ELIOT ENGEL KISHTE NJË ËNDËRR:
Kur Kosova të bëhej e pavarur, do të linte Kongresin dhe do të bëhej Ambasadori i parë i Amerikës në Prishtinë
Dega e LDK-së në SHBA e Kanada eventualisht u shpërbë, por kontributi i saj në dekadën vendimtare të viteve 1990 është i paçmueshëm.
Kam pasur kënaqësinë të ndjek festën e 10-vjetorit të krijimit të degëve në qytetet kryesore amerikanoveriore ku jetonin shqiptarët, në 30 janarin e largët të vitit 2000.
Edhe restoranti “Debal Gardens” i patriotit Demë Balidemaj, në Brooklyn, nuk ekizston më por për shumë vite ishte një nga qendrat kritike të grumbullimit të komunitetit. Aty u festua edhe dekada e parë e LDK-së së përtej Oqeanit.
Mes të ftuarve të nderit ishte pikërisht kongresisti Eliot Engel që u nda nga jeta këto ditë. Ligjvënësi njujorkez ka marrë pjesë në shumë veprimtari të LDK-së në SHBA, madje ndonjëherë edhe në mbledhje kryesie në zyrën e Lidhjes në Arthur Avenue, ku gjithashtu më është dhënë rasti të jem për ta ndjekur si gazetar.
Kur e mori fjalën, Engel foli për vizitën e tij të fundit në Kosovë, menjëherë pas çlirimit prej NATO-s.
“Kam qenë disa herë në Kosovë dhe kam ndenjur në Hotelin Grand, po kjo është hera e parë që kam fjetur rehat. Nuk ishin më as horrat e Arkanit e as spiunët e Millosheviqit. Do të ketë ndodhur ndonjë ndryshim që kur isha herën e fundit”, tha ai dhe salla shpërtheu në të qeshura e duartrokitje.
“Sa të kem zë dhe forcë”, tha Engel, “do të vazhdoj luftën që Kosova të fitojë edhe pavarësinë. Më pëlqen shumë puna e kongresistit, por e vetmja gjë që do të më bënte të hiqja dorë do të ishte nëse më emërojnë Ambasador të Shteteve të Bashkuara në Republikën e pavarur të Kosovës”. Ishte një deklaratë që do ta përsëriste edhe në raste të tjera, e që atë ditë i ngriti të gjithë në kombë në “Debal Gardens”.
Ishin të ftuar figura që hodhën themelet e LDK-së në SHBA si Ramazan Bekteshi nga Chicago që mbajti edhe fjalën hyrëse, si dhe Gjevalin Gegaj nga Detroiti. Me këta e të tjerë nis historia e LDK-së në shtetet që ndodhen në zemër të kontinentit amerikan.
Dy pjesëmarrës të tjerë të çmuar ishin Ambasadori William Walker dhe aktivistja e njohur ndërkombëtare Bianca Jagger. Pak më shumë se një vit më parë kishte ndodhur masakra e Reçakut dhe dëshmia personale e Ambasadorit Walker kishte nisur zinxhirin e ngjarjeve që kishin sjellë ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës. Pak shqiptarë e kishin parë nga afër Walkerin dhe të gjithë donin ta njihnin. Ndërkohë zonjusha jagger kishte qenë dikur bashkëshortja e vokalistit të jashtëzakonshëm të grupit “Rolling Stones”, Mick Jagger, por shqiptarët e mbledhur aty e njihnin më shumë për punën e saj të palodhur për Kosovën. Ishte nga ato rastet kur aktivistët e famshëm të paqes si ajo kishin mbështetur një luftë. Një tjetër dëshmi se lufta jonë kishte qenë një luftë e drejtë.
Ndër miqtë e komunitetin ishin ftuar Agim Karagjozi, kryetari historik i Vatrës, Avni Mustafaj kryetari i këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), Lavdrim Cami që në atë kohë kishte gjallëruar Shoqatën Dibra. E shumë të tjerë. Kishte ligjvënës amerikanë nga Asambleja e Shtetit dhe Këshilli Bashkiak.
Nga Kosova kishte udhëtuar Dr. Alush Gashi, i cili në fjalën e tij theksoi se pas çlirimit radhën e kishte çimentimi i demokracisë në Kosovë.
Fjalimin kryesor për punën e LDK-së e mbajti kryetari për Nju Jorkun dhe trishtetet Marjan Cubi, i cili bashkë me të kudondodhshmin Naim Dedushaj përgjegjës i Zyrës së LDK-së, që kishte qenë motori i organizimit të veprimtarisë, ndanë Çertifikata mirënjohjeje për aktivistë e organizata në komunitet.
Baritoni Kreshnik Zhabiaku dhe tenori Kujtim Nela kënduan himnet kombëtare shqiptare dhe amerikane të shoqëruar në piano nga artistja e shquar Nermin Daja. Programi pati këngë e valle madje edhe humor nga humoristi i paharruar shqiptar Koço Devole.
Falenderoj veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan Gjovalin Gegaj që ma kujtoi këtë ngjarje të hershme dhe tani kam plot mall për atë periudhë kur i komuniteti ende zgjohej çdo mëngjes i lehtësuar që ankthi dhe drama më e rëndë e epokës moderne kishte mbetur pas dhe që bashkë me shekullin dhe mijëvjeçarin e ri një perspektivë e e re po hapej për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në atdhe.
Në fund, m’u kujtua se i ndjeri Eliot Engel nuk arriti dot ta realizojë ëndrrën e tij që të linte Kongresin për t’u bërë Ambasadori i parë i Amerikës në Kosovën e pavarur. Tetë vjet e 18 ditë më vonë, kur Kosova u bë e pavarur, zbuluam se na prisnin të tjera sfida. Jo të gjithë e njohën pavarësinë në botë dhe Serbia e Rusia filluan një fushatë të madhe për ta sabotuar shtetin e ri. Engel mbeti në Kongres duke u përqendruar pikërisht në njohjen e Kosovës nga shtete, organizata ndërkombëtare e platforma teknollogjike, si dhe në sigurimin e ndihmave jetike për të ngritur në këmbë shtetin më të ri të botës..
Ai mbeti në fakt një Ambasador i vërtetë i Kosovës në kryeqytetin amerikan.











Nje lajm teper joshes,per kedo qe e lexon per kete cupe te mbrekullushme Mallakastriote si zonjusha Sara Lamce, me ato suksese te arrira me studimet shkencore ne Sh.B.A. Urime asaj sa asaj familie te nderuar te atij ish ushtaraku te nderuar si Aleksander Lamce sa bashkeshortes qe ju uroj MIRESITE ti shoqerojne familiarist.
Une jam nje gjysh ketu ne Toronto te Kanadase qe kam marre sodikfasione te tilla nga Nipi im Jorgo F Kalo,qe po mbaron mbrojtien e “Doktoratures” ne Montreal per dege artistike-PIANO-mbaruar Universitet ne Otava sa Specializim dy vjet sa mbaroj Universitetin ne London prane Torontos. Po ashtu e motra ne ato ruge si specialiteti juaj BIOKIMISTE ne Montreal. Ju uroj sukses une 83 vjecar,nje jete mesues sa dretues shkolle ne Tirane,(1964-91), marre sodikfasione, nga arritiet e shume ish nxenesve. I falenderoj, mbaruar studimet sa na atdhe dhe jashte shtetit. Faleminderi Sara -Malakastriote…
* 83 vjecari 28 vjet pesionist qe me gezojne dhe arritet e mesuesve dhe nxenesve ne Toronto ne shkolla per ruajtien e gjuhes amtare,pos rezultateve shume te mira ne shkollat e ketij shteti.
Pensionisti mesues aktiv- Guri Maimit D.