VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Sfida e ‘islamistëve’ me demokracinë – Nga Gazmend AGA

By | April 25, 2018

Komentet

FOTO- Djali i deputetit grek trafik kokaine me shqiptarët, goditet grupi i fuqishëm

Një djalë i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-shqiptar të trafikimit të drogës, të goditur së fundmi nga efektivët e Policisë greke.

 

Grupi, siç raporton këtë të hënë prestigjiozja greke “Espresso”, i kishte shtrirë tentakulat në Atikë, Thesali dhe Peloponez dhe ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi. Arrestimet erdhën pas hetimeve që zgjatën katër muaj.

Të premten, oficeret e policisë vijuan me bastisje në disa banesa, duke vënë në pranga 9 persona (nga 11 të dyshuar), pesë greke dhe katër shqiptarë. Identitetet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije. Lideri i grupit dyshohet se është një shqiptar, i cili deri tani i ka shpëtuar prangave. Bashkë me këtë të fundit, edhe një tjetër person është në kërkim policor.

Djali i politikanit raportohet se u arrestua në banesën ku jetonte (bashkë me të atin). Ai dyshohet se kishte një rol aktiv në grup, bashkë me të dy oficerët e policisë të cilët, duke përfituar nga statusi i tyre, u dhanë anëtarëve të bandës informata për të lehtësuar veprimet e tyre. Efektivët e policisë, po hetohen në gjendje të lirë pas arrestimit. I pari shërbente në Atikë ndërsa i dyti në Grevena.

Droga trafikohej me autobusë, por edhe me rrugë ajrore. Gjatë bastisjeve në banesat e përdorura nga të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi mes të tjerash pesë armë zjarri, stoli dhe sende të çmuara, disa telefona celularë dhe një shumë prej 35,000 euro.

Mes provave që kanë administruar hetuesit janë edhe përgjime.

PANORAMA

Më 11 nëntor te Macron edhe Thaçi e Vuçiçi

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës Thaçi dhe homologut serb Vuçiç.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe. Thuhet se Vuçiç ka pranuar ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore, shkruan ‘Kontaktplus’.

 

Ftesa iu është dërguar dy liderëve, atij kosovar, Hashim Thaçi dhe Vuçiçit.

Përballja Haradinaj- Thaçi si dueli i Gjergj Kastriotit me Hamzain – Nga AZGAN HAKLAJ

Jemi në Jubileun e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit. Shqiptarët kudo janë në Botë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, në ngulimet e arbëreshëve të Italisë, në Zaren Iliriano-Dalmate e në Diasporë kanë të gjithë të drejten e Zotit, të Kombit e të historisë për tu ndjerë krenarë me Moisiun tonë.
Akademiku Rexhep Qosja është shprehur se:
“Gjergj Kastrioti është figura më e madhe, më e rendësishme e vizionare në historinë e Kombit tonë”.
Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) na mbrojti nga asimilimi dhe forcoi identitetin Europian të Shqipërisë.
Është fakt historik se beteja për Shqipërinë Europiane nisi qysh para 8 shekujsh.
Pionerët e saj janë Princat e ndritur të Shtetit të Arbërit Gjini- Progoni e Dhimitri që përçuan testamentin historik tek Principata e ndritur dhe e plotfuqishme e Balshajve.
Gjergj Kastrioti dhe fisnikët shqiptarë që u mblodhën në Kuvendin historik të Lezhës me 2 Mars 1444 i vunë vulën e përjetëshme jo vetëm bashkimit kombtar por dhe Identitetit Europian të shqiptarëve.
Amaneti i Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendi i Ndërfanës, në Manastirin e Shën Mërisë Mirditë 1594, Kuvendeve të viteve 1602-1614 të Dukagjinit e Kuçit, Kuvendi i Arbërit 1703, i Lidhjes së Prizrenit 1878, i Lidhjes Besa- Besë të Pejës 1899, Kaçanikut e Shkupit, Konferencës së Pezës dhe Bujanit është i shenjtë, i qartë dhe i patjetërsueshëm dhe i padhunueshëm:
Bashkimi i trojeve etnike shqiptare nën Flamurin Kuqezi ,krijimi i Shtetit Komb dhe ruajtja me cdo çmim e sakrificë e tërsisë tokësore të Atdheut.
Luftëtari i lirisë pa pashkë por me teber figura hyjnore Dervish Luzha, Nderi i Kombit gjatë betejës për çlirimin e Kosovës nga nazistët gjermanë e nguli teberin në gur të shpuem ku mbaron kufiri etnik lindor i Atdheut dhe tha fjalët profetike:
“Deri këtu është tokë shqiptare ku është folë gjuha amtare”.
Sot në Jubileun e Gjergj Kastriotit në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në 10 vjetorin e pavarsisë të Kosovës historia e Gjergjit me Hamzain, patriotit me tradhëtarin po përseritet në menyrë tragjikomike.
Nuk është fenomen i panjohur e i befasishëm siç duan ta besojnë disa.
Rreziku i shitjes së interesave kombtare e i nxjerrjes së Shqipërisë në ankand është njohur,shkruar e paralajmëruar nga Homeri Shqiptar tek Lahuta e Malësisë Gjergj Fishta.
Historia është udhërrefyesja e madhe e kombeve.
Mosvëmendja e mosnxjerrja e mësimeve të saj është e damshme e fatale për ardhmërinë tonë të përbashkët.
Sot në Kosovë po përballen politikisht Skenderbeu e Ballabani i ri ( natyrisht pa shpata).
Patrioti e Luftëtari i shquar i lirisë me Hamzain Junior Hashim Thaçin.
Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosovës e njëherësh legjenda e gjallë e luftës për liri e qendresë dhe patriotizmit shqiptar lufton për Kosovën, sovranitetin e paprekshmërinë e saj.
Përballë tij qendron Hashim Thaçi i cili nuk ia skuqi kurre grykën pushkës dhe arriti në krye të Shtetit të Kosovës përmes kanaleve të fshehta e të errta të diplomacisë dhe sherbimeve të fshehta rusosllave.
Mbështetës i flaktë i skenarit ruso- serbo- turk për ndryshimin e kufijëve të Kosovës Presidenti Thaçi përkundër dekleratave të aleatëve të mëdhenj e strategjikë të shqiptarëve SHBA-së e Gjermanisë, përkundër vullnetit të popullit sovran e Kushtetutës së Kosovës, opinionit mbarëkombtar e të drejtës ndërkombëtare që garantojnë njohjen dhe paprekshmërinë e shteteve sovrane është i vendosur të bejë çdo gjë që ka në dorë për të kënaqur oreksin e armiqëve tanë shekullorë Turqisë- Serbisë- Rusisë.
“Ndalu beg se ka hendek thotë një fjalë e vjetër dhe e urtë shqiptare”.
Presidenti Thaçi mik i Viçiçit, i Erdoganit, i Putinit duhet ta kuptojë se me interesat e tij dhe padronëve që u sherben ka një hendek të gjerë, të thelllë e të pakalueshëm sepse në anën tjetër qëndron Kryeministri Haradinaj, Kosova, Shqipëria, Nato dhe BE dhe aleatët e shqiptarëve.
Ramush Haradinaj strateg i luftës çlirimtare të Kosovës, hero e Emblemë e gjallë e qendresës e patriotizmit shqiptar është i vendosur në Kauzën e tij e betimin solemn për të mos shkelur mbi gjakun e vëllezërve të tij e djemve trima të Rrafshit të Dukagjinit të cilët pati nderin ti komandojë në sa e sa beteja heroike deri në fitoren përfundimtare ndaj ushtrisë së Millosheviçit e falangave çetnike e terroriste të Arkanit.
Ramush Haradinaj nuk flet vetëm si Kryeministër i Kosovës.
Përtej këtij zëri të Kryeministrit është statura e tij e lartë, si prijës e luftëtar, përfaqësues i një familje patriotike e legjendare, që ashtu si Jasharajt e Drenicës vuri gurë të randë themeli në pavarsinë e Kosovës.
Nuk është aspak rastësi që Gjeniu i politikës Rugova i besoi postin e Kryeministrit.
Ai e pagëzoi si pasues të tij duke qenë i bindur se Gjenerali i madh i luftës për liri do të shndërrohet shpejt në në një politikan kalibri.
Koha i dha të drejtë prijësit të madh të Kosovës.
Ramush Haradinaj në ato momente të vështira tranzicioni e më tepër akoma me aktin e madh patriotik, politik e moral të dhënies së dorëheqjes për tu përballur me Gjykatën e Hagës, për një kohë të gjatë si qytetar i lirë u ba dorëzan i Kosovës duke ngadhnjyer mbi të dhe çertifikuar e vulosur në këtë betejë të pashembullt e të pabarabartë Kauzën e drejtë të UÇK-së për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.
Aureola “patriotike” me të cilën Thaçi po ban biznes të pisët politik duke u shndërruar tashmë në një Hamza të ri pikërisht në Vitin Jubilar të Atit të Kombit, prijësit dhe strategut të lirisë Gjergj Kastrioti ja ka çjerrur maskën në sy të bashkëkombasve të tij.
Në anën tjetër edhe mentorët e tij Putin – Erdogan e Vuçiç nuk mund ta bajnë gjumin e qetë pas dekleratave të prera e të qarta të Kryeministrit të Kosovës, krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe Rezolutës së Qeverisë që ai drejton, që ia banë të qartë Hamza Thaçit, Moskës dhe Beogradit se koha e pazarlleqeve në kurriz të Kosovës ka mbaruar një herë e përgjithmonë.
” Teza e korrigjimit të kufijve ka vdekur, perpos Krishtit askush nuk është Ringjallur” deklaroi Haradinaj.
Një dekleratë e kalibrit të lartë diplomatik e filozofik, e cila nuk le shteg për interpretim të mëtejshëm.
Kosovës ia kanë venë kufijtë me grykën e pushkës djemtë trima që dhanë jetën për lirinë e saj.
Piramidat e pakalueshme të kufirit i ka vënë Nato- SHBA e BE, aleatët tanë të mëdhenj, të cilët i treguan vendin kasapit të Ballkanit Millosheviç duke shkatërruar makinën e tij ushtarake dhe pasi e prangosën e nxorën para drejtësisë ndërkombëtare si kriminel lufte.
Vdekjen e korrigjimit të kufijve e konfirmoi dhe ministri i jashtëm i Serbisë Daçiç i cili tha:
“Korrigjimin e kufijve e ka bllokuar Amerika”.
Sot një dekadë pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës diplomacia e hapur dhe e fshehtë ruso-turko- serbe ia ka arritur të klanojë në laboratoret e saj një Hamza të ri për të arritur qellimet e saj kolonialiste në Kosovë e trojet e tjera shqiptare.
Fatmirësisht si në kohën e mesjetës përballë Hamzait të ri qëndron një Skenderbe i ri, një burrë trim e patriot që nuk e njeh humbjen në betejë Ramush Haradinaj.

Media: Kashogi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në Apple Watch

Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashogi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.

Thuhet se Kashogi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij.

Ora raportohet të ketë qënë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Kashogi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi.

Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashogit, por edhe vrasjen e tij.

Kashogi, i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishin kritikë ndaj Arabisë Saudite.

Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti “situatë e tmerrshme në Turqi”. Ai u tha gazetarëve në Cincinnati, Ohio se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me Kashogin.

Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashogi u vra brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Kashogit dhe thanë se ai u largua nga konsullata pak pas hyrjes. Ministri i Brendshëm Saudit, Princi Abdel Aziz bin Saud bin Nayef i ka quajtur njoftimet se qeveria urdhëroi vrasjen e Kashogit “gënjeshtra dhe akuza të pabaza”.

Nikki Haley u largua nga OKB: Çfarë duhet të dimë?

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të martën një njoftim të papritur se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley do të largohet nga pozita e saj.

Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, Haley ka mbajtur pozitë të rëndësishme në kabinetin e Trumpit dhe është parë si diplomate e cila ka shuar dyshimet rreth mungesës së kredencialeve në çështjet e politikës së jashtme.

Puna e saj diplomatike, të paktën publikisht, ka dërguar qasjen e Trumpit për politika të jashtme në takimet e Këshillit të Sigurimit.

Në komentet e saj të bëra më 9 tetor në Zyrën Ovale, teksa Trump ka treguar largimin e saj, Haley ka vënë sërish në pah qasjen e saj.

“Shikoni se çfarë ka ndodhur për dy vjet në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Tani Shtetet e Bashkuara respektohen”, ka thënë ajo.

“Disa shtete mund të mos pëlqejnë çfarë bëjmë ne, mirëpo ata respektojnë atë se çfarë bëjmë. Ata e dinë se nëse ne themi se do të bëjmë diçka, ne e përmbushim atë. Presidenti e dëshmuar këtë gjë”, është shprehur ajo.

Nikki Haley dhe presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale

Nikki Haley dhe presidenti Donald Trump në Zyrën Ovale

Për dallim nga Trumpi, ajo ka përmendur edhe Sekretarin e parë amerikan të Shtetit në administratën e Trumpit, Rex Tillerson, i cili për dallim nga Haley është ndeshur me Trumpin në çështje të stilit, ato përmbajtjesore dhe aspekte tjera.

Më poshtë paraqesim disa gjëra për të rikujtuar për ambasadoren e parë të Trumpit në OKB.

Kthesë e ashpër diplomatike?

Në një nga deklaratat e saj të para teksa pati fituar pozitën dy vjet më parë, Haley ishte padyshim jodiplomatike.

“Jemi duke listuar ata që nuk na përkrahim dhe do të përgjigjemi në mënyrë të duhur”, ka thënë ajo.

Kjo deklaratë ka qenë tregues i qasjes që la ka ndjekur në OKB, të paktën publikisht. Në takimet e Këshillit të Sigurimit dhe vende të tjera, ajo vazhdimisht ka përmendur Iranin dhe Sirinë, si dhe është përfshirë në diskutime me anëtarët tjerë.

Ajo në fakt ka pasur ankesa edhe për vetë Këshillin e Sigurimit duke e akuzuar këtë organizatë se është “fiksuar në çështjet për Izraelin”.

“Thënë të vërtetën, Këshilli i Sigurimit shpeshherë e bën Lindjen e Mesme më të komplikuar se që aktualisht është. Është fiksuar pas Izraelit. Madje refuzon të njohë një nga burimet kyçe të konfliktit dhe vrasjeve në Lindje të Mesme, ai është Irani dhe grupi militant partner, Hezbollahu”, ka thënë ajo në gusht të vitit 2017.

Në muajin maj, kur përleshjet në kufirin e Izraelit dhe Gazën kanë rezultuar me 60 palestinezë të vdekur, Haley ishte larguar nga takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit, kur i dërguari palestinez në OKB, kishte nisur fjalimin.

Meqë ka qenë në mesin e zyrtarëve më të lartë në administratën e Trumpit, ajo po ashtu ka qenë në krye të përpjekjeve për të bartur Ambasadën Amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ky hap, që ishte përshëndetur nga Izraeli, por jo edhe nga shumë aleatë amerikanë në Lindje të Mesme dhe Evropë, është cituar nga Trump më 9 tetor.

Haley po ashtu ka drejtuar akuzat e nisura nga Shtëpia e Bardhë, kundër Këshillit të OKB-së për të Drejta të Njeriut, pasi republikanët dhe disa demokratë kanë kritikuar këtë trup për anëtarësim të disa vendeve që kanë shifra tejet të larta rreth abuzimit të të drejtave të njeriut duke përfshirë: Venezuelën, Kinën, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe vende tjera.

“Për shumë kohë, Këshilli për të Drejta të Njeriut ka qenë mbrojtës ndaj abuzimeve për të drejta të njeriut”, ka thënë ajo në muajin qershor, kur ka njoftuar për largimin e Shteteve të Bashkuara nga ky Këshill.

Në mesin e arritjeve tjera për të cilat ajo është përmendur, përfshijnë zvogëlimin e buxhetit për OKB-në për 1.3 miliard dollarë, vendosjen e embargos në armët e Sudanit Jugor, vendosjen e tri pakove me sanksione kundër Koresë Veriore dhe vënien e vëmendjes në atë që e ajo e ka cilësuar se vazhdimësi të përpjekjeve të Iranit për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Haley dhe politika e Trumpit

Vendimi i Trumpit për të emëruar Haleyn si ambasadore në OKB pati ngritur vetullat, jo vetëm për shkak të mungesës së përvojës në politikë të jashtme.

Haley ka qenë kritike e Trumpit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 dhe ka mbështetur një nga rivalët e Trumpit në nominimin e republikanëve, hap për të cilin Trump ka larguar shumë persona nga lista, duke i cilësuar si jobesnikë.

Gjatë punës së saj në OKB, Haley ka reflektuar politikën e Trumpit, megjithatë ka pasur dallim me Shtëpinë e Bardhë. Shembull në rastin e Rusisë, ajo ka qenë kritike e hapur, duke dalë kundër deklaratave të Trumpit, i cili rregullisht ka bërë thirrje për qasje pajtuese kundrejt Moskës.

*Video nga arkivi: Haley kishte mbajtur përgjegjëse Rusinë për sulmet në Siri. 7 prill, 2017.

Ajo e ka cilësuar aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia “një shembull të dhunës direkte në sovranitetin e një shtetit anëtar në shtetin tjetër po ashtu anëtar”.

Haley ka qenë e ashpër ndaj Moskës edhe në muajin shtator, pasi Britania ka akuzuar publikisht zyrtarë të inteligjencës ruse për kryerje të sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri.

Përveç tjerash, muajin e kaluar ajo ka akuzuar publikisht Rusinë për shkelje të sanksioneve të OKB-së, të vëna kundër Koresë Veriore.

“Këto shkelje nuk kanë ndodhur disa herë, ato janë sistematike. Shtetet e Bashkuara kanë të dhëna për shkelje masive nga ana e Rusisë”.

Mirëpo pasqyra se ajo nuk ka qenë plotësisht në linjë të njëjtë me Shtëpinë e Bardhë të Trumpit është vënë në pah në momentin që ajo ka përmendur vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive ruse që punojnë në Siri.

Pasi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow u pati thënë gazetarëve se ajo mund të ketë pasur momente të konfuzionit, Haley i ishte kundërpërgjigjur: “Me gjithë respektin, unë nuk kamë qenë konfuze”.

Haley ka qenë e ndarë edhe në punët e brendshme të Trumpit, sidomos pasi Trump pati fajësuar “të dyja palët” për dhunën që pati shpërthyer në disa protesta të nacionalistëve të bardhë në Sharllotsvill të Virxhinias në gusht të vitit 2017.

Disa ditë pas komenteve të Trumpit, Haley pati deklaruar se “ajo ka pasur bisedë private me presidentin për ngjarjet në Sharllotsvill dhe se nuk do të komentojë më shumë”.

Haley po ashtu pati shkruar në një kolumn në The Washington Post, se ka guxim për të sfiduar Trumpin.

“Nuk pajtohem me presidentin për gjithçka”, ka deklaruar ai.

Kush është në radhë?

Haley ka thënë se ajo do të mbetet në pozitën e ambasadores deri në fund të vitit 2018. Koha e dorëheqjes së saj ka nxitur spekulime se ajo është duke planifikuar të sfidojë Trumpin në garën presidenciale të vitit 2020.

Megjithatë, ajo ka shuar zërat shpejt, duke treguar se nuk do të garojë dhe planifikon ta mbështesë Trumpin.

Një deklaratë e tillë ka drejtuar më pas vëmendjen në atë se me kë do ta zëvendësojë atë Trumpi.

Në takim me presidentin në Shtëpinë e Bardhë, Haley ka përshëndetur vajzën e presidentit, Ivankan dhe burrin e saj, Jared Kushner, i cili ka qenë i dërguar i Shtëpisë së Bardhë në politikat për Izraelin dhe Lindje e Mesme, duke përfshirë vendimin për bartjen e ambasadës amerikane në Jerusalem.

Jared Kushner dhe Ivanka Trump

Jared Kushner dhe Ivanka Trump

Këto deklarata kanë vënë në pikëpyetje nëse njëri nga ata mund të hapë dosjet në OKB.

Megjithatë, ekspertët e etikës kanë thënë se një hap i tillë do të ishte problematik sa i përket çështjeve të nepotizmit.

Në mesin e emrave të tjerë ka qenë edhe ai i Heather Nauert, e cila para se të emërohej zëdhënëse e Departamentit amerikan të Senatit, ka qenë korrespondete për ABC News dhe moderatore në Fox News.

Përveç tyre, në këto diskutime është lakuar edhe emri i ish zëvendës-këshilltares për Siguri Kombëtare, Dina Powell në administratën e Trumpit apo edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Vrasja brutale e gazetares dhe liria e kufizuar e shtypit në Bullgari

Viktoria Marinova

Autorë​: Alan Crosby, Ivan Bedrov

Derisa autoritetet bullgare po hetojnë nëse përdhunimi dhe vrasja e gazetares Viktoria Marinova ka qenë krim i rastësishëm apo i lidhur me punën e saj, rasti nxori në pah pengesat për një shtyp të lirë në një vend, ku gazetarët janë shpesh subjekt i kërcënimeve.

Trupi i Marinovas u gjet në një park në qytetin verior Ruse të Bullgarisë, më 6 tetor, dhe autoritetet nisën hetime intensive.

Policia nuk mundi të thotë menjëherë motivin e vrasjes, por shumë kanë frikë nga më e keqja në një vend që radhitet i 111-ti në Indeksin e Lirisë së Shtypit, që u publikua muajin e kaluar nga Reporterët pa Kufij. Nga vendet e Bashkimit Evropian, Bullgaria është e fundit në këtë listë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se prova, përfshirë ADN-në, janë gjetur në vendin e krimit dhe se “është vetëm çështje kohe kur do të gjendet autori”.

“Kërkojmë hetim të pavarur nga Bashkimi Evropian të përdhunimit, torturimit dhe vrasjes së nënës dhe gazetares bullgare, Victoria Marinova”, tha Drew Sullivan, redaktor dhe bashkëthemelues i Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Përse vazhdojmë t’i lëmë hetimet te qeveritë që janë duke i hetuar gazetarët kur ata vriten”, shtoi Sullian në një postim në Twitter.

“Rrezik të jesh gazetar”

Marinova, gazetarja e tretë e profilit të lartë që u vra në Bashkimin Evropian gjatë viti të kaluar dhe e katërta që nga fillimi i vitit 2017, ishte e njohur për bërje të pyetjeve të vështira.

Duke punuar në televizionin privat TVN, ajo ka nisur së voni një program të quajtur Detektor.

Në episodin e fundit, më 30 shtator, u transmetuan intervista me Dimitar Stoyanov nga ueb-faqja hulumtuese Bivol.bg dhe Attila Biro nga Projekti Rritja Rumune.

Të dy ata kanë qenë duke hetuar mashtrimin e dyshuar me fonde të BE-së nga ana e biznesmenëve dhe politikanëve kur janë ndaluar nga policia bullgare për më shumë se shtatë orë në mes të shtatorit.

Nuk është e qartë se përse janë arrestuar, por incidenti ka ndodhur vetëm një ditë pasi Bivol dhe Projekti Rritja Rumune kanë publikuar pjesën e parë të hetimit të tyre, sipas të cilit, në projektet e financuara nga BE-ja në Bullgari ka korrupsion masiv.

Hetimi është fokusuar pjesërisht në shënimet nga GP Group, një kompani bullgare e infrastrukturës.

Gazetarët kanë zbuluar se deri në 40 për qind e fondeve të BE-së janë marrë nga projektet e infrastrukturës dhe janë përdorur për pagesa të paligjshme, si ryshfeti.

“Është rrezik të jesh gazetar në Bullgari dhe sulmi fizik është vetëm një nga kërcënimet”, thotë Silvia Velikova, gazetare nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, e cila mbulon gjyqësorin dhe politikën.

“Institucionet e korruptuar mund t’ju arrestojnë gjatë një kontrolli të kartës së identitetit, të nisin hetime kriminale kundër jush, t’ju trembin në intervista ose edhe t’ju shkarkojnë. Përballë këtyre opsioneve, gazetarët mund të vendosin të mos bëjnë pyetje të vështira”, thotë Velikova.

Victoria Marinova

Lexoni edhe këtë:

“Nuk ka prova” se gazetarja bullgare u vra për punën e saj

Duke i përshkruar shqetësimet për klimën me të cilën përballen gazetarët në Bullgari, Reporterët pa Kufij vunë një pjesë të fajit te qeveria.

Ata thanë se zyrtarët ua ndajnë fondet e BE-së disa mediave që kanë “mungesë të plotë të transparencës”, duke iu dhënë ryshfet atyre “për të mos raportuar keq për qeverinë ose për të shmangur mbulimin e disa ngjarjeve problematike”.

Në një tjetër rast të profilit të lartë, gazetarja Dilyana Gaytandzhieva ka raportuar vitin e kaluar se sasi të mëdha armësh amerikane, saudite dhe bullgare janë dërguar fshehurazi në Siri.

Gjashtë javë pas publikimit të artikullit në të përditshmen bullgare Trud, Gaytandzhieva ka thënë se Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e ka ftuar në zyrat e saj.

Gaytandzhieva ka thënë se pas dy orësh marrjeje në pyetje për dokumentet e rrjedhura që i ka përdorur në artikullin e saj, ajo është shkarkuar nga gazeta pa ndonjë shpjegim.

Përgatiti: Valona Tela

Dritan Zagani e ka një pyetje në lidhje me Emiliano Nuhun!

Per te gjithe ju mendimtaret(opinioniste) dhe ju gazetare qe dini gjitheçka qe para se te ndodhi ( dua mirekuptimin e shumë e shume gazetareve e opinionisteve te vertete pasi jo te gjithe futen tek i njejti thes) , une “krimineli” ne arrati kam nje pyetje te thjeshte, dhe dua pergjigjen tuaj…!

A mundet nje oficer kariere ne polici (flas per Emiliano Nuhun qe besoj ia njinni tashme karieren dhe vleresimet) qe para se te pergatise nje alibi per te braktisur detyren dhe kerkuar azil duke perdorur dhe politikanet tane te “ndershem” e kulima sic jane Taulanti me miqt e tije Turi e Rahmani, te bleje nje shtepi me kredi nga banka pikerisht 6 muaj para se te kryeje kete aktin e “shemtuar” qe kerkoi te njollose emrat e ndershem te lartpermendur, shtepi qe as e pagoi as e gezoi dot…!

P.s..pyetjes do t’i shtoj edhe kete pike…

pse asnje nga ju qe zbuloni e nxirrni edhe ato qe Emiliano Nuhu ka me mendje, nuk arritet ta zbuloni kete fakt kaq te thjeshte dhe ta beni publike biles edhe ta argumentoni ashtu si dini ta beni me mire..

ka njeri nga ju mendjendriturit qe i sherbeni me devotshmeri paguesit me te mire ndonje spjegim lidhur me kete …po pres me padurim..!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i drejtohet Komisionerit të BE-së Johannes Hahn: Mos mbështesni korrupsionin dhe paligjshmërinë e qeverisë Rama

Në një letër të hapur drejtuar Komisionerit të BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kritikuar “standardet e dyfishta” të Komisionit Evropian lidhur me heshtjen dhe lejimin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar përmes një ligji special që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit mes BE-së dhe vendit tonë.

Duke theksuar rëndësinë e kushteve kur kjo ngjarje po ndodh: në  një moment kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe vendi praktikisht është në situatë ekstra-ligjore, Aleanca i drejtohet Hahn:

“Ju kërkuat, promovuat, dhe mbështetët një Reformë në Drejtësi që zhbënte në mënyrë të paprecedentë gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sot, Ju ju kërkohet që të qëndroni pro parimeve mbi të cilat e kërkuat dhe mbështetët këtë reformë. Sjellja aktuale e Qeverisë fatkeqësisht tregon së asnjë prej atyre parimeve nuk respektohet sot.”

Më tej artistë e aktivistë shprehin zhgënjim për reagimin e Komisionit Evropian për ligjin “special” të Teatrit Kombëtar, të cilin shumica socialiste e miratoi sërish me ndryshime estetike që nuk prekin thelbin dhe që sërish nuk adreson asnjë nga shkeljet e Kushtetutës dhe parimeve demokratike që si Komisioni Evropian ashtu dhe Presidenti Meta kanë ngritur:

“Qeveria Rama është përfshirë prej muajsh në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar në interes të miqve të Kryeministrit një pronë publike në qendër të Tiranës.

Duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend, një gjendje e paprecedent në asnjë shtet demokratik, me një të ashtuquajtur “ligj të veçantë” Qeveria ka uzurpuar kompetencat e pushtetit lokal, duke shkatërruar procesin e decentralizimit vendor, për të cilën BE ka investuar gjatë; ka shkelur çdo lloj ligji dhe procedure të prokurimeve publike; ka shkelur Konventën e Aarhus-it dhe të gjitha ligjet dhe praktikat për pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore për të cilat vetë BE ka investuar kohë dhe fonde; ka shkelur ligjet për trashëgiminë kulturore duke refuzuar vlerësimet e specialistëve lokal e të huaj.

Ne vlerësojmë se përgjigjia [që morëm nga Komisioni Evropian] ishte zhgënjyese dhe bie ndesh me gjithë propagandën, fondet, kohën, dhe burimet që BE ka shpenzuar për vite me radhë për forcimin e parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Duke hequr dorë nga çdo detyrim për të komentuar problemet e shkaktuara nga “ligji special”, është e arsyeshme për ne të dyshojmë se Ju sot përdorni standarde të dyfishta në punën dhe praktikën tuaj.

Megjithëse publikisht Ju vazhdoni të predikoni integrimin evropian dhe standardet evropiane në Shqipëri, në praktikë Ju keni shfaqur mbështetje pa kushte ndaj Qeverisë në emër të një stabiliteti absurd, i cili bazohet mbi padrejtësitë, korrupsionin, e fatkeqësisht, së fundmi edhe kriminalitetin.

Indiferenca ndaj shkeljeve të vazhdueshme që ndodhin në Shqipëri, edhe në rastet kur jeni të justifikuar dhe keni mundësinë të ndërhyni kundra tyre, ju kthen në mundësues të korrupsionit, keq-qeverisjes dhe kriminalizimit të qeverisjes dhe vendit, të cilat ju jeni zotuar publikisht ti luftoni.

Ju me të drejtë kërkoni nga ne që të sillemi si evropianë, të ngremë zërin ndaj padrejtësive dhe të kërkojmë llogari nga politikanët tanë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është rasti më i mirë për të treguar se shqiptarët janë në gjendje të sillen në këtë mënyrë.

Tani jeni Ju që duhet të filloni të na konsideroni si evropianë. Asnjë qeveri e një vendi anëtar në BE nuk do të mund të ndërmerrte veprimet që ngjasojnë sadopak me ato të qeverisë shqiptare gjatë muajve të fundit. Akoma më tej, asnjë politikan apo burokrat i Komisionit nuk do të ishte indiferent nëse kjo do të ndodhte në një vend anëtar.

Është koha që këto standarde t’i aplikoni edhe në Shqipëri i nderuar Komisioner.”

Exit.al 

30 FËMIJË NËN 3 VJEÇ TË MASAKRUAR NGA GREKËT NË ÇAMËRI

Propozim -Monument Perkujtimi per Femijet e Vrare ne Çameri 1944-1945
Burimet historike të historianëve, dëshmitarëve okularë dhe ushtarakëve grekë janë të tejmbushura me prova dhe dëshmi të masakrës që përjetuan myslimanët e Çamërisë.
Gjithmonë e më shumë burime pohojnë gjithashtu se oficerët britanikë e inkurajuan Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre.
Koloneli Chris Woodhouse njëkohësisht shefi i misionit ushtarak britanik në Greqi raporton: “I inkurajuar nga Misioni i Aleatëve e drejtova Zervën ti dëbonte çamët nga shtëpitë e tyre;” (Miranda Vickers, The Cham issue) I njëjti oficer shkruan sërish në një raport zyrtar në 1945: “Çamët e meritonin atë që pësuan, por metodat e Zervës ishin shumë brutale.” (PRP/FO, 371/48094).
Por, ajo që është më e tmerrshme është një dëshmi e kolonelit grek të ELAM-it Nikos Ziangos, i cili raporton një nga masakrat masive që ju bë fëmijëve të vegjël në Çamëri.
Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004.
Në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….” Gazeta Infopress

 

‘Judicial Watch’: DASH e USAID punuan me Soros për ‘ushtrinë mercenare’ në Shqipëri (dokumente të reja)

“Judicial Watch” ka publikuar sot disa dokumente të tjera, që tregojnë aktivitetin e Doland Lu në Shqipëri, dhe sipas tyre Ambasadori ka punuar kundër interesave të SHBA-së.

Këto dokumente sipas “Judicial Watch” tregojnë për financimin e organizatave jofitimprurëse të George Soros në Shqipëri. Dokumentet merren me aktivitetet Soros në Shqipëri, e kryesisht Andri Dobrushit, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, i cili ishte angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan “ushtrinë mercenare të Sorosit”.

“Paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare nuk promovojnë shoqërinë civile, por në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane”, thuhet me tej në këtë shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri kanë punuar drejtpërdrejt me operatorët e Sorosit të Grantit të Kanalit në Operacionet e Majtë të Krimit që sulmojnë grupet tradicionale pro-amerikane, qeveritë dhe politikat në emër të ‘Shoqërisë Civile’

Judicial Watch po publikon sot dokumente të reja të fituara nga Departamenti Amerikan i Shtetit për financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për organizatat jofitimprurëse të krahut të majtë George Soros në Shqipëri. Dokumentet merren kryesisht me aktivitetet e operimit të lartë Soros në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur-Shqipëri, i cili ishte angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan ushtrinë mercenare të Sorosit. Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.

Judicial Watch ngriti një padi të 26 majit 2017 mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi nuk arritën të përgjigjen më 31 mars 2017, kërkesat e FOIA-s.

 

Të dhënat tregojnë se Dobrushi operacional Soros ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një “ngjarje rollout zgjedhjesh” të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015. Ngjarja kishte për qëllim “të nisë Asistencë amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit”, duke u mbajtur në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë Judical në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai asistoi duke mohuar vizat e SHBA-ve për juristët konservatorë nga partia konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t’u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.

Përveç kësaj, një email nga Ilva Cuko, një specialist i programit në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushi, në një “Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve” në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtojnë aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë se do të donte të të ftonte në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve. ”

Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, “Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit” më 3 shtator në Ambasadën e SHBA. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqëndrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me “antikorrupsionin”. Ironikisht, nën udhëheqjen e mik të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri është rritur me trafikun e kanabisit vendi duke rritur 300 për qind midis 2016 dhe 2017.

 

Në një 22 shkurt 2016, email, Cuko përsëri fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushi, në një tjetër “Mbledhje të Rishikimit të Donatorëve” të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 26 shkurt ku Dobrushi do të jetë në gjendje të ndikojë zyrtarët e Ambasadës të cilët kanë “autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve”.

Një dokument tjetër, i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë”, tregon se kërkesat për grante që operacioni Soros po shqyrtonin janë pjesë e një programi të Departamentit të Shtetit që shkon në Evropën Lindore dhe Shtetet Baltike të quajtur “Komisioni për Demokraci Programi “, i cili duhet të” promovojë demokracinë në nivel lokal “. Udhëzimet gjithashtu thonë se programi” mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktivitetet mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike “.

Përveç Shqipërisë, Judicial Watch gjithashtu ka parashtruar padi kundër FOIA ndaj Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat për financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur George Soros në, Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

“Administrata e Obamës iu drejtua veprimtarive kryesore të Departamentit të Shtetit për George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, tha Tom Fitton. “Shteti i Thellë vazhdon të përafrohet me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur agjendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, dollarë tatimorë për Soros-in jashtë vendit i çliron burimet për aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara “.

Në një prodhim të mëhershëm të dokumenteve lidhur me këtë padi, Gjyqësori Watch mori 32 faqe të të dhënave që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të majtë në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se si operacioni Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë aplikimet për grant nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

Shkrimin  origjinal ne anglisht e lexoni në: 

https://www.judicialwatch.org/press-room/press-releases/judicial-watch-new-documents-show-state-department-and-usaid-working-with-soros-group-to-channel-money-to-mercenary-army-of-far-left-activists-in-albania/

New York Times: Donald Trump trashëgoi 413 milionë dollarë

Donald Trump e ka promovuar veten si një miliarder që të gjithë pasurinë e tij e ka arritur me forcat e veta, por një hetim i New York Times ka zbuluar që manjati ka marrë më shumë se 413 milionë dollarë nga trashëgimia imobiliare e babait të tij, pjesa më e madhe nga transaksionet dhe shmangia tatimore.
Gazeta flet ‘për fonde të vërteta’ që cilat kanë rritur në përmasa të mëdha pasurinë e manjatit pas vdekjes së Fred Trump më 1999.

‘Akuzat për mashtrim dhe evazion fiskal janë 100% false dhe shpifëse’, ka pranuar në një deklaratë të publikuar nga e përditshmja avokati i Donald Trump, Charles J Harder, duke ju përgjigjur hetimit të gazetës për mashtrim dhe burime parash të dyshuara për evazion fiskal nga perandoria e babait.
Trump, shkruan Nyt ka refuzuar për javë të tëra kërkesat e përsëritura për të komentuar artikullin.

Mesazhi i prokurorit tek Berisha: Dje nga zyra e Ramës doli urdhri i prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një prokurori që i shkruan se djali i deputetit të PS i arrestuar dje është çliruar nga 7 akuza.

Rexhep Rraja u vu në pranga dje me akuzën për përndjekje, ndërsa në mesazhin dërguar Berishës, denoncuesi rendit 7 vepra të tjera penale, ndërsa shkruan se dje nga zyra e kryeministrit doli urdhri i prerë që djali i deputetetit të akuzohet vetëm për përndjekje.

STATUSI I BERISHËS
Kryepërdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!

Prokurori dixhital shkruan. sb
“Përshëndetje dr. dje nga zyra e Edi Ramës doli urdhri i prerë që Rexhep Rranja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkohë që janë shkelur në flagrancë nenet që vijojnë:

Neni 84 – Kanosja
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit

Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj

Neni 102 – Marrëdhënia seksuale me dhune me të rritura
– Dënim 3 gjer në 10 vjet burgim

Neni 104 – Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës
– Dënim 5 gjer në 15 vjet burgim.

Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë
E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.
– Dënim 3 gjer ne 7 vjet burgim.

Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve
– Dënim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.

Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës
– Dënim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet.”