VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT” në Panairin e Librit në Paris

By | March 15, 2019

Komentet

Nobelisti Montale dhe bashkëkohësit e tij shqiptarë të viteve 30 – Nga Sejdo Harka

 

Eugenio Montale është një nga poetët dhe kritikët  letrarë e muzikorë italianë, që i dha  poezisë dhe kulturës moderrne botërore të shk. XX,fizionominë dhe bukurinë e shpirtit të tij poetik. Duke ecur në rrugën e shkollës së klasicizmit modern  ekspresionist të poetëve me famë botërore Eliot dhe Bodler, ai futi në poezinë e re italiane pathosin grotesk dantesk,n ë të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, por veçanrisht  në përmbledhjen poetike “Rastet”. Aftësia e tij  e rrallë shfaqet më dukshëm në faktin se si  ai,një copëz jete nga  realiteti i kohës,në dukje e parëndësishme, e paraqët si mundësi të jashtëzakonshme shpëtimi.E.Montale u lind ne Gjenevë ,më 12 Tetor  të vitit 1896,në një familje te madhe me 6 fëmijë,me një gjëndje të mirë ekonomike. I ati i tij,Domeniko,ishte drejtues i një firme të njohur private. Pasi mori mësimet e para në vendlindje,u regjistrua në një shkollë teknike. Në vitin 1915 u diplomua ekonomist. Më pas filloi të studionte për kanto, ku mbaroi me rezultate të larta.Por,nga që nuk mundi të gjejë punë në profesionin e tij, u detyrua të punojë në firmën e të atit. Në vitin 1918 doli vullnetar në frontin çlirimtar,ku u gradua toger. Ishte koha,kur Fashizmi po forconte pozitat e tij.Në vitin 1920 u njoh me 16 – vjecaren Anna Degli,e cila do të bëhej muza e shumë poezive të tij erotike.Krijimtaria e tij zë fill me disa artikuj studimorë kritikë. Por ajo që e përcaktoi  rrugën e tij drejt krijimtarisë së mirëfilltë artistike, ishte fillimi i vitit 1925,kur Montale,ende tepër i ri ,botoi përmbledhjen e parë poetike “Ossi  di seppia”. Në vitet 1927 -1928 punoi  në një shtëpi botuese në Francë,ndërsa në vitin 1929 emërohet dreitor i  kabinetit të një institucioni të rëndësishëm historiko-kulturor fiorentin.Më 1933 njihet me vajzën amerikane Irma Brandeis,së cilës i përkushtoi vëllimin poetik “Rastet”. Edhe pse mes tyre ka pasur më shumë ndarje sesa bashkim,ai do ta cilësonte atë “gruaja ëngjëll”.Në të njëjtën kohë Montale dashurohet edhe me Drosella  Tunzi-n. Në dhjetor të vitit 1938,ai u pushua papritur nga puna,prandaj filloi të merret me përkthime në  gjuhën angleze.Në vitin 1942,shtëpia e tij në Gjenevë, rrafshohet bashkë me gjithë biblotekën e tij shumë të pasur. Në vitin 1943 botohet përmbledhja e tij më cilësore me poezi “Bufera”, e cila fatëkeqësisht u ndalua menjëherë,sepse binte ndesh me filozofinë fashiste.Për të luftuar kundër Fashizmit, për pakë kohë,ai  bëhet anëtar i Partisë së Veprimit.Ndërsa në vitin 1948, filloi punë si redaktor në gazetën më të njohur italiane “ Corriere della sera “ .Njohja me poetin e madh, Eliot-in dhe  poeteshën e re Maria Luisa Spozioni,me të cilën do të krijonte një lidhje dashurie,ndikoi  ndjeshëm për krijimin e poezive të tij më të bukura.Në vitin 1969 ai botoi librin publicistik me reportazhe “Në kohën tonë”.Montale,me kohë,do të bëhet i njohur edhe me ditaret e papërsëritshme,të cilët, për çdo vit do t’i botonte si libra më vete.Për veprimtarinë e tij të dendur shoqërore dhe për talentin e tij të rrallë e shumëplanësh në disa fusha të krijimtarisë artistike e letrare, ai do të nderohet me shumë stimuj e çmime të larta.Por ato,që  do ta bënin të pavdekshëm, janë titulli i lartë “Senator i përjetshëm” (1972), dhe çmimi i madh “Nobel”për letërsi (1975),i cili iu dha me ndrim të madh në Stokholm.Edhe pas marrjes së këtij çmimi të rrallë, Montale,krahas krijimtarisë së dëndur poetike, botoi dhe libra me studime kritike, si ai me titull “Vepra në vargje”.Ai ndërron jetë më 12 Shtator të vitit 1981 dhe varroset me nderime të mëdha,pranë bashkëshortes së tij,në rrethinat e Firences,në prani të Presidentit te Republikës Italiane të kohës,Petrini.Pyetjes së gazetares suedeze Marta Larson, drejtuar Montales një ditë para marjes së Çmimit” Nobel “:”Çfarë mesazhi  i dërgoni  ju botës me poezitë tuaja”, ai i përgjigjet thjesht dhe shkurt:”E mira është të mos japësh mesazhe. Poezia ,për mua, është ftesë për të shpëtuar”.E megjithatë, nga brendia e vargjeve të Montales burojnë mesazhe të fuqishme me vlera  mëdha universale për  shpresën dhe lirinë,për ëndrrat dhe shoqërinë.

Montale dhe bashkëkohësit e tij shqiptarë të viteve 30

Kur lexon poezitë e Montale-s,natyrshëm  të lind pyetja:”Ç’i  bashkon dhe ç’i ndan poezitë e tij  nga ato të bashkëkohësve shqiptarë si Ernest Koliqi, Lazgush Poradeci,Migjeni ,Gjergj Fishta …?Po t’i vështrosh nga brendia ,ato i bashkon  problematika dhe fryma e kohës,por i ndan këndvështrimi që mbajnë  poetët shqiptarë të atyre viteve,ndaj realitetit ,në raport me kohën.Kështu,Koliqi, duke e konsideruar gjuhën si  tiparin kryesor,që e dallon një komb nga një tjetër ,i kushton rëndësi të veçantë  përponimit stilistik të gjuhës ,nëpërmjet krijimit të modeleve të përsosura stilistike tingëllimash, elegjish dhe tercinash.Brenda krijimtarisë së Koliqit, duket qartë se sytë i ka në të shkuarën, ndërsa mendjen në të tashmen,me një të ardhshme të ndryshueshme.Migjeni,si poet i këndvështrimit të ashpër kritik dhe adhurues i lirisë,lufton të çlirohet nga vargu i mbyllur,për të lëvruar vargun e lirë.Kurse për Poradecin ,e shkuara,e tashmja dhe e ardhmja janë kohët ciklike që shkrihen në trillin e unit poetik.Tek bashkëkohësit shqiptarë, sendet dhe qenjet shpirtërore sa kanë filluar të personifikohen e metaforizohen,sepse qëllimi kryesor i poetëve ishte zbulimi lakuriq i realitetit të hidhur.Montale, nga që në ato vite, kur Shqiperia  ishte zhytur në detin e mjerimit dhe paditurisë,nuk mundi të përhapej e kuptohej mirë, edhe për faktin se poezitë e tij,për  herë  të parë në Shqipëri   hyjë  në vitin 1939.Elementet e ndikimit të poezive të Montale-s  mbi letërsinë shqipee,për herë të parë do të shfaqen në poezitë e Z.Zorbës.Por ndikimi i tij i dukshëm,  u vu re vetëm në poezitë moderrne të  autorëve të viteve të fundit.

            Poezia e Montale-s,poezi  e mundësisë së jashtëzakonshme të  shpëtimit dhe shpresës

Një nga kryeveprat e Montales është përmbledhja poetike “Rastet”,përkthyer dhe hedhur në qarkullim kohët e fundit nga shtëpia botuese “Pegas”.Ky cikël poetik shfaqet para lexuesëve,si një fanitje e “ëngjëllit shpirtëror”.Sipas kritikës italiane të kohës, ky vëllim paraqitet si një korpus këngësh dashurie,ku mes imazhit të  tri femrave lartësohet ajo,që poeti e quan “gruaja ëngjëll”.Brendia e këtyre poezive është quajtur “rrefim i zaptimit të pamundur dhe i vrapit të kohës së ndaluar”.Naracioni poetik i poezive të Montale-s,herë mer rrjedhën e një ditari udhëtimesh,e herë natyrën e një blloku shënimesh,ku përshkrimi i një takimi të befasishëm, përfundon papritur në një ndarje të dhimshme.Gratë paraqiten si dredharake dhe në çdo çast, me mendje të ngritur.Por,nga që s’ndahen dot nga çastet e bukura të dashurisë e ngacmojnë poetin me kujtimet e tyre plot mbresa.Është kjo arsyeja kryesore, që i bën poezitë e nobelistit të kthehen në një ngërç mes emocionit dhe arsyes,mes reales dhe shpirtërores së mjegurllt.E vërteta për poetin nuk është kurrë absolute,por vetëm një e vërtetë e përpiktë.Gadishmëria për të përshkruar copëza realiteti, i jep atij mundësi për të gjetur shtegun e së vërtetës.Në poezinë e tij me tipare elotiane, “Në shi”, ku jeta zgjohet,naracioni jep idenë,se mes njeriut dhe botës nuk ka harmoni të plotë.E pazakonshmja i fal “unit”një vetëdie të kthjellët mbi, “ zbrazdësinë që e pushton”.Sipas kritikut Ponelo,poezitë e Montale-s, janë një peizazh i bukur sendesh konkrete,ku gjejnë shprehje ndjenjat e poetit për të fluturuar drejt shtegut shpëtimtar.Në poezitë e Montale-s, lexuesi gjen shpëtimin e vetes.Ndërsa përkthyesja Mimoza Hysi, poezitë e këtij autori,i konsideron si një ftesë të sinqertë, drejtuar njerëzimit për të shpresuar.Ciklii i parë i poezive të Montale-s, që përbën bërthamën tematike, është shkruar në formën e një ditari udhëtimesh,mbushur me ndjesi peisazhike.Poezia “Ballkoni”, me të cilën nis përmbledhja e dytë e krijimtarisë së tij, ngjan shumë me poezitë e Botler-it.Në brendinë e tyre, të bie në sy shkëputja prej palëvizshmërisë së natyrës.Montale, edhe kur shkruan poezi si ajo me titullin “Vargje të vjetra”,me të cilën ai nis ciklin e parë të krijimtarisë, shkruan me stilin e poezive moderrne të kohës.Me fantazinë e tij,ai tregon se si një flutur nate,me një pamje tepër turbulluse futet papritur në shtëpinë e tij.Lëvizja çoroditëse e kësaj flutue, metaforizon etropinë e pakuptueshme të njëriut, që nënkupton palëvizshmërinë dhe vdekjen,gjë që e gjen shprehjen në vargjet:”Pastaj flutura u kthye brenda zhgullit/nën dhe së bashku/me fytyrat familjare…(28) .Në poezine “Keepsake”, lexuesi njihet me një paradë personazhësh,që tërhiqen zvarrë si zvaranikë pas përmbytjes.Ata luftojnë, që botën ta ndërtojnë për një çast të vetëm.Në poezi të tilla pasqyrohet njëtrajtshmëria e jetës që ngjyroset vazhdimisht prej vdekjes,sepse pulson prej njekohësisë së zbrazët.Në poezinë “Karnavalet e Gertit”,autori nxjer në pah natyrën e dyfishtë të kontraditave të kohës.E vetmja rrugë shpëtimi nga ky burg, janë ngjarjet e paparashikueshme të jetës, që brënda ruajnë forca shpëtimtare.Prandaj Montale i bën këtë thirrje njëriut:”Kthehu tek udha ,ku bashkë me ty trishtohem/kthehu tek pranverat, që nuk lulëzojnë”!(45) Një poezi tjetër e bukur e Montale-s,përmes së cilës ai përçon filozofinë e tij antirraciste,është ajo me titull “Dora Markos”. Në qendër të brendisë së saj qëndron figura e një gruaje austriake, që ka ekzistuar vërtet,por vetë nuk e ka takuar kurrë.Për shkak të orgjinës rracore të saj,hebraikja, Dora, përfshihet në një tragjedi.Ajo është e dyzuar, mes nevojes për të mbrojtur identitetin e saj të nëpërkëmbur dhe ndjesisë së shtypjes,që i vjen prej historisë kontradiktore familjare.Për të shprehur dhimbjet për fatin e keq të kësaj gruaje, autori shkruan:”Nuk di si mund të mbahesh ende,kaq e dërrmuar/me këtë liqen shpërfilljeje në zemrën tënde/ndoshta shpëton nga ndonjë hajmali”(58).Në poezitë erotike të këtij autori, figura e femrës vishet me tiparet kalorsiake.Të dashurës, që e ka humbur, ai i drejtohet me vargjet:”Ti e di,duhet të të humbas, por nuk mundem”.Në një nga poezitë më të bukura të tij “Eklips”, ndryshimi dhe përsëritja,edhe pse duket sikur kundështojnë njeratjetrën, shkrihen me njëratjetrën në një proces të pakthyshëm.Për poetin,çastet kuptimplote të jetës, nuk mund të përsëriten,e megjithatë, jeta vazhdon brejtjen me përsëritjen e të njejtës gjëje.Gruaja engjëllore, që dashuron poeti, edhe pse ai shijon imazhin e saj ëngjëllor, mbetet tokësore,edhe pse  për një çast frymëzimi, ai nuk e kupton se ç’është ajo në të vërtetë:”Grua, apo re,ëngjëll apo Zgalem”.Në këtë poezi përplasen dy kohë të kundërta : “drita e parë e agimit dhe hija e parë e mbrëmjes”.Një nga poezitë me brendi të thellë surealiste, është ajo me titull:”Mos e prit,o gërshërë atë fytyrë”,ku shkrihen lutja me urdhrin, që i drejtohet kohës, që kërkon të fshijë nga mendja edhe kujtimin më të rëndësishëm,atë të “gruas ëngjëll”,që dashuron marrëzisht.Në poezi të tilla,tepër metaforike “Një tingull bliri/bisedon me zulmet e lisit të ri”.Kujtimi në poezitë e Montales kthehet në humbje dhe rënie,që lufton të brejë tërësinë e realitetit.Poeti e quan të ikur atë kohë. Tashmë edhe shkëmbi ka humbur pas bregut të thiktë.Poezia “Në shi”, një nga më të bukurat e ciklit të katërt,bën objëkt përshkrimin e personazheve surealistë.Në të ai tregon se si e zuri një rrebesh shiu,i cili vërshon drejt shtëpisë,ku dikur ka jetuar gruaja që ka dashur.Furia e rrebeshit duket sikur burgos brenda serash, jo vetëm bimët, por edhe kujtimin e gjallë të dashurisë për të.E tashmja paraqitet si pengesë, që e largon prej emocionit, ndërsa prania fizike i rikthen rrahjet e zemres.Në poezitë erotike të Montale-s,shpesh fantazma femërore, herë shfaqet, herë zhduket papritur,ndërsa terri i mbrëmjes, mistikisht vesh grahmat e fundit të perëndimit.Në poezinë “Përkime”,në çastin kur mjergulla shpërndahet,dëgjohet kënga e qukapikut që paralajmëron një ngjarje të jashtëzakonshme, e cila sjell trishtimin dërrmues të vjeshtës së thatë në shpirtin njerëzor.Në çast i shfaqet misteri i një femre,që s’arrin dot të shpjegojë profetësinë e shfaqjes së saj magjike.”Elegjia e Piko Farnezos” është një gërshetim bodlerian i imitimit të një besimi primitiv me gjykimin laik dhe racional të unit poetik.Edhe pamja e qytezës Piko, është arkaike.Rreth kësaj qyteze shfaqen njerzit “dhi”,të kohërave të thella diktatoriale.Në poezinë “Kthim” rrëfehet për një kthim të dyfishtë, atë të unit poetik dhe të figurës femërore.Kjo qytezë e vogël kthehet në ferr,ndërsa femra në fantazëm me kafshimin e zi prej tarantele.(154)Cikli i poezive “Lajme nga Amiata”, është shkruar në formën e një letre.Brendia e saj e shndërron këtë hapësirë fshatareske në “hoje blete”të gdhedur nga zgafellat ujore,ndërsa më poshtë zënë vend skenat e errëta të fshatrave të kohës, ku përpara të shfaqen”gomarë të zinj” dhe kolibe të errta.Në këto çaste poeti lutet mistikisht të fryjë veriu, që të pastrojë qiellin,për të çliruar “unin” e tij nga skllavëria.Por çuditërisht, pas kësaj lutjeje të çiltër,i afrohej njëkohësisht edhe jeta,edhe vdekja.Për nobelistin Montale “ Jeta/që të kthen në përrallë, është ende veç një grimë”.Prandaj ciklin e poezive të tij e përfundon me vargjet groteske:” Oh pikëllim, që zbret mundimshëm/nga kolibet e errta/koha e bërë ujë/me të vdekurit e ngratë/era që vonon,/vdekja që jeton”!(165).Për vetë natyrën e thellë ekzistencialiste dhe tepër magjike,krijimtaria poetike e nobelistit Eugenio Montale,i ngjan një aezbergu,që drejtpërdrejt shfaq vetëm majën,e cila  të vë në lëvizje trurin e fantazinë për të zbuluar madhështinë e nënujshme të “aezbergut” poetik.

Koncert në Gjenevë me artistë shqiptarë e zviceranë e të ftuar speciale artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko

Të shtunën më 6 prill ora 19:30

në aulën e shkollës Boudines,

Rue des Boudines, 10, 12 17 Meyrin

ju ftojmë në një koncert me artistët shqiptarë e zviceranë Marco Zapa dhe Lir Kryekurti

që do të paraqiten me një repertor shumë të pasur

të këngës në shqip, italisht, frëngjisht dhe anglisht.

E ftuar speciale e koncertit do të jetë artistja e mirënjohur Mimoza Nazarko.

HIRI NË MËNGËT E KUJTESËS – Recension nga ATDHE GECI

Libri i poetit çam Xhemil Lato „Njeriu vritet nëpër njeri“, është një thirrje zemre, një prekje shpirti, një çarje dhimbjesh e betejash nga më tragjikët. Kjo jetë s´është dhe aq e bukur, lexoj në nëntekst të librit. Jo gjithçka është në rregull, jo përgjithçka duhet të themi po. Do të jetë një vejushë, ajo që mbledhë kokrra nën ulli,…Ujët ngaherë do të vritet nëpër gurë, e njeriu do të vritet nëpër njeri shprehet poeti Lato në poezinë famëmadhe, të pagëzuar, „Gjithmonë“.

Hiri në mëngët e kujtesës të poetit Xhemil Lato, shprehë përjetësinë e gjuhës së vargut, gishtrinjtë e gjakosur të së bukurës, vrajat në shpirtin e papushtuar të poetit. Libri i poetit Xhemil Lato, „Njeriu vritet nëpër njeri“, është një titull tragjedie, është një dhimbje që shkon poshtë rrënjëve të shtëpisë, dhe thellë pemëve të gjakut, aty këtu të shprishur. Me sa e kuptoj unë poezinë, „Njeiu vritet nëpër njeri“, është një dramë që vazhdimisht përgjak!..

Hiri në mëngët e kujtesës së poetit Xhemil Lato, është pjesa më tragjike e poetit. Njeriu im i mirë, kurrë nuk të kam thënë s´e këta thonj aq të ashpër në gishtërinjtë e mi të përgjakur do ta zënë për fyti Greqinë, jo për ta mbytur, por për t´ia rimarr tokën time mijëvjeçare, tokën e prindërve të mi. Unë Xhemil Lato, dhe familja ime rebele kemi bërë një pakt me Pirro Burrin e Epirit, Zeusin,  Priamin e Trojës, Akilin dhe Hektorin e „Iliadës“ dhe me papë Eleuterin e Çamërisë, dhe mbretër pellazg, që „Njeriu të mos vritet nëpër njeri“.

Bota ime e zemëruar, pyes; a e di çfarë përgjakje emocionesh ndjej kur i shoh  dhitë që i hollojnë brirët në gurë varresh pa zot. „Njeriu vritet nëpër njeri“ është poezi zemre dhe shpirti, për të gjithë ata që i trokasin heshtjes së shurdhuar. Unë kurrë s´do ndalem së kërkuari Çamërinë thotë poeti Lato. Mos e vrisni atë grua, ajo rrënjët i ka në shtëpi tek nëna e vërbuar në pritje. Do të vemi,…tek nëna, ta puthim thinjë për thinjë, e ti marr pak frymëmarrje qiellit. Eh, sa e vogël është shtëpia e poezisë, por gjëmën e ka të madhe.

Në Çamëri shprehet poeti, kam të pavarrosurit e një shekulli, atë grua që u thashë mos e vrisni. Eh, po ta dija gjuhën e ferrave, të barit, të gurit, e të ullirit, do bëja një poemë më famëmadhe se jeta e të gjitha jetëve. Por poeti Xhemil Lato, tamam, si një mjeshtër i figurës dhe i metaforave shpërthen; Njerëz që vriten nëpër njeri, bëhuni gati, prini, se edhe urtësia vjen një ditë edhe shurdhohet, e të zotin e vet e vret, si dheu i një varri që bie nga harrimi.

Atdhe, unë jam në dhimbjen time edhe kur at´nuk e lexoj. Njeri, shprehet poeti, jemi në kohën tonë, dhe jeta jonë ende ecën përmbys. Lufta për liri është shpikja më gjeniale e njeriut. Ajo shpikje mbetet shpresa jonë. Urime Xhemil Lato, për këtë libër të shkëlqyer,  për këtë vlerë të veçantë kombëtare. Sukses mik! Shëndet dhe krijimtari autorit!..

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

“SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT” në Panairin e Librit në Paris

Në Panairin Ndërkombëtar të librit në Paris, që u hap pardje, ka gjetë vend edhe romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (QUI REISTE A LA PESTE RESISTE AU DIABLE), i botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmattan” në përkthimin e Odette Marquet.

Romani i Buxhovit në frengjisht ka pasur dy promivime të sukseshme në Paris si dhe tri ribotime brenda një kohe të shkurtër në Francë.

Në Panairin e Librit, autori Buxhovi, është prezentuar në stendën e botuesit parisien “L’Harmattan”, bashkë me autorët tjerë shqiptarë të përkthyer nga ky botues me renome botërore: E. Basha, A. Vinca dhe I. Zajmi.

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i botua në vitin 1982, krahas dhjetra ribotimeve, është përkthyer edhe në sllovenisht (1990), serbisht (1986) dhe është në përkthim e sipër edhe në italisht dhe anglisht.

Fotografia e Jusuf Buxhovi

Fotografia e Jusuf BuxhoviFotografia e Jusuf Buxhovi

RIPËRTRIHET KLUBI LETRAR “GJON NIKOLLË KAZAZI” NË GJAKOVË – Nga Tahir BEZHANI

Të rejat nga Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës

Pas një amullie që dominoi kohë të gjatë në Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, nga data një mars të këtij viti, të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar do të ndihen mirë me lajmin se brenda këtij klubi, u bë një riorganizim i brendshëm, me krijues potencial, që janë të gatshëm që të bëjnë më të mirën për klubin dhe Mitingun e Poezisë famëmadh në trojet shqiptare, për Gjakovën si djep i kulturës në përgjithësi, e asaj letrare në vacanti.

Kryesia e punës: nga e majta, Engjëll Berisha, Agim Byci, Masar Kupa dhe Muharrem Kurti.

Për këtë arsye, mbrëmë, rreth orës 18-të, në sallën e Bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, u mblodh Kuvendi i Klubit letrar, ”Gjon Nikollë Kazazi”, me të cilin rast u formua kryesia e punës nga anëtarët më të vjetër, si z. Masar Kupa, pjesëmarrës në themelimin e Klubit dhe të Mitingut në vitet 60-ta, Agim Byci dhe Engjëll Berisha, si pasues të këtij aktivitetit shumëvjeçar.


Anëtarësia e Kuvendit

Zoti Masar Kupa, foli për historikun e Klubit dhe vështirësitë që përjetoi gjatë okupimit klasik nga pushteti serb, por edhe për ecjen krenare e krenarinë që lanë poetët e mëdhenj, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Teki Dervishi etj. Agim Byci, nga kryesia e punës, fjalën ia kaloi z. Engjëll Berisha, i cili raportoi me ndjesi për periudhën e kaluar mes dy mandateve, ku pati mjaft vështirësi të natyrave të ndryshme, por, megjithatë, një kontinuitet u mbajt për të mbijetuar, falë njerëzve entuziast të fjalës së shkruar dhe vullnetit të mirë.
Pas raportimit të pikës së parë të mbledhjes, raportit nga z. Engjëll Berisha, kryesia e punës kaloi në pikën e dytë, plotësimi i Kryesisë së Klubit Letrar me dy anëtarë të rij dhe zgjedhja e kryetarit të Klubit “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Për këtë qëllim, duke u bazuar në Statutin e punës, zgjedhja u bë e fshehtë për dy anëtarë të Kryesisë së Klubit.

Duke aplikuar plotësisht Statutin e Klubit, pas votimit të fshehtë, Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, iu bashkëngjiten dy zonja të merituara, të dëshmuara me punën e deritanishme në fushën e letërsisë dhe aktiviteteve të tjera. Pra, z. Migena Arllati dhe z. Vjollca Kuqi, fituan besimin të jenë anëtare të Kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Pas formimit të kryesisë, Kuvendi dhe Kryesia, së bashku, u pajtuan që të zgjedhet edhe kryetari i këtij Klubit Letrar. Me propozimin e z. Muharrem Kurtit për kryetar të letrarëve të Gjakovës, pa asnjë mëdyshje, anëtarësia e gjerë e Kuvendit dhe Kryesia e këtij Klubi, dhanë votën e tyre, duke përshëndetur me aklamacion.
Z. Muharrem Kurti, tani e dyzetë vite është pjesëtar aktiv i klubit, kryetar, antar i Kryesisë në shumë mandate, poet e prozator i shquar, njeri me prestigj dhe përkrahje të qytetarëve, profesor i Gjuhës e letërsisë shqipe në Gjakove, është personi më adekuat për ta udhëhequr kulturën letrare të një qyteti, si është Gjakova.
Vlen të ceket se z. Kurti, para ca ditësh, pati dhënë dorëheqje nga Kryesia e Klubit dhe vet Klubi Letrar, si protestë për mos kënaqësinë e asaj amullie që ishte prezent disa vite me radhë. Por Kryesia e Klubit dhe strukturat tjera, duke vlerësuar punën e tërësishme të zotit Kurti, nuk ia aprovuan dorëheqjen e ofruar.
Poeti Muharrem Kurti, është vlerësuar edhe jashtë vendit tonë. Pos që është i përkthyer në disa gjuhë, ai, para dy vitesh, nga Greqia solli dy mirënjohje ndërkombëtare me vlera të jashtëzakonshme, për të cilat është i njoftuar i gjithë opinioni artdashës.
Kryesisë së re të Klubit letrar, “Gjon Nikllë Kazazi” në Gjakovë, i urojmë punë të mbarë dhe suksese të reja, rikthim në dimensionet e famës së mëparshme, sepse është dhe mbetët si porosi e poetëve të mëdhenj të Gjakovës e kombit tonë, që tani më janë në amshim.

Gjakovë,
Mars,2019 Tahir Bezhani

E bukura, e dashura, sublimja dhe madhështorja në vargje… – Nga Agron Shabani

-Diçka mbi artin letrarë ose poetikë të poetës së talentuar shqiptare, Znj.Myvela Beqiraj-Dërvishaj:

Duke lëxuar, ndjerë (përjetuar), soditur, medituar, studiuar dhe reflektuar në artin letrarë ose poetik të poetes ose krijueses së talentuar shqiptare nga Shkodra, Znj. Myvela Beqiraj-Dërvishaj, më punë dhe qëndrim në Philadelphia të SHBA-s: Pos peshës dhe ekskluzivitetit të të jetuarit në Qytetin historik tè Philadelphiias, apo siç e quajnè disa ‘kryeqyteti historik i shtetit dhe kushtetutès amerikane’, qè nè krye tè herès, sè bashku me shpirtin e njohur samaritan dhe metropolitan tè Znj. Beqiraj-Dèrvishaj, i ndjen dhe pèrjeton nè sfond edhe elementèt ose instrumentèt e njohura dadaiste, alegorike, dualiste, matriksiale, spirtualiste, inkarnative, ataraktive, feministe dhe të tjera qè mund të konsiderohëm si kthim i krijuesès ose artistès kah brendia, intimiteti dhe autenticiteti i saj shpirtërorë, letrarè dhe kulturorë. Dhe, pse jo edhe kthim në brendinë, intimitetin, autenticitetin dhe ekskluzivitetin e saj nacional, gjenealogjik ose strukturlagjenetik të përkthyer, çiltërsuar, floruar ose eksploruar në vargje, në kuptim e shkrimit si art dhe artit letrarë ose poetik si filozofi.
Thonë se mjeshtëri dhe artisti i famshëm italian, Mikelanxhelo Bonaroti në stilin dhe cilësinë e njohur të arkitektit (inxhinierit), disajnerit, dekoratorit dhe eksploratorit të shquar dhe kryesorë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, asokohe ua bëri të qartë njerëzimit ose civilizimit tonë njerëzorë bukurinë, dashurinë dhe hyjninë ose profecinë e brendshme të njerëzve krijues ose inovatorë që i prekin ose arrijnë të lartën.
Kështu është edhe me artin e shkruar letrarë ose poetik në kuptimin e njohur të jetës si art, artit si filozofi dhe filozofisë si art.
Se këndejmi, në jetën ose botën e njohur të krijuesit ose artistit (apo, krijueses dhe artistes), pèrveç dellit (damarit), gjakut, narrativit (narracionit), akribitetit, luciditetit dhe subtilitetit të spikatur krijues ose artistik, ka shumë rëndësi se çfarë familje ka çfarë ambienti jetësorë, shoqërorë dhe familjar ka çfarè lulesh, dekori, poçësh, shandanëdh ose llambadarërsh ka në shtëpi ose banesë, në çfarë vendi dhe qyteti jeton dhe krijon dhe kështu me radhë.
Kjo sidomos tek intelektualet, krijueset ose poetet e çmuara shqiptare me botè dhe vizion si Myvela Beqiraj-Dërvishaj, ku femijët ose pasardhësit e saj si duket paraqesin stolinë ose dekorin më të bukur dhe kryesorë në tryezën e njohur jetësore dhe familjare. Në këtë frymë, si të thuash në të gjitha strofat ose vargjet letrare ose poetike të Znj. Beqiraj-Dërvishaj, femijët janë si lulet që e mbushin dhe ushqejnë vazhdimisht me aromë të këndshme dhe nektar të bukur muzèn dhe shpirtin e poetes. Aty janë edhe tundimet, shpèrthimet, plazmimet, betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike të gjakut të njohur krijues dhe patriotik, palcës dhe limfës.
Ndërkaq, portreti i nënës, bashkëshortes dhe zonjes së njohur shqiptare si permendore ose shtatore e gjallë, të përcjellë dhe shoqëron si të thuash në të gjitha strofat dhe vargjet e poetes Myvela Beqiraj-Dërvishaj. Ndërkohë që në metaforat ose alegoritë e saj letrare ose poetike, si njè udhëtim impresivë dhe tepër intersant me plot e përplot simbole, mesazhe, epose, mite dhe legjenda të cilat i grishin ose gërvishin në sfond shkëlqimet e shekujve dhe historisë së lavdishme të iliro-shqiptarëve: Gjithëçka ose çdo gjë sikur të shfaqet dhe rishfaqet vazhdimisht në kuptimin e shqiponjave dhe atyre lisave të gjatë si të lindurit ose ‘femijët e parë’ në ato troje të panenshtruara të Kastriotit.
Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe kultin e njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroikën dhe dramatikën e njohur shqiptare si një diçka të përbashkët ose tepër analogjike me legjendën e njohur të Rozafatit ose Kalasë së Shkodrës mbi Bunë. Èshtë pra një filozofi e hollë dhe tepër e thellë letrare ose poetike ku e bukura në art vazhdimisht i jep jetë të dashurës, dhe e dashura hyjnores, sublimes ose madhështores. Të pëlqejnë edhe diagramet, epigramet dhe ‘pentagramet’ letrare ose poetike të Znj. Myvela Beqiraj-Dërvishaj. Sintaksa, ritmi, melodia, sintonia ose harmonia e pashoqe e strofës dhe vargut.
U mor vesh se në disa vargje ose poezi të poetes Beqiraj-Dërvishaj, ka plot ritëm, takt dhe sharm mondan ose metropolitan të Filadelfisë (Philadelphias) zulmëmadhe dhe historike….Aty pra ku lindi Kushtetuta e Parë Amerikane (“Ckeks and Balances”). Dhe, pse (përse) jo edhe shpirtë e gjak modernist ose feminist. Ndonëse, edhe performansa, rezonansa, ekskluziviteti dhe delikatesa e vargjëve ose poezive të saj, nuk i lënë asgjë rastësisë. Sidomos brumi (materia), struktura dhe harmonia e përgjithshme gramatikore ose kompozicionale e strofit, rrjeshtit ose vargut.
Do shtuar në fund se muza dhe shpirti i krijuesit ose artistit, nuk plakën dhe nuk vdesin kurrë nè kuptimin e asaj se e bukura, e dashura, e hyjnishmja, sublimja dhe madhështorja në art janë të përjetshme ose gjithëmonë aktuale.
Artin letrarë ose poetik të Znj. Myvela Beqieaj-Dërvishaj e lëxoa (zbulova) dhe deskriptova përmes ‘syrit të tretë’ të facebookut ose interetit. Me vargjet e saj u bëra mik pa e njohur as takuar kurrë autoren e tyre.

Shkrim nga Tropoja: Momente përkujtuese. – ZOG HYSENI, POET E RAPSOD I SPIKATUT I MALËSIË SË GJAKOVËS – Nga Tahir Bezhani

Z. Lulzime Gjyriqi, hapja e programit.
Në sallën e hotelit “Real” në Bajram Curri të Tropojë, me 23. shkurt,2019 u mbajt ceremoni përkujtuese për poetin, rapsodin e publicistin e mirënjohur të Malësisë së Gjakovës, Zog Hyseni,i cili kaloi një vit e gjysmë që iki në jetën e amshuar.
Këtë ceremoni të dinjitetshme e kishte organizuar Shoqata e Shkrimtarëve “Xheladin Gosturani” e qytetit Bajram Curi,me në krye Ali Sylaj.

Kryetari i SHSHK.”Xh.Gosturani”,z. Ali Sylaj.

Në këtë manifestim kulturo-letrar, ishin të tubuar krijues e miq të të ndjerit Zog Hyseni ,nga të gjitha trevat e Kosovës,nga Presheva e Bujanovci, nga Tirana,e sidomos bashkëvendës nga Tropoja, të cilët i kishte për zemër gjithë jetën e tij.
Ishte një ceremoni përkushtuese me dinjitet, organizuar për mrekulli e me shumë respekt për figurën e krijuesit Zog Hyseni.

Publik i respektuar e me kulturë të lartë përcjellë programin.
Sipas programit të fiksuar që më parë,ceremoninë e hapi Lulëzime Gjyriqi,drejtuese e kësaj evenimenti kulto-letrarë,e cila pastaj ia dha fjalën kryetarit të Shoqatës Letrare “Xheladin Gosturani”,z. Ali Sylaj,i ili,pas përshëndetjes së të pranishmëve, lexoi tekstin e jetëshkrimit të poetit e rapsodit,Zog Sokoli. Fjala e Ali Sylaj u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Z.Feride Rrahmani,nrn/kryetare e Bashkisë bajram Curri.

Si zakonisht,në këso rastesh ku bëhet fjalë për krijues të trevës së Malësisë së Gjakovës dhe organizimet letrare,nuk mungojnë figurat e pushtetit lokal,të cilët,moralisht së paku,përkrahin fuqishëm jetën letrare në këtë pjesë të Malësisë së Gjakovës. Këtë ceremoni përkujtuese për figurën e Zog Hysenit,ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë së Bajram Currit,z.Feride Rrahmani,e cila me fjalë të zgjedhura,foli për Zog Hysenin,kulturën letrare në Malësi dhe përshëndeti të pranishmit prezent nga gjysma e vendit tonë të përbashkët.

Nenpref.i Qarkut Kukes,z.Granit Kurmeka,gjatë falënderimit të pranishmëve.
Njëherit,me fjalë të bukura e të përzgjedhura foli edhe Nënprefekti i Qarkut të Kukësit,z.Granit Kurmeka,i cili falënderoj të gjithë krijuesit e Tropojës,të cilët po e mbajnë gjallë jetën kulturore në këtë pjesë të atdheut tone. Me respekt iu drejtua edhe letrarëve nga Gjakova,Peja,Presheva e shumë vende tjera.
Poeti,publicisti e rapsodi Zog Hyseni,la pas vetës pasurinë me vlera të pa kontestueshme,jo vetëm për kohën tonë,por edhe për brezat që vijnë. Dy libra të dala pas vdekjes së tij,”Loti i Burrit”,poezi dhe monografia”Dy anët e kullës me dy anë”,përmbajnë gjithë thelbin e krijimtarisë letrare të Zog Hysenit.

Për librin monografik”Dy anët e kullës me dy anë”,libër voluminoz, kushtuar familjes dhe historisë së Binak Alisë-Mulosmanajve të Tropojës. Për vlerat e kësaj monografie foli recensenti Prof.Dr. Nezir Zymberi,i cili vlerësoi lartë punën shkencore të ndjerit Zog Hysenit dhe rëndësinë e pa tjetërsuar që ka libri në fjalë.

Prof.Dr. Zymer Neziri,recensent i librit”Dy anë të kullës me dy anë”.
Figura e Binak Alisë është një kompleks në vete,ku penda e njerëzve të shkencës ka çfarë të hedhë në letër dhe se me një libër asgjë nuk mbaron me familje Mulsomani të Bunjave,e cila kombit i dha shumë,i dha shtat gjeneralë luftash ndër shekuj,dha hero të kombit pa kursim për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut nga armiqtë e tërbuar.
Kësaj familje,posaçërisht atyre që ranë në fushëbeteja për tokat shqiptare,historia jonë (ne e tjerët pas nesh)iu kanë borxh. Kur nuk lahet borxhi ndaj atyre që falin jetën për atdhe, atëherë ky veprim është krim në vete, i thonë ecje symbyllas pa ditur kah shkojmë….
Për veprën poetike të Zog Hysenit,”Loti i Burrit”,po ashtu botim familjarë pas vdekjes së autorit,foli Can Kucaj,”Veçantit poetike të Zog Hysenit”,i cili dha detale të për poezinë dhe figuracionin e mesazheve te forta krijuese te poetit Hyseni.

Z. Can Kuca,për librin “Loti i burrit” të Zog Hysenit.
Në librin poetik,”Loti i burrit”,Zog Hyseni derdhë gjithë fuqinë shpirtërore krijuese, duke iu ngjeshur vendlindjes e njerëzve të saj, me mallin dhe gjithë dashurinë djaloshare. Si shumë krijues të tjerë,poeti i ndjerë,Zog Hyseni,mbajti mbi supe si samarë gjithë mallin e vendlindjes, dhe kudo që qëllonte, pa Tropojë nuk mund të jetonte. Për këtë arsye, e gjithë krijimtaria e tij,është ngushtë e lidhur për Tropojë.
Gjatë këtij ceremoniali përkujtimor ,pati folës të etshëm për jetën dhe veprën e Zog Hysenit. Ndër të ta ishte edhe miku i ngusht e Zog Hysenit,z.Skender Haklaj i cili rrëfimin e tij ndali te figura e Zog Hysenit si këngëtarë, folklorist,valltarë e deri te grumbullues i folklorit. Pastaj,Gëzim Prengazi, potencoi Zog Hysenin si veprimtarë e humanist shoqërorë.
Gjatë programit,pati edhe recitime nga grupi i nxënësve të shkollave të Bajram Currit,nga krijimtaria e të ndjerit Zog Hyseni,pastaj kënge e valle tropojane. Ndër pikat kulmore,do thosha, ishte momenti kur Gjok Mula,këngëtarë i njohur, këndoi këngën kushtuar Zog Hysenit,e cila nxori lot tek disa të pranishëm, krijoi emocione….

Moment i pranimit të Mirenjohjës nga familja e Zog Hysenit.
Shoqata e shkrimtarëve “Xheladin Gosturani”, ndau Mirënjohje, postmortum për Zog Hysenin, të cilën e mora familja e tij, nga Prof. Dr. Rexhepo Abazi Preshevë.

Në fund të programit përkujtues për poetin,rapsodin e publicistin Zog Hyseni,të pranishmit i përshëndeti vëllai i Zogut,Xhavit Hyseni,i cili,i përlotur e me fjalë emocionuese i falënderoj të gjithë të pranishmit me fjalët; “ju sot,ma ngjallët Zogun, ma sollët në këtë mes vëllazërorë “… dhe lotët ia ndalen hovin emocional…..

Fjalët emocionuese të veteranit Avdi Rexha dhe vëllait të Zog Hysenit,ZXhevat Hysenaj.
Xhavit Hyseni,ma në fund,asnjërin nuk e lejoi të ikte nga Bajram Curri,pa drekuar së bashku,pa cakërruar gotat në shenjë respekti të pa harruar për Zog Hysenin e ndjerë. Kjo tregon shumë çartë për bujarinë dhe mikpritjen që kultivon Tropoja historike. Rrespekt.

Tropojë,shkurt,2019 Tahir Bezhani- Gjakovë

GOLGOTA SHQIPTARE NË LIBRIN “A KA KUND ZOT” – Vështrim nga TAHIR BEZHANI

-Agim Gjakova: ”A ka kund Zot”,roman, botoi ”Bota Shqiptare”2018, Tiranë-
Agim Gjakova është një personalitet i njohur i letrave shqipe,autor e mbi tridhjetë veprave letrare në të gjitha zhanret e letërsisë, poezi,proze,publicistike,dramë etj. Me punën e tij të bujshme e të palodhshme, i ka krijuar vetes prestigjin e njeriut të respektuar në letërsi e jo vetëm. Agim Gjakova është i përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja dhe i përfshirë në shumë antologji brenda e jashtë trojeve tona..
E gjithë veprimtaria letrare e poetit dhe prozatorit Agim Gjakova është përmbajtjesore, si në poezi ashtu edhe në prozë,sepse imagjinata prej një krijuesi të spikatur dhe përvoja jetësore e bënë të futet në të gjitha poret e jetës,duke veçuar e hulumtuar jetën deri në imtësi. Agim Gjakova,jo vetëm se na ka dhënë një pasuri të madhe letrare,por shkrimet e tij burojnë nga përjetimet e hidhëta jetësore,tok me popullin e tij të vuajtur nëpër shekuj. Mendoj se sikur poeti mos të kishte përvojën e tij jetësore ,në shkallë të tillë përjetimesh dhe shpirtin e madh,nuk do kishim një pasuri të madhe letrare.
BIOGRAFIKE:
Agim Gjakova ka lindur në vitin 1935 në një familje gjakovare, ku patriotizmi dhe rezistenca ndaj okupatorëve ishte germa e parë e alfabetit të shqipes. Duke qenë i tillë,s’ka pasur se si të behet ndryshe,pos si familja Taha e Gjakovës, ku axha i Agimit, Haki Taha, në mars të vitit 1945, vrau Milladin Popoviqin në zyrë të tij,në Prishtinë. Pastaj, e gjithë jeta e kësaj familje, deri në përzënie nga vendlindja, përjetoi tmerret e pasosura, vuajtjet e papara, represaliet e Udbës dhe pushtetarëve te regjimit te atëhershëm jugosllav .
Në pranverën e vitit 1960, pas mesnatës, Udba Jugosllave e mori në në shtëpinë e tij Agim Gjakovën,duke e lidhur në pranga,e vejnë në makinë zyrtare dhe e depërtojnë në Shqipëri,duke i thënë se: “ky është vendi jot,jo Kosova!”…
Në Shqipëri jetoi plot dyzet vite. Aty u kalit me jetën e re dhe iu bëri ballë të gjithave, mallit për vendlindjen, për miq e shokë, për moshatarë, për lojërat e fëmijërisë dhe për gurë të oborrit. Punoi si profesor i gjuhës angleze në ATSH-në shqiptare,skenarist etj. Pati miqësi me figurat e njohura letrare të Shqipërisë,si Dritëro Agolli ,miqësi e cila e begatoi jetën e tij si krijues dhe njeri me intelegjencë të madhe.
Agim Gjakova, sot në moshën 84 vjeç, jeton në Prishtinë e Gjakovë, i “riatdhesuar” pas lirisë, në vitin 1999, krijon pa ndalur dhe ka shëndet të mirë.
RRETH ROMANIT:
Nuk ka se si të shkruhet një vepër ndryshe,pos nga ndërtimi,kalitja dhe përjetimi shpirtëror personal i autorit. Pasuria shpirtërore e secilit autor e bën veprën të lexueshme dhe të qëndrueshme nga lexuesi kudo. Në këtë frymë është shkruar edhe romani “A ka kund Zot” nga Agim Gjakova,i cili ka zgjuar interesim te njerëzit e artit letrar.
Në fakt,romani i Agim Gjakovës, ”A kund Zot” për temë ka luftën e fundit në Kosovë,ku trajtohen detaje nga më të rëndat që ka mundur të rrokë pena e një krijuesi me talent dhe imagjinatë të bujshme. Që në fillim të romanit, derdhet mllefi ndaj katilëve që nuk ngopen me gjakun e të rinjve shqiptare:
”nëpër mjegullat e syve më lëvizën rrobat e përgjakura të të katër djemve të vrarë, që nisën të pikonin aty mbi cergë,të njomin fierin e thatë….”
Duke filluar romanin me përshkrimin e llahtarisë serbe ndaj shqiptarëve,lexuesin menjëherë e zë “ngërçi”i situatave të mëtejme në shtjellimin e romanit. Autori me mjeshtri të rrallë përdor një numër të konsiderueshëm personash me rol në vepër, të cilët endin shkëlqyeshëm penjtë e ngjarjes deri në mbarim të luftës. Një pjesë e barrës së luftës dhe qëndresës i bie Nanë Borës dhe Bacës,të cilët bëhen halë në sytë e okupatorit serb,të cilët sjellin fshatin në gjendje të mjerueshme, duke vrarë të gjithë meshkujt. Kishte vajtur puna deri aty sa që nuk kishte kush t’i varroste kufomat e vrara nga ushtarët e paramilitarët serb. Ndërsa,tradita e të pameve, nuk mund as të mendohej e lëre më të respektohet.
Pas vrasjes edhe të Plakut të fshatit, njeriut më nam për luftë e trimëri në fshat, Bacës, nga Nanë Bora dhe gratë tjera në fshat mendohet dhe veprohet me një strategji tjetër,për të ruajtur trashëgiminë dhe emrin e kësaj toke, fisnikërinë e brezave,të parëve tanë.Nënë Bora,shpalos planin e shpëtimit të fëmijëve me gratë e fshatit,mbledh gjithë djemtë, marrin kufomën e Bacës së vrarë dhe ikin pa u diktuar nga forcat serbe, për ta varrosur diku larg fshatit,që mos ta hetojnë as varrin e tij. Pas varrimit,Nanë Bora strehohet në një bjeshkë me gjithë djemtë e fshatit dhe aty qëndron deri në mbarimin e luftës.
Në këtë mënyrë të shtjellimit të ngjarjes,padyshim se vërehet një filozofi e veçantë në aspektin e qëndresës shqiptare nga autori. Rezistenca nuk e ka mbështetjen vetëm në disa kategori të njerëzve, por në masën e gjerë të popullit,duke vlerësuar fort edhe kontributin e gjinisë femërore në këtë moment të rëndësishëm historik.
Në shtjellimin e thellë të ngjarjes në romanin “A ka kund Zot”, të autorit Agim Gjakova, me një ngjyrë sentimentale, sjell lexuesin në pritje të risive,e mban pezull gjatë gjithë kohës së leximit,duke pritur rradhën e tmerreve,golgotën e jetës shqiptare…
Gratë e fshatit, përpiqen me çdo kusht që me heroizmin e tyre të rezistojnë më forcat serbe , duke mbrojtur fëmijët për gjini,pasurinë dhe çdo gjë të tyre. Represionet shtoheshin ndaj tyre çdo ditë, për të treguar se ku ishte varrosur Kryeplaku, dhe ku ishte Nanë Bora me djemtë e fshatit.Për ta thyer rezistencën e grave të fshatit,serbët filluan masakrimet edhe ndaj foshnjave,duke i prerë në fyt me thika, në prezencën e nënës. Këtë skenë e përjetoi edhe Ruhana, njëra nga personazhet e romanit. Pas kësaj skene, granimi tmerrohet dhe ç’fryn mllefin edhe ndaj Zotit:
“O Zot,Ti nuk je kërkushi! Ti nuk po ua ndal dorën, o Zot!..”
Në ndërkohë, sa më i ashpër represioni, aq më e madhe bëhej rezistenca e grave të fshatit. Ato e vranë me sopatë një sulmues, që donte t’ua merte nderin.
Në këto dy kohezione, mes represalieve dhe rezistencës së grave, ngjajnë vrasje mizore,duke i hedhur në puse, duke i mbyllur në kulla e duke ua vënë flakën, duke vrarë edhe qentë e shtëpisë ,të cilët u hidheshin në sulm ushtarëve serb, në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe grave të fshatit. Pos represioneve me forma gjenocidi, ushtria okupatore, ua shpenzonte të gjitha ushqimet, duke i detyruar gatimet enkas për ta. Një gjendje e tillë ishte e paparë dhe e paduruar, ku ndërgjegjia njerëzore e forcave armike, ishte nën minimumin e të qenurit njeri…
Ndërkaq,Nënë Bora, diku në bjeshët e larta, me djemtë e fshatit, përballej me sakrifica të natyrës tjetër të ekzistencës. Pas gjetjes dhe marrjes së ushqimeve nëpër t’bane tjera ,mbetur gjatë verimeve të banorëve,fillon lodhja dhe kacafytja me urinë dhe sëmundjet e djemve. Ajo detyrohet të shetisë bjeshkët për të gjetur barnishta që bëjnë shërimin dhe mbijetesën njerëzore. E detyruar për kërkim ushqimi,gjen diku në bjeshkë një sharrë,e cila kishte shërbyer për puntori druri.Nga aty,merr hedhat e drunjëve, i fut në thesin e ditës dhe te t’bani,i sit dhe i than mirë. Pastaj i përzien me miell, për t’ua dhënë femijëve .
Sakrifikon edhe jetën e saj,duke u ngjitur majave të larta,ku kishte hetuar se mund të ketë mjaltë. Dhe,për çudi,me sakrificën e fundit,merr mjaltin për djemtë,por rrugës,gjendet ballë për ballë me arushën,të cilës detyrohet t’i japi mjaltë, me qëllim të shpëtimit. Pas gjitha këtyre vuajtjeve, si në ëndërr i vjen njoftimi që të marrë djemtë e të kthehet në fshat se forcat serbe kanë ikur dhe vendi është liruar. Porosia e Bacës në ëndërr,për të shoqen,Borën,vjen si si një vlerë qendrese e paparë:” të lumtë Borë, që shpëtove djemtë tanë,duke ripëtëri fshatin e jeten…”
Pas gjitha këtyre peripecive jetësore, autori i romanit,”A ka kund Zot”,në mënyrë filozofike, ka trajtuar golgotën e rrugëve jetësore të shqiptarëve për lirinë e vendit të tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë me një luftë lokale,me një fshat,por me luftën e fundit në Kosovë,sepse kudo ka ngjarë e njëjta gjë.
Pas lufte janë shkruar shumë romane lidhur me luftën, ka art në të gjitha,sepse janë të përjetuara,por një përshkrim të tillë , me peshen e filozofisë reale shqiptare,si në romanin “A ka kund Zot”,nuk e kam lexuar. Përjetimet,sakrificat e llojllojshme,rezistenca e hatashme gjithë popullore,dashuria për lirinë,gatishmëria për sakrificën e jetës sublime,janë disa cilësi që lexohen me andje në këtë vepër të krijuesit Agim Gjakova.
Ndërsa në anën tjetër,barbaria e forcave armike serbe,duke mos kursyer asgjë mbi siperfaqe të dheut të kësaj toke, ndaj një populli,si djegiet,masakrat,vrasjet e fëmijëve,dhunimet,llahtaria si tërësi,vihen si dukuri e gjeneve gjenocidiale me trashëgimi të forcave serbe, ndaj një populli të paarmatosur sa duhet, për një luftë të tillë barbare.Romani përfundon me një thënje sa të bukur, po aq interesante:
”katundi po përflakej të ndriçonte rrugën e rrotullimit të rruzullit”.
Romani i Agim Gjakovës,”A ka kund Zot”,ka dimensionin filozofik të të kuptuart si mesazh, sepse një popull nga më të vjetrit në Evropë, pas kaq shekujsh të kaluar, ende në sytë e Evropës,sulmohet padrejtësisht. Akoma nuk ndodhi deri me tani që dikush të kërkojë përgjegjësi në aspektin e drejtësisë ndërkombëtare,për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në tokën e tyre,në trojet e tyre të lashta. Bile,bile, llogaritë kërkohen nga viktima!…
Sa do dëshiroja që romani të përkthehet i dedikuar qarqeve ndërkombëtare,së paku lexuesve gjithandej botës së kulturuar,si një mesazh që buron nga një realitet i pa tjetërsuar….
GJAKOVE,SHKURT 2019

HAKMARRJA TRAGJIKE E DASHURISË … – Nga Mexhit Prençi

Përsiatje për dramën dhe spektaklin “PROSTITUTA” të dramaturgut dhe regjisorit profesionist LEKA BUNGO
– “Vepra eksperimentale mbi shoqërinë bashkëkohore, mund të paraqitet nëpërmjet analizave narrative të moderuara, të kontradiktave të brendëshme dramatike dhe komike”
BERTOLD BREHT
—-
Prolog.
Dom Simoni përpara spektatorëve:. “Mirëmbrëma dhe mirëse keni ardhur në teatër. Do të përpiqem të ringjalli përpara jush një histori të vërtetë. Të vërtetë gjer në dhimbje…Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë kur ishin të rinj në moshë. Ajo nuk i kishte mbushur te gjashtëmbëdhjetat… Më detyroi të rinisja këtë ngjarje dëshira dhe këmbëgulja e saj. Erdhi për t’u rrëfyer në kishë para se t’i thoshte lamtumirë jetës. Donte që njerëzit të mësonin të vërtetën për jetën dhe vdekjen e saj.
***
Fillimi i dramës me një kulm, në mënyrë dramatike dhe tragjike, shkruar me nje tekst të bukur dhe paraqitur nëpërmjet imazhit të një varri në sfond të sheshit skenik mbuluar me lule, – është një gjetje artistike unike dhe e jashtëzakonshme.

1
Kryekreje theksoj se dramaturgu Leka Bungo shquhet për fantazinë e arsyeshme që ëshë mëma e dijes dhe mrekullia e artit, sfiduese e fanatazisë së paarsyesheme që pjell përbindsha, siç do të thoshte Fraçisko Goja. Kjo dhunti natyrale është ndër elementët përbërës kryesorë të talentit të Bungos sëbashku me inetilgjencën e hollë dhe te mprehtë,- dy armë te fuqishme në rrafshin e krijimtarisë dramaturgjike që promovohen në dramën “Prostituta” të cilën e vlerësoj si një ndër veprat realisto-moderne të shquara të dramaturgjisë sonë kombëtare.
2
Bungo dramaturg dhe regjisor i kësaj vepre, ngjajnë si vëllezër siamezë me njeri-tjetrin, por kanë dhe dallimet specifike te tyre. Te dramaturgu vizioni, shestimi, strukturimi e formësimi i dramës dhe krijimi i tekstit me një gjuhe të pastër shqipe, dramatike, lirike dhe satirike, me kolor dhe dialog ekspresiv e dinamik, janë të një cilësie më të lartë se mjetet shprehëse regjisoriale, skenografike dhe te aktrimit. Kur lexova tekstin e dramës mora më shumë kënaqësi artistike, estetike dhe mesazhore se sa kur shikova spektaklin. Sipas meje dramaturgu Bungo është më cilësor se regjisori Bungo në këtë spektakël, pa anashkaluar këndvështrimin regjisorial dhe komponetët e tjerë të shfaqjes, të cilët në terësi, janë të cilësisë së lartë.
3
Sipas meje Leka Bungo është dramaturg profesionist i shqetësuar, angazhuar dhe provokativ, njjohës i thellë i realitetit shqiptar sidomos i këtyre dy dekadave e gjysmë. Sy mprehtë në përzgjedhjen e temës, e cila në morinë e temave tronditesë dhe rrënqethëse të realitetit, ka peshën specifike më të madhe, siç është korrupsioni i gjithanshëm dhe trafikimi i vajzave edhe nga deputetët.
4
Mjeshtëria në formësimin e kësaj vepre me vizion të kthjellët, shpalos në mënyrë inkandeshente të vërtetën e realitetit të pseudodemokracisë, ku nga një pikë uji duket oqeani i qelbët i punëve të pista e të ndryra të partitokratëvë në tërë sistemin piramidal të shtetit të korruptuar, mbushur me maskarenj, njerëz të hurit e të litarit, drogmenë e trafikantë, të inkriminuar lidhur me banda e banditë, e të tjera, e të tjera…..
5
Shndërrimi në realitet artistik fikshën, i historiisë reale, të Prostituës nga autori, është më i përsosur se realiteti i jetës çka promovon cilësi të lartë artistike, estetike dhe mesazhore. Didëro do të thoshte : “Njeriu i jetes është më pak i përsosur se njeriu i autorit”
Parë nga ky këndvështrimi e konsideroj unike dhe të cilësisë së lartë, mënyrën si e ka formësuar autori dramën autri, që në rrëfimin e Prostitutës para Dom Simonit në natën e Krishtlindjeve, por edhe në tërë shpalosjen e historisë të dhimbshme, dramatike dhe tragjike te saj. Me vlera të epërme konsideroj konceptimin e idesë substanciale të dramës si menaxhere, që lidh çdo element përbërës të veprës: ngjarjet, situatat, rrethanat, personazhet dhe të tashmen me të shkuarën, ku retrospektivat janë elemente kryesore strukturore,
ndërtuar me mjeshtëri artistike. Në këtë nivel vlerash shquaj edhe gërshetimin e rrëfimit dhe të dialogut të Prostitutës me Dom Simonin dhe me personazhet e tjerë.
*** Arkitektura e dramës është komplekse, realisto-.moderne dhe funksionale. Të qënit regjisor i Bungos i ka mundësuar dramaturgut Bujngo, të formësojë dramën me origjinalitet dhe personale artistike unike.
6
Përbërës të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe të vlertë të dramës nanë edhe prologu dhe epilogu në marrëdhëniet që krijon lexuesi me tekstin. I pari jep substacalisht atë që do të ndodhë gjatë zhillimit dramaturgjik të veprës dhe fundin tagjik. Ndërsa epilogu jep qëndrimin akuzues ndaj realitetit, hakmarrjen tragjike të dashurisë. dhe kumtin që e keqja të evidentohet, dënohet dhe të mos përsëritet.
Nga epilogu citoj: “Të nesermen vendosa të trokisja në apartamentin e saj…(rrefen Dom Simoni përpara spektatorëve)…por…ishte vonë…tepër vonë. Atë mengjes të ftohtë dimri në trotuarin ndanë pallatit të saj, gjurmët e gjakut nuk ishin tharë. Ndërsa grumbulli i kalimtarëve sa vinte e shtohej. Njerëzit ngrinin kokën e shikonin ballkonin e katit te nentë…Prostitutën nuk e njihte njeri. Megjithatë vdekja e pazakonshme në një nga trotuaret e qyteti do të mbahej për shumë kohë në gojët e njerëzve…”.
*** Dhe vazhdon më tej:….”Shumë drama kanë ndodhur ndërmjet njerëzve sepse ata nuk kanë kërkuar falje, ose nuk kanë falur. Për fat të keq ata e kanë më të lehtë të hakmerren se të falin,
7
Krejt natyrshëm lind pyetja: A kishte të drejtë Prostituta e ta falte apo të hakmerrej ndaj deputetit trafikant që e mashtroi dhe e bëri prostituë?! Në dialog me Dom Simonin thotë: “Unë s’kam dashur asnjeri tjetër perveç atij. (pas një heshjteje). Mandej e dua akoma. Ndoshta edhe me shume. Ndoshta se kanë kaluar me shume se njezet vjet dhe malli e ka shtuar dashurinë. E dua megjithëëe e vetmja dëshrë që më ka mbetur gjallë është hakmarrja ndaj tij. Është njeriu që dashuroj dhe urrej më shumë. Gëzuar Padre! Dhe troket gotën me Dom Simonin e qesh!….Nuk ju dukem pak si e çmendur? Aspak i përgjigjet ai….”
*** Dramaturgu nuk mban qëndrimin ndaj saj, Respekton mendimin e lirë të çdo lexuesi apo spektatori, ashtu si në disa romane të Kadersë. Kjo sipas meje është qasj e duhur ku provokohet me elegancë koshienca e njerëze. për të përsiatur mbi tërë historinë e Prostitutës, e të arsyetojë secili me kokën e vet: ta falte apo mos ta falte deputetin mashtrues e të neveritshën i cili mashtrues deklamonnë parlament si aktor i klasicizmit:
“Në popull pëfliten emra eksponentesh të qeverisë që janë lidhur me trafikun e drogës dhe te prostitucionit. Të nderuar të pandershëm koleg, trafiku klandestin është një minë ne themelet e shtetit… Nga kjo tribunë u bëj thirrje zotërinjëve të partisë në pushtet, mps të harrojnë se ato vajza që kapërcej detin për të shitur trupin e tyre, janë vajzat dhe motrat tona…
” Prostituta uluret Jo…joo…jooo! O zot!..rrëmben tavllën e duhanit, qëllon televizorin i cili thërmohet në copëza…copëza….copëza….
8
Dramaturgu duke depërtuar thelle në shpirtin, zemrën dhe mendjen e Prostitutës ka arritur të realizojë me vërtetësi artistike.dhe estetike, zhvillimin e linjës dramaturgjike të saj jonë vijë të drejte, po vertikale, spirale e zizake, me diamizëm, ritëm të lartë & intensitet çka figura e saj është paraqitur më e përsosur se ajo e jetes reale.. Kjo ka ndodhur pikërisht sepse autori ka njohur në gjithanshmëri botën e brendsmme, individualitetin, karakterin & prejardhjen e saj.
Bertold Brehti do te thoshte: “Autori duhet të njohë edhe biografine e gjyshit të personazhit”.

9
Njohja e gjithanshme e Prostitutës reale & Prostituës fikshën i ka mundësuar autorit ta japë atë me realizëm dhe vërtetësi jetësore, artistike dhe estetike, në raportet me ish-të dashurin trafikantin deputet, – me luftën e brendëshme, dramën rënqethëse të saj, vuajtjet, dhimbjet, zhgënjimet, enigmat, mëdyshjet, urrejtjen dhe luhatjet e paarsyeshme. kur i thotë Dom Simonit se e ka dashur, e don dhe e urren… “E vetmja ëshirë që më ka mbetur gjallë eshtë hakmarrja nda ti. Qesh) Gëzuar Padre! Trokellijnë gotat. Nuk të duken pak si e çmendur?” Dom Simoni: përkundrazi…
10
Rikthehem përsëri te epi[ogu.: “Pas ceremonisë mortore – Padre rrëfen – kur te gjithë njerëzit u larguan në heshjte vetëm nje njeri mbeti i ulur në gjunjë përbri varrit të saj për një kohë të gjatë. Edhe kur erdhi ishte vetëm. Erdhi kur në varreza kishin mbetur vetëm të vdekurit dhe lulet Donte të fliste me të. Ndoshta më në fund zoti i kishte kthjelluar aryen dhe erdhi t’i thoshte: “Më fal!…Ai ishte babai i saj…. Vëllai…Ai është njeni nga ju…Jemi ne të gjithë…Të gjithë!.. “
*** Edhe këtë “falje” autori nuk e shpjegon. Babai e kishte përzënë nga shtëpia vajzën e tij, e kishte kërcënuar, as mëmën ë saj s’e kishte lenë të shmallej me të në atë cast drithërues kur i tregoi të vërteten e historisë së saj dramatike dhe tragjike.…
Po njerëzit që e lexojne dramën apo ata që shohin spektaklin, a do ta falin këtë baba pa asnje ndjenjë atërore?! Edhe këtë dkuri autori e lë të hapur…
Kjo qasje moderne e dramaturgut sipas meje nuk është e gabuar, por e duhur. Drama “Prostituta” nuk zgjidh kokflike, konradikta, problemet e dramat e personazheve. Ajo i paraqet ato, i bën të dukshne, groteske dhe. ironizon, stigmatizon, akuzon dhe provokon.
SI KONKLUZË
Drama “Prostituta” e Leka Bungës dhe spektakli i saj janë tërësisht kombëtare, në tekst, gjuhë, aktrim, muzikë skenografi. Nga shtresat dhe nënshresat e tekstit dhe gjuha e spektaklit, lexuesit dhe spektatorët:-nga kuptimësitë e së keqes nxjerren kuptimësitë e së mirës. Të keqen e refuzojnë që të mos përsëritet më.. Të mirën e promovojnë.

NE MPOSHTËM VETVETEN PËR T’I QËNDRUAR BESNIK POPULLIT – Recension nga Xhavit Çitaku

Synimi i autorëve Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi në librin “ Dhoma 334” është që një sakrificë sublime e bërë në të mirë të popullit shqiptar të mos lihet në harresë, por të mbetët e shkruar me shkronja të arta në historinë moderne në Iliridë si dhe që të dihet botërisht se si bandat e Nikola Gruevskit kishin përgatitur skenar të likuidimit fizik të politikanëve shqiptar në atë pjesë etnike shqiptare, posaçërisht,posaçërisht Ziadin Selen.

Të shkruash për personalitetin e Ziadin Seles, madje edhe një libër voluminoz,do të thotë të kesh guximin, entuziazëm të jashtëzakonshëm, dije e përvojë në fjalën e shkruar, sepse një pakujdesi sado e vogël qoftë ajo,nga ajo që kam lexuar dhe një takimi të shkurtër që kam pasur me të në Udevalla të Suedisë, sipas bindjes sime, do të mund të prekte paqëllimshëm, ndoshta, në integritetin e këtij njeriu të madh që e ka fituar me sakrificë, me dije, me humanizëm, si mjek i mirë, si luftëtarë i denjë për çështjen shqiptare në Iliridë. Megjithatë, vetë situata e tmerrshme e krijuar në Parlamentin e këtij shteti fqinjë, akoma i brishtë, përkatësisht rrahja brutale dhe lëndimi i rënd i Ziadin Seles, por edhe i deputetëve të tjerë, të gjitha barrierat e mundshme u tejkaluan dhe Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi iu rreken kësaj pune dhe për një afat rekord arritën që të hedhin në dritë jo vetëm atë ngjarje të dhimbshme raciste, por edhe të ngritin në piedestal figurën emblematike të personazhit kryesor të librit “ Dhoma 334”. Në këtë libër pos detajeve të përshkruara me një renditje precize së çfarë ndodhi me 27 prill të 2017, autorët publikuan edhe opinionet e format tjera të veprimit shqiptar dhe kësisoj ky libër u kompletua në mënyrë të detajuar kushtuar Ziadin Seles këtij përfaqësuesi të dinjitetshëm të popullit shqiptar, i cili padrejtësisht ka mbetur nën ombrellën e Maqedonisë së Veriut dhe për shumë dekada ka hequr të zitë e ullirit për të arritur deri në këtë shkallë të avancimit të disa të drejtave të tij. Thënë konkretisht, libri i këtyre dy autorëve përfshinë gjithë veprimtarin e tij patriotike, krijuese e intelektuale, sakrificën e luftën e pakompromisë të tij dhe të popullit për t’u barazuar me maqedonasit, për t’u bërë pjesë e të gjitha proceseve, për t’u bërë pjesë përbërëse dhe vendimmarrëse në të gjitha organet dhe institucionet në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Thënë konkretisht,me ngritje arsimore akademike, me një shkathtësi të një lideri të mirëfilltë politik dhe me një ndjesi të patriotit të madh, Ziadin Sela në mënyrë të hapur iu kundërvua padrejtësive që Gruevski me bandat e tij iu vërsulen popullit shqiptar.
Shkëndijat e para patriotike Ziadini i shkrepi qysh kur ishte në shkollë të mesme
Duke shfletuar me kujdes këtë libër lexojmë shumë gjëra që shumica jo vetëm të atyre që e kanë njohur, por edhe të tjerët nuk i kanë dituar fare. Shkas për t’u shkruar ky libër, dorën në zemër, ishte rrahja dhe përgjakja e Ziadin Seles në parlament, por në shpin ai bartë një aktivitet të begat politik. Në të vërtetë, Ziadini qysh kur ishte në shkollë të mesme, në “ Sami Frashëri”, në Prishtinë, ai kishte marrë pjesë në protestat e organizuara nga studentët kosovar gjatë viteve 1989-1990.. Aq ishte i pasionuar pas LDK-së sa që kur shkonte në shtëpi për vikend, ai merrte me vete flet anëtarësime të kësaj partie duke menduar se edhe shqiptarët në Iliridë mund të jenë pjesëtar të LDKsë.
Pas kryerjes të Fakultetit të Mjekësisë në Tiran ai u kthye në vendlindje dhe filloi të punoi dhe t’iu ndihmoj popullatës për të gjitha problemet shëndetësore që kishin. Mirëpo, duke parë se nevojat dhe kërkesat e shqiptarëve ishin shumë të mëdha për shkak të shkeljes nga ana e autoriteteve “ maqedonase” më në krye të antishqiptarit Nikola Gruevskit, Sela inkuadrohet në politik dhe në vitin 2005 zgjedhet nënkryetar i degës së PDSH e më vonë kryetar i kësaj dege në Strugë. Me votën e popullit ai zgjidhet kryetar komune e më vonë edhe deputet i parlamentit. Dhe në karvanin e betejës së madhe për liri e demokraci gjithnjë e më shumë dallohej me fjalë e vepra Ziadin Sela. Angazhimi dhe këmbëngulësia , sidomos e tij, u kurorëzua me futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në aktin më të lartë juridik- Kushtetutë si dhe pos tjerash për herë të parë në historinë e këtij populli një shqiptar të zgjidhet kryetar parlamenti.
Si një bir i paepur për drejtësi e barabarësi, me dinjitet e nivel të lartë intelektual diti që në momentet e duhura të ngritë zërin edhe në parlament, në rrugë, në tubime, në debate dhe në shumë intervista se shqiptarët nuk ndihen të barabartë dhe se atyre iu mungojnë shumë të drejta, të cilat duhet të realizohen në institucione e organe shtetërore, siç është parlamenti. Pikërisht për këto synime e përpjekje të tij të hapura që i bënte kudo, ai edhe më parë sulmohej e kërcënohej me jetë nga regjimi i Gruevskit. Aftësitë e tij brilante për të artikuluar qartë e bindshëm zërin dhe kërkesat imediate të popullit, këtë personalitet e çmojnë, e vlerësojnë, e duan i madh e i vogël. Flasin e thurin këngë, poezi, shkruajnë opinione, por në të njëjtën kohë kërkojnë me ngulm që terroristët që të gjithë ata që tentuan ta vrasin mendimin e lirë, kërkesën e popullit për barazi, tentim grushtshtetin të dënohen sipas peshës së veprës së kryer.
Në shpirtin bujar të këtij njeriu nuk ka urrejtje, nuk ka hakmarrje, nuk ka fjalë të këqija për asnjë etnitet, përkundrazi ai dëshiron një bashkëjetesë më të gjithë, por të barabartë më të gjithë. Pas daljes nga spitali ky politikan i zgjuar shqiptar pos tjerash tha: “ Ne u mposhtëm për t’i mbetur besnik popullit”

Skenar i qartë i likuidimit fizik të politikanit Sela

Përmbajtja e këtij libri është jashtëzakonisht e pasur me të dhëna konkrete për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe përpjekjet e tyre për të arritur nivelin e barabartë dhe të vënies në jetë të marrëveshjeve të nënshkruara nga liderët e të dy etniteteve e sidomos Marrëveshja e arritur në vitin 2011. Saranda Iseni me dijen e saj të mprehtë prej intelektuales, ndërsa Hysen Ibrahimi me përvojën e tij në artin letrar, por edhe në atë politik në këtë libër nuk bënë asgjë më shumë pos që në mënyrë reale hidhen në dritë një veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, një yll, një flakadan, guximtar, trim, një shembull që sot e në të ardhmen nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha të drejtave për popullatën shqiptare në Iliridë.
Në këtë libër në mënyrë të detajuar hedhin në dritë ngjarjet e 27 prillit në parlamentin e këtij shteti përkatësisht atentatin kundër deputetit shqiptar Ziadin Sela, atentat ky që ishte përgatitur nga shërbimet inteligjente dhe policore të qeverisë raciste të Nikola Gruevskit. Përgjakja dhe tërheqja zvarrë e këtij zëri të popullit kishte për qëllim likuidimin fizik në mënyrë që, siç mendonin bandat terroriste, të ndalojnë e frikësojnë shqiptarët për të mos kërkuar avancimin e të drejtave të tyre e sidomos futjen e gjuhës shqipe në aktin më të lartë juridik.

Heroi i dytë është Abdylfetah Alimi

Një hero tjetër që mori lavde nga gjithë shqiptaria është edhe Abdylfetah Alimi , i cili si roje sigurimi i vetmi shiptar në Parlament, duke sakrifikuar edhe jetën e tij, arriti ta shpëtoj nga vrasja Ziadin Selen. Shkathtësia e parë e tij erdhi në shprehje kur një turmë terroristësh të tërbuar iu afruan trupit të këtij personaliteti që kishte humbur vetëdijen nga goditjet e pamëshirshme atyre iu kishte drejtuar me fjalët largohuni se tashmë ai është i vdekur. Po të mos vepronte kësisoj sigurt ky politikan shqiptar nuk do të ishte në mesin e të gjallëve. Me shumë peripeci e mund të madh Alimi kishte arritur që Selen ta dërgoj në katin e tretë të godinës së Parlamentit pikërisht në dhomën 334.Kishin pritur rreth orë derisa Alimi kishte kontaktuar me polcë shqiptar të njësive speciale të cilët kishin ardhur me një tankë dhe me një motër medicinave shqiptare të cilët e kishin dërguar në spitalin e Shkupit, ku edhe aty mjekët kujdestar kishin qenë shqiptarë.

Regjistrimet e para 100 vjetëve nuk dëshmojnë identitet maqedonas

Urrejtja e organeve kriminale e raciste të Gruevskit kishte arritur kulmin Kur Ziadin Sela në intervista e debate publike kishte thënë hapur se populli shqiptar është autokton, ndërsa sllavet në këto troje kishin ardhur diku kah shekulli i shtatë. Ai, po ashtu, në një debat kishte deklaruar dhe i kishte thënë në sy udhëheqësit e “ VMRO për Maqedoni” Stojanëo Angjellov se ai po të shfletoj regjistrimet e popullsisë para njëqind vjetëve nuk do të mund të dëshmon se ky popull ka identitet maqedonas. Sela në vazhdim kishte qenë i prerë se mbështet iniciativën për regjistrimin e popullsisë dhe se ishte fort i sigurt se rezultati do të jetë 30 për qind shqiptar e pa aq, gati, njësoj maqedonas. Mirëpo, dihet se para se të filloi ky aktivitet i rëndësishëm, Gruevski kishte marrë informata se shumë qytetarë do të deklarohen bullgar dhe shi për këtë kjo iniciativë mbeti pa u realizuar.
Z. Sela kishte vazhduar me guximin e tij të pathyeshëm duke hedhur në dritë edhe pabarazinë që ekziston në komunat me shumicë shqiptare. Ai përmendi një rast shumë interesant që nuk ndodh pothuajse askund në ndonjë shtet tjetër. Derisa ushtronte pozitën e Kryetarit të Komunës së Strugës, nga fondet e kësaj komune është që një shumë të konsiderueshme të mjeteve materiale të paguaj për Komunën e Ohrit. Në pyetjen e tij se përse duhet vepruar kësisoj, përgjigjja ishte shumë banale: Është komunë turistike. Ndërkaq ai kishte këmbëngul se edhe Struga duhet të trajtohet si e tillë sepse që të dy komunat shtrihen përgjatë liqenit të Ohrit.
Një çështje tjetër që kishte shtruar ky personalitet i shquar shqiptar emërtimi i shkollave dhe institucioneve tjera me emra maqedonas edhe pse në to shumica, për të mos thënë qindpërqind i takojnë etnitetit shqiptar. Kishte dëshmuar me fakte se përfaqësimi i shqiptarëve në institucione e organe shtetërore nuk është aspak në përputhje me numrin e përgjithshëm që ka komuniteti shqiptar në këtë shtet. Kishte folur haptazi për përhapjen e urrejtjes, politik këtë që e kishte bërë Gruevski me ministren e punëve të brendshme. Edhe pse shqiptarët vriteshin, rraheshin e maltretoheshin nga maqedonasit, të arrestuar, të dënuar e të burgosur mbeteshin shqiptarët. Sela me të gjitha dëshmitë historike prezentoi shkëlqyeshëm autoktonin shqiptare dhe mohoi kategorish të dhënat false për shqiptarët të paraqitura në të ashtuquajturën “ Enciklopedi” të shkruar me urrejtje aq të madhe.

I vetmi politikan shqiptar që ka karizmin e një lideri në Maqedoni

Në këtë libër një numër i madh intelektualësh u përfshinë me opinionet e tyre, të cilët lartësuan punën e palodhshme që z. Sela ka bërë avansimin e të drejtave të shqiptare në Iliridë, Po i përmendim disa sosh:
Puntorie Muça- Ziba: I linduri për së dyti ose i mitizuari ska si të jetë ndrysh, përvçse djali i një familjeje të duhur brez pas brezi si luftëtar për liri. Vetëm sajlia e një familjeje patriote ravijëzon tipar të kodeve të trungut. Në këtë mënyrë ngadalë dhe sigurt, lind një figurë e pëlqyer që askush nuk mund t’ia zbeh shkëlqimin. I këtillë është Ziadin Sela, i cili po rritet nga populli pa akte zyrtare, pa përformuar mizikë, pa fishekzjarre, pa pjesëmarrje kolltuxhinjsh të fryer.
Ass. Dr. Sli Bekim Taleshi: Sa kohë që bashkëpunoj me y. Sela, e kam kuptuar se bëhet fjalë për një njeri me guxim, me vizion, me vetëbesim, por dje me la mbresë fytyra e tij e lodhur, që përhapte optimizëm dhe dëshmi se lufta për lirinë e popullit tënd do sakrificë si dhe humori i tij simpatik që relaksonte atmosferën e tensionuar dhe të paparashikuar.
Prof. Musa Musai: Ato pamje nga parlamenti na japim të kuptojmë se sllavët janë popull barbar.
Prof. Dr. Agim Vinca: Kohë më parë pata thënë se y. Sela është i vetmi politikan shqiptar në Iliridë që ka karizmin e një lideri. Krejt mllefin dhe urrejtjen e tyre patologjike, huliganet e Gruevskit, që hynë dhunshëm në ndërtesën e Kuvendit e Maqedonisë, sikur e kishin me djaloshin flokëgjatë e trupgjatë nga Livadhia e Strugës, krenar e elokuent dhe të formuar politikisht Ziadin Sela. Askush nga deputetët shqiptar nuk e pësoi si ai, sepse askush nuk ka qenë aq i qartë, aq i artikuluar dhe aq konsekuent në deklaratat dhe paraqitjet e tij për barazinë e shqiptarëve në shtetin që quhet Republika e Maqedonisë. Dhe jo vetëm kohët e fundit, por edhe më parë, gjithnjë, prejse se ka dalë në skenën politike.
Gani Qarri: Zijadin Sela me qëndrimet e tij, u bë idhuë i gjeneratave të reja liridashëse në Iliridë, që për ideal kanë kombin dhe rrugërrëfim autoktonisë dhe traditën shekullore shqiptare.
B.B. studente shqiptare: Mjerisht o sa mjerisht, po mësohemi të jetojmë nën kërcëllimin e armëve! Mjerisht, që edhe brezit tim të njom, në vend të ëndrrave të pranverës, i imponohen ëndrrat e vdekjes. Mjerisht, që kupa ka zënë të derdhet , mjerisht që qeniet pa shpirt dhe me maska akoma s’kanë kuptuar se shqiptari është fqinjë i urtë, që shqiptari është mik i mirë, por nëse futet në atë rrugë që ju po e provokoni, nuk iu shpëton as dreqi i Moskës.
Dushica Mrdja, gazetare maqedonase: Mjerisht njerëzit që kanë hyr në konferencën për shtyp e dinin mirë se ku duuhet të shkonin dhe kë duhej ta vrisnin. Qëllimi i tyre ishte Ziadin Sela. Më shumë se dy orë nuk kishte policë. Aty kishte njerëz që kishin ardhur për gjak… Njerëzit që erdhën për të vrarë duhet të dënohen.

Sela rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe patriotike

Gjithë ky aktivitet i pandalshëm i këtij njeriu të madh nuk ka mundur të ndodh ndryshe ngaqë ai rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe patriotike shqiptare nga Livadhia e Strugës, të cilët tërë jetën ia kushtuan çështjes kombëtare. Duke u kalitur nga tradita patriotike e familjes, ai së pari u bë mjek për t’i dalë në ndihmë popullatës së asaj ane, por duke parë se të drejtat e shqiptarëve po shkileshin vazhdimisht, ai frymoi rrjedhshëm e bindshëm edhe politikisht. Ishte kryetar komune në Strugë, deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, anëtar e kryetar i disa komisioneve parlamentare si dhe dha kontributin e tij në PDSH rreth reformave që duhej të fillonin në këtë subjekt politik. Më pas ai formoi Aleancën për shqiptarët, të cilën po e udhëheq me sukses.
Babai i tij, Safeti, ka punuar si mësimdhënës 17 vite në shkollën normale në Shkup.Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ai që i shtrënguar të merr rrugën e mërgimit dhe u vendos në shtetin mik në Gjermani. Gjyshi, Kaloshi, ishte një veprimtar i madh i çështjes shqiptare dhe pjesëmarrës aktiv në luftën e dytë botërore. Ishte dënuar me pushkatim, por pas një amnistie ky denim i kthehet në dënim të përjetshëm, mirëpo pas viteve atë e lirojnë. Kaloshi nuk ndalet me kaq sepse vazhdon aktivitetin e tij në PNDSH. Kur ia kishin shpallur aktgjykimin ai kishte thënë me atë rast: “ Nuk do të me tretë dheu nëse nuk mbulohem me flamur kombëtar”. Për shkak të këtij aktiviteti ai dënohet me dhjetë vjet burg, prej të cilave i mbanë gjashtë vjet. Punë të madhe Kaloshi ka bërë edhe në fushën e arsimit dhe ishte i pari së bashku me mikun e tij Sami Lloga që hapen shkollën e parë në gjuhën shqipe në rajonin e Strugës, në vitin 1941. Daja Sami Lloga në vitin 1967 ngriti flamurin kombëtar, për të cilën gjë është dënuar me burg.

Poeti Hasan Muzli SELIMI nderohet me Çmimin Special “Pavarësia” për “vepren Poetike më të mirë të vitit 2018”

               Në ditët e festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Prishtinës, më 18 shkurt 2019, u mbajt “Ora Letrare e Pavarësisë” dhe “Ndarja e Çmimeve Vjetore Letrare”, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë.

               Në këtë Veprimtari tradicionale letrare poeti Hasan Muzli Selimi nga Shqipëria u vlerësua e nderua me ÇMIMIN SPECIAL “PAVARËSIA” për “Vepra Poetike e Vitit”, për vëllimin e tij poetik “Hereoglife në muzg” (Tiranë, 2018).

               Poetit Hasan Muzli Selimi ia dorëzoi Çmimin Special “Pavarësia”, z. Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, një ndër personalitetet e njohura të kulturës, letërsisë e gazetarisë në Kosovë, etj., njeri me kontribute kulturore e ndihmëtare në shtete e vise shqiptare në Ballkan e në Mërgatat Shqiptare si në Francë, etj.

               Poeti e shkrimtari Hasan Muzli Selimi është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Itali, etj.; autor i 12 librave, bashkautor në disa antalogji poetike shqiptare e të huaja; mban disa tituj nderi të dhëna në Shqipëri, Amerikë, etj.

               Me këtë rast, në këtë veprimtari kombëtare panshqiptare, të organizuar në Prishtinë, ishin të pranishëm poetë e prozatorë dhe kritikë letrarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, nga Mërgatat Shqiptare në Botë.

Poetesha Emine S. Hoti na dhuron një buqetë të bukur me vëllimin “Lulet e vendit tim” – Nga Viron Kona

Gjithkush ka kujtime për fëmijërinë, edhe kur ato janë të një jete të bukur, ku fëmijës i janë plotësuar kushtet dhe ka jetuar në një mjedis të zhvilluar, por edhe atëherë kur ka kaluar një jetë të varfër dhe plotë vështirësi. Të gjitha që kemi kaluar nëpër vite i sjellim ndërmend, të gjitha janë përthithur në atë që quhet kujtesë dhe na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Natyrisht që kujtimet lidhen edhe me pasionin për t`i treguar apo për t`i shkruar, jo si një mburrje, por sepse ato ekzistojnë në mendje dhe shfaqen, madje, nganjëherë, mjafton një fjalë e vetme apo një episod dhe ato vërshojnë si lumi kur fryhet dhe zbret rrëmbimthi nga mali. Ato nuk i ndal dot. Kujtimet mund të themi se ngjasojnë me çdo lule, e cila mbinë sa vjen pranvera, ajo lule mund të jetë: edhe manushaqe bukuroshe, edhe trëndafil dashurie, edhe zambakë, por mund të jenë edhe hithër, gjemb apo shkurre. Tek e fundit gjithçka që ndodh, është pjesë përbërëse e vet jetës dhe, si të tilla, kujtimet nuk mund t`i shmangësh, ato vijnë natyrshëm dhe ti nis e i rrëfen. Kështu lind edhe dëshira për t`ua bërë të njohura kujtimet të tjerëve, ngaqë do të ndash edhe me ata gëzimet apo përjetimet, episodet dhe ngjarjet, dialogët, debatet, bisedat, gjithçka që ty të ka bërë përshtypje e të cilën edhe të duash ta harrosh nuk e harron dot.
2.
Kështu ndodh edhe me shkrimtarët dhe artistët, kështu ndodh edhe me poeten shqiptare-norvegjeze të nderuarën Emine S. Hoti, e cila vërtetë ka një fëmijëri interesante, të bukur, madje, siç thotë ajo, në fëmijëri jetonte si princeshë, konsiderohej si Kësulëkuqja e përrallave. Por e veçanta e saj nga shumë fëmijë të tjerë, ishte se ajo donte që gjërat e mira, t`i kishin edhe të tjerët, donte që edhe fëmijët e tjerë, shoqet e saja të vogla të visheshin me rroba të prera dhe të qepura bukur e ngjyra – ngjyra, ndaj, i lutej nënës së saj që, edhe shoqeve t`u qepte dhe t`u falte nga një fustan të bukur. I thoshte gjyshit që, edhe fëmijëve të tjerë t`u çonte gjëra për të ngrënë nga prodhimi i tyre, ata të kishin edhe vezë, edhe djathë e gjalpë, edhe ëmbëlsira; donte që edhe fëmijët e tjerë të kishin dhe të hanin sa më shumë fruta nga prona e saj, ku atje ato bëheshin me bollëk. Por ajo gëzohej që gjyshi i saj i mrekullueshëm, i cili veç që ishte i pasur nga puna e vazhdueshme dhe plot përkushtim, ishte edhe i ditur, edhe zemër gjerë. Ai punësonte njerëzit në pronat e tij, i paguante mirë duke i bërë të interesuar për pronën dhe pasurinë, që edhe ata të fitonin diçka dhe të mendonin më shumë për familjet e tyre duke kuptuar se gjithçka e mirë arrihet me punë dhe me përpjekje të mëdha.
Gjyshi ishte dhe një burrë i mençur, njëra nga dhomat e tij të mëdha quhej “Oda e gjyshit” ku mblidheshin njerëz të ditur, atdhetarë të shquar, njerëz të ndershëm dhe trima të fshatit, krahinës e atdheu; atje flitej për flamur e atdhe, flitej për trima e trimëresha, për dëshmorë, për legjenda dhe tregime të lashta të popullit shqiptar, flitej me fjalë të zgjedhura dhe të mençura të thëna nga njerëzit e vjetër e të ditur; atje thureshin vargje dhe këndoheshin këngë me lahutë e çifteli, aty ishte historia, por ishte dhe jeta reale e një populli që kërkonte të ishte i lirë, pa shtypës e pushtues, një popull që kërkonte të respektohej në atdheun tij, ashtu si njeriu në shtëpinë e tij. Aty flitej më së shumti dhe për dëshmorët, që kishin rënë në luftërat shekullore për liri e pavarësi të Dardanisë. Atje, qendër e bisedave ishte figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore, atje flitej bukur dhe përmendeshin fjalët e arta: liri, trimëri, besë, çlirim e pavarësi.

Protagonistja e këtij vëllimi donte që shoqet e saj të mos mbanin ferexhe dhe të mos mbuloheshin, donte që shoqet e saj të shkolloheshin, të arsimoheshin përherë e më shumë, të fitonin zanate e profesione, por edhe të bëheshin mësuese, të bëheshin agronome dhe inxhiniere, të bëheshin juriste që tu jepnin drejtësi njerëzve dhe të merrnin në mbrojtje të varfrit, ata që shtypeshin dhe që u mohoheshin të drejtat për shkak të pafuqishmërisë. Të gjithë këto nuk mund të mos ndikojnë thellë dhe fort në shpirtin dhe zemrën e një fëmije, ndaj ajo i ruan fort në një “kuti të florinjtë” dhe kur vjen koha ato shpërthejnë me bukuri dhe dashuri, ato shfaqen si rreze dielli, si përrenjtë që rrjedhin kur dielli shkrin dëborën në pranverë dhe uji zbret nga burimet dhe faqet e maleve e kodrave i pastër, i freskët dhe duke vërshuar e duke i dhënë jetë e gjallëri mjedisit.
3.
Kam përpara librin “Lulet e vendit tim” të Emine S. Hotit. Është një libër i vogël, botim i shtëpisë botuese “Erik Hans” Boras, Suedi 2018. Libri ka redaktor shkrimtarin e mirënjohur shqiptar – suedez Hamit Gurguri, ka recensentë dy poet të njohur në Suedi: Sokol Demaku dhe Bahtir Latifi; ka lektor gazetaren e njohur Ajete Zogaj, ballina është e punuar mjeshtërisht nga Demush R. Avdimetaj, kurse disenji Venera Alshiqi. Një ekip që të nderon dhe që i shërben me dinjitet këtij libri me vjersha dedikuar për fëmijë. Kam lexuar edhe artikullin për këtë libër të z. Hysen Ibrahimi, publicist i njohur, autor i shumë librave me vlerë, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

E shfletoj vëllimin dhe nuk zhgënjehem. I vogël vërtet, i shkruar thjeshtë, por me mendim të mençur, tërheqës që të bën ta lexosh ashtu si pa kuptuar nga fillimi gjer në fund, por edhe duke medituar. Pra ato çfarë shkruhen atje, na kanë vënë në mendime, ndaj them me vete se kjo është më e rëndësishme për një libër, kur ai të vë në mendime, kur ai të bënë të ballafaqosh edhe ti jetën dhe botën tënde me bëmat e personazheve, episodeve e ngjarjeve të librit, por edhe të ballafaqosh kohët. Libri sikur të nxit që të bësh edhe krahasime, të shfaqësh dhe t`i opinionin për gjërat që sapo ke lexuar, si i mendon e i përfytyron autori personazhet e tij dhe si i mendon e i përfytyron ti, ai të bënë të hapësh edhe ti “kutinë e florinjtë” apo të argjendtë të kujtimeve të tua, të përjetimeve të tua nga fëmijëria dhe rinia, nga jeta tënde, të sjellësh dhe ti ndërmend mjedisin ku ke lindur dhe ku je rritur, shokët dhe miqtë, familjarët, prindërit, më të dashurit e zemrës, por të sjellësh ndërmend edhe vajzën apo djalin që të ka lënë pagjumë, që ka shkaktuar tek ty rrahje të forta dhe të shpeshta zemre, që ka zgjuar brenda teje disa ndjenja që ti nuk i kishe ditur e përjetuar më parë.
Libri poetik i Emine S. Hotit hapet me poezinë “Vendlindja ime”, që nis me vargjet: “Sa shumë të dua o vendlindja ime!”/Ti mua përherë më solle gëzime,/Në ty linda-kalova fëmijërinë,/M`i dhe të gjitha-edhe lumturinë”.
Duket qartë që poetesha në mërgim mban në mendjen e saj si shumë të shtrenjtë dhe më të afërt vendlindjen, atje ku ka kujtimet me prindërit dhe familjen, atje ku ka kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë, atje ku ka nisur të thur ëndrrat më të bukura të jetës, ëndrrat e dashurisë. Poetesha jonë e ka të qartë konceptin për vendlindjen dhe ajo nuk kërkon asgjë prej saj. Vendlindja për të është atdheu, nëna, babai, familja, gjithçka dhe, ajo, ndaj vendlindjes ndjen vetëm detyrim, i është mirënjohëse gjë që e tregon me vargje: “Edhe pse jeta më përplasi larg teje,/Nga zemra asnjëherë nuk të largova,/Ditë dhe net – përherë jam me ty,/Të desha shumë – të dua gjithnjë.”
Një poezi e bukur dhe kuptimplote kjo për hyrjen e një libri për fëmijë, si një sinjal për të dalluar më të rëndësishmet në jetë, dhe, për t`i pasur si far ndriçues dhe dritë orientuese kudo që të hedh jeta dhe fati. Si për ta përforcuar këtë ide, edhe poezia që vjen më pas, ka thuajse të njëjtën temë. Ajo titullohet “Atdheu” e, ku poetesha dëshiron t`u thotë të gjithëve se “Kosova ime e bukur,/ Në mendje për herë na rri.” Dhe mendja nuk hiqet kollaj nga Kosova. Mendja atje ri, sepse atje janë themelet e Ilirisë dhe të Dardanisë, atje janë gjurmët e stërgjyshërve, të historive të lashta, të vazhdimësisë deri në ditët e sotme. Ndonëse larg, atje në Veriun e ftohtë të Europës, poetja Hoti e ka atdheun të parin, atje i shkon mendja, te Kosova, te “Nëna” e bukur dhe vatra e lashtë. Është interesante sesi poetesha jonë me poezitë e saj kalon natyrshëm dhe në mënyrë harmonike nga njëra trevë në tjetrën. Ja, nga Kosova shkon te qyteti afro 2500 vjeçar i Beratit, me kalanë e tij të famshme dhe me shumë histori, por dhe me bukuri e bardhësi, siç kanë qenë dhe janë zemrat e beratasve të urtë, të mençur dhe trima në luftën për liri, ndaj dhe jo më kot ajo shprehet se “Berati,/është qyteti i një mbi një dritareve,/të Shqipërisë”. Por, poetesha vjershëron edhe për Apoloninë e lashtë, duke e identifikuar me emrin “Apolonia e Ilirisë”. E, në vazhdim, me një kalim të butë vjen poezia kushtuar Elbasanit qytetit të “babait” të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhit, qytetit të mësuesve, të kalasë, të ullishtave, të panaireve…Ndalet në vazhdim te poezia kushtuar shqiponjës, te ky shpend i bukur dhe krenar, me të cilin krenohet çdo shqiptar; vijon me vjershën “Flamuri”, i cili është i pari që na mban të bashkuar fort ne shqiptarëve. Poetesha Hoti di edhe se ku janë rrënjët, që e bëjnë aq të fortë këtë vend, që e mbajnë si një lis, që nuk rrëzohet kurrë. Ndaj ajo vjershëron për dëshmorët, që kanë dhënë jetën për ta vaditur këtë tokë me gjakun tyre, që ajo të bëhet më e fortë dhe më e begatë dhe t`i mbijetoi stuhive dhe erërave më të forta, t`i bëj ballë çdo armiku që ka synuar dhe synon pushtimin e atdheut. Dhe, duke shfletuar faqet e vëllimit vijmë te “Kënga e Lirisë” ku autorja deklamon me një zë të fuqishëm që ta dëgjojnë të gjithë se: “Asnjëherë nga mendja,/S`mund të të largoj,/Kushtrimin për atdhe,/Kudo që e dëgjoj.” Me këtë vjershë, ajo sikur e përgatit lexuesin për vjershën pasardhëse, që tregon se fitorja e lirisë ka një çmim shumë të shtrenjtë, dëshmorët e shumtë të lirisë, pa të cilët ajo nuk do të ishte arritur.
E ndërgjegjshme për pozicionin e saj, poetesha Hoti, sikur do që të lajmëroj lexuesit se adresa e saj është mërgimi, jeta e të cilit është shumë e rëndë, me mall, dhembje e brenga pa fund, por, ndërkaq ajo thekson në mënyrë poetike se ndonëse mërgimi është i vështirë dhe duhet shumë mundime e punë për të mbijetuar, janë edhe disa gjëra të tjera shumë të rëndësishme dhe të pandashme nga jeta e gjithsecilit: Ruajtja e gjuhës dhe e traditave, zakoneve dhe kulturës sonë.
Pjesa e dytë e librit, nis me rubrikën “Shkolla ime”, e cila hapet me “Gjuha shqipe”, ku autorja u kujton me vargje të bukur lexuesve të vegjël: “Gjuhë e vjetër,/Gjuhë e artë,/Gjuhë e vlerë,/Gjuhë e bukur,/E shtrenjta,/O gjuha jonë!”
Për poeteshën: “Shqip flet toka,/Shqip flet qielli,/Shqip flet Dielli,/Shqip flet hëna,/Ylberi me ngjyrat,/Flet shqip.” Kështu me këto theks-e, ajo shpreh dashurinë për atdheun, lirinë, flamurin, shkollën, gjuhën shqipe, librin, mësuesin, prindërit…
Pjesa e tretë e librit hapet me rubrikën “Ëndrrat e fëmijëve” ku autorja vjershëron, së pari për nënën e madhe shqiptare, nënën e të gjitha nënave të botës, Nënë Terezën e famshme. Tema e kësaj vjershe çel edhe siparin për tema të tjera kushtuar nënave, gjysheve, bijve dhe bijave. Në vazhdim poetesha i konkretizon poezitë te emrat dhe veçoritë e nipërve dhe mbesës; Ja ku shfaqet vjershat për Lorianin, Bertinën, Edwartin, Alfredin, Ateon e ku në rolin gjyshes Emine S. Hoti derdh gjithë dashurinë e saj për vogëlushët, me vargje të thjeshtë në dukje, por me shumë përkushtim e mall, duke e shprehur këtë dashuri në çdo shkronjë e në çdo varg e strofë.
Rubrika tjetër e librit titullohet: “Poezia” ku autorja i ka vënë vetes qëllim të flas dhe të shprehet për artin e poezisë, se çfarë përjeton ajo vetë si krijuese kur i shkruan vargjet, duke e vlerësuar artin e fjalës si magji, si diell, si gjithçka të bukur që e shoqëron njeriun në jetë, në mendjen dhe në veprimet e tij. Mbyllet bukur vëllimi me rubrikën “Pranvera”, ku poezitë që vijnë radhë shpalosin përpara lexuesit një peizazh të freskët poetik, plot ngjyra dhe bukuri, që të tërheq drejt tij si me magji: “Natyra kudo gjelbëron,/Bilbilat bukur këndojnë,/Lulet plot aromë,/Kudo kundërmojnë./Bujku ja thotë këngës,/tek hedhë farën e re,/fëmijëve u qesh fytyra,/tërë shend e hare,/.Pranvera e bukur,/Plot jetë e bukuri,/T`i ngjallë natyrën,/Çdo plak e çdo të ri.”
Poezia pranvera, sikur ka një pjesë të dytë në poezinë tjetër, kur poetesha: “Na sjellë bilbilin,/Dhe këngën e tij,/Dallëndyshen `lejlekun,/Që vijnë një nga një.” Poetesha Hoti nuk mundet të mos u tregoj lexuesve të vegjël frymëzimin e saj për vjershën “Dallëndyshja jonë”, e cila pritet, vjen dhe shtegton, por asnjëherë nuk e harron kthimin dhe folenë e saj.
Libri mbyllet me poezinë “Bilbili”, një poezi kjo që sikur e bënë këtë zog edhe më të bukur në përfytyrimin tonë: “Shpend i bukur,/Pikalosh,/Erdhe fëmijët,/T`i gëzosh…”
I gjithë vëllimi poetik “Lulet e vendit tim” të Emine S. Hoti është një përjetim i bukur dhe i këndshëm artistik, i shkruar për fëmijët me një gjuhë të thjeshtë, plot figura letrare. Nën rrezet e diellit dhe pranverës, së bashku me zogjtë, dallëndyshet dhe bilbilat, sikur vallëzojnë edhe metaforat, krahasimet, simbolet, epitetet, të cilat i japin më shumë ngjyrim dhe bukuri vëllimit.
Duke mbyllur faqen e fundit të tij, na duket sikur përpara kemi një qiell që hapet e ku, në kaltërsinë e tij gjallërojnë zogjtë, poshtë në tokë lulëzojnë lulet, njerëzit lëvizin, punojnë, fëmijët lodrojnë e mësojnë, kurse nata ndrit nga yjet e qiellit, që duken sikur hedhin valle rreth e qark hënës bukuroshe.
Faleminderit poeteshës Hoti për këtë emocion dhe përjetim të këndshëm artistik dhe edukativ, që u vlen jo vetëm fëmijëve, por të gjithë atyre që e lexojnë vëllimin poetik “Lulet e vendit tim”.