Voal.ch po sjell më poshtë thekse të bisedës që Sekretari i Shteti i SHBA Antony J. Blinken bëri me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq sipas zëdhënësit Matthew Miller:
Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq deinskalimin e menjëhershëm të situatës.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken nënvizoi se përgjegjësit për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Sekretari Blinken shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje,
duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar
dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë.
Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.”
Secretary Blinken’s Call with Serbian President Vucic