VOAL- Linja ajrore skandinave, Sas – Scandinavian Airlines, lëshoi të premten bileta për tre fluturimet e para inauguruese elektrike që do të zhvillohen midis Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë. Sipas kompanisë, çdo fluturim do të ketë 30 ulëse dhe do të niset në një datë, orë dhe destinacion që ende nuk është përcaktuar.
Të vetmet siguri janë viti, 2028, dhe itinerarja, e cila do të jetë një fluturim i brendshëm me distanca të shkurtra. Pavarësisht nga pikëpyetjet e shumta që i tejkalojnë pasiguritë e një rezervimi standard fluturimi, 90 vendet e disponueshme u shitën brenda pak orësh: “Ne do të shkruajmë një faqe të rëndësishme në historinë e aviacionit”, tha Alexandra Kaoukji, zëdhënëse e SAS, e intervistuar nga Radio Suedia. rsi-eb