Këto dy ditët e fundit neper rrjetin e portaleve elektronike po qarkullon nji video ku shifet grupi prej disa hoxhallarve antar të BIK-ut në Prizren të cilët mbajnë lutje me moton që ” ALLAHU ” ta ndihmonë liderin psikopat neootomanin e antishqiptarin e tmerrshem presidentin e Turqisë efendi Rexhep Taip Erdogan që ta fitojë luftën kundër popullit Kurd. Jemi dëshmitar se me lejen e Rusisë islamisti i rrezikshem Erdogani filloj granatimet me raketa ma moderne në vendbanimet kurde , dhe këtë e ban jo në vendbanimet e tyne në Turqi, por në nji shtet tjetër në Siri.
Ishte e tmerrshme me pa deklaratën e nji burri kurd që në këto granatime kishte humb të dyja bashkëshortet dhe gjashtë femijët e vet.
Këta hoxhallar nga Prizreni, e edhe të gjithë imamet e tjerë të cilësdo hapsinë të planetit na shurdhojnë kokën me prrallat e fesë së tyne se si ajo fe qenka paqësore, qenka humane dhe hyjnore.!!!
Tash kur shof videon e mjeranve nga BIK-u i Prizrenit, baj pyetje a ka mundësi të ju besojmë juve në ato prralla që i thoni perderisa ju luteni që nji ushtri e nji shteti pushtues dhe të dhunshem ta zhduk nji popull autokton në tokën e vet, nji popull të cilit Turqia i ka okupue toka dhe e ka lan pa shtet?! Unë e them se kush ju beson juve asht kriminel po aq sa jeni ju. Asht injorant po aq sa jeni ju. Asht idiot i pashpirt po aq sa jeni ju.
Unë kam lexue shumë në kuran, dhe aty shkruen se muslimani duhet me i bind qafirat ( të gjithë jomuslimanet ) të pranojnë islamin, e nese nuk e pranojnë ata duhet me i detyrue me e pranue, mjetet me të cilat bahet detyrimi janë të shumëllojshme , me tortura dhunë, e deri edhe te vrasja.
Mirpo që paska musliman dhe ate ata të jenë predikues të fesë islame ( si rasti i hoxhallarve të Prizrenit ) që lut allahun per ti dhanë fuqi nji muslimani me zhduk muslimanin tjetër këtë se paskam lexue askund dhe as që e kam ndegjue deri sot.
Po lexojë nëper portale interneti mendime të njerzve që me të drejtë bajnë pyetjen; pse deri sot asnji hoxhë nuk kerkojë të behet namaz me lutjen per fitore të shqiptarve ndaj serbve?! Kjo nuk ka ndodhë as në kohën e okupimit mizor të pushtetit të Millosheviqit e as asnjihere deri në ditën e sotit.
Unë kam dalë nëper boten prendimore shumë heret, i ri në moshë. Mbaj mend se në fillimin e viteve të 70-ta të shek. të kaluem kur jetova në Ljubljana , populli slloven ishte bukur shumë i lidhun per fenë e vet katolike, por kur tash pas 40 e ma shumë vjetve shkoj në Ljubljana ku kam familjar dhe miq shof se feja atje asht mbet si dekor. Shof se qytetarët mirren me punë, zhvillim , arsimim e ndertim të mirqenjes së vetë, familjes dhe shtetit.
Këso dallime kam pa dhe i jetojë per ditë edhe në Norvegji, shtet me fe protestante , por ku besimi në fe dhe marrja me te asht zbeh nga viti në vit dhe edhe këtu feja asht vetem dekor, asht vetem nji e kalueme e nji kohe.
Gjithandej shteteve europrendimore asht e njejta dukuni. Por çka po ndodhë me neve shqiptarët?!
Pse neve nga nji popull gadi ateist apo nga nji popull afetar që fenë e ka praktikue vetem në morte dhe disa kan festue edhe bajramin shkaku i anës sociale të ti, ndersa me fe nuk jan marr fare, hoxhallaret kan qenë qytetar të zakonshem e në shumë mjedise edhe janë urrye bile. Per gjysëm shekulli në trojet e shqiptarve nën ish Jugosllavinë komuniste ballin e oxhakut në oda të fshatit e kan zan mesuesit, profesoret, shkenctaret dhe studentet të cilet shpesh janë vershue nga masat e fshatarve me lloj, lloj pyejtesh.
Mirpo tash pasi u çlirue Kosova, pasi iku pushtuesi serb, populli i jonë sikur me i pas hypnotizue dikush , harrojë gjithçka, harrojë se si prindet e tyne kan besue e kan praktikue fenë. Komplet populli i bani veshet katër me ndegjue disa persona që u paraqiten si të shkolluem në qytete të ndryshme të shteteve arabe. Ata u ban idhuj të popullit dhe
ngadal , por bindshem fillojë edhe qoroditja e pershkallzimi i shkombtarizimit të shumë shqiptarve të cilet me vullnet vejnë fenë para kombit. Të cilet jo vetem se nuk pranojnë vlerat e kombit si; histori, figura kombëtare, gjuhen Shqipe, doket, zakonet, adetet, ritet dhe deri edhe shprehja per lutje e mallkime filloje të bahet me gjuhën turke apo arabe. Perbuzet gjuha Shqipe, ofendohen dhe perbuzen Gjergj Kastrioti, Shenjtorja Nana Tereze, ofendohet sa ishte gjallë e edhe pasi iku në amshim themeluesi i shtetit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pse Ai bani miqësi me prendimin, me Papen, Ameriken, Anglinë, Francën, Gjermaninë etj, etj disa injorant filluen ta therrasin Pjeter dhe ta shajnë e ofendojnë. Disa qindra të rinjë dhe disa dhjetra vajza të reja shqiptare iken me shkue me luftue në Siri e Irak , me bindjen se asht detyrim lufta e xhihadit per të perfitue në amshim pastaj parajsen dhe ku do ket defrime me seks e me pije e ushqime të shijshme. Shkuen dhe u vran atje per të shkue te 72 virgjireshat per të cilat ju spjegoj ma së shumti imami Shefqet Krasniq, por nuk munguen me propagand islame as profesor universitar si Rexhep Qosja, Milazim Krasniqi , Isa Bajçinca etj, etj.
Hypnoza që para 100-200 vjetve ka kalue nëper shtepitë e popujve europian sepse ishin fanatik fetar të krishten ata, e e cila hypnozë ( besimi fetarishtë ) ma askujt si ban pershtypje në këto vende tash mbrenda nji kohe të shkurt perfshiu popullin e vujtun dhe të varfen, popullin shqiptar.
Kur po shkruej këtë shkrim mu kujtue i Madhi i kombit tonë Peshkop Theofan Stilian Noli.
Ishte themelues i Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare Imzot Noli, mirpo ai ashtu si edhe prifti Papa Kristo Negovani lutjet dhe meshat i kan mbajt në Gjuhen Shqipe. Që të dy këta besimtarve ju kan sçarue se si nese ka zot e ai se kupton Gjuhen Shqipe atëhere shqiptarët nuk duhet ta besojnë at zot.
Noli i Madh si poliglot e filozof që ishte, si krijues , poet e muzicient ka ba çmos dhe ka perkthye në gjuhen Shqipe shumë vepra të vlerave botnore të letersisë e mes tjerave edhe vepren madhore ” RUBAIRAT “të poetit të Persisë ( Irani i sotshem ) Omar Khajam.
Do i citojë dy tri vargje ( strofa ) të RUBAIRAVE:
“Naten kur flinja më tha shpirti pi.
Ngrehu sa rron,
zbraz kupa e puth qupa
Ke shekuj të flesh n`qetsi “.
Pra Peshkopi Fan Noli sipas mendimit tim me sinqeritet permes perkthimit të Rubairave të cilave ju ka kushtue aq shumë respekt, deshmon tërthorazai se nuk kan jetë tjeter, pos kësaj andaj jetone jetën.
Poeti i RUBAIRAVE Omar Khajam ka qen pers ( iranian ), ka qen musliman, por ai diku para 900 vjetve tu e njoftë mirë fenë islame e padyshim edhe fetë tjera të asaj kohe në nji strofë shkruen:
” Unë në vend të lutjes per perendinë
zgjodha gërshetat dhe hardhinë…”
Pra haptas kundërshton zotin, krijuesin dhe aludon që te bajm dashni ( gershetat e fenes si simbol ) dhe të pijmë venë ( hardhinë nga e cila prodhohet vena ).
Në vitin 1997 diten e parë të bajramit të madh në nji qytet në Norvegji shkova ti urojë bajramin bashk me gruen time nji shqiptari që e njifsha pak e per të cilin disha se asht imam i shkolluem me shkollen e mesme të qujtun MEDRESEJA në Prishtinë dhe se kishte mbarue edhe dy vite të Fakultetit të kulturës islame ne Prishtinë, por që shkaku i situates që eskalojë në Kosovë ai kishte ndërpre studimet per të ardh e kerkue azil në Norvegji.
Na priti sipas zakonit bashk me nusen e ti të re e bujare, dy djemt e tyne të vegjel erdhen dhe na urune bajramin mu e bashkëshortes time dhe na perqafuen.
Unë i urova festen imamit sepse ai me disa vite rresht ka qen imam në nji qytet këtu në Norvegji pergjatë kohës së Ramazanit.
Ai u ngrit, hapi nji vitrinë dhe nga aty nxori nji shishe me WISKI , i kerkojë zonjës së shtëpisë te na i sjell dy gota dhe i mbushi , ma afrojë njen e tjetren e ngriti tue me thanë: mirë se ke ardh dhe me fat bajrami.
Per ta mbrojtë ate nga sulmet e mundëshme të lukunisë shqipfolëse nuk po e permend me emen por atë imam të shkolluem, pra imam me profesion sot e asaj dite e kam nji mik të mirë.
Po e spjegojë se atë ditë u zuna ngusht, dhe para se me e pi viskin i thash; nese këte po e ban per të me respektue mu mos e ban të lutem. Ti ke mbajt ramazan dhe je lut tan kohes së ramazanit e tash mos pi alkool hatri im.
Ai qeshi me za dhe tha hatri yt e i askujt nuk e ha asnji nji torte apo nji ambëlsinë. Mbaje mend dhe mos ta zgjasim miku im: haram asht çka del prej goje e jo çka hyn në gojë. Edhe rakinë e ka krijue njeriu nga frytat e pemve dhe pse mos me e pi per nji dolli apo per nji urim?!
Unë këtë njeri e kuptova menjihere dhe besa edhe thash, po kur ky që e ka mbarue shkollimin, që e lexon kuranin në origjinal dhe e shkruen e e flet gjuhen arabe ka këso mendimesh, pse mos ti kem edhe unë. Nga ajo ditë kam reflektue me veten time dhe edhe ma teper kam fillue të bahem afetar, të mos besojë e as të mos kem frikë nga prrallat e imamve per denim në nji botë të amshueshme.
Ky miku im shpesh merr shembuj disa imam shqiptar që popullit i flasin per sevape e per xhehnem e xhenet, ndersa vetë kan ba pasuni marramendëse a popullit i thonë se duhet me dhan sadaka e haraqe tjera per hoxhen ne emen të fesë islame. Edhe priftërinjet jetojnë mirë , kan pasuni dhe jetojnë jetë me moral të dyfishtë , ndryshe bajnë per veti e ndryshe urdhnojnë besimtaret me veprue. Krejt kjo asht pra kopili apo friksim me denime në nji botë të perjetshme që ta mashtrojnë popullin per te perfitue vetë ata. Dhe tash kur populli jonë kaq shumë po beson e po praktikon fenë islame une nuk po mundem pa e thenë se na ka kaplue nji INJORANCË e tmerrshme.
Jetojmë në vitin 2018, neve në vend që të vrapojme pas zhvillimit ashtu si janë të zhvillueme shtetet dhe popujt e kulturave europrendimore, neve vrapojmë pas territ oriental, vrapojmë në vetshkatrrim dhe zhdukje.
Neve injorantet e miopet e Europës jo vetem se kemi lejue lider turq me ardh e me atakue vlerat tona kombëtare, por neve jemi ba pjesë e atyne atakimeve.
Sot dy shtetet shqiptare, Shqipni e Dardani jan ba arenë e luftës mes dy rivalve politik e sektar turq, Fetullah Gulen dhe Rexhep Taip Erdogan. Presidentet e kryeministrat e shetetve shqiptare i quejn vëllazen popullin turk. Me kerkesat e liderve turq nga zyret e Presidentit shqiptar largohet busti i Kryeheroit Shqiptar i Gjergj Kastriotit, lojtarët e Kombëtares shqiptare në futboll ne lojen mes saj dhe asaj turke detyrohen me vesh fanelat me flamurin turk në gjakos dhe pa asnji shenjë të Flamurit shqiptar.
Disa shqipfolësa të trullosun me opiumin FE , zihen në qastet e fundit para se ta realizojnë sulmin terrorist kunder kombëtarës së Izraelit në Shkodër. Kjo solli deri te anulimi i lojës në Shkodër dhe ajo u lujtë në Elbasan.
Pra pa na ba neve kurr diçka të keqe Izraeli e as populli i Izraelit neve shkaku i konfliktit mes Izraelit e Palestinës nuk hamendemi per të ba akt terrorist në lojtaret e futbollit të Izraelit!
Pse duhet të bahemi neve krah i konflikteve mes popujve të ndryshem sikur rasti Arab e Izraelit, apo rasti Turqi e Kurd dy këta popuj të të njejtit besim, të besimit silam?!
A kemi neve pak probleme tonat sa duhet me i ngarkue në kurriz dhe me u marr me to edhe problemet e popujve që historikisht kan qen anmiq të popullit tonë ( Turqia ) apo tjeret që historikisht ishin dhe jan aleat të anmiqve tan ( serve dhe popujve sllav ) arabet dhe të gjitha shtetet muslimane të botës?!
Në kohën kur nëper shtetet e zhvillueme me nji mirqenje të hatashme të shtete të Europes prendimore kishat po mbesin të zbrazta e shumë nga to po shendrrohen në muze e disa po shiten per tu ble nga biznismen të ndryshem e që i perdorin pastaj per nevoja të ndryshme, neve e kemi mbush dheun shqiptar me xhamija. Në kohen kur shkollat e shteteve prendimore ( e ku jetojnë edhe disa qindra mija shqiptar ) planprogramet shkollore po i digjitalizojnë dhe nxansat gjithçka mesojnë permes internetit, neve shqiptarët ndertojmë xhamija, internetin e perdorim per me sha e ofendue jomuslimanet , me kerrcnue shqiptarët që mbrojnë vlerat e kombit tonë ( në shenjestër të kerrcnimeve dhe shamjeve jam edhe unë vetë ).
Çka të ka gjet o populli im? Pse ta zam në Norvegji tu ndjek praktikat e pakistanezve dhe somalezve i mbylle shkollat shqipe të cilat shkolla i financonte shteti Norvegjez dhe gjithçka e shendrrove në shoqata islame , në xhamija dhe na rendite në krahun e popujve afroaziatik apo ma mirë me thanë detyrove Europen me na hudhë në të njejten shportë si mbeturinë islame , bashk me somalez, palestinez, arab, turq, pakistanez, afgan etj, etj.
Feja asht injorancë o shqiptar i mjer. Pse po bahesh injorant?
Pse po shkombëtarizohesh e po zhdukesh?
26.01.2018
Komentet