Manjati australian do të emërohet president emeritus i dy kompanive. Një hap prapa forcon djalin e tij Lachlan si pasardhës
VOAL- Manjati Rupert Murdoch, 92 vjeç, do të japë dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News Corp në nëntor dhe do të emërohet kryetar emeritus i dy kompanive. “Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam qenë i zënë me lajme dhe ide çdo ditë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Por kjo është koha e duhur që unë të marr role të ndryshme”, bëri të ditur Murdoch përmes një shënimi për stafin e Fox dhe News Corp, një shënim i raportuar nga Wall Street Journal. Një hap prapa forcon djalin e tij Lachlan si pasardhës.
Rupert Murdoch – së bashku me John Malone, Ted Turner dhe Summer Redstone – është një nga manjatët që revolucionarizuan industrinë e medias. Australiani largohet në një kohë kritike për perandorinë e tij, me Fox dhe News Corp që kërkojnë të ripozicionohen për të ardhmen. “Kompanitë tona janë të shëndetshme. Mundësitë tona tejkalojnë sfidat tona të biznesit. Ne kemi çdo arsye për të qenë optimistë për vitet e ardhshme”, shtoi Murdoch.