VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shehaj: “Kompania që do të ndërtojë Unazën e Madhe në Tiranë u krijua tre muaj para tenderit”

By | November 27, 2018
blank

Komentet

blank

Analistët: Kosova të mos heqë dorë nga reciprociteti për targat

Janë bërë nëntë ditë që kur bllokimi i dy rrugëve Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara. E gjitha kjo po ndodh si shenjë proteste nga serbët lokalë, ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Situata e paqëndrueshme dhe lëvizjet e aeroplanëve e helikopterëve të Serbisë në afërsi të kufirit, kanë bërë që të ketë reagime nga ndërkombëtarët dhe të kërkohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Si rezultat i kësaj është paralajmëruar që nesër në Bruksel të ketë takim të palës kosovare dhe asaj serbe, ku do të diskutohet pikërisht për çështjen e targave. Lidhur me këtë takim, analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka çfarë të flitet sa i përket targave pasi që sipas tij Kosova është në të drejtën e saj.

“Unë nuk e shoh takimin në Bruksel si takim ku do të flitet për veriun, e kam fjalën për veriun si territor si problem që ekziston, ma shumë vazhdoj me pa këtë vendimin për reciprocitet si “provokim” për dinamizmin e dialogut. Brukseli ka bërë të ditur se në takim do të diskutohet për targat, nuk e di se çfarë do të mund të diskutohet për këtë çështje kur thjeshtë Kosova e ka aplikuar reciprocitetin ashtu siç Serbia bënë tash e një dekadë”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se tërheqja e Njësive Speciale të Kosovës nga veriu, natyrisht që do të ndodh, por sipas tij do të jetë humbje dhe dështim politik nëse kjo tërheqje e Njësive Speciale shoqërohet edhe me tërheqjen nga vendimi i reciprocitetit. “Do të ishte një fitore politike e Kosovës po që se tërheqja e forcave Njësive Speciale dhe zëvendësimi i tyre me KFOR-in do të karakterizohej me mbetjen fuqi të vendimit që është marrë për targat”, është shprehur Mushkolaj.

Më tej analisti Mushkolaj ka shtuar se sa i përket dinamizmit të dialogut në Bruksel, e ka parasysh edhe përfshirjen e SHBA-ve në këtë proces, respektivisht pjesëmarrjen e të dërguarit Escobar në këtë takim që sipas Mushkolajt është një momentum i ri që duhet të shfrytëzohet nga pala kosovare.
“Sa do të mund të shfrytëzohet në të mirë të fjalës ky momentum mbetet të shihet. Unë konsideroj se Kosova nuk duhet të heq dorë nga reciprociteti sepse është në të drejtën e saj dhe po e zbaton një marrëveshje që vet Serbia bashkë me Kosovën e kanë nënshkruar në Bruksel, në anën tjetër duhet me pa mundësinë që me u shfrytëzua kjo pjesëmarrje e SHBA-ve në mënyrë që të paktën të ketë një qartësim se çfarë mund të ndodh në të ardhmen me dialogun që thuhet se do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, -tha Mushkolaj. Ai shtoi se Brukseli është jashtëzakonisht i dobët për ta quar përpara këtë dialog, dhe se po mjaftohet vetëm me takime formale në mes të palëve. “Pa një përfshirje më të madhe të SHBA-ve unë jam skeptik se diçka serioze mund të ndodh në këtë dialog dhe me diçka serioze mund të përfundoj ky dialog”, -u shpreh Mushkolaj.

Edhe analisti, Azem Vllasi ka thënë për Telegrafin se parimi i reciprocitetit lidhur me targat e regjistrimit gjithsesi duhet të aplikohet.

“Nuk është me rëndësi nëse dikush ndërhyn nga BE-ja apo SHBA dhe propozon ndonjë modalitet më kreativ në aspektin formal por parimi të mbetet dhe të aplikohet. Kjo është fillimi i aplikimit të parimit të reciprocitetit me Serbinë ngase ky parim vlen në mbar botën ndërmjet shteteve”, ka deklaruar Vllasi.
Vllasi ka shtuar se tërheqje prapa nuk ka sepse raportet me Serbinë pastaj do të jenë shumë problematike. “Ata tërheqjen e palës kosovare më shumë do ta kuptojnë si dobësi tonën dhe do t’a keqpërdorin në shumë çështje tjera. Pala kosovare duhet të kërkoi një ndërmjetësim nga SHBA-të dhe BE-ja, të jetë bashkëpunuese por parimin t’a mbron. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të kërkojnë plotësimin e dëshirave të palës serbe. Nesër në Bruksel lidhur me këtë çështje duhet të ketë lajm të ri dhe të mirë”, -u shpreh Vllasi. Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj.

blank

Përvjetori i Open Balkans: Tensionet në veri të Kosovës anullojnë pjesëmarrjen Vuçiçit e Ramës në forumin e Novi Sad

As Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, as Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të flasin në takimin e nesërm në Novi Sad.

Sipas medias serbe “Danas” është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, të flasë me pjesëmarrësit e forumit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të bashkohet përmes lidhjes video.

Konferenca dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg dhe  një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad. Organizatorët  janë Fondi për Çështjet Evropiane të Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj.

Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiç, Rama dhe Zaev të flisnin nesër si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas. Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së Shengenit të Vogël mbi bashkëpunimin ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, dhe i cili kohët e fundit ndryshoi emrin në Ballkan të Hapur.

Burimet diplomatike shprehen se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë.

blank

PABESIA QË VRET… – Nga REX KASUMAJ

Fokusi im
Shtator, 2021 Berlin
Sa i pabesë ky Edvin Rama!
Emron këshilltare të vet Vlora Hysenin, funksionaren, tashmë, të shkarkuar të AKI-së në Kosovë!
Po si u bë që të dalë kaq gjakprishur ore! Ose kishte maskë dhe nuk njihej dot.
Dhe përse tani, sërish?
Karshillëk? Sfidë? Apo, mbase, më saktë dorëvënje në fshehtësitë e Shërbimit inteligjent që, këso udhe, të vijojë betejën e tij të jetës kundër Kosovës!
Një betejë ku s’është i vetmuar. Madje aspak. Është i fortë. Gëzon krahun nga dytësi i tij, nga serbi i dashur Vuçiq!
Ç’vullkan vezuvjan dashnie! I gjallë, i kuqëlimtë e shpërthyes.
Zjarr i saj nuk është parë asnjëherë në hemisferën ballkanike: as të mbyllur, e as të hapur!
R.
blank

Rusia përcjell nga afër Jarinjën

Protestuesit serbë duke valëvitur flamurin e Serbisë në Jarinjë. Shtator, 2021.

Dushan Komarçeviq

Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet nga vendet perëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.

Qysh më 20 mars, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar dy vendkalimet kufitare që ndodhen në këtë zonë – Jarinjën dhe Bërnjakun – për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë.

Me këtë vendim, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme. Për të monitoruar procesin, në kufijtë në veri është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Masa të ngjashme ndaj automjeteve me targa të Kosovës, Serbia zbaton tash e sa vite.

Më 26 shtator, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviq, kanë vizituar disa ushtarë serbë, që janë vendosur në gjendje të gatishmërisë luftarake në bazën ushtarake të Rudnicës. Kjo bazë gjendet pranë qytetit të Rashkës në Serbi, rrugës për në pikën kufitare të Jarinjës.

Me ta ka qenë edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko.

Është thënë se ata kanë shkuar atje që “të binden personalisht për situatën aktuale”.

Jakshiq vlerëson se kjo është një pikë diplomatike për Moskën, por dështim i Beogradit.

“Moska vazhdon ta përdorë me sukses konfliktin e Kosovës si kanalin më të rëndësishëm për zgjerimin e ndikimit të saj. Në anën tjetër, Beogradi e ka marrë pa u menduar ambasadorin në Rashkë dhe nuk ka dyshim se Perëndimi do ta interpretojë këtë si provokim”, thotë Jakshiq.

Në ueb-faqen e Ministrisë serbe të Mbrojtjes thuhet se Stefanoviq i ka falënderuar mysafirët nga Rusia “që janë njoftuar me situatën në vijën administrative dhe në veriun e Kosovës dhe Metohisë”.

Ambasadori rus thuhet se ka konfirmuar mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Beogradit dhe se ka shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare.

“Kjo ka për qëllim pastrimin etnik të Kosovës”, ka thënë Kharchenko.

Ambasadori rus e ka shfrytëzuar vizitën për të komentuar edhe pozicionin e vendeve perëndimore, të cilat i ka cilësuar si “të çuditshme” dhe “të dëmshme”. Ai ka thënë se ato “i mbyllin sytë në një situatë shumë të rrezikshme”, ndonëse, sipas tij, “të gjithë e kuptojnë se kush është fajtor dhe cila është arsyeja e një provokimi të tillë”.

Që nga fillimi i krizës, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe që çështjet e hapura t’i zgjidhin me dialog.

Analisti serb, Dragomir Angjellkoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Federata Ruse, në këtë mënyrë, i jep mbështetje Serbisë dhe përçon mesazhin se do të qëndrojë prapa masave që do t’i marrë Beogradi.

“Ky mesazh është dërguar kryesisht në Beograd, ndërsa të gjithë të tjerët, në bazë të kësaj, mund të konstatojnë se Beogradi ka më shumë hapësirë për manovrim, nëse është e nevojshme për të mbrojtur serbët në Kosovë”, thotë Angjellkoviq.

Sipas tij, prania e zyrtarëve rusë në objektet ushtarake të Serbisë kontribuon në qetësimin e tensioneve, sepse “Bashkimi Evropian, i cili është garantues i Marrëveshjes së Brukselit [për lëvizje të lirë], nuk ka bërë asgjë për ta zbatuar atë marrëveshje”.

Jakshiq, në anën tjetër, thotë se mesazhet kontradiktore të Beogradit krijojnë një gjendje të konfuzionit të përgjithshëm.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsërit se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një angazhim gjeostrategjik i Serbisë, por, në të njëjtën kohë, ai “vazhdimisht bën lëvizje që e vënë në dyshim këtë”.

Kjo bëhet gjithmonë për shkak të koncesioneve ndaj Rusisë, thotë Jakshiq.

“Në këtë kontekst, shkuarja e ambasadorit Kharchenko në jug të Serbisë është një konfirmim tjetër i qëndrimit të ndrojtur të Qeverisë së Vuçiqit ndaj Kremlinit”, shton Jakshiq.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd edhe më 22 shtator.

Sipas një komunikate në ueb-faqen e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, Stefanoviq, atëbotë, ka shprehur “mbështetjen e fuqishme dhe të qëndrueshme që Federata Ruse i jep Serbisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, veçanërisht në këto kohë të vështira që po përjeton popullata serbe në Kosovë dhe Metohi”.

Sipas Stefanoviqit, situata aktuale, “në të cilën Prishtina shkel liritë e lëvizjes, duke imponuar masa të reja të njëanshme, paraqet vazhdim të mosrespektimit të Marrëveshjes së Brukselit”.

Stefanoviq po ashtu e ka ftuar Rusinë që të marrë pjesë në panairin e ardhshëm ushtarako-teknik “Partner 2021”, i cili do të mbahet në Beograd në muajin tetor.

Serbia dhe Rusia kanë mbajtur tradicionalisht marrëdhënie të ngushta.

Dy vendet nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008.

Rusia voton kundër pranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa Serbia, në këmbim, refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, Serbia është cak i kritikave nga Perëndimi, sepse, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ajo nuk e ka harmonizuar ende politikën e saj të jashtme me atë evropiane.

Perëndimin e shqetëson edhe bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me Rusinë.

Në muajin qershor, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka vlerësuar se stërvitja e përbashkët ushtarake e Serbisë me Bjellorusinë dhe Rusinë nuk e ndihmon përparimin e Serbisë drejt integrimit evropian.

Serbia ka marrë pjesë në stërvitjen trepalëshe “Vëllazëria Sllave 2021”, me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila është mbajtur nga data 8 deri më 19 qershor në territorin Krasnodar, në jugperëndim të pjesës evropiane të Rusisë.

Aktivitetet e llogarive pro-ruse në Serbi

“Moska është e shqetësuar për Kosovën”. Ky është vetëm një nga titujt e shumtë të shpërndarë në Facebook nga llogaritë pro-ruse në Serbi, prejse ka filluar kriza në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.

Bëhet fjalë për grupe dhe ato kanë elemente pro-ruse në emrat e tyre. Fjalët kyçe që i lidhin ato janë: Putini, Serbia, Rusia, Kremlini.

Por, ato kanë edhe një veçori tjetër të përbashkët: çdo postim e publikojnë në të njëjtën kohë.

Një kërkim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë ka gjetur gjashtë llogari të grupeve në Facebook, që bëjnë fushatë të sinkronizuar.

Grupe pro-ruse të Facebook-ut në Serbi publikojnë përmbajtje identike në të njëjtën kohë.

Grupe pro-ruse të Facebook-ut në Serbi publikojnë përmbajtje identike në të njëjtën kohë.

Postimet flasin me ton pozitiv për aktivitetet e Serbisë në kufi me Kosovën dhe për përfshirjen e zyrtarëve rusë në krizë.

Kjo nuk është hera e parë që këto grupe aktivizohen.

Ato janë përfshirë në retorikë nacionaliste edhe në fillim të këtij muaji, pas tensioneve që ka shkaktuar në Mal të Zi shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Veriu, tensione me shumë kalkulime

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës duke u kujdesuar për sigurinë, pas bllokimit të rrugës që çon në pikën kufitare në Jarinjë. Shtator 2021.

 

Kestrin Kumnova

Në ditën e tetë të bllokadës në dy pikat kufitare në veriut e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ulje të tensioneve, Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë retorikën, ndërsa njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se situata është shqetësuese, mirëpo ajo mbase po përdoret për qëllime politike në Prishtinë dhe Beograd.

Analistja gjermane për Ballkanin, Johhana Deimel, thotë për Radion Evropa e Lirë se provokimet në veri janë të ndërlidhura në disa mënyra. Fillimisht, sipas saj, bëhet fjalë për zgjedhje – në Kosovë zgjedhjet lokale në muajin tetor dhe në Serbi zgjedhjet presidenciale në prill të 2022-ës.

“Të dyja palët, Vetëvendosje e (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit dhe Partia Përparimtare Serbe e (presidentit të Serbisë) Aleksandar Vuçiq, kanë nevojë për diskursin populist, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e tjera në vendet e tyre”, thotë Deimel, sipas së cilës e gjithë kjo situatë është gjithashtu rezultat i një Bashkimi Evropian të dobët, mungesës së një perspektive të besueshme të anëtarësimit për këto vende si dhe në kohën e fundit edhe për shkak të boshllëkut të pushtetit në Gjermani, pas përfundimit të zgjedhjeve atje.

Rusia po dërgon sinjal në rajon

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Kosova ka vendosur njësitë speciale të policisë në afërsi të këtyre dy pikave, ndërsa Serbia ka shtuar praninë ushtarake në zonën kufitare. Më 26 shtator njësitë ushtarake serbe në Rashkë, që gjendet afër kufirit me Kosovës, i vizitoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Analistja gjermane thotë se përshkallëzimi i veprimeve kërcënuese ushtarake është shumë shqetësues.

Johanna Deimel

Johanna Deimel

“Gjithashtu ambasadori rus ishte në kufi. Prania e tij shënon rolin e Rusisë në përkrahje të Serbisë, dhe kjo pastaj dërgon një sinjal të qartë në rajon”, thotë Demiel, duke shtuar se është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë mesazh të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas mendimit tim, Vuçiq po e përdorë momentumin dhe po teston terrenin. Koha e Angela Merkelit (v.j. kancelares në largim gjermane ) ka mbaruar, Franca do të mbajë zgjedhje në pranverën e vitit 2022 dhe kështu, BE-ja është në një fazë kritike ku mund të dalin formacione dhe qendra të reja të pushtetit. Në këtë rast, ky vakum i pushtetit po shfrytëzohet nga Vuçiqi. Fantazmat nacionaliste të viteve 1990 po dalin sërish jashtë. Angela Merkel deri më tani ka parandaluar një shkëmbim territorial (v.j. mes Kosovës dhe Serbisë ). Vuçiq mbase mund të llogarisë që ta kthejë këtë çështje në tryezën ndërkombëtare përmes përshkallëzimit artificial”, shton analistja Demiel.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Nga burimet diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë mëson se këtë javë, në Bruksel mund të zhvillohet një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Liderët nga të dyja vende edhe në ditën e tetë të tensioneve nuk kanë treguar shenja të tërheqjes nga retorika e tyre politike.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të dyja vendet duhet të heqin targat e përkohshme, ndërsa të hënën (27 shtator) pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka arsyetuar prezencën e njësive speciale në vendkalimet kufitare.

“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ndodhet aty për të demonstruar një forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët tanë kufitarë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiq për televizionin serb Pink.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis të martën turneun në Ballkanin Perëndimor dhe me 29 shtator, ajo do të qëndrojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa një ditë më vonë në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo vizitë, sipas analistes Demiel, duhet të përdoret nga ana e von der Leyen për të ushtruar presion mbi Vuçiqin.

“Ajo vjen nga një familje e partive (v.j. Partitë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian) që e ka mbështetur Vuçiqin shumë gjatë. Ajo mund të përdorë si mjet, kritikat publike nga ana e saj, dhe Këshilli Evropian dhe mbase mund të marrë në konsideratë edhe ngrirje të financave. Dhe, nëse nuk do të ketë një ulje të tensioneve së shpejti, Shtetet e Bashkuara mund të mendojnë si masë, ndalimet e udhëtimit për politikanët dhe njerëzit e biznesit të korruptuar nga Kosova dhe Serbia”, thotë Demiel.

Të shtunën, më 25 shtator, dy incidente janë shënuar në dy komuna në veri të Kosovës. Në Zubin Potok është djegur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, ndërkaq në Zveçan është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil. Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa këtyre dy incidenteve.

Mungesë vullneti politik për marrëveshje

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka filluar në vitin 2011 në nivelin teknik, ndërsa në vitin 2012 ka kaluar në një nivel më të lartë – atë politik.

Rreth 30 marrëveshje janë arritur deri më tani, por shumë prej tyre nuk zbatohen në terren.

Synimi është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes të dyja vendeve, por sipas James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, situata e fundit në veri tregon sesa palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare politike.

“Ne nuk po shohim asnjë vullnet politik për të arritur këtë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori Ker-Lindsay.

James Ker Lindsay.

James Ker Lindsay.

Sipas tij, në Prishtinë është në pushtet një qeveri që nuk ka vullnet për t’u angazhuar në dialog të nivelit të lartë politik, ndërsa në Serbi, arritja e një marrëveshjeje ka qenë më e mundshme një dekadë më parë sesa tani kur gjërat kanë shkuar duke u bërë më vështirë.

Ai vlerëson se situata e fundit në veri është shqetësuese dhe se e kaluara ka treguar se këso lloj situatash mund të dalin jasht kontrollit shumë shpejt.

“Pra, në përgjithësi ky moment nuk është i mirë dhe mendoj se shumë njerëz dhe shumë vende janë shumë të shqetësuara me atë që po e shohim”, thotë ai.

blank

Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel – i pranishëm pritet të jetë edhe Gabriel Escobar

VOA

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës, në një përgjigje me shkrim dërguar Zërit të Amerikës.

Zoti Escobar paralajmëroi të premten në një intervistë me Zërin e Amerikës se “lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”.

Për tetë ditë me radhë grupe qytetarësh serbë në veriun e Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

Nga e hëna e kaluar makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet ne Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë.

Beogradi reagoi me zemërim dhe njoftoi ngritjen e gatishmërisë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe anulimin e reciprocitetit për targat e makinave.

Prishtina tha se është e gatshme të heqë dorë nga targat e përkohshme nëse Beogradi vepron njësoj, ndërsa akuzoi Serbinë për nxitje tensionesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksoi të hënën se dërgimi i njësive të posaçme të policisë në veri nuk është drejtuar kundër serbëve, por për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policisë kufitare.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për ulje tensionesh dhe presin që takimi i së mërkurës ndërmjet palëve të ndihmojë një gjë të tillë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë të hënën se kanë shtuar patrullimet gjithandej Kosovës përfshirë edhe veriun.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtejshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e tij edhe në vendkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat, që janë diskutuar më herët të diskutuara nga komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim ndihmesën për uljen e shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse.

blank

“Open Balkans”, ide për “Serbinë e Madhe”! – Nga Isuf B.Bajrami

“Ballkani i hapur” është ide e dalur nga “kuzhinat” sllavomëdha! Inkorporimi i Kosovës në këtë humnerë, edhe pas njohjes së Kosovës si “Republikë”, është humbje e sovranitetit Shtetëror të Kosovës!

“Open Balkans” e ka qendren në Beograd dhe pranimi i ri-hyrjes së Kosovës në këtë humnerë,automatikishtë Kosova kalonë si “Republikë” brenda Shtetit të Serbisë së Madhe! Kjo, jo që është e pa pranueshme për Popullin e Dardanisë, por është shum delikate dhe me pasoja të mëdha për në të ardhmen!

Askush individualisht apo si “subjekt” i dështuar në zgjedhje, nuk e ka të drejtën të vet-vendosë, në emër të shumicës!

Populli i Kosovës duhet të vetëvendosë me Referendumë gjithpopullor.

Vendi i Lekës,28 Shtator 2021

blank

Nxënës të dashur! Mirë se vini në strehën e paditurisë – Nga Ndriçim Mehmeti

Si asnjëherë në historinë e arsimit shqiptar pas vitit 1945, dita e parë e shkollës do të jetë në fund të shtatorit. Kjo sepse ne si asnjë vend tjetër kemi marrë masa kundër pandemisë, analfabetizmit, bëjmë mësim plotësues (kuptimin e të cilit nuk e di askush) dhe e gjitha kjo për hatër të fëmijëve, në interes të prindërve, në shërbim të mësuesit, e me demek në fund për rritjen e cilësisë së arsimit. E meqenëse jemi në fushën e eksperimenteve vit pas viti me arsimin, do të bëja një propozim me shumë modesti:

Ndryshoni parullën bajate të përvitshme: Nxënës të dashur mirësevini dhe bëni një shtesë të vogël: Mirësevini në strehën e paditurisë.

Kështu do të ishte më e ndershme, më e fisme. Nxënësve tanë të dashur le t’u themi të vërtetën. T’u themi që shkolla edhe këtë vit, nuk do të ketë as ujë të rrjedhshëm dhe as ngrohje. Do të vijoni mësimin nga mëngjesi deri në darkë, duke mallkuar mamin dhe babin që nuk jua vuri emrin Ana apo Andi, por ua vuri emrin Xhesi dhe Xheku, kështu që zahmet e keni të shkoni në shkollë në 4 pasdite e të dilni në 7 të darkës.

Për laboratorë kimie, fizike, biologjie, kompjutera, tableta, laptop, mësim të plotë, as që bëhet fjalë. Ju jeni vetë të zgjuar, inteligjentë të lindur që me 30 minuta e thithni mësimin në ajër, madje pa e hapur fare gojën mësuesi. Detyrat bëjini vetë e kontrollojini vetë, se mësuesi nuk kohë të merret me ju. I ngrati do të rrijë tërë ditën në shkollë, por as vetë nuk do ta kuptojë përse-në. Mos merrni çatë me vete. Kot do ta keni. Do t’i nxirrni librat, sa për të shënuar faqet që do të mësoni, se më shumë nuk ka çfarë.

Prindër të dashur! Vijoni si gjithë këto vite të fundit të paguani ngado për shkollimin e fëmijëve tuaj: Mësuesit, drejtuesit e shkollës, trajnerin e futbollit, basketbollit, volejbollit, kurse pa fund, transportin e fëmijëve, rojën e shkollës, oficerin e sigurisë dhe së fundi edhe administratorin e shkollës, si një gjetje origjinale e Lali Erit. Dhe sakën se çoheni e kërkoni kushte më të mira për fëmijët tuaj, ngrohje, ujë, tualete të pastra, shkollim cilësor, aktivitete argëtuese. Mos e bëni në asnjë mënyrë. Këto janë të drejta që i takojnë atyre që dinë t’i kërkojnë jo juve, që i keni lënë fëmijët në mëshirë të fatit, se shtet dihet që nuk ka. Ju mjafton t’i thoni peqe –lepe drejtorit, ndonjë lek nën dorë mësuesit kujdestar, ose atij që “nuk lëshon notë”, siguroni mesataren, që të mos prishet aveniri i fëmijëve, për të tjerat ka Zoti kismet edhe për ju.

Mësues të dashur! Edhe ju vijoni siç keni bërë deri më sot. Mos u ankoni fare për kushtet mizerabël në të cilin ushtroni profesionin, as për mungesën e mjeteve të punës, as për skllavërimin që ju bëjnë duke iu përdorur si punëtor pa pagesë për punën që bëni. Në fund të fundit, 20-27 mijë lekë të vjetra ju mjaftojnë për rritjen cilësore të jetesës suaj. Me këtë pagesë për orët shtesë, ju mbuloni fare mirë faturën e energjisë, ujit dhe ju mbete për të darkuar me familjen njëherë në javë. Nuk keni pse të protestoni edhe pse çdo 4 vjet ju tallin, ju mashtrojnë për rritjen më të madhe të pagës në 30 vjet. Por ata që jua bëjnë premtimin meritojnë një bravo të madhe, sa kohë ju e përtypni e ripërtypni talljen e tyre dhe madje me shumë dëshirë.

Drejtues të dashur të arsimit në gjitha nivelet! Edhe ju vijoni të ankoheni pa masë në mbledhjet me deputetët dhe hierarkët e lartë socialist, që ju lanë në mes të rrugëve dhe nuk ua njohin kontributin, militantizmin, arrogancën, forcën që treguat duke lënë pa punë, cilido që ju urdhëroi partia ta flaknit në rrugë. As mos e vrisni mendjen si ecën arsimi, cilësia, problematikat, analfabetizmi funksional. Të gjitha këto janë dokrra. Shikoni ku ka tendera, përftime, libra për të shitur, ndonjë dritare, pllakë mermeri të shkollës, çoni në shtëpi ndonjë kompjuter, merrni ndonjë lek për regjistrime, rritje notash, e kësi gjërash. Arsimi dhe hallet e tij janë krejt të huaja, të papranueshme për moralin e lartë të rilindjes. Padituria, skamja, lënia në errësirë e të rinjve, është detyrë mbi detyrat, në çdo ditë të javës.

Njerëz të shoqërisë civile! Edhe ju si shokët dhe shoqet më sipër nuk keni përse e prishni terezinë, as me vatrën e dijes e as me strehën e paditurisë. Në fund të fundit misioni juaj fisnik është sesi të shkruani, merrni dhe përfitoni projekte e donacione, që ju lumturojnë juve dhe familjen tuaj, që sigurojnë ndërrimin e gardërobës, një vend pëllumbash në administratën shtetërore, për gruan/burrin, dashnorin/en, djalin, vajzën, me pak fjalë sigurimin e tarafit tuaj me të ardhura, pa shumë djersë.

Qytetarë të dashur! Të gjithë kemi për detyrë të mbrojmë, zhvillojmë e kujdesemi për arsimin, si e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria, për të parë fëmijët tanë me sy jo njëherë në vit apo më shumë, por çdo ditë. Është mundësia për të zhvilluar vendin dhe për të gëzuar ato ditë që na ka dhënë Zoti, si shumë të tjerë rreth nesh. Vatra e dijes shkolla, ka marrë flakë në sytë tanë. Gjuhët e saj kanë mbërrit në trarët e lodhur të strehëzës së ndërtesës që mezi mbahet tashmë. Në një kohë të shkurtër kjo strehë do të shembet dhe pasojat e këtij shkatërrimi, do t’i kemi në kurriz si shoqëri, tash e 30 vitet e ardhshme. Kemi shumë pak kohë për të shëruar diçka, përndryshe, nesër nuk mund t’i ankohemi askujt, për gjëmën që e bëmë vetë, krejt me dashje e qëllim. syri

blank

E shkarkuan Vjosa dhe Albini, ish kryespiunen e Kosovës e merr këshilltare Edi

Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tani është marrë nga Edi Rama, si këshilltare e tij.

Hyseni ka qenë zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI. /Express

blank

Gratë e Edi Ramës, rekordet e Ruandës, Toni Bleri dhe Mini-Shengeni Nga Enton Palushi

 

Para do ditësh, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një listë të vendeve me numrin më të lartë të grave në nivele përfaqësuese. Paradoksalisht, përkrah vendeve të Europës veriore, që udhëheqin në çdo fushë, në listë kishte edhe disa vende nga krahu i kundërt, me kredencialet më të këqija demokratike dhe me renditjen më të ulët në çdo drejtim. Çfarë mund të ketë ndodhur që krahas vendeve më të pasura dhe më demokratike në planet të renditen edhe Shqipëria dhe Ruanda? Çfarë e bën bashkë Edi Ramën dhe Pol Kagamen, presidentin e vendit afrikan? Përgjigjia ndoshta duhet kërkuar te ish-kryeministri britanik, Tony Bler, që i këshillon të dy dhe që pati deklaruar para disa kohësh se Kagame është një lider vizionar. Në listën e tij ka edhe të tjerë drejtues të ngjashëm si Rama dhe Kagame, përfshi këtu presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Bler mund t’u ketë thënë shumë gjëra, por ndër mësimet kryesore duhet të jetë ai: merrni parimet që ka për zemër Perëndimi dhe përdorini për interesat tuaja.

“Kagame e ka marrë me mjeshtëri axhendën e Perëndimit dhe e ka përdorur atë për të minuar qëllimet e Perëndimit,” thotë politologu Brian Klaas. Parlamenti i këtij vendi ka në përbërje 64 përqind femra, duke shënuar një rekord në botë. “Mënyra korrekte për ta parë këtë përfaqësim të grave në Ruanda është kështu: është e mrekullueshme që një parlament i dobët ka shumë gra brenda, por sërish është një parlament i dobët që i përkulet një despoti të vetëm mashkull. A është progres? Ajo që ka rëndësi ëshët nëse parlamenti ka një zë, jo gjinia e personave të heshtur brenda tij”, shkruan Klaas.

A ka funksionuar kjo skemë? Sigurisht. Teksa Kagame flet për arritje dhe Perëndimi i jep miliona dollarë për qeverisjen e mirë, opozita masakrohet dhe zgjedhjet manipulohen.

Kështu është edhe historia e grave të Edi Ramës në qeverisje. Rekordi i tij botëror është vetëm një makijazh për të kënaqur Perëndimin dhe për të fituar ndonjë intervistë në rrjetet e mëdha botërore. E kundërta ndodh në realitet, kur qeverisjen e ka në dorë vetëm një njeri, që nuk këshillohet me askënd dhe që nuk ka prodhuar asnjë figurë femërore në politikën e majtë gjatë këtyre dy dekadave në pushtet. I vetmi emër që u vjen ndërmend njerëzve kur i pyet për gratë e Ramës në politikë është ai i Elisa Spiropalit, por edhe ajo, jo për mirë, por vetëm për keq. Arsyeja është më e thjeshtë se kaq: nuk mund të pretendosh për përparim real të grave në një vend me ekonomi të drobitur, me një krim të shumëpërhapur, me një korrupsion masiv, me një administratë të mbaruar, me një arsim të rrënuar, me një shëndetësi të kapitulluar.

Sa për sjelljen e Ramës me gratë, sikur të mos mjaftonin zërat që kanë qarkulluar vazhdimisht për sjelljen e tij të dhunshme, mjafton agresiviteti që ka treguar ndaj tyre publikisht, qofshin politikane apo gazetare, për të kuptuar se ajo që ndodh larg syve të medias është shumë, shumë më e rëndë.

Por skema djallëzore e përdorimit të axhendës së Perëndimit për të minuar zhvillimin real të vendit nuk ka funksionuar vetëm në këtë drejtim. Thuajse çdo dështim i madh në vend ka pasur sipër një logo perëndimore.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan përfaqësim gjinor? Ua japim në nivele rekord, mjafton që askush të mos sfidojë pushtetin e njishit.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të respektohet opozita? Shpikim jo një, por pesë-gjashtë opozita dhe bëjmë sikur po dëgjojmë atë që na shkon për shtat më shumë.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan reformë në drejtësi? Atëherë vëmë në funksion krejt makinerinë e OJQ-ve dhe sigurojmë që reforma të duket sikur po bëhet, teksa vendosim nën kontroll plotësisht gjyqësorin.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të punojmë për integrimin? Atëherë shpikim bashkë me Vuçiçin një Ballkan të Hapur dhe sakatojmë Kosovën e vogël, duke e sulmuar hapur se ajo nuk e do integrimin, teksa Serbia e madhe merr rolin e fuqisë bashkuese në rajon.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të kemi bashkëpunim rajonal? Atëherë shpikim bashkë me Vuçiçin një Mini-Shengen dhe i japim Serbisë rolin kryesor për të dominuar rajonin në çdo aspekt ekonomik, në kurriz edhe të Kosovës së brishtë.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan një pajtim rajonal? Atëherë shpikim historinë me pajtimin gjermano-francez dhe e barazojmë agresorin serb me viktimën kosovare. Dhe kur Kosova të ankohet publikisht, i themi që janë të prapambetur, që nuk duan përparimin, shoqëruar me një lumë fyerjesh.

E kështu lista mund të vazhdojë e gjatë. Dikush mund të pyesë me të drejtë se përse i intereson kaq shumë Ramës se çfarë mendon Perëndimi? Sepse shqiptarët nuk i duhen më, tani që e pranon edhe vetë se ka ngritur një makineri votash për të manipuluar zgjedhjet. E vetmja gjë që shpreson është se mes tij dhe shqiptarëve do të qëndrojë vazhdimisht si mur një tufë ambasadorësh perëndimorë. Mendon se do e mbrojnë përgjithmonë.

blank

Drejt përfundimit ura kineze në Kroaci që “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar

Gjuha e gjatë e tokës e bregdetit dalmat, që praktikisht nga Spliti çon deri në Dubrovnik dhe me tutje, në kufirin me Malin e Zi, ndahet në një pikë të vetme, e gjatë vetëm 9 kilometra, që përfaqëson aksesin e vetëm në det të Bosnje Hercegovinës.

Ky korridor identifikohet me qytezën turistike të Neumit, plazhi i vetëm ku boshnjakët ndihen si në vendin e tyre.

Në 1996, marrëveshja që merr pikërisht emrin e kësaj qyteze parashikonte që shtetasve kroat do të sigurohej kalim pa pengesa në dy anët e Dalmacisë, por kjo marrëveshje si dhe ajo për njohjen e kufijve e firmosur nga presidentët e atëhershëm Franjo Tugjman dhe Alija Izetbegovic nuk u ratifikua kurrë.

Kjo do të thotë që edhe ditët e sotme, i gjithë trafiku që nga veriu i Kroacisë dëshiron t’i drejtohet një destinacioni turistik ndërkombëtar si Dubrovniku, duhet të kalojë detyrimisht nga kontrollet e kufirit boshnjak të Neumit.

blank

Për të shmangur këtë, prej vitesh qeveria kroate kishte projektuar ndërtimin e një ure që do të lidhte dy fshatrat e Komarnës dhe Briestës, që ndodhet në gadishullin e Prijestrës, duke anashkaluar në këtë mënyrë kalimin nga territori boshnjak.

Në 2018 Zagrebi zyrtar shpalli fituesen e projektit, kompaninë kineze China Road and Bridge Corporation, e cila premtoi shkurtim të afateve, me kantierin që filloi punën në 2019. Dy vite më vonë, tashmë elementët e ndryshme të urës, së gjatë rreth 2400 metra, janë të bashkuara, duke bashkuar për herë të parë territorin kroat që do të përshkohet pa kontrolle në gjithë gjatësinë e tij.

Por nuk mungojnë protestat, dhe përtej disa dyshime të tipit ambientalist vijnë më së shumti nga Sarajeva. Deputetë boshnjakë dërguan protestën e tyre Brukselit, që financon projektin, duke akuzuar Zagrebin zyrtar se po ndërton në ujëra ndërkombëtare dhe jo kroate, shumë pranë atyre boshnjake.

blank
plazhi i Neumit, i vetmi plazh i Bosnjës e Hercegovinës

Jo vetëm, por boshnjakët pretendojnë edhe që ura pengon zhvillimin e një porti të madh në Neum, sepse bën të pamundur kalimin e anijeve të dimensioneve të mëdha, si për shembull atyre kroçierë.

Ndërkohë, janë shumë analistët që mendojnë se ndërtimi i urës dëmton Bosnjën jo me detajet teknike të saj por thjesht me anashkalimin e territorit të Neumit, që do t’i heqë një fluks të jashtëzakonshëm turistik Bosnjës duke izoluar edhe më tej vendin ballkanas, duke rënduar situatën politike që karakterizohet nga ndarja e pushtetit në tre komunitetet kryesore, boshnjake, kroate dhe serbe.

blank

Për çka e bënë luftën shqiptarët? – Nga Skënder MULLIQI

Pse dhe për çka kemi bërë luftë afër 90 vjeçare?Kemi bërë për çlirimin nga serbosllavizmi.Shumë përgjigje mund të jepën në këtë pyetje.Edhe fëmijët e dinë së lufta është bërë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë , vetëvendosjën , të drejtën , demokracinë ,sovranitetitin , integritetin territorial, dinjitetin, ardhmerinë tanë …Në jetën e vërtetë njerëzit kan luftuar për shkaqe të ndryshme , por madhore pse është luftuar dhe luftohet janë Atdheu dhe kombi. Të gjitha këto që i numërova nuk guxojnë të mbesin vetëm parulla!Historia e popujve në ish-Jugosllavi na ka mësuar së serbët janë popull më mëndje të humbur, së janë njerëz të retarduar, të cilët nuk po lirohen nga budallakinat dhe nga poshtërsinat, së ata janë fitues të përhërshem dhe pushtues të përheshem të tokave shqiptare.Leksionin së nuk mund të fitojnë nga shqiptarët e morën në vitin 1999, ku humbën luftën në Kosovë. Morën leksionin së triumfon e mira ndaj të keqës, së fiton drejtësia historike .Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike , duke u larguar më bisht nën shalë nga Kosova.Shqiptarët luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë , dhe e arritën këtë .Nese e fituam luftën së bashku më aleatët tanë , duhet ta din mirë çetniku Vuqiq i cili po kërcënon më luftë në veri të vendit, së jo që nuk do të arrinë të pushtojë, Kosovën , por do të detyrohet të ik deri të Pashallëku i Beogradit, ku edhe serbët e kan vendin.Xhelatët e Beogradit, duket së njohin vëtem dajakun mbi kokë.Kan harruar së ka përenduar koha e sundimit të shqiptarëve në tokën e tyre.Poshtërsitë dhe pandershemeritë e tyre nuk do të pijnë ujë më para botës demokratike , nese dikur iu ka funksionuar kjo punë.Nese çetniku Vuqiq, ka marr hov, ai do të ndalët dhe atë shumë keq , nese mendon së do të jetë ndryshe .Serbia dhe sërbet nuk po lirohen nga epoka e ërret ku janë katandisur. Zgjërimi i Serbisë historikisht më territore në kurriz të shqiptarëve ka përfunduar.Shkaqët që shqiptarët duhet më i urrejtë serbët janë të pa numërta.Vuqiqi po futët në vallët e sadizmit serbomadh. Ai është një gjarpër helmues , të cilit do ti prehet koka në luftën më shqiptarët , të cilën më ngulm po e kërkon. Shqiptarët kan qenë dhe janë popull paqëdashës ,janë popull që kërkojnë paqën , por që nuk i shmangët as luftës, kur është në pyetja mbrotja e Atdheut dhe e kombit. Vuqiqi është dehur nga urrejta patologjike që ka ndaj shqiptarëve. Kjo urrejte do ti kthehet si bumerag.Unë e di mirë së shqiptarët dinë të mbrohen nga ata që i sulmojnë …


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend