VOAL

VOAL

Shqiptar, unë po flas me ty – Nga Aurel Dasareti*

November 27, 2019

Komentet

Arkiv 22 Mars 2017 – Dita e Sovranit dhe Festa e Sulltan Novruzit Nga Elida Buçpapaj

22 Marsi sivjet në Shqipëri u festua me një shurdh-memecëri të plotë.Në kalendarin zyrtar kjo datë nuk është e përfshirë.Demokratët e kanë përjashtuar. Ku do të duhej të kremtohej si festë zyrtare e Shqipërisë, me të gjitha detyrimet.

Kjo datë përkon me festën e Sulltan Novruzit, një degë e fesë islame që ka si doktrinë përsosjen e shpirtit njerëzor.Por klasa politika shqiptare nuk ka as shpirt dhe as ndërgjegje, është e pashpirt dhe me ndërgjegjeblozë.

Në kalendarin e Shqipërisë 22 marsi është një festë fetare zyrtare.

Më 22 Mars, në ditën e fitores të përmbysjes të diktaturës, që duhej të qe një festë kombëtare mbarëshqiptare, për ta kremtuar të gjithë, nuk flitet për gjë tjetër veç për hashure me rrush të thatë e arra, për kurbane dhe byrek me jeshillëqe, në ngjyrë të togës të kryebektashiut që ka zëvendësuar të ndjerin Haxhi Reshat Bardhi.

Si ditë e bektashizmit që kudërmon nga era e kanellës mbi hashure, është rasti për fryemëzim dhe kujtesë ndaj vëllezërve të Rilindjes Frashëri.

A nuk do të shkonte shumë bukur sikur tek porta kryesore e selisë të Kryeqyshatës botërore bektashiane të lexoje të fiksuar nga kamerat një nga amanetet e Naim Bej Frashërit për shqiptarët: “Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhën tuaj!”

Por klasa politike shqiptare e ka kthyer përmbys në antitezë të plotë amanetin që nuk e tret as dheri të vëllezërve Frashëri, ata janë të liq, ndërgjegjexirë, nuk e duan as vend, as gjuhë as farë e kulturë.

Nuk kujtohet as 22 marsi 1992 dhe as humanistët bektashianë të Rilindjes.

Në memecërinë e surrealit shqiptar, askush nuk recitoi ndonjë poezi të Naimit, askush nuk deklamoi ndonjë varg nga Begati e Bujqësi apo “Fjalët e Qiririt”.

Shikoni sa bukur tingëllojnë, sikur i ka shkruar sot i madhi Naim Frashëri: Në mes tuaj kam qëndruar/E jam duke përvëluar,/Që t’u ap pakëzë dritë,/Natënë t’ua bënj ditë. /Do të tretem, të kullohem,/Të digjem, të përvëlohem,/Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,/Njëri-tjatërin të njihni. /Për ju do të rri të tretem,/Asnjë çikë të mos mbetem,/Të digjem e të qanj me lot,../ /Unë zjarrit nuk i druhem /Dhe kurrë s’dua të shuhem,/ Po të digjem me dëshirë,/Sa të munt t’u ndrinj më mirë./Kur më shihni se jam tretur,/Mos pandehni se kam vdekur;/jam i gjall’ e jam ndë jetë /jam në dritët të vërtetë,/Unë jam në shpirtin tuaj,/Mos më kini për të huaj,/ M’është falurë durimi, /Andaj po digjem si trimi….”

Në Tiranën e fokusuar tek tasat me hashure me sa më tepër arra askujt nuk i shkon nëpër mend për të përkujtuar Sami Frashërin dhe veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç‘eshtë dhe ç’do të bëhet”; askush nuk e kujtoi as Abdyl Frashërin, ideologun e Lidhjes së Prizrenit.

Pa Vëllezërit Frashëri s’ka kuptim Sulltan Novruzi, sepse feja e shqiptarëve është shqiptaria!

Nuk i kujtojnë Rilindasit sepse tani kur thuhet Rilindje nënkuptohet Edi Rama. Tani Edi Rama ka zëvendësuar vëllezërit Frashëri! Me shpurën e ministrave të tij!

Sali Berisha që vetëidentifikohet me 22 marsin 1992 do të duhej ta kishte përfshirë këtë datë si një festë kombëtare. Pse i frikësohet kësaj date ?

Sot populli shqiptar duhej të kujtonte ditën e përmbysjes të diktaturës. Por klasa politike me në krye PD e kanë hequr këtë datë fare nga kalendari.

Në vend të kujtesës nëpër televizionet e Tiranës flitet Sulltan Novruzit dhe byrekun me dymbëdhjetë lloje barishtesh.

Normalisht, si një vend sekular që është Shqipëria, dita duhej të niste duke i blatuar respekte lirisë dhe humanistëve të Rilindjes.

Unë isha atë 22 mars. Raportoja për Zërin e Amerikës.

Raportoja si gazetare dhe bëja pjesë në oqeanin mbarëpopullor, kur populli shqiptar ia dha votën lirisë.

Në vesh më ushtojnë ende meloditë e çmendura nga gëzimi të klaksonëve të veturave, ardhur nga Kavaja që përshkonin Bulevardin Dëshmorët e Kombit me dritare të hapura nga ku era e ngrohtë e marsit dukej se do t’i merrte me vete flamujt e kuq shqiptarë, flamujt amerikanë me yje dhe vija dhe flamujt blu të PD-së.

Ishim të dehur nga aroma e lirisë dhe të mbushur me shpresa, të cilat tani çerek shekulli më pas janë kthyer në iluzione dhe deluzione.

Populli shqiptar ka mbetur i kryqëzuar dhe i lidhur si Prometeu prej politikës të mbrapshtë për 25 vjet rresht.

Me gjithë zhgënjimet dhe pësimet 22 mars 1992 është dita e kauzës të lirisë, dita kur Sovrani vendosi për fatin e vet.

22 marsi 1992 është dita ku vullneti i popullit u shpreh për të rrëzuar sistemin e kalbur nga lufta e klasave, urrejtja, ndasitë, izolimi, Gulagët shqiptarë, burgjet dhe vrasjet politike me motivacion ideologjik përmes vëllavrasjes.

22 marsi 1992 është bekuar jo se i dha pushtetin një grushti njerëzish, të cilët u sollën si despotë të gjithëpushtetshëm, por sepse demonstroi pushtetin që ka oqeani i uraganit popullor.

Prandaj politika e mban jashtë kalendarëve zyrtarë këtë datë të historisë moderne shqiptare. Festohet 29 nëntori 1944 që njihet si dita e pushtimit të Shqipërisë nga diktatura, ndërsa 22 marsi 1992 është në karantinë.

Festa e Sulltan Novruzit festohet në mënyrë dekulturuese, ndërsa nga qielli shqiptar na vërejnë bektashinjtë më të famshëm të të gjitha kohërave, ata që përbëjnë kuintesencën e Rilindjes Kombëtare, ata që u dogjën e përvëluan për të na lënë ne shqiptarëve trashëgiminë e tyre filozofike, kulturore dhe kombëtare, që mjerisht tashmë duket se gjatë këtij tranzicioni makabër nën dirigjimin e politikës është çrrënjohur nga trolli jonë plotësisht.

Unë jam një dëshmitare e fitores të 22 marsit 1992 që përkoi me ardhjen e pranverës, ringjalljen e natyrës e Festën e Bajramit, si për të thënë se edhe Zoti e Natyra ishin bërë bashkë me votën e shqiptarëve, verdikti i së cilës u hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve dyert për t’iu bashkuar Europës.

Po ku janë sot shqiptarët, çerek shekulli larg nga ajo dite e bekuar?

Diktatura i mbajti shqiptarët në bunker për gjysmë shekulli, tranzicioni po i mban prapë të margjinalizuar dhe të penalizuar për një çerek shekulli tjetër.

Tiranozaurët e diktaturës dhe tranzicionit ua kanë ngrënë kohën shqiptarëve.

Por 22 marsi 1992 është dhe do të jetë, për të na kujtuar se jemi të vonuar, edhe për të na treguar rrugën e lirisë që të çlirohemi nga kjo klasë politike.

22 marsi 1992, kjo datë e shenjtë nuk i takon partisë, asnjë partie shqiptare, sepse të gjitha e kanë mashtruar popullin.

Kjo ditë është dita e Sovranit!

INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK SHKRELI (III) – KOSOVA

 

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Kosova ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike në kuadër të historisë shqiptare, duke qenë një nga qendrat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar dhe zhvillimeve historike kryesore ndër shekuj. Në pjesën e tretë të intervistës me gazetarin dhe publicistin e njohur, Frank Shkreli, do të përqëndrohemi në mënyrë të veçantë te Kosova dhe historia e saj, duke e zbërthyer atë pa dritë-hije, pasi gjatë çdo periudhe ka arritur të mbijetojë dhe të ruajë trashëgiminë e saj, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat është përballur.

GM: Si e vlerësoni rolin dhe rëndësinë historike të Kosovës në zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në proceset historike që kanë ndikuar në fatin e shqiptarëve? Cilat janë momentet kryesore që, sipas jush, e bëjnë Kosovën një pikë të rëndësishme në historinë shqiptare?

FSH: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”, ishte një thirrje pothuaj në çdo takim me karakter politik të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos mërgatës së vjetër antikomuniste këtu në Shtetet e Bashkuara. M’u kujtua kjo thënje se edhe për mua, megjithse, i lindur jasht kufijve të Shqipërisë së cunguar, në veri dhe jug, të 1912-ës, Kosova, ashtu siç është edhe Çamëria dhe trojet e tjera autoktone shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e të tjera, janë Shqipëri. Megjithkëtë, ishte Kosova që më duket mua e pësoi më rëndë gjatë historisë sepse ka qenë dhe deri diku edhe sot, vazhdon të jetë në ball të luftës për mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve, kudo. Natyrisht se një prej këtyre momenteve historike për të cilën flitni ju Z. Marku, besoj se është dhe mbetet Lidhja e Prizrenit, që nga pjesëmarrja gjithëpërfshirse, vërtetë, ishte një takim mbarë-kombëtar që i ka hije historisë së shqiptarëve. Një ngjarje që i shpallte botës lajmin e mirë se Kombi shqiptar kishte vendosur të jetonte i lirë, brenda kufijve ku flitej gjuha shqipe. Për të mos shkuar më thellë në histori, roli i Kosovës dhe i trojeve të tjera ishte i madh në kryengritjet siç ishte edhe Kryengritja e Malësisë së Madhe me 1911, me në krye Ded Gjo Lulin. Kjo kryengritje historike u pasua me kryengritje të tjer anti-osmane edhe në Kosovë, të udhëhequra nga viganët e Dardanisë, Bajram Curri, Hasan Prishtina e Isa Boletini. Këto lëvizje anti-turko-osmane kishin rëndësinë e vet se ndoshta për herë të parë tërhoqen vemendjen e Evropës së diçka po vlonte në trojet shqiptare. Një ndërkombëtarizëm i çeshtjes shqiptare! Të gjitha këto përpjekje u kurorëzuan më në fund në pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor, 1912. E njëjta luftë për identitet vazhdoi në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi, më vonë nën komunizmin sllav, gjatë shekullit të kaluar. Ishte një luftë e përgjakshme për ekzistencë dhe për të drejtat bazë të njeriut në trojet shekullore shqiptare. Ishte një luftë e rrept kundër një armiku më të fortë. Shqiptarët e Kosovës u vranë e u prenë në mbrojtje të shqiptarizmit në përgjithsi. Janë të shumta momentet, por rezistenca serioze ndaj pushtimit serb ka filluar me demonstratat e vitit 1968 dhe të mars/prillit të vitit 1981, në Prishtinë e gjetkë – një kthesë historike këto që shënuan fillimin e ndarjes, njëherë e mirë, të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia sllavo-komuniste. Me shtypjen barbare të atyre demonstratave patriotike, terrori i egër serb dhe kasaphanja kundër shqiptarëve të Kosovës vazhdoi deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kur në Kosovë u themelua, në fillim të 1990-ave, në kulmin e shtypjeve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës — e popullit të Kosovës — e cila me ndihmën e Aleancës ushtarake të NATO-s luftoi për çlirimin e Kosovës, një luftë kjo që më në fund çoi në pavarsinë që sot gëzon Kosova, si një vend i pavarur, i njohur ndërkombtarisht nga më shumë se 100-vende të botës. Sot, detyra e shenjët dhe fisnike e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, është që të mbrohet dhe të ndihmohet Republika e Kosovës duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha ato që Dardania e vjetër dhe Kosova e re kanë bërë gjatë shekujve, por sidomos fund-shekullin e kaluar – me shumë vuajtje e sakrifica – për mbrojtjen e identitetit të përbashkët shqiptar dhe të drejtave bazë të njeriut, për të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet e veta autoktone. Duke shpresuar se një popull që ka vuajtur aq shumë e që ka derdhur gjak gjatë gjithë historisë së vet në mbrojtje të atij trolli dhe identitetit të vet iliro-arbëror – do të dalë më në fund ngadhnjyes duke realizuar, përfundimisht, ëndrrën shekullore të të gjithë shqiptarëve: për një Shqipëri me Kosovë e Çamëri, por jo vetëm.

GM: Si e përshkruani periudhën para dhe gjatë viteve ’90 në Kosovë në aspektin politik, shoqëror dhe kulturor? Cili ishte roli i mediave vendore dhe ndërkombëtare në dokumentimin dhe pasqyrimin e ngjarjeve të asaj kohe? A mendoni se media ka ndikuar në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për situatën në Kosovë?

FSH: Siç dihet, ajo ishte një periudhë shumë e vështirë për shqiptarët e Kosovës. Mbizotëronte politika fashiste dhe miti “historik” serb i propaganduar i Sllobodan Millosheviçit dhe klikës së tij. Një politikë e egër anti-shqiptare që ishte një vazhdim i politikës terroriste të kasapit të tërbuar anti-shqiptar Rankoviqit e që kishte filluar, intensivisht, që nga përpjekjet e mbledhjes së armëve në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, dekada para 1990-ave. Si rrjedhim, gjëndja politike, shoqërore dhe kulturore ishte tejet e rënduar në Kosovën e atyre viteve. Nën atë regjim të dhunëshëm e keqtrajtues ndaj shqiptarëve në përgjithsi, e sidomos kundër intelektualve shqiptarë të kohës. Në atë kohë jetohej dhe veprohej në fushën intelektuale, përfshirë edhe gazetarinë, nën rregullat e totalitarizmit bolshevik, që ishte shumë më i rëndë në Kosovë se sa në pjesën tjetër sllave të ish-Jugosllavisë: Për shqiptarët ishte më e theksuar ajo fraza: Me ne ose kundër nesh. Sa i përket rolit të medias – vendore dhe asaj ndërkombëtare – media vendore ishte nën të njëjtat shtypje si çdo aktivitet tjetër shoqëror. Natyrisht se mediat ndërkombëtare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, u angazhuan fuqimisht dhe në mënyrë të bashkrenduar me media të aleatëve perendimorë, si BBC e tjera, sidomos, gjatë dekadës së 1990-ave, për t’ju përgjigjur censurës shtetërore dhe mungesës së lajmeve dhe informacioneve të sakta e të balancuara gjatë krizave në Ballkan. Një prej këtyre nismave të Shteteve të Bashkuara (Administratës së Presidentit Clinton) për të kundërshtuar propagandën serbe të Millosheviçit, sidomos, në lidhje me gjendjen në Kosovë, Zëri i Amerikës së bashku me radio-stacione tjera perëndimore krijuan atë që quhej “Ring around Serbia”, një numër radio-stacionesh vendase jashtë kufijve të Serbisë që transmetonin programet e radio-stacioneve perëndimore, si VOA shqip, drejtuar Serbisë. Ato dëgjoheshin në Kosovë, por dhe anë e mbanë Ballkanit dhe më gjërë, duke informuar botën mbi luftën në Kosovë, por edhe për reagimet anë e mbanë botës dhe për zhvillimet diplomatike të asaj kohe në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Bazuar, gjithmonë, në premtimin e transmetimit të parë të Zërit të Amerikës (1942) se, “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose mund të jenë të këqia. Por ne do t’u themi të vërtetën!” Reputacioni i Zërit të Amerikës si burim lajmesh të vërteta e të balancuara ishte ndër më të lartët nga programet e VOA-s. Gjatë asaj periudhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe dëgjohej nga 80% e shqiptarëve të Kosovës, por jo vetëm.

GM: Mirësia, trimëria dhe mençuria u bashkuan dhe lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK! Më e shtrenjtë Kosova se jeta!…

FSH: Siç thash edhe më sipër, në lidhje me proceset dhe momentet kryesore historike përmendet ju më lartë e që kanë ndikuar përjetësisht në historinë kombëtare është pa dyshim themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krijimi i saj ishte një mishërim i të gjithë vlerave që përmende: mirësisë, trimërisë, mençurisë dhe bashkimit, përball rrezikut të një armiku shekullor, barbar e terrorist. UÇK-ja e vendosur para gjithë botës se ata do të mbronin me armë e me gjak, lirinë, identitetin kombëtar dhe të drejtat e njeriut. Ashtu si gjatë gjithë historisë (Besëlidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit dhe kryengritjet e vazdueshme të popullit shqiptar, anti-osmane e anti-sllave), edhe UÇK-ja iu përgjigj thirrjes së Atdheut për t’iu venë në shërbim, në një periudhë ndër më të vështirat në historinë shqiptare. Si një organizatë jo vetëm ushtarake por edhe politike, UÇK-ja me gjithë sakrificat që është a pamundur të radhiten këtu, pa asnjë dyshim, domosdoshmërisht, që zë një vend ndër më të rëndësishmit në historinë moderne të Kombit shqiptar. Jam dakort me shumë vërejtës shqiptarë dhe të huaj që konsiderojnë se si një organizatë mbarë kombëtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës zë një vend më se të merituar në përpjekjet historike të Kombit shqiptar për liri e pavarsi, me kontribute të rendësishme, përfshirë, sidomos, rritjen e vetdijes kombëtare. në mbrojtje të identitetit kombëtar të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë por anë e mbanë trojeve autoktone të veta në Ballkanin Perëndimor, por edhe në diasporë.

GM: Historia e vuajtjeve të popullit shqiptar nga gjenocidi serb është një kapitull i tmershëm, i cili ka arritur kulmin në vitin 1999, me masakra, vrasje, përdhunime dhe dëbime, ku përfshiheshin edhe mijëra gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm. Si e keni përjetuar këtë periudhë aq të errët dhe traumatike për popullin shqiptar? Si mendoni se mund të shpjegohet një mizori e tillë, që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe shkatërrim, dhe cilat janë pasojat që ka lënë kjo periudhë në shoqërinë dhe kujtesën kolektive shqiptare?

FSH: Gjenocidi dhe krimet e luftës nga ushtria dhe policia terroriste serbe që ti radhitë në pyetjen tënde, ishin ndër krimet më barbare kundër njerzimit në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Krimet e luftës nga forcat serbe kundër shqiptarëve autoktonë në Kosovë, sidomos gjatë vitit 1999, por edhe më heret, dhe anë e mbanë Kosovës, ishin rezultat i një fushate barbare terroriste sistematike të bashkrenduar mirë nga Beogradi zyrtar, me qëllim për të terrorizuar, për të zhdukur me vrasje dhe për t’i dëbuar shqiptarët me forcë — me objektivin djallëzor për pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Natyrisht se krime të tilla monstruoze kundër popullsisë shqiptare në Kosovë, tërhoqën vemendjen e botës së civilizuar dhe ndërhyrjen masive të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, për të ndaluar atë brutalitet. Ishte e pamundur për ne si shqiptaro-amerikanë që punonim për Zerin e Amerikës që të mos ndjenim dhimbje dhe zemrim. Por ne kishim edhe një punë për të bërë. Zëri i Amerikës, gjatë kësaj periudhe kishte një audience mbi 80% në Kosovë, por jo vetëm. Lajmet që vinin nga Beogradi ishin të manipuluara, jo të sakta. Në kohë lufte, VOA ishte i vetmi burim i besueshëm lajmesh për shqiptarët e Kosovës. Vendimi i Zërit të Amerikës gjatë asaj periudhe ishte që të zgjëronim programet e mediave ndryshme të informacionit në shqip dhe gjuhët e tjera të ish-Jugosllavisë. Kur me sulmet e saj, NATO realizoi objektivat ushtarake duke dëbuar forcat dhe policinë serbe nga territori i Kosovës, Kosova ishte, fillimisht, nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara. Edhe programet e Zërit të Amerikës — përveç transmetimit të lajmeve mbi luftën dhe zhvillimet pas luftës — në atë kohë ishin pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare perendimore për të siguruar paqën në Kosovë. Përfshirë rindërtimin, paqëruajtjen dhe mbështetjen e proceseve politike- demokratike në Kosovë. Pyet se si shpjegohet kjo? Është e vështirë të shpjegohet kjo mizori – përveç urrejtjeve historike që serbët kanë për shqiptarët. Pse Hitleri ndërmori holokaustin duke vrarë mbi 6-milionë? Pse Stalini/komunizmi zhduku mbi 100-milionë kundërshtarë? Pse Enver Hoxha ndërmori krimet ndaj kundërshtarve të tij anti-komunistë – shqiptari kundër shqiptarit? Sa i përket pasojave, pasojat e kësaj historie armiqësore janë të shumta, por një ndër to është se nuk duket se, midis shqiptarëve dhe serbëve do të ketë ndonjiherë paqe, për derisa serbët refuzojnë të kërkojnë falje për krimet e tyre kundër shqiptarëve dhe të dakordsohen që shqiptarët ashtu edhe serbët të jetojnë secili në shtëpinë e vet dhe në paqë me njëri tjetrin.

GM: Si e vlerësoni rolin e diasporës shqiptare në mbështetjen e çështjes së Kosovës, si para shpërthimit të luftës, ashtu edhe gjatë saj? Cilat ishin format kryesore të angazhimit të diasporës dhe si e ndikoi kjo mbështetje e tyre rrjedhën e ngjarjeve?

FSH: Roli i diasporës mbarëshqiptare në Shtetet e Bashkuara është me të vërtetë një histori suksesi, sa i përket pyetjes tuaj. Është e vërtetë se gjatë asaj kohe, gjithashtu, kauzat ishin të mëdha: shembja e komunizmit dhe ajo që e kemi quajtur vazhdimisht, si “Çeshtja e Kosovës”: të drejtat bazë të njeriut për shqiptarët, ndërkombatarizimi i çeshtjes së Kosovës, e deri tek lufta për çlirim dhe pavarësia e Kosovës. Çështja e Kosovës: liria dhe pavarësia e saj si shtet, shembja e Murit të Berlinit dhe tranzicioni post-komunist në Shqipëri, ishin kauza historike kombëtare që kumbonin vazhdimisht, natë e ditë, në veshët tonë gjatë periudhës së 1980-ave dhe 1990-ave, si komunitet shqiptaro-amerikan. Liria dhe demokracia e vërtetë për Shqipërinë dhe për Kosovën ishin kauza dhe ide që në rininë tonë, na entuziazmonin të gjithëve, sepse – ndoshta si asnjëherë më parë në histori – kishin për të gjithë shqiptarët kudo, të njëjtin kuptim dhe rëndësi për mbijetesën e Kombit shqiptar në pavarësi, liri e demokraci, të pakën për një shumicë dërmuese të shqiptarëve, këtu në Shtetet e Bashkuara. Unë besoj se duke marrë parsysh arritjet e diasporës sa i përket lobimit, sidomos këtu në Amerikë, në mbrojtje të interesave kombëtare, komuniteti shqiptaro-amerikan ka luajtur rolin dhe kreu misionin, që u kishte ngarkuar fati dhe historia shqiptarëve të Amerikës – për të dytën herë në historinë e këtij komuniteti në SHBA – në fillim dhe në mbarim të shekullit të kaluar. Angazhimet ishin në nivel organizatash dhe individësh, por të gjithë të bashkuar për objektiva të përbashkëta. Një ndër format kryesore të angazhimit të diasporës shqiptare në Amerikë, ishin demonstratat në mbështetje të Kosovës, e që kishin filluar që nga viti 1981 në Washington, Nju Jork para Kombeve të Bashkuara, pastaj në Detroit dhe shumë qytete të tjera, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara. Fillimisht, për të tërhequr vëmendjen e publikut amerikan ndaj padrejtsive të mëdha ndaj shqiptarëve atje dhe më vonë për të ndërkombtarizuar “çështjen e Kosovës”. Por më e rëndësishmja, ishte ideja, sidomos për të informuar nivelet më të larta të politikës amerikane, përfshirë publikun amerikan, mbi hallet e shqiptarëve në trojet e veta, këtij populli të harruar në Evropë. Gjatë dekadës së 90-ave, lobi shqiptar në Amerikë konsiderohej si i dyti më me influencë në Washington, pas atij izraelit. Komuniteti këtu kishte gjatë asaj kohe ndërgjegje të thellë njerëzore dhe kombëtare për fatin e bashkatdhetarve tanë, sidomos atyre në Kosovë. Njëkohësisht ishim edhe mirënjohës të thellë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe shqiptarët: mirënjohës ndaj këtij vendi të bekuar për të gjithë ne, për ndihmën e pakursyer të Amerikës gjatë historisë, në mbështetje të ekzistencës së racës shqiptare dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

GM: Cilat janë, sipas jush, momentet kyçe historike që kanë formësuar Shtetin e Kosovës që kemi sot? Cilat prej këtyre momenteve mendoni se kanë lënë gjurmë më të thella në kujtesën kolektive të popullit dhe pse?

FSH: Mendoj se ndër momentet kyçe që kanë ndihmuar në formësimin e shtetit të Kosovës që gëzojmë sot janë shumë nga ngjarjet historike të shqiptarëve, që përmenda më lartë në përgjigje të pyetjes së parë – duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri në në luftën e viteve 1989-99.  Por ishte vërtetë angazhimi ndërkombëtar kur bota pa, për herë të parë, se çfarë krimesh çnjerzore po bënte Serbia mu në zemër të Evropës – krime aq të tmershme sa që nuk ishin parë që nga Lufta e II Botërore. Rreth 20 masakrave masive anë e mbanë Kosovës, ku janë vrarë mijëra shqiptarë –por sidomos masakra e Reçakut —Frank Shkreli: “Reçak, historia e një krimi lufte”. Ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës. Libër i ish-Diplomatit Amerikan William G. Walker | Gazeta Telegraf – një krim lufte që ndryshoi përgjithmonë drejtimin politik të Kosovës dhe që zgjoi mbarë botën nga letargjia e thellë dhe e gjatë, sa i përkiste krimeve serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë shekullit të kaluar. Ishte Ambasadori amerikan William Walker (në atë kohë Përfaqsues i OSBE-së në Prishtinë) ai që me të vajtur në Reçak pa me sytë e tij masakrën e civilëve shqiptarë nga forcat terroriste serbe dhe njoftoi botën për atë masakër. Një ngjarje e luftës që konsiderohet se zgjoi nga gjumi mbarë botën dhe vuri në lëvizje botën perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e pashmngashme ushtarake të NATO-s për të dëbuar një herë e mirë forcat terroriste serbe nga Kosova. Gjithashtu, para luftës, gjatë dhe pas luftës ka pasur një mori mbledhjesh ndërkombëtare për të ardhmen e Kosovës, që kontribuan në formësimin e shtetit të Kosovës e që kulminuan me deklaratën e Presidentit George Bush në Tiranë se mjaft është mjaft dhe se kishte ardhur koha që Kosova të shpallte pavarësinë e vet. Më në fund ashtu edhe ndodhi.

GM: Çfarë ndikimi afatshkurtër dhe afatgjatë pati ndërhyrja e NATO-s në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë dhe rajon, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror? Si e vlerësoni këtë ndërhyrje nga një këndvështrim historik, gjeopolitik dhe humanitar?

FSH: Qartë se ndikimi i parë pozitiv afatshkurtër i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ishte çlirimi i vendit nga forcat ushtarake dhe policore serbe, kthimi i qindra mijëra shqiptarëve në shtëpitë e veta dhe fillimi i një jete më normale, nëse mund të quhej e tillë. Sa i përket ndikimit afatgjatë të ndërhyrjes së NATO-s, është formësimi i shtetit, pavarësia, liria, demokracia. Uroj që Republika e Kosovës, pa vonesë të madhe, të integrohet plotësisht në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe në OKB e organizata të tjera ndërkombëtare, si anëtare e plotë me të drejta dhe përgjegjësi të plota, si të gjitha vendet e tjera demokratike në Evropë dhe në botë. Ma merr mendja se historianët do e konsiderojnë ndërhyrjen e NATO-s që çoi në pavarësinë e Kosovës, si më e rëndësishmja ç’prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, sa i përket historisë kombëtare të shqiptarëve. Aleanca e NATO-s e kishte deklaruar fushatën e sulmeve ajrore, “Operation Allied Force”, në mars të vitit 1999 — pas nji vit luftimesh brenda Kosovës — si një vendim për të ndaluar një katastrofë humanitare pasi të gjitha përpjekjet diplomatike ndërkombëtare kishin dështuar për të zgjidhur konfliktin. Ishte pra një ndërhyrje që i dha fund dhunës dhe krimeve serbe kundër shqiptarëve autoktonë. Kështu u pa dhe u miratua edhe nga bota mbarë. Sulmet ajrore, të NATO-s, rezultuan në largimin e menjëhershëm të forcave ushtarake, policore dhe para-militare terroriste serbe dhe në vendosjen eventuale të një force ndërkombëtare paqësore, me një pjesëmarrje të rëndësishme të NATO-s në Kosovë, që vazhdon të jetë e pranishme atje deri në ditët e sotme.

GM: A mendoni se Shqipëria mund të kishte bërë më shumë për të mbështetur Kosovën gjatë periudhës së luftës? Si e vlerësoni rolin e Shqipërisë në atë kohë, si në aspektin diplomatik ashtu edhe në mbështetje praktike për popullin e Kosovës?

FSH: Shqipëria kishte mundësi të kufizuara ushtarake dhe ekonomike për të ndihmuar Kosovën, por e vërteta është se institucionet dhe populli i përdorën ato mundësi në maksimum, për të ndi

hmuar Kosovën, Shqipëria ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me trajnime dhe muncione, por edhe duke lehtësuar operacionet e NATO-s drejt Kosovës, nga territori i saj. Shqipëria dhe shqiptarët kudo përjetuan me dhimbje spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre dardane duke i strehuar nepër shtëpitë e tyre derisa u bë e mundur që me çlirimin e Kosovës të ktheheshin në shtëpitë e tyre.  Ishte kjo një ndërmarrje me përgjegjësi morale dhe kombëtare që ndërmorën shqiptarët në Shqipëri, por edhe anë e mbanë trojeve të veta në Ballkanin Perendimor. Bashkvëllëzrit shqiptarë matanë kufirit vepruan me humanizëm, dashuri vëllazërore dhe me dinjitet duke i treguar botës jo vetëm anën humane të shqiptarëve si komb, duke strehuar dhe duke u përkujdesur për vëllezërit e motrat e tyre në pikën, ndoshta, më të vështirë të jetës së tyre kombëtare. Por edhe duke pasqyruar, njëkohsisht, edhe vlerat kombëtare të shqiptarit, siç është mikpritja shqiptare. E gjithë kjo ndihmë ishte në mbështetje, në koordinim dhe në përputhje me veprimtaritë ndërkombëtare, përfshirë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s drejtë realizimit të lirisë dhe pavarësisë që Kosova gëzon sot – por me sakrifica të mëdha për të arrijtur deri këtu ku është sot. Me sa mbajë mend unë, ka pasur një bashkpunim shumë të ngusht – megjithë se në atë kohë nuk publikohej — midis ushtrisë shqiptare, UÇK-s dhe forcave të NATO-s që vepronin nga territori i Shqipërisë. Ishte një moment i madhërishëm në historinë e Kombit shqiptar – një mobilizim i plotë kombëtar, me ndihmën e enteve ndërkombëtare, për çlirimin e Kosovës. Ndoshta mund të quhet edhe si një moment i rradhë – kur shqiptarët pa dallim, kanë lënë mënjanë çfardo ndryshimesh politike, ekonomike, fetare ose krahinore, për tu ardhë në ndihmë vëllëzërve dhe motrave nga Dardania.

GM: Mbi 1.600 persona janë ende të zhdukur ose të ‘pagjetur’ në Kosovë. Pavarësisht se e keqja më e madhe duket se ka ndodhur, ajo mbetet një dhimbje e madhe – veçanërisht kur bëhet fjalë për faktin se ata nuk kanë një varr ku të prehen në tokën e tyre. Si e perceptoni këtë mungesë, si për ata që humbën, ashtu edhe për të afërmit dhe çdo shqiptar që ndjen këtë dhimbje të thellë?

FSH: Kanë kaluar 25 vjet që nga mbarimi i luftës në Kosovë dhe çeshtja e të zhdukurve mbetet ende një plagë e hapur për familjet, për shoqërinë për shtetin dhe për drejtësinë. Kjo mbetet një tragjedi që për disa familje vazhdon edhe sot. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të ish-liderit serb, Millosheviçit, që vazhdon edhe sot në fuqi, në përpjekjet e tija për të zhdukur me forcë një popull të tërë nga faqja e dheut. Familjet kanë të drejtë të mësojnë fatin e familjarëve të tyre të zhdukur. Deri më sot ata nuk kanë gjetur ndonjë informacion që do të pakësonte ose të zbuste shqetsimet e tyre, për fatin e të afërmëve të vet, megjithë përpjekjet e organizatave ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë për të informuar të afërmit e të zhdukurve për fatin e familjarëve të tyre. Frank Shkreli: Janë të zhdukur por nuk duhet të jenë të harruar! | Gazeta Telegraf — Në të vërtetë entet qeveritare në Kosovë po bëjnë më shumë për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë se sa qeveria shqiptare për të zhdukurit e kohës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku llogaritet se rreth 6.000 veta, viktima të komunizmit enverist, janë zhdukur dhe nuk u dihet fati as varri. Autoritete shqiptare pothuaj s’kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Gjetja dhe identifikimi i personave të zhdukur është një përgjegjsi civile, morale dhe politike e shtetit por edhe e shoqërisë ndaj personave të zhdukur por edhe ndaj të gjallëve, familjarëve të cilët nuk dinë se ku të vendosin madje as një tufë me lule për familjarët e tyre të zhdukur.  Sipas ligjeve ndërkombëtare palët në konflikt – Serbia pra në këtë rast, detyrohet të furnizojë informacion për gjetjen e të zhdukurve shqiptarë në luftë, në territoret që ajo kontrollonte gjatë luftës. Vetëm atëherë familjet e të zhdukurve mund të fillojnë procesin e gjatë të pranimit dhe të lehtësimit të dhimbjes për të afërmit e tyre të zhdukur. Ata vetëm duan të mësojnë të vërtetën mbi fatin e të afërmeve të tyre të zhdukur dhe të vendoset drejtësia duke ndëshkuar kriminelët e luftës!

GM: Para se të mundohemi të bëjmë Shqipërinë si Europa, a duhet të mendojmë më parë ta bëjmë si Kosova? Pyetje kjo e bazuar tek mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri. Cilat janë arsyet që konsideroni se Kosova ka pasur sukses më të madh në këtë drejtim?

FSH: Pyetje interesante kjo. Për fat të keq, shqiptarët, historikisht, nuk kanë pasur një klasë politike me tradita demokratike. Mbi 500-vjet otomanizëm dhe gjysëm shekulli komunizëm kanë lenë mungesa në zhvillimin e një klase politike me përvojë, gjë që do marrë kohë të tejkalohet. Prandaj, shqiptarët kudo që janë – sidomos ata në dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor — nuk besoj të kenë ndryshime të mëdha nga pikëpamja e qeverisjes ose në përgjithësi në jetën dhe veprimtaritë politike. Kanë një gjuhë e një kulturë, një Flamur e festa kombëtare të përbashkëta. Të njëjtat figura kombëtare historike që njihen dhe adhurohen nga të gjithë shqiptarët ose të pakën shumica e tyre. Megjithkëtë, nga këndveshtrimi im, regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri ka lënë një trashëgimi politiko-historike në shoqërinë shqiptare, që ka ndryshuar, deri diku, edhe karakterin e shqiptarit. Një trashëgimi që ka inkurajuar luftën kundër vlerave tradicionale kombëtare iliro-arbërore, në përpjekjet e tij gjysëm shekullore për të krijuar “njeriun e ri”, në përputhje me doktrinën stalinisto-marksiste-leniniste. Mund të kesh të drejtë, i nderuar Gëzim, kur thua se Kosova ka mbajtur zgjedhje më të rregulta se Shqipëria gjatë viteve. E vërtetë se në Kosovë, zakonisht, dallojmë një egërsi politike pak më të butë se në Shqipëri gjatë dhe pas zgjedhjeve. Në fushën ekonomike duket se Kosova shënon një klimë më të favorshme biznesi, siç vuri në dukje kohët e fundit edhe organizata OECD. Por në përgjithsi kam drojë se në çdo nivel tjetër — veçanërisht në atë politik — kemi të bëjmë me një popull me dy shtete që kanë shumë të përbashkëta, të mira, po se po, por edhe të këqia, sidomos, si trajtojmë njëri tjetrin. Konfliktualiteti politik duket se është një veti karakteristike mjafta e theksuar ndër shqiptarët.  Por edhe në ekonomi, si është e mundur që marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Kosovën janë shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera. Janë arritur rreth 200-marrëveshje midis dy shteteve shqiptare, por vetëm një numër i vogël i tyre janë zbatuar. Normalisht, nuk do duhej të ekzistonte asnjë pengesë në marrëdhëniet midis dy vendeve, në asnjë fushë. Nuk besoj se as Prishtina zyrtare as Tirana zyrtare mund të ndjehen krenare për status-quonë në marrëdhëniet midis tyre. Edhe në sytë e të huajve, siç pasqyrohen në raportet e qeverive si, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata jo qeveritare si Freedom House, por jo vetëm, lexojmë për të njëjtat probleme, pothuaj identike, që ekzistojnë në Shqipëri dhe në Kosovë. Të dy këto shtete karakterizohen ende — 35-vite pas shembjes së Murit të Berlinit — si vende “pjesërisht të lira”. Kush i pengon – përveç vetë klasës politike shqiptare që të gëzojnë liri të plotë. Me lloj-lloj problemesh, por pothuaj të njëjta, midis dy shteteve shqiptare, që kanë të bëjnë me pavarsinë e gjykatave, me problemet në drejtësi, në përgjithsi, prona private e pa zgjidhur, kufizimet serioze të fjalës së lirë, sfida me lirinë e shtypit, shpesh përfshirë dhunën dhe kërcënimet kundër gazetarëve. Pastaj niveli i lartë i korrupcionit, dhuna në familje e tjera e tjera probleme që identifikohen sot në shoqëritë shqiptare. Të gjitha këto kontribojnë dhe pengojnë të dy shtetet shqiptare që të antarësohen së shpejti në Bashkimin Evropian. Unë jam i mendimit se patjetër që duhet t’i bëjmë të dy shtetet shqiptare si Evropa, sepse edhe në këtë kuptim, nuk ka Shqipëri pa Kosovë – por më s’pari duhet të ndryshojnë, jo vetëm qimen por edhe veset. Kam drojë se majtizmi politik shqiptar, si trashëgimi e komunizmit sllavo-aziatik po merr në qafë demokracinë ndër shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Demokracia nuk pret!

GM: Cilët nga Kryeministrat dhe Presidentët e Kosovës pas luftës dhe shpalljes së pavarësisë, përveç Ibrahim Rugovës për të cilin do të diskutojmë më vonë, do t’i vlerësonit për kontributin e tyre në proceset e konsolidimit të shtetit, zhvillimin e institucioneve dhe stabilitetin politik?

FSH: I nderuar Gëzim e vlerësoj pyetjen tënde, por nuk më pëlqen të flas ose të komentoj politikanët si individë, qoftë ata në Kosovë qoftë kolegët e tyre në Shqipëri. Unë jam munduar që kryesisht të merrem me çeshtjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen shqiptarët kudo dhe jo me politikanët, si individë. Përgjegjësitë për gjëndjen e krijuar në Kosovë dhe Shqipëri, natyrisht, janë të tyre – si individë dhe parti politike, të zgjedhur nga votuesit –por edhe votuesit që i kanë zgjedhur dhe që u kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve të veta këtyre politikanëve kanë përgjegjsitë e veta. Jo se jam i kënaqur me performancën e politikanëve shqiptarë, gjatë këtyre viteve, përkundrazi, – por sepse për të metat dhe dështimet e tyre, kam preferuat t’i kritikoj si grup – si klasë politike me dështimet e tyre, në përgjithësi – të cilët më shumë kanë dështuar se sa kanë patur sukses në realizimin e pritshmërive të votuesve shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.  Barometri i veprimtarisë së tyre në të gjitha fushat: politike, ekonomike, shoqërore por edhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, le shumë për tu dëshiruar. Sot, ndër të fundit në Evropë, në shumë fusha, dy shtetet shqiptare, si Kosova ashtu edhe Shqipëria, konsiderohen siç thashë më lartë, si dy shtete gjithnjë, “pjesërisht të lira”, nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por edhe nga Departamenti i Amerikan i Shtetit, miqtë e shqiptarëve, që do i donin shqiptarët të ishin në krye të listës për demokraci dhe çdo gjë tjetër. Kjo madje pas 35-viteve post-komunizëm. Kur do mësojnë politikanët shqiptarë se politika është arti i mundësive, siç ka thënë Bismarku. Si një shenjë moskënaqësie mbarë popullore ndaj qeverive të ndryshme shqiptare gjatë këtyre dekadave, për fat të keq, shqiptarët anë e mbanë trojeve autoktone iliro-arbërore, po largohen masivisht nga trojet e veta, si në asnjë vend tjetër të Evropës, sikur shqiptarët të ishin në luftë me njëri tjetrin ose me të tjerët. Për këtë fenomen tragjik kombëtar aktual, nuk besoj se asnjë prej politikanëve aktualë shqiptarë, por edhe atyre të mëparshëm, nuk mund ta ndjejnë veten krenar. Përkundrazi, mërgimi masiv i shqiptarëve, i këtyre viteve në “demokraci”, do të mbetet një njollë e zezë për ‘ta në historinë shqiptare të periudhës së pas shembjes së Murit të Berlinit. Çka na duhet toka pa shqiptarë?  Por më në fund, unë jam dakort me filozofin frances Joseph de Maistre, i cili është shprehur se, “Secili komb ka qeverinë që meriton!”

GM: Si e vlerësoni rolin dhe ndikimin e Albin Kurtit në politikën e Kosovës, duke marrë parasysh se ai shpesh perceptohet si një figurë kontradiktore dhe autoritare, ndërkohë që është kritikuar për stilin e tij të qeverisjes dhe mungesën e aftësive diplomatike? Gjithashtu, si e shihni ndikimin e veprimeve të tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe mundësinë që këto tensione të kenë pasoja për të ardhmen e Kosovës?

FSH: Me Albin Kurtin jemi bashkvendas me origjinë, nga rrethi i Ulqinit. Më pëlqen guximi i tij si individ dhe si udhëheqës. Por si thashë edhe më lartë, bota shqiptare për arsye të traditës dhe trashëgimisë politike të komunizmit nuk ka pasur mundësi të zhvillonte kuadro të vërtetë politikë e diplomatikë të edukuar në universistetet e njohura të perendimit. Por, Kryeministri Kurti po sfidon presionet drejtuar politikave të tija, qoftë nga brenda, qoftë nga rajoni e sidomos nga Evropa dhe deri diku edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pëlqejnë qendrimet e tija në bisedimet me Serbinë. Duket se Vuçiqi, më në fund, ka hasur në një “hund-lesh”, që në gjuhën popullore interpretohet si një trim shqiptar që nuk i “shkrep syri” para një lideri serb. Gjithashtu më duket se, në krahasim me të tjerët, Kurti i ka më serioze dhe më të qarta qëndrimet e tija sa u përket interesave mbarëkombëtare — afat shkurtëra dhe afatgjata – dhe të ardhmes së shqiptarëve në Ballkan. Por për fat jo të mirë të shqiptarëve, rendi aktual politik botëror duket se po ndryshon, po shkundet, më mirë të them, me pasoja të pa-parashikueshme për botën shqiptare por edhe për botën në përgjithsi. Kjo situatë nevojitë bashkpunimin maksimum midis dy shteteve shqiptare dhe qeverive të tyre që duke marrë parasysh marrëdhëniet aktuale midis dy kryeministrave të tanishëm nuk ka të ngjarë të realizohet, jo për faj të Albin Kurtit. Në krye të listës janë marrëdhëniet amerikano-evropiane që në të kaluarën ishin të pazëvendsueshme për fatin e shqiptarëve e sidomos në rastin e Kosovës. Është një periudhë shumë delikate në marrëdhëniet ndërkombëtare që kërkon dhe nevojitë, mençuri, guxim dhe diplomaci të durueshme, ndoshta edhe kompromis por pa komprometuar interesat madhore të kombëtare. Fjala jonë popullore, burri i mirë me shokë shumë, qendron gjithmonë, por në këtë rast përballë kësaj gjendjeje botërore, duhet të themi se burri i mirë me miqë shumë. Ibrahim Rugova e dinte mirë këtë fakt. E kishte zakon të thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq. Sidomos pa miq të mëdhej si Shtetet e Bashkuara që Kombit shqiptar i kanë ardhur në ndihmë në kohët më të vështira të ekzistencës së tij. Ibrahim Rugova gjithashtu kishte shpallur miqësinë e Kombit shqiptar si “të përhershme me Shtetet e Bashkuara”. Por e dijmë se në këtë botë asgjë nuk është e përhershme, prandaj duhet kujdes i madh, sidomos sa u përket lidhjeve trans-atlantike të Kosovës por edhe të Shqipërisë. Bazuar në historinë e shekullit të kaluar, por edhe në historinë moderne të fund shekullit të kaluar, e deri në ditët e sotme, ishin Shtetet e Bashkuara që iu gjënden afër Kombit shqiptar, si askush tjetër. Do të ishte mëkat vdekjeprurës nëse marrëdhëniet miqësore midis dy popujve tanë të prisheshin nga vet shqiptarët, si në kohën e Enver Hoxhës.

GM: Nga përvoja juaj dhe informacioni që keni, si e shihni progresin e Kosovës pas luftës? A ka arritur vendi pritshmëritë që qytetarët kishin pas pavarësisë?

FSH: Kësaj pyetjeje ndoshta iu përgjigja, pjesërisht, pak më lartë, por dua të shtoj se në Kosovë janë bërë bërë përparime të dukshme, por nuk ma merr mendja që pritshmëritë e votuesve, të jenë realizuar, sidomos në radhët e të rinjve. Për ndryshe, nuk do kishim këtë exodus, pothuaj të përmasave biblike nga Kosova por sidomos nga Shqipëria, por dhe nga mbarë trojet shqiptare. Vet-kënaqësisht, me shembjen e komunizmit zyrtar dhe me çlirimin e Kosovës, si shqiptarë e kishim shpallur shekullin XXI, si shekulli i shqiptarëve. Për, mos realizimin e pritshmërive të qytetarëve në Kosovë nuk është i gjithë faji i shqiptarëve dhe i liderve të tyre gjatë këtyre viteve: Shqipëria me shumë probleme të veta, trashigimi e një sistemi komunist të pa parë në botë për egërsinë dhe shkeljen e të drejtave bazë të shqiptarëve dhe shkatërrimit të ekonomisë dhe Kosova nën thundrën e egër sllavo-komuniste për një shekull. Por, sot fati i shqiptarëve është në duar të tyre, kështuqë nuk mund të ngarkojmë, përgjithmonë, me faj të kaluarën sado tragjike që ka qenë, të huajt, ose ndërkombëtarët. E ardhmja e Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve në Ballkan, me dy shtete dhe me të drejtat dhe liritë që gëzojnë sot shqiptarët, si kurrë më parë – varet nga ata vetë dhe do duhej të ishte shkëlqyer: me një Kosovë të pavarur, të lirë e demokratike, me një Shqipëri gjithashtu të lirë e demokratike – megjithse të karakterizuara si “pjesërisht të lira”; për shqiptarët në Maqedoni dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, jo krejtsisht ideale, por përgjithsisht, në liri dhe me të drejtat bazë të njeriut, si kurrë më parë. Shqiptarët, si komb, përbëjnë zonën më homogjene në Evropë. Pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës por edhe të gjithë shqiptarët janë që shqiptarët të bëhen pjesë e denjë e Evropës së lirë e demokratike dhe instucioneve euro-atlantike, në atë Evropë ku shqiptarët do duhej ta kishin pasur vendin me shekuj – atje ku i kishte vendosur Perëndia, gjeografia dhe historia.

GM: Prishtina (prejardhje), Shota, Azemi, Polluzha dhe Jashari janë vetëm disa nga heronjtë tanë, të cilët janë lindur, rritur dhe edukuar në Drenicë, një vend që përfaqëson djepin e qëndresës dhe trimërisë kombëtare. Me historinë, sakrificat dhe heroizmin e saj, Drenica mbetet një burim i pakufishëm frymëzimi për çdo shqiptar. Çfarë ndikimi ka kjo trashëgimi historike dhe ky frymëzim në formimin e identitetit dhe krenarisë kombëtare të shqiptarëve sot?

FSH: Këta burra (e gra) të Drenicës i përkisnin një brezi atdhetarësh dhe shumë të tjerë nga të gjitha viset e krahinat e trojeve shqiptare, të cilët kur flisnin e luftonin për shqiptarë e për Shqipëri, nuk kishin ndër mend kufij shqiptaro-shqiptar, por një komb të vetëm e të bashkuar, Ata ishin burra e burrnesha të cilët mbi interesat e Atdheut nuk kishin asgjë tjetër, as interesa personale, as politike për karriga, as ekonomike, as krahinore, por kishin një vizion të qartë për një Komb shqiptar të lirë, të bashkuar e të pavarur. Nuk është se shqiptarët nuk kanë heronjë e heroina – atdhetarë/e që frymëzojnë brezat, duke filluar nga Gjergj Kastrioti-Skenderbe e këndej. Fatkqesia është se Kombit tonë gjatë shekullit të kaluar i janë imponuar heronjë e figura të huaja me ideologji krejt të armiqësore ndaj kulturës dhe vlerave të Kombit shqiptar, duke konfuzuar shqiptarët se kush vërtetë ishin heronjtë e tyre. Për fat të keq, në veshët tanë ende kumbojnë emrat Tito-Enver, Stalin, Marks e Engels dhe figura të tjera të internacionales komuniste. Ndërgjegja jonë si komb, qoftë edhe ajo kombëtare, e ka pësuar rëndë — është plagosur gjatë komunizmit, pasojat e të cilit shihen edhe sot. Jo krejt për fajin tem ose tëndin, të shqiptarëve të thjeshtë, pra në përgjithsi. Neve për një kohë shumë të gjatë na është luftuar identiteti ynë kombëtar deri në zhdukje. Si rrjedhim kam drojë se edhe krenaria kombëtare do marrë kohë për tu rivendosur aty ku e ka vendin – por me frymëzimin nga heronjtë shqiptarë të Drenicës në krye të vendit, kemi shpresë për ditë më të mira. Ata meritojnë më shumë respekt nga brezi i sotëm i shqiptarëve.

GM: Gjykata Speciale e Kosovës(?!) u krijua me mbështetjen e Hashim Thaçit, ish-drejtues politik i UÇK-së dhe ish-kryeministër e president i Kosovës. Sot, Thaçi, së bashku me disa figura të tjera të rëndësishme të UÇK-së, ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020(!), i akuzuar për krime lufte. Cili është mendimi juaj mbi këtë çështje?

FSH: Është vështirë për mua të përgjigjem në këtë pyetje se nuk e kam ndjekur dhe nuk jam në dijeni të akuzave ose të dëshmive ose provave të ndryshme ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç lajmeve jo të plota. Udhëheqsit në fjalë të UÇK-ës dhe protagonistët kryesorë të politikës së pas luftës në Kosovë kanë deklaruar pafajësinë e tyre – pafajësi në të cilën besojnë edhe shumë prej mbështetsve të tyre në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Përveç akuzave origjinale për të cilat këta ish-udhëheqës të UÇK-ës janë dërguar në Hagë, kohët e fundit, duket se u janë shtuar akuza të tjera për ndërhyrje në procesin gjyqësor, në përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët, sipas akuzës. Ndonëse ata e kanë mohuar këtë, natyrisht, se një ndërhyrje e tillë është serioze dhe shumë shqetësuese për administrimin e drejtësisë – gjë që mund të ketë pasoja të rënda për të akuzuarit, përfshirë edhe ish-drejtuesin politik të UÇK-së dhe ish-kryeministër e president i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, e ardhmja e Gjykatës Speciale, si e tillë, nuk është e sigurt. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar ngrirjen e fondeve amerikane për Gjykatën Speciale, si pjesë e ngrirjes së financimeve për pothuajse të gjitha programet e ndihmës së huaj, deri në përfundimin e një rishikimi të plotë të efikasitetit dhe përputhshmërisë së këtyre programeve me ingteresin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A është fati i këtyre figurave të politikës shqiptare dhe të UÇK-ës i lidhur me interesat e politikës së jashtme amerikane? Kjo mbetet për tu parë.

GM: Të frymëzuar apo të indinjuar nga individë apo grupe që njihen si përfaqësues të “islamit radikal” në Kosovë, kanë lindur disa shoqata, ku mund të veçohet ‘Lëvizja e Deçanit’, të cilat ftojnë shqiptarët të largohen nga ky besim. Si e shikoni problemin e devijimit nga “islami tradicional shqiptar” dhe çfarë mendimi keni për shoqatat në fjalë? Po për faktin e dhimbshëm që Kosova, duke marrë parasysh numrin e popullsisë, është shteti që ka dërguar më së shumti ushtarë në Shtetin Islamik?

FSH: Me të thënë të drejtën, i dashur Gëzim, unë jam besimtar në fenë time, besoj në Zotin. Por nuk preferoj të komentoj çeshtjet fetare të besimtarëve ose çeshtje ndërfetare – midis feve të ndryshme. Unë e konsideroj fenë si një çeshtje absolutisht dhe krejtsisht private, si një marrëdhënie private midis indidividit dhe Perendisë. Unë besoj, fuqimisht, në lirinë e fesë për të gjithë pa dallim, përderisa ajo nuk pengon ose shkelë lirinë e dikujt tjetër që mendon ndryshe. Unë gjithë jetën e kam konsideruar lirinë e fesë si një liri absolute të drejtave të njeriut, për të mos thenë si bazë e të gjithave të drejtave të tjera të njeriut. Shqiptarët janë me fat që janë shembull i botës në kuptimin e bashkjetesës fetare. Po rikujtoj fjalët e Papa Françesku në fjalimin e parë gjatë vizitës së tij Shqipëri, Shtator, 2014, se “Askush – ka thënë Papa Françesku – të mos e mendojë se mund ta përdorë Zotin si mburojë, ndërsa planifikon e kryen akte dhune! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për vepra kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tij”. Dhe në takimin me krerët fetarë shqiptarë në Universitetin Katolik, shtoi: “Të vrasësh në emër të Zotit është sakrilegj i madh!”. Shqipëria, përsëriti ai disa herë, “dëshmon se bashkëjetesa fetare është e mundur”. Prandaj, si rrjedhim i kësaj historie bashkjetese fetare ndër shqiqptarët, nuk besoj se duhet të ketë vend për shqetsim, sa i përket pyetjes që bëre më lartë.

GM: Teknologjia dhe interneti kanë ndryshuar mënyrën e konsumimit të informacionit, duke bërë që në Kosovë të mos ekzistojë më asnjë gazetë e shtypur në format fizik. Si e komentoni këtë fenomen?

FSH: Është një prirje që për fat të keq, po ndodhë anë e mbanë botës, por kjo nuk e justifikon as nuk e bën më të pranueshëm këtë fakt, sa i përket Kosovës, as shqiptarëve në përgjithsi. Nuk isha në dijeni se Kosova si shtet nuk ka madje as një gazetë të shtypur që lexuesi ta mbajë në dorë si dikur për ta lexuar. Ky nuk është një lajm i mirë. Por, Kosova, nuk është një përjashtim sa i përket këtij fenomeni, që tani ka marrë përmasa botërore. Sipas të dhënave edhe këtu në Shtetet e Bashkuara nga viti 2005, më shumë se 3,200 gazeta ditore të shtypura nuk janë më. Vetëm vitin e kaluar i kanë mbyllur dyertë 130 gazeta të shtypura në Amerikë. Ti ke të drejtë që thua se teknologjia dhe interneti janë “fajtorët” kryesorë të zhdukjes së gazetave të shtypura nga qarkullimi, por ka edhe arsye të tjera që i imponon tregu i lirë, ndër faktorë të tjerë. Besoj se rënia e lexuesshmërisë dhe faktori ekonomik janë dy arsyet kryesore të zhdukjes së gazetave të shtypura kudo në botë, e kjo nuk përjashton as Kosovën. Kompanitë komerciale të ndryshme preferojnë televizionin dhe internetin për reklamat e tyre. Televizioni dhe interneti preferohen më shumë nga publiku se janë shumë më të shpejta në përhapjen e lajmeve për shikuesin dhe për lexuesin, në krahasim me gazetat e shtypura, që dikur ishin burimi kryesor i lajmeve. Në fund të fundit, të gjithë kemi telefonin në xhep, edhe për lajme. Në rastin e Kosovës ishte edhe pandemia e para disa viteve që e goditi njëherë e mirë industrinë e gazetave të shtypura, duke e bërë Kosovën të vetmin vend në rajon dhe në Evropë pa gazeta të shtypura. Vërejtsit e medias në Kosovë kanë konstatuar gjithashtu se në zhdukjen e gazetave të shtypura ka influencuar edhe politika, ndërsa gazetat mund të jenë bërë zedhënse të një partie politike ose një tjetre, duke humbur kështu në sytë e lexuesve — me njëanëshmërinë e tyre — reputacionin si burime të besueshme lajmesh. Kam lexuar kohët e fundit se disa zëra në Kosovë kanë bërë thirrje për botimin e një gazete ose më shumë në formën publiko-private, megjithse nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë kjo: një afërsi e re e një gazete të tillë me partitë politike? Natyrisht, se jam në favor të një ose më shumë gazetave të shtypura në Kosovë, si bartëse dhe dokumentuese të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Kosovë, por jo të lidhura me politikën. Uroj që të bëhet diçka për të sjellur në Kosovë gazetarinë e printuar, shtypin ditor pra, qoftë edhe me një nga gazetat në zë nga e kaluara, në përputhje me vendet e rajonit dhe më gjërë, por edhe për të plotësuar nevojat e lexuesve që janë mësuar me gazeta të përditshme, sidomos brezi më i vjetër i lexuesve.

GM: Po sot, pas sakrificave të pafundme, në kohët moderne, me Kosovën si Republikë, cili do të ishte mesazhi i Shkrelit për shqiptarët e Kosovës?

FSH: Hamit Kokalari, intelektuali i njohur nga Gjirokastra, ka botuar në vitin 1943 librin “Kosova, djep i shqiptarizmit”, një libër që nuk qe lejuar të ribotohej nga komunistët, në të cilin shkruhet se, “Kosova nuk ka qenë vetëm djepi i rilindjes shqiptare, por ka qenë sidomos faktori kryesor i ngjarjeve historike që shkaktuan dhe siguruan krijimin e shtetit shqiptar dhe të lirisë s‘onë kombëtare. Kosova ka qenë një fushë lufte e përhershme ku shqiptarët kanë derdhur gjakun e tyre shekuj me radhë në një luftë të dyfishtë kundër Turqve dhe kundër Serbo-Malazezëve. Veçanërisht, ngjarjet historike më me rëndësi ato të periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1877-1881) dhe ato të Kryengritjes së Kosovës (1909-1913) që patën si pasojë krijimin e shtetit shqiptar, ishin pothuaj kryekëput vepra të Kosovarëve. ‘’Vetëm Shqipëria e mbyllur në kufijtë e 1913-ës, pati fatin e mirë ta gëzojë shpërblimin e therorive që e bënë shqiptarët e Kosovës, të cilët mjerisht, në vend që të fitonin lirinë e merituar, kaluan nga robërija turke në robërinë serbo-malazeze”, ka shkruar intelektuali gjirokastrit Hamit Kokalari në librin e tij: Kosova, Djep i Shqiptarizmit, të vitit 1943. Por më në fund, pas një robërie të gjatë serbo-malaleze, Kosova siguroi lirinë dhe pavarësinë e vet me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ndihmën e aleancës ushtarake perëndimore, NATO – me mbështetje të pa kursyer nga popuj miq në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova, gjatë historisë ka marrë pjesë në luftëra epike në mbrojtje të ientitetit kombëtar. Edhe lufta e fundit ishte epike në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Në një fjalim të Presidentit Bill Clinton drejtuar popullit të Kosovës para disa vitesh, ai është shprehur se, “NATO-ja fitoi luftën, ju fitoni paqën”.  Kosova e pavaraur e në paqe, sot ka një detyrim tjetër. Kombi shqiptar ka nevojë për një përtrimje rrënjësore. “Ideali i vëllaznimit kombtar, këndue nga poetët dhe predikue nga patriotët duhet sëndërtue në nji bashkjetesë kombëtare ku ndryshimet fetare e krahinore, ku pikëpamje e prirje të nduernduerta, të harmonizohen për të krijue mundësinë e nji mbarshtrimi shtetnuer, përkitazi me frymën moderne të kohës.” (Ernest Koliqi).  Është e qartë se pushtimet e huaja ushtarake dhe ideologjike si komunizmi e të tjera, kanë lënë plage të rënda që duken të pashërueshme në trupin e Kosovës dhe të Kombit shqiptar në përgjithsi. Por i takon këtij brezi tani të ndërtojë shtetin, me objektivin e vëllazërimit e të bashkimit kombëtar midis shqiptarëve në trojet e tyre iliro-arbërore dhe kudo që janë nepër botë — në paqe dhe miqësi me popujt e rajonit secili në shtëpinë e vet, së bashku në Evropën e lirë e demokratike.

Lamtumirë prof.Ibrahim KADRIU, Kryetar i Kuvendit të Referendumit, datë 1 e 2 mars 1992 – Nga REFIK HASANI

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e atdhetarit njëherit profesor Ibrahim KADRIU, nga Presheva, që një jetë ia kushtoi arsimit.
Profesor Ibrahim Kadriu, është angazhuar, dhe ka dhën kontribut gjithmon në përkrahjen e të gjithave inciativave e projekteve në të mirë të kësaj Krahine shqiptare dhe në mbështetjen e kauzës sonë Kombëtare për Liri e Çlirim.
Është dhe mbetët  frymëzues  me dashurinë për dijen dhe atdheun,kontribut dhënës me përkushtim më të lartë intelektual  në organizimin e shprehur të vullnetit përmesë Referendumit plebishitar të datës 1 e 2 mars 1992,për Autonomi Politike e Territoriale të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, me të drejtë bashkimi me trungun e saj-Kosovën,  i emëruar Kryetar i Kuvendit të Referendumit.
Ishte dhe mbeti i urtë i sinqert, largëpamës dhe vizionar, asnjëherë  nuk u pajtua me jetën e robruar nënë pushtuesin Serb, gjithmon i palodhshëm për ideal.
Unë jam krenar që njoha, bashkëpunova me njeriun e sakrificës, të urtin, dhe Kryetarin e Kuvendit të Referendumit.
Lavdi veprës që bëri historin, ku dhimbjen e ndaj bashkë me familjen,  dhe me gjithë shokët e miqtë.
Vepra e Referendumit dhe kontributet tjera, do të mbetën të pavdekshme.
U prehtë në paqe Kryetari i Kuvendit të Referendumit.
Edhe njëherë Lavdi, Lavdi!
Shkruar nga Refik Hasani,
20 mars 2025

LDK E DYZUAR: BASHKËQEVERISJE ME LVV APO BOJKOT ME PAN-IN?- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

     Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave, tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, sepse dëmet ishin të dukshme: ditë pune të humbura panevojshëm; shpenzime në lëvizje individuale e grupore, në shoqërim të kryepartiakëve në tubime të bujshme; reklama, banderola, fotografi të formateve enorme, të kushtueshme. E gjithë kjo ishte një maskaradë, përpjekje, gadi e dhunshme, për mbushamendje të vjeljes të votave.

Kosova me një zonë zgjedhore, nuk ka sjellur as cilësi dhe as përgjegjësi parlamentare. Një komunë e vogël, ka dhënë më shumë deputetë, se sa një komunë shumëfish më e madhe. Janë provuar se përveç zhurmës boshe e degradim, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Parlamentit. Zgjedhja e ricikluar e tyre, në mandatin vijues, është barrë për jetën parlamentare.

 

          LPK, alias PAN dështuese në luftë dhe rrënuese në paqe

     Partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, kanë dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK). Edhe pse të mangët në arsimim, ishin të etshëm për pozita. Kaq shumë u degradua hierarkia ushtarake, sa që profesionistët ushtarakë hapnin llogore, nën komandën e ushtarit, të vetëshpallur “komandant”, madje edhe “gjeneral” profan. Struktura profane “ushtarake”, e emëruar nga agjenti i shumëfishtë, Hashim Thaçi, me bandën e tij, dëmtoi shumë luftën, të cilët nuk arritën të organizonin asnjë betejë ballore kundër pushtuesit, as shmangien e asnjë masakre. Përkundrazi, kanë urdhëruar ushtarët të zënë prita me kallash, në rrugë rajonale dhe një sulm me tanke i armikut, i vrau të gjithë. Megjithatë, askush nuk dha llogari, madje në festën e çlirimit, këta “komandantë” krekosën për komandimin “taktik e strategjik” të jashtëzakonshëm.

Krerët e partive të PAN-it, nxituan t`i punësonin militantët e tyre në TMK, Policinë e Kosovës, në Sistemin e Drejtësisë dhe pozita tjera vitale. Kjo përzgjedhje ishte fatale për institucionet e Kosovës. Është përcaktimi mallkues proverbial i Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës: “Nuk ka krim vrastar politik, hajni zyrtare e krim ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës anëtarë të TMK-së dhe të Policisë të Kosovës!” Fushata anatemuese, deri në poshtërsi, e komplet PAN-it, të prirë nga argati i shumëfishtë, i Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, me këshilltar i tre zotërinjve, Baton Haxhiun: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të tij, u është kthyer në Bumerang subjekteve politike, të diskriditura dhe krejt  të pareformuara: PDK-AAK-NISMA.

 

         Axhitimi “alla batonçe” ndoti fushatën dhe Bumerang për opozitën 

Hafija i hershëm, Baton Haxhiu, u dërgua nga Tirana, së bashku me këklyshërinë e tij lehaqene, fytyra të urryera zëçjerrëse, me zhargon pezhorativ e rrugaçëror, tërësisht shpifës, u vetëdiskridituan, madje bënë efekt të kundërt. Sulmet brutale, “alla batonçe”, kundër Fatos Pecit, Donikë Gërvallës, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerëve, qenë aq të pabesueshme, saqë ua dyfishuan, madje trefishuan votat e elektoratit për ata. Duke lënë modestinë, me një anë, personalisht, në disa shkrime radhazi, i kam bërë thirrje PAN-it, madje jo vetëm atij, t`i lënë shpifjet, sepse do t`u bëhen Bumerang. Dhe, ashtu ndodhi.

Shifrat flasin se LVV fitoi shumë, por jo mjaftueshëm, sa për ta kompozuar Qeverinë e vetme. Koha ka dëshmuar që qeveritë e arnuara, me huazime brenda spektrit politik të Kosovës e deri në Beograd, p.sh. Qeverinë e Ramush Haradinaj e Avdullah Hotit, kanë qenë jetëshkurtëra. Kjo përvojë është e mjaftueshme, sa të mos provuar më.

Përpjekja e Opozitës së Bashkuar, për ta krijuar qeverinë, nëse partia e parë fituese, Vetëvendosje dështon, ka disa pengesa hiç të lehta për t`i tejkaluar.  Sepse fituesja e parë, LVV, ka vota sa e gjithë kjo opozitë, ndoshta “e bashkuar”? Themi -ndoshta-, sepse LDK-ja e prirë me urtësi e mençuri nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, realizoi mbijetesën ekonomike të Kosovës, përmes Fondit Shtetëror të Mërgatës; e bëri rezistencën aktive paqësore dhe përballoi luftën, në përmasën e bindjes të faktorit politik e ushtarak të botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika, për të ndërhyrë forcërisht e ushtarakisht, duke dëbuar pushtuesit serbo-sllavë dhe çliruar Kosovën tonë.

 

           Partia shtet-ndërtuese e Rugovës, LDK,  larg PAN-it bojkotues 

     Andaj, një forcë politike shtetformuese, siç është LDK-ja, para pushtetit, ka përgjegjësinë për Atdheun-Kosovë. Dhe nuk guxon të bëjë fajësi, duke u bashkuar me opozitën PAN-iste, e cila përgjatë gjithë mandatit qeverisës 4 vjeçar të LVV, ishte me Beogradin zyrtar, kundër çdo nisme sovraniste në veriun e Kosovës. Si dhe mohuese e bërjes të ndryshimit të madh, në politikën e degraduar, deri në degjenerim të shtetit të Kosovës, me autorësi Lëvizja Vetëvendosje, e prirë nga Albin Kurti; subjekti Guxo, me nuset e gximshme, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, kolegu i tyre, Faton Peci, me shokë; Alternativa, me bijën mençurake të Gjakovës, Mimozë Kusari-Lila, qëndrestare unike, përballë bandës PAN-iste, bashkë kontrabanduese me Listën Serbe dhe shumësinë të anal-banalistëve numerikë të medieve mercenare të Kosovës.

 

             Premtuesit rrenacakë -hajvana-, por “ka ikur koha e hajvanatit”, për t`u mashtruar!

     Plani B i opozitës PAN-iste është bojkoti i koalicionit me subjektin politik LVV, me arsyetimin se Albin Kurti ka fyer popullin, duke e quajtur -hajvan- dhe “hajvanat-!” Ky përgjithësim është dizinfomim dhe qëllimshëm shpifës. Realisht, me termin -hajvana – Albini u drejtohet trojkës mashtruese e rrenacake të popullit të Kosovës: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me eksponentët tjerë të inkriminuar, të njohur si abuzues e shpërdorues me buxhetin shtetëror, përgjatë ushtrimit të posteve pushtetare vite më parë, se, gjoja, “do t`i rrisim rrogat dhe pensionet në përmasën dyfyfish e trefish, pa treguar asnjë mbulesë financiare. Dhe, ky mashtrim përbën krim dhe rrugaçëri – njëherësh, sepse rrënon barazinë në fushatë! Ndërsa shprehja “ka ikur koha e -hajvanatit-, është kundërpërgjigje e asaj se me premtimet paushalle, idioteske, që krerët e opozitës bëjnë, e konsiderojnë popullin  si -hajvanat-, pa qenë të tillë, nuk mund t`u besojnë prrallave premtuese e mashtruese të tyre. Dhe, ashtu ndodhi, opozita humbi, sepse “ka ikur koha e -hajvanatit-!

Përgjithësimi që provojnë ta bëjnë krerët opozitarë PAN-istë, ngjason me mashtrimin dhe shpifjen groteske, se “në Hagë po gjykohet UÇK-ja, po gjykohet Kosova dhe të akuzuarit po e mbrojnë, madje heroikisht, UÇK-në dhe Kosovën”!?!” Këto janë marrëzira idioteske, broçkulla, të cilat nuk i beson askush. Sepse, në asnjë rast nuk akuzohet, për 4 vjet radhazi, as UÇK-ja dhe as Kosova. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë, me se një herë, prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pra, akuzat janë tërësisht personale, me emër e mbiemër, madje duke i lakuar edhe shumë shokë të tyre si vrasës. Dhe, megjithatë, ende vazhdojnë të jenë të lirë!

Jo Albin Kurti, por, pikërisht, krerët -hajvana- të PAN-it, janë ata që e konsiderojnë popullin -hajvanat-, deri sa lëshojnë, në etër dhe në letër, gënjeshtra e mashtrime groteske, siç janë ngritja e shumëzuar e pagave dhe e pensioneve. Ata bëjnë këtë propagandë boshe e marroqe, sepse, me të bëmat e tyre kriminale, e dinë që nuk do ta arrijnë pushtetin. Megjithatë, kjo është e dënueshme moralisht, mendoj, edhe ligjërisht, e turpshme dhe me dozë të madhe rrugaçërie. Duket e pabesueshme, por edhe krejt e vërtetë, se edhe pas 30 vjetësh punë, mesatarja e pensioneve të tyre është 700 euro. Ndërkohë, krerët zuzarë PAN-istë premtojnë shifra marramendse, për buxhetin e varfër të Kosovës, 800, madje edhe 1.000 e më shumë euro!!

 

            Opozita PAN-iste jo kredibile, zhvatëse dhe rrënuese e shtetit

     Është e kuptueshme se LVV, për zhvillimin e negociatave për koalicionin e mundshëm të ardhshëm, “duhet të mas 7 herë dhe të prejë një herë”- siç shprehet populli, për vendime të vështira. Është thënë dhe përsëritur, se skenën politike të Kosovës e kanë kontaminuar, helmuar agjentët shqipfolës të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës. Kjo e vërtetë është konfirmuar nga shefat e këtyre Shërbimeve. Njëri syresh është kreu i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy.

     Duke dëgjuar këto marrëzira të opozitës dhe të lakejve të saj anal-banalistë, djali i zgjuar i Malësisë të Gjakovës, Kujtim Lushaj, zemër-plasur, i quan “llapaqena” e “Beogradski bandita”, të cilët përçojnë politikën serbo-madhe në Kosovë, duke u rrjeshtuar hapur përkrah Serbisë.

Opozita i bie teneqës së shpuar, se Albin Kurti dhe LVV e tij, “ka mashtruar dhe hipnotizuar popullin, elektoratin, për ta marrë votën e tyre!” Ta zëmë, u mashtruan populli dhe elektorati, më 14 shkurt 2021, por, pse duhet të mashtrohen edhe më 9 shkurt 2025, për ta bërë fituese bindëse, sërishmi, Lëvizjen Vetëvendosje?! Realisht, opozita u vetëmashtrua, sepse u sugjeroi shpifjen dizinformuese analistëve llapaqenër dhe tani po e beson edhe vetë opozita e çoroditur, humbëse e përsëritur. Këtë e demanton, sidomos, vota cilësore e masive e intelektualëve dhe e rinisë së shkolluar të Kosovës.

Këta votues janë në hall të madh me opozitën destruktive, korruptive, e cila me pazaret e saj të pista, ka tkurrur territorin e Kosovës dhe është e gatshme t`ia bëjë, sërishmi, gjëmën Kosovës. Deri aty ka arritur mosbesimi për opozitën dhe institucionet e saj, të kapura nga PAN-i, sa Qeveria aktuale nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, sepse dyshon se Gjykata Kushtetuese vendosë kundër vullnetit të popullit dhe përcaktimeve qeveritare, duke favorizuar Serbinë.

Prandaj, janë bindur se kasta e opozitës PAN-iste, me abuzimin me pushtetin, për dy dekada radhazi, me tendera, kontrabandën me krerët e Listës Serbe, tregëtinë me drogë dhe të gjithë katalogun e poshtërsive tjera, ka depotizuar pasuri marramendëse, brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar jetesën brezave të tërë familjare. Ndërkohë që kanë rrënuar shtetin e Kosovës. Edhe sot pyesin shtetarët gjermanë: “Ku janë 5 (pesë) miliardë dollarët, që i kemi dhënë për zhvillimin e Kosovës pas luftës?!” Dhe, mos të flasim për miliardat e dollarëve të dhuruara nga SHBA. Shitja dhe përshitja e egër të pasurive të brezave shqiptarë, nga shtetarë, pushtetarë dhe “komandantë” bastardë, zuzarë, do të mbetet, madje përjetësisht, njollë e zezë në historinë gjithëshqiptare.

 

           Drejtuesit e LPK-së betohen për rekrutimin dhe katapultimin fiktiv në poste të Hashimit!

     Kreu i Shërbimit Sekret DGSE, Pierre Siramy, ka hedhur në You Tube, këtë informacion: “Hashim Thaçi është agjent i yni, është agjent i Francës. Atë e rekrutoi agjenti ynë, Arnaud Danjear, në Zyrih dhe Gjenevë, i dërguar enkas, kinse, për ta ndjekur një kurs të gjuhës gjermane. Është dhëndërr i Beogradit, në familje flet serbisht. Agjenti duhet ta di se për atë ka një dosje dhe kjo është e mjaftueshme”,- thotë, në es tjerash, Siramy! Vërtet, Hashimi e dinte se ka më shumë se sa një dosje penale për atë.
     Drejtuesit e LPK-së betohen se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e themelimit të UÇK-së; nuk ishte pjesë e luftës; askush, nga strukturat partiake dhe ushtarake, nuk e emëroi atë të parë të Drejtorisë Politike të UÇK-së; as kryesues të Delegacionit të Rambujesë, sepse nuk i takonte atij; as lexues të Deklaratës së Shpalljes të Pavarësisë, sepse nuk i takonte atij, si dhe pozita tjera! Tëra këto ia sugjeroi shefi i tij Arnaud, i cili i ishte “bërë pullë” Hashimit, në Konferencën e Rambujesë, nuk e linte ta firmoste Marrëveshjen, sepse donte dështimin e saj, me porosi të Beogradit zyrtar.
     Për poste brenda partisë e kishte SHIK-un; për marrjen e pushtetit përgjakshëm, vrasjen e kundërshtarëve politikë, model e kishte filosllavin Enver Hoxha; ekzekutorë të vrasjeve i kishte bandat e bollshme. Të gjitha këto ia sugjeronte Hashimit shefi i tij Arnaud, i cili kishte për mision lidhjen, bërjen e Hashimit agjent të Serbisë. Dhe, këtë e realizoi, falë dosjes dhe dosjeve të “komandantëve”, të cilat i posedonte Serbia. Legalizimin e posteve vetëemëruese, i bënte përmes fletushkës të Mërgatës, “Zëri i Kosovës”, në krye të së cilës kishte vënë një shokun tim, bashkë student, në Universitetin e Tiranës.
 
       Thaçi, Vuçiq, Rama, kërkuan ndarjen e Kosovës. Merkel: “Lëvizja e kufijve “shpat i rrëshqitshëm!”
     Askush nuk e besonte se Hashim Thaçi do të katapultohej në postin e presidentit. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin Hashimi, me SHIK-un e tij, e kishte katapultuar në krye të partisë të Rugovës, ia ktheu borxhin!
     Flirtet me serbët ia rregulloi agjenti freng, Arnaud. Për vrasjet dhe shpërnguljen e shqiptarëve, nga veriu i Kosovës, Hashimi me Kadrinë e Çekun me shokë, bënë sehir dhe aprovim, sepse ishte rrast i shantazhuar. “Na presin kompromise të dhimbshme” dhe “Leposaviçin e kemi dhuratë nga Rankoviqi dhe nuk është i yni”, – thoshte dhe përsëriste Hashimi! Obligimet që kishte marrë Hashimi, ishin tradhti. Harta e Kosovës në tavolinë dhe tre banditërit: Hashimi, Vuçiqi, Rama, me thika mbi hartë. Në mes tyre, Kancelarja Merkel, i kërkuan aprovimin e ndarjes së Kosovës! Përgjigja e prerë: “Lëvizja e kufinjve në Ballkan është “shpat rrëshqitshëm”. Pra, një rrëshqitje që të shpie në humnerë!
     Një grup intelektualësh, personalitete amerikane, nga dy partitë e para, i bënë një letër reaguese Trump-1, kundër ndarjes të Kosovës. Shefi i Sigurisë, Bolton u shkarkua, me akuzën e Presidentit, se “donte me nda Kosovën, prapa shpinës time!” Reagon Bolton: “Thaçi, Vuçiqi, Rama, ma kërkuan ndarjen e Kosovës!”
 
         Lobuesit shqiptaro-amerikan harruan Kosovën, tani lobojnë zhbërjen e Specialës!  
     Ecejaket e Hashimit dhe të Ramushit në Amerikë, i kishin hallet e tyre dhe jo të Kosovës. Lobuesit shqiptaro-amerikan, të zëshëm, dikur, për Kosovën, tani e kanë harruar ate dhe lobojnë, përkrah Vuçiqit, Grenellit, Ramës, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe lirimin e Hashimit me shokë, deri në zyrën e presidentit Klinton dhe mëtej! Kjo është sa shtetësuese, aq edhe faktike. Alarmin e ka dhënë kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Jozef Dioguard, i cili deklaron se Lobi Shqiptar është dobësuar, gadi në shuarje, përkundër Lobit Serb, i cili është aktivizuar dhe forcuar dukshëm. Këtë e konfirmon edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj Lige, veprimtar i shquar dhe atdhetar i devotshëm,  Agim Aliçkaj.
     Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në muajin e parë ka filluar kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë, e deri ke Vuçiqi. Edhe tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe Quint-i me ndërkomnbëtarët. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë “për zemër!” Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder, i futë hundët në çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar, pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza.
     Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision Batoni dhe Buzhala ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar LDK-në! Ata duan çmontimin, deri në shuarje të LDK-së, për t`i lënë hapësirë vetëm PDK-së, në përballje me LVV.  Aksioni veç ka nismuar. Refuzimi i LDK-së, për koalicion me LVV, do të ishte hap i rrezikshëm, sepse ky është plan i koordinuar me Serbinë dhe të gjithë lukuninë armiqësore kundër Kosovës tonë.
 
          Mesazh për kryetar Lumirin, Kryesinë dhe strukturat e LDK-së
     Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, punoi shumë për ringritjen e partisë. Por, reformat të lëna në gjysmë, për arsye të ruajtjes të unitetit në parti, nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se “LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por fondamentare”,- e thënë nga kuadri Hoti, pra “7 bjeshkë në mes”, u lexua se aleanca me PDK-në vazhdon si opsion i mundshëm. Realisht, shumë më të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka anëtarësi të re dhe heterogjene, në mes tyre mijëra ish-anëtarë të djeshëm dhe simpatizantë të sotëm të LDK-së. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët, ose agjentët e PAN-it, nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gadi ta bëjë këtë edhe nesër!
     Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut, përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij, zvetnuan filozofinë urtake në veprimtarinë e partisë të Presidentit Rugova.
Nëse nuk reflektohet, madje me ugjencë, në vazhdimin e reformave të thella brenda partiake, pavarësisht çmimit, LDK-së mund t`i mbetet vetëm emri, aq shumë i adhruar nga shqiptarët botërorë.
     Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë “Rrugën e Re”, sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës. Pra, -Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë, duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore.
            Koalicionin LVV-LDK e prishën Thaçi-Grenell-Rama, kurse Mustafa e aprovoi!”
     LVV duhet të mendojë me kohë, për të shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es  Shtetarët dhe pushtetarët atdhetarë, kujdesen edhe për kursimin e qindarkave. Plangprishësit si eksponentët PAN-istë, nuk merakosen fare, sepse kanë depozituar milionat, madje edhe miliardat euro, për brezat e tyre familjarë. Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse shqiptarët nuk kopjojnë diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën e provuar?!
    Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht të degraduar, “fusin spica”, se “LDK ka provuar, por nuk e duroi LVV” dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin nuk e prishi as LDK-ja dhe as LVV, por prishi Hashim Thaçi me Grenellin e kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se “e prishëm koalicionin, sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!” Por, e vërteta është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-, kinse, për Pandemi!? Vërtet, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion, ndarjen e Kosovës, sepse ai me shokë ishin të shantazhuar dhe padronët kërkonin zbatimin e kontratës konspirative me nguti.
     Kurti rezistoi, e refuzoi Hashim dallaveren. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. Fundja, Isa Mustafa ishte i katapultuar në krye të partisë, nga Hashimi, sepse nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i LDK-së! Qysh kur u ba vasal i Hashimit, Isa, me klanin tij, për asnjë vendim me peshë, nuk ka konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madhe as Kryesinë e partisë, përjashto besnikët e tij në klan!
     LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe “zogjtë e malit” e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit, kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në opozitë.
 
            Koalicioni LVV-LDK, i natyrshëm dhe i nevojshëm për Kosovën
     Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara, përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; gazetarë dhe korrespondentë të luftës; por, edhe kuadro dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën e pritshme në liri.
     Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë në familjet e tyre.
     Kosova ndodhet para proceseve të mëdha e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm, koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur
çështjeve të shtruara në tavolinën ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
     Është provuar, madje katërcipësisht, se ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të sugjerojnë edhe tani, për një qeveri “mish-mash”, të dëgjueshme, për interesat e tyre dhe nuk kanë “qarë kokën” për zgjidhje të drejta dhe afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsyetuar me fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme.
     Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar, ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme, pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit. “Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje”,- e pranon Hill! Dhe, kujt i duhet, tashmë, kjo pendesë e tij?!
     Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill, duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e ndërkombëtarë, madje edhe bashkëkombas të ambasadorit Hill, e konsiderojnë si -kanceri i Kosovës-!” Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada, deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! “Oh. tempora, oh mores”, (thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
     Poeti martir çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!”

PUSHTETET NË MAL TË ZI SHKOJNË E VIJNË, POR POLITIKA NDAJ ULQINIT NUK NDËRRON KURRË PËR TË MIRË!- Nga XHELADIN ZENELI

Pas gjendjes së krijuar kohëve të fundit me tenderin e NP ‘Të Mirat Detare ‘ lidhur me plazhet në Ulqin, mendoj se ia vlen të bëhet një analizë e shkurtë asaj se  cili është burimi i të gjithave të këqiave kur është në pyetje ekonomia turistike e këtij qyteti dhe si në vazhdimësi është vepruar dhe po veprohet kundër interesave të këtij vendbanimi me shumicë shqiptare.

Edhe përkundër faktit se Ulqini është qyteti dhe komuna e cila ka resurse dhe kapacitetete të mëdha natyrore, të pakrahasueshme me komunat e tjera në Mal të Zi, vazhdon të jetë një ndër komunat më të pazhvilluara në këtë shtet. Ulqini ka vijën më të gjatë  bregdetare në krahasim me qytetet e tjera në Mal të Zi, e cila e predispozicion këtë qytet që të jetë një ndër komunat më të zhvilluara turistike në Mal të Zi, por sipas shumë indikatorëve ekonomik, ky qytet është prapa qyeteteve të tjera bregdetare si Tivari, Budva, Kotorri e Herceg Novi.

 

Si e legalizoj pushteti qendror plaçkitjen e zonës bregdetare të Ulqinit

Dëmi më i madh ekonomik që iu është shaktuar Ulqinit tash më shumë se tre dekada, i ka ardhur nga  ‘Ligji i të Mirave Detare’, ( i aprovuar në parlamemtin e Malit të Zi në vitin 1992) përmes të cilit rreth 13% e territorit të Kumunës së Ulqinit është shndërrar në pronë administrative shtetërore. Sipas  ligjit në fjalë qeverisë lokale nuk iu lejojet që të administrojë me pjesën më të mirë të vijës së vet bregdetare . Padrejtësia qendron në ate se bregdeti i Ulqinit përbën 17.4 % e bregdetit të përgjithëshëm të Malit të Zi, por pjesa e territorit të kësaj komune që i takon territorit të të ‘Mirave Detare’ është 57.32% , çka e pozicionon këtë komunë në garë të pabarabartë drejt përparimit ekonomik,me komunat e tjera në Mal të Zi. NP ‘Të Mirat Detare’ me seli në Budva ka mbledhur dhe përfituar në formë tatimeve dhe të ardhurave të tjera financiare me dhjetra miliona euro ,gjatë tre dekava të fundit ,nga bregdeti i Ulqinit dhe ka kthyer shumë pak prapa në formë investimesh.Pra , ligji  i ashtuquajtur i të ‘Mirave Detare’ de fakto ka   bërë legalizimin e plaçkitjes së resurseve të bregdetit të Ulqinit.

Vlen të theksohet gjithashtu se ‘Ligji për të Mirat Detare’ është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, kokretisht kundër nenit 116 dhe 117 të saj ku flitet për kompetencat dhe pavarësinë e qeverisjes  lokale (komunave). Njëkohësisht ky ligj është edhe kundër të drejtave për vetëqeverisjen lokale të Kartës Europiane.

 

Pushtetet e Malit të Zi, kundër interesave të Ulqinit, në vazhdimësi !

 

Pa marrë parasysh kush  vjen në pushtet dhe kush drejton me qeveri, Ulqini trajtohet në mënyrë të pabarabartë në vazhdimësi. Ishte pushteti 30-veçar i DPS-it ( Partisë Demokratike të Socialistëve) gjatë së cilës kohë është aprovuar ‘Ligji për të Mirat Detare ’ dhe  gjthashtu gjatë pushtetit të saj janë shkatërruar hotelet emblematike të tij për tu mos rindërtuar kurr deri më sot. Edhe pushteti i ri, i udhëhequr nga PES-i ( Levizja ‘ Eurapa Tani’) po ndjek rrugën e paraardhësve të tyre në raport me Ulqinin duke uzurpuar,shfrytëzuar dhe përfituar nga resurset e tij natyrore.Pra si para vitit 2020 ashtu edhe ma pas kur erdhi deri te ndryshimi i pushtetit në Mal të Zi, është ndjekur dhe gjithënjë vazhdon të ndjeket politikë e njëjtë ndaj Ulqinit.

Gjatë periudhës së tre dekadave, Ulqinit iu është premtuar shumë në aspkektin e zhvillimit ekonomik dhe turistik të tij, por në realitet deri më sot nuk është bërë asgjë. Ulqinit iu janë bërë ‘master plane’ të ndryshme dhe pushtetarët kanë folur shpeshëherë për investime kapitale, me deklarata pompoze të tyre se  si Ulqini do të bëhet si ‘ Dubai’ etj. por për fat të keq ky qytet vazhdon të jetë në pritjen gjatë të lulëzimit të vet ekonomik dhe turistik që e meriton.

Kur për një kohë të gjatë pushteti qendror udhëheq  një politikë degresive ndaj Komunës së Ulqinit, atëherë me të drejtë qyetarët e kësaj komune pyesin se a i intereson Pogoricës zhvillimi ekonomik i Ulqinit apo shfrytëzimi i resurseve natyrore të tij ?

Pra, janë premtimet boshe si dhe dështimet e shpeshta, në të kaluarën të investuesëve të huaj në Ulqin që ka ndikuar te qytatarët e kësaj komune ta shohin me skepticizëm dhe me rezervë çdo investues të radhës që Podgorica sjellë në qytetin e tyre.

Vendimi i njëanshëm i NP ‘Menaxhimi i të Mirave Detare’  për dhënien me qira të plazhave të Ulqinit një investitori nga Emiratet e Bashkuara, duke iu mohuar të drejtën  qiramarrësve  vendas për të vazhduar me menaxhimin e plazheve të cilat i kanë menaxhuar vite me radhë, flet më së miri se ky pushtet (ashtu si edhe pushtetet e mëparshme të Malit të Zi), veprojnë kundër interesave jetike të  qytetarëve të këtij qyteti.

Pushteti lokal i Komunës së Ulqinit, qytetarët, veçanarisht ata që janë dëmtuar nga tenderi i fundit i plazhave, tani me të drejtë po kërkojnë anulimin e këtij tenderi , por njëkohësisht ata dhe jo vetëm ata,  duhet që të kërkojnë njëzëri dhe fuqishëm anulimin e ‘Ligjit për të Mirat Detare’, si diçka që i ka sjellur vetëm të këqia këtij qyteti.

 

Xheladin Zeneli

Mars 2025

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje! Nga Aurel Dasareti

 

Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshëm, të mbështetur në qëllimet e interesat e përbashkëta. Bashkim të fortë dhe të pandashëm, kudo që gjendemi, pavarësisht nga ndryshimet e parëndësishme që janë plotësisht normale në të gjitha vendet.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë ata që gjatë dekadave dhe shekujve sakrifikuan jetën e tyre në rrugën tonë për liri, dhe ne do të mbajmë vullnetin për sakrificë, kështu që brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në Shqipërinë për të cilën kanë luftuar paraardhësit e tyre të guximshëm. Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues. Ishte guximi, vendosmëria dhe virtyti i tyre që na kujtoi neve dhe pjesës tjetër të njerëzimit një të vërtetë universale që shumë shqiptarë duket se e kanë harruar: Fuqia e kombit do të jetë gjithmonë më e fortë se njerëzit në pushtet.

 

LDK SHTETFORMUESE ME LVV FITUESE – VULLNET I SHQIPTARËVE PËR BASHKËQEVERISJE- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Fillimisht, shpreh keqardhje për përfoljet, lidhur me tjetërsimit të votave nga njëri subjekt, tek tjetri apo brenda të njëjtit subjekt. Kemi mirëpritur vendimin e KQZ se numërimi i votave do të bëhet në Qendrat e Votimit, si për subjektet, ashtu edhe për deputetët, me mbikëqyrjen e komisioneve partiake, me një transparencë që nuk lënë asnjë dilemë për ndryshim të adresimit të votës të subjektit politik apo të deputetit. Lansimi i dyshimit është shqetësues dhe uroj të mos kalojë përtej dyshimit! Shtrohet pyetja: Kaq i kushtueshme është aparatura e numërimit elektronik, në raport me pagesën e qindra komisionerëve, kuadrit teknik dhe mbikëqyrës, për një muaj radhazi?!
     Përtej një muaji vazhdon të dominojë pyetje mbizotëruese, e shprehur edhe në mënyrën dëshirore: “A mund të kemi një qeveri të re LVV-LDK? Pse, pikërisht, lakohet kjo pritje, si e vetmja zgjidhje aktuale, e pranueshme nga shumësia e shqiptarëve, për rrethanat, udhëkryqin që ndodhet Kosova? Sepse, realisht, nuk ka hapësirë për të bërë një zgjidhje të dytë, të pranueshme për interesat e Kosovës.
     Shqiptarët, në përgjithësi, populli i Kosovës, në veçanti, ka pritur reflektimin e partive, dikur të koalicionuara në PAN. Këto subjekte politike, të lindura nga një mitër e përgjakur e LPK-së, me eksponentët kryesorë të saj, tashmë, të konfirmuar si agjentë të trefishtë: Sigurimit sekret shqiptar – SHIK dhe SHISH; UDB-së dhe BIA serbe: DGSE franceze, pa përjashtuar Shërbime të tjera Informative, zgjodhën metodën fashizoide të partizanëve të Enver Hoxhës, vrasjen e kundërshtarëve politikë: para, gjatë dhe pas luftës, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, përdhunshëm e përgjakshëm, madje pa zgjedhur mjetet!
 
          Politikanët e shantazhuar, të rrezikshëm për Kosovën
     Krimet e eksponentëve të LPK-së së djeshme, të PAN-it të sotëm, përkatësisht, të PDK-AAK-NISMA, janë faktuar nga Gjykata vendore dhe ajo ndërkombëtare. Por, ndëshkimi, asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk ka qenë real, meritor, në raport me krimet numerike e sadiste. Janë ekzekutuar djem dhe burra atdhetarë të dëshmuar, të cilët bënë paqen dhe luftën, si parti, LDK, dhe forcë e organizuar veprimtare e luftarake. Qindra shtatore dhe memoriale përkujtimore të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë e korrespondentë të luftës; kuadro e veprimtarë të hershëm të LPK-së; aktivistë dhe ushtarë të vijës rugoviane, janë dëshmi e krimeve makabre, të bëra nga disa “komandantë” kundërshtarë, me bandat e tyre.
     Edhe pas një çerek-shekulli, këta “komandantë”, eksponentë të partive të PAN-it, nuk kanë shprehur asnjë pendesë, për krimet, tashmë, të konfirmuara. Përkundër, ata synojnë rikthimin e dhunshëm në pushtet, edhe pse populli i Kosovës, me votën e tij demokratike, sërishmi, i ndëshkoi, i refuzoi bindshëm. Burimet e klientelës së tyre elektorale janë rrast të dyshimta: 80 mijë nëpunës shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 42.500 “veteranë” të rrejshëm, shto këtu edhe votat e familjarëve, farefisnisë dhe të miqasisë së tyre, i mbajnë brenda kuotës të pragut zgjedhor.
     Shikoni listat e kandidatëve për deputetë të PAN-it, sidomos, brenda rreshtimit numërorë 20! Me krime nëpër këmbë nuk ka ecje të shpenguar, drejtë progresit, Evropës. Njerëzit e shantazhuar, me dosje aktive dhe obligime karshi Axhensive Informative të huaja, armike të Kosovës, janë të rrezikshëm për vendin dhe, assesi, nuk duhet të ngritën në poste vendimmarrëse. Kujtoni vizionarin urtak, Rugovë, refuzimin e Hashimit për kryeministër apo ministër, sepse e konsideronte rrezik potencial për Kosovën, ngaqë e dinte ku “kulloste” ai!
     Larg qoftë, marrja në koalicion të cilido subjekt të PAN-it: PDK-AKK-NISMA, nga LVV, do të ishte nonsens i madh për Vetëvendosjen, si dhe një provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. E trishtme do të ishte, sidomos, për shumë qindra familje, viktima të “komandantëve” të PAN-it, me bandat e tyre vrastare.
     Kushtëzimet në demokraci, në shtetin me pluralizëm partiak, realisht, nuk duhej të kishte. Por, ajo që i ka ndodhur Kosovës, përgjakja ndërshqiptare, pa luftë civile, qytetare, është unike, edhe përtej hapësirave Ballkanike. Andaj, duke pasur një partner të pakriminalizuar, siç është LDK-ja, Albin Kurti dhe Vetëvendosje e tij, duhet t`i ofrojë bashkëqeverisje, duke përmbushur dëshirën e shqiptarëve dhe sugjerimin e ndërkombëtarëve, për ta kompozuar Qeverinë në pritje. LVV duhet t`i përmbahet vendimit se Opozita e Bashkuar PAN, nuk duhet lejuar ta përvetësojë fitoren e saj, për ta qeverisur Kosovën. Njëherësh, duhet të përcaktohet, prerazi, për bashkëqeverisjen me LDK-në. Pa mëdyshje, kjo do të ishte qeverisja më e mirë dhe me duar të pastra.
     Propaganda e organizuar e Baton Haxhiut, me lukuninë e tij lehaqene të argatëve të tij, po agjitojnë për ta demoralizuar LDK-në, duke ia kuajtuar koalicionin e Qeverisë Kurti-1, nuk ka funksionuar, gjoja, për fajin e LVV. Këtë çështje e kemi trajtuar dhe sqaruar, deri në shterrim. Koalicionin e ka prishur Thaçi me Grenell, Vuçiq, Rama, Mustafa. Dhe, këtë e konfirmon Arben Gashi, se “Grenell na dha një javë afat, për ta prishur Koalicionin me LVV”. Edhe Isa Mustafa thotë se “unë e prisha koalicionin me LVV!”. Por, Isa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LDK-së. Ai ishte katapultuar në krye të partisë së Rugovës, nga Hashimi. Madje edhe ministrat kryesorë, ia kishte ofruar ai. Pra, kjo nuk përbënë asnjë pengesë, për ta bërë koalicionin aktual LVV-LDK.
        Për shqiptarët, PAN mëkatar i shekullit, nuk amnistohet! 
      Dy subjektet politike, LVV-LDK, kanë provuar bashkëqeverisjen, më 2019, edhe pse jetëshkurtër. LDK-ka përvojën e mjaftueshme të koalicioneve dhe nuk e ka babëzitjen dhe pacipërinë për të marrë me tre deputetë, 4 (katër) ministri, siç bënte kozmopoliti Pacolli. Dihet se LDK-ja nuk është në pozitën e favorshme, për të kërkuar më shumë se sa i takon. Por, kam bindjen se do të ishin partnerë serioz e fisnik.
     Ndërkohë që subjektet tjera politike i shantazhonin krerët e partive të tyre, për poste ministrore, madje pa qenë as profesionistë përkatës, kryeministri Kurti vendosi standard të ri. “Kemi fituar tej 400 mijë vota, ndërkohë që një qeverie i nevojitën vetëm një duzinë ministrash. Prandaj do të përzgjedhim dhe emërojmë ministra profesionistë, për fushat përkatëse, qoftë edhe jashtë anëtarësisë të partisë, LVV!” Dhe, ashtu bëri. Kryeministri i mbrojti ministrat e tij, deri në përfundim të mandatit, edhe pse, herë pas here, opozita ia kërkonin, vend e pa vend, shkarkimin e tyre! Dhe, mirë bëri, sepse një opozitë destruktive dhe hiç serioze, si ajo e PAN-it, nuk meritonte as respekt dhe as vëmendje. Ishte po kjo opozitë që kërkonte, në vijimësi, edhe shkarkimin e Qeverisë Kurti-2, por edhe spiunonte tek ndërkombëtarët, madje edhe në dëm të Kosovës. Opozita PAN-iste shkoi edhe me larg, akuzoi publikisht Kurtin, se “nën maskën e shtrirjes të sovranitetit, në veriun e Kosovës, po provokon serbët, njësoj si Millosheviqi dikur shqiptarët!” Dhe, koordinonte akuzat me Serbinë, për shkarkimin e tij!
     Realisht, LDK-ja konsiderohet parti akademike, me kuadro të bollshme dhe me një edukatë supreme. Rast i rrallë, në mos unik, është ndikimi, gjithnjë, për të mirë, i -Neriut Rugovë- tek anëtarësia, elektorati i LDK-së. Për ndryshim nga “yrishnikët” kumandarë” kundërshtarë, të cilët, rrejshëm e falsifikueshëm, kanë mohuar kontributin për paqe dhe luftë të partisë zëmadhe të arkitektit të pavarësisë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Është koha që LDK-ja, sërishmi, të dëshmohet me angazhimin e saj edhe në kohën zezonë, për popullin dhe Kosovën tonë.
     Kam bindjen se, nëse arrihet pajtueshmëria për bashkëqeverisje: LVV, Alternativa, Guxo – me LDK-në, do të mbizotërojë arsyeja e -ndarjes së tortës- mes tyre meritueshëm e fisnikërisht, gjithnjë në interes të administrimit korrekt dhe të përgjegjshëm të Kosovës. Në shkrimet tona mjaftohemi ta përmendim vetëm LVV, duke nënkuptuar edhe dy partneret simpatike, Alternativa dhe Guxo, të cilat kanë qenë fituese bindëse, respektivisht, me 7 dhe 6 deputetë cilësorë, me votim masiv. Shqiptarët njerëzorë e kanë përjetuar rëndë sulmin e padrejtë, të poshtër dhe, skajshëm, kriminal, të kryetares dinjitoze, të -Alternativa-, Mimozë Kusari-Lila, për një bisedë aksidentale, disa sekondshe, të kurdisur nga BIA serbe dhe argatët e saj gazetarë shqipfolës, zuzarë e mjeranë, në shërbim të politikës së Beogradit zyrtar. Shumsia rekord e votave për qëndrestaren Mimozë, është përgjigja më e mirë demantuese për horrakët, hafije të hershëm dhe të tashëm të Serbisë.
     Bëra këtë sqarim, sepse jeta ime ka pasur një rrjedhë të dhimbshme, me burgje dhe vuajtje. me goditje të egër dhe tërësisht të padrejtë. Është përcaktimi im parimor për ta thënë të vërtetën, pavarësisht çmimit. Andaj, kam ndarë shqetësimin, deri në dhimbje, me Mimozën. Edhe prekja e saj nga kanceri i gjirit, pikërisht, në këtë kohë të një sulmi frontal, druaj që ka ndikuar edhe në nismën e sëmundjes. Sepse mjekësia ka hedhur dyshimin, se stresi shkakton edhe goditje të kësaj natyre. Për ta goditur Qeverinë Kurti, pse po shtrinte sovranitetin, tërësisht të munguar, në veriun e Kosovës, Serbia me agjentet e saj në mediet e Kosovës, eksponentë të PDK-së, në koordinim me BIA serbe, përgjonin dhe kurdisën “aferën” kundër Mimozës.
 
       Kuadri profesional në dikastere, parathënie e suksesit qeverisës
     Ndarja e posteve ministrore në mes të partnerëve në koalicion, është një përgjegjësi e rëndësisë së parë. Sepse nga përgaditja profesionale dhe aftësia menaxhuese, suksesi i dikasterit përkatës është i garantuar. LDK-ja ka pasur një qeverisje të suksesshme në ministrinë e Ekonomisë, në Financa, në Arsimin, Infrastrukturën, pa afera dhe skandale. Posti i zëvendës-kryeminstrit, domosdoshmërisht, duhet t`i përkas LDK-së. Por, ama, jo një emresë për numër, por të jetë i konsultuar dhe i dëgjuar në vendimmarrje të përbashkët me kryeministrin. Nuk po vazhdoj me emërtesa, sepse edhe Alternativa dhe Guxo meritojnë pjesën e trofesë së tyre. Ato duhet të marrin nga një Ministri me peshë dhe një ministri tjetër të dorës së dytë.
     Kryeministrin nuk po e fusim në llogari. Organet, ministritë e -Diktaturës të Proletariatit-, siç i quanin komunistët ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, të Drejtësisë, janë domene të Lëvizjes Vetëvendosjes. Hisen ministrale e kanë edhe minoritetet, si pjesë përbërëse të Atdheut të përbashkët Kosovë.
     Në Kosovë shpërfaqet një mendësi e gabuar, por që përbënë faj, kur shqiptarët i quajnë minoritetet ardhacak, sidomos serbët! Kjo është e dëmshme, deri në fajësi, sepse president ka të drejtë të bëhet, nëse votohet, kushdo që ka lindur në SHBA. Shembull, presidenti Obama, madje me ngjyrë. Emri i artisti të mirënjohur, Schwarzeneger, është lakuar për postin e presidentit, por pengesë kushtetuese ishte se ai ka lindur jashtë Amerikës. Megjithatë, ishte Guvernator i Kalifornisë. Mbretëria e Bashkuar, (Anglia), shquhet për konservatorizëm kombëtar. Por kryetar i Londrës u bë një arab!
     Kishte të drejtë Kurti dhe LVV e tij, kur kundërshtonte regjistrimin për zgjedhje të Listës Serbe, sepse e kishte mbushur kupën, për të qenë e jashtëligjshme, por Opozita e Bashkuar nuk pranoi ta bënte këtë. Përndryshe nuk do të duhej të lavdërohen subjektet politike shqiptare, duke thënë se nuk bëjmë koalicion me serbët, sikur ata të jenë me sëmundjen ngjitëse të leprozës. Në këtë mënyrë asnjëherë nuk do të arrihet integrimi i komunitetit serb në shoqërinë e ashtuquajtur multi-etnike të Kosovës! Edhe ndërkombëtarët, kur serbët, herë pas here, konsiderohen ardhacakë, e vënë në dyshim thirrjet e sinqerta që bëhen për integrimin e tyre, edhe pse gëzojnë të drejta e privilegje, më shumë se çdo minoritet në rajon dhe më gjerë në Evropë.
     Por, Kurti, me shokë, më parë duhej të kushtëzonte PAN-istët, pra, PDK-AAK-NISMA, për të bërë reforma brenda partisë, kur dihet se këto subjekte politike kanë shumë eksponentë të krimit vrastar e hajnor, madje, disa syresh edhe në kupolë të tyre. Nëse këtë nuk mund ose nuk duan ta bëjnë, atëherë nuk duhet lejuar vazhdimi i jetës politike e publike të tyre, sepse mbrojtja e krimit, natyrshëm të bënë pjesë të krimit.
 
         Shansin e humbur, nuk e kompenson pendesa e vonuar
     Ekstremet dypalëshe janë të baraz të dëmshme, të papranueshme. Opozita e Bashkuar, duke përdorur refuzimin e koalicionit me LVV, me “armën” e bojkotit të organizuar. Dhe, LVV duke kërcënuar me zgjedhje të sërishme, ose të pritshme, deri në zgjedhjet presidenciale, në prillin e ardhshëm. Nëse ajo bënë bllokim të përkohshëm të jetës politike, nën ethet e rizgjedhjeve, të cilat nuk pritet të jenë zgjidhje afatgjatë e stabile. Edhe zgjedhja e Presidentit/es, janë të kushtueshme dhe me pazare, të cilat nuk prodhojnë vlerë të mirëfilltë. Ndërsa një koalicion i tanishëm, do të shmangte çfarëdo lloj zgjedhje aktuale apo të pranverës së ardhshme.
     Pra, një qeveri solide e pa arnime të dyshimta, do ta shmangte rikthimin në pushtet të një qeverie kalkuluese, deshtake dhe moralisht të cenueshme. Pretendimi i PDK-së, për të qeverisur apo për të qenë pjesë e qeverisjes, nuk ka asnjë bazë reale, sepse renditja e saj fituese e dytë e zgjedhjeve, është fiktive, rezultat i klientelës elektorale: nëpunësia e stazhionuar duke qenë gjatë në pushtet; anëtarësia numerike e SHIK-ut; “veteranët” e rrejshëm. Përndryshe, është paradoksale që PDK, me një barrë krimesh, hajnishë, haraçit masiv, uzurpime e zhvatje të pasurisë shtetërore, ta këtë epërsinë e LDK-së, e cila, assesi, nuk vuan nga këto mëkate.
     Populli i Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur, janë në pritje të krijimit të një qeverie të përgjegjshme politikisht dhe të përgaditur profesionalisht. Mbesim me urimin e madh, të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur. Të paktën, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende nuk ka hyrë në pazaret e Opozitës së Bashkuar, për krijimin e një qeverie nga humbësit. Dhe, nëse do ta bënte këtë, ndëshkimi i tij nga anëtarësia dhe elektorati i LDK-së, do të ishte i pritshëm. Pra, nisma e mbarë e Lumirit, për ngritjen e partisë, fituesja e parë në ish-zgjedhjet komunale, si dhe dyfishimi i elektoratit të saj në këto 4 vite, në rast të refuzimit të koalicionit aktual, me LVV, do ta humbiste shansin, për ta bërë LDK-në kryezonjë, sepse opozitarizmi i zgjatur, “hallakatë”, pasivizon dhe demoralizon anëtarësinë, elektoratin.
     Mendoj se shtrimi i çështjes të koalicionit në Këshillin e Përgjithshëm, votimi i fshehtë, dhe kurrë aklamativ, do ta jipte zgjidhjen e duhur. Shansin e humbur, nuk e kompenson pendesa e vonuar. Andaj, koha është për vendim të mençur, të shëndetshëm për LDK-në e, mbi të gjitha, për Kosovën. Bërja pjesë e bojkotit, është sikur t`i hipish mizës!

NDËRROI JETË AHMET QERIQI – KRYEREDAKTOR I RADIOS KOSOVA E LIRË Nga Frank Shkreli

 

Frank Shkreli: Me kalimin në amshim të Ahmet Qeriqit, Kosova dhe mbarë Kombi shqiptar ka mbetur pa punëtorin e pa pritueshëm të çështjes kombëtare —

E nderuara familje e Ahmet Qeriqit — pak me vonesë lexova sot lajmin e zi për kalimin në amshim të kryefamiljarit tuaj, Ahmetit. Ky lajm i zi dhimëplot, mjeroi Familjen tuaj bujare dhe pikëlloi miqtë, dashamirët (një prejt të cilëve e konsideroj edhe unë veten time) si bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët e shumtë të tij në Kosovë, diasporë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Komunikimi im i fundit me të ndjerin Ahmet ishte verën që kaloi — atëherë folëm për Ernest Koliqin dhe kontributin e tij në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në Kosovë në kohën e Luftës së II Botërore.

Por ndërkohë ndamë hallet tona shëndetësore — ai të tijat e unë të miat — në shenjë inkurajimi dhe përballimi me gjendjen tonë shëndetësore, pa u ankuar por duke e mbajtur sëmundjen me duresë të pashembullt, e duke iu nënshtruar vullnesës së të Madhit Zot. Megjithëse ai me njoftoi për keqësimin e tij shëndetësor, nuk e besova se Ahmeti do ndahej kaq shpejt prej jush dhe prej nesh sado larg që jemi dhe përgjithmonë. Prandaj lajmi për kalimin e tij në amshim më tronditi thellë mua ashtu si edhe të gjithë dashamirësit e kulturës tonë, patriotë e luftëtarë të lirisë, kolegë, miq e bashkëluftëtarë të Ahmetit.

Ahmet Qeriqi (1946-2025) ishte një figurë e shquar shqiptare, i njohur për kontributin e tij në fushën e gazetarisë, publicistikës dhe kulturës kombëtare. Ai shërbeu si kryeredaktor i Radios “Kosova e Lirë”, një medium i njohur për mbështetjen e luftës çlirimtare dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare.

Me kalimin në amshim të Ahmet Qeriqit, Kosova dhe mbarë Kombi shqiptar ka humbur punëtorin e pa pritueshëm të çështjes kombëtare, frymëzuesin dhe organizatorin e pashoq të nismave — sidomos gjatë luftës çlirimtare nën rrethana shumë të vështira — por edhe në lirinë e pas luftës me veprimtarinë e tij gazetareske, portale e radio-televizive, gjithmonë me objektivin për lartësimin e visarit tonë shpirtëror e kulturor, iliro-arbëror.

Si një bashkëpunëtor, nga koha në kohë, me Radio Kosova e Lirë, e ndjejë si detyrim moral të falënderoj Ahmetin e ndjerë dhe t’i shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin.  Me këtë rast i dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Ahmetit dhe uli kryet me respekt përpara kujtimit të tij, duke paraqitur përdhimtimet e mia më të thella.

Me nderime dhe respekt,
Frank Shkreli
Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish zgjedhjet do të ishte një gabim me përmasa epike- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Edhe një mi, kur detyrohet të përballet me një mur betoni me një strukturë çeliku, është në gjendje të kafshojë vetëm për të shpëtuar veten.
***
E gjithë lëvizja e tij (“patriotike”) ideologjike ka të bëjë me vjedhjen e popullit, tregtinë me drogë, mbushjen e vendit me emigracion të paligjshëm nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme që asnjë vend tjetër evropian nuk i dëshiron, shkatërrimin e monumenteve historike, shitjen e detit dhe ujdhesave, përfshirjen në aktivitete tradhtare, krimet e pafundme ekonomike, shkatërrimin e Dardanisë (Kosovës) dhe daljen në detin Adriatik (Durrës) të Serbisë, përdorimin e varfërisë për të detyruar të rinjtë të ikin, shfarosjen e Kombit shqiptar, shpërbërjen e Shqipërisë…

Është thelbësore që shqiptarët të bëjnë përpjekjet më të mëdha të mundshme për të siguruar që të paktën të jenë në gjendje ta burgosin atë dhe zagarët e tij, konfiskojnë pronat e fituara nga kriminaliteti i rëndë dhe të mbrojnë vetë vendin e vogël. Shqipërinë.

Është koha e fundit për të arrestuar Ramën dhe kriminelët që e rrethojnë, ndaloni këtë farsë. Shteti duhet të tregojë se askush nuk është mbi Ligjin.

(PS: Sigurisht që i respektoj ata bashkatdhetarët e ndershëm të partisë së tij).

Kemi pasur anarki që kur ka vdekur xhaxhai. Ne jemi të egër që imagjinojmë se kemi të drejtë për gjithçka, por nuk kemi asnjë detyrim.

Imponimi, vendosja e ligjeve dhe vendimeve sipas vullnetit dhe diktaturës së një individi (Edvin Kristaq Rama apo kujtdo tjetër) pa pëlqimin dhe vullnetin e popullit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një shkelje e rëndë e të drejtave demokratike dhe të garantuara të qytetarëve që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më në asnjë rrethanë.

Shqiptarët në atdhe dhe në diasporë, nuk duhet të lejojnë më askënd të kërcënojë drejtpërdrejt Kushtetutën, të drejtat e garantuara të popullit dhe sigurinë e tij në mënyrë kaq të vrazhdë, përmes arbitraritetit dhe arrogancës së këtyre hajdutëve (kriminelëve, të cilët çdo shtet ligjor do t`i dënonte me minimum burgim të përjetshëm), të gjitha për hir të sigurisë së tyre personale dhe interesave personale, pronës dhe parave të vjedhura.

Intelektualëve dhe të gjithë gazetarëve (të atyre 5-6 mediave të pavarura e profesionale) e atdhetarëve të vërtetë (që mjerisht i kemi pakicë absolute), që jetojnë në trojet tona të stërlashta u them:
Sa më shumë trazira të ketë në Kosovë, «Maqedoni» (në trojet tjera nën pushtim) dhe shtetin amë Shqipëri, aq më e rëndësishme është që ju të krijoni parashikueshmëri atje në shtëpi.

Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar. Dhe ajo që shohim në Shqipëri (dhe jo vetëm) është në fakt mjaft e rrezikshme. Është një polarizim vlerash që çon në polarizim total të fakteve. Të dy palët, të dy anët, nuk lidhen më me të njëjtin realitet. Dhe pastaj prishet e gjithë biseda “demokratike”. Në mënyrë që ne të mund të flasim me njëri-tjetrin, duhet, në një farë kuptimi, të flasim për të njëjtën gjë. Ne duhet të merremi me të njëjtin realitet. Dhe kur referenca e përbashkët zhduket, baza e vërtetë për një bisedë kuptimplote gjithashtu zhduket.

Kur do të marrë fund kjo çmenduri?

O Zoti im. Më ka mërzitur i gjithë sistemi partiak ku lejohen të shpërthejnë bandat kriminale të ligjshme në realitet. Bandat e reja shfaqen ndërsa të vjetrat përpiqen të çimentojnë fuqinë e tyre.

Një tufë kurvash të lodhura e të papjekura.

A nuk e kuptojnë njerëzit se ky homo sapiens i droguar, përveç lakuriqësisë nuk ka një fije të vetme morali dhe demokratike në trupin e tij? Kur njerëzit janë joserioz, “politikanët” mund të luajnë pa u ndëshkuar për gënjeshtra apo mashtrime, atëherë do të kemi të tillë kudo! Të gjithë po debatojnë. Askush nuk e sheh këtë?
12.03.2025

OVL E UÇK-SË SHANTAZHON QEVERINË, SHTETIN E KOSOVËS!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

      Mbreti i pakurorëzuar, Hashim Thaçi, me partinë-bandë të tij, nuk e duroi qeverisjen e suksesshme të kryeministrit Isa Mustafa. Për ta rrezuar atë, ndërseu OVL të UÇK-së, për të organizuar protesta, me kërkesën e ngutshme për të paguar veteranët e luftës. I frikësuar nga humbja e postit, së bashku me Hashim presidentin, kryeministri Mustafa vendosi të paguajë paushall, pak veteranë të vërtetë, plus pesëfishin e “veteranëve” të rrejshëm! Megjithatë, tandemi namkeq, Hashimi-Kadria, realizuan vetërrëzimin e qeverisë, PDK-LDK, duke e poshtëruar patericën e tyre LDK-e, madje përsëritshëm!
     Pas humbjes të pushtetit, më 14 shkurt 2021, PAN-i i kriminalizuar, vazhdon ta përdorë Shoqatën e OVL të UÇK-së, me simotrat e saj, të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”: “Shoqata e invalidëve të luftës”, “Shoqata e Familjesve të Dëshmorëve” dhe emërtesa tjera fiktive, kundër Qeverisë të LVV dhe, rrjedhimisht, shtetit të Kosovës, me qëllim të pengimit të qeverisjes normale, me thirrjet e disa sindikatave, për protesta e trazira, deri në rrëzimin e qeverisë!
     Realisht, të bëmat e këtyre Shoqatave fillojnë që pas luftës, kur policia e UNMIK-ut, së bashku me atë të Kosovës, arrestonin banda e banditër vrastarë e hajnorë. Dhe, në krye të mbrojtjes të krimit dhe të kriminelëve u vu Shoqata e OVL të UÇK-së, shoqatat e tjera të cituara më lart, duke mbushur rrugë e sheshe, me britmat çjerrëse: “Lironi çlirimtarët”, “Lironi gjeneralët”, “Lironi heronjtë tanë”, edhe pse gjykatat e vendore i shpallnin fajtorë faktik, për krime të rënda: vrasje, plagosje, grabitje, plaçkitje, haraç e tjera poshtërsi.
     Forca madhore e NATO-Paktit përzuri policinë dhe ushtrinë pushtuese serbo-sllave, duke çliruar Kosovën tonë. Por, argatë të bollshëm shqipfolës të Serbisë gëlonin, si gjarpërinj, brenda Kosovës. Serbia nuk u pajtua kurrë me humbjen e Kosovës. Andaj, ajo bëri provën e parë të suksesshme detabilizuese, skenarin e protestave vandaliste, kundër minoritetit serb në Kosovë, në mars-prill 2004. Në krye të organizimit ishin drejtuesit partiakë lokal të subjekteve të PAN-it, në koordinim fizik me drejtuesit e OVL të UÇK-së dhe Shoqatat aleate të saj. Kjo u konfirmua nga Prokuroria dhe Gjykata, të parët u arrestuan krerët e OVL të UÇK-së të komunave.
     U vranë 19 vetë, shqiptarë rinorë dhe serbë pleq, por asnjë nga kryetarët nuk pësoi! U dogjën shtëpi dhe kisha serbe. Kosova u fajësua, praktikisht e ligjërisht, u dëmtua materialisht, moralisht dhe politikisht. Këtë dhunë kriminale e rrugaçërore, edhe pse me skenarë të Serbisë, vazhdonë ta vuajë Kosova dhe shqiptarët. Rrjedhojat janë të rënda, skajshëm të rrezikshme: Serbia realizoi decentralizimin, fshat e komunë serbe, Demarkacionin dhe në pritje të bërjes të Asociacionit të komunave serbe, brenda Kosovës!
     Skandali i Dosjeve të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, të sjellura nga Beogradi, enkas në Selinë e OVL të UÇK-së, në Prishtinë, me porosi për t`i publikuar, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve, për të akuzuarit në Hagë, për të shkaktuar vrasje ndërshqiptare, kulmon bashkëpunimin e disa eksponentëve të kësaj Shoqate me Beogradin. Në mënyrën më të poshtër dhe më kriminale u hesht ky bashkëpunim spiunazhi. Po t`i kishte ndodhur kjo dikujt tjetër nga kundrshtarët e PAN-it, ky i fundit do ta bënte namin, duke u vënë vulën e tradhtisë së madhe.
     Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, kallës i Flamujve të -Dardanisë-, së bashku me Faik Fazliun, Smajl Latifin, me shokë, kryetar i komunës të Rahovecit, shantazhon Qeverinë e Kurtit në emër të OVL të UÇK-së, se “nuk marrim pjesë në ceremoninë përkujtimore, në përvjetorin e 27-të të flijimit të Jasharëve”, sepse “kjo Qeveri dhe kryeministri Kurti, janë  kundër vlerave të luftës  të UÇK-së!” Veç kësaj, Qeveria nuk distancohet nga Donikë Gërvalla se “njollosë “çlirimtarët” e burgosur, në Hagë, me dëshmi të rrejshme”! Qeveria mbronë Mimozë Kusarin, “e cila bashkëpunon me kriminelët serbë për pagën minimale të veteranëve!”
      Ndërkohë, Donikë Gërvalla, Mimozë Kusari, Vjosë Osmani, me veprën e tyre madhore, largimin nga pushteti i qëlbur i kriminelëve dhe i makro hajnave, shkatërruesit të shtetit të Kosovës, bërjen e ndryshimit të shumëpritur, kanë qenë, janë dhe do të mbetën krenaria e Kosovës. Përballja e këtyre femrave heroike, me horrakë e zuzarë, do të zënë vendin meritor në historinë më të re të Kosovës. Anatemuesit shpifës dhe sharës të pacipshëm, as shenjë nuk u kanë bërë. Edhe 10 (dhjetë) jetë po të kenë, ata kurrë nuk do t`i arrijnë as atdhetarisht, as intelektualisht dhe as moralisht: Donikën, Mimozën, Vjosën, me simotrat e tyre intelektuale, të dinjitetshme dhe me integritet, në Kuvend, Qeveri dhe institucione shtetërore e pushtetare.
 
 
         Donikë Gërvalla – luftëtare e shquar para, gjatë dhe pas luftës
      Krerë të Shoqatës të OVL të UÇK-së, në vijimësi, vazhdojnë të shpifin dhe denigrojnë vajzën krenare të Jusuf Gërvallës, Hero emblematik të Kosovës, Donikë Gërvalla. Ajo, njësoj si babai i saj, nuk bënë kompromise e pazare me kriminelët dhe hafijje të shumëfishtë, të cilët, mjerisht, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan, me dhunë e përgjakje, pushtetin dhe i bënë gjëmën Kosovës. Donika ka guximin qytetar dhe intelektual, për ta thënë të vërtetën, madje në shkallën sipërore. Kështu veproi në vitin 2000, kur herojtë e gjeneralët e vetëshpallur organizonin koncerte e parada vetëlavdëruese, Donikë Gërvalla demantoi këto karnevale turpëruese. Njëherësh, ajo denoncoi këto karnevale zhurmuese e boshe, duke denoncuar krimet e disa komandantëve, të cilët, në bashkëpunim me Sigurimsat e Enver Hoxhës dhe të Rexhep Mejdanit me shokë.
     Disa “komandantë” Rogner-istë, me bandat e tyre të LPK-së dhe PS-së, ekzekutuan, veç të tjerëve, brenda territorit shqiptar, zëdhënësin e parë të UÇK-së, gazetarin Ali Ukaj, Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, shefin e Emergjencës të UÇK-së të LPK-së, Ilir Konushevcin së bashku me burrin atdhetar të Tropojës, Dr. Hazir Mala, veprimtarin e LDK-së, oficerin Sadri Ramqaj, djemtë e rugovasit Sylë Mehmeti, ish-burgaxhi politik i Goli Otokut, Rexhep dhe Ibrahim Nikçi, veprimtarë dhe luftëtarë, furnitori me armë, kuksjani Rushit Elezi, kontraktor i lokacioneve ushtarake në Kolsh dhe Kalimash, oficerit Qazim Jakupi, (babai i këngëtarës së mirënjohur, Leonora Jakupi), të kontraktorit të kampit ushtarak në Papaj, Muharrem Tafa dhe oficerë e ushtarakë të tjerë të FARK-ut!
     Donikë Gërvalla ka denoncuar, madje përsëritshëm, “komandantët” kriminelë, të cilët kanë përgjakur burrat dhe djemtë luftëtarë të devotshëm të kombit. Ajo është e vetëdijshme se kush ka njohuri dhe i heshtë krimet, bëhet pjesë e krimeve. Andaj, ka premtuar se do të kontribuojë, me dokumentacionin përkatës, që krimet të zbulohen, të hetohen dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar. Këtë e ka deklaruar publikisht edhe në vitin 2016.
     Pas themelimit të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, dhe të denoncimeve, të paktën, nga 300 dëshmitarë, shumica syresh viktima të disa “komandantëve” kriminelë dhe të bandave të tyre, Donikë Gërvalla ka përshëndetur kontribuesit e drejtësisë, duke hequr dorë nga dëshmitë personale, me besimin se e vërteta do të sheshohet, edhe pa dëshminë e saj, e cila, gjithësesi, kishte informacion të bollshëm dhe të dorës së parë.
     Zhvillimet e djeshme dhe të sotme, janë në pajtueshmëri të plotë, me vlerësimet e bëra një çerek-shekulli më parë të luftëtarës për Kosovën, Donikë Gërvalla, në emërtimet dhe cilësimet e sakta për individë, grupe dhe subjekte politike në Kosovë. Krijimi i grupit të struktuar, për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke shantazhuar e kërcënuar dëshmitarët, deri në vrasjen e fëmijëve, provon fajësinë e plotë të kriminelëve, të cilët kanë vrarë dje dhe janë të gatshëm të vrasin edhe nesër. Nuliteti i karakterit të tyre, me keqpërdorimin e demokracisë humanitare, siç janë vizitat numerike në burg, i turpëron, përjetësisht, shefat partiakë të Shoqatës të OVL të UÇK-së të LPK-së. E themi “UÇK e LPK-së”, sepse veteranët e “UÇK-së të FARK-ut”, të cilët luftuan dhe legjitimuan atë Ushtri Çlirimtare, që kishte Kosova. Ndërkohë që OVL e UÇK-së , e cila thirret, falsifikueshëm, sikur përfaqëson Kosovën, ka brenda saj anëtarët e Komisionit, i cili nga 12.700 veteranë luftëtarë të vërtetë, i ka bërë tej 52.250, prej tyre 42.500 “veteranë” të rrejshëm! Dhe, kjo përbënë abuzim dhe krim të madh ekonomik!
    Në debatet televizive prestigjioze evropiane, më kryeministra e gjeneralë ballkanikë dh evropianë, Donikë Gërvalla, doli gjithherë fitimtare në duelet me kundërshtarët. Edhe sot, në cilësinë e zëvendëskryeministres të Republikës të Kosovës dhe Ministres së Jashtme dhe të Diasporës, vazhdon të jetë në përformancën e duhur. “Lehjet në hënë”, pothuaj se, korale, për anatemimin e Donikë Gërvallës, zënë fill kur ajo përgjaksit dhe rrënuesit e shtetit të Kosovës, i emërtoi me epitetin adekuat, krejt të ngjashëm me atë që bëri Kryeprokurori amerikan Special, Xhon Smith, i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë: -Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale-.
 
 
       E tmerrshme! Mimozë Kusari bashkëjetesë dy dekada me deputetët kriminelë!
     Parlamenti i Kosovës ka hyrë në analet e politikës, të paktën, evropiane, si parlamenti më i kriminalizuar në Evropë. Deputeti i CDU-së, alarmon Bundestag-ut gjerman, se Parlamenti i Kosovës ka 27 deputetë kriminelë në ulëset e tij. Përgjakja politike e Kosovës, përgjatë dy dekadave të shkuara, vazhdon ta shqetësojë dhe tmerrojë botën demokratike, krejt njësoj siç e përgjakën Shqipërinë partizanët e Enver Hoxhës, së bashku me emisarët politikë dhe ushtarakë të Titos. Dhe, përgjakjen e kundërshtarëve politikë, krimineli filosllav Hoxhë e vazhdoi me byroistët e tij edhe pas luftës, kur në vitin 1946 ekzekutoi 16 deputetë demokratë me varje-pushkatim dhe të tjerët me burg dhe internime të përjetshme.
     Po kaq mizor ishin edhe disa “komandantë” kriminelë të Kosovës, të cilët gjyqet e Hoxhës të Tiranës, i zëvendësuan me ekzekutimet me “kallash”, në pusira e prapa shpine, në oborre, në hyrje të banesave, ose duke u ngjitur shkallëve për në banesë. Disa të tjerë i vranë në errësirën e natës në makinat e tyre, të tjerë i kidnapuan dhe i ekzekutuan në pyll, e ndonjë tjetër e morën në shtëpi, e ekzekutuan afër një lagje në Drenicë dhe e dogjën kufomën, njësoj si Serbia!
     Një dekadë më parë, zgjedhjet lokale në Kosovë. Mimoza Kusari garonte për mandatin e dytë, për kryetare të komunës së Gjakovës. Shtypi i kohës, më 2015,  shkruante, se po përgaditet atentat kundër Mimozës. Tradita shqiptare se femra nuk vritet, ishte thyer me atentatimin e oficeres të luftës, Sabahate Tolaj, shefja ime e Emërgjencës gjatë Luftës së Kosovës, e cila mishëronte guximin, zgjuarësinë dhe bukurinë e pashoqe vajzërore. Dhe, kjo rriste frikën me “përfoljet në Çarshi” dhe kafeneve të Kosovës. Vrasës vendorë lakoheshin me emër e mbiemër. Më vonë u mësua se disa politikanë të Kosovës, në koordinim me zyrtarë maqedonas dhe shqiptarë vendorë në Maqedoni, i përcollën, si ushtarë të armatosur, “si cjapi ke kasapi”, në Kumanovë dhe nga atje nuk u kthyen kurrë më?! Disa të mbijetuar, por të dënuar me burg të përjetshëm, e kanë kuptuar hilën dhe kërkojnë hetim dhe gjykim ndërkombëtar. Askush nuk “çanë kokën” për ata!
     Përflitet se shefat e tyre donin “t`i hiqnin qafe”, sepse dinin më shumë se sa duhet, për disa të “bëma”, krime në Kosovë! Pastaj, u përmendën vrasës me pagesë, nga një shtet fqinjë, ashtu siç e huazoi PAN-i Jeton Lleshin, nga një fshat i Maqedonisë, për ta dërguar një bombë ruse, “dhuratë”, për 12 redaktorët e gazetarët, në Redaksinë e “Bota Sot”, në Zyrih të Zvicrës. Fat i tyre mbijetues, ishte vetëm hapja në anën e kundërt e – paketës-bombë-, e shmangu plojën makabër. Fitorja u grabit përdhunshëm, por mbijetesa e Mimozës ishte ngushëlluese!
     Një bisedë telefonike e kurdisur me përgjim në mënyrë mafioze, u politizua pa nevojshëm dhe skajshëm! Ishte një takim zyrtar pune, krejt normal i shefës të deputetëve të LVV, Mimoza Kusari-Lila me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiç. Ndërhyrja në bisedë e Radojqiç, krejt aksidentale, që nuk përbënë asnjë lajm dhe është, thjeshtë, luftë hibride-fushatore e PAN-it, përmes medieve bashkëpunuese me Shërbimin Informativ “BIA” serbe të sotme, prej nga merren inçizimet. Serbia, përmes presidentit Vuçiq dhe ekipi të tij drejtues, ka deklaruar se “me Kurtin nuk po merrem vesh në bisedime, ndërsa me Thaçin e Ramushin po”. Sepse me ata Vuçiq është dakorduar për ndarjen e Kosovës.
     Hashimi ka thënë e përsëritur se “na presin kompromise të dhimbshme” dhe “veriun e Kosovës edhe ashtu nuk po e administrojmë”, pra, e kemi humbur. Hashimi me “komandantët” e tij, të shantazhuar me dosje faktike penalizuese, ishte dorëzuar. Dhe, për rekrutimin e tij na rrëfen qartazi shefi i Sherbimit Informativ francez të DGSE, Pierre Siramy. Pra, Beogradi zyrtar lufton  për largimin e Qeverisë, përkatësisht, Albin Kurtin me LVV të tij. Për këtë Serbia sot ka aleatë opozitën PAN-iste, me Institucionet vitale të Kosovës, përfshirë edhe mediet, agjentët e saj të hershëm dhe të tashëm.
     Për çudë, askush nuk ia qanë hallin Mimozës, e cila, për një çerekshekulli ka bashkëjetuar me një duzinë kriminelësh e hajnash deputetë, të cilët për dy dekada kanë ngënë e pirë, kanë kontrabanduar e vjedhur miliardat e buxhetit, respektivisht, shtetit të brishtë të Kosovës, si dhe kanë bërë pazare të pista politike, me kriminelët e “Listës Serbe”, duke e liruar nga arresti, me një urdhër të porositur nga pushtetarët, kryekriminelin Radoiçiq, – siç e pranon kryeprokurori i Kosovës, Blerim Isufi!
     OVL e UÇK-së është e ngulfatur nga krerët e saj të kriminalizuar. Ata janë pjesë e shumëzimit të “Dëshmive të Veteranëve”, në përmasen gjeometrike e, mbi të gjitha, për vazhdimin e zhvatjes të buxhetit shtetëror, të llogaritur në miliona euro në vit, të dhënë “veteranëve” të rrejshëm. Ky abuzim hajnor zyrtar, tashmë, nuk përbënë asnjë sekret privat apo shtetëror. Është meritë e Mimozë Kusari-Lila, në cilësinë e shefës të Grupit të deputetëve të LVV, që apelon të ndërpritet kjo gjakderdhje financiare, ta marrë vesh edhe Qeveria Kurti dhe të tregojë pse e heshti këtë abuzim dhe turp kombëtar!
     Krejt nolrmale ishte edhe biseda për pagën minimale të veteranëve, me kolegun deputet, Simiç, qoftë ai edhe serb, sepse përfaqësonte subjektin më të madh politk nga minoriteti serb, në Parlamentin legjitim të Kosovës. Dështuan edhe lehaqenët, sidomos ata të opozitës PAN-iste, të cilët kërkonin hetimin dhe ndëshkimin e Mimozës, edhe pse ishin pjesë e kurdisjes të ndërhyrjes në bisedë të Radoiçiqit, vetëm për pak sekonda, bisedë kjo e ndërprenë, jo natyrshëm, nga vetë Mimoza.
     OVL e UÇK-së nuk e ka përjashtuar, as linçuar dhe as ofenduar Qeveria Kurti dhe askush tjetër. Ata janë vetëpërjashtuar, që nga themelimi i kësaj Shoqate, sepse pranoi të vihet në dispozicion të partive-banda të PAN-it, duke organizuar protesta, për mbrotjen e krimit dhe të kriminelëve, për ta penguar drejtësinë. Këtë e dëshmojnë shembujt që i renditëm më lart. Dhe, në vijimësi, kanë qenë në kundërshti me subjektet tjera politike, të cilat ishin oponencë e PAN-it. Kulmon marrëzia e krerëve të kësaj Shoqate kontraverse, kur riciklojnë në krye të saj, ata që “u zunë me pelë për dore”, duke publikuar dosjet konfidenciale të Gjykatës të Kosovës, me seli në Hagë, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve, rrjedhimisht, të përgjakjes ndërshqiptare, porosi kjo e ardhur nga Beogradi zyrtar.
     Asnjë qeveri serioze, nuk mund të bashkëpunojë me shantazhuesit, kërcënuesit e saj dhe të shtetit, madje duke kërkuar edhe aleatë bastardë, si kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jashari me shokë, argat të kudrove të SHIK-ut, nënkryetari Kushe dhe sekretarit Imeri, të cilët qëndrojnë prapa tij. Rrahman Greva, pas Pendemisë, për grevën një-mujore, premtoi plotësimin e orëve mësimore të humbura, me kusht që ta marrin pagën për muajin e papunë. Paga u dha, por puna nuk u bë! Rrahman kryetari i përjetshëm mashtroi dhe paratë e marra ende i ka borxh!
     Shoqata e OVL të UÇK-së është në hall me vetën e saj. Ajo është kapur nga krimi dhe kriminelët, të cilët duke e mbajtur peng për shëbimet, obligimet që ka marrë nga PAN-i kriminal, nuk lejon reformimin e saj. Ai e përdorë si xhokër shantazhi e kërcënimi, sa herë që ka nevojë. Përndryshe, ajo është diskridituar aq shumë, sa duhet zhbërë, për t`u bërë rishtazi. Kjo do të ishte e shëndetshme, jo vetëm për veteranët e vërtetë, duke u liruar nga mijëra “veteranë” të rrejshëm, por po aq e shëndetshme do të ishte edhe për Kosovën dhe shqiptarët e përbotshëm. Në këtë “derexhe” që keni arritur, nuk mund t`i përfqësoni veteranët e mirëfilltë, andaj, vizitat e juaja në Komplekset Memoriale, nuk u bëjnë nder as dëshmorëve, të rënë për çlirimin e vendit dhe lirinë tonë.

Servilët e kryeshtetarëve tradhtarë tërhiqen zvarrë edhe para të huajve- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Mendimi ndryshe

është forma më e lartë e patriotizmit.
Tomas Xhefferson (Thomas Jefferson – 1743-1826)

Servilizmi, si një dukuri e zakonshme në marrëdhëniet ndërnjerëzore, bëhet i rrezikshëm kur demonstrohet me një zell të tepruar ndaj atij që është në krye të vendit, të cilin e ka tradhtuar. Por ai bëhet edhe më i rrezikshëm atëherë kur manifestohet ndaj të huajve. Në rastin e fundit, servilizmi fyen rëndë dhe ul deri në nivele të shëmtuara dinjitetin kombëtar.

Perëndimi evropian e ka ditur me kohë se cila është psikologjia e disa politikanëve shqiptarë, e ka njohur mirë natyrën e tyre servile dhe mercenare, për shkak të së cilës këta nuk ushqejnë kurrfarë respekti për popullin e vet, por ama janë gati orë e çast që të shndërrohen në rrogozë shembullorë dhe në lepitka të zellshme të të huajve. Populli shqiptar, po ashtu, i njeh mirë politikanët e vet se nga gjiri i tij kanë dalë. Por e keqja është se vetë populli shqiptar, tradicionalisht, të huajin e ka pasë respektuar dhe vazhdon ta respektojë më shumë se vetveten. Prandaj, gjatë shekujve, jo më kot, është krijuar në gjuhën shqipe ajo e famshmja fjalë e urtë paradoksale:
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.

Pra, shqiptari mikun, të huajin e ka pasë bërë zot shtëpie për shkak të mikpritjes së tij jashtë normave të etikës së komunikimit me të. Një qytetar i nderuar dardan, me banim në Zvicër, shkruan:
“… a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë!” (Citohet sipas: Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Bujaria dhe zemërgjerësia paradoksale e shqiptarit me të huajt del në pah edhe në informacionin në vijim, të cilin e hasëm fare rastësisht në një faqe interneti:
“Donika Kastrioti, e para Zonjë e Parë e Arbërisë…
Kjo rrugë është mbas Selisë së Kuvendit, paralel me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mbante emrin emblematik “Donika Kastrioti-Arianiti”. E, pra, tashmë ajo rrugë ka emërtimin “Ukraina e Lirë”. A s’ju kujton ky veprim parullat “Vietnami do fitojë”? O të marrë, o kozmopolitë, nuk mund të tejkalohet respekti ndaj emrave të shquar të historisë kombëtare me solidaritetin ndaj të tjerëve. Në emërtesat e rrugëve të Tiranës ka emra vrasësish dhe antetatorësh dhe ju hiqni emrin e së parës Zonjë të Parë të Arbërisë” (Citohet sipas: “Tiranë – Hiqet emri i rrugës së Donika Kastriotit dhe vihet Ukraina e Lirë.”. Faqja e internetit “Natyrale”. 19 maj 2022).

Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosja më 14 shkurt 2021, Rama i Tiranës u rreshtua tërësisht në krah të Serbisë fashiste, duke flirtuar me kryekriminelin Vuçiç. Pra, i braktisi marrëdhëniet me Republikën e Dardanisë, duke ndjekur gjurmët e kryetradhtarit Enver Hoxha, i cili, në vitin 1946, ka pasë deklaruar:
“A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra, në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e munduar që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi” (Citohet sipas: “Enver Hoxha më 1946: Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla”. Faqja e internetit “kultplus”. 28 dhjetor 2020).

Mënyra se si u soll Rama ndaj Kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Kotorrit, të zhvilluar më 16 maj 2024, ishte një njollë turpi në vetë ballin e tij. Ajo skenë, e transmetuar në mjetet e informimit masiv, kur Rama, si një njeri pa kurrfarë edukate, i zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj kodi moral, pa e lëvizur absolutisht prapanicën nga vendi, për t’u çuar më këmbë, në shenjë respekti, për të përshëndetur Kryeministrin Albin Kurti kur hyri në atë mjedis në Kotorr, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se vendi ynë ka në krye një bërllok të mjedisit mbarëkombëtar, një surrogato, siç e etiketoi me shumë të drejtë intelektuali i shquar, Prof.dr. Enver Bytyçi, në mitingun e demokratëve të datës 23 maj 2024 pranë pallatit, ku banon udhëheqësi i opozitës, Prof.dr. Sali Berisha.

Sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, Rama bëri ç’është e mundur që mjetet e informimit masiv të viheshin në shërbim të tij. Kjo solli si pasojë që, nëpër studio televizive, të dilnin në skenë servilë të gjithëllojshëm, pikërisht si në studion e Televizionit shtetëror putinist “Rusia 1”, në të cilin, natë e ditë, leh një lukuni e tërë pakurrizorësh në përkrahje të Putinit dhe të agresionit fashist kundër Ukrainës.

Servilizmi i moderatorëve dhe i analistëve në përkrahje të Ramës nëpër studiot televizive, erdhi e u bë edhe më i ndezur pas fjalëve të sorosistit Blinken, i cili, gjatë vizitës fluturake në Tiranë, duke iu drejtuar publikut, për Ramën deklaroi; “…është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por edhe kryeministër i mirë”. Pra, Blinkeni e fyente publikisht popullin opozitar shqiptar, i cili, më mirë se kushdo tjetër, e di vetë se sa “udhëheqës i shkëlqyer është” Rama, gjykuar nga bëmat e tij kriminale për shpopullimin tragjik të vendit.

Lukunia mediatike e servilëve të Ramës erdhi e i përqendroi sulmet në dy drejtime: kundër Profesor Sali Berishës, sidomos pas shpalljes së tij i padëshirueshëm nga ana e sorosistit Blinken, dhe kundër Kryeministrit Albin Kurti.

Për të qenë objektiv dhe në respekt të së vërtetës, duhet theksuar se Profesor Sali Berisha, si atëherë kur ka qenë në pushtet, edhe gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve në opozitë, ka pasë manifestuar dhe vazhdon të manifestojë një qëndrim tejet dinjitoz ndaj të huajve dhe, konkretisht, ndaj ambasadorëve. Ai është personalitet me integritet të lartë moral, sepse në marrëdhëniet me diplomatët e huaj është karakterizuar nga korrektësia shembullore. Çuditërisht, disa ambasadorë amerikanë, gjatë mandatit të tyre në Tiranë, kanë pasë rënë “në dashuri” me Ramën. Le të kujtojmë për një çast ambasadorin Withers, i cili pati kryer funksionin e vet diplomatik në Tiranë prej 25 korrikut të vitit 2007 deri më 13 gusht 2010, pra, gjatë kohës kur Kryeministër ishte Profesor Sali Berisha.

Pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Withersi, që nga Amerika, u qe drejtuar shqiptarëve me një letër të posaçme, prej së cilës kemi shkëputur fragmentin në vijim:
“Të dashur miq!
Prej më shumë se një viti, unë kam folur dhe shkruar disa herë dhe për disa raste. Asnjëra nuk ka qenë kaq e mrekullueshme sa sot. Pas disa vitesh tranzicioni, ju, populli i Shqipërisë, folët. Të dielën, më 23 qershor, në një akt të përbashkët kurajoje dhe mençurie, ju u deklaruat në mënyrë të jashtëzakonshme pro lirisë… Një njeri i madh dikur ka thënë:
“Historia ofron momente të rralla kur njerëzit kapërcejnë të vjetrën për të përqafuar të renë, kur një epokë përfundon dhe kur shpirti i një kombi të shtypur gjatë, çlirohet”.
I tillë ishte rasti i 23 qershorit në Shqipëri. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos. Tani e tutje, nuk duhet të ketë më kthim pas” (Citohet sipas: “Withers, letër shqiptarëve: Vota e 23 qershorit, akt historik”. Faqja e internetit “Lajme.gen.al”. 30 qershor 2013).
Pra, sipas Withersit, për të cilin nuk dihet se ku i ka humbur vula këtej nga Amerika, para 23 qershorit 2013, shqiptarët paskan qenë “të shtypur” dhe pas kësaj date “paskan fituar lirinë”, pas kësaj date “u rivendos demokracia”.

Këto deklarata absurde e bëjnë lexuesin të bjerë në përsiatje dhe të hamendësojë:

Së pari, ka mundësi që Withersit i kishin luajtur vidat e trurit dhe i thoshte këmbës dorë, duke hedhur në qarkullim mufka të tilla.

Së dyti, Profesor Sali Berisha, si Kryeministër dinjitoz, nuk ia ka ngrohur xhepin Withersit absolutisht, sepse marrëdhëniet e tij me diplomatët e huaj kanë ndjekur vazhdimisht trajektoren e autoritetit të Republikës së Shqipërisë. Por, sipas të gjitha gjasave, është Rama ai, i cili, megjithëse në opozitë, duhet t’ia ketë ngrohur mirë xhepin Withersit, prandaj edhe ky e vlerëson fitoren e socialistëve të vitit 2013 si “shpëtimtare” për Shqipërinë, duke deklaruar:
“Unë dua t’i përçoj urimet e mia të sinqerta kryeministrit të ardhshëm Rama. Ai është një njeri me një inteligjencë unike, perspektivë dhe vizion, i palodhur në devotshmërinë për Shqipërinë” (po aty).

Simpatinë për Ramën vazhdoi ta manifestonte me zell të madh ambasadorja Yuri Kim. Në marrëdhëniet me Ramën, ajo madje zbriti deri në nivele të tilla, saqë sillej sikur të ishte anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Qëndrimi i saj ndaj opozitës ishte me të vëtetë i turpshëm. Prandaj, gjatë mandatit të saj në Tiranë, në internet pati edhe një informacion të tillë:
“Ambasadorja amerikane në Tiranë kërkon përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së të ish-Kryeministrit Sali Berisha” (Citohet sipas: “Yuri Kim Bashës: Shkëputuni nga Berisha, ndryshe “do hani bar””. Faqja e internetit “Bold News”. 30 korrik 2021).

Ja se si është shprehur Profesor Sali Berisha për ambasadoren Yuri Kim:
“Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës. Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe antiopozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur…” (Citohet sipas: Ani Bame. “Berisha për Yuri Kim: U soll si sekretare e Partisë Socialiste”. Faqja e internetit “Top Radio”. 28 qershor 2023).

Për qëndrimet skandaloze të ambasadores Yuri Kim në Tiranë, e cila herë mbështetej në gjoksin e Ramës, herë në supin e Erion Veliajt, është tepër domethënës reagimi në vijim në shtypin amerikan të kohëve të fundit:
“Një ndër mediat analitike më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar një artikull, i cili ekspozon korrupsionin diplomatik të ish-ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Autori i shkrimit, Majkell Rubin, ndalet te aktiviteti i Yuri Kim, si ambasadore në Tiranë, dhe raporti i saj personal me Edi Ramën, i cili përshkruhet si lider autokrat dhe i korruptuar” (Citohet sipas: “Media në SHBA: Yuri Kim e korruptuar dhe bashkëpunëtore e Edi Ramës”. Faqja e internetit “Balkans News”. 22 janar 2025).

Pra, Yuri Kim, si pjellë e sorosizmit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ramën, qe rreshtuar kundër Profesor Sali Berishës. Kjo është edhe njëra nga arsyet e vërteta që ai u shpall i padëshirueshëm nga sorosisti Blinken në Departamentin e Shtetit. Përveç kësaj, një tjetër arsye ka qenë edhe qëndrimi burrëror që Profesor Berisha ka mbajtur në mbojtje të vendosur të Republikës së Dardanisë, sepse, pas 12 qershorit të vitit 1999, ajo u braktis nga ndërkombëtarët, të cilët dolën në përkrahje të Serbisë fashiste. Ish-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, ka pasë deklaruar:
“Pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë“ (Faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011).

Deklarata e Lamberto Zanierit u vërtetua me fakte konkrete, kur Brukseli dhe Vashingtoni, në vend që të kërkonin që Serbia fashiste të paditej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të ndëshkohej, duke e detyruar të dëmshpërblente Dardaninë për të gjitha masakrat dhe shkatërrimet e kryera atje, përkundrazi, vepruan ndryshe: i hodhën pas krahëve të gjitha krimet e përbindshme të Serbisë fashiste në Dardani dhe kësaj të fundit filluan t’i shtronin kërkesa paradoksale për t‘i bërë lëshime territoriale dhe politike Serbisë për krijimin e një mikroshteti serb, përmes të ashtquajturës bashkësi të komunave serbe.

Lukunia e servilëve të Ramës, si argat i Serbisë fashiste dhe armik i Dardanisë heroike, është fort e larmishme, por këtu do të ndalemi te disa prej tyre.
Diplomati i karrierës, Fatos Tarifa, ka deklaruar
“… është një papërgjegjësi e madhe t’u bësh karshillëk Uashingtonit dhe Brukselit…” (Citohet sipas: Fatos Tarifa. “Rreziku që vjen nga Albin Kurti”. Faqja e internetit “Demokracia”. 09 qershor 2023).

Në artikullin “demaskues” kundër Albin Kurtit, ai shkruan:
“Kryeministri Rama ka të drejtë kur thotë se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe s’mund t’u dalësh kundër”.

Frrok Çupi, si një servil i regjur i Ramës deri në pështirosje, duke u rreshtuar në krah të Grenellit, armikut të Republikës së Dardanisë, mercenarit të Serbisë, deklaron:
“Kosova i bën këto zgjedhje në kushtet e gjysmizolimit nga bota perëndimore. Qeveria Kurti e ka sfilitur dhe e ka shtënë vendin në një shteg të ngushtë pa dalje, pa aleatët perëndimorë, në një lak ekonomie, në një botë iluzioni e mashtrimi, në sanksione dhe neveri nga vetë fuqitë që i dhanë frymë dhe fuqi Kosovës që të bëhej shtet” (Citohet sipas: “Në Kosovë, i njëjti Grenell, por Tramp tjetër”. Faqja e internetit “abcnews”. 05 shkurt 2025).

Kreshnik Spahiu, politikani i dështuar i ish-Aleancës ”Kuq e Zi”, në atikullin me titull “Kreshnik Spahiu: Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?”, të botuar në faqen e internetit të gazetës “Shqiptarja.com” të datës 03 shkurt 2025, e sulmon kryeministrin Albin Kurti po me të njëjtën urrejtje, si edhe mercenari i Serbisë Riçard Grenell. Në atë artikull, juristi me paha të madhe Kreshnik Spahiu s’e përmban dot mllefin kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe shpërthen kundër tij:
“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli i Kosovës mos të votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA ka shkuar më tej, duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm për BE, NATO dhe SHBA”.

Duke iu drejtuar trampistëve të Tiranës, Kreshnik Spahiu nxjerr nga pena një xhevahir të vërtetë:
“Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trampi të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri”.

Të mos e dijë vallë juristi Kreshnik Spahiu, që Trampit po i digjet mjekra në Shtëpinë e Batdhë pas atij qëndrimi të turpshëm që mbajti, bashkë me zëvendësin e vet, krekacorin Vence, ndaj Presidentit ukrainas Vladimir Zelenski? Pas atij qëndrimi të përmasave skandaloze, kundër Trampit, në mbështetje të Ukrainës. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërthyen protesta të fuqishme. Ato protesta të bëjnë të shtrohet pyetja nëse Trampi do të arrijë ta përfundojë dot mandatin e dytë ose jo, kurse juristi Kreshnik Spahiu, paradoksalisht, menduaka se Trampi na qenka i shqetësuar se për kë duhet të votojnë në Shqipëri!!!

Në mjetet e informimit masiv pati reagime të forta, si në vijim:
“Në Amerikë fillojnë të flasin se Trampi, në të vërtetë, është një “marionetë” e Putinit… Sa më shumë Amerika e kritikon Ukrainën, aq më shumë brenda Amerikës thuhet se Trampa po bën lojën e Putinit” (Citohet sipas: Gjergj Bovt. “Trampi marionetë e Putinit?”. Faqja e internetit “Bloknot”. 27 shkurt 2025).

Veterani i ushtrisë amerikane, gjenerali Paul Van Riper (1938), qëndrimin e Trampit në Zyrën Ovale e quajti “të padenjë dhe tradhtar, duke theksuar se veprime të tilla minojnë besimin ndaj udhëheqjes amerikane dhe dëmtojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo ishte e turpshme, me mungesë respekti, e rrezikshme, e keqe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo tingëlloi jo sipas mënyrës amerikane, kjo tingëlloi tradhti. Unë nuk pata vënë re kurrë një reagim të tillë nga ana e veteranëve me pikëpamje nga më të ndryshmet gjatë disa orëve të fundit, Kjo është një pamje neveritëse dhe demoralizuese… Ky ishte një dështim i plotë i udhëheqjes amerikane. Dhe, çka është më e rëndësishme, e bën Amerikën më pak të sigurt. Aleatët tanë po na përkrahin më pak. Në botë janë shtuar njerëzit që na urrejnë. Amerika, në këndvështrimin tim, nuk ka pasë qenë kurrë kaq e izoluar… Shumë analistë theksojnë se këto protesta pasqyrojnë një përçarje të madhe në shoqërinë amerikane. (Citohet sipas: “Mjaft! Trampin janë gati të mos e falin. Amerikanëve u është sosur durimi. Revoltat është e pamundur të ndalen”. Youtube 24 kanal. 08 mars 2025).
[Ёshtë për të ardhur keq që, dy krahët e politikës amerikane – demokratët dhe republikanët – janë kaq të përçarë, në dy kampe kundërshtare – në sorosistë dhe në putinistë. Në historinë e Shteteve të Bashkuara, si kryekështjella e demokracisë botërore, për herë të parë po vihet re një dukuri e tillë, sa flagrante, aq edhe e shëmtuar. Megjithatë, le të shpresojmë se, me kalimin e kohës, mbarë opinioni i shëndoshë publik amerikan, do t’i korrigjojë antenat me drejtim të gabuar të të dy krahëve të politikës].

Pra, sipas juristit Kreshnik Spahiu, Trampit i digjet barku kaq shumë për Shqipërinë, saqë dashka t’i dejtohet popullit shqiptar se për kë duhet të votojë!!! Vajmedet, o jurist! Kjo është e çuditshme, sepse e detyron lexuesin të shtrojë pyetjen: Kreshnik Spahiu vuan nga mungesa e informacionit për figurën e Trampit në raport me shqiptarët, apo informacionin e ka, por, për shkak të servilizmit që ushqen ndaj tij dhe ndaj Grenellit, nuk i intereson ta citojë? Sepse dihet që Trampi, më shumë se nëntë vjet më parë, ka pasë deklaruar:
“… Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.

Çdolloj cinizmi e ka një cak, por cinizmi i Trampit në raport me popullin dardan nuk njeh kurrfarë caku, përderisa atij nuk i kanë pasë bërë përshtypje absolutisht krimet dhe shkatërrimet e Serbisë fashiste në Dardani. Dashuria e tij për Serbinë dhe Rusinë i paska rrënjët shumë të thella.

Kreshnik Spahiu vallë të mos e ketë informacionin për Trampin, i cili, në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit të Vuçiçit, fillimisht, si të dërguar special për Dardaninë, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton (John Bolton), armikun e pavarësisë së Dardanisë?

David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Dardanisë dhe përgjithësisht të shqiptarëve. Në njërën prej analizave të veta, ai ka deklaruar:
“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën… (Citohet sipas: David L. Phillips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).
Ja çfarë ka shkruar David L. Filips (Phillips) për Boltonin:
“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton’s Bias Against Kosovo” (Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës). Gazeta “Dielli”. 18 shkurt 2019).
Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin (Matthew Palmer), dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi.
Më në fund, emëroi Grenellin, njeriun edhe më armiqësor ndaj Republikës së Dardanisë.

Harron juristi Kreshnik Spahiu që Trampi nuk është Amerika, se Trampi çfarë thotë sot, nuk thotë nesër: në fillim deklaroi se do ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe në Gaza brenda 24 orëve, pastaj e ktheu pllakën – do ta përfundojë brenda njëqind ditëve, por e ktheu pllakën përsëri – do ta përfundojë brenda gjashtë muajve. Në një takim me gazetarët në Florida, Trampi e quajti Zelenskin diktator (Citohet sipas faqes së internetit “Radio Svoboda”. 19 shkurt 2025).

Pas kësaj deklarate, vijuan një sërë reagimesh të stuhishme në radhët e politikanëve perëndimorë. Po mjaftohemi me reagimin e kreut të partisë liberale norvegjeze Guri Melbi, i cili tha:
“Kjo është e rrezikshme dhe mashtrim i hapur nga ana e Presidentit Tramp. Është e trishtueshme ta pranosh që, në anën e përtejme të Atlantikut, nuk kanë mbetur më vlera të përbashkëta. Tani po bëhet e qartë që Trampi dëshiron që të fitojë Putini” (Citohet sipas: “Trampi e quajti Zelenskin “diktator””. Faqja e internetit “Tch.Politika”. 19 shkurt 2025).

Por nëntë ditë më vonë, në konferencën e shtypit me Kryeministrin britanik Kirom Starmer në Shtëpinë e Bardhë, pyetjes së një gazetari nëse ai vazhdon ta quajë diktator Presidentin e Ukrainës, Trampi dha përgjigjen në vijim:
“Vallë unë e paskam thënë një gjë të tillë? Nuk mund ta besoj që e paskam quajtur Zelenskin diktator” (Citohet sipas faqes së internetit “EaDaily”. 28 shkurt 2025).

Keneth Adelman (1946), diplomat amerikan, analist politik, ish-ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka pasë qenë drejtor për kontrollin e armatimeve gjatë Presidencës së Reganit, të cilin e pati shoqëruar gjatë tre takimeve me Mihail Gorbaçovin. Para disa ditësh ai pati deklaruar:
“Ndiej neveri nga gjërat që po ndodhin tani. Administrata e Trampit nuk ka kurrfarë repekti për 80 vitet e bashkëpunimit transatlantik dhe për sovranitetin e Ukrainës. Tani ne ndodhemi në një situatë krejtësisht të kundërt, sepse Ronald Regani pati thënë: “Shëmbeni këtë mur (ka qenë fjala për Murin e Berlinit – E.Y.), zoti Gorbaçov”, kurse Trampi thotë: “Bëni si t’ju teket, zoti Putin”. Regani besonte se duhen përkrahur miqtë dhe duhet t’u kundërvihemi armiqve. Por administrata e Trampit vepron ndryshe – ngrihet kundër miqve dhe mbështet armiqtë”. Citohet sipas: “Republikanët e kohës së Reganit janë të tmerruar, për arsye se Trampi po e orienton ndryshe politikën me Rusinë”. Faqja e internetit “censoru.net”. 20 shkurt 2025).

Shkrimtari amerikan, Glenn Donovan (1962), shkruan për Putinin:
“Mua nuk më pati shkuar kurrë ndër mend që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i nënshtrohen vetëkënaqësisë së pamoralshme të një batakçiu të KGB-së, i cili çdo ditë na fyen dhe na provokon dhe qeveris popullin rus. Ky batakçi, që ka një pushtet total, drejton një popullsi analfabete, raciste, inatçore dhe antiliberale” (Citohet sipas: Glenn Donovan. “Unë e urrej popullin rus, për arsye se ai e ka braktisur lirinë”. Faqja e internetit “Newsland”. 04 janar 2013).

Harron juristi Spahiu që politika e jashtme amerikane, tradicionalisht, ka pasur si gur themeli të drejtën e popujve për vetëvendosje. Më shumë se 100 vjet më parë, dhe pikërisht më 08 janar 1918, në fjalimin që pati mbajtur në Kongres, Presidenti Uilson (1856-1924) pati përcaktuar katërmbëdhjetë pikat e strukturimit të ri të botës pas përfundimit të luftës. Në ato pika, në thelb, qe formuluar parimi i së drejtës së kombeve për vetëvendosje.

Prandaj Trampi dhe pjella e tij e shëmtuar Grenelli, bashkë me trampistët dhe grenellistët, duhet t’i thërrasin mendjes një herë e mirë dhe të mos lëshojnë në qarkullim tullumbace politike përmes thirrjeve paradoksale në adresë të popujve të ndryshëm se kë duhet të zgjedhin në krye të vendit. Ajo e drejtë është hyjnore dhe u takon vetëm popujve, në përputhje me trashëgiminë politike amerikane të Xhorxh Vashingtonit (1732-1799) dhe të Tomas Xheffersonit (1743-1826).

Tre servilët e cituar më lart janë në një gjatësi vale me armikun e Republikës së Dardanisë, Riçard Grenellin, një njeri i pamoralshëm deri në neveri, i cili ka paturpësinë të deklarojë:
“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trampit, as gjatë mandatit të Baidenit. Si republikanët, ashtu edhe demokratët, e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit” (Citohet sipas: “Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin: Qeveria e tij nuk është e besueshme për SHBA! Ndërkombëtarët të bashkuar kundër tij!”. Faqja e internetit“Radio Evropa e Lirë”. 03 shkurt 2025).

Po kush është homoseksuali Grenell, ky njeri i pamoralshëm në diplomacinë amerikane?

Veterani i gazetës Reuters Irwin Arieff, i cili ka mbuluar OKB-në për 20 vjet, në vitin 2012, ka thënë për Huffington Post se Grenell është “zyrtari më i pandershëm dhe mashtrues, me të cilin kam punuar” (Citohet sipas: Bronwyn Jones. “Kush është Richard Grenell?”. Faqja e intenetit “Kosovo 2.0”. 21 shtator 2020).

Ish-diplomati amerikan, Xheims Perdju (James W. Pardew), njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar gati pesë vjet më parë, ka shkruar:
“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs (Susan Rice), e ka quajtur Grenellin “të paaftë dhe mashtrues” dhe “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë…”. Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast, i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit…” (Citohet sipas: James W. Pardew. “Washingtoni ngatërrohet në Ballkan ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, analisti politik seb, Dushan Janjiç, për mediumin malazez “Antena M”, ka deklaruar:
“Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kur shefi i tij nuk është në pushtet” (Citohet sipas: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish-të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Faqja e internetit “The Struga Post”. 04 shkurt 2025).

Sipas Fatos Tarifës, Frrok Çupit dhe Kreshnik Spahiut, tre servilëve të zellshëm të Ramës dhe të Grenellit, Kryeministri Albin Kurti, për të qenë i pranueshëm nga ndërkombëtarët, u dashka që t’i bëjë lëshime Serbisë fashiste, për të krijuar një shtet serb brenda Republikës së Dardanisë. Pra, për t’u bërë qejfin ndërkombëtarëve, të cilët, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë e popullit dardan, dhanë një kontribut të madh për çlirimin e Dardanisë nga zgjedha serbe, Kryeministri Albin Kuirti u dashka që interesat e vendit t’i nxjerrë në bregun e pazarit të Serbisë fashiste. Por në zgjedhjet e 09 shkurtit, shumica e votuesve dardanë ua dha përgjigjen servilëve të mësipërm dhe ndërkombëtarëve, të rreshtuar në krah të Beogradit, duke i lënë me gisht në gojë.

Këta servilë të pështirë të Ramës, le të mundohen të zhvishen sadopak nga psikologjia e tyre prej zvarranikësh dhe të dëgjojnë se çfarë thotë një zonjë e nderuar me vetëdije të lartë kombëtare:
“Ne nuk e kemi luksin të drejtohemi nga njerëz të korruptuar, të cilët bëjnë larot e kancelarive të huaja vetëm e vetëm që të vazhdojnë të na qeverisin, ndërkohë që na kanë shitur dinjitetin” (Citohet sipas: Meri Lika. “Edi Rama, për mua, është e shkuara”. Faqja e internetit “Dosja”. 05 shkurt 2025).

Përballë servilëve të monstrave Rama dhe Grenell, disa intelektualë të nderuar kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë një qëndrim burrëror në mbrojtje të interesave të Republikës së Dardanisë.

Intelektuali i njohur, Shpendi Topallaj, ja si ka reaguar kundër Grenellit:
“… Ai, pa pikën e gajles gjen një moment delikat, siç janë zgjedhjet e reja dhe u kujton votuesve se marrëdhëniet me SHBA, qeveria aktuale i ka ulur në nivel të paparë dhe rreshton emrat e nja katër presidentëve të fundit që Albini nuk ua paska dëgjuar porositë. Pastaj, duke theksuar se Aleksandar Vuçiçin e ka mik, dhe duke shpërfillur fjalën e urtë se “Miku i armikut tim është armiku im”, brutalisht ndërhyn në punët e brendshme të një vendi sovran, duke u thënë votuesve se ata duhet të mos e votojnë atë, pasi do të kenë pasoja. Kjo është tërësisht e habitshme dhe sepse të kujton fjalët e xhelatit kur i tha Don Karlosit: “Të vras për të mirën tënde!”. Po Albin Kurti nuk është raja i askujt dhe nuk është as pronari i dyqanit, ku tregtohen interesat e atdheut të tij” (Citohet sipas: “Shpendi Topollaj: Askush, Zoti Richard Grenell, nuk është padroni i Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 04 shkurt 2025).

Akademiku Prof.dr. Hakif Bajrami i ka dhënë Grenellit leksionin në vijim:
“Albin Kurti sot është “prodhim” shqiptar, mik i palëkundur i Amerikës, por që shumë është i përcaktuar që ta nxjerr Republikën e Kosovës, nga një pozicion servil, në një pozicion të sigurtë pro NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së, mbi të gjitha, pa dilema për kufijtë sovranë të shtetit… Ju shikoni nga lartësia nga çdo pozitë që mbani! Por, po rrëfehem se pas qershorit 1999 e deri më 2025, më shumë “bomba” politike janë hudhë mbi shqiptarët e Kosovës dhe politikën që e drejtojnë, se sa NATO që ka hudhur bomba ndaj nazifashizmit serbian, nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Shumë intriga janë thurë e shthurë mbi kurrizin e këtij populli, krejt me prapavijë që të defaktorizohet lufta e UÇK-ës dhe Shpallja e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008” (Citohet sipas: Akademik Prof. dr Hakif Bajrami. “Për Riçard Grenellin shqiptarët duhet të jetojnë vetëm nëse janë pro Beogradit!”. Faqja e internetit “Kosova Sot”. 05 shkurt 2025).

Prof.dr. Nijazi Halili mundohet ta gdhendë sadopak Grenellin e pamoralshëm dhe trulajthitur me vërejtjet në vijim:
“Kryeministri Kurti është produkt i dalur nga vota e popullit, ku ishte personi më i votuar në vend, prandaj të dilet në prag të zgjedhjeve, i nderuari Grenell, me deklarata të njëanshme kundër Kryeministrit Kurti, janë të papranueshme dhe imazh i keq për Republikën e Kosovës. Albin Kurti nuk ka pik prej qiellit, por është zëri i popullit, prandaj z. Grenell, me deklarata të tilla dhe tendencioze, e ka njollosur tërë popullin e Kosovës, pasi Kurti përfaqëson shtetin e Kosovës. Albin Kurti në vazhdimësi e ka mbrojtur interesin e vendit dhe raportet e tij me SHBA ishin dhe janë të shkëlqyera. As një veprim nuk e ka marrë Kryeministri Kurti pa koordinim me SHBA. Pse me një deklaratë të tillë në kohën e zgjedhjeve? Kujt i shërben kjo deklaratë në momentet më dramatike të vendit? Populli duhet lënë i lirë, të votojë pa presione politike, sepse, në të kundërtën, shkelen ligjet e demokracisë (Citohet sipas: Prof.dr Nijazi Halili. “Deklaratat e Grenellit në prag të zgjedhjeve janë të njëanshme dhe nuk prodhojnë paqe e stabilitet në vend”. Faqja e internetit “Kosova Sot”. 07 shkurt 2025).
Kaliforni, 12 mars 2025

Shkëlzen Ibra i Hasit, mal që nuk i duron retë- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

Admiruesit e mjekut të dëgjuar të Hasit, me të drejtë janë të shqetësuar se dikush nuk dashka që Shkëlzen Ibra të jetë kandidat për deputet i zonës për në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Shkëlzen Ibra fitoi në garën preleminare brenda partisë, duke dalë i pari në qarkun e Kukësit, me 707 vota, gati më shumë se dy kandidatët e tjerë të renditur pas tij.

Në shkallë vendi, Shkëlzen Ibra është i gjashti nga kandidatët më të votuar në preleminaret e PD-së.

Mjeku i Hasit jo rastësisht ka një emër mali, një mali që nuk i duron retë në emrin e tij.

I lindur më 5 gusht 1968, Shkëlzen Ibra vjen nga një familje të cilën presekutimi komunist nuk e la me pa ditë gjatë komunizmit.

Pas rënies së komunizmit, edhe pse me vonesë, ai e fitoi kohën e humbur, mbaroi me sukses të plotë studimet në mjekësi dhe shërbeu për popullin e Hasit, për popullin e Tropojës e më gjerë, prej tri-aktër dekadash.

Është mjek i mjek i UÇK-së gjatë luftës në vitet 1998-1999, është mjek i kryeadministratorit të parë të Kosovës Bernard Kushner, menjëherë pas luftës.

Më 2005 kreu specializimin pasuniversitar në fushën e Diagnostikimit dhe trajtimit i të semundjeve pulmonare, me rezultate të shkelqyera, duke patur role edhe drejtuese në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Pas specializimit pasuniversitar ai zgjedh përsëri të rikthehet në spitalin e Krumës, ku sherben me pasion, humanizëm dhe profesionalizëm të lartë, duke qënë dy herë edhe drejtues i këtij spitali.

Është demokrat i dhjetorit 1990, bashkethemelues i Partisë Demokratike, mik i Azem Hajdarit dhe i të gjitha figurave qendrore të Partisë Demokratike, bashkëthemelues i FRPD-së më 1991, mbështetes i të gjitha nismave politike të këtij forumi, siç ka qenë greva e urisë e dhjetorit të vitit 1998 që pati tronditur qeverinë socialiste të kohës, por edhe i të gjitha nismave politike të PD-së pa ndërprerje prej fillimit deri sot.

Gjatë këtyre 12 viteve të regjimit të Rilindjes, Shkëlzen Ibra dëshmoi shpirtin e tij opozitar të paepur. Mjeku i Hasit iu doli zot të drejtave të popullit të krahinës së tij duke iu kundërvënë vendosmërisht padrejtësive të regjimit.

Dr. Shkëlzen Ibra i mishëron më së miri cilësitë e popullit të Hasit, fisnikërinë e tij, burrërinë e tij, talentin e tij. Populli i Hasit e do Dr. Shkëlzen Ibrën dhe Shkëlzen Ibra i përkushtohet me të gjitha energjitë e tij që ta meritojë dashurinë e popullit të Hasit.

Në Kuvendin e Shqipërisë Dr. Shkëlzen Ibra do të jetë zë përfaqësues i Hasit, do të jetë një idealist i paepur për një humanizëm të lartë në shërbim të shëndetit të popullit në Shqipëri, çka i ka munguar shumë gjatë këtyre 12 viteve të fundit.

 

 


Send this to a friend