VOAL

VOAL

Rusia paralajmëron masa ndaj ligjit polak mbi monumentet sovjetike

July 19, 2017
blank

Komentet

blank

Xi i paraqet Putinit një propozim 12 pikësh për të zgjidhur krizën ukrainase

Presidenti rus pret homologun e tij kinez dhe shpreh interes për propozimin e Pekinit për zgjidhjen e krizës – SHBA: “Ne do t’i thonim jo një kërkese kineze për armëpushim tani”

 

VOAL- Presidenti kinez Xi Jinping e përshkroi homologun e tij rus Vladimir Putin si një “mik të dashur” në takimin e Kremlinit. “Vendet tona duhet të kenë lidhje të ngushta,” tha Xi, siç raportohet nga RIA Novosti.

Kina paraqiti një propozim gjithëpërfshirës prej 12 pikash për të zgjidhur krizën ukrainase duke forcuar marrëdhëniet me Moskën.

Pekini ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat perëndimore se dëshiron të armatosë Rusinë, por thotë se dëshiron një partneritet më të ngushtë energjetik pasi rriti importet e qymyrit, gazit dhe naftës ruse.

Xi është lideri i parë që takohet me presidentin rus që kur Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër tij të premten për deportimin e fëmijëve ukrainas në Rusi në mes të pushtimit njëvjeçar të vendit. Moska, nga ana e saj, tha se akuza ishte një nga shumë “manifestime qartazi armiqësore” dhe hapi një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të ICC. Pekini tha se urdhër-arresti pasqyron standarde të dyfishta.

Rusia e paraqet udhëtimin e Xi-t (i pari i tij që kur fitoi mandatin e tretë presidencial këtë muaj) si dëshmi se ka një mik të fuqishëm në ngërçin në të cilin ndodhet përballë një Perëndimi armiqësor.

Në takimin në Moskë, pasi u përshëndetën me njëri-tjetrin si “miq të dashur”, Putin i tha Xi se ai respektonte propozimet kineze për zgjidhjen e konfliktit ukrainas dhe gjithashtu ishte “pak ziliqar” për zhvillimin e shpejtë të Kinës në dekadat e fundit.

“Kina ka krijuar një sistem shumë efektiv për zhvillimin e ekonomisë dhe forcimin e shtetit. Është shumë më efektiv se ai i shumë vendeve të tjera,” tha Putin.

SHBA kundërshton propozimin kinez për paqe

Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, kanë thënë se do të refuzojnë një kërkesë kineze për armëpushim tani. Nëse Kina bën thirrje për një armëpushim gjatë vizitës së Xi në Moskë, Kievi do të duhet ta refuzojë atë, “gjë që do ta bëjmë edhe ne”, sepse “në thelb do të ratifikonte atë që (rusët) ishin në gjendje të pushtonin brenda Ukrainës dhe do t’u jepte atyre kohë dhe mundësi për t’u përgatitur”, ka përsëritur në CNN zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. rsi-eb

blank

“Mirë se vjen mik i dashur”: Putini e pret ngrohtësisht Xinë në Kremlin

RFE/RL

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mirëpritur të hënën në Kremlin homologun e tij kinez, Xi Jinping, i cili rikthehet në Rusi pas katër vjetësh.

Ai e viziton Rusinë në kohën kur ky shtet po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë.

“Mirë se vjen mik i dashur”, i ka thënë Putin Xi-së në Kremlin.

Vizita e Xi-së në Kinë i jep mundësi Putinit të pretendojë se nuk është i bllokuar nga e gjithë bota, pavarësisht se për të është lëshuar një urdhërarrestim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, lidhur me supozimet për krime lufte.

Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt 2022 – pritet të jetë tema kryesore e diskutimeve në mes të liderëve të të dyja vendeve.

Muajin e kaluar, Kina e ka prezantuar një plan të paqes për luftën në Ukrainë, në të cilin përmendet armëpushimi dhe bisedimet mes palëve.

Në nisje të takimit, Putin e ka mirëpritur planin e Xi-së.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata”, i ka thënë Putin presidentit kinez.

“Ne do të diskutojmë të gjitha këto çështje, përfshirë iniciativën tuaj, të cilën e trajtojmë me respekt”.

Në një artikull të publikuar më 20 mars, në gazetën ruse, Russian Gazette, Xi ka thënë se Kina ka mbetur “e paanshme” dhe “i ka promovuar vazhdimisht bisedimet për paqe”, mirëpo nuk ka përmendur diçka konkrete lidhur me planin për paqe.

Para takimit, Putin është lavdëruar për marrëdhëniet e tij me presidentin kinez, dhe ka thënë se lidhjet Moskë-Pekin nuk kanë qenë kurrë më të forta.

Putin dhe Xi janë takuar rreth 40 herë, në pozita të ndryshme, përgjatë 13 vjetëve të fundit.

Putin i ka përshkruar lidhjet mes Rusisë dhe Kinës si të barabarta, duke thënë se “nuk ka lider dhe ndjekës”.

Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, është partnerja kryesore në këtë marrëdhënie.

Dhe ky status, sipas tyre, sa shkon e rritet, duke pasur parasysh dëmin që i është bërë ekonomisë ruse nën sanksionet e Perëndimit.

Kina është bërë rrugë kyçe transtiti për Rusinë për të importuar mallrat e ndaluara nga Perëndimi.

blank

Xi Jinping sot në Moskë takon Putinin

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë sot një vizitë në Moskë, siç edhe ai e ka quajtur; një “udhëtim miqësie”, bashkëpunimi dhe paqeje.

Kjo vizitë vjen pasi Pekini zbuloi një dokument me 12 pika që bën thirrje për një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë dhe ditë më pas u bë ndërmjetës për qetësim të situatës mes armiqve të vjetër të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe Iranit.

Vizita tre-ditore e Xi, e cila fillon sot, do të paraqesë bisedime kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin, një njeri që udhëheqësi kinez e ka përshkruar si “mikun e tij më të mirë” dhe që tani kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

 

Samiti në Moskë do të jetë takimi i 40-të mes dy burrave. Vizita e Xi ,ka rritur shpresat në disa drejtime për një përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë

 

Konflikti, tashmë në vitin e tij të dytë, ka marrë dhjetëra mijëra jetë, ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka shkaktuar dhimbje të gjerë ekonomike, me inflacionin në rritje në të gjithë globin.

Shpresat janë të mëdha pasi edhe nga raportimet në mediat e huaja thuhet se  Xi synon të ndjekë samitin e tij me Putinin me një takim virtual me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

 

Nëse ndodh, biseda mes Xi dhe Zelensky do të jetë e para që kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

 

Pavarësisht rritjes së diplomacisë globale të Kinës, shumica e vëzhguesve thonë se vizita shtetërore e Xi-t ka të bëjë më shumë me partneritetit “pa kufij” që ai shpalli me Putinin vitin e kaluar sesa me ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë.

 

Kjo sepse, si fillim, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk duket e gatshme për t’i dhënë fund luftimeve.

 

“Përderisa Rusia dhe Ukraina nuk kanë shterur vullnetin e tyre për të vazhduar luftimin dhe nuk janë në kërkim të platformave për këtë konflikt, nuk është e mundur t’i jepet fund atij,” tha Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në Fondin Marshall Gjerman.bw

blank

Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor

RFE/RL

Koreja e Veriut tha të hënën se ka simuluar një sulm bërthamor në Korenë e Jugut, duke testuar raketa balistike gjatë fundjavës.

Lëshimi i raketave ishte demonstrimi i pestë që Koreja e Veriut ka kryer gjatë këtij muaji në shenjë proteste ndaj stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake në vite që kanë kryer Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëzoi ushtrinë e tij që të kryejë më shumë stërvitje për të rritur gatishmërinë e luftës të forcave të tij bërthamore përballë “agresionit” nga armiqtë e tij, raportoi media shtetërore.

Ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë detektuar lëshimin e një rakete me rreze të mesme veprimi në ujërat e bregdetit lindor të Veriut. Lëshimi i kësaj rakete besohet se ndodhi një orë para se SHBA-ja të fluturonte bombarduesit B-1B për trajnime me avionët luftarakë të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut i ka cilësuar stërvitjet SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse aleatët insistojnë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Disa ekspertë kanë argumentuar se Veriu i përdor këto stërvitje si pretekst për të avancuar programet e tij të armëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA, tha se raketa, që fluturoi rreth 800 kilometra, ishte e pajisur me një kokë bërthamore të rreme. Kjo agjenci tha se testimi ishte i suksesshëm, duke shtuar se pajisje shpërtheu ashtu siç ishte planifikuar, 800 metra mbi ujë në vendin që ishte simuluar se ishte “një shënjestër e madhe e armikut”.

Agjencia tha se lëshimi i raketës ishte hapi i fundit i stërvitjeve dyditore që përfshiu edhe stërvitje të komandës bërthamore të stërvitjeve të kontrollit. Po ashtu, Koreja e Veriut kreu stërvitje të njësive ushtarake, përkatësisht të reagimit të tyre për kundërsulm bërthamor.

Këto stërvitje janë po ashtu “paralajmërim i fuqishëm” për SHBA-në dhe Korenë e Jugut “të cilat nuk po fshehin përpjekjet e tyre për të nisur një luftë” kundër Koresë së Veriut, tha KCNA.

Kim, sipas medias shtetërore, tha se armiqtë e tij “janë duke bërë lëvizje gjithnjë e më agresive”.

Koreja e Veriut pretendoi se raketa e fundit e lëshuar është modeluar në bazë të raketës ruse balistike, Iskander. Phenjani tha se këtë raketë e ka testuar që nga viti 2019. Kjo raketë thuhet se mund të fluturojë në lartësi të ulëta dhe ka mundësi të manovrimit.

blank

Për çfarë krimesh të tjera lufte akuzohet Rusia?

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar një urdhër-arrest kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai e akuzon atë se është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve.

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, është gjithashtu subjekt i një urdhër-arresti, raporton BBC.

Sipas Ukrainës, dhjetëra mijëra krime të mundshme lufte janë kryer nga forcat ruse që kur ata pushtuan Ukrainën në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Çfarë është një krim lufte?

“Edhe lufta ka rregulla”, thotë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Këto janë përcaktuar në traktatet e quajtura “Konventa e Gjenevës”, së bashku me ligje dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

Forcat ushtarake nuk mund të sulmojnë qëllimisht civilët-as infrastrukturën që është jetike për mbijetesën e tyre, transmeton Telegrafi.

Disa armë janë të ndaluara për shkak të vuajtjeve që shkaktojnë-të tilla si minat tokësore kundër personelit dhe armët kimike ose biologjike.

Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të kujdesen-duke përfshirë ushtarët e plagosur, të cilët kanë të drejta si robër lufte.

Veprat e rënda si vrasja, përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi njihen si “krime kundër njerëzimit” ose në disa rrethana “gjenocid”.

Cilat janë akuzat e fundit kundër presidentit Putin?

Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën ka thënë se ka prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Rusia ka prezantuar politika të tilla si detyrimi i fëmijëve për të marrë nënshtetësinë ruse dhe vendosja e tyre në familje kujdestare për të “krijuar një kornizë në të cilën disa nga fëmijët mund të përfundojnë përgjithmonë” në Rusi, thekson raporti i komisionit.

Ndërsa transferimet supozohej të ishin të përkohshme, “shumica u zgjatën”, me prindërit dhe fëmijët që përballeshin me “një sërë pengesash në vendosjen e kontaktit”, shkruajnë hetuesit e OKB-së.

Shifrat e qeverisë së Ukrainës thonë se numri i fëmijëve të dërguar me forcë në Rusi është 16,221.

Këto deportime të detyruara “shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe përbëjnë krime lufte”, përfundon raporti i OKB-së.

Çfarë krimesh të tjera lufte thuhet se ka kryer Rusia në Ukrainë?

OKB-ja njoftoi se përveç përdhunimeve, vrasjeve dhe torturave “të përhapura”, Moska mund të jetë përgjegjëse për “krimet kundër njerëzimit” edhe më të rënda-veçanërisht valën e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që filloi tetorin e kaluar.

Varreza masive janë gjetur në disa pjesë të Ukrainës të pushtuara më parë nga trupat ruse, duke përfshirë disa trupa civilë që kishin shenja torture.

Prill, 2022-më shumë se 400 trupa civilësh u gjetën në Bucha, një qytet në periferi të Kievit.

Shtator, 2022-450 trupa-kryesisht civilë-u gjetën në varreza masive në Izium, në rajonin Kharkiv.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat ruse mund të kishin kryer më shumë se 400 krime lufte në rajonin Kherson ndërsa ishte nën okupimin e tyre nga marsi deri në nëntor të vitit 2022.

Mars, 2022-forcat ruse kryen një sulm ajror në një teatër në Mariupol, i cili përdorej si strehë për fëmijët. Një spital në Mariupol u godit gjithashtu në mars të vitit të kaluar.

Si mund të ndiqen penalisht krimet e luftës?

Gjykatat e Ukrainës tashmë kanë ndjekur penalisht një ushtar rus.

Komandanti 21-vjeçar i tankeve ruse, Vadim Shishimarin u dënua me burgim të përjetshëm pasi qëlloi një civil të paarmatosur, 62-vjeçarin Oleksandr Shelipov, në fshatin veri-lindor të Chupakhivka, disa ditë pas fillimit të pushtimit.

Megjithatë, mund të jetë më e lehtë të ndiqen penalisht ushtarët individualisht për krime lufte sesa komandantët ushtarakë ose politikanë të lartë, transmeton Telegrafi.

Hugh Williamson i Human Rights Watch thotë se krijimi i “zinxhirit të komandës” është shumë i rëndësishëm për çdo gjyq të ardhshëm, duke përfshirë nëse një udhëheqës autorizoi një mizori-apo mbylli një sy ndaj tij.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) po heton krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë-që nga viti 2013, para aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina.

Kryeprokurori i saj, avokati britanik Karim Khan, beson se ka një bazë të arsyeshme për të besuar se janë kryer krime të luftës.

Vadim Shishimarin ishte ushtari i parë rus që u gjykua për krime lufte

Megjithatë, ICC nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe Rusia nuk është nënshkruese e marrëveshjes që ngriti gjykatën-kështu që nuk ka gjasa të ekstradojë ndonjë të dyshuar.

ICC në përgjithësi merr përsipër ndjekjet penale për krime lufte në vendet ku sistemet e gjykatave janë shumë të dobëta për të kryer vetë ndjekjet penale.

Megjithatë, deri më tani, duket se gjykatat e Ukrainës kanë qenë në gjendje të ngrenë çështjet e tyre. Deri në fund të gushtit, prokurori i përgjithshëm i saj kishte akuzuar 135 të dyshuar për krime lufte.

Gjykata e Hagës mund të ngrejë aktakuza penale kundër liderëve politikë për “luftë agresive”. Kjo mbulon një pushtim ose konflikt të pajustifikuar që nuk është ndërmarrë në vetëmbrojtje.

Megjithatë, profesori Philippe Sands, një ekspert për të drejtën ndërkombëtare në University College London, thotë se ICC nuk mund të ndiqte penalisht liderët rusë si presidenti Vladimir Putin për këtë-përsëri, sepse vendi nuk është një nënshkrues i gjykatës.

Në teori, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund t’i kërkojë ICC-së të hetojë këtë vepër. Por Rusia mund të vërë veton ndaj kësaj.

Prof Sands thotë se liderët botërorë duhet të krijojnë një gjykatë të vetme për të ndjekur penalisht krimin e agresionit në Ukrainë. syri.net

blank

Zgjatet marrëveshja e grurit në Detin e Zi mes Ukrainës dhe Rusisë

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë është zgjatur, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i Turqisë.

“Marrëveshja për korridorin e grurit do të skadonte sot. Si rezultat i bisedimeve tona me të dyja palët, ne kemi siguruar një zgjatje të kësaj marrëveshjeje,” tha Erdogan në një deklaratë për mediat. syri.net

blank

Rusia dërgon mbi 16 mijë fëmijë ukrainas në zonat që kontrollon

Që kur Ukraina u pushtua më shumë se një vit më parë, qeveria e saj vlerëson se mbi 16 mijë fëmijë mendohet se janë transferuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga shteti rus.

Më herët, hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se dëbimi i fëmijëve ukrainas përbënte një krim lufte.

Komisioni Hetimor i OKB-së për Ukrainën tha se kishte prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Raporti i Komisionit është kategorik se Rusia kreu edhe krime të tjera lufte në Ukrainë, raporton bbc.

Ato përfshijnë sulme në spitale, tortura, përdhunime dhe vrasje me dashje.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e mizorive në pushtimin e saj që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. syri.net

blank

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Vladimir Putinin

RFE/RL

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.

Në deklaratën e gjykatës u tha se urdhër-arresti është lëshuar edhe për Maria Lvova-Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet se drejton dëbimin e fëmijëve ukrainas për në Rusi.

Të dy dyshohen se “kanë kryer vepra vetë, bashkërisht me persona të tjerë apo përmes personave të tjerë”, u tha në njoftimin e gjykatës.

Aty po ashtu u tha se Putin ka dështuar “të ushtrojë kontrollin e duhur mbi vartësit civilë dhe ushtarakë që kryen veprat, ose lejoi kryerjen e tyre”. Sipas gjykatës, vartësit ishin “nën kontrollin efektiv të tij [Putinit], në përputhje me përgjegjësinë superiore”.

“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa i përket fëmijëve ukrainas”, tha Gjykata Penale Ndërkombëtare në deklaratën e lëshuar më 17 mars.

Me këtë urdhër-arrest, Putin bëhet kreu i tretë në botë, që gjatë kohës në pushtet, është përballur me urdhër-arrest ndërkombëtar nga tribunave për krime lufte, së bashku me liderin sudanez, Omar al-Bashir dhe atë të Libisë, Muammar Gaddafi.

“Vendim historik për Ukrainën”

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha se vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë, është vendim “historik”.

“Tash e tutje, presidenti rus ka status zyrtar të të dyshuarit për kryerjen e një krimi ndërkombëtar”, tha ai përmes një deklarate.

“Ky është vendim historik për Ukrainën dhe për gjithë sistemin e ligjit ndërkombëtar”.

*Video nga arkivi: Një familje ukrainase nga Mariupoli i ka rrëfyer Radios Evropa e Lirë përvojat e kalimit nëpër një kamp rus filtrimi dhe të shpërnguljes në Moskë. Nëna në fund arriti t’i nxirrte fëmijët nga Rusia, nëpërmjet Bjellorusisë dhe Polonisë, përderisa bashkëshorti zgjodhi të qëndronte atje.

Rusia: Urdhër-arresti ndaj Putinit, vendim skandaloz

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi “skandaloz” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit.

“Vetë çështja e ngritur [nga gjykata në Hagë] është skandaloze dhe e papranueshme. Rusia, së bashku me disa shtete të tjera, nuk e njeh juridiksionin e asaj gjykata, prandaj çdo vendim i këtij lloji për Rusinë nuk vlen nga aspekti ligjor”.

Ai nuk pranoi më shumë pyetje nga gazetarët për këtë çështje.

Ndërkaq, duke u përgjigjur lidhur me urdhër-arrestin ndaj Putinit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se ky urdhër-arrest “nuk ka kurrfarë rëndësie”.

“Vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk kanë asnjë rëndësi për shtetin tonë, përfshirë edhe nga aspekti ligjor”, tha Maria Zakharova përmes një postimi në Telegram.

“Rusia nuk është palë e Statusit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë obligim sipas këtij statusi. Rusia nuk bashkëpunon me këtë trup, dhe ‘recetat’ e mundshme për arrestime që vijnë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare ligjërisht do të jenë të pavlefshme për ne”.

As Rusia, e as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Kievi, megjithatë, i ka dhënë juridiksioni kësaj gjykate që të ndjekë krimet e kryera në territorin e saj që kur Moska nisi pushtimin vitin e kaluar.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e përbërë nga 123 anëtarë, nuk ka forcë të saj policore për të zbatuar urdhër-arrestet, por varet nga shtetet anëtare që të arrestojnë të dyshuarit për t’i sjellë më pas për gjykim në Hagë.

Përderisa urdhër-arresti ka të ngjarë të dobësojë statusin e Putinit në qarqet ndërkombëtare, është ende e paqartë se si do të ekzekutohet urdhri kundër tij.

“Ky është një moment i rëndësishëm në procesin e drejtësisë para Gjykatës… teksa gjyqtarët lëshojnë urdhër-arreste, ekzekutimi i tyre varet nga bashkëpunimi ndërkombëtar”, tha presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, gjykatësi Piotr Hofmanski.

Pavarësisht dëshmive të shumta, Rusia vazhdimisht ka mohuar se ka kryer mizori që kur ka nisur pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës, më 24 shkurt 2022.

Lvova-Belova, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve, besohet se ka punuar drejtpërdrejt nën urdhrin e Putinit dhe sipas zyrtarëve amerikanë, ajo ka mbikëqyrur dëbimin e “mijëra” fëmijëve ukrainas për në Rusi.

“Përpjekjet e Lvova-Belova, veçmas përfshijnë birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në familjet ruse, të ashtuquajturin ‘edukim patriotik’ të fëmijëve ukrainas, ndryshimeve legjislative për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë ruse për fëmijët ukrainas dhe largimin e qëllimshëm të fëmijëve ukrainas nga forcat e Rusisë”, tha Departamenti amerikan i Shtetit më 15 shtator të vitit të kaluar, kur e vendosi Lvova-Belova në listën e sanksioneve amerikane.

HRW: Hapi i parë për t’i dhënë fund mosndëshkimit

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, që ka dokumentuar transferimin e civilëve ukrainas dhe i ka cilësuar këto veprime si “shkelje serioze të ligjeve të luftës që përbëjnë krime lufte dhe potencialisht krime kundër njerëzimit”, tha se urdhër-arresti ndaj Putinit “është hapi i parë për t’i dhënë fund mosndëshkimit që ka inkurajuar për një kohë të gjatë bartësit e luftës ruse kundër Ukrainës”.

“Urdhër-arrestet dërgojnë mesazh të qartë se dhënia e urdhrave për të kryer apo tolerimi i krimeve serioze kundër civilëve mund të çojë në burgjet në Hagë. Urdhër-arrestet janë kambanë zgjimi për të tjerët që kanë kryer shkelje apo i kanë fshehur ato, se dita e tyre që të dalin para gjykatës mund të vije, pavarësisht pozitës apo rangut ushtarak që kanë”, tha Balkees Jarrah, drejtoreshë për drejtësi ndërkombëtare në HRW.

Gjykata Penale Ndërkombëtare tha se përderisa urdhër-arrestet zakonisht konsiderohen sekrete me qëllim që të mbrojnë viktimat dhe dëshmitarët dhe të mbrojnë hetimet, fakti që krimet po vazhdojnë, e shtyn atë të publikonte lajmin pasi “urdhër-arrestet mund të kontribuojnë në parandalimin e kryerjes së mëtejme të këtyre krimeve”.

blank

Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë

VOA/Patsy Widakuswara

Pentagoni tha se në pamjet e publikuara të enjten shihet avioni rus “Su-27” teksa i afrohet dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, duke hedhur karburant për të verbuar kamerën e tij.

Zyrtarët anerikanë thanë se ai ose një tjetër avion luftarak rus u arfrua sërish, duke dëmtuar helikën e dronit, një veprim që detyroi Uashingtonin ta rrëzonta dronin në ujërat ndërkombëtare.

“Nuk është e pazakontë që ne të publikojmë pamje të incidenteve dhe veprimeve të rrezikshme dhe joprofesionale. Kemi bërë kështu edhe në të kaluarën. Veçanërisht në këtë rast, duke pasur parasysh sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme, për të demonstruar publikisht se si vepruan rusët, vlerësuam se ishte e rëndësishme të publikonim pamjet”, tha Gjenerali Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

Shtetet e Bashkuara thanë se një dron si ky po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, pranë brigjeve të Ukrainës, një pretendim që Moska e kundërshton.

“Ata injoruan tërësisht faktin se pas fillimit të operacionit special ushtarak, ushtria jonë ka shpallur zona të caktuara të Detit të Zi pranë bregut, si zona me qasje të kufizuar për çdo mjet ajror”, tha Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Moska gjithashtu mohoi akuzat se avioni i saj dëmtoi helikën e dronit. Kremlini tha se do të përpiqet të gjejë mbetjet e tij dhe se do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo provokimi të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë thotë se ka për qëllim uljen e tensioneve.

“Ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë. Prandaj ruajmë linja të drejtpëdrejta komunikimi, për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit. Pra, ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë”, tha Karine Jean-Pieirre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ngatërresat midis avionëve rusë dhe atyre të NATO-s pranë brigjeve të Ukrainës në Detin e Zi janë diçka e zakonshme, por rrëzimi i dronit amerikan ngriti shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm midis dy superfuqive bërthamore, që kanë mospajtime të thella mbi Ukrainën.

“Fakti që ne po operonim një dron që mbase po siguronte informacione për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës në luftë, a na bën kjo një pjesëmarrës indirekt, apo të drejtpëdrejtë në luftë? Kjo është e paqartë. Mendoj se të dyja palët janë në një zonë gri dhe dhe ne po negociojnë përmes këtyre incidenteve, për të kuptuar kufijtë e asaj që rusët e konsiderojnë të pranueshme dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të shprehur mospajtimin e tyre”, thotë Kelly Grieco nga qendra Stimson.

Ajo shton se forcat ruse kanë reaguar ashpër në disa zona konflikti, duke përfshirë Ukrainën dhe Sirinë.

Megjithatë, Kremlini duket se heziton të sfidojë me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Bdien vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të kërkojë përfshirjen e forcave amerikane në një konflikt të drejtpëdrejtë me Rusinë.

blank

Skandali në Ekuador, pas Presidentit, edhe parlamentarët rezultojnë të lidhur me mafien shqiptare

Ligjvënës, ministra dhe ish-zyrtarë ekuadorianë u akuzuan dje se kishin lidhje me kompani të lidhura me mafien shqiptare pas deklasifikimit nga Asambleja Kombëtare (Parlamenti) të dokumenteve nga Mbikëqyrja e Kompanive.

Ricardo Vanegas, anëtar i Asamblesë, zbuloi nëntë emra të dyshuar të përfshirë, mes tyre parlamentarët Dalton Bacigalupo dhe Xavier Santos, nga e majta Demokratike (ID) dhe Fernando Cedeño, nga Unión por la Esperanza.

Të tre mohojnë akuzat dhe kërkojnë nga Superintensioni i Kompanive të sqarojë çështjen.

Ai përmendi gjithashtu Darío Herrera, ministrin aktual të Transportit, si dhe ish-krerë të tjerë ministrish dhe ish-ligjvënës.

Sipas Vanegas, ky informacion nuk do të thotë se ata janë pjesë e një mafie apo se kanë kryer një krim.

Disa konsiderojnë se këto akuza janë pjesë e një misioni politik të Vanegas për të larguar vëmendjen nga presidenti Guillermo Lasso, kunati i të cilit kishte lidhje me shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, sipas audios dhe dokumenteve.

Përveç kësaj, ka prova që presidenti i dinte këto lidhje dhe nuk bëri asgjë për këtë, gjë që mund të jetë një nga bazat për gjykimin politik që opozita do të paraqesë së shpejti në Kuvend.

Nga zbulimi i djeshëm në lidhje me pjesëtarët e Parlamentit, rezultoi se kompanitë me lidhje direkte dhe indirekte ose lidhje me shtetas shqiptarë vetëm në provincën e Manabí, do të arrinin në më shumë se 306. Disa prej kompanive janë të përkushtuara për prodhimin dhe tregtimin e kanabisit.

Në njërën prej tyre, me vendndodhje në Cotopaxi, si administrator dhe aksioner shfaqet një shqiptar. Ky shtetas figuron edhe si aksioner apo administrator i katërmbëdhjetë kompanive të tjera. Përveç kësaj, në disa prej këtyre kompanive ai ishte i lidhur me Rubén Cherres.

Kjo kompani që shet kanabis, nga ana e saj ka lidhje me të paktën katërmbëdhjetë kompani të tjera. Dokumentet japin emrat e pronarëve dhe aksionerëve të të gjitha këtyre kompanive.

Një tjetër nga kompanitë e vëzhguara është një e dedikuar për aktivitetet në qytetin e Portoviejo. Edhe pse nuk ka partnerë apo investitorë të kombësisë shqiptare në këtë kompani, ajo përsërit skemën e lidhjeve me kompani të tjera ku shfaqen shqiptarë.

Një tjetër nga raportet është Analiza e rrezikut të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve në Shqipëri. Në këtë dokument identifikohen njëmbëdhjetë shqiptarë të cilët figurojnë në 26 kompani si ortakë apo investitorë. “Nga baza e aksioneve që qëndron në mediumin magnetik të Mbikëqyrjes së Shoqërive, Letrave me Vlerë dhe Sigurimeve, 11 shtetas shqiptarë shfaqen si përfaqësues ligjorë dhe aksionerë në 26 shoqëri në sektorin e korporatave”, thuhet në dokument.

Nga këta njëmbëdhjetë qytetarë, njëri figuron në “listën e të dënuarve” dhe ka 25% të aksioneve në një nga kompanitë. Nga 36 shoqëritë ku marrin pjesë shqiptarët, 23 janë shoqëri aksionare, 2 janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe një shoqëri aksionare e thjeshtuar (SAS).bw

blank

SHBA publikon video të avionit rus duke hedhur karburant mbi dronin e saj

Videoja e publikuar nga SHBA-ja, që shfaq momentin kur avioni rus hedh karburant mbi dronin amerikan.
RFE/RL

Pentagoni publikoi të enjten pamjet e një avioni rus që hedh karburant mbi një dron mbikëqyrës të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi. Ky veprim dëmtoi një teh të dronit duke prerë helikën e tij.

Videoja e shkurtër tregon një Su-27 rus që i afrohet pjesës së pasme të dronit amerikan MQ-9 dhe fillon të lëshojë karburant, tha Pentagoni, duke shtuar se “hedhja e karburantit dukej se kishte për qëllim të verbonte instrumentet optike të dronit dhe ta dëbonte atë nga zona”.

Fragmenti i videos i publikuar nga Pentagoni nuk tregon ngjarjet para ose pas konfrontimit të dukshëm të hedhjes së karburantit.


Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefi i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Mark Milley kanë folur me homologët e tyre rusë për shkatërrimin e dronit amerikan pas përplasjes.

Thirrjet me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm rus, gjeneralin Valery Gerasimov të mërkurën, ishin të parat që nga tetori i vitit 2022.

Teksa përpjekjet për përgjim nuk janë të rralla, incidenti në mes të luftës në Ukrainë ka ngritur shqetësime se mund t’i sjellë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë më afër një konflikti të drejtpërdrejtë.

Fakti që udhëheqësit kryesorë të mbrojtjes dhe ushtarakëve të të dy vendeve po flisnin kaq shpejt pas kësaj ndeshjeje mbi Detin e Zi, nënvizoi seriozitetin e tij.

Ministria ruse e Mbrojtjes në njoftimin për telefonatën me Austin dhe Shoigu, tha se ky i fundit akuzoi SHBA-në për provokimin e incidentit, pasi ka injoruar kufizimet e fluturimit që Kremlini kishte vendosur mbi SHBA-të “për shkak të operacioneve të tyre ushtarake në Ukrainë”.

Rusia fajësoi gjithashtu SHBA-në për “intensifikimin e aktiviteteve të inteligjencës kundër interesave të Federatës Ruse” dhe tha se “Moska do t’i përgjigjet njëlloj të gjitha provokimeve”.

MQ-9, i cili ka një hapje krahësh prej 20 metrash, përfshin një stacion kontrolli tokësor dhe pajisje satelitore. Ai është i aftë të mbajë municione, por gjenerali Pat Ryder, një zëdhënës i Pentagonit, nuk tha nëse droni i hedhur në det ishte i armatosur.

Ai tha se incidenti ndodhi në orën 7:03 të mëngjesit mbi ujërat ndërkombëtare dhe shumë larg Ukrainës, pasi avionët rusë kishin fluturuar në afërsi të dronit për 30 deri në 40 minuta.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë rikuperuar dronin e rrëzuar, thanë Forcat Ajrore të SHBA-së në Evropë, por as Rusia nuk e ka bërë një gjë të tillë, tha Ryder.

Zyrtarët rusë të mërkurën thanë se do të përpiqeshin të shpëtonin fragmente të dronit MQ-9 nga Deti i Zi.

Zyrtarët amerikanë kanë lënë të hapur mundësinë e përpjekjes për të rikuperuar një pjesë të dronit të rrëzuar që kushton 32 milionë dollarë, për të cilin ata thanë se u rrëzua në ujërat që ishin 1,200 deri në 1,500 metra të thella.

Zyrtarë të tjerë amerikanë thanë se SHBA nuk ka anije ushtarake në rajon dhe nuk ka gjasa të rekuperojë mbetjet e dronit. Megjithatë, ata shprehën besimin se nuk do të mbetej asgjë me vlerë ushtarake në dron, edhe nëse Rusia arrin të marrë mbetjet e tij.

blank

Ulje rekord në Burj Al Arab

VOAL- Helipad-i i Burj Al Arab, një nga rrokaqiejt ikonë të Dubait, ndodhet 212 metra i lartë dhe ka një diametër prej vetëm 27 metrash. E pamundur të ulesh atje me aeroplan? Jo për 39-vjeçarin polak Luke Czepiela, i cili ia doli me suksesin e promovuar nga Red Bull të martën në orën 6.58. Ai është shoferi i parë në histori që e ka arritur këtë sukses.

Czepiela e bëri atë në përpjekjen e tretë të uljes. Dhe pas një përgatitjeje që filloi në vitin 2021, me 650 ulje provë në nivelin e tokës. “Sfida më e madhe ishte mungesa e pikave të jashtme të referencës që keni zakonisht në një aeroport”, shpjegoi ai.

Rekordi i uljes në Dubai: me aeroplanin në heliportin Burj Al Arab

Nëse ulja kërkonte shumë përpjekje, ngritja nuk ishte ndryshe. Misioni u realizua falë një modifikimi të avionit: janë shtuar rezervuarët e oksidit të azotit, me të cilët është rritur fuqia pa rritur peshën. “Kalimi kryesor pas uljes ishte ngritja, u argëtova shumë duke nxjerrë aeroplanin nga qielli dhe duke u zhytur pothuajse në nivel me plazhin”, kujton Czepiela. rsi-eb


Send this to a friend