VOAL

VOAL

Shefi i kabinetit të qeverisë Kurti i përgjigjet Thaçit: Aventurat nuk do të realizohen, pas pandemisë Kosova në zgjedhje

April 19, 2020

Komentet

76 ditë protestë antiqeveritare- Qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë. Diaspora zbarkon sërish në Tiranë

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me protestuesit që kërkojnë ndryshim politik, më shumë transparencë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka vijuar për javë me radhë me tubime, marshime dhe grumbullime përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë denoncuar korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e transparencës në vendimmarrje.

Në ditën e 76-të, thirrjet për pjesëmarrje masive vijojnë, ndërsa protestuesit presin edhe përfshirjen e diasporës në tubimet e paralajmëruara për 14, 15 dhe 16 gusht që pritet të mbushin sërish sheshet e kryeqytetit.

Protesta tashmë është kthyer në një prej lëvizjeve më të gjata qytetare të zhvilluara në vend, me organizatorët që deklarojnë se do të vijojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. bw

Ishte me pushime me familjen në bjeshkët e Tropojës, ndahet papritur nga jeta ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

Është ndarë nga jeta Skënder Haluci, jurist, avokat dhe ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës, një emër i njohur i sistemit të drejtësisë dhe jetës publike shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Haluci ka mbajtur disa funksione të rëndësishme, mes tyre atë të kryetarit të Gjykatës së Vlorës dhe të komisionerit pranë Avokatit të Popullit

Skënder Haluci ishte gjithashtu ish-i burgosur politik, ndërsa përgjatë viteve ushtroi profesionin e juristit dhe avokatit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga familja.

Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen. Mëngjesin e sotëm, ai u kishte treguar familjarëve se nuk ndihej mirë dhe disa minuta më pas është gjetur pa shenja jete.

Skënder Haluci u shkarkua nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, ndërsa e konsideronte asokohe vendimin, si një dënim me vdekje që atij i ishte dhënë për herë të dytë.

I ndjeri u akuzua në vitin 1983 se donte t’i bënte atentat Ramiz Alisë në Tropojë.

Ai u arrestua gjashtë muaj pas vizitës së Ramiz Alisë në Tropojë. Më pas u dënua me vdekje. Por, një muaj pas dënimit, Presidiumi i Kuvendit Popullor, ka kthyer dënimin nga me vdekje në heqje lirie me 25 vjet burg. bw

IN MEMORIAM- Arkivi i Voal.ch- 2012- SKËNDER HALUCI: E VËRTETA E ATENTATIT NDAJ RAMIZ ALISË- Nga FATOS VELIU (INTERVISTA)

Pajisjet mjekësore, KLSH: 90% e rekomandimeve të pazbatuara në spitalet publike

Vetëm 2 nga 20 rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për përmirësimin e menaxhimit të pajisjeve mjekësore në sistemin spitalor publik rezultojnë të zbatuara, ndërsa 18 masa, ose 90% e totalit, mbeten të pazbatuara.

KLSH e cilëson nivelin e zbatimit “shumë të ulët” dhe paralajmëron se mosmarrja e masave rrezikon përdorimin efektiv të pajisjeve dhe cenon cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

Rezultati del nga auditimi i ri për zbatimin e rekomandimeve të lëna në vitin 2024 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Qendrën Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Të 20 rekomandimet ishin pranuar nga institucionet, por kontrolli i kryer në fund të vitit 2025 dhe fillim të vitit 2026 tregoi se pranimi i tyre nuk ishte shoqëruar me zbatim në të njëjtën masë.

Problemi është edhe më i theksuar te masat organizative. Nga 17 rekomandime të kësaj kategorie, vetëm një është zbatuar, ndërsa 16, ose 94%, mbeten të pazbatuara.

Për ndryshimet apo përmirësimet ligjore ishin dhënë tri rekomandime, nga të cilat vetëm një është zbatuar dhe dy të tjera, ose 67%, mbeten pa realizuar. Sipas KLSH-së, ky rezultat është tregues i mungesës së angazhimit të institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave të kërkuara.

Problematikat e pazgjidhura prekin hallka bazë të administrimit të teknologjisë mjekësore. KLSH konstaton se strukturat biomjekësore në QSUT, Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin Universitar të Traumës nuk kishin një regjistër ku të dokumentohej i gjithë historiku i pajisjeve, që nga vendosja në punë dhe gjatë përdorimit të tyre.

Për këtë arsye është rikërkuar hartimi i një formati të unifikuar dhe ngritja e regjistrave në të gjithë sistemin spitalor publik, tashmë me afat deri më 30 shtator 2026.

Kontrolli nxjerr në pah mangësi edhe në mbikëqyrje. QSUT, Spitali Universitar i Traumës dhe “Shefqet Ndroqi” nuk kishin ushtruar kontrolle të brendshme mbi mënyrën e administrimit dhe menaxhimit të pajisjeve mjekësore.

KLSH-ja kishte rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të kryente inspektime dhe që spitalet të përcaktonin mënyrën dhe periodicitetin e kontrolleve të brendshme, por në auditimin e ndjekjes masa rezulton e pazbatuar.

Sipas raportit, një peshë të konsiderueshme financiare kanë edhe kontratat e mirëmbajtjes.

Për tri spitalet universitare të audituara, vlera e kontratave “full risk” për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore arriti në 724.1 milionë lekë gjatë periudhës 2021-2023.

Megjithatë, sipas KLSH-së, kapacitetet teknike të spitaleve nuk i përgjigjen numrit të lartë të pajisjeve që administrojnë.

Në të njëjtën kohë, QSUT, Trauma dhe “Shefqet Ndroqi” nuk kishin kryer vlerësime sistematike për vjetërsinë teknologjike të pajisjeve, statusin “end of life” apo “end of support”, si dhe analiza kosto-përfitim për të përcaktuar nëse vijimi i mirëmbajtjes së pajisjeve të vjetra ishte ekonomikisht më i leverdishëm se zëvendësimi i tyre.

KLSH-ja thekson se në raste të caktuara kostot e mirëmbajtjes mund të tejkalojnë edhe koston e blerjes së një pajisjeje, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk kishte zhvilluar një proces sistematik të vlerësimit të teknologjisë mjekësore në sistemin publik.

Pas auditimit, KLSH ka vendosur afate të reja për një pjesë të masave të pambyllura.

Deri më 30 shtator 2026, Ministria dhe institucionet shëndetësore duhet, ndër të tjera, të krijojnë regjistrin e unifikuar të pajisjeve, të rishikojnë praktikën e mirëmbajtjes dhe të forcojnë kapacitetet teknike.

Përfundimi i auditimit mbetet megjithatë shqetësues: nga 20 masa të pranuara nga institucionet për një sektor që lidhet drejtpërdrejt me diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, vetëm 10% rezultojnë të zbatuara./ekofin.al

 

Situata nga zjarret, 12 vatra aktive në disa zona të vendit! Ku paraqitet gjendja më problematike

12 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, nga 45 të raportuara në 24 orët e fundit, bën me dije ministria e Mbrojtjes.

Ministria thekson se janë angazhuar 839 forca operacionale dhe 72 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 250 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë.

Ndër zonat ku vijon ndërhyrja janë Dajti, Priska e Madhe, Patos-Mallakastra, Kruja, Përmeti, Dibra, Devolli, Mirdita dhe Vau i Dejës.

Dajt, zjarri vijon në zonën pyjore pranë fabrikës së ujit në Selitë dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës. Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe me dy helikopterë, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Priskë të Madhe, zjarri është shtrirë në drejtim të Gurrës, Farkës dhe Lundrës, ku forcat tokësore dhe mjetet ajrore po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

Krujë, zjarri në lagjen Abaze vijon aktiv, ndërsa Forcat e Armatosura dhe mjetet ajrore janë angazhuar për mbrojtjen e zonave të banuara. Ndërkohë, në Krastë dhe Halil nuk raportohet rrezik për banorët.

Gurë-Lurë të Dibrës, po zhvillohet një operacion i gjerë nga toka dhe ajri, me pjesëmarrjen e strukturave të emergjencave, forcave vendore, Policisë, shërbimit pyjor dhe 50 efektivëve të FA, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor”.

Vatra aktive vijojnë edhe në Patos-Mallakastër, Përmet, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës, kryesisht në zona pyjore dhe terrene të vështira malore. Në disa prej tyre nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Vilëz të Kurbinit është vendosur në monitorim pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura. Panorama

Qytetarët 75 ditë në revoltë kundër qeverisë, mblidhen sot sërish në shesh për largimin e kryeministrit Rama

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte për të 75-tën ditë përpara Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Në fillim ata mblidhen në sheshin “Skënderbej” ndërsa marshojnë për në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Ata shprehen të vendosur se nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e Ramës.

Protestuesit e kanë kthyer tashmë edhe në një “traditë” marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Thirrjet e tyre “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” etj kanë qenë të vazhdueshme.

Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës ato kanë marrë përmasat e një lëvizjeje më të gjerë qytetare për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 70 ditë, numri i qytetarëve që protestojnë vazhdon të jetë i lartë, ndërsa në datat 14,15 dhe 16 gusht, kanë paralajmëruar tubime më të mëdha pasi pritet të marrë pjesë edhe diaspora. Panorama

UGSHPD: EKLIPSI I PLOTË I DIELLIT DHE FLAMINGOT (Dita e 74 e Protestës në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë)

Veriu i Spanjës, perëndimi i Islandës dhe lindja e Groenlandës do të përjetojnë para perëndimit Eklipsin e Plotë të Diellit i cili llogaritet të zgjasë për 138 sekonda. Kurioziteti dhe ndjekja e tij janë të mëdha përsa i përket interesimit të njerëzve jo vetëm në territoret ku ai prek. Zakonisht në 2 minuta e 18 sekonda hija (errësira e përkohshme/nata e shkurtër) mbulon një sipërfaqe rrethi me diametër 200-300 km. Eklipset nuk kanë emër të veçantë. NASA i regjistron ata në katalogë me përkatësinë e datës dhe orës kur fenomeni qiellor ndodh. Ndërsa një tjetër mënyrë dalluese është Numri Saros, përsëritjen çdo 18 vjet e bë mbi bazë të ngjashmërisë gjeometrike në rrugën që përshkon.

Shkencërisht eklipset që janë një renditje e trupave qiellor pra të Diellit, Tokës dhe Hënës sjellin dallueshëm ndryshime fizike të përkohshme nga errësimi i papritur i dritës. Bie temperatura, ndryshon peizazhi natyror me një muzg të papritur, ndryshon dhe konfuzohen sjelljet e botës së gjallë. Shpendët dhe kafshët përgatiten për gjumë ose zgjohen për natën etj. Në astrologji eklipset lidhen me simbolikën e zhvillimeve apo parashikimeve se çdo të ndodhë me  planetin dhe shoqërinë. Madje në vitin 1999 Eklipsi i Plotë i Diellit ndodhi  i pjesshëm më 11 Gusht në Tiranë. Si një vit i fund mijëvjeçarit skenaret dhe hamendjet ishin sa pesimiste dhe po aq optimiste. Ndërsa dikush mendonte për fundin e botës, sot në 2026 pra 27 vite më pas njerëzit kanë tjetër përfytyrim për planetin. çfarë marrin prej tij dhe sa bashkëjetojnë me të. Askujt atëherë nuk i kishte shkuar mendja se në kohë reale do të lidheshin me njëri tjetrin me zë dhe figurë përmes celularëve apo që edhe astronomët në Prill të këtij viti do të përshkonin për 42 min. e 50 sek.  anën e pasme të Hënës që ngjasoi me një Eklips Gjigant i Plotë i Diellit. Një mit shumë i përfolur se kohëzgjatja e udhëtimit të Artemis II pas Hënës “Dark Side of the Moon” ishte e përpiktë albumin e Pink Floyd në Mars të 1973. E përsa eklipset nuk kanë ndonjë emërtim zyrtar, vetëm ai që mbase ka bërë përjashtim ishte “Eklipsi i Madh Amerikan” i vitit 2024. Bëri përjashtim dhe pati komente, por një ngjarje interesante ishte sjellja e Flamingove në një Zeopark të Dallas-it, Teksas. Ashtu siç e kishin parashikuar punonjësit dhe shkencëtarët atje Flamingot përsërisin ritin e bashkimit pranë njëri-tjetrit në mjedisin ujor si për të kaluar natën.

Ky detaj seç e hodhi mendjen sa tek Flamingot në Lagunën e Nartës pranë Zvërnecit dhe sa në Sheshin e Protestës në Tiranë me “Revolucionin e Flamingove” në Ditën e 74.

Me orën e Evropës eklipsi ndodh me perëndimin e diellit pikërisht atëherë kur protesta e pandërprerë fillon.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

______

12 Gusht 2000- Dita Ndërkombëtare e Rinisë

 

https://www.facebook.com/ardian.murraj/videos/10211547550743168/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

https://youtu.be/oX6EOuXOYBs?si=vTsX7EJcuYMYIIoS

12 Gusht, 2026

74 ditë protestë- Qytetarët vijojnë rezistencën deri në largimin e Edi Ramës

Prej 74 ditësh vijon protesta, me qytetarët që kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj situatës politike në vend.

Protesta, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 74-t, është kthyer në një qëndresë të vazhdueshme. Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre dhe kërkesat drejtuar qeverisë, ndërsa tubimet kanë vijuar pavarësisht kalimit të javëve.

Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin, duke kërkuar që zërat e tyre të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Pas 74 ditësh, protesta vijon të mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme të jetës politike dhe qytetare në vend.

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – I riu nga sheshi para Kryeministrisë: Pushteti s’është pronë, por përgjegjësi! Nuk duam më të paprekshëm para ligjit

Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku askush nuk qëndron mbi ligjin.

 

Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se qëllimi i tubimit nuk është mbështetja apo kundërshtimi i një partie politike, por kërkesa për më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. 73 ditë duke treguar jo cilën parti me urryer më shumë por se si me dashur Shqipërinë. Por dashuria për Shqipërinë nuk kallëzohet vetëm duke ndërruar emrat e njerëzve nëpër zyra, por kur ne të mos pranojmë më që pushteti të mos jetë mbi ne. Na duhet një Shqipëri kur ligji të mos ndryshojë sipas emrit.

Kryeministri, deputeti ta dinë mirë se pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi që populli ia ka besuar. Ne kërkojmë institucione, duam transparencë për paratë tona, përgjegjësi kur pushteti gabon. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi.”, tha ai. Panorama

UGSHPD: SIGURIA KIBERNETIKE-MONITORIMI-TRANSPARENCA

Për sa kohë kryeministri Rama e ndan si sukses renditjen e vendit të parë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, pra të parët në botë dhe ai nuk mungon të shpalosë qëllimin propagandistik. Me po të njëjtën kuotë pikësh është e dhe Çekia me 98.33. Një renditje ku në 10-shen e parë gjatë muajit Shkurti 2026 Shqipëria nuk ishte. (Çeki, Kanada, Estoni, Finlandë, Moldavi, Belgjikë, Hungari, Rumani, Sllovaki, Poloni ndaheshin me kufi pikësh nga +98 deri në +95). Kapërcimi brenda 6 muajve befasues, por jo i publikuar në lidhje me edukimin e publikut se për çfarë ky shërbim vlen.

Rëndësia për ta drejtuar si sukses është e madhe sepse në 72-73 ditët e protestës qytetare Rama ka ngritur tezën e luftës hibride. I ka mëshuar fort asaj dhe “armiqve”. Ai e shpreh të tillë gëzimin prej freskisë së ujit të detit në Rivierë, ndërsa temperaturat e Tiranës në Shesh ndjehen mbi 40 gradë celsius duke shënuar Qershorin dhe Korrikun si muajt më të nxehtë në Evropë:-“Lajm i pabesueshëm po 100% i vërtetë…Pse ka rëndësi kjo hyrje sot? Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë.”

Pra kaq i është dashur për ta bërë gëzueshme ditën kreut të Rilindjes.

Por kur përmendet teknologjia, nuk duhet harruar se agjencia monitoruese AMA-Autoriteti i Mediave Audiovizive, prej muajsh në renditjen e saj për çdo kanal kombëtar tregon se teknologjia është një subjekt “i vdekur’.  Koha për shkencën dhe teknologjinë është zero minuta dhe përqindja e mbulimit ose Koha në përqindje përsëri zero. Ku zhvillohet i gjithë ky “boom- shkencor dhe teknologjik”, pasi në auditorët e shkollave as e shohim dhe as nuk pasqyrohet prej mediave. A janë këto “Start-up”-et (?!).

Partitë janë ato që ndajnë tortën.

Luftohet në mënyrë propagandistike dhe jo realiste se opozita zë më shumë peshë. Nga monitorimi del se çështjet sociale kanë rreth 1/5 e kohës pa zbuluar shqetësimin. Është uji, energji a, shërbimi spitalor,zjarret, infrastruktura që prishet dhe projekte që pezullohen, plehrat, ndotja e plazheve, ndërtimet, prishja dhe zaptimi i zonave të mbrojtura, korrupsioni etj. se për këto po protestohet prej 73 ditësh pandërprerë dhe se qytetaria kundër politikës janë një zë i veçantë.

Çdo monitorim do të kishte nxjerrë konkluzionet dhe sigurisht do t’i kishte prirë ndryshimeve.

Por jo.

AMA është e dhe me qeverinë ashtu sikurse edhe siguria kibernetike ku teknologjia është një PPP ose VKM e paracaktuar dhe e blerë për pushtetin.

Për deri sa transparenca nuk ndodh, atëherë le të vazhdojmë e të gëzohemi me çmimet e vërteta në renditjen globale.

Sa i mbrojtur dhe sa i informuar është qytetari do të ishte pyetja.

Përgjigja që marrim dhe do të vazhdojmë të marrim janë lajmet hibride propagandë të pushtetit.

Dhe ato dihet sikurse edhe siguria fillojnë.

Kryeministri e ka nisur ditën e pushimeve me gëzim dhe me një lajm të mirë.

Vetëm duke u këshilluar për shpejtësi me teknologjinë-IA në Qëllimet kryesore të NCSI* renditen:

1- Ndërtimit të Kapaciteteve: U jep qeverive një plan veprimi për të dalluar boshllëqet dhe për të planifikuar përmirësime në sigurinë kombëtare.

2-Vlerësim i Matshëm: Përdor tregues publikë për të vlerësuar legjislacionin, njësitë dhe formatet e bashkëpunimit të qeverisë qendrore.

3-Bazë të dhënash transparente: Vepron si një ‘depozitë’ me akses të hapur e lidhur me dokumentet zyrtare të strategjisë dhe provat ligjore.

4-Krahasimi Strategjik: U lejon politikëbërësve dhe studiuesve të krahasojnë nivelet e gatishmërisë në të gjitha ekonomitë globale.

Le t’i zbresim çdo përqindje pasaktësie atyre, por në tërësi fjala përbashkuese është TRANSPARENCA (!).

Kjo i mungon qeverisë së sotme dhe fortësia ose vendi i parë mund të shkojë papritur krejt në të kundërt si shoqëri e survejuar dhe e çensuruar.

Deri në marrjen e një përgjigje nga studiot e analistëve në ‘prime-time’ që nuk do të mungojnë sonte në mbrëmje për ta dhënë suksesin, po ju japim përgjigjet e Fjalë-Kryqit* të  javës së shkuar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

_________

*Marrë nga google AI

*https://www.voal.ch/ugshpd-rama-mes-udhekryqit-dhe-fjalekryqit-pushime-dhe-protesta-te-mbara/aktuale/fokus/

11 Gusht, 2026

Shtatë qarqe në “minus” natyror- Alarmi demografik: Lindjet bien 3%, shtesa natyrore po ngushtohet

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, vendi regjistroi vetëm 218 lindje më shumë se vdekje, ndërsa numri i lindjeve ra me 3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të dytë u regjistruan 5,083 lindje dhe 4,865 vdekje. Edhe pse vdekjet ranë me 3.7% në krahasim me tremujorin e dytë 2025, rënia e lindjeve mbetet një sinjal i rëndësishëm për ecurinë demografike të vendit.

Vetëm 218 persona shtesë në tre muaj

Diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, e njohur si shtesa natyrore, ishte 218 persona në tremujorin e dytë. Kjo do të thotë se, pa llogaritur migracionin, popullsia e vendit u shtua natyrshëm me më pak se 250 persona gjatë tre muajve.

Treguesi merr rëndësi edhe më të madhe për shkak të shpërndarjes së tij në territor. Në tremujorin e dytë, pesë qarqe patën shtesë natyrore pozitive, ndërsa shtatë qarqe regjistruan shtesë natyrore negative, pra më shumë vdekje sesa lindje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tirana mban bilancin pozitiv, por lindjet bien 12%

Tirana mbetet qarku me diferencën më të madhe pozitive mes lindjeve dhe vdekjeve, me 1,033 lindje më shumë se vdekje. Megjithatë, kryeqyteti jep një sinjal kontradiktor: është njëkohësisht qarku që regjistroi rënien më të fortë të lindjeve në raport me një vit më parë.

Në tremujorin e dytë 2026, në Tiranë u regjistruan 2,310 lindje, por numri i tyre ishte 12% më i ulët se në tremujorin e dytë 2025. Kjo ishte rënia më e madhe në përqindje mes qarqeve.

Në krahun tjetër, Dibra regjistroi rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, me 14.6%. Gjirokastra mbetet qarku me numrin më të ulët të lindjeve, vetëm 66 gjatë tremujorit të dytë.

Shtatë qarqe në “minus” natyror

Bilanci demografik është veçanërisht problematik në qarqet ku vdekjet tejkalojnë lindjet. Korça regjistroi shtesën natyrore më të ulët, me 265 vdekje më shumë se lindje.

Në total, panorama tregon një ndarje të qartë demografike mes qarqeve. Ndërsa disa zona, veçanërisht Tirana, vijojnë të kenë një bilanc pozitiv, pjesa tjetër e vendit po përballet me një raport gjithnjë e më të pafavorshëm mes lindjeve dhe vdekjeve. bw

Revolta në ditën e 73-të, qytetarët nuk heqin dorë, sot dalin sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 73-të e qytetarëve, të cilët prej më shumë se dy muaj mblidhen çdo ditë në shesh për të kërkuar ndryshime politike.

Protestuesit mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa gjatë tubimit kërkohet gjithashtu një “Shqipëri e re” dhe ndryshimi i klasës politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protestat do të vijojnë çdo ditë, me synimin për të ushtruar presion për ndryshime në drejtimin politik të vendit.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve. Panorama

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendë të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.
Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.

 

“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bahsku me burrin tim Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet shfarosëse të Spaçit dhe Kukësit deri më 10 gusht 1988.

Derisa diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, firmosën varjen e poetit Havzi Nela. Teksa trupi i tij valëvitej partia që drejton Edi Rama hidhte valle.
Mua regjimi komunsit më la pa familje, pa fëmijë dhe kemi 35 vite që përballemi me urrejtjen e familjes së kryeministrit.

Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit. Në cilin vend të botës ndodh kjo?
Kur iu shoh ju prej 72 ditësh më bëhët zemra mal, ju jeni fëmijët e mi e të Havzi Nelës sepse po çoni para kauzën tonë.

Ju mbajtët një minutë heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike. Nuk jemi hakmarrës, por duam drejtësi. Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij.

Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.
Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama jepe dorëheqjen!

Largohu dhe përballu me drejtësinë.
Po protestoni për të drejtat tuaja i keni dhënë model botës sesi protestohet. Ju kërkoni drejtësi dhe qeveri të re. Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, tha ajo. bw


Send this to a friend