Thonë se Cicëroni, babai i gojëtarisë romake, fjalimet e veta i fillonte me një farë rrënqethje që dukej jo në formë, gati-gati belbëzonte. Fabi i pari i fisit Fabius e arsyeton: “Ky është shembulli i oratorit të vyer, që është i vetëdijshëm ndaj përgjegjësisë” Nuk e mbaj mend sa kohë që e kam lexuar, por është e vërteta është në origjinal. Fjala “Fabius” është përdorur si emër i individëve të zakonshëm, siç është Gajus Fabius Maximus, i njohur për strategjitë e tij gjatë Luftës së Dytë Punike.
Të gjithë do thonë. çka është ky kod i kurthuar për të cilin duhet të mendojmë ku don ta dërgoje këtë ujë, në të cilin mulli. Krejt e thjeshtë, mendova ta përfoli pak Sali Berishën. Të bëj edhe unë si ata që duan të bëhen përsona publik e fillojnë me Saliun. Pata dëshirën, shfrytëzova mundësin sivjet të marr pjesë në takimet e Prof. Dr. Sali Berishës. Një ngarkesë në mendjen time, e vështirë për ta administruar këtë kohë që është tjetërsuar, një punë, vullnet, përkushtim, energji që rrallë e takon tek ndonjë individ.
Fillon takimin me një të grithur të fytit. Ngadalë, sikur me përtesë ai del në skenën e të pa arritshmes. Po e dëgjoja me vëmendje në një takim me shumë të rinj e zonja. Aty vëmendja ishte në maksimum. Bashkëpuntorët e tij civil e me shumë ide, të shkolluar me mjaft vizion, të rinj e plot energji. Ai e mbizotëronte krejt ambientin plot e përplot. Kjo nuk vjen nga funksioni, por nga aftësia administruese e masës. Individi, masat i drejton, i orienton, i ekzalton i dërgon deri në ekstazë. Ky është roli i një individi. Sali Berisha politikan e ka arrit këtë mision.
Ai po fliste, unë mendoja, për vitin 2013, vit kur u dorëhoq nga të gjithë funksionet politike, administrative e shoqërore. Po përpiqem ta them në mënyrën më të përmbledhur deklaratën e tij atë pasdite: “ … edhe njëmijë demokrat po të mbeten unë jam njëri prej tyre, edhe njëqind demokrat po të mbeten unë jam njëri prej tyre, edhe një demokrat po të mbetet unë jam njëri nga ju…”. Nuk e kam zakon të flas, të përbetohem për parashikime, por në fakt iu kam thënë dy miqve të mi atëherë se ky njeri nuk e ka përfunduar misionin. Të dy qeshen, bilës me shpotiten. Situatat erdhën si erdhën, Sali Berisha u ringrit sërish si Sfinks.
Njoftoi për një takim në Rogner, do të takohet me gazetar. Çensura e madhe, por gazetarët morën pjesë kënaqshëm. Në një tavolinë me shumë miq bëhej diskutim për aksionin politik të Sali Berishës. Nuk flisja, dëgjoja me vëmendje deklaratat e një deputeti të suspenduar politikish në këtë rast Sali Berisha. Diskutimet e bashkëbiseduesit që nuk ishin pak për nga niveli, madje as për kah rëndësia në jetën politike.
Unë iu thashë, ju kujtohet sulmi i papritur ajror që shkatërroi fuqinë detare amerikane në Paqësor? Ai sulm nxiti hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Frenklin Ruzvelt e quajti 7 dhjetorin “një datë turpi”. Përfshirja e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore shihet si pikë kthese e madhe në konfliktin kundër fuqive të Boshtit nazi-fashist, Gjermanis, Italisë dhe Japonisë. Për këtë është bërë një film, ka marrë shumë çmime. Po,- më thanë, diçka na kujtohet. Unë tani kryej rolin e ushtarakut lart Japonez lidhur me ngjarjen ton, me Dr.Berishen. Do ta përsëris ushtarakun Japonez. Zgjuam Luanin nga gjumi. Qeshen, madje edhe më shpotiten. Sulmi mbi Pearl Harbor ishte planifikuar nga Admirali Isoroku Jamamoto, komandanti i përgjithshëm i flotës japoneze. Jamamoto një aviator i marinës, studiuar në Universitetin në Harvard. Po ashtu gjatë viteve 1920, ai shërbyeu si atashe ushtarak në ambasadën Japoneze në Uashington. Nuk e di arsyet e tij personale, por di të them se pas sulmit tha: “Zgjova Luanin nga gjumi”. Me qetësi prapë këmbëngula. Nëse nuk doni ta shihni Sali Berishën në karrigen e Kryeministrit dilni dhe eliminojeni. Kështu iu thashë atë natë. Koha po afron profetësia ime po heshtë.
Nuk ka mendim të analizoj konjukturat, rrethanat, interesat botërore për rikthimin e tij, sepse pak a shumë dolën më lart, por unë do analizoj Sali Berishën si njërin prej demokratëve misionarë. E kam ndërmend të prek në tre aspekte krejt të dukshme, të njohura, të vërteta që demokratet i janë borxhli.
Sali Berisha e ndjen veten krenar që është njëri prej demokratëve Shqiptar. Ne na kujtohet se si janë trajtuar demokratët në vitin 1990-1992, në vitin 1997-2000, si janë trajtuar demokratët në vitet 2013 e deri tani. Janë rrahur brutalisht në sheshe, janë shoqëruar në komisariatet e policisë dhe troturuare si …, sepse ishin kundër sistemit, janë dënuar për vepra penale të sajuara, kanë vuajtur dënime të pa drejta, janë larguar nga puna vetëm e vetëm se mendonin ndryshe.
Sali Berishën e shoqëruan në 1998 në polici në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. E morën me dhunë, në atë kohë ishte deputet e kryetar opozitë në fakt shumë maxhoritare edhe pse numërimi i votave bëhet gjithmonë nga shteti, është parimi Stalinist. E mbajtën në polici, ushtruan presion psikologjik mbi të, sikur ishte një njeri i zakonshëm që atakohet për hobi me ligjin.
E njëjta si me demokratët në tërësi që i kanë dhunuar në rrugë, kafene, në shtëpinë e tyre sidomos në vitet e para të pluralizmit e në mënyrë të veçantë në vitet 1997-1998. Ne kemi pa të filmuara edhe eksponent të kulturës shqiptare duke u dhunuar, sepse ishin me Sali Berishën. Më kujtohet një që e dhunuan barbarisht afër Ministrisë së Rendit. Nuk mund të nominoj të gjithë ata njerëz që aderonin në partinë Demokratike që janë pa të filmuar nga televizori të gjakosur me dhunë.
Sali Berisha filloi ofensivën e madhe kundër një shteti që luan e nëpërkëmbë dinjitetin. Organizoi një tubim ditën, kur në Shqipëri, në Tiranë kishte një samit nga e gjithë Europa. Gjithmonë Sali Berisha ka thënë jemi në luftë, kjo është kryefjala e tij që në vitin 1990. E lufta, or lum miku ka viktima, ka edhe plagë që mbeten, jo vetëm fizikisht, por plaga shpirtërore është e pashërueshme. Sali Berishën e goditën në mes të sheshit, përpara gjithë kamërave. Sipas tyre e përdhunuan, menduan se me një gur vrasim dy zogj. Thonë se lufta është e pamëshirshme. Gjithmonë në luftë ke humbje, kur aty brenda vetes ke të shitur, jo vetëm tek kundërshtari, por tek egoja dhe faktori racial. U plagos Sali Berisha. Njerëzit pranë e larg tij menduan se tani ky po përmbys Tiranën. Në fakt me një të lëvizur të dorës prej tij, gjendja nuk riparohej kurrë. Ai u ngrit më shumë se sa një Politikan, ai u ngrit si një klerik, në anën humane, kaloj përmasat e mjekut, apo të politikanit e shkoi deri tek adhurimi. Në fjalimin e tij tha: Atë mjeran e kam fal. Është i gënjyer, i shpërblyer. Lëreni të ik në shtëpi. Në fakt ai ishte njeri me identitet të sajuar që nuk iu gjet familja kurrë.
Me këtë akt burrëror, prej humani, politikani vizionari dhe ideatori primar shmangu gjithçka mund të ndodhte. Ruajti Shqipërinë, veten, partinë e tij që e krijoi, e mbajti, e rriti, e riorganizoi me aq mund. Figura e tij u naltësua.
Sa e sa demokrat janë burgos me e pa të drejtë ligjore. Sali Berisha u vendos në masën e sigurisë pa kaluar procedurat imunitare të parlamentit. Bëri gjithë atë betejë politike e ligjore të çojë në vend dinjitetin e parlamentit dhe u shpërblye me masën e sigurisë përsonale atë të arrestit shtëpiak. Prej aty u bë zëri i shumicës së shqiptarëve. Bisedat me qytetarët nga dritarja e shtëpisë ishin një aksion vetëmohimi. Prej aty energjia e tij u shndërrua në uraganin që sjell një ortek që fillon sa një kokërr arre.
Ja pra, ky është Sali Berisha. Tani asnjë demokrat nuk mund të thotë se kam heq më shumë se Kryetari i tyre, se misioni nuk arrihet pa vuajtje, pa përplasje. Tani demokratët kanë shumë më shumë arsye ta ndjekin për përmbushjen e këtij misioni biblik.
Gladiatori i familjes demokratike ka hyrë në arenë. Ai betejën e filloi, po e vazhdon në kushte krejt të pabarabarta. Me një shtet që prodhon vetëm terror. Me një sundimtar, siç e thotë vet Berisha narko-shtet. Tani si e vlerësoni Sali Berishën. A është një prej demokratëve me mision për atdheun, për demokracinë?
Me datë 02.05.2025
Hasan Muzli Selimi