….!
Shoku Zhbogar! Winston Churchilli na mëson se e “vërteta e përgjithshme” në politikë të lartë ose diplomaci, nganjëherë është aq e madhe (megalomane), aq sfiduese dhe misterioze ose turbulente, saqë shpeshherë jemi të detyruar ta mbulojmë dhe justifikojmë atë me rrënjë” të ndryshme katrore! Apo, mbase me 1001 të “vërteta tjera me të vogla. Apo jo, shoku Zhbogar!?
Gjithashtu mos harro shoku Zhbogar se në këtë “prizëm të suspektshëm” dhe tepër dubioz, thuhet shpesh se ateizmi ose mosbesimi i përgjithshem janë të arësyeshem dhe të akceptueshem deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi, gjegjësisht, mosbesimi të thellë.
Kjo, sidomos në “suspektin” ose “katalogun e madh” të ligjëve, standardeve dhe kërkesave të pafundme politike, diplomatike, administrative, juridike dhe të tjera të “burrave të fortë” të Brukselit (si shoku Zhbogar nga Sllovenia!) në adresë të shtetit dhe qeverisë së Kosovës për t´u anëtarësuar ose aderuar në BE ose UE etj.
Mbase, si ligje, kërkesa dhe standarde të dyfishta….!
Për të mos thënë këtu si gogol ose karrem politik ose diplomatik të “administrates së lartë” burokratike dhe politokratike në Bruksel në adresë të shtetit dhe qeverisë kosovare për vazhdimin e “të të ashtuquajturit “dialog teknik” në relacioni Kosovë-Serbi ( plus e ashtuquajtura ” gjykata speciale”) ! E cila në rastin konkret nuk është asgjë tjetër pos një “traktati të sofistikuar” antishqiptar ose antikosovar me kompromise, koncesione dhe beneficione të njohura politike, teritoriale, administrative, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë . Po, po shoku Zhbogar….!
Kjo edhe përkunder asaj se populli ose shteti serb (nën regjimin kriminal dhe gjakatar të Milloshevicçit, Sheshelit, Arkanit,Nikoliqit etj.) -gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë kryer krime, masakra, gjenocit, etnocid , kulturocid dhe urbanocid të egër dhe tepër primitiv në Kosovë. Dhe, jo vetëm në Kosovë. Apo ” jo” shoku Zhbogar!
Duke i vrarë, përndjekur, plaçkitur, djegur, shkatërruar dhe masakruar në këtë vorbull me mijëra qytetarë të pambrojtur (civil ) shqiptarë në Kosovë. Kryesisht gra, pleq dhe femijë të pambrojtur ose duarthatë. Madje, shih ti! Duke i vrarë dhe masakruar fëmijet (fatosat) shqiptarë akoma pa lindur! Në embrionin ose në barkun e nënave shqiptare, shoku Zhbogar!
Ato plagë akoma vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme individuale dhe kolektive të çdo shqiptari, shoku Zhbogar nga Sllovenia mike!
Ndaj, t´u imponosh ose kërkosh sot shqiptarëve të Kosovës kompromise ose koncesione të ndryshme (përmes ligjeve, diktateve ose standardeve të dyfishta )- ndaj Serbisë! Vërtetë të ngjan në “punë Sizifi”. Për të mos thënë këtu në blasfemi, demagogji dhe hipokrizi të madhe politike dhe historike shoku Zhbogar!Por…!
…!
Mëqe fjala mbi ish kryeministrin britanik, Winston Churchill (Uinston Çurçill) dhe zhvillimet e dikurshme dramtatike dhe tektonike gjatë Luftës së Dytë Botërore: Në vazhdim ia vlen të rikujtohet fakti se pas “traktatit të fshehtë” mes Stalinit dhe Churchillit dikund në vlugun me të madh të Luftës së Dytë Botërore: Asokohe ishte vendosur që t´i jipeshin ndihma dhe mbështetje të gjithëmbarshme ushtarake ( luftarake), teknike, materiale, logjistike e tjera qeverisë serbe në mërgim! Apo ” jo” shoku Zhbogar!
Kjo menjëherë pas takimit të njohur Tito-Subashiç në Vis të Kroacisë në vitin 1944 ! Ku me mbështetjen dhe trysninë e përbashkët britaniko-sovjetike, do të vendosej dhe propozohej edhe zgjedhja ose emrimi i dekretuar ( lexo: me dekretin paraprak të Stalinit dhe Çurçillit ) i Drazha Mihajlloviçit ( kryeçetnikut dhe kriminelit të njohur serb që luftonte dhe angazhohej asokohe për Serbinë e Madhe… Duke i prerë në fyt, vrarë dhe masakruar shqiptarët dhe popujt tjerë joserbë!!!)- në funksionin e ministrit të Mbrojtjes ose të Luftës në qeverinë e atëhershme serbojugosllave gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë prizëm, të njohura gjithashtu janë ndihmat dhe mbështetjet e fuqishme ushtarake, politike, materiale, ekonomike dhe të tjera të vendëve të ndryshme anëtare të ish “Antantës se Madhe” ( plus Rusisë etj:) ndaj Serbisë në luftën ose frontin e njohur të Selanikut ( 1918) si dhe në luftëra dhe konflikte të tjera botërore ose ballkanike! Kundër popullit shqiptar -sidomos shoku Zhbogar!
Gjithashtu, të njohura dhe shumë të freskëta janë edhe kujtimet e hidhura mbi dhunën dhe masakrat e egra të soldateskës serbo-malaziase në Shqipëri gjatë tërheqjës së tyre kapitulluese ose disfatiste nepër teritorin e shqiptarë gjatë vitit gjatë vitit 1915 etj. Mos harro!
Ndryshe nga kjo, shoku Zhbogar, gjithashtu mos harro se pas nënshkrimit të “traktatit të miqësisë dhe ndihmës reciproke” me ish Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1941, madje takimit të njohur Tito- Churchill në Caserto me 12 gusht të vitit 1944, si dhe depërtimit të ushtrisë se kuqe ruso-sovjetike ne Hungari, Rumani dhe në vende të tjera juglindore ose ballkanike gjatë vitit 1945: Shumica e çetnikëve ose kriminelëve të ndryshëm serbË i kishin z´deshur ( ndryshuar) uniformat e tyre çetnike. Për t´i ndërruar ose zëvendësuar ato me uniformat e ” partizanëve” të Titos, Kardelit etj. Si dhe për t´u futur dhe inkorporuar ( inkriminuar) dikur me vonë në pothuajse të të gjitha poret ose nivelet e mundshme të regjimit të atëhershëm serbojugosllav ( të Josip Broz Titos, Eduard Kardelit, Stane Dollancit, Aleksander Rankoviçit etj.)-menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për t´i vrarë, burgosur, përndjekur, arrestuar ose internuar shqiptarët dhe të tjerët që nuk mendonin askokohe si Titoja, Kardeli, Rankoviçi etj. Mos harro, pra, shoku Zhbogar!
….!
Se këndejmi, pos në traktatët dhe konferencat e ndryshme antantiste, pentarkiste etjera..si ” Kongresi i Vjenës” me 1815, “Kongresi i Berlinit” ose “Traktati i Shën Stefanit” me 1878, “Konferenca e Ambasadorëve” të Londrës me 1913, “Traktati i Versajës” me 1918-1919 etj. Hartat, gjegjësisht, historitë dhe “gjeografitë e reja” politike, ushtarake, konjukturale, ideologjike dhe të tjera … Si duket, atëherë ( apo, mos ndofta, njëherë e përgjithmonë?!)- u skicuan, hartuan ( vizatuan) dhe vendosen dikur tjetër? Përkatësisht, në Marinën luftarake britanike “Prince of Welles” gjatë vitit 1941. Kur ishte firmosur atëbotë “Karta e Atlantikut” në mes Churchillit të Britanisë se Madhe dhe Roseveltit të SHBA-së , për t´i ndihmuar ushtarakisht ish BRSS-së dhe Stalinit ( plus Titos etj.) gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe kështu me radhë. Apo, mos ndofta, në “Konferencën e Kazablankës” ( Marok) dhe të Teheranit ( Iran) gjatë vitit 1943, në “Konferencën e Jaltës” ( Rusi) dhe të Parisit ( Francë) të vitit 1945 dhe të tjera ?…Kush e di! Apo jo, shoku Zhbogar!
Në të kundërtën, edhe përkundër platformës dhe një filozofie të përbashkët në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. E ashtuquajtura “arkitektura” ose “infrastruktura e përbashkët evropiane”, ndonëse e lindur si ide apo si projekt i përbashkët dhe vizion në “Traktatin e Brukselit” gjatë vitit 1948 dhe kështu me radhë. Në strukturën ose substancën e saj, ndodhet e ngritur dhe projektuar pikërisht mbi “bazat” ose “themelet” e ndryshme borgjeze dhe ekskluziviste “urbi et orbi” të “Traktatit te Versajes” me 1919 dhe të ngjashme.
Apo,mos ndofta në formë konsensusesh, koncesionesh ose kompromisesh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera ndaj vendeve ose popujve të ndryshëm “artificial” ose johistorikë që kishin ” lindur” ose ishin projektuar dikur nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, kolonializmit etj. Kush e di, shoku Zhbogar!
Ndërkohë që në “buzëmbrëmjen” ose “muzgun e parë” të parafillimit të Luftës së Parë Botërore, kur imperializmi ose i ashtuquajturi ” liberalizmi i lartë” imperial, kolonial ose gjysemkolonialist, e kishin arrirë si të thuash ” zenitin” ose kulminacionin e tyre. Asokohe dy të tretat ( 2 / 3 ) e popujve dhe vendeve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësorndodheshin nën sundimin, kontrollin, dominim dhe monopolin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. Edhe Sllovenia dhe Sllovakia, shoku Zhbogar!
E deshifruar ose dekoduar ndryshe, gjegjësisht, me formulën ose shifrën e njohur të faktëve dhe realiteteve të njohura politike, historike, ushtarake, shtetërore, nacionale etj. Kjo donë të thotë se deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma po vazhdonte të shkruhej, skicohej ose formulohej në kuader të të ashtuqajturit “rrethit vicioz” ose “ekskluzivist” të fuqive të dikushme koloniale dhe imperialiste ( plus Rusisë dhe Turqisë) kur slovenët, sllovakët dhe të tjerët , asokohe quheshin ” popuj artificial” ose johistorikë.
Kjo sidomos atëherë kur historia jo rrallë herë është imponuar si ” gjeografi politike” ose anasjelltas.
Apo, mos ndofta ” jo” shoku Zhbogar!
Komentet