VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rusia e shfrytëzon krizën në Maqedoni

By | April 20, 2016
blank

Komentet

blank

Berisha: Do çlirojmë vendin nga fantazmat, nuk thyhem para shpifjeve

Në fund të fjalës së tij në Foltoren e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo lëvizje do e çlirojë Shqipërinë nga fantazmat, një përgjigje indirekte për komentet e sotme të ambasadores Yuri Kim.

“Dy fjalë për të ardhmen. Viktor Hygo ka shkruar diku se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja, për të dobëtit quhet e pamundur. E ardhmja për sentimentalët, quhet e panjohur. E ardhmja për guximtarët quhet idealja.

Ndaj dhe ne zotohemi këtu që në përpjekjen tonë, do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit, e bllokmenëve, nga fantazma e mafias, e krimit dhe e korrupsionit që po gërryen çdo ditë këtë vend. Por edhe nga fantazma e Sorosit, i cili është një armik i qendrës së djathtë dhe i të djathtës shqiptare. I parimeve që ato mbrojnë.

Së fundi, ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarëve, por edhe miqtë e mi kudo në botë, edhe ata që flasin për fantazma, se kur të dalë një fakt i vetëm, Sali Berisha është i gatshëm që të marrë një vendim.

Përndryshe aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm ndaj shpifjes dhe mashtrimeve,” tha Berisha.

blank

Berisha: Ja si do e bëjmë betejën me anëtarësinë për të shpëtuar PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ditën që u fut në Kuvend, është ndjerë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë.

“Ne jemi këtu për t’u betuar për shpëtimin e PD-së. Si do e shpëtojmë PD-në? Me norma dhe standarde demokratike. Me vullnetin tuaj. Ne do zhvillojmë Foltoren, debatin për të njohur të vërteta në gjithë Shqipërinë. Ne do i japim zërin që meriton, vendin që meriton anëtarit tonë, të cilit nga Lulzim Basha, në mënyrën më flagrante iu dhunuan parimet për të cilat ka besuar dhe ka sakrifikuar,” tha Berisha.

“Kushdo që mendon se Lulzim Basha është kryetar, le ta mbështesë. Por këto do të ndodhin përmes shprehjes së vullnetit tuaj”.

“Dy fjalë do u them miqve të mi në grup parlamentar, Këshill Kombëtar apo kudo që janë. Të vetmen gjë që nuk duhet t’ia lejoni vetes është që të thoni se ‘u detyrua të dhunojë statutin’. Mos e bëni një gjë të tillë kurrë. Para se ta bëni këtë gjë, duhet të jepni dorëheqjen,” tha Berisha.

“Nëse do të shkonte te forumet, Basha duhej të jepte dorëheqjen. Por dorëheqja nuk ekziston për të”.

“Demokratë dhe demokrate në mbarë Shqipërinë: Berisha nuk do zemërohet kurrë me ju nëse shprehni vendim kundër tij, por jo kundër statutit të PD. Ne jemi parti e lirë, ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e interesit kombëtar”.

blank

Berisha kërkon ndjesë publike për Bashën dhe e quan ish-kryetar

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndërpre disa herë me ovacione teksa fliste nga Foltorja. Momentet kulmore ishin kur ai e quajti Bashën ish-kryetar.

“Lulzim Basha në një akt të pashembullt të një shteti, diktatorial apo jo, pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës, duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD. Ai i futi një thikë pas shpine të gjitha forumeve të PD-së. Kujt i futi thikën tjetër ai? Ju, anëtarëve të PD. Vullnetit tuaj të shprehur në statutin e PD, të shprehur në delegatët, në forumet e partisë. Në Këshillin Kombëtar, te deputetët. Ai i asgjësoi të gjitha.

Prandaj ja ku jemi, por tani vendoseni veten në pozitat e dy zgjedhësve. Njëri prej tyre ka votuar PS, tjetri ka votuar PD-në. Votuesi i PS do i thotë atij të PD se këta të tutë qenkan pa parime, se këta i fusin thikën në shpinë tjetrit, se ai që keni votuar për kryeministër, nuk njeh sovranitetin dhe nuk respekton ligjet dhe rregullat e një vendi,” tha Berisha.

Më pas ai kërkoi ndjesë përpara demokratëve për mbështetjen ndaj Bashës.

“Ne jemi mbledhur së pari për të kërkuar një ndjesë publike. Këto ditë kam takime me demokratë nga mëngjesi deri në darkë. Të gjithë më kanë thënë hapur se atë nuk e kemi dashur, por e kemi mbështetur sepse e mbështet Doktori. Ua them me sinqeritet absolut se me këtë përmasa nuk e njihja atë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi deri në darkë vetëm për interesa të PD dhe të shoqërisë. Në 8 vite, ju garantoj se në 8 vite janë me gishtat e dorës njerëzit që kam promovuar apo lançuar në PD.

Por ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kanë punuar me mua, por unë asnjëherë nuk i thashë. Çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë përpara tij vetëm avokat i tyre. Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar që nuk do kthehem, isha betuar se njëri po mbetej, unë do isha i dyti. Unë nuk kisha projekt.

Për interes të karriges së tij, ai ka deklaruar te të huajt dhe shqiptarët se ‘unë nuk i marr vendimet, por i merr Berisha’,” tha Berisha.

blank

Berisha: Do të shpallesha non-grata për konspiracion, pasi ndalova projektin për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara mbështetësve të tij në Tiranë se vendimi për shpalljen e tij non-grata nuk është bazuar në asnjë provë apo fakt.

Ai zbuloi para tyre se do të shpallej non-grata për konspiracion, pasi ndaloi projektin për ndarjen e Kosovës.

“Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit dhe për afrimin e Shqipërisë me SHBA dhe BE, po damkoset pasi mafia e Sorosit dështoi të më dizenjojë non-grata për konspiracion kundër SHBA,” tha Berisha.

“Hashim Thaçi do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë në fakt i kthehem dhe ia kundërshtoj me argumente, pa fyerje se kjo është zhbërje e Kosovës, se kjo bie në kundërshtim me çdo akt për pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ishte me dosje atje dhe atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin paraqitur projektin në të gjithë kancelaritë, duke thënë se janë dakord të gjithë. E tha edhe John Bolton, pse të kundërshtojmë një projekt që janë dakord të gjithë.

Ai ishte projekti për ndarjen e Kosovës. Rama dhe Thaçi donin të masakronin Kosovën”.

“Thaçi më kërkoi takim, unë i thashë se nuk ka takim dhe nuk lëshoj. Këtë moment këta e shfrytëzuan për të thënë se kjo është veprimtari konspirative e Berishës dhe kështu u futa në listën e sanksioneve, që sekretari Pompeo nuk do e pranonte kurrë dhe më pas erdhën këta”.

blank

Berisha: PD i humbi zgjedhjet, Basha duhej të dorëhiqej dy herë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në takimin me demokratët në Tiranë, tha se PD ka humbur zgjedhjet dhe Lulzim Basha duhej të largohej.

“PD ka 8 vjet që ka humbur çdo aksion 100 përqind. Ka 8 vjet që përpara të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del zot. Ka 8 vite që ajo kalon nga disfata elektorale në disfatë elektorale. Kjo është PD në ditët e sotme.

PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat Edi Rama vodhi, bleu dhe grabiti dy herë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2017. Po prapë duhet t’ia themi vetes të vërtetën në sy. PD nuk i fitoi zgjedhjet. Unë nuk mund të them atë që nuk është.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollsteri më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë se për kë votuan në PD. Vetëm një e pesta e tyre thoshin se kanë votuar për kryetarin. Të tjerët për PD-në.  E kundërta ishte në raport me partinë tjetër. Nuk mund të them që fituam se në këtë mënyrë nuk fitohet.

Humbe njëherë zgjedhjet, duhet të ikësh. Po humbe dy herë, duhet të ikësh dy herë,” tha Berisha.

Krahasuar me vitin 2013, PD ka marrë 74 mijë vota më pak, tha Berisha, duke thënë se PD në vitin 2001 arriti të faktojë manipulimet zgjedhore dhe mori mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kryetari i PD në vend që të merrej me këtë punë, u mor me karrigen,” tha Berisha.

blank

Berisha: Sot ditë e zezë, Edi Rama betohet kryeministër për herë të 3-të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD-së.

Në nismën ‘Foltorja…’ ish-kryeministri Berisha tha se sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi betohet njeriu që shkatërroi vendin.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Sot betohet për herë të tretë njeriu që ndërtoi narko shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyre kombëtare në betimin për herë të 3 të Edi Ramës si kryeministër, pasi në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Para 8 vitesh, shqiptarët merrnin pagat më të larta në Ballkan, ndërsa sot marrin 30% më pak se qytetarët e Kosovës.

Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Sot betohet njeriu që duke zbatuar politikat anti-kombëtare të Çubrilloviçit, të varfërisë, ç’punësimti të tyre, të mungesës së punës, lirisë, detyroi 520 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria në 5 vite.

Nga viti 2007-2011, qeveria e PD-së ja doli që të rritet popullsia e Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike. Sot betohet njeriu që me politikat anti-shëndetësore, ç’njerëzore që ndoqi ndaj Covid, ka bërë që në statistën e Eurostat të jemi me vdekshmërinë mbi 250 %, më e larta në Europë.

Një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti vetëm e vetëm kur drejtuesit, qytetarët mbrojnë interesin kombëtar.

Sot për kombin është një ditë e zezë sepse betohet në parlament një njeri që ka shndërruar Tiranën në një vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiçit, Procesit të Berlinit të ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel.

Në vitet 2011-2012 u hartua nga serbofilët Ballkani 6+2. Çfarë parashikonte ky projekt? Rilindjen e Jugosllavisë. Do të formohej, parlamenti, qeveria, banka të gjitha me qendër në Beograd. Pra do të formohej Jugosllavia. Konceptin nga fundi i vitit 2013 e mori kancelarja Angela Merkel. E çfarë bëri ajo. Ja hoqi të gjitha organet serbomadhisë.

Në atë kohë kishte një diskutim që me Ballkanin Perëndimor të mbaheshin partnerë, të ndihmoheshin, por jo të anëtarësoheshin. Por kancelarja mendonte ndryshe. 

Mini shengeni dhe Ballkani i Hapur nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç vendosjes së hegjemonisë serbe dhe eliminimin e shtetit të Kosovës.

80% e kontenierëve vijnë nga Kina dhe paguajnë taksa. Me marrëveshjen që duan këta, këta konteinerë do të shkojnë në Beograd dhe do të kthehen këtu pastaj pa asnjë taksë dhe tatim.

blank

Video- Berisha nis ‘Foltoren’ me demokratët, ja ‘besnikët’ e tij pjesëmarrës në takim

TIRANË

Ish kryeministri Berisha pritet të nisë pas pak turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Takimi është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

“Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin.”- deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.” njoftoi Berisha.

Në videon që gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’, shihen mbështetës të kryedemokratit të hyjnë në takim, ku gjithashtu janë edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili shprehu gjatë paradites praninë e tij në këtë takim. Të pranishëm gjithashtu do jenë deputetët demokratë Tritan Shehu, Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i ceshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata. Kujtojmë se ish kryeministri Berisha nuk u pa të mbërrijë sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

blank

Kurti në Shkup: Mbledhja midis dy qeverive tona, moment historik

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku u nënshkruan 11 marrëveshje e memorandume në fusha të ndryshme

Abdula Berisha   |16.09.2021
Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se mes dy vendeve zhvillohet një bashkëpunim i shkëlqyer, duke shtuar se mbledhja e përbashkët qeveritare është një impuls pozitiv për intensifikim të raporteve.

Zaev gjithashtu tha se për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar, si dhe u shpreh se intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

“Japim mbështetje të plotë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të mbështesim zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, marrëveshje për normalizim, marrëveshje që do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe gatishmëri për të ndarë eksperiencën në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Nga ana tjetër, Kurti e cilësoi mbledhjen e dy qeverive si “moment historik” në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila për neve është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”, tha Kurti.

Ai theksoi se dy vendet deri tani kanë pasur 42 marrëveshje e memorandume të nënshkruara, duke shtuar se sot janë nënshkruar edhe 11 të tjera në fusha të ndryshme.

“Ndër to është edhe Memorandumi i Bashkëpunimit sipas të cilit do të formohet një komision i përbashkët për rrugën Prizren-Tetovë, një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”

Dy kryeministrat u pyetën për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në të nuk janë përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në lidhje me këtë, Kurti u shpreh se “për neve, e ardhmja është Bashkimi Evropian”.

“Bashkimi Evropian është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë. Andaj, edhe si Republikë e Kosovës, ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian, e të cilat janë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Kurti.

Zaev pranoi se në lidhje me iniciativën “Ballkani i hapur” ka qëndrime të ndryshme me kryeministrin kosovar, por u shpreh se kjo nuk është pengesë në bashkëpunim.

“Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, i ndërton qëndrimet e saja dhe ne i respektojmë këto qëndrime”, tha Zaev, duke shtuar se beson se vendet e Ballkanit duhet të mbajnë dialogun dhe të arrijë marrëveshje.

Ai u shpreh se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përpos anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe sipas tij, çdo marrëveshje dypalëshe apo rajonale bëhet për një të ardhme më të shpejtë dhe më efikase në BE.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të vizitës, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, u mbajt takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

blank

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Isuf Kadriu

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi.

Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore.

blank

Pak orë para Foltores, Berisha mesazh demokratëve: Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltore me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

 

STATUSI NGA SALI BERISHA
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb

blank

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti mbërrin në Shkup

Shkup

Qeveria e Republikës së Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve, të udhëhequra nga kryeministrat Zaev dhe Kurti, janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të agjendës për vizitën e Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, do të vijojë takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave, ku është paraparë nënshkrimi solemn i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim.

Gjithashtu është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media e kryeministrave Zaev dhe Kurti.

blank

(Video) Darka historike e 28 prillit 1990 me 2500 të ftuar e organzuar nga LQSHA në Sheraton Manhattan si “Një përshëndetje për lirinë dhe demokracinë në Kosovë”

Ju lutemi shihni darkën 3 -orëshe organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish Kongresmenin Joe DioGuardi.

Ky event u zhvillua më 28 prill 1990 në Hotel Sheraton Manhattan New York si “Një përshëndetje për lirinë dhe demokracinë në Kosovë”, në të cilën morën pjesë mbi 2,500 shqiptarë nga e gjithë Amerika.

Darka Mirëpritëse e elitës të Kosovës e ftuar që të dëshmonte në Washington DC ishte një nga ngjarjet më madhore të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan nën drejtimin e Joe DioGuardit.

Ja se çfarë thotë vetë ish Kongresmeni Joe DioGuardi rreth kësaj darke në një intervistë dhënë Kozeta Turishtës më 15 qershor 2016. Joe DioGuardi tregon edhe për zhgënjimet nga komuniteti:

“Një prej zhgënjimeve më të mëdha gjatë punë sime 30 vjeçare, duke përfshirë këtu 4 vitet si Kongresist, mbi problemet me të cilat përballen shqiptarët është fakti se nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm ndërmjet shumë grupeve shqiptare të organizuara në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Këto organizata janë të drejtuara nga personalitete që duket se mendojnë se janë më të rëndësishëm se kauza kombëtare shqiptare, e njëjta kauzë për të cilën LQSHA-ja dhe Bordi i saj kanë punuar aq shumë që nga themelimi si lob për të gjithë shqiptarët, në vitin 1989.

Zhgënjimi më i madh ndodhi pasi ne kishim punuar aq shumë me Bordin fillestar të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për ta sjellë Dr. Ibrahim Rugovën dhe 12 udhëheqës të shoqërisë dhe akademikë, në Washington, në prill të 1990, të cilët mbrojtën demokracinë në Kosovë. Në atë kohë, në Kosovë, kishte vetëm një Lëvizje që thërriste për demokraci në Kosovë dhe nuk kishte parti politike nga Kosova që konkurronin për vëmendje apo fonde në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë shqiptarët ishin të bashkuar prapa kësaj lëvizje dhe si rezultat, Liga Qytetare ishte në gjendje të mblidhte fonde të mëdha, të cilat ishin të nevojshme për të paguar hotelet, biletat e aeroplanëve, ushqimin dhe udhëtimet lokale të të gjithë delegacionit të 13 kosovarëve, të cilët ndoqën dëgjimin historik 5 orësh në Senatin amerikan, më 24 prill, si dhe darkën mikpritëse në Hotelin Sheraton të New York-ut në Manhattan, më 28 prill. Darka u ndoq nga një turmë entuziastike prej më se 2,700 shqiptaro-amerikanë të cilët ose kishin lindur në Ballkan, apo ishin pasardhës të shqiptarëve nga çdo pjesë e Ballkanit. (Kjo ndodhi vetëm pak kohë para se Kongresisti Tom Lantos dhe unë shkuam në Kosovë dhe Shqipëri në maj të 1990.)”

 

Intervista – JOSEPH DIOGUARDI: SHQIPËRIA DHE KOSOVA MUNDËN KOMUNIZMIN DHE SERBËT, TANI TË PUSHTUAR NGA KORRUPSIONI


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend