VOAL

VOAL

Shpërthen Artan Fuga: Çfarë turpi Basha. Kuvendi i sotëm, ngjarje evropiane

December 11, 2021

Komentet

Fitorja befasuese e Nicusor Danit në zgjedhjet rumune sjell lehtësim për BE-në dhe NATO-n

Nicusor Dan nuk mori pjesë fare në raundin e parë të zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, kur kishte nisur mandatin e dytë si kryebashkiak i Bukureshtit.

 

Ray Furlong

Pas muajsh trazirash politike, zgjedhjeve të anuluara dhe ndalimit të kandidatit kryesor ultranacionalist, Rumania më në fund ka zgjedhur një president të ri — një zhvillim që i ka dhënë lehtësim Brukselit.

Kryetari centrist i Bukureshtit, pro Bashkimit Evropian dhe pro Ukrainës, Nicusor Dan, tani hyn në skenën ndërkombëtare, ndërsa pranë kufijve të Rumanisë vazhdon lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Rumania kishte një zgjedhje të qartë në këto zgjedhje: të vazhdonte kursin properëndimor apo të rrëshqiste drejt ultranacionalizmit dhe mbështetjes për Rusinë. Me zgjedhjen e Nicusor Danit, rumunët zgjodhën vazhdimësinë properëndimore”, tha Oana Lungescu, eksperte në Institutin Mbretëror për Shërbimet e Bashkuara (RUSI) në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-zëdhënëse e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Do të ketë një frymë lehtësimi si në BE, ashtu edhe në NATO, ku Rumania është një anëtare e qëndrueshme prej dekadash. Ajo ka një pozicion strategjik të rëndësishëm”, shtoi Lungescu.

Zgjedhja e Danit më 18 maj është e jashtëzakonshme për disa arsye. Ai fitoi rreth 54 për qind të votave, duke mposhtur kandidatin ultranacionalist 38-vjeçar George Simion në balotazh. Ai nuk mori pjesë fare në rundin e parë të zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, kur kishte nisur mandatin e dytë si kryebashkiak i Bukureshtit.

Por, pasi ato zgjedhje u anuluan mes akuzave për ndërhyrje ruse, Dan vendosi të garojë në përsëritjen e tyre në maj.

“Jemi në një moment ekuilibri, më të vështirin që nga viti 1989”, tha ai, duke iu referuar vitit të përmbysjes së regjimit komunist në Rumani.

Po aq e habitshme është edhe mënyra si ai arriti të përmbysë rezultatin. Në rundin e parë, ishte vetëm pak përqind para kandidatit të tretë, Crin Antonescu, dhe rreth 20 për qind prapa Simionit. Megjithatë, arriti të mbyllë hendekun dhe ta mposhtë atë.

Tani, Dan përballet me sfidën e madhe për të qetësuar tensionet politike në një vend thellësisht të polarizuar. Ai garoi si i pavarur, duke mposhtur si kandidatët e koalicionit qeverisës, ashtu edhe të opozitës, që mbështetën Simionin. Kjo mund ta ndihmojë të paraqitet si figurë unifikuese, por gjithashtu e detyron të ndërtojë një bazë mbështetjeje në parlament.

Mbështetësit e kandidatit presidencial Nicușor Dan mbajnë një flamur të Bashkimit Evropian pasi janë mbyllur kutitë e votimit për raundin e dytë të përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale në Bukuresht, Rumani, të dielën, më 18 maj 2025.

Mbështetësit e kandidatit presidencial Nicușor Dan mbajnë një flamur të Bashkimit Evropian pasi janë mbyllur kutitë e votimit për raundin e dytë të përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale në Bukuresht, Rumani, të dielën, më 18 maj 2025.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njërën nga detyrat e para të tij: emërimin e një kryeministri të ri që mund të sigurojë shumicën.

“Nuk është e lehtë, është e komplikuar, sepse parlamenti është shumë i fragmentuar”, tha analisti Sergiu Miscoiu nga Fakulteti i Studimeve Evropiane në Universitetin e Clujit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti në Rumani ka një rol gjysmë ekzekutiv, me përgjegjësi të rëndësishme në politikën e jashtme, përfshirë pjesëmarrjen në samite ndërkombëtare dhe ushtrimin e vetos në BE.

Dan ka deklaruar se dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara, ruajtjen e një qëndrimi të qëndrueshëm pro BE-së dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Zgjedhja e tij është pritur me pozitivitet në Bruksel dhe në kryeqytetet e tjera evropiane, ku Dan shihet si një aleat natyral dhe i besueshëm. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri polak, Donald Tusk, madje shprehën publikisht mbështetjen për Danin vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Pas fitores, të dy liderët e përgëzuan menjëherë Danin.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta për manipulim, rumunët zgjodhën demokracinë, sundimin e ligjit dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Macron, i cili tha se kishte folur në telefon me Danin pas publikimit të rezultateve.

Administrata Trump, në kontrast, ka qenë shumë kritike ndaj vendimit për të anuluar zgjedhjet e vitit të kaluar — gjë që ka gëzuar mbështetësit e Simionit.

Dan ka shprehur mbështetje të palëkundur për NATO-n dhe synon të ruajë mbështetjen e Uashingtonit, veçanërisht duke marrë parasysh që Shtetet e Bashkuara kanë një bazë raketore anti-balistikë dhe rreth 1.700 trupa të vendosur në Rumani.

Mes zërave për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Evropa, kjo mund të jetë një sfidë tjetër për presidentin e ri rumun.

“Çdo president që zgjidhet mbi një platformë pro-evropiane do të kishte disa probleme me administratën Trump. Por Nicusor Dan nuk është aspak një majtist”, tha Miscoiu.

“Është, le të themi, një konservator i moderuar. Kjo mund ta ndihmojë atë në dialog me Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai.

NJË NJERI I NDERSHËM!- Nga ILIR KADIA

Në Shqipëri ishte shfaqur kolera! 25 vjet më parë! Ne vrapuam me kamera e mikrofonë ndër duar dhe i zumë derën Ministrit të Shëndetësisë.Ai u vonua pak se kish qënë në terren! Ne ishim shumë! Plot korridorin! Dikur Ministri erdhi!
“Të gjithë në zyrën time! Të gjithë! Por vetëm ti,jo!”-tha dhe tregoi me gisht njërin prej nesh.
Tjetri rezistoi! E quajti diskriminim!
“Si të duash quaje, por në zyrën time nuk guxon të hysh!”
Ne sytë ping-pong sa tek njëri tjetri. Tjetri diç tha.
“Në zyrën time, jo!Mos më bëj të them në sy të kolegëve pse-në!”-tha Ministri.
Tjetri bëri kokëderrin!
“Largohu! Nuk mund të hyj në zyrën time as si gazetar një kontrabandist vizash me Italinë!Ti e di mirë ç’ke bërë!”
Tjetri futi bishtin ndër shalë dhe ashtu,i dhjerë, zbriti shkallët!
Ministri zuri vend në tavolinë dhe na grishi:”Fillojmë!”
Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë asaj kohe ishte:MAKSIM CIKULI!
18 maj 2020

Pse Rama ‘luftoi’ kaq ashpër për ‘fitore’ më 11 Maj? – Nga BLER VAKA

Drejtuesit e opozitës u befasuan. Kandidatët e saj u befasuan. Simpatizantët u befasuan. Populli i thjeshtë mbeti i befasuar. Demokratët qëndrestarë, gjithashtu.

Vetëm Rama dhe ekipi i tij piramidal i patronazhistëve nuk u befasuan. Ata, ndryshe nga ç’kishim imagjinuar ne, kishin përgatitur me kohë dhe me kujdes “skemën perfekte të krimit elektoral” dhe manipulimit të opinionit publik.

Pse Rama luftoi kaq ashpër për ta shkatërruar opozitën me numra, edhe me koston më të lartë të mundshme?

A nuk do t’i mjaftonin 71, 72 apo 73 mandate për të qeverisur?

Jo. Sepse ai kërkonte një fitore plebishitare, një triumf të thellë numerik që do mbyllte përfundimisht kapitullin Berisha – njeriun që e ndjek si hije në çdo hap. Rama e ka mankth Berishën, berishistët dhe ata që u qëndrojnë besnikë fjalës së dhënë.

Instrumentet që përdori për të siguruar këtë “fitore të madhe”:

1. Patronazhistët dhe kontrolli i publikut.

Me 12 vite pushtet, patronazhistët e tij njihnin me detaje shqetësimet dhe frikërat e qytetarëve, hallet apo jetën private të njerëzve, njësoj siç dikur Sigurimi i Shtetit kontrollonte realitetin e një populli të panikosur.

2. Frika dhe presioni i të fortëve.

Ai përdori imazhin e njerëzve me influencë, lidhjet dhe kontaktet e tyre për të kërkuar vota me zor, me shantazh apo me para – “me hile ose me pahire”.

3. Përdorimi i arkës së shtetit për blerje votash.

Tenderat dhe kontratat publike iu dhuruan oligarkëve me ndikim elektoral, të cilët shërbyen si bankë votash.

4. Shitja e detyrës si favor personal.

Punët dhe shërbimet publike iu paraqitën qytetarëve si ndere personale, kur në fakt ishin detyrime ligjore. Kjo strategji kultivoi ndjesinë e mirënjohjes ndaj pushtetit për diçka që u takonte me të drejtë.

5. Propaganda manipuluese e gjahtarëve politikë.

Qeveria dhe patronazhistët vazhdimisht shpikin probleme, krijojnë kriza, pastaj dalin vetë si shpëtimtarë. Viktima më pas e dashuron – me hir apo me pahir – gjahtarin. Një metodë e vjetër e politikës së frikës dhe mashtrimit.

6. Zëvendësimi i programeve elektorale me kontroll propagandistik.

Rama nuk kishte nevojë për programe, ide apo premtime. Kandidatët e tij i përkisnin një sistemi të ndërtuar mbi “bindje, nënshtrim dhe përfitim”. Ata i shkonin njerëzve me oferta konkrete: “Do lekë? Ja ku i ke lekët!”, “Do drogë? Ja ku e ke drogën!” e kështu me radhë.

7. Të gjithë të “burgosurit”, përfshirë edhe Veliajn.

Ndryshe nga ç’mendonim, që ai dhe njerëzit e tij do ishin asnjanës në këto zgjedhje, apo madje do të bashkoheshin me demokratët nga zemërata ndaj partisë së vet – ndodhi e kundërta. Veliaj dhe të tjerë të përfshirë në korrupsion apo krime, kishin një qëllim të përbashkët: maksimizimin e votës për PS-në, sepse Rama u premtonte mbijetesën politike dhe ndoshta lirimin. Berisha, në anën tjetër, u garantonte drejtësinë dhe ndëshkimin sipas meritës.

8. Berisha premtonte drejtësi.

Ai premtonte ligj, rend dhe rregull. Ndërkohë që të gjithë këta kriminelë, të përfshirë thellë në aferat e rilindjes, kishin interesin maksimal të mos lejonin rikthimin e tij. Ata i frikësohen Berishës. Dhe bëjnë gjithçka për ta larguar nga politika një njeri që nuk e tremb asgjë.

9. Rama ka çfarë u ofron te gjithë atyre qe mund të tregojne shenja qe mund të shkojnë për nga opozita, qofshin biznesmen, politikan, intelektual.

Rama veçanërisht së fundmi kur nuk i ka mbetur garanci nga Soros, i ka “betejat per jete a vdekje”.

Dhe Rama 10 ditet e fundit te fushates ka filluar të léviz të gjithë mekanizmat shtetëror për të ndryshuar vullnetin popullor.

Ne nuk jemi naiv, e dinim shume mirë çfarë po ndodhte dhe çfarë deshironte populli shqiptarë:ndryshimin.

Jemi parë të habitur sy më sy pas ketij rezultati me shumë njerëz, kemi folur në telefon me shumë nga diaspora, jemi shkruar me shumë të tjerë dhe ̈̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ .

Por nuk mjaftoi dëshira e popullit për ndryshim, sepse dëshira e Ramës, për të emëruar opozitën që do ai vetë, ishte më e madhe.

̈̈ ́ ̈ ̈ ̈ �� ̈ ̈ “lavdishme”. SN

Clifford May: Trumpi duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore sërish”

Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

 

Todd Prince

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: “Amerika e Para”. Tani, pak më shumë se 100 ditë në mandatin e tij të dytë, kjo doktrinë e politikës së jashtme – e dalluar nga skepticizmi ndaj aleatëve, përçmimi për institucionet globale dhe preferenca për diplomacinë transaksionale – është sërish nën llupë.

“Ka shpërputhje, të paktën kështu më duket mua, mes sloganeve ‘Amerika e Para’ dhe ‘Bëje Amerikën Madhështore Sërish'”, tha Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive (FDD).

“Që të jetë ‘e madhe përsëri’, Amerika duhet të udhëheqë. Dhe, nuk mund të udhëheqë nëse i lëshon rrugë kundërshtarëve si Kina komuniste, sepse pikërisht ky është synimi i [presidentit] Xi Jinping”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë (REL) foli me May në kuadër të një serie intervistash për ndryshimet në politikën e jashtme të Amerikës.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i qortoi anëtarët e NATO-s për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, përballë rritjes së agresivitetit të Rusisë; ka dënuar sistemin tregtar global si të njëanshëm ndaj interesave amerikane dhe ka sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Brenda vendit, Trump po lufton si emigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm, dhe po e kufizon ndihmën e jashtme. Këto veprime shihen nga kritikët si pjesë e një tërheqjeje më të gjerë të SHBA-së nga udhëheqja globale.

Derisa disa mbështetës të tij argumentojnë se Amerika duhet të përqendrohet brenda për të përballuar deindustrializimin, pabarazinë në rritje dhe emigracionin masiv, May thotë se tërheqja nga bota mund të jetë në kundërshtim me vetë qëllimin e presidentit për ta ruajtur përparësinë globale të SHBA-së.

May, i cili e themeloi FDD-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ka qenë prej kohësh mbështetës i angazhimit të fuqishëm amerikan në botë.

Organizata që ai drejton, e vetëpërshkruar si jopartiake, është e njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit dhe Ukrainës.

May e filloi karrierën si gazetar, shpesh duke raportuar jashtë vendit. Ai më pas shërbeu si drejtor për komunikim në Komitetin Kombëtar Republikan gjatë zgjedhjeve të vitit 2000 dhe në vitin 2008 u emërua nga presidenti George W. Bush në Bordin e Guvernatorëve të Transmetimeve, agjencia qeveritare amerikane përgjegjëse në atë kohë për REL-in dhe transmetues të tjerë të financuar nga shteti.

Në një bisedë me REL-in, May argumentoi se bota sot është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftohtë – një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garonin për ndikim global në një përballje bërthamore.

Ai thotë se SHBA-ja përballet jo vetëm me Moskën, por edhe me një “bosht agresorësh” që përfshin Pekinin, Phenianin dhe Teheranin.

Synimi i tyre i përbashkët, sipas tij, është ta rrënojnë rendin liberal të udhëhequr nga SHBA-ja dhe ta zëvendësojnë me një rend joliberal.

“Kjo është një Luftë e Ftohtë më sfiduese se e mëparshmja”, tha May. Pavarësisht dallimeve ideologjike – komunizmi i Kinës dhe Koresë së Veriut, teokracia islamike e Iranit dhe neo-imperializmi i Rusisë – ai hedh poshtë idenë se bashkëpunimi i tyre është thjesht oportunist.

Kina, Koreja e Veriut dhe Irani po mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë me raketa, dronë dhe sisteme të tjera armësh. Pheniani madje ka dërguar mbi 11.000 trupa për të ndihmuar, ndërsa Rusia mund t’u ofrojë teknologji të ndjeshme për nëndetëse Kinës dhe Koresë së Veriut në këmbim, sipas admiralit Samuel Paparo nga Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së.

“Evropianët po e kuptojnë mesazhin”

Javën e kaluar, Trumpi e paraqiti një buxhet për mbrojtjen në vlerë prej 892 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal, së bashku me një shtesë të njëhershme prej 120 miliardë dollarësh që Pentagoni mund ta përdorë deri në vitin 2028.

Buxheti përfshin fonde për një mburojë raketore në hapësirë të quajtur “Kupola e Artë”.

Disa republikanë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se kjo shtesë nuk mjafton dhe se buxheti bazë duhet të rritet për t’u përballur me kërcënimet e sotme.

Anëtarët evropianë të NATO-s, nën presion nga Shtëpia e Bardhë dhe me luftën që po zhvillohet afër, gjithashtu kanë filluar t’i rrisin buxhetet për mbrojtjen. Megjithatë, përplasjet e vazhdueshme të Trumpit me Evropën për përgjegjësitë e përbashkëta mbrojtëse ndodhin paralelisht me mosmarrëveshjet tregtare, duke shkaktuar frikë për një përçarje transatlantike, ndërkoh që që kundërshtarët bashkohen gjithnjë e më shumë.

“Trump ka të drejtë që kërkon që çdo anëtar i NATO-s të kontribuojë në mënyrë domethënëse për sigurinë kolektive të aleancës. Nuk mund të jetë një e drejtë që Amerika të të mbrojë dhe ti të bësh çfarë të duash”, tha May. “Mendoj se [evropianët] po e kuptojnë këtë mesazh”.

Toni i ashpër i Trumpit mund të jetë strategjik.

“Për t’i trembur, për t’u treguar se ai e ka seriozisht. Përndryshe, nuk do ta bëjnë”, shtoi May, duke theksuar se nuk beson se administrata do të tërheqë mbrojtjen amerikane nga Evropa.

Ndihma ushtarake e SHBA-së për Ukrainën

Një tjetër pikë përplasjeje transatlantike është Ukraina. Trumpi e ka bërë përfundimin e luftës prioritet, duke bërë trysni për një armëpushim 30-ditor dhe duke lënë mënjanë udhëheqësit evropianë në këtë proces, pavarësisht rrezikun e lartë me të cilin përballen ata në këtë konflikt.

Këmbëngulja e tij që Kievi dhe Moska duhet të bëjnë lëshime ka alarmuar zyrtarët në Ukrainë dhe Bruksel, të cilët kanë frikë se ai mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzojë territore.

Në një intervistë së fundmi me revistën Time, Trump tha se Krimea – e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 – “do të mbetet me Rusinë” në çdo marrëveshje paqeje, por nuk tha nëse SHBA-ja do t’i njohë zyrtarisht si territore ruse Krimenë ose territore të tjera të pushtuara.

May argumenton se SHBA-ja duhet të vazhdojë ta armatosë Ukrainën. Trumpi e ka kritikuar administratën e kaluar pse ia ka dhënë Kievit 177 miliardë dollarësh ndihmë. May thotë se ndihma e ardhshme mund të financohet nga Evropa, vetë Ukraina ose me asetet e ngrira ruse.

“Nëse po i shesim municione Ukrainës, kjo është mirë për ne”, tha ai. “Mbështet fabrikat tona, forcon bazën tonë industriale të mbrojtjes dhe siguron që Putini të mos rigrupohet dhe të sulmojë sërish pas disa vitesh”.

Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës, thotë May, duke sugjeruar se presidenti rus mund të kërkojë një urë tokësore për në Kaliningrad – një enklavë ruse e ndarë nga anëtarët e NATO-s, Polonia dhe Lituania – ashtu siç bëri me Krimenë.

Ky skenar, sipas May, paraqet test ekzistencial për NATO-n.

“A do të luftojmë për një rrugë nëpër Lituaninë jugore? Nëse jo, NATO-ja bie”, tha ai.

May thotë se beson se lufta mund të përfundojë me një armëpushim në stilin korean, jo me paqe të plotë, me një zgjidhje përfundimtare që mund të ndodhë vetëm kur Putini të mos jetë më në pushtet. Luftimet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut përfunduan në vitin 1953 pas tre vjetësh, pa një marrëveshje paqeje, dhe të dy vendet teknikisht janë ende në luftë.

Ka dy muaj që Putini e injoron ofertën e Trump për armëpushim. Derisa Trump zakonisht ka shmangur kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Putinit, ai ka shfaqur shenja zemërimi për mungesën e përparimit.

“Mendoj se presidenti Trump është bërë më realist” në lidhje me synimet e Putinit, tha May.

“Shpresoj që ai ta kuptojë se [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky nuk është problemi”, shtoi ai.

Refuzimi i Putinit për të marrë pjesë në bisedimet për paqe në Turqi më 15 maj mund të jetë dëshmia e fundit për të cilën Trump ka nevojë për të kuptuar kë duhet të vërë nën presion.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

MOS FAJËSONI DIASPORËN – NE JEMI VIKTIMË ASHTU SI JU!- Nga MILAIM NELA

Janë hedhur të gjithë në sulm me shigjeta të helmatisura kundër diasporës duke marrë shkas nga rezultatet e publikuara të votës së diasporës nga KQZ e Celibashit!
Miq!
Rezultatet e publikuara nuk janë as vota e as vullneti i shqiptarëve që jetojnë jashtë!
Ato janë rezultat i komplotit dhe patronazhimit të votës së dirigjuar nga patronazhistët e Diasporës!
Këtë e kam paralajmëruar jo një herë por disa herë!
Vota e Diasporës me postë ka qenë komplot i pastër i dirigjuar nga sekti rilindas ku Florjan Haçkaj dhe organizata që ai drejton është masha perfekte.
Dua të risjell në kujtesën time disa fakte të përmbledhura pasi unë kam shkruar dhe e kam trajtuar këtë çeshtje që nga fillimi i vitit 2021.
Haçkaj shpallet “Ambasador i Kombit” nga Edi Rama në vitin 2019 dhe jo vetëm nuk e ka refuzuar por e ka pranuar dekoratën.
Disa muaj më vonë ai krijon ‘Diasporën për Shqipërine e Lire’ dhe bën gjoja si opozitar duke luftuar për votën e diasporës.
E çon çeshtjen e votës së diasporës në Gjykatë Kushtetuese në emër të organizatës se tij që është e rregjistruar në Zvicër, pra jashtë juridiksionit të GJK të Shqipërisë dhe me president joshqiptar! (Haçkaj kishte vetëm shtetësi gjermane, fakt të cilin ne nuk e dinim në atë kohë).
Për habinë e të gjithëve Gjykata Kushtetuese jo vetëm e shqyrton me urgjencë këtë padi por i jep pjesërisht të drejtë DPSHL dhe Haçkaj triumfator deklaron tek Adi Krasta në emisionin më të ndjekur në Shqipëri se regjimi për hakmarrje i kishte hequr shtetësinë shqiptare dhe sekuestruar pasaportën duke genjyer në mënyrën me të pacipë të mundshme.
Une pasi marr vesh që ai nuk kishte shtetësi shqiptare e sfidova publikisht nëse ai kishte lënë shtetësinë shqiptare dhe ai e mohon me qesëndi.
Pasi une i nxorra dekretin e lënies së shtetësise shqiptare (publik ky në QKB) të cilën ai e kishte dorëzuar ne Mars të vitit 2012 me firmë të presidentit Bamir Topi ai e pranon por pretendon se e ka rimarrë shtetësine dhe bile ka pasaportë shqiptare të lëshuar në vitin 2016 e se une po flas broçkulla.
Flori shkon me tej e në pergjigje te pyetjes time se a ka votuar në vitin 2021 gje të cilën e ka deklaruar edhe ne media në atë kohë deklaron se ka votuar në zgjedhjet e vitit 2021 bile jep publikisht të dhënat e qendrës ku ka votuar.
Unë sërish e sfidova dhe i kërkova publikisht na trego dekretin e rimarrjes së shtetësisë shqiptare sepse nëse shtetësinë e ke lënë me dekret po me dekret mund ta rimarrësh.
Flori më bllokon në median sociale dhe refuzon debatin e mëtejshëm.
Ne fakt ajo që mendoj se ka ndodhur është që administrata e GJK kur konstaton në fund të vitit 2022 se Florjan Haçkaj nuk ka shtetësinë shqiptare urdhëron Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Gjendjes Civile ti fshihet emri se ky njeri është shtetas i huaj e nuk ka shtetësi shqiptare.
Me vendimin e GJK në xhep Florjan Haçkaj vazhdoj “betejen” e tij për votën e diasporës duke u takuar me Lindita Nikollën kur ishte Kryetare Kuvendi dhe rregullisht merr pjesë në tryeza me Celibashin dhe KQZ pa asnjë mandat nga votuesit shqiptarë jashtë vendit.
Në fakt ajo që duhet të ndodhte në një shtet serioz me tu marrë vesh që Florjan Hackaj ka përdorur pasaportën dhe ID shqiptare pa patur shtetësi shqiptare duhej të arrestohej në momentin më të parë të shkeljes së tokës shqiptare sepse vepra është e rëndë duke qenë se ai është edhe jurist me shkollim.
Ai duhej të dënohej edhe nga autoritetet gjermane sepse ligji gjerman i asaj kohe nuk e lejonte posedimin e nje pasaporte të dytë përveç asaj gjermane.
Haçkaj me grupimin e tij bëjnë ture nëpër botë dhe Shqipëri në salla luksoze pa deklaruar burimet e financimit të këtyre tureve.
Haçkaj dhe grupi i tij i propozojnë Kuvendit të Shqipërisë votimin me poste të diasporës dhe çuditerisht mazhoranca e miratoi egzaktësisht siç u propozua nga ata pra votim me postë.
Teatri u bë më i shëmtuar kur një fraksion i “Diasporës për Shqipërinë e Lire” i quajtur ‘Dua të Votoj 2025’ futet dhe proteston edhe në llozhën e Kuvendit me banderola të stërrmëdha dhe çuditërisht kalon kontrollet e rojeve të kuvendit në kohën kur deputetëve të opozitës ju kontrolloheshin edhe mbathjet.
U miratua ligji i votës së diasporës me postë ekzaktësisht siç e propozoi Haçkaj dhe DPSHL qe ai drejton me ca ndryshime kozmetike.
Në fakt në këtë kurth ra opozita duke menduar se fitoi me votën e diasporës duke harruar se Edi Rama jo vetëm nuk lëshon pe aty ku nuk ka kontroll por ai tashmë stafin e patronazhimit të diasporës dhe infrastrukturën për këtë manipulim e kishte gati.
Haçkajt i hapeshin të gjitha televizionet e majta e për fat te keq i është dhënë hapësirë edhe tek Syri duke shkaktuar konfuzion dhe dhënë tek publiku mesazhin e gabuar se ai është zë opozitar ose te paktën i pavarur.
Njerezit e Hackajt u infiltruan në degët e PD-se bile edhe në Brain Gain.
Unë posedoj fakte që Florjan Haçkaj ka zotëruar pasaportë shqiptare nga viti 2016 në kundershtim flagrant me ligjin shqiptar dhe shtetësinë shqiptare e ka rimarrë vetëm në korrik të vitit 2024 (pas ndryshimit te ligjit të dyshtetësisë nga shteti gjerman) pra 12 vjet pasi e kishte lënë atë me kërkesën e tij.
Qe ta mbyll, Hackaj dhe grupi i tij kanë qenë në lojën e sektit të rilindjes që diten e parë që jane bërë publikë dhe gjjthcka që ka ndodhur me votën e diasporës ka qenë e kalkuluar të ndodhte ashtu siç ndodhi e ne kemi rezultatin që kemi.
Ajo që dua të theksoj, miq dhe lexues të nderuar është që në asnjë rast nuk duhet ngatërruar mërgata e vërtetë shqiptare e përzënë nga sekti me diasporën haçkiste që nuk përfaqëson asnjë përveç një grupi arrivistësh e shumë shpejt mund të bëhet parti politike në vazhdën e krijimit të opozitave falso siç ka bërë në vazhdimësi makineria rilindase!
Vota e lexuar e diaspores nuk është vota jonë.

Dronët tokësorë me fibra optike furnizojnë ushtarët ukrainas në front

 

Shërbimi ukrainas i REL-it
Serhiy Horbatenko
Will Tizard

Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit. Tani, ata po përdorin dronë tokësorë me fibra optike, të cilët nuk mund të pengohen me armë elektronike nga Rusia, për ta kryer këtë punë. Automjetet e kontrolluara nga largësia mund t’u dërgojnë trupave qindra kilogramë municione, ushqime dhe ujë, thonë operatorët e tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Joanikije dhe Patriarku Porfirije në Podgoricë, 5 shtator 2021.

 

Iva Martinoviq

Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtorë.

Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesve të saj ndaj kriminelëve të dënuar të luftës nga e kaluara e afërt dhe ajo më e largët.

“Kisha e sheh historinë përmes një prizmi etnofiletiste [nacionalist], në të cilën pala serbe paraqitet si viktimë e përhershme”, thotë historiani Vladimir Velkoviq.

Në këtë kontekst, shton ai, mund të interpretohet edhe revizionizmi i luftërave të viteve ’90, por edhe i Luftës së Dytë Botërore.

“Meqenëse luftërat e viteve ‘90 interpretohen si ‘konflikt i pashmangshëm’ ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, atëherë edhe në histori i kthehen lëvizjeve, figurave dhe konflikteve që i paraprinë atyre luftërave. Në të dyja rastet shmanget roli dhe përgjegjësia e figurave kishtare”, thekson Velkoviq.

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me qëndrimin e saj ndaj kriminelëve të luftës nga Lufta e Dytë Botërore dhe luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ‘90.

Qasja e Kishës ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve

Deklarata e mitropolitit të Malit të Zi, Joanikije, i cili e përshkroi komandantin çetnik Pavlle Gjurishiq si “një hero të madh me karakter të pathyeshëm”, është vetëm një nga shumë që kanë shkaktuar reagime të ashpra në publik.

Forcat e Gjurishiqit ishin përgjegjëse për masakra ndaj civilëve myslimanë në veri të Malit të Zi, Sanxhak dhe Bosnjën lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u dekorua nga Hitleri me Kryqin e Hekurt për “virtyte ushtarake”.

“Kjo është ajo që quhet ‘anti-antifashizëm’, për të cilin ka shkruar sociologu Todor Kuliq – ku fashizmi nuk përbën problem për shkak të ideologjisë, por vetëm kur viktimat janë serbët”, thotë Branimir Gjuroviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Historiani Velkoviq përmend edhe raste të peshkopëve që janë shpallur shenjtorë, ndonëse kanë bashkëpunuar me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Njëri prej tyre është Irinej Qiriq, që u shpall shenjtor në vitin 2022 me bekimin e patriarkut Porfirije.

Kisha pretendon se ai shpëtoi 3.000 gra shtatzëna, fëmijë dhe nëna me foshnje nga kampi hungarez i internimit në Sharvar, duke i strehuar në 55 famulli të Vojvodinës. Por, sipas Velkoviqit, kjo fsheh faktin se Qiriq ishte bashkëpunëtor i regjimit hungarez të Miklos Horthyt, i cili e emëroi në vitin 1943 si anëtar të Dhomës së Sipërme të Parlamentit Hungarez – pozitë që e mbajti edhe pas luftës.

Velkoviq thekson se në Mal të Zi ka edhe shembuj më të rëndë. Një prej tyre është Millorad Vukojiçiq, anëtar i lëvizjes çetnike, i cili u dënua dhe u ekzekutua për krime lufte në Mal të Zi. Ai u shpall shenjtor në vitin 2005.

Po atë vit, shenjtor u shpall edhe prifti Sllobodan Shilak, i ekzekutuar më 1943 për krime të rënda ndaj popullatës në Plevle. Familjet e viktimave protestuan, por Kisha e mohoi se ata ishin kriminelë lufte.

“Lavdërimi i krimeve nga Lufta e Dytë Botërore dhe ato nga vitet ’90 është pjesë e një ideologjie që nuk është ndërprerë kurrë”, thotë Gjuroviq.

Roli i Kishës në luftërat e viteve ’90

Historiani Velkoviq thekson se Kisha luajti një rol të rëndësishëm në përgatitjen ideologjike të luftërave që nga fundi i viteve ’80. Gjatë konflikteve, kisha u përfshi në propagandë nacionaliste dhe përfaqësuesit e saj mbështetën publikisht qëllimet ushtarake të regjimit të Sllobodan Milosheviqit.

Një nga shembujt më të komentuar është videoja ku një prift bekon formacionin paramilitar “Shkorpionët” para se të ekzekutonin gjashtë civilë nga Srebrenica në Tërnovo, në korrik 1995.

Vasilije Kaçavenda me Ratko Mlladiqin.

Vasilije Kaçavenda me Ratko Mlladiqin.

“Disa peshkopë u identifikuan plotësisht me anën serbe, duke e justifikuar atë, pa marrë parasysh çfarë ka bërë. Ka një video ku peshkopi Vasilije Kaçavenda shkon në Srebrenicë në korrik 1995”, kujton Velkoviq.

Kaçavenda kishte lidhje të ngushta me Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin – të dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Hagë. Në një video nga gjyqi i Mlladiqit, shihet komandanti Millenko Zhivanoviq duke e informuar Kaçavendën për “operacionin e Srebrenicës”, ndërsa ky i fundit buzëqesh kur dëgjon se minarja e xhamisë është “rrafshuar”.

Kaçavenda e përshëndeti “gjeneralin trim dhe obiliqët serbë”, duke shtuar: “Po afrohet dita kur shteti serb do të rindërtohet pas betejës së Kosovës.”

Pozita e tij në Kishë nuk u vu kurrë në pikëpyetje. Ai dha dorëheqje në vitin 2013 për arsye shëndetësore, pikërisht kur ndaj tij dolën akuza për pedofili.

Akuza të ngjashme rëndonin edhe mbi peshkopin tjetër, Filaretin, i cili në vitet ’90 pozonte me armë automatike dhe me një kafkë, për të cilën pretendonte se ishte e një fëmije serb të vrarë nga ushtarët kroatë. Ai u largua në vitin 2015, por kisha nuk dha kurrë arsye për shkarkimin e tij.

Dekoratat për kriminelët e dënuar

Para se të largohej, Filareti dekoroi me “Engjëllin e Bardhë të Rendit të Parë” Vojisllav Sheshelin, i dënuar nga Gjykata e Hagës me 10 vjet burg për nxitje të përndjekjeve dhe dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci në vitin 1992.

“Zoti ju dha forcën të pastroni njollën nga populli serb. Ne ju ndoqëm dhe ju përgëzojmë për luftën tuaj të guximshme dhe heroike”, i tha Filareti gjatë dorëzimit të dekoratës në vitin 2015.

Sheshel, ideolog i projektit të “Serbisë së Madhe” dhe organizator i njësive paramilitare, mori edhe një dekoratë tjetër nga mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije.

“Po jetojmë në kohë padrejtësish të mëdha që bien mbi popullin serb. Ju, zoti Sheshel, jeni një nga mbrojtësit e së drejtës hyjnore”, i tha Amfilohije në dorëzimin e dekoratës.

Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litoral Amfilohije Radoviq, 15 qershor 2019.

Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litoral Amfilohije Radoviq, 15 qershor 2019.

Amfilohije, i cili vdiq në vitin 2020, njihej për mbështetjen e hapur ndaj forcave serbe në Kroaci dhe Bosnje gjatë luftërave. Në janar të vitit 1992, ai hapi portat e manastirit të Cetinjës për komandantin famëkeq Zheljko Razhnatoviq – Arkanin dhe njësinë e tij të armatosur.

Sheshel mori dekoratën e tretë më 2022 nga peshkopi Irinej, përfaqësues i Dioqezës së Novogracanicës dhe Amerikës Qendrore dhe Perëndimore.

Po atë vit, u dekorua edhe gjenerali Vladimir Lazareviq, i dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai mori dekoratë për “kultivimin e dashurisë për njerëzit dhe vlerave ortodokse”, nga peshkopi Pahomije – i akuzuar për pedofili, i cili në vitin 2024 u gradua në mitropolit.

Kisha në linjë me pushtetin

“Sot vijojnë praktikat e mohimit dhe revizionizmit, të cilat udhëhiqen nga institucionet shtetërore, por kanë rrënjët në rolin që pati kisha në luftërat e viteve ’90”, thotë Gjuroviq.

Si pushteti, ashtu edhe kisha e mohojnë gjenocidin ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë dhe krimet e tjera të forcave serbe.

Para se të nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2024, presidenti i Serbisë mori “bekimin” e patriarkut Porfirije për të kundërshtuar Rezolutën për Srebrenicën.

Edhe pas luftës në Kosovë, kisha mbështet politikën shtetërore të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Ish-patriarku Irinej pati thënë se “trashëgimia serbe duhet mbrojtur me të mirë apo me forcë”. Ndërsa patriarku aktual Porfirije deklaroi më 2024 se “Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të jetë pjesë e negociatave apo marrëveshjeve politike për Kosovën”.

Pozita e kishës është pjesë e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 2023.

Në të njëjtin vit, kisha u përball me akuza se në objektet e saj në Kosovë ruheshin armë të kontrabanduara – akuza që i mohoi.

Pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, një grup serbësh të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, u strehua në Manastirin e Banjskës.

Dioqeza e Rashkë–Prizrenit atëherë lëshoi një deklaratë duke shprehur shqetësim për “hyrjen e një grupi të armatosur dhe të maskuar me automjet të blinduar që theu portën e mbyllur të manastirit”.

Kisha refuzoi ofertën e institucioneve të Kosovës për të financuar riparimin e dëmeve në manastir.

Radio Evropa e Lirë

Skandal në Diasporë- Ambasada shqiptare në Romë përdoret si degë elektorale e PS-së… – Nga ALBA KEPI

Automjete me targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë mësyjnë Italinë, me lista patronazhimi e forcën e qeveritarit, diplomatë shqiptarë pretendojnë votën për Partinë Socialiste tek emigrantët shqiptarë në Itali.

Madje shkojnë më tej. Në këto ditë  të fundit të afatit kohor për udhëtimin e mbërritjen e zarfeve të DHL në KQZ, automjete me targa diplomatike shqiptare janë ofruar t’i tërheqin zarfet pranë banesave të shqiptarëve në vend të postës private.

Emigrantët shqiptarë me banim në komunat e rajonit Lazios (Rome) si Capena, Montorotondo, Mentana, apo në lagjet romane si Torre Angela, Torre Gaia, Casilina. Grotte Celoni e të tjera në kufij me to, shprehin me shqetësim se një automjet me targa CD0201AA i Ambasadës shqiptare në Romë ka kërkuar takime me familje emigrantësh shqiptarë duke influencuar votën e kërkuar që zarfet e DHL t’u dorëzohen atyre.

Persona të veshur me statusin e diplomatit të paguar për t’i shërbuar diplomacisë shqiptare e ligjshmërisë së kushtetutës që sanksion pavarësinë e strukturave diplomatike të një shteti, janë kthyer në sekserë të votës socialiste.

Të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e me automjete të paguara po nga taksapaguesit shqiptarë, diplomatë e automjete diplomacie udhëtojnë çdo orë e ditë për të “përmbushur” urdhërin e kryetarit të tyre: “Dua 100 mijë vota nga Diaspora!”

Verifikimet e bëra rezultojnë se ky automjet i përket një personi që ka vetëm pak muaj që është punësuar në Ambasadë shqiptare në Romë, pas shumë vitesh që jeton në Itali në një qytezë mjaft të famshme për turizmin botëror.

Faktet e sotme vërtetojnë se ky punësim ka ardhur me detyrën për të punuar për Partinë Socialiste brenda një strukture diplomatike siç është Ambasada.

Burimet bëjnë me dije se diplomati në fjalë ka një bashkëpunim të ngushtë me qarkun e Lezhës e eksponentët kryesorë socialistë në këtë territor; Pjerin Ndreu e Ulsi Manja.

Emigrantët shqiptarë sinjalizojnë se automjeti me targa diplomatike që udhëton nga një katund i Lazios në tjetrin ka si shofer një person që nuk është i punësuar në Ambasadën shqiptare në Romë. Verifikimet e kryera zbardhin se për motive që vetëm ai mund t’i dijë, ka ndryshuar emër në Itali.

Shqetësimi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë është se Partia shtet me forcën e arrogancës që i jep pushtetit bën presion tek familje e emigrantëve për të votuar kandidatët e tyre si dhe dorëzimin e zarfeve të DHL.

Alarm është dhe fakti që marrja e zarfeve nën petkun e “garancisë shtet”, mund të “zhduk” zarfet me vota që nuk figurojnë në listat patronazhiste socialste, por që familje emigrantësh të thjeshtë i dorëzojnë në pamundësi të gjetjes së pikës më të afërt të DHL, apo të kohës që kanë në dispozicion.

Posta Private DHL ka në Itali vetëm disa pika zyrtare shpërndarjeje, e mjaft pika të tjera që kanë autorizimin të marrin dërgesa të saj.

Mungesa e një informacioni mbi pikat e autorizuara favorizon këtë abuzim skandal që denoncojnë emigrantët shqiptarë.

Rastet e denoncuara janë deri më sot në rajonin e Lazios, por asgjë nuk përjashton se ky automjet e personat brenda tij me statusin që i jep targa CD (Corpo Dilomatico) e punësim Diplomat, të njëjtin aktivitet ka kryer e kryen në rajone të tjera të Italisë.

Duke kujtuar kronikën e ngjarjeve mes Shqipërisë e Italisë, po një automjet me targa qeveritare të qeverisë socialiste, sçc ishte ai i Ministrit Sajmir Tahiri u përdor në Itali për të lehtësuar trafikun e drogës për llogari të një grupi të strukturuar mafioz italo-shqiptar i akuzuar për trafikin e 20 milionë euro lëndë narkotike.

Targa diplomatike e veshja diplomatike lehtëson lëvizjen, eviton kontrollet e në këtë rast me sa duket ka marrë dhe statusin e militantit socialist në Diasporë.

Partia shtet e shteti Parti është në aksion politik jo vetëm në administratë e ministri por dhe në Diplomaci.

Emigrantët që sinjalizojnë këtë fakt me të drejtë shprehin me shqetësim: “Derisa përdorin me kaq prepotencë statusin e diplomatit për të kërkuar e i dorëzuar votën, kush mund të thotë se nuk shkojnë dhe më te për ta marrë këtë votë, qoftë me para o me kërcënim, qoftë me premtime apo favore personale”.

VIDEO- Luftime të ashpra përgjatë kufirit verior të Ukrainës teksa trupat hyjnë në Rusi

Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, një njësit artiljerësh ukrainas raporton për luftime intensive dhe pohon se luftëtarë koreanoveriorë të Rusisë po pësojnë humbje të mëdha. Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Skandal me votat e diasporës: Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues

Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Ky mospërputhje e hapur ngre dyshime serioze për manipulim të rezultatit dhe hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Skandali i shifrave jo vetëm që kërkon transparencë të plotë, por ka nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e opozitës. sn

Votat e Greqisë ekspozojnë masakrën zgjedhore, 10 me 1 për PS

Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.

Në kutinë e parë të hapur, Partia Socialiste ka marrë 250 vota, ndërsa Partia Demokratike vetëm 43 vota.

Image

Ndërkohë, edhe në kutinë e dytë – e cila përfshin gjithashtu vota të emigrantëve nga Greqia për Tiranën – shifrat janë thuajse identike: 240-250 vota për PS dhe 40-43 vota për PD.

Image

Përqindja mbetet konstante: rreth 14% për PD dhe pjesa tjetër për PS.

Kjo ngjashmëri e pazakontë mes kutive ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një mekanizmi të qëllimshëm të mbushjes së kutive, përmes një inxhinierie elektorale të mirëorganizuar. sn

Kuvendarët që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Pas gjithë asaj që po shohim që 16 here nuk po e përjetojmë sigurishtë mirë. Lind pyetja hipotetike, se cili është ndryshimi ndërmjet shtazëve dhe Parlamentit të Kosovës?Bytha e kryekuvendarve po hedh mut , dhe parlamenti po e pranon! Shumë qytetarë mendojnë se aksioma më e rëndësishme e politikës sot në vendin tonë, është të zhvishesh ose të heqësh pantollonat para një qorjetimi total të njerëzve të cilët po grumbullohen kot, ne Kuvendin e Kosovës .Kjo nuk ishte dashur të jetë arsye e mos sosjës të durimit qytetarë karshi një qorjentimi kaq qoroditës për formimin e organeve të reja .Pak nga largësia gjerat duken më ndryshe dhe shumë më mirë.Prandaj edhe gjykimi ynë për njerëzit të cilët nuk kan asnjë përgjegjësi morale dhe politike është i saktë.Këta mund të përshkruhen së janë turmë bazhibuzhukësh, të cilët as që po e kan dert për shtetin, por e kan dert për pushtetin.Po na krijojnë boshllëqe ligjore , në vend të përqëndrimit në interesat madhore shtetërore dhe nacionale.Mjaftë po durojnë kokat e menquara intelektuale , që të sillën që 25 vite rreth “bythës “ të idiotëve dhe të pandershmeve të politikës.Kjo skenë e teatritë të klounve politikë ishte dashur njëherë e mirë të marr fund.Koha është të bie perdja e maskarallëqeve dhe maskarënjeve të politikës Opozitare.Rrënja e problemit është e vjetër.”Një popull pa shtet është njësoj si muti në shi”-mendim i huzuar.Debati jonë politikë duket ashiqare së nuk ka të bëjë me problemet e zemrës dhe trurit, por me problemet e vitheve.Dhe, këta kuvendarë nuk merzitën fare kur u themi se janë budallenj!Zot ruana nga ata që   duan të na lënë prapa botës demokratike.Këta  po dëshirojnë të ndalin orën e historisë…!

Send this to a friend