Dyndja e pushuesve drejt plazhit të Shëngjinit ka bërë që trafiku në superstradën Lezhë-Milot të rëndohet.
Radha e automjeteve fillon që nga kryqëzimi i Shënkollit në Lezhë. Policia po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë një aksident ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit në aksin Milot-Mamurras. Një mjet tip ‘Suzuki” me targë AA446CU u përplas me një dum-dum pa targa, raporton BW.
“Me date 19.07.2015 ora 05.35, njoftohemi se në aksin rrugor Milot, Mamurras në supërstradë, vendi i quajtur karburant “Reçi”, ka ndodhur një aksident. Një mjet tip “Suzuki” me targë AA446CU me drejtues shtetasin E.Ll, vjeç 27, banues në Milot, është përplasur me mjetin Dum-Dum pa targa me drejtues shtetasin P.D, vjeç 60, banues në Thumanë, Kruje. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e dy mjeteve dhe shtetasja J.Ll, vjeç 28, pasagjere e mjetit Suzuki, të cilët pas ndihmës së parë në spitalin Kurbin janë nisur për në spitalin Ushtarak Tirane në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, behet me dije nga policia.
Komentet