë që Serbia do të përkrahë sanksionet antiruse vetëm nëse do të shohë shpatën e Damokleut në qafën e tij, por deri tani nuk e ka parë atë rrezik.

Është një deklaratë sa interesante aq dhe sfiduese në planin diplomatik dhe gjeopolitik, e cila jep çelsin për të kuptuar situatën absurde të stërzgjatjes dhe të guximit të një mikroshteti si Serbia për të refuzuar dy kërkesat e Perëndimit: njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Madje në 13 janar presidenti Vuçiç u mburr se i ka deklaruar këshilltarit të departamentit amerikan të shtetit Derek Chollet në bisedimet me të në Beograd se çdo lloj njohje zyrtare ose jo zyrtare e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në OKB janë vijat e kuqe, që Beogradi nuk do t’i kapërxejë, dhe i ka konfirmuar refuzimin e Serbisë për të pranuar planin franko-gjerman të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve ballkanike.

Pra presidenti serb tallet me dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Nuk ka faj as Vuçiç dhe as Moska që Serbia nuk njeh Kosovën dhe refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë agresore. Faji kryesor është i Perëndimit, që nuk ka ushtruar presionin e duhur mbi presidentin serb dhe mbi Serbinë, që meriton si shtet agresor dhe luftënxitës, për ta detyruar që t’i pranojë dy kërkesat e drejta të Perëndimit dhe të mos destabilizojë më Ballkanin Perëndimor.

Mungesa e shpatës perëndimore të Damokleut mbi qafën e presidentit serb Vuçiç e ka inkurajuar atë që të jetë me agresiv se kurrë si gjenerator tensionesh në shërbim të strategjisë ruse në rajon. Pas invazionit ushtarak rus kundër Ukrainës në fillim të vitit të kaluar Vuçiç katër herë ka provokuar kriza në kufirin me Kosovën, duke kërcënuar me luftë. Në koordinim me Rusinë presidenti serb, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, kërkoi zyrtarisht të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë dhe të dërgonte një mijë forca ushtarake dhe policore serbe.

Qëndrimi “tërhiq e mos e këput” i Perëndimit nxiti Kremlinin të shpejtonte planet strategjike për hapjen e një konflikti në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Serbisë.

Rusia ka qëllimin që t’i shkaktojë NATO-s një luftë lokale në Ballkan për të lehtësuar veten nga barra e rëndë e agresionit rus në Ukrainë. Moska doli menjëherë në përkrahje të kërkesës serbe për futjen e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Kremlini e din fare mirë se një akt i tillë i Serbisë do të provokonte luftë me forcat e NATO-s në Kosovë. Por ky është qëllimi strategjik i Rusisë.

Në datën 12 janar 2023 zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, deklaroi në konferencën e saj javore të shtypit përkrahjen ruse për futjen e forcave ushtarake dhe policore serbe që “Serbia të vendosë rendin në Kosovë”. Moska po inkurajon pushtimin ushtarak serb të Kosovës duke e dehur udhëheqjen serbe me sindromën ruse të Donbasit.

Jo rastësisht Rusia hapi në Beograd në muajin dhjetor zyrën e rekrutimit të mercenarëve nga kompania e shërbimit sekret ushatarak rus “Wagner”, e cila po rekruton mercenarë jo për në Ukrainë, siç reklamojnë mediat ruse në Serbi, por për në Veriun e Kosovës dhe për të provokuar luftë atje. Mercenarët rusë të “Wagnerit” ishin mjaft aktivë në barrikadat e paligjëshme serbe në Veriun e Kosovës dhjetorin e kaluar.

Nga nxitja e re ruse presidenti Vuçiç është bërë halucinant, dhe duke shpikur në fjalimin e tij te 16 janarit 2023 një të ashtuquajtur “gjenocid ndaj serbëve” në Kosovë, tejkaloi etikën minimale për të nxitur urrejtje fetare antishqiptare me fjali si “bërja e shurrës në xhami”.

Indulgjencat shumëvjecare të pakuptueshme të Perëndimit ndaj agresivitetit në rritje të Serbisë janë konsideruar dobësi strategjike e Perëndimit dhe nga kjo ka përfituar Rusia, e cila pas agresionit të saj të parë në Ukrainë në vitin 2014 dhe pas agresionit të dytë rus në vitin 2022, e ka lidhur edhe me shumë Serbinë rreth politikës dhe interesave ruse ne Ballkan.

As për sanksionet e vitit 2022 Perëndimi nuk ka qenë i vendosur në shkallën e duhur për ta detyruar Serbinë. Vetë BE e ka përjashtuar disa herë Serbinë nga sanksionet e importit të naftës ruse, përjashtim që ka qenë në favor të Rusisë sepse industria serbe e naftës dhe e gazit zotërohet nga kompanitë shtetërore ruse.

Konflikti i fundit në dhjetor, që provokoi presidenti serb në kufirin me Kosovën, dhe sidomos kërkesa zyrtare serbe që të lejohet nga NATO të fusë forcat ushtarake dhe policore në Kosovë, evidentuan tolerancën dhe konfuzionin e Perëndimit ndaj Serbisë.

Në planin diplomatik dobësia e Perëndimit u manifestua në qendrimin e çuditshëm të shprehur sidomos nga emisarët diplomatikë të BE se të dy palët, edhe Serbia që kërcënonte me luftë, edhe Kosova që konfirmonte sovranitetin në territorin e vet, ishin të dy fajtorë. Nuk don shumë mend për të kuptuar se kjo ishte një lloj alibie për agresivitetin serb.

Është vërtet absurde, që diplomacia e Perëndimit nuk po zbaton për dialogun Serbi-Kosovë formulën e presidentit amerikan Xho Bajden, i cili ka përcaktuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE duhet të qendërzohet në njohjen reciproke, kurse diplomacia perëndimore për t’i bërë qejfin Serbisë në janar 2023 nxjerr si prioritet krijimin e një mikro “serpska republika” të re në Veriun e Kosovës.

Në planin ushtarak kriza e dhjetorit, e provokuar nga presidenti serb në kufirin me Kosovën dhe me kërkesën për të futur një mijë forca ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, nxorri në skenë një situatë të habitëshme. Kërkesa absurde e Serbisë iu dorëzua komandës ushtarake të KFOR-it nga komanda ushtarake e Serbisë në kufirin midis dy shteteve. Përfaqësuesit e KFOR-it e pranuan shkresën zyrtare serbe, kur duhej ta kishin refuzuar.

Është e papranueshme një formë e tillë e dorëzimit të një kërkesë nga një komandë ushtarake: Së pari, sepse kishte të bënte me një shtet të pavarur si Kosova dhe sovraniteti i takon qeverisë së saj të ligjëshme të njohur nga mbi 100 shtete të OKB. Së dyti, pranimi i kërkesës nga një komandë ushtarake te tjetra sanksionon një gjendje lufte midis dy shteteve. Së treti, KFOR nuk përfaqëson as juridikisht dhe as zëvendëson në marrëdhëniet midis shteteve as Kosovën, as NATO-n dhe as OKB.

Nëse Serbia si shtet anëtar i OKB, i pranuar në fund të vitit 2000, donte të dorëzonte një kërkesë zyrtare, qoftë dhe absurde, duhej t’i drejtohej OKB dhe jo forcës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Në një rast alternativ Serbia mund ta dorëzonte kërkesën në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku Serbia ka edhe një mision diplomatik të akredituar pranë NATO-s.

KFOR e pranoi kërkesën serbe dhe i ktheu në 6 janar 2023 përgjigjen e drejtë të refuzimit të saj po nëpërmjet të njejtës rrugë të komunikimit ushtarak. Çeshtja nuk është tagër e komunikimit shkresor midis dy komandave ushtarake. Na vjen mirë ose jo, kjo mënyrë legalizon pretendimin e Serbisë, që e konsideron Kosovën si territor i saj i pushtuar nga NATO.

Në planin diplomatik dhe juridik Perëndimi humbi rastin në krizën e fundit Serbi-Kosovë që të hidhtë poshtë mashtrimin e presidentit serb se futja e forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë është gjoja në përputhje me rezolutën 1244 të OKB.

Këtë interpretim mashtrues Serbia dhe Rusia e përdorin gjithandej duke pretenduar se rezoluta 1244 qenka baza juridike e pretendimit kolonialist të Serbisë mbi Kosovën. Rezoluta 1244 është një rezolutë e vdekur, sepse i përket ligjërisht një shteti si RFJ, që nuk ekziston më dhe se rezoluta nuk e përmend Serbinë si shtet në asnjë rresht të saj. Që presidenti Vuçiç dhe diplomacia serbe mashtrojnë, kjo pohohet dhe e pranojnë edhe vetë politikanë shumë të njohur serbë.

Kaq flagrant është rivendikimi i presidentit Vuçiç dhe i qeverisë së Serbisë për rezolutën 1244 si justifikim i provokacionit të futjes së forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, sa që edhe ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiç u detyrua të pranojë publikisht se argumentimi i qeverisë së tanishme serbe me rezolutën 1244 është një mashtrim.

Në një intervistë me median serbe “Vreme” në datën 9 dhjetor 2022, kur presidenti serb dhe kryeministrja Bernabiç dolën për herë të parë me provokimin se do të dërgojnë forca ushtarake në Kosovë, Tadiç, qe ka qenë tetë vjet president i Serbisë, deklaroi se “kryeministrja Ana Bemabiç dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë e Kosovës” në qeverinë serbe po mashtrojnë opinionin publik mbi mundësinë e kthimit të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë”.

Ish-presidenti serb Tadiç thekson se rezoluta 1244 nuk parashikon praninë e ushtrisë dhe të policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës. Tadiç iu referua direkt rezolutës, duke saktësuar se “Rezoluta 1244 e OKB, në aneksin 2, pika 6, nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb”.

Pra, një nga figurat kryesore të politikës serbe, ish-presidenti i Serbisë dhe tani kryetar i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç, pranon dhe e deklaron publikisht të vërtetën se rezoluta 1244 e OKB nuk ka lidhje me pretendimin e presidentit Vuçiç dhe të qeverisë serbe për të dërguar trupa në Kosove.

Ish-ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, në daten 12 tetor 2022 deklaron: “Për shkak të propagandës falso njerzit mendojnë se rezoluta 1244 mbron integritetin territorial dhe sovranitetin mbi Kosovën. Por jo! Rezoluta 1244 ia hoqi Serbisë integritetin dhe sovranitetin. Me këtë reuzolutë shteti i Serbisë u shpall shtet bandit”.

Nuk mund të mos lindë pyetja e madhe: Kur udhëheqës serbë si ish-presidenti dhe ish ministri i jashtëm janë kaq realistë sa të tregojnë të vërtetën e rezolutës 1244, si shpjegohet që diplomacia perëndimore nuk ia përplas këtë të vërtetë në forumet dhe organizatat ndërkombëtare diplomacisë së Serbisë edhe të Rusisë?

Përgjigja është e thjeshtë. Perëndimi ka iluzionin fatkeq që duke e toleruar dhe duke i lëshuar vazhdimisht pé diplomacisë dhe politikës agresive të Vuçiçit, do të arrijnë të shkëpusin Serbinë nga Rusia. Perëndimin e ka hutuar modeli titist. Nuk është e qartë përse 75 vjet pas prishjes së marrëdhënieve të Jugosllavisë me Rusinë e Stalinit në marsin e vitit 1948, Perëndimi mendon se ky model do të përsëritet me presidentin Vuçiç për t’i thënë “JO” Rusisë.

Së pari, Vuçiç nuk është Tito, i cili ishte kroat dhe jugosllav. Tito u prish me Stalinin kur diktatori rus hartoi planin e rrëzimit të Titos dhe zëvendësimit të tij me një udhëheqës serb, sepse me Serbinë Moska kishte sigurinë e ndikimit të saj.

Së dyti, presidenti Vuçiç në vitin 2019 ka shpallur devizëne tij “Kurrë më nuk do të ketë 1948”. Pra kurrë Serbia nuk do të prishet me Rusinë. Atëhere përse dhelpra e diplomacisë perëndimore vrapon ende pas atyre të dashit se mos vallë Serbia shkëputet nga Rusia dhe shkon në shtratin e Perëndimit?

Këtu çfaqen hijet e mëdha, që lidhen si me divergjencat e interesave gjeopolitike midis SHBA dhe BE në Ballkan, ashtu dhe me divergjencat e interesave gjeopolitike midis shteteve të mëdha të BE në Ballkan. Disa qarqe të diplomacisë perëndimore janë të obsesionuar nga idea gjeopolitike se duke i ofuar Serbisë të drejtën e hegjemonisë në Ballkanin Perëndimor dhe duke i dhënë asaj dritën jeshile për krijimin e te ashtuquajturës “botë serbe” me aneksimin e Kosovës, të Malit të Zi dhe të “Serpska republikës” Beogradi do të vendosë stabilitetin dhe do të mbrojë interesat perëndimore në Ballkanin Perendimor.

Është një ide e gabuar gjeopolitike, e cila hiperbolizon rolin dhe peshën e Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Më saktë, është një paragykim, që nuk reflekton se Serbia e sotme nuk është Jugosllavia e dikurshme dhe nuk mund të jetë hegjemone në rajon.

Të gjitha këto duket se janë pengesat fatkeqe, që e pengojnë Perëndimin të vendosë shpatën e Damokleut mbi qafën e presidentit Vuçiç dhe të Serbisë. Nuk e di përse harrohet se ka qenë Serbia shteti, që ndërmori agresione ushtarake kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Asnjë shtet, që doli nga ish- Jugosllavia, nuk e ka sulmuar Serbinë. Serbia refuzoi të njihte pavarësinë e Sllovenisë, të Kroacisë dhe të Bosnje- Hercegovinës, kur u shpallën shtete të pavarura dhe as kur ato u pranuan anëtare të OKB. Serbia u detyurua t’i njohë si shtete të pavarura kur i vunë në qafë shpatën e Damokleut dhe ia imponuan në Dejton.

Perëndimi, SHBA, NATO dhe BE, duhet t’i rikthehen metodës së detyrimit ndaj Serbisë, sepse ata i kanë të gjitha instrumentet, forcat dhe mënyrat për t’ia vënë presidentit serb shpatën e Damokleut, që jo vetëm ta shohë, por edhe ta ndjejë në qafën e tij. Kështu qetësohet Ballkani Perëndimor, vjen drejtësia dhe ripajtimi i pritur dhe largohet Rusia nga rajoni.

Pse Perëndimi nuk i ve shpatën e Damokleut, Vuçiçit?

blank

Ja pse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e nënshkruan marrëveshjen e Asociacionit – Nga Aurel Dasareti

Përshëndetje,

Një lopatë duhet emëruar si lopatë e jo diçka tjetër.  

Djalli Hashim Thaçi dhe mumia Isa Mustafa, nuk e nënshkruan asociacionin (bashkimin e botës serbe – një Serbi në midis të Kosovës) sepse ishin të pandërgjegjshëm, por sepse janë kriminelë proserb, të korruptuar dhe shantazhuar, mercenarë, tradhtarë, kuisling në shërbim të armikut-pushtuesit barbar.

 

A  mendoni se është mirë t`i  respektojmë ata tradhtarë, bajga kundërmuese (të vetëshpallur politikan e qeveritar) të Kosovës, të cilët faktikisht dëshirojnë shuarjen e shqiptarëve, dhe që në bashkëveprim me armikun e egër, duke shkelur mbi gjakun e të masakruarve gjatë vitit 1998/99, para disa viteve, në Kuvendin e Vendit, miratuan copëtimin e Kosovës, të maskuar si “asociacion”?! Bajgat kanë kryer veprën penale më të rëndë: Tradhti ndaj Vendit.

Unë nuk respektoj kriminelët duke i quajtur zotëri/zonja. Ata janë mbeturina. Një shtet i mirëfilltë do t`i arrestonte menjëherë dhe do të viheshin përpara gjyqit ushtark…

kohë paqeje, çështjet penale ushtarake (kundër tradhtarëve që bashkëpunojnë me armikun) sot gjykohen nga gjykatat e zakonshme. Në luftë çështje të tilla gjykohen nga gjykatat speciale ushtarake. Dhe, Serbia (akoma është në luftë) përpiqet për të ripushtuar Kosovën. Apo jo?

PS: Të kuptohemi, nuk i gjeneralizoj sendet, fjalët e mia u drejtohen vetëm atyre (tradhtarëve) që e gjejnë veten në këtë përshkrim. Asnjë prej kuislingëve shqipfolës që votuan “republikën Serbe” në midis të Kosovës (asociacionin- “zajednica”) nuk mund të arsyetohet me llomotitjet: “më detyroi Hashimi, më detyroi Mustafa”…

***

Më poshtë po postoj sërish letrën e djeshme:

***

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën

Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

***

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion(kërcënime) shqiptarëve që ta formojnë. Ndërkombëtarët: ambasadorë, qeveritarë, kalemxhinj e “ndërmjetësues” në dialog me nazistët, terroristët mbrojnë interesat e vendeve të tyre apo ato personale, frikësohen nga Rusia e Putinit, prandaj shumica prej tyre përkëdhelin Serbinë – brekët e Rusisë. Në këtë lojë ping-pong Kosova (shqiptarët në përgjithësi) bëhet peng.

***

Vullneti i lirë i futur si metodë bazë në psikanalizë, ndryshe, tekat e lira, të quajtura gjithashtu shoqërim i lirë (shoqatë-asociacion), është t’i lejosh idetë, mendimet, kujtimet, imazhet dhe të ngjashme të regjistrohen lirshëm në vetëdije, pa asnjë përpjekje për kontroll, censurë ose kontroll të vullnetshëm, por përkundrazi t’i lejosh “mendimet të lëvizin”, si në ëndrrat me sy të hapur dhe fluturim të ideve.

***

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive(“zajednica” e pushtuesve serb në midis të Kosovës) gradualisht do forcohet dhe do bëhet Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ashtu si rritja e thonjve, kur i prisni, nuk mund ta gërvishtni dikë, por kur (gradualisht) të rriten pas disa ditësh mund të sakatosh kundërshtarin tënd.

***

PS: Më poshtë disa fragmente nga shkrimet e mia të mëparshme, në të cilat kam përmendur shprehjen “gradualisht”:

Gradualisht të ardhurat e tij u konfiskuan, ai duhej të hiqte dorë nga qëndrimi në…

Ai donte të përvetësonte gradualisht gjuhën e huaj (…) në një gjuhë të veçantë (…) të popullit të tij.

Tani u krijua një standardizim gradual i shënimeve matematikore, jo pak i ndikuar nga veprat e…

Ai u bë gradualisht i verbër…

Proces gradual. Që nga ardhja në pushtet e Hitlerit në Gjermani në janar 1933 deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në shtator 1939, hebrenjtë u diskriminuan ligjërisht, ekonomikisht (…) dhe kushtet në të cilat jetonin u përkeqësuan gradualisht, duke u bërë gjithnjë e më brutale. Me kohën…shumë u vranë, gjenocid…

Liria duhet të përparojë gradualisht, atëherë do të zgjasë më gjatë.

Robëria që përparon gradualisht, bëhet më e egër dhe zgjatën më gjatë.

***

PS: Është faji i indiferencës së shqiptarëve të Kosovës, që me dekada lejuan të “qeverisin” (shkatërrojnë)  vendin disa bajga kundërmuese, të cilët duke keqpërdorur ndërtesën e Kuvendit miratuan “zajednicën”, një serbistan serbo-sllav-karpatian  brenda Dardanisë-ilire-shqiptare.

Aurel Dasareti

blank

E VËRTETA E REÇAKUT: BARBARIZËM SERB DHE KRIM KUNDËR NJERËZIMIT – Nga Frank Shkreli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani: “Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e tha ambasadori Walker para njëzet e katër vjetësh; ta dëshmojmë të Vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e Vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe.” (15 Janar, 2023)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: “Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë. Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës. Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.” (15 Janar, 2023)

24-vjetë më parë, me 15 Janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, komuna e Shtimes, jo më larg se 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe të diktatorit terrorist të Serbisë, Millosheviçit, vranë 45 persona civil shqiptarë të pafajshëm. Dje, të dielen (15 Janar, 2023) në atë fshat u mblodhën një numër i madh qytetarësh, në një tubim përkujtimor në nderim të viktimave, udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, si dhe Ambasadori William Walker, i cili 24 vjetë më parë i kumtoi botës lajmin e zi të masakrës në Reçak të 45 shqiptarëve. Kosova shënoi 24-vjetorin e këtij krimi kundër njerëzimit, përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si pikëkthesa kryesore e ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, sulmet ushtarake të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe industriale serbe, përfshir kryeqytetin e Sebisë, Beogradin. Ajo ishte një ndërhyrje që më në fund, detyroi largimin e forcave terroriste ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, duke i dhënë, kështu, fund luftës në Kosovë.

Ishte ambasadori amerikan Uilliam Uoker, në atë kohë Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, (OSBE) ai, i cili në atë kohë, zgjoi nga gjumi letargjik ndërgjegjen e botës mbi barbarizmat që makineria ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë po bënte në Kosovë, si të donte dhe kur të donte, pa asnjë ndëshkim.

Ambasadori amerikan Uoker ka thënë në të kaluarën se, ato që ai ka parë me sytë e tij në Reçak janë ato që ai i konsideron si prova dërmuese të së vërtetës që ka ndodhur aty. Të vërtetën, që ai i kumtoi botës, në atë kohë, se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë — kishin kryer masakra dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Pasi kishte parë kufomat e shqiptarëve të vrarë në Reçak, Ambasadori amerikan e ka dënuar masakrën si një “barbarizëm të pabesueshëm”, ndërsa i ka cilësuar vrasjet në fshatin Reçak si, “një krim kundër njerëzimit”, duke i thënë në atë kohë gazetës amerikane “Nju Jork Tajms” se, ”nuk dëshironte të hezitonte asnjë minutë që të akuzonte, drejtpërdrejtë, forcat qeveritare serbe si përgjegjëse të kësaj masakre”.

Deklarata e ambasadorit Uolker bëri jehonë anë e mbanë botës, në atë kohë, por shkaktoi reagime të ashpra, sidomos, në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar atëherë ndaj deklaratës së ambasadorit Uolker duke thënë se: “Masakra e Reçakut, ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të frikësonte popullin e Kosovës”.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë gjatë shpërthimit të krizës në Kosovë, Joschka Fischer duke folur në emër të Bashkimit Europian ka thënë, pas zbulimit të masakrës në Reçak nga ambasadori Uoker, se: “Ata që janë përgjegjës për këtë akt, duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë masakrimin brutal dhe vrasjen e popullsisë civile”.

Masakra e shqiptarëve civilë nga forcat serbe në Reçak ishte vetëm një nga sulmet e forcave terroriste serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës gjatë atyre viteve, për të cilat bota nuk ishte e informuar. Por, më në fund ka qenë deklarata e ambasadorit Uilliam Uoker, si dëshmitar okular i masakrës në Reçak, ajo që më në fund bëri jehonë në median botërore dhe si rrjedhim shkaktoi një ndryshim të dukshëm të politikës së vendeve perëndimore karshi gjendjes në Kosovë dhe njëkohësisht, shërbeu si një katalist për ndërhyrjen eventuale të NATO-s, për të dëbuar forcat serbe nga Kosova. Gazeta e kryeqytetit amerikan, Uashington Post, shkruante në prill të vitit 1999 se pas një shqyrtimi të vendim-marrjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe në kryeqendrën e NATO-s në Bruksel, shihet qartë se masakra e Reçakut transformoi politikën e Perëndimit ndaj Ballkanit si asnjë ngjarje tjetër më parë. Masakra e Reçakut, sipas gazetës “Uashington Post”, bindi qeverinë amerikane dhe aleatët e saj në NATO se, politika e tyre e ndjekur deri atëherë duhej të ndryshohej fund e krye.

Politika amerikane ndaj Kosovës, deri atëherë, bazohej në atë që njihet si  “Paralajmërimi i Krishtlindjeve”, një telegram prej një fjalie që administrata e Presidentit Bush të parë i kishte dërguar Millosheviçit më 24 Dhjetor 1992, vija e kuqe, e që ishte një telegram shumë i shkurtër  dhe pa stërhollime, por tekstualisht përmbajtja e tij u citua nga “Uashington Post”, të ketë qenë fjalia që vijon: “Në rast të një konflikti në Kosovë, që shkaktohet nga ndërhyrja e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe brenda Serbisë”.  Ky kërcënim u përsërit disa herë edhe nga ish-Sekretari i Departamentit të Shtetit Uorren Kristofer, në mandatin e parë të Presidentit Klinton, por deri në masakrën e Reçakut mbeti vetëm një kërcënim në letër. Ishte pra masakra e Reçakut dhe dëshmia e një ambasadori amerikan, mbi këtë tragjedi, tragjedinë që kishte parë në atë fshat ambasadori Uoker, që zgjoi, më në fund, ndërgjegjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në NATO, por edhe të botës mbarë, e cila bëri që paralajmërimi kërcënues i administratës së Xhorxh Bushit të parë, me rastin e  Krishtlindjeve të vitit 1992, më në fund të zbatohej.

Si përfundim, më 13 tetor 1999, për herë të parë në historinë e saj, organizata e Atlantikut Verior, NATO autorizon komisionin ushtarak të saj që të fillonte planifikimin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.  Shpesh mendoj me vete, po të kishte qenë në atë kohë në Kosovë ndonjë përfaqësues tjetër nga ndonjë vend europian e jo Uilliam Uoker, si Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, çfarë do të kishte ndodhur me rrjedhat historike të Kosovës dhe me të VËRTETËN e Reçakut? A do kishte pasur një përfaqësues tjetër fuqinë dhe ndërgjegjen morale që të shkonte e të vërtetonte vet se çka kishte ndodhur në Reçak. Ose çfarë do të kishte ndodhur në qoftë se ambasadori Uoker nuk do të kishte shkuar fare për të parë vetë me sytë e tij tragjedinë në Reçak. Unë besoj se, si rrejdhim, do të kishte pasur masakra të tjera si ajo e Reçakut, anë e mbanë Kosovës dhe askush nuk do të dinte gjë për to, sot e kësaj dite. Ambasadori Uoker kollaj mund të kishte shkruar raportin nga një zyrë e ngrohtë në Prishtinë e ta dërgonte në Vjenë, duke informuar OSBE-në se, ‘sipas raporteve thuhet se ka ndodhur një tragjedi në Reçak, por rrethanat dhe hollësitë nuk dihen’.  Dhe me aq ai e kishte kryer detyrën e vet.

Por jo! Ai si diplomat i regjur e me përvojë, e ka ditur se një raport i tillë nuk do të kishte pasur kurrë efektin që do të kishte dëshmia e tij e gjallë, duke vajtur vet në vendin e ngjarjes tragjike në Reçak, duke e bërë kështu më të besueshme deklaratën e vet mbi masakrën që kishte parë në atë fshat.

Andaj në këtë 24-pëvjetor të atij krimi të shëmtuar nga forcat  kriminele serbe, të kujtojmë, natyrisht, me respekt dëshmorët dhe martirët e rënë të Reçakut në solidaritet me familjet e tyre, por njëkohësisht, të mos harrojmë as diplomatin amerikan, ambasadorin Uilliam Uoker, i cili me guximin dhe kurajon e tij zgjoi ndërgjegjen morale të botës, e cila falë dëshmisë së tij, u njoh për së afërmi me barbarizmat që po bënte Serbia, me dekada në Kosovë, kundër shqiptarëve dhe më në fund, bëri që NATO të vendoste që të ndërhynte për t’i ndaluar masakrat serbe kundër shqiptarëve, duke ndërmarrë sulme ajrore kundër Serbisë dhe forcave të saja në Kosovë.

Të rënëve, Zoti u faltë paqën, familjeve të dëshmorëve, Zoti u dhashtë forcë! Ndrësa mikut tonë, Ambasadorit Uilliam Uoker — i cili për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lenë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të mbarë Kombit shqiptar — Zoti i faltë jetë të gjatë dhe shëndet, ashtuqë të dëshmojë të VËRTETËN e Reçakut për një kohë të gjatë!

Rroftë ndër shekuj, Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike!

Frank Shkreli

blank

blank

Fotot nga tubimi përkujtimor janë marrë nga portali i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku mund të shikoni edhe foto të tjera nga ky

blank

POETI E SHKRIMTARI I SHKRELIT LUIGJ ÇEKAJ: NDERI I MALËSISË SË MADHE! Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi në Selinë e Bashkisë Malësi e Madhe u zhvillua ceremonia, e kryesuar nga Kryetari i asaj Bashksie, Z. Tonin Marinaj, për të nderuar njërin prej intelektualëve të njohur të atij trolli – poetin dhe shkrimtarin malësor prej Shkrelit – të ndjerin Luigj Kolë Çekaj.

Sipas njoftimit nga familja e Luigj Çekaj, që u botua edhe nga portali, “Zani i Veriut”, Bashkia Malësi e Madhe, me në krye shefin e saj, Tonin Marinaj organizoi, javën e kaluar, një eremoni zyrtare per dorëzimin e titullit ” Qytetar Nderi” i Malësisë se Madhe, për poetin Luigj Kolë Çekaj (pas vdekjes). Në sallën e Bashkisë, plot e përplot me të afërmë e dashamirë të poetit, e pranishme ishte edhe familja e tij, e përfaqësuraar nga bashkshortja dhe djali i Luigj Çekajt. Pas himnit kombëtar u mbajt një minutë heshtje në nderim të poetit malësor i cili ishte arratisur në Shtetet e Bashkuara në fillim të 1990-ave, pas shembjes së komunizmit, ku edhe ndërroi jetë, në Janar të vitit 2021.

Familjes, miqëve dhe dashamirësve të shumtë të pranishëm që kishin shkuar atje për të nderuar poetin dhe shkrimtarin e Shkrelit, iu drejtua të pranishëmve me disa fjalë duke i përshëndetur i pari i Bashkisë, Malësia e Madhe, Z. Tonin MARINAJ. Z. Marinaj i dorëzoi familjes e pranishme aty, ardhur për atë qëllim nga Shtetet e Bashkuara, dekoratën, “Qytetar Nderi”, akorduar Poetit Luigj Çekaj nga Shkreli i Malësisë së mbi-Shkodrës – pasi ai lexoi motivacionin për dhënjen e dekoratës Luigj Çekajt:
“Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkohor. Si atdhetar dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare. Si një përfaqësues i denjë i letërsisë dhe kulturës malësore mbarë shqiptare, ku me poezinë dhe prozën e tij edhe pse në mërgim prej kohësh, nuk e ndau asnjiherë vendlindjen e tij, por duke lartësuar kurdoherë trevën tonë, Malësin[ e Madhe e më gjërë.”
Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj,
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Hanaj.

Ndërkaq, në emër të familjes përshëndeti bashkëshortja e Luigjit, Violeta Çekaj, e cila duke falënderuar Bashkinë dhe Kryetarin e saj, Z. Marinaj, shtoi se Luigji u rrit jetim, te dajat pasi babën e vet – të arratisur nga komunizmi — e ka takuar pas 46 vitesh në Nju Jork. Në fjalën e saj, Violeta Çekaj falënderoi — për këtë nderim që i benë bashkshortit të saj të ndjerë — Kryetarin e Bashkise, Z. Tonin Marinaj, duke shprehur gjithashtu respektin dhe falënderimet e saj dhe të familjes si dhe të gjithë atyre që morën pjesë në atë ceremoni vlerësimi për Luigjin duke u shprehur se se né, kurrë nuk e harrojmë Malësinë e Madhe, tha ajo.

Dhënja e kësaj dekorate, poetit e shkrimtarit Luigj Çekajt, me të drejtë u cilësua si një vlerësim i merituar nga Bashkia Malësia e Madhe, “Për një personalitet të madh si Luigj Çekaj, i cili i bán nder Shkrelit, Malësisë dhe Kombit Shqiptar. Një ceremoni e thjeshtë, për një emër të Madh”, u cilësua tubimi në nderim të Luigj Çekajt orgnaizuar në Kryeqëndrën e Malësisë së Madhe në Koplik.

Për të ndjerin Luigj Çekaj, si bashkvendas imi nga Shkreli i Malësisë së Madhe dhe mik i familjes time e të cilin kam pasë nderin ta njoftoj vetëm pas ardhjes së tij në Nju Jork, në fillim të viteve 1990-a, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe për të cilin, në të kaluarën, kam shkruar disa artikuj modestë në kujtim të personit, punës dhe veprimtarisë së Luigj Çekaj këtu në Nju Jork. Si një anëtar i vyer i komuniteit shqiptaro-amerikan, të cilit edhe sot i mungon shumë prania dhe kontributi i tij letrar dhe shoqëror.

Ishte nder e privilegj për mua që të merrja pjesë në propozimin – si më poshtë — që i kam bërë Bashkisë Malësi e Madhe, gushtin që kaloi, që të nderojë – këtë bir të trojeve tona, për punën dhe aktivitetin e tij si poet e shkrimtarë por edhe si përfaqsues dhe intelektual i denjë i Malësisë së Madhe në mërgim, por njëkohësisht, edhe i komunitetit shqitaro-amerikan me të cilin ishte shumë i angazhuar. Falënderimet tona Kryetarit të Bashkisë, Malësi e Madhe, Z. Tonin Marinaj dhe Këshillit të Bashkisë për dekortaën që i ka akorduar poetit e shkrimtarit malësor, të ndjerit Luigj Çekaj.

Propozimi im drejtuar Bashkisë Malësi e Madhe për nderimin e Luigj Çekajt me dekoratën “Qytetar Nderi”, (pas vdekje) i Malësisë së Madhe:

Nju Jork, Gusht, 2022
PROPOZIM: QË POETI I NDJERË LUIGJ ÇEKAJ TË SHPALLET QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE
I PROPOZOHET BASHKISË: MALËSI E MADHE
PROPOZUESI: FRAN SHKRELI
TITULLI: “QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE”

Personi: Poeti e shkrimtari Luigj Çekaj (pas vdekjes)

Luigj Çekaj, shkrimtar e poet, bir i Shkrelit të Malësisë së Madhe, i kësaj treve me emër e za dhe lavdi prej shekujsh i dha Kombit shqiptar trima, poetë e shkrimtarë.  Personalitete që me verpimtarinë e tyre artistike dhe njerëzore – mbrenda dhe larg Malësisë së Madhe – sa ishin gjallë por edhe pas shkuarjes në amshim, ata me veprat e tyre dhe trashëgiminë që kanë lënë pas, vazhdojnë të kontribojnë. Me veprat e tyre, ata vazhdojnë t’i japin nam e za Malësisë së Madhe, duke nderuar vlerat e shënjta iliro-arbërore të pakrahasueshme, për të cilat krenohen të gjithë malësorët, kudo që jetojnë sot, në trojet tona të shënjta të Malësisë së Madhe dhe anë e mbanë botës. Njëri prej këtyre malësorve krenarë  që nderon të gjithë ne dhe Malësinë e Madhe ishte edhe Poeti e Shkrimtari me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Luigj Çekaj.

Kam nderin dhe privilegjin që Luigj Çekajn — këtë bir të madh të Malësisë së Madhe — t’a propozoj për dekoratën: “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”.  Ai, me veprat e tija kudo shkoi dhe me këdo që u takua – Luigj Çekaj, vetëm nder e lavd i çoi Malësisë, në nivelet më të larta shqoërore, intelektuale dhe patriotike, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë. Vlerat shekullore të Malësisë së Madhe: nder, burrëri, besë e trimëri, Luigj Çekaj i pasqyron në të gjitha veprat e tija, poezi e prozë. “Libri juaj ka qenë një zbulim poetik për mua”, është shprehur, shkrimtari i madh Ismail Kadare, për veprat e Luigjit. Një zbulin – siç ishte dhe është i tillë për të gjithë ne që e kemi njohur, por edhe ata që kanë lexuar veprat e Poetit dhe Shkrimtarit të Malësisë së Madhe, Luigj Çekaj.

Për këto arsye dhe të tjera që mund të lexoni në artikujt më të gjërë — bashkangjitur këtij propozimi linket mund ti gjeni më poshtë — unë Frank Shkreli propozoj dhe rekomandoj me gjihtë zemër që Poetit dhe Shkrimtarit, Luigj Çekaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, t’i akordohet dekorata me titullin: “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe” – se ai veç nder e lavd i ka sjell Malësisë dhe mbarë Shqipërisë.  Me jetën plot vuajtje të rënda dhe me veprat e tija të vlerësuara nga intelektualët e dalluar shqiptaro-amerikanë me të cilët bashkëpunoi ngushtë pas vendosjes së tij në Amerikë, Luigj Çekaj si njeri, si poet e shkrimtar, nderoi veten dhe familjen e tij të ngushtë, fisin e origjinës, Malësinë e Madhe dhe më gjerë. Shkodra dhe Shkreli janë krenarë me të, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan është përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të vyer që ka dhënë për vitet sa jetoi dhe punoi në gjirin e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj propozoj dhe rekomandoj, me bindje të thellë për meritat e tij, emërimin e Luigj Çekaj për titullin e lartë të Bashkisë së Malësisë së Madhe: “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”:
Me Motivacionin:

“Si një prej përfaqësuesve malësorë më të denjë të letërsisë dhe të kulturës shqiptare të Malësisë së Madhe dhe përtej, i cili me poezitë dhe me librat prozë, ai me integritet, profesionalizëm dhe atdhedashuri, mbrojti dhe promovoi, gjuhën, kulturën, traditat dhe vlerat, në përgjithësi, të cilat dallojnë trojet shekullore të Malësisë së Madhe. Duke ndriçuar me veprën e tij, njëkohësisht, edhe mbarë shoqërinë shqiptare në Atdhe dhe në Diasporë. Për rolin dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave tradicionale shekullore të malësorëve, në mbrojtje të interesave dhe identetit kombëtar të malësorëve dhe shqiptarëve kudo që gjënden.”
Me shumë respekt për bashkvëllëzrit e mi në Bashkinë e Malësisë së Madhe, mbetem i jueji,
Vëllazënisht, Fran Shkreli

blank

Poeti dhe shkrimtari Luigj Çekaj, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

blank

*Fotot nga ceremonia, marrë nga portali, “Zani i Veriut”

blank

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Z. Tonin Marinaj me bashkshorten dhe djalin e poetit Luigj Çekaj

blank

Pamje nga salla e e Bashkisë Malësi e Madhe


Send this to a friend