VOAL

VOAL

SHQIPËRIA ËSHTË SHNDËRRUAR NË KOLUMBINË E EUROPËS – Nga Bedri HOXHA, Deputet i Qarkut të Dibrës*

September 17, 2016

Komentet

“Protesta ka futur në panik Edi Ramën”- Studenti: “Gjenerata Z” do ndryshojë Shqipërinë, jemi gati! Do luftojmë klasën e vjetër politike

Studenti Kleidi Memo, i ftuar sot në televizionin News24, ka bërë një analizë të protestës dhe lëvizjes së rinisë shqiptare, e quajtur edhe “Gjenerata Z”, për rrëzimin e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.

Ai tha se protesta që reziston në mënyrë historike në sheshet e Tiranës prej 66 ditësh i ka futur frikën dhe panikun kryeministrit, ndërsa ata nuk do largohen nga sheshi pa arritur qëllimet e tyre.

Teksa foli në emër të grupit studentor ku dhe bën pjesë, i riu theksoi se protestat kanë shkatërruar fasadën e mashtrimit të ndërtuar ndër vite nga politika.

Memo u ndal te reagimi i kreut të qeverisë ndaj protestave, duke e akuzuar se është munduar fillimisht t’i minimizojë përmes ironisë dhe aludimeve për faktorë të jashtëm, në një kohë që realiteti tregon të kundërtën.

“Protesta e ka vënë Ramën në panik. Filloi duke e ironizuar, duke thënë se ka forca të jashtme që e organizojnë, etj. Çdo herë ai përpiqet të krijojë një fasadë sikur çdo gjë është në rregull. Këtë ka bërë që nga viti 2013, duke tentuar të thotë se çdo gjë është në rregull. Kjo protestë e ka shembur fasadën që Edi Rama dhe PS, por edhe PD kanë ngritur më parë,” u shpreh ai.

Sipas Memos, rinia përfaqëson katalizatorin e vërtetë të ndryshimit dhe nuk mund të pranojë më një klasë politike që synon vetëm përfitimet personale. Ai njoftoi se studentët janë bashkuar në një front të përbashkët qëndrese.

“Gjenerata Z është gati të bëjë ndryshim sepse rinia është katalizator i ndryshimit në çdo vend. Unë jam pjesë e një grupi studentor që përfaqëson edhe studentët në protestë dhe kemi krijuar një qëndresë për studentët ku çdo student mund të na bashkohet për të luftuar këtë klasë politike të vjetër që është aty vetëm për interesat e tyre personale.”

Në përfundim, ai evidentoi se qytetarët dhe studentët ballafaqohen çdo ditë me mungesa të theksuara dhe se aksionet simbolike të rinisë do të vijojnë.

“Kemi shumë pakënaqësi, ka shumë kërkesa, si për arsimin, shëndetësinë që duhen përmirësuar. Kjo qeveri ka uzurpuar çdo aspekt të jetës së përditshme të shqiptarëve. Ne si studentë kemi bërë shumë aksione, ku një prej tyre ka qenë shpalosja e një banderole të madhe në Universitetin Politeknik”, tha ai.

Aeroporti i Vlorës në arbitrazh? Zbulohet fatura e ‘majme’ që rrezikon të paguajë Shqipëria

Pas paralajmërimit të biznesmenit Behgjet Pacolli se çështja e Aeroportit të Vlorës do të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar, natyrshëm lind pyetja se sa është ‘gjoba’ që kompania koncesionare mund të kërkojë si dëmshpërblim nga shteti shqiptar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kapital.al, Mabco, kompania e lidhur me investitorin Behgjet Pacolli, ka deklaruar se është ekspozuar me mbi 320 milionë euro investime në projektin e Aeroportit të Vlorës, pa përfshirë fitimet e munguara që do të mund të gjeneroheshin nga aktiviteti i aeroportit.

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Pacolli ka deklaruar se do të kërkojë kompensim maksimal në arbitrazh, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen e procedurave për shtetëzimin e aeroportit, pas konfliktit të krijuar mes aksionerëve të shoqërisë koncesionare.

“MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroporti”, shkruan ai ndër të tjera në reagimin e tij.

Një tjetër element që mund të ndikojë në vlerën e kërkesës së investitorit është plani financiar i koncesionit.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë periudhës 35-vjeçare të koncesionit, Aeroporti i Vlorës ishte parashikuar të gjeneronte rreth 720 milionë euro të ardhura.

Kjo shumë, së bashku me pretendimet për investimet e kryera dhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga ndërprerja e kontratës, mund të jetë pjesë e argumentimit financiar që Mabco mund të paraqesë përpara një trupi arbitrazhi.

Megjithatë, shuma përfundimtare që Shqipëria mund të detyrohet të paguajë nuk është e përcaktuar dhe do të varet nga vlerësimi i arbitrazhit ndërkombëtar, provat e paraqitura nga palët, si dhe interpretimi i kontratës së koncesionit.

Në rast se arbitrazhi do të pranonte pjesërisht ose plotësisht pretendimet e investitorit, fatura do të paguhej nga buxheti i shtetit, duke e kthyer konfliktin për Aeroportin e Vlorës në një çështje me kosto potencialisht të lartë për taksapaguesit shqiptarë.

MIE po zgjidh kontratën me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës, vendimi do t’iu kushtojë miliona taksapaguesve shqiptarë

Konflikti i zgjatur mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës që ka sjellë vonesa disamujore për mbarimin e veprës infrastrukturore duket se do të përfundojnë me zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Projekti, i cili ka nisur punimet në vitin 2021 dhe duhet të përfundonte brenda tri viteve, është shtyrë vazhdimisht pas konflikteve midis aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi mbi ndarjen e aksioneve. Ndërsa aeroporti duhej të ishte bërë operacional brenda vitit 2025 dhe punimet ende nuk kanë përfunduar, qeveria ka menduar si zgjidhje prishjen e njëanshme të kontratës për të zhbllokuar punimet.

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar arbitrazh ndërkombëtar nëse vendimi konfirmohet.

Sipas Pacollit, kompania MABCO Constructions SA nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe e ka mësuar lajmin përmes mediave.
“Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit”, deklaroi ai.

Pacolli pretendon se MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro dhe se në muajin maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë pranë certifikimit të aeroportit, por punimet u penguan.

Ai akuzoi shtetin shqiptar për neglizhencë dhe veprime të kundërligjshme, ndërsa tha se pengesat institucionale kanë sjellë vonesa dhe dëme financiare.
“Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës”, u shpreh Pacolli.
Ai paralajmëroi se në rast të zyrtarizimit të procedurës për prishjen e kontratës, MABCO do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe atë ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
“Arbitrazhi nuk është kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të mbronin ligjin, investimin dhe interesin publik”, tha Pacolli.

Sipas tij, çdo faturë financiare që mund të lindë nga një proces i tillë do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, bizneset dhe shtetin.

Reagimi i plotë:

Sot u bë publik lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit.

Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar.
MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar, duke kërkuar dialog, zgjidhje institucionale dhe zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit, nën mbrojtje institucionale dhe nga dështimi i një sistemi të drejtësie, të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.

MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Mabco që në Maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej para certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vazhdonte punimet.
Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u mbajt për muaj të tërë jashtë kantierit, në prani të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj periudhe u dëmtuan dhe u shkatërruan pajisje me vlerë, ndërsa një pjesë e tyre u vodhën.

Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës. Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe të gjitha provat që disponon për të kërkuar përgjegjësi ndaj kujtdo që ka kontribuar në këtë situatë, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të kundërligjshme të disa zyrtarëve. Megjithatë, ata vazhdojnë të sillen me indiferencë, sikur të mos kishte asnjë rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vihet në funksion me muaj apo vite vonesë dhe sikur dëmi ekonomik të mos rëndonte mbi qytetarët.

Përfaqësuesit e lartë të institucioneve sillën sikurse nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale, sepse e dinë se nuk do të paguajnë asgjë nga xhepi i tyre. Faturën do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo kulturë pandëshkueshmërie po dëmton rëndë interesin publik, besimin tek institucionet dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

ARBITRAZHI nuk është një kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të punojnë NDERSHËM, të mbronin ligjin, të mbronin investimin dhe interesin publik.

MABCO GJITHMONË KA FUNKSIONUAR DHE VAZHDON TE FUNKSIONOJE VETEM KONFORM LIGJIT DUKE RRESPEKTUAR ATË , PA KOMPROMIS! BW

Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës

Nga Kreshnik Kuçaj-Scan TV

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit.

Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një infrastrukturë me rëndësi strategjike për vendin dhe se funksionimi i tij është çështje e interesit publik e shtetëror, e jo thjesht një marrëdhënie biznesi mes palëve private. Më pas, në fillim të muajit qershor, ministria bëri të ditur se kompanive u ishte lënë një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare.

Sipas informacioneve me nisjen e kësaj procedure qeveria ka kaluar në fazën e radhës të mekanizmave kontraktorë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. Megjithatë, afatet nuk u respektuan dhe aeroporti ende nuk është bërë operacional.

Mosfunksionalizimi i aeroportit është lidhur me konfliktin e zgjatur mes aksionarëve të shoqërisë koncesionare, i cili ka sjellë procese gjyqësore, bllokim të vendimmarrjes dhe vonesa në realizimin e projektit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Vënia e tij në operim pritet të rrisë lidhjet ajrore me destinacione europiane dhe rajonale, të zgjasë sezonin turistik, të shtojë fluksin e vizitorëve dhe të nxisë investimet e huaja në jug të Shqipërisë.

Procedura e aktivizuar nga qeveria pritet të përcaktojë fatin e mëtejshëm të kontratës koncesionare dhe të vetë projektit, i cili konsiderohet një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri.

Aeroporti i Vlorës në ngërç prej konfliktit të Behgjet Pacollit me Valon Ademi, Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Mësohet nga burime të besueshme se procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit.

Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një infrastrukturë me rëndësi strategjike për vendin dhe se funksionimi i tij është çështje e interesit publik e shtetëror, e jo thjesht një marrëdhënie biznesi mes palëve private.

Më pas, në fillim të muajit qershor, ministria bëri të ditur se kompanive u ishte lënë një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare.

Me nisjen e kësaj procedure qeveria ka kaluar në fazën e radhës të mekanizmave kontraktorë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021.

Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. Megjithatë, afatet nuk u respektuan dhe aeroporti ende nuk është bërë operacional.

Mosfunksionalizimi i aeroportit është lidhur me konfliktin e zgjatur mes aksionarëve të shoqërisë koncesionare, i cili ka sjellë procese gjyqësore, bllokim të vendimmarrjes dhe vonesa në realizimin e projektit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Vënia e tij në operim pritet të rrisë lidhjet ajrore me destinacione europiane dhe rajonale, të zgjasë sezonin turistik, të shtojë fluksin e vizitorëve dhe të nxisë investimet e huaja në jug të Shqipërisë.

Procedura e aktivizuar nga qeveria pritet të përcaktojë fatin e mëtejshëm të kontratës koncesionare dhe të vetë projektit, i cili konsiderohet një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri. gsh

Pse Shqipëria u ndalon hyrjen për 10 vjet dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut?

Jetmira Delia-Kaci

Shqipëria ka shpallur persona të padëshiruar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, Bekim Halimin dhe Valon Belën (i njohur edhe si Valjon Belja).

Nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se vendimi është marrë me urdhër të ministrit Besfort Lamallari dhe dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut u është ndaluar hyrja në Shqipëri për një periudhë dhjetëvjeçare.

Ndaj Belës është lëshuar edhe urdhri për dëbim. Sipas Ministrisë së Brendshme, vendimi u mor në bazë të Ligjit për të Huajt, përkatësisht në bazë të një neni që thekson se ministri shpall një shtetas të huaj të padëshiruar kur vepron ose propagandon kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike, dhe kur është anëtar i organizatave terroriste apo përkrah e kryen veprime anarkiste kundër shtetit ligjor.

Valon Bela, analist dhe aktivist politik në Maqedoninë e Veriut, reagoi ndaj vendimit përmes rrjeteve sociale.

Ai tha se shpallja person i padëshiruar është vendim politik, i cili, sipas tij, është marrë në sinkron mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Bela tha se nuk ka kryer asnjë veprim që cenon sigurinë e Shqipërisë dhe e konsideroi masën si përpjekje për të penguar veprimtarinë e tij publike.

Ai tha gjithashtu se është shpallur më herët “non grata” edhe në Serbi, duke e lidhur këtë me qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Beogradit. Bela shtoi se do ta kundërshtojë vendimin përmes rrugëve ligjore.

Gjatë muajit qershor, Bela kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografi nga pjesëmarrja në protestat e quajtura “Revolucioni i Flamingove”.

Në postimet e tij ai ka mbajtur qëndrime kritike ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisjes së tij.

Personi tjetër ndaj të cilit është marrë masa e ndalimit për 10 vjet, Bekir Halimi, është teolog shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i njohur për ligjëratat dhe aktivitetin e tij fetar në komunitetet shqiptare në Ballkan. Ai ka studiuar në Jordani dhe ka qenë aktiv në botime dhe organizime fetare.

Vendimi ndaj dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut vjen në një kohë kur protestat kundër Qeverisë shqiptare kanë hyrë në muajin e tretë. Ato nisën si kundërshtim ndaj projektit të ndërtimit të një resorti në Zvërnec, në jug të Shqipërisë, por më pas morën karakter më të gjerë politik, me kërkesa për ndryshime në qeverisje dhe çështje ekonomike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më herët ka pretenduar se protestat shoqërohen edhe me ndërhyrje nga jashtë, duke përmendur pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve”, ka thënë Rama.

Më 25 qershor, Shqipëria i ndaloi hyrjen për 15 vjet predikueses fetare nga Kosova, Ikballe Huduti, e njohur për qëndrimet e saj pro Iranit dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Autoritetet shqiptare e cilësuan atë një kërcënim për sigurinë e vendit. Ajo kishte marrë pjesë në protestat kundër Qeverisë Rama.

Pas aludimeve për shtatzaninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën, duke deklaruar se përpjekjet për t’i shpëtuar drejtësisë janë të kota.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se Rama dhe Balla kanë “një problem shumë të madh”: nuk mund të mbeten shtatzënë, duke iu referuar justifikimit për t’iu shmangur drejtësisë nga gratë e mazhorancës socialiste në vitet e fundit.

“Edi Rama dhe Taulant Balla kanë një problem shumë të madh. Nuk mbeten dot shtatzënë. Ej, po lini nam. Nuk i shpëtoni dot drejtësisë. Kot e keni”, deklaron Shehaj në video.

 

Kreu i Mundësia akuzon mazhorancën se për vite me radhë ka vepruar sikur ishte mbi ligjin dhe se tashmë, përballë drejtësisë, po përpiqet të përdorë çdo mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Vodhën pa limit sepse mendonin se ishin mbi ligjin. Tani nuk dinë nga t’ia mbajnë dhe po përdorin gjithçka për t’i shpëtuar drejtësisë”, shkruan Shehaj në postimin që shoqëron videon. bw

“Shpërthen” Fatos Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën!

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të ashpër të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë fjalës së tij, Lubonja u shpreh se në një shtet normal demokratik, kreu i qeverisë do të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh dhe do të ishte përjashtuar nga forca e tij politike, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin.

 

“Po të ishim në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri te Aruba, etj., etj.,” u shpreh Lubonja. Megjithatë, ai theksoi se mungesa e përgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmëria dëshmojnë se Shqipëria ndodhet nën një “regjim kriminal”.

Duke u ndalur te lëvizja qytetare dhe protestat që vijojnë, analisti parashikoi një dinamikë të re në ditët në vijim. Sipas tij, me rritjen e pakënaqësive popullore, këto energji duhet të orientohen drejt këtij “lumi proteste”, i cili do të zgjerohet më tej përballë krizës ekzistenciale që po kalon vendi, ku emergjenca kryesore mbetet shpopullimi masiv i Shqipërisë.

“Deputetët po përgatisin deklaratat për të dhënë dorëheqjen”- Aktivisti Erikleo Çepa: Përçarja brenda PS po zmadhohet, kjo do ta shkatërrojë Ramën

Aktivisti Erikleo Çepa, i cili është një nga pjesëmarrësit në protestën qytetarë kundër qeverisë thotë se protestat kanë ngjallur frikë dhe mos besim tek vetë politika.

I ftuar në News24, Çepa iu referua disa informacioneve të brendshme paralajmëroi se ka deputetë që po përgatisin deklaratat e dorëheqjes, ndërsa solli edhe shembullin e Marjana Koçekut.

“Ka ngjallur frikë mes tyre, një mosbesim te njëri-tjetri. Kemi parë këto kohët e fundit që disa deputetë po përgatisin deklaratat për të dalë deputetë të pavarur. Një nga ata është edhe zonja Koçeku. Ka informacione të brendshme se mund të jenë bërë gati për të dhënë dorëheqje”, tha ai.

Ndërkohë i ndalur në debatet dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste, aktivisti deklaroi se “nëse përçarja zmadhohen do ta shkatërrojë vetë kryeministrin dhe patronazhistët”.

Ai tha se protesta nuk ka një drejtues, duke sqaruar se qytetarët dalin në shesh për flamurin shqiptar.

“Kokë politike nuk besoj se do ketë. Për momentin jo, unë përfaqësoj flamurin shqiptar”, tha ai.

Lamtumirë Albcontrol- Qeveria çregjistron shoqërinë publike, Becchetti i bllokoi 200 mln euro në Bruksel

Shoqëria aksionere publike që menaxhonte hapësirën ajrore të Shqipërisë, ka pushuar së ekzistuari. Dy javë më parë, ministria e Ekonomisë në cilësinë e aksionerit të vetëm, ka miratuar çregjistrimin e Albcontrol sha.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vendosi prishjen pa kaluar në likujdim të shoqërisë Albcontrol sh.a në zbatim të nenit 21 të ligjit Për Ofruesin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror” Albcontrol,” thuhet në vendimin e asamblesë së përgjithshme të aksionarit.

Screenshot

Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e Albcontrol sh.a tashmë do të kalojnë tek Enti Publik Albcontrol, i cili do të jetë një ent jobuxhetor.

Mbyllja e shoqërisë publike Albcontrol dhe zëvendësimi i saj me një Ent Publik Jobuxhetor u sanksionua me një ligj të posaçëm dy vjet më parë, si një përpjekje për të shpëtuar paratë e gjobës Becchetti.

Por me sa duket kjo ishte një tentativë e dështuar, pasi të gjitha paratë që ka gjeneruar hapësira ajrore e Shqipërisë prej vitit 2020 mbahen të bllokuara në Bruksel dhe një pjesë e tyre madje janë konfiskuar përfundimisht nga biznesmeni italian.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar i Albcontrol, deri në fund të vitit të kaluar, shuma e bllokuar në llogaritë e Albcontrol tek Eurocontroli në Bruksel arriti në 18.3 miliardë lekë ose mbi 193 milionë euro.

Screenshot

Edhe pse tashmë kjo shumë ka kaluar detyrimin e gjobës Becchetti, sërish paratë mbeten aty dhe shteti shqiptar nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë.

Bllokimi i miliardave në Bruksel e detyroi qeverinë të ndërhynte me paratë e qytetarëve për të bërë të mundur mbajtjen hapur të hapësirës ajrore dhe fluturimeve në Shqipëri.

Fillimisht qeveria dha disa kredi për Albpetrol përmes ministrisë së Financave dhe kompanive të tjera shtetërore, por në fillim të këtij viti, Këshilli i Ministrave detyroi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të kalojë 7 miliardë lekë tek Albcontrol, jo si hua, por si injektim kapitali.

Me pak fjalë, përmës këtij operacioni qytetarët shqiptarët paguan drejtëpërdrejtë paratë e gjobës 130 milionë euro të Becchettit, që erdhi pas sherreve personale të kryeministrit Edi Rama dhe oborrit të tij me biznesmenin italian./ Kapitali

Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër propozimit për hartën e re territoriale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka konsideruar reagimin e qytetarëve si diçka krejtësisht normale dhe të mirëseardhur, por u shpreh ashpër ndaj socialistëve që dogjën kartat e anëtarësisë së PS-së.

Rama shtoi se dokumenti i reformës territoriale ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik prej 60 ditësh dhe se çdo bashki apo qytetar ka të gjithë hapësirën ligjore për të shprehur opinionin e tij përpara se drafti të kalojë për votim në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”

Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur

Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin

Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë

Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë

Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat. bw

FOTOLAJM- Qytetarët lëanë mesazhin në Bulevard: With love Diaspora

Diaspora në përfundim të protestës ka lënë edhe një mesazh në bulevard ku shkruan: “With love diaspora”. gsh

 

 


Send this to a friend