Me 20 janar 2017 festohet inaugurimi i z.Donald J.Trump si Presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Plotëson afatin e tij dy herë katërvjeçar, Presidenti Barack Hussein Obama. Kjo traditë tashma shekullore në SHBA respektohet me rigorozitet e festime të përshtatëshme paqësore.
E ndryshme kësaj rradhe ashtë natyra kontroversiale e Presidentit të ri Trump dhe vala e fortë e kundërshtimeve që ngrihen kundër tij. Në nji analizë të David Remnick (The New Yorker) ai shkruen:
Sami Repishti
“Zgjedhja e Donald Trump si President ashtë hiç ma pak se nji tragjedi për republikën amerikane, nji tragjedi për Kushtetutën, dhe nji triumf për forcat, e mbrendshme dhe të jashtëme, të nativizmit, autoritarianizmit, misogjinisë dhe racizmit. Fitorja tronditëse e Trump-it, naltësimi i tij në Presidencë, ashtë nji ngjarje e historisë së Shteteve të Bashkueme dhe e demokracisë liberale, që na ban të smurë kur e mendojmë. Me 20 janar 2017, ne do t’i themi “rrugë e mbarë” nji presidenti afro-amerikan–nji individ me integritet të pacenuem, me dinjitet dhe shpirt bujar– si dhe, do të jemi dëshmitar të inaugurimit të nji mashtruesi pacipë që nuk bani gja me kundërshtue forcat e ksenofobisë dhe të bardhëve supremacistë që e mbështetën. Ashtë e pamundun me reague ndryshe në këte moment veçse me përbuzëje dhe ankth të thellë… Kundërshtimi i jonë do të jetë prova e seriozitetit dhe vendosmënisë sonë… Fashizmi nuk ashtë e ardhmja e jonë-nuk mund të jetë; na nuk mund të lejojmë që ai të jetë- por kjo ashtë rruga ku fashizmi mund të fillojë…”.
Dëshprimi nuk ashtë përgjigje e pranueshme! Me luftue autoritarianizmin, me demaskue gënjeshtrat e përditëshme (fake news!) me kundërshtue ndershmënisht, por me vendosmëni në emën të idealeve dhe vlerave morale të Amerikës ashtë rruga e vetme që mbetet. Kjo ashtë ajo që duhet të bajmë!
Sot, bashkë me qindëra miljonë qytetarë amerikanë, i uroj Presidentit Obama rrugë të mbarë, shëndet të plotë dhe suksese në fazën e re të jetës së tij politike. Sepse, ai ka tregue që synon pjesëmarrjen në çdo akt qytetarie që mbron demokracinë amerikane kundër çdo kërcënimi, si dhe sigurinë e mirëqenjen e popullit amerikan. “Ka qenë nderi ma i madh i jetes sime me ju sherbye. Unë do të pushoj pak; por në fakt, unë do të jem me ju si qytetar kudo që jeni, për sa kohë që do të jem gjallë”… “Do të marr pak pushim… do të shkruej pa, dhe do të mendoj… Unë rezervoj të drejtën me folë haptas”. Dhe spjegoi: “Nëse ka probleme… që shkojnë në thelb të qendrimeve që ne kemi për vlerat tona dhe për idealet tona, dhe që unë mendoj se ashtë e nevojshme me ndihmue dhe me mbrojtë këto ideale, atëherë unë do të shqyrtoj situatën dhe do të vendosë kur të vij koha…”.
Sot, unë bashkohem me forcat e demokracisë, dhe do të përkrahë inisiativat e ndërmarruna në të ardhmen nga Presidenti i im Barack Obama.
Sepse Barak Obama ashtë nji president transformues! Parulla e tij “Change is possible” frymëzoi miljonat në Amerikë dhe jashtë, e sukseset e tij do të frymëzojnë miljonat në të gjithë botën edhe në të ardhmen. Në konditat e nji obstruksionizmi të plotë nga pala republikane, ai u tregue nji udhëheqës që drejtoi kombin nga stuhia e recesionit të madh ekonomiko-financiar e vitit 2008, në nji vend me ekonomi në rritje të vazhdueshme e me punësimin e ma shumë se 15 miljonë amerikanëve. Ai ka meritën që pakësoi numrin e të pa siguruemve në sistemin e shëndetsisë (ma shumë se 20 miljonë!) që kishte arritë në nji nivel shumë të ulët, dhe e gjithë kjo pa kalue kufinin e shpenzimeve për këte sherbim, ….
Fisnikëria e mendimit tij politik u konfirmue edhe mbas zgjedhjeve shgënjyese. “Na dobësojmë lidhjet tona (qytetare) në se trajtojmë disa qytetarë tonë si qenie ma te ulëta se të tjerët… kurdoherë që përbuzim nji sistem të plotë me akuzën që ai ashtë plotësisht i korruptuem, si dhe kur nuk bajmë tjetër, por fajsojmë udhëheqsit që na vetë kemi zgjedhë pa ekzaminue rolin tonë në procesin e zgjedhjes së tyne…”.
Ai shtoi: “Besoj se edhe përçarja ma e fortë ideologjike ofron mundësi me u mbyllë!”.
***
Në dhetor 2008, me rastin e fitores së tij si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkueme, unë shkruejshe:
“Nji ngjarje e këtill ashtë nji fenomen i rrallë që ngjet vetëm në nji vend të lirë, me vizione të pakufishme, dhe me frymën optimiste që karakterizon, për ma shumë se katër shekuj, Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Kjo ashtë Amerika që frymë- zon botën mbarë, sidomos botën e të rijve.
Sot, jam plotësisht i magjepsun nga nji fenomen i këtill, dhe e përkrahë racionalisht dhe emocionalisht. Për këte arsye, dëshiroj me shkrue mendimet e mia për këte “fenomen” unik që mbrenda nji mueji do të jetë President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, dhe si rrjedhim, ‘udhëheqës i Botës së Lirë’…”.
Pak kohë ma parë, në “Parathanje” të librit tij “Change We Can Believe In…”, Obama përcaktonte:”… E vetmja mënyrë që do të na sjellë të ardhmen që na kërkojmë, ashtë pyetja: A jemi ne të gatshëm me punue së bashku si nji komb dhe si nji popull? Kjo ashtë faza e parë në muejt e vitet e ardhme. Unë pres me padurim të bashkohem me ju në këte përpjekje të përbashkët”. Sot, tetë vjet ma vonë, bashkë me qindra miljonë qytetarë amerikanë dhe të huej, i uroj Presidentit tim Obama rrugë të mbarë, shëndet të plotë e suksese për vite të gjata në fazën e re të veprimtarisë së tij politike.
“Herë mbas herë, ka disa momente që përcaktojnë nji brezëni”, deklaronte Obama. Ashtë fjala për rolin – disa herë vendimtar – të individit në histori. “Sot, në fillim të shekullit (21) gjindemi përballë momentit përcaktues… Nji sfidë e madhe ekziston (dhe) nji mundësi akoma ma e madhe…
Amerikanët e shgënjyem… janë gati me u bashkue, dhe me farkëtue nji të ardhme të re e ma të mirë për Amerikën… Unë kam nji vizion për Amerikën, nji vizion që ka rranjët në vlerat që gjithëmonë kanë ngritë këte komb në piedestalin e shpresës ma të mirë në këte botë… Varet nga ne, në se do të ndihmojmë familjet që jetojnë nga nji rrogë mujore në tjetrën, pa garanti për muejin që vjen; ose, nëse vendosim nji sistem ku ai që punon nuk vuen nga vorfënia… Ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë… e nuk na lejohet me humbë kohë në diskutime të pafund që konsumojnë (energjitë tona)… Mbi të gjitha të kemi besim në përpjekjen tonë… Kjo ashtë dhurata ma e madhe që jep Amerika për të gjithë ata që u vendosën në këte hapësinë që nuk njeh kufij… “Ashtë fjala për emigrantët.
Shprehja “Change We Can Believe In!” ka qenë dhe mbetet esenca e planit të Presidentit Obama: me ripërtri premtimin e madh amerikan, të gdhenun në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë (1776): “Të gjitha qeniet njerëzore kanë lindë të barabarta”. Ky premtim fundamental nuk njeh as dallim, as përjashtim. Megjithate, plotësimi i këtij premtimi nuk u ba deri në vitin 1862, me Deklaratën e Emancipimit (të zezakëve) nga Presidenti Abraham Lincoln. U desht nji luftë civile që i kushtoi shoqënisë amerikane 660.000 viktima, vetëm në frontin e luftës, që të arrihej nji fitore ushtarake, dhe të mundësonte “ruejtjen e Bashkimit” (mos përçamjen e Amerikës në Veriore dhe Jugore) dhe plotësimin e premtimit madhështor. Por u deshën edhe njiqind vite të tjerë, që në vitin 1964, Presidenti Lyndon Johnson të pranojë të paevitueshmen: legjislacioni i të drejtave civile (the Civil Rights Act) për sigurimin e të drejtave të barabarta edhe për popullsinë afro-amerikane.
Por jo plotësisht! Kjo popullsi me të drejta të mohueme priste momentin e nji çlirimtari, i cili do të shkundte nji herë e përgjithmonë stigmën arbitrare e raciste të inferioritetit “… të popullsisë afro-amerikane si të pa aftë me u ngrit në shkallën e qytetarëve ‘me lëkurë të bardhë’”,… por jo me zemër të bardhë. “Segregacionistët” dhe “supremacistët” refuzojshin “me heqë dorë” nga privilegjet e tyne të trashëgueme. Duhej nji lëkundje sismike me i tronditë në themel, nji ndryshim rranjësor i situatës, dhe nji udhëheqës me program përparimtar.
Ky udhëheqës doli në skenë me 20 janar 2009. Emni i tij? Barack Hussein Obama, i pamë nga miljonët e “harruem” si profeti çlirimtar i ditëve tona, nji Moses afro-amerikan!
Nga themeluesit e SHBA-s në 1776 tek Abraham Lincolni dhe Dr.Martin Luther King, Jr. e Presidenti Lyndon Johnson, rruga e gjatë kulminoi me Presidentin Barack Obama, nji trajektore e lavdishme e marshit historik drejt lirisë së plotë të njerëzimit!
“Ndryshimi” erdhi nga nji afro-amerikan që luftonte për lirinë dhe drejtësinë e të gjithëve, e që përfshinte miljona bashkë-atdhetarë që nuk kishin përfitue nga “premtimi” i bamë në fillim të jetës së republikës amerikane. Mbetej pyetja: “A mundemi ‘ne’(të përjashtuemët) me prue ndryshimin?” (Can we do it?) A mundet ai me sjellë këte ndryshim? Bota ndigjoi përgjigjen: “Yes, we can!” (Po ne mundemi!). Ishte nji thirrje që mbushi sheshet dhe rrugët e qytetit dhe fshatit amerikan. Ishte zani i të shtypunve që tronditi “supremacistët” dhe që siguroi marshin drejt çlirimit shoqënor. “Po, ne mundemi!” (Yes, we can!) me sjellë ndryshimin në se me të vertetë kemi besim në forcat tona”. Barack Obama ftoi të provojnë forcat e tyne. Punoni bashkë me mue tha ai, dhe do te dalim me sukses. Ai i frymëzoi me shpresën e rilindun të suksesit.
Dhe suksesi erdhi! Ditën e inaugurimit të tij, 20 janar 2009, në atë ditë dimni të ftohtë, para shkallave të Kongresit Amerikan, afër dy miljonë qytetarë, të bardhë, afro-amerikanë, latinos e çdo kombësie tjetër, u mblodhën me përshëndetë kasnecin e shpresës së re e të fuqishme. Shumë nga të pranishmit derdhën lot gëzimi.”Falemnderit, o Perendia i lotëve tonë të heshtun!” dukej sikur pëshpërisnin klerikët afro-amerikanë. Miljona të bardhë në të gjithë Amerikën e përshëndetën. Edhe unë!
Atë ditë, kur ndigjova këte shprehje falënderimi, nuk përmbajta lotët e gëzimit. Ma vonë, e kam përsëritë për vete në kujtim të ditëve tona të vështira– ditëve kur derdhja e lotëve në heshtje nga frika e persekutimit e vuejtjeve të pambarueme, dëshprimit që shkaktonte shtypsi i kuq, dhe kam pyetë veten: si ashtë e mundun që krimineli komunist nuk kuptoi asnjiherë thellësinë e vuejtjes sime, dhe nuk u prek asnjiherë nga lotët e mi që rridhshin poshtë faqeve të mia shpesh të ngrime nga të ftohtit e akulli dimnor në kampet komuniste të punës së detyrueshme për thamjen e zonave moçalore të Shqipërisë…!
Ardhja e Barack Obama-s në jetën publike të Amerikës ka qenë pa dyshim nji moment historik i privilegjuem; ai solli shpresë e besim në forcat tona, në plotësimin e misionit tonë të papërfunduem: liri e drejtësi për të gjithë! Ai vetëshkruente: “Ditën që unë do të ngrej dorën dhe do të baj betimin në zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, e gjithë bota do të na shikoj neve (afro-amerikanëve) me nji tjetër sy, dhe miljona fëmij– fëmij zezakësh, fëmij latino- do të shikojnë veten me nji tjetër sy”. Ky ashtë çlirimi nga kompleksi i inferioritetit për miljona qenie njerëzore të nënshtrueme nga racismi! Ky ashtë “sensi i misionit”, “dhania e nji kontributi unik” që Obama predikonte për të tjerët dhe që ai vetë ishte angazhue me plotësue!
Madhështia e Presidentit Obama u rrit edhe ma shumë nga modestia e tij proverbiale. Në dhetor 2009, në fjalimin e mbajtun me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqë, ai me përvuejtëni deklaronte:
“… sukseset e mia janë të vogla. Dhe, për ma tepër, ka shumë individë, burra e gra, rreth e rrotull botës që kanë qenë të burgosun e të rrahun, sepse kanë kërkue drejtësinë; ata që punuen pa pushim në organizata humanitare për lehtësimin e vuejtjeve; miljonat e panjohun që veprojnë në heshtje me akte guximtare dhe mëshirë të pafund që frymëzojnë edhe zemrat ma të thara të cinikëve. Unë nuk mund të kundërshtoj ata që mendojnë se këto burra e gra meritojnë ma shumë se unë këte nderim që më jepet sot…!”. Naltësi shpirtënore e pakrahasueshme!
Që në fillim, kandidati Barack Obama tregoi që ishte burrëi fjalës së dhanun, nji individ me bindje e jo me llogaritje politike, me parime dhe jo me duertrokitje. “Duhet të kthejmë konceptin e fjalës ‘qytetar’”, tha ai, “dhe të rivendikojmë sensin e qellimit të përbashkët”. Qytetar: pjesëmarrës në kryemjen e nji misioni të përbashkët, sepse demokracia ashtë, në esencën e saj, pjesëmarrje!
Përgjigjja e opozitës “republikane” ishte e pabesueshme! Pikërisht me 20 janar 2009, ditën e inaugurimit të Presidentit Obama, 15 udhëheqës të Partisë republikane në Kongres u mblodhën në sekret të madh në nji dhomë hoteli në Washington, D.C., e vendosën “me frenue programin legjislativ të Obamës” raportonte gazetari Robert Draper. Ndërsa, kongresisti republikan Kevin MacCarthy tha: “Duhet të kundërshtojmë çdo projektligj, dhe të përballim çdo hap të veprimtarisë së Presidentit në fushatën elektorale. Kryetari i grupit republikan në Senat, Mitch McConnell, tha para televizionit: “Do të bajmë gjithçka që Obama të jetë president për nji term, e jo ma gjatë”. Racizëm i kulluem! Para nji obstruksionizmi të këtill, Presidenti Obama qendroi kryenalt,i vendosun në plotësimin me sukses të programit të tij.
“Madhështia e personit kalitet në momentet e vështira të krizës!” Intelektuali praktik Barack Obama dhuroi gjykimin e tij të peshuem mirë, e fitoi!
***
Para krizës ekonomike të vitit 2008, “Nxitja ekonomike” (the economic stimulus) me ndihma financiare sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ($787 miljardë) përfshiu zbritje taksash, ndertime në infrastrukturën e transportit, sherbime shëndetsore, përkrahje arsimit, kerkime shkencore, energji e përtëritshme (sidomos solare) rritje ndihmash për të papunët e tjera. Me 17 shkurt 2009, Presidenti Obama paraqiti projektligjin “American Recovery and Reinvestment Act” para Senatit per aprovim. Nga 48 senatorë republikanë, vetëm tre votuen në favor. Për fat të mirë, mbrenda pak javëve investimet masive në ekonomi treguen përmirësimet; veçanerisht në punësim, objekti kryesor.
Me ritëm të rregullt, u stabilizue dhe u përmirësue ekonomia në përgjithësi; u hapën fronte të reja pune; u shpëtue nga falimentimi industria e automobilave; u reformue tregu për huatë e banesave; u votuen ligje per kontrollin e ekseseve të bankave të mëdha; u reformue sistemi i sherbimeve dhe sigurimeve shëndetsore; u perfundue lufta ne Irak dhe në Afganistan; u përmirësue imazhi i SHBA-s në botë; u ndoq me kambëngulje përpjekja për paqë (marrëveshja me Iranin, njohja e Kubes); u arrit marrëveshja e Parisit për mbrojtjen e ambientit (dhetor 2015) etj.( Senatori Mark Hanna, në vitin 1895 ironizonte: “Ky dy faktorë që janë me randësi në politikë. I pari ashtë paraja, e i dyti…nuk më kujtohet!”).
Në njoftimin për kandidat për president, 10 shkurt 2007, Obama tha haptazi: “Unë e kuptoj përse shumë nga ju jeni skeptikë…. Shpeshherë, në përfundimin e votimeve kur “hurratë” e turmave pushojnë, të gjitha premtimet zbehen në kujtesën tonë dhe hapet dera për lobistët, dhe përfaqsuesët e interesave të veçanta; populli kthen kurrizin dhe i shgënjyem si ma parë gjen veten të vetëm përballë vështirësive… Prandej, kjo fushatë elektorale duhet të jetë për ne. Duhet të jetë për ata që, së bashku, besojnë në mundsinë me përfundue me sukses…!”.
Me 9 qershor 2015, tue folë para Shoqatës Katolike për Shëndetin, besimtari i krishtenë, Barack Obama, qortonte: “Përsa kohë që kemi qytetarë amerikanë që nuk kanë mundësi me pague sherbimet shëndetsore të arsyeshme; përsa kohë që kemi qytetarë që duhet të zgjedhin ose me ble ilaçe ose me pague qiranë e shtëpisë; përsa kohë që kemi prindë që llogarisin çka duhet shitë, ose ku duhet të marrim hua me pague për sherimin e fëmijve të smurë qoftë edhe për pak kohë, dhe i luten Zotit për mëshirë të jenë në gjendje me përballue këto vështirësi- përsa kohë që vuejtje të këtilla përjetojmë në vendin tonë, Amerika nuk mund të deklarojë se siguron për qytetarët e vet premtimin e idealeve të saj”.
Përgjegja e dhanun nga Obama ashtë “Ligji i kujdesit shëndetsor të përballueshëm” (The Affordable Health Care Act), i njohun ma mirë si “Obamacare”. Sot, afër 21 miljonë amerikanë deri dje të pasiguruem ndiejnë veten të siguruem nga ky ligj historik. Vetëm nji president me ndërgjegje të ngritun sociale, dhe me sensin e përgjegjsisë qytetare ndërmerr aksione të këtilla. Barack Obama, i lindun nga nji baba zezak që e abandonoi, i rritun nga nji nanë e vorfën por krenare, formoi ndërgjegjen e tij qytetare në nji shoqëni ku përbuzëja e jo të bardhëve ishte normë e nji shoqënie thellësisht imorale! Revoltimi tij ashtë simboli revoltës së miljonëve për shekuj me rradhë!
Në arsim ai punoi me përmirësue cilësinë e arsimit në shkollat publike kryesisht. Programi “race to the top”(vrapimi drejt kulmit) forcoi përgatitjen, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e trupit arsimor; përgatitjen e provimeve ma cilësore; përqendrimin në disa subjekte kryesore si matematika, shkencat dhe teknologjia; zgjanimin e arsimit profesional që përgatitë nëxansit për punësim; hua për nëxansit e shkollave private; inkurajimin e instituteve dyvjeçare mbas matures “community college” pa pagesë, dhe mbështetje të programit me afër $ 100 miljardë! (Të dy prindët e Presidentit ishin me doktorata!).
Në fushën e politikës së jashtëme, sukseset e tij janë shpeshherë mohue, ose zvogëlue nga kundërshtarët. Udhëtimin e parë, ai e bani në Universitetin e Kairo-s (Egjipt), ku deklaroi se ai po fillonte nji dialog të ri me botën arabe. Fatkeqsisht, mesazhi i tij nuk u kuptue… me rrjedhime katastrofale! Nji përmbledhje e thuktë dhe pozitive na jepet nga sekretari i shtetit John Kerry, në raportin e fundit (Exit Memo, 5 janar 2017):
“Shtetet e Bashkueme sot janë ma të sigurta, ma të respektueme, dhe ma të angazhueme në botë se kanë qenë para se Presidenti Obama erdhi në fuqi tetë vjet ma parë. Na kemi arrijtë me grumullue bashkësinë ndërkombëtare në përballimin e sfidave ma serioze që kemi ndeshë në rrugën tonë, dhe me marrë inisiativa me randësi që do t’i japin formë të ardhmes sonë.
Ka akoma shumë punë me ba, por jam konfident që, në se Shtetet e Bashkueme investojnë ashtu si duhet kohën tonë, talentin, dhe burimet tona në problemet globale, ne do të vazhdojmë me qenë kombi i domosdoshëm ashtu si jemi sot… Jam koshient i faktit se udhëheqja amerikane ka qenë element thelbësor në zhvillimet që përjetojmë– në të gjithë botën- se nji fëmi i lindun sot ka ma shumë shanse me qenë ma i shëndetshëm se ma parë, i ushqyem ma mirë, me shumë mundësi për vaksinime, me shkue në shkollë, dhe mema shumë shanse me gëzue nji jetë ma të gjatë dhe me ma shume prosperitet… Na kemi pakësue vorfninë në botë nën 10 për qind për herë të parë në histori!
Por, kemi akoma lufta të papërfundueme, smundje me sherue, fëmijë me shkollue, dhe promovimin e mbrojtjen e lirisë. Unë jam optimist, dhe besoj në nji udhëheqje e diplomaci kambëngulëse amerikane, nji diplomaci aktive, e vendosun, dhe e zgjuar….”
Ashtë me të vertetë nji ironi e historisë: nji president që meriton Çmimin Nobel për Paqë trashëgon dy lufta që ai kundërshtoi që në fillim, dhe nji botë të turbulltë arabe që degjeneroi në terrorizëm me ngjyra false fetare! Presidenti Obama nuk pranoi me përdorue termin “radical Islamic terrorism” sepse nuk ka asgja islamike në terrorizëm. “Nuk jemi në luftë me Islamizmin, feja e 1.200 miljonë besimtarëve monoteistë”, përsëriti, “por me terroristët”… !(nji fe që predikon dashuninë për njeni-tjetrin, si vëllau me vëlla!).
Në konferencën e fundit për shtypin, 21 nandor 2016, nji president i shgënjyem deklaronte: “Amerika vazhdon me zgjidhë problemet ma të randa globale të ditës, me udhëheqë kur të tjerët qendrojnë larg, dhe me ndihmue ata që kanë nevojë. Por, Amerika nuk mundet me zgjidhë problemet globale për të tjerët…”. Komentatorë të ndryshëm kanë interpretue këte thanje si “qortim” për izolacionizmin e presidentit te zgjedhun Trump.
Filozofi amerikan Francis Fukujama (Chicago U.) tue përshkrue fenomenin “Trump” në revistën prestigjoze “Foreign Affairs” të datës 9 nandor 2016, përcaktonte: “Z. Trump kapasë sukses të shkelqyeshëm me mobilizue ‘të harruemët’ dhe ‘atë pjesë të nënpërfaqësuemëve’ të elektoratit: klasën punëtore të popullsisë së bardhë, dhe e kaba ate nji prioritet të politikës së vendit… Por premtimet duhen mbajtë, dhe ky ashtë problemi i tij. Ai ka theksue probleme reale politike të Amerikës, rritjen e pabarazisë ekonomike që ka damtue randë klasën punëtore, si dhe marrëjen në dorë të pushtetit nga nji sistem politik grupesh të interesit të veçantë, e të organizuem mirë.
Për fatin e keq, ai nuk ka nji plan për zgjidhjen e njenit ose të dy problemeve”.
Kjo ashtë tragjedia e sotme amerikane!
Çka duhet ba?
Fibra morale e popullit amerikan nuk lejon nji vakum të këtill që kërcënon vendin! Nji shprehje e re ka hy në fjalorin amerikan: “trampizëm”, i konceptuem si nji orientim politik që në mënyrë të hapët deklaron “luftë” kundër të gjithë kundërshtarëve të tij, dhe haptazi i quen ata “armiq”. Në kontekstin e sotëm politik, “trampizëm” nuk ashtë gja tjetër veçse racizëm, nji apartheid i shekullit 21.
Që tani po krijohen grupe të ndryshme anti-Trump, me qellim të zgjimit publik para nji rreziku të këtill, të gatshëm me kundërshtue me çdo mjet ligjor veprimet e mundëshme antidemokratike të presidentit tëri, dhe çdo shkelje të Kushtetutës amerikane. Dallohen sidomos lëvizjet e protestat masive te grave amerikane thellësisht të ofendueme…!
Në nivele lokale po formohen grupe qytetarësh për të njajtin qellim. Diskutohen publikisht dhe gjanësisht problemet e krijueme. Kontrollohen zyrtarët lokalë, të shtetit, dhe federalë, sidomos kongresistët. Ndiqen qendrimet e tyne në jetën politike vizitohen zyrët e tyne lokale, dhe njoftohen ata mbi qendrimet e popullsisë, me kërkesë që përfaqsuesët të mbajnë e të mbrojnë këto qendrime të zgjedhësve të tyne. Rreth 40 kongresistë refuzojnë me marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, fenomen i papamë në historinë e vendit, dhe e quejnë Trump-in “illegitimate president” (president jolegjitim!). Në nji demokraci të vertetë, zgjedhësi ashtë “mbret”!
Protesta, peticione, e demonstrata të mëdha janë mjete të fuqishme me ndalue damin që na kercënon. Natyrisht, lëkundje të këtilla politike damtojnë gjithashtu. Por në këte vend ku liria dhe drejtësia për të gjithë ka qenë flamuri i shoqënisë amerikane për afër katër shekuj, metodat jashtëligjore dhe shtypja politike, ekonomike e shoqënore nuk kanë vend. Ky ashtë edhe mesazhi i Presidentit Obama këto ditët e fundit. “Së bashku do të ruejmë frymën e demokracisë amerikane, për të gjithë pa dallim, pa përjashtim! Le të mos fajtojmë udhëheqsit që na vetë kemi zgjedhë, por le të ekzaminojmë rolin tonë në proçesin e zgjedhjeve të tyne!”.
Demokracia në veprim kërkon pjesëmarrje të plotë dhe të vazhdueshme qytetare në jetën publike të vendit. Sepse, në esencën e saj, demokracia ashtë pjesëmarrje!
Institucioni prestigjoz “Pew Research Center” përfundon: “Republikanët dhe demokratët janë të ndamë në qendrimet e tyne ideologjike ma shumë se ma parë, dhe antipatia partiake ashtë ma e thellë dhe ma e gjanë se çdo kohë në këto dy dekadat e fundit! Këto orientime tregohen në nji mijë mënyra, si në politikë ashtu edhe në jetën e përditëshme”.
Anija amerikane po hyn në ujëra të panjohuna! Sot, kemi nevojë për zanin e fuqishëm që na siguron se jemi, në fakt, të aftë me administrue punët e Shtetit tonë, dhe fare mirë! Erënat e optimizmit të Presidentit tim na shoqënojnë:
“Më lejoni të ju them, brezëni që po rritet– e pastër, altruiste, krijuese, patriotike- ju kam pa në çdo kand të vendit tonë. Ju ushqeni besimin në nji Amerikë të pastër, të drejtë, dhe gjithëpërfshimëse; ju e dini se ndryshimi i pandalshëm ka qenë veçoria e Amerikës, dhe nuk ka arsye për frikësim dhe gjithçka për përqafim; ju jeni të gatshëm me vazhdue punën për ngritjen e demokracisë sa ma nalt. Për së shpejti ju do të jeni në nji numër ma të madh se na sot dhe unë besoj se si rrjedhim i këtij ndryshimi, e ardhmja ashtë në duer të sigurta”.
Rrugëtimi i mbarë, Presidenti i im Barack H. Obama! Zoti ju bekoftë!
* Aktivist për të drejtat e njeriut; anëtar “Komiteti Shqiptaro-Amerikan për Obamën” (2008 dhe 2012)
Edhe pse Serbia u largua nga Kosova, “me bisht ndër shalë”, nën breshërinë e bombave të NATO-paktit, ajo nuk e braktisi ëndrrën e ripushtimit të saj. Në pamundësi për të bërë rikthimin me forcën e armeve, zgjodhi diplomacinë, përmes Akademisë dhe Kishës Ortodokse serbe.
Serbia, përgjatë sundimit tej shekullor, kishte instaluar rrjetin agjenturor të saj në Kosovë dhe Mërgatë. Logjistika ishte e gatshme. Partinë Komuniste Shqiptare (PKSH) e themeluan jugosllavët, duke e katapultuar në krye të partisë hafijen e tyre Enver Hoxhën, në mbledhjen e organizuar nga kolonët serbë dhe malazezë në Vitomiricë të Pejës.
Emisarët jugosllavë pranë partisë dhe Shtabit ushtarak në Shqipëri, luftën çlirimtare, e kthyen në luftë civile. Ketë e konfirmoi edhe historiani kanadez Robert Epstein, në seminarin dy ditor të organizuar në Durrës. E vetmja pyetje ishte: “Shqipëria a bëri luftë çlirimtare apo civile?” Rezultoi se Shqipëria proklamoi luftën çlirimtare, por në fakt, bëri luftë civile, qytetare! Komunistët shqiptarë, nën instruktimin të kuadrit ruso-jugosllav, avancuan në organizimin ushtarak dhe komunistët e Enver Hoxhës, i vrisnin “si derrat e egër” nacionalistët, atdhetarët e organizuar në partitë e “Ballit Kombëtar”, të kryesuar nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati, dhe të “Legalitetit”, partia mbretërore.
Enver Hoxhën, me byroistët e tij, i zhytën në krime emisarët jugosllavë, duke i nxitur të vrasin, kundërshtarët politikë, bashkëkombësit e tyre! (Me ketë metodë kriminale Sigurimsat e Enver Hoxhës, pas gjysmë-shekulli, në Luftën e Kosovës, i instruktuan disa “komandantë” të PLK-së, tashmë, me abuzimin e akronimit “UÇK”, por me qëllimin e njëjtë, marrjen e pushtetit me dhunë e përgjakje). Vrasjet i filluan gjatë luftës, për t`i vazhduar për gjysmë-shekulli pas luftës. Tej 6.000 intelektualë shqiptarë ende janë pa varr në Shqipëri, nga terrori komunist! Plus shumë mijëra të tjerë, të ekzekutuar dhe gjyq dhe pa gjyq fare. Realisht, qeveria komuniste, në shumë aspekte, e tejkaloi terrorin fashist.
Lëvizjen Popullore e Kosovës (LPK), në Mërgatë, e përçanë dhe e ndanë “diplomatët” Sigurimsa të Enver Hoxhës. Shteti shqiptar mbahej nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me tregtinë, pothuaj se, të vetme me Jugosllavinë. Dhe, donte status quonë dhe denonconte veprimtarinë ilegale të djemve të Kosovës. Shërbimet Informative, përkatësisht, UDB-a jugosllave dhe Sigurimi shqiptar, SHISH, kanë bashkëpunuar gjithmonë dhe gjithherë kundër Kosovës, respektivisht, për luftimin e nacionalizmit shqiptar. Konkretisht, edhe autori i këtij shkrimi është arrestuar njëkohshëm në Shqipëri, me shokët ilegales në Kosovë, madje, pikërisht, në komunikim me shokët në Kosovë. Shkak u bë përgjigja e dhënë e një letre, titulluar “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Kosovë”, viti 1973.
Edhe në demonstratat e vitit 1981, pastaj protestat vandaliste të mars-prillit 2004, ishin projekt jugosllav, përkatësisht, të Serbisë, veçse me një ndryshim domethënës: Të parat ishin kamuflazh dhe mashtrimi ishte i pavetëdijshëm nga rinia kosovare. Ndërsa protestat, të dytat me radhë, disa krerë të PAN-it aktual ishin vënë në shërbim të Serbisë dhe i dinin pasojat!
Serbia edhe brenda Aleancës Perëndimore, ruan lidhjet me aleatët e vjetër. Shërbimi Informativ francez, angazhoi agjentin e saj të DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër të Beogradit, u përkujdes për regrutimin e Hashim Thaçit, përgjatë një kursi të mësimit të gjuhës gjermane në Zyrih të Zvicrës. I shantazhuar me dosje krimesh faktike penalizuese, të përgatitur nga BIA serbe, e bëri Hashim Thaçin agjent të Francës, të Serbisë, ndrësa hafije i Sigurimit shqiptar ishte bërë më herët. E gjithë kjo është konfirmuar dhe bërë publike në “You Tube”, nga drejtori i Sigurimit Qendror francez, Pierre Siramy.
Rrjedhojat kanë qenë dhe mbeten fatale për Kosovën, sepse Hashimi me disa komandantë të tjerë, duke qenë të shantazhuar, kanë nënshkruar dhe kanë premtuar ndarjen e Kosovës. Dëgjoni lavdërimet dhe arsyetimet e vasalit të tyre, Isa Mustafa, “për trimëritë dhe diplomacinë” e komandantëve kriminelë, të cilët kanë përgjakur dhe shkatërruar Kosovën.
Shantazhimi i argatëve të Serbisë, në Shqipëri dhe Kosovë, në Luftën e Dytë Botërore (LDB) dhe në Luftën e Kosovës, funksionoi mrekullisht mirë. Rrjedhojat kanë qenë të përgjakshme, dje dhe sot. Ky pazar i pistë, i ka rrënjët thella në komunizëm, siç e krahason populli, “si bari i magarit!”
Hashimi dhunshëm pushtoi LPK-në,
sabotoi luftën, por pranoi vrasjet politike
Hashim Thaçi, i ndihmuar nga kuadrot e Nanos dhe të Klosit, shkarkoi Kryesinë e vjetër të LPK-së; pushtoi organizatën e LPK-së; grabiti “Fondin Vendlindja thërret”, të menaxhuar nga Jashar Salihu, duke e kërcënuar se “ta vras djalin”; mori dhunshëm fletushkën “Zëri i Kosovës” dhe i akuzoi për tradhti, të gjithë ata që e kundërshtuan rrugaçërinë armiqësore të tij me shokë.
Pasoja e veprimeve kriminale të Hashimit me komandantët e tij, ishin fatale për luftën e djeshme të Kosovës dhe paqen e sotme:
1) Lufta e organizuar, përkatësisht, UÇK-ja e LPK-së, u sabotua, u pengua hyrja në luftën e Kosovës. Dhe, ketë e konfirmojnë vetë themeluesit e kësaj UÇK-je, duke akuzuar, me emër e mbiemër, protagonistët sabotues: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, me renditjen mbi bazën e përgjegjësisë që kishin përgjatë luftës;
2) Opozita më destruktive, për të mos thënë, më kundra-kombëtare, është dakorduar, që krahas luftës ndaj Albin Kurtit, njëkohshëm, ta sulmojnë me shpifje e denigrime, edhe Presidenten e artë dhe unike, Vjosë Osmanin. Fillimisht, kur bijat veprimtare dhe luftarake të Kosovës, Vjosë Osmanin dhe Donikë Gërvallen, u përzunë dhunshëm dhe poshtërsisht, nga klani i Isa Mustafës, me intrigimin dhe porosinë e Hashim Thaçit, i cili me SHIK-istët e tij e katapultoi Mustafën në krye të LDK-së.
Bërja e ndryshimit politik në Kosovë, ishte imperativ, urdhëresë e kohës, sepse krimi vrastar dhe hajnia zyrtare kishin fituar qytetarinë e veprimit. Ish-presidenti i Kosovës, Hashimi, i pranon vrasjet politike edhe pas luftës, kur deklaron, madje publikisht, se “krijova Gjykatën Speciale, sepse po vazhdonte vrasja e dëshmitarëve të Hagës, në veçanti, në Dukagjin, duke ia faturuar komandantit të Dukagjinit, të cilin ai vet e kishte emëruar, duke e shkarkuar një oficer akademik ushtarak, për ta zëvendësuar me një amator civil!
Koalicioni LVV, GUXO dhe ALTERNATIVA funksionoi harmonishëm, në votën zgjedhore jo vetëm në sjelljen e ndryshimit politik në pushtet dhe largimin e komandantëve mujsharë, zullumqarë, vrastarë dhe hajna zyrtarë të PAN-it, por edhe një frymëmarrje ndryshe të popullit të Kosovës, në ecjen e saj demokratike, me ëndrrën fisnike të anëtarësimit në NATO dhe BE.
Kosova krijoi një traditë eprore demokratike zgjedhore, në raport me vendet ballkanike. Për të tretën herë me radhë fitoi garën zgjedhore LVV. Kjo shqetësoi opozitën, tashmë, të bashkuar. Edhe pse pranuan rezultatin e zgjedhjeve, e kontestojnë pas zgjedhjeve, duke bojkotuar për mos bashkëpunim në qeverisje me LVV dhe aleatët e saj GUXO dhe ALTERNATIVA. Dhe, për 7 muaj radhazi bllokuan, fillimisht, Kuvendin, pastaj krijimin e Qeverisë të Kosovës. Ngulmuan në përsëritjen e zgjedhjeve pavarësisht shpenzimeve dhe dëmeve të tjera.
Presidentja Vjosë Osmani, me korrektësinë më të madhe, u angazhua për tejkalimin e mospajtimeve dhe shmangien e përsëritjes të zgjedhjeve, por, opozita duke u bazuar në shpifjet dhe gënjeshtrat e saj, të cilat, tashmë, i beson edhe vet, ngulmoi të provohet sërishmi në votën zgjedhore.
Zonja dhe Zotërinj, autorë e lexues të librit shqip, miqë, kolegë e kolege të nderuara:
Ja ku jemi mbledhur këtu sot në një organizim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara për një Festival të Librit Shqiptar – Albanian BookFest, “një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar”, në këtë vend shtet-planet – në Amerikën e madhe.
Është nder dhe privilegj të jem në këtë takim që Gazeta Dielli e ka cilësuar si “një ngjarje historike dhe madhështore kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan”, organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra, në bashkpunim me disa shoqata të tjera patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Shpresohet që ky Festival i Librit Shqip i këtij lloji, të shënojë edhe fillimin e një tradite dhe trashëgimie kulturoro-letrare për brezat e ardhëshëm të komunitettit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. Një urë midis brezash, si të thuash!
Por edhe një traditë që do të mbart shpirtin, kujtesën dhe të ruaj identitetin e popullit shqiptar përgjatë shekujve, të atij populli të “gjakut të shprishur”, i shpërndar nëpër kontinente, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si i tillë, uroj që ky festival të zhvillohet, e të rritet, vit pas viti, në diçka më shumë se thjesht një ekspozitë librash. Ndonëse, me të drejtë, kjo nismë nga udhëheqsit e Vatrës dashamirës të librit, në bashkpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane, po cilësohet si “historike” dhe “madhështore”. Por mund të thuhet lirshëm se kjo nismë, në forma të tjera, i ka rrënjët në historinë e hershme të fillim shekullit të kaluar të emigrimit të shqiptarëve në këto brigje të Atlantikut.
Jam i sigurt se në arkivat e Vatrës dhe të gazetës Dielli duhet të ketë mjaft prova e dokumentacion që tregojnë se mundësitë financiare të shqiptarëve të parë ishin të vogla por dëshirat e tyre për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë ishin shumë të mëdha.
Prandaj, sot, nën rrethana shumë më të volitshme dhe me mundësi për një pjesëmarrje pothuaj mbarë kombëtare, është nder dhe privilegj i veçant që mblidhemi këtu sot për të festuar librat, autorët dhe udhëtimin e gjatë të letrave shqipe — dhe zvillimit të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Është pra, një rrugëtim që mund të ketë filluar më shumë se një shekull më parë, kur emigrantët e parë shqiptarë mbërritën në këto brigje. Ishte një kohë kur ata erdhën në këtë vend të madh — përveç shpresave për një jetë më të mirë për veten e familjet e tyre – edhe me dëshirën e madhe për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën shqipe, nën rrethana më të pëtshtatshme — nga vendlindja — që ofronte liria dhe demokracia amerikane, në krahasim me vendlindjen.
Kryesisht në Boston dhe Nju Jork, filluan të botoheshin broshurat e para shqipe, tekste fetare e të tjera. Botime shumë modeste – disa jo më të mëdha se një fletore xhepi – u bënë librat e parë shqip të shtypur ndonjëherë në tokën amerikane, por jo vetëm.
Shumë shpejt, Bostoni u rrit si qëndër e botimeve shqiptaro-amerikane. Atje, individë si Sotir Peci shtypën abetaret e hershme, duke ndihmuar një brez emigrantësh të mësonin dhe të ruanin gjuhën shqipe. Dhe në vitin historik 1909, u themelua Gazeta historike Dielli – një pishtar i vetëdijes kombëtare dhe gazeta më e vjetër shqip (në botë) që është ende në qarkullim, sot.
Por ishte ardhja e Fan Nolit në Amerikë, momenti që vërtetë i dha hov zhvillimit të botimeve me rëndësi historike dhe liturgjike e të tjera, në gjuhën shqipe.
Nuk dua të futem në histori, por të gjithë jemi në dijeni se nga shtypshkronja e tij e vogël në Boston, Noli i Vatrës botoi disa nga librat më të hershëm, të rëndësishëm shqip, në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu dhe botoi tekste liturgjike për Kishën Ortodokse Shqiptare, ndërkohë që u prezantoi lexuesve shqiptarë letërsinë botërore dhe – më e rëndësishmja – i dha Kombit një nga veprat e para të mëdha historike, të botuara në Amerikë: Historia e Skënderbeut, e shtypur në vitin 1921.
Po i përmend këto, qëllimisht, jo vetëm për të pasqyruar këto përpjekjet të hershme të emigrantëve të parë shqiptarë në këtë vend, por edhe për të pohuar diçka më të fuqishme – një porosi domethënse prej tyre!
Se as atëherë, as sot në Amerikë, gjuha dhe kultura nuk mbahen në valixhe – por ato ruhen dhe u kalohen brezave nepërmjet librave. Një ide dhe nismë që i jep këtij organizimi sot një domethënie dhe rëndësi historike, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Le të jetë ky festival, fillimi i një trashëgimie jo vetëm për çdo autor, përkthyes, ose lexues të ri që hap një libër shqip ose anglisht, por për këdo, që organizime si ky në të ardhmen, bëjnë të mundur zbulimin e trashëgimisë së vet kombëtare në vazhdimësi dhe përforcon identitetin gjuhësor e kulturor të komunitetit shqiptaro-amerikan, megjithse ndoshta të lindur e rritur në Amerikë.
Urimi im, me këtë rast, është që ky festival, jo vetëtm, të frymëzojë brezat e rinjë shqiptaro-amerikanësh që me krenari, me përkushtim e dashuri – me botimet e tyre – të vazhdojnë të kultivojnë gjuhën dhe kulturën shqipe në të ardhmen, këtu në Shtetet e Bashkuara. Por uroj gjithashtu që festivale të tilla, në të ardhmen, qoftë këtu në Amerikë, qoftë në trojet shqiptare – të jenë më shumë se një ekspozitë librash: uroj që festivale të librit, të shërbejnë, njëkohsisht, edhe si një urë midis brezash: Si një dëshmi e fuqisë së fjalës së shkruar që mbetet si dokument i identitetit dhe bashkimit të një populli, pavarësisht se ku jeton: në Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Korcë a Gjirokastër, Shkup, Çamëri, Ulqin, Preshevë, apo këtu në peizazhin e gjerë dhe të larmishëm të Amerikës.
Për dekada të tëra, shkrimtarët shqiptarë – si në atdhe ashtu edhe në diasporë – kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm – por nën rrethana shumë më të vështira sidomos financiare, për të ruajtur gjuhën shqipe, për të ngritur kulturën dhe për të treguar historitë që përcaktojnë se kush janë shqiptarët, si popull e si Komb, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare të Ballkanit Perëndimor, por edhe këtu në Amerikë.
Falënderim dhe mirënjohje për ju organizatorë të këtij festivali të librit: Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazetës Dielli me kryeredaktorin e saj Sokol Paja, por edhe organizatave të tjera pjesëmarrse të komunitetit të gjërë shqiptaro-amerikan. Ju priftë për së mbari në këtë rrugëtim të shenjtë e historik. Urimet e mia më të përzemërta në punimet e këtij tubimi sot dhe gjithmonë!
Fotot nga Gazeta Dielli, organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra
Tre vëllimet e autorit, “Demokracia nuk pret”, botuar nga Gazeta Telegraf e Trianës, 2018
Sot, në këtë shekull, nuk ka asnjë filozof, asnjë intelektual, asnjë analist në rruzullin tokësor që të ketë ndikim në politikbërjen e një shteti sa ka filozofi dhe gjeopolitiku ultrafashist rus, Aleksandar Dugin.
Nëse analizohen e krahasohen me vëmendje fjalët e Duginit me veprimet e Putinit, atëherë del se këso përputhjesh, në zbatimin e teorisë në praktikë, ndodhin rrallë në histori.
Dugini propagandon luftën kundër civilizimit perëndimor me të gjitha mjetet e mundshme, ndërsa Putini e zbaton këtë luftë me shtypje të popujve jorusë në Federatën e Rusisë, me rrëmbimin e territoreve, frikësimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të popujve fqinjë, me agresion të përgjakshëm kundër Ukrainës, me luftë të shumëllojshme hibride kundër çdo shteti demokratik e shoqërie liberale…
Në “Direktivat” që i publikoi para disa ditësh në portalin Geopolitika, Dugini është shumë i drejtpërdrejtë :
“Fitorja jonë në tokat tona të vjetra, pra në Ukrainë, është e pamundur pa një Fitore ndaj vetë neve, brenda kufijve të dikurshëm të Federatës Ruse. Prandaj sot ne po zhvillojmë një luftë në të cilën do të fitojmë vetëm nëse fitojmë në të dyja frontet njëkohësisht.
Në Ukrainë ne do ta mundim Perëndimin, i cili po lufton kundër nesh, pikërisht në atë moment kur ne do ta mundim dhe do ta dëbojmë Perëndimin nga vetja jonë – liberalizmin dhe tradhtinë që na zaptuan në vitet 1990, duke ia nënshtruar gjykimit atë realitet historik, ato gabime dhe ato krime që i bëmë vetë, kur e shkatërruam shtetin e madh dhe tradhtuam Botën Ruse.
Prandaj tribunali që ne do ta formojmë pas Fitores sonë ndaj kriminelëve nazistë ukrainas, do të jetë njëkohësisht edhe një tribunal për historinë tonë, për vitet 1990, mbi gjithçka që çoi në këtë spirale të tmerrshme të një lufte të brendshme vëllavrasëse dhe të përgjakshme.
Sot, fati i Fitores sonë atje dhe fati i shërimit, rilindjes dhe zgjimit të popullit tonë këtu – janë gjëra të pandashme. Ne mund të fitojmë vetëm kur kjo luftë të bëhet me të vërtetë popullore, ruse, dhe kur përmes saj, ta mundim edhe vetën tonë.
Ne, thjesht, jemi të detyruar të krijojmë diçka tjetër – pra Botën Ruse. Të cilën duhet ta argumentojmë, ta themelojmë dhe t’i përgatisim institucionet e saj të reja, të miratojmë një kushtetutë të re – ta riformojmë në thelb shtetin tonë, i cili do të jetë një ringjallje e plotë e atij realiteti e fillese historike, që është Rusia e Përjetshme, e Madhe dhe e Mirë.
Duhet të zgjohemi me të vërtetë për të përmbushur atë që na është lënë amanet që nga krijimi i shtetësisë sonë dhe Pagëzimi i Rusisë.
Tani po farkëtohet plani i kësaj Fitoreje: si t’i mundim edhe ata, edhe vetën tonë, dhe si t’i ringjallim, si t’i rikrijojmë, si t’i këndellim edhe ata, edhe veten tonë. Njëkohësisht. Sepse shuarja e “Ukrainës” (dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme) nënkupton shuarjen njëkohësisht të “Federatës Ruse” të viteve ’90.
Këto dy realitete të rreme, karikaturale, janë rezultat i shpërbërjes së një fuqie organike, të Perandorisë (Bashkimi Sovjetik gjithashtu e dëmtoi shumë atë, megjithatë pati edhe shumë arritje).
Megjithatë, tani nuk duhet të debatojmë për të kaluarën, por të ecim drejt të ardhmes. Dhe në atë të ardhme nuk do të ketë as Ukrainë, as Federatë Ruse, por një Botë e Madhe Ruse e ringjallur… Fuqia jonë e re botërore me një Ide të Re Botërore Ruse, e cila do të rikthejë gjithçka më të mirë, më të lashtë, dhe më në fund do t’i përmbushë amanetet e shenjtorëve tanë të mëdhenj dhe heronjve të historisë sonë. » *
********
Duke parë veprimet agresive dhe qëndrimet e palëkundshme të Rusisë në njërën anë dhe sjelljen çemberleniste të Fuqive Përëndimore, kryesisht të SHBA-së ndaj Putinit, shihet ashiqare braktisja qyqarisht e Ukrainës heroike, duke e lënë pa armë dhe duke i dërguar ultimatume që t’i dorëzojë territoret e saj që po i lanë, për çdo ditë, me gjak…
Kjo është aq më e rëndë, kur dihet botërisht se, në dhjetor të vitit 1994, nën presionin diplomatik dhe ekonomik të SHBA-ve sidomos po edhe të BE-së, pas premtimeve absolute se do t’i garantohet integriteti territorial dhe sovraniteti, Ukraina ia dorëzoi Rusisë 1240 koka bërthamore që ishin në territorin e saj, bashkë me mjetet përcjellëse për lansim, përfshirë këtu edhe raketat interkontinentale…
Po e nënvizoj: asokohe Ukraina ishte Fuqia e Tretë Bërthamore në botë!
Po t’i kishte ato armë, kush do të guxonte ta sulmojë Ukrainën dje ose sot? Askush!
Në këtë mënyrë kaq të paskrupull, nuk po braktiset vetëm Ukraina, por edhe themelet e vlerave të civilizimit përëndimor, sepse kështu, Përëndimi, me një cinizëm të pafalshëm, po e miraton rrëmbimin e territoreve të një shteti sovran nga krimineli e fashisti i pandreqshëm, Aleksandar Aleksandroviq Putin.
Ky poshtrim, është edhe më i keq se dikur sjellja e Chemberlenit dhe Deladiesë, kur, në shtator të vitit 1938, miratuan aktet grabitçare të Hitlerit, kur ky e copëtoi Çekosllovakinë.
Mais, revenons à nos moutons;
më duhet t’ua përkujtoj lexuesve të këtyre rreshtave se në vizitën e para 7 muajve në Rusi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe familjari i Vuçiqit, Porfirije, kërkoi me përgjërim nga patriku rus, Kiril dhe kryetari i Rusisë, Putin, që edhe serbët të jenë patjetër pjesë e Botës Ruse.
Ky është edhe një argument më shumë që paritë e shqiptarëve, të cilat i ka bâ dreqi pikë e pesë, me mendu pak më thellë se si po sillen dhe sa pak po përgatiten për t’u bërë ballë rreziqeve evidente që u kanosen krejt shqiptarëve e më se shumti Kosovës.
– We hope that in the December 28 elections the majority of Kosova’s people will not vote for liars!
With a saddened heart but a clear mind, I want to expose some of the lies told by many politicians and diplomats regarding the situation in the Balkans, as follows:
The Serbian criminal Vučić and the Serbian fascist regime lie to Europe and America by saying that Serbia will distance itself from Russia if Kosova is given to them. (Serbia is the most deceitful state in the entire world.)
Some European diplomats lie to America by saying that Vučić is deceiving Russia, not the West. (America has no time to deal with Europe’s lies about Serbia and Kosova)
Some European politicians lie to themselves and the whole world that Kosova is escalating the situation, while “innocent” Serbia is very upset by the escalation.
Europe and America (some diplomats, not all) lie to Kosova that the Serbian Association is very good, that it does not endanger the state of Kosova, and that it will bring the Serbian minority into Kosova’s embrace.
Two former American ambassadors, now lobbyists for Serbia, lie to the public that Kosova’s government is to blame for the problems with Serbia.
They, together with some European politicians, lie to the criminal Vučić that they will make it possible for Serbia to return to Kosova.
Vučić lies to the Serbian people that Serbia will return to Kosova.
The hostile organization “Lista Srpska” lies to itself that “Kosova is Serbia.”
Serbia and “Lista Srpska” lie heavily to international diplomats by claiming that the Serbian minority in Kosova has no rights.
A former American ambassador lies to the PDK by saying he will bring Thaçi back from The Hague, and lies to the PDK, LDK, and AAK by promising to return them to power.
This former ambassador and envoy lies to himself that he can replace the Prime Minister and the President as he pleases and appoint someone else without the will of the people of Kosova.
The Constitutional Court of Kosova and the ECAP (Elections Complaints and Appeals Panel) legitimize the lies of the Serbian list and the Kosova opposition, as needed.
Some LDK figures lie to the public by claiming that there is “oppression of Serbs” in Kosova, and lie to the people of Kosova that something must be given to Serbia to improve relations.
They lie to themselves that Albin Kurti is a bigger problem for them than “Lista Srpska”!
Some PDK figures lie to the people and themselves that territorial exchange would calm Serbia.
Many representatives of the PDK, LDK, AAK, and NISMA lie massively and shamelessly, without stopping, that Albin Kurti is a liar and a collaborator of Serbia and Russia.
For almost five years they have even lied to themselves that with their lies they would remove Albin permanently from political life.
They also lie that Albin has done nothing good for Kosova, that he did not liberate the north from parallel structures and Serbian gangs, and that he did not dismantle Radojčić’s terrorist attack.
They shamelessly lie that PM Albin Kurti is to blame for blocking the formation of institutions, approval of the budget, and international aid.
They lie massively that Albin has ruined relations with international partners and that he is anti-American.
They lie to themselves that if they push the state into chaos, international actors (the former American ambassadors) will intervene to give them power, which would then be controlled by Serbia.
They lie that President Vjosa Osmani is violating the constitution and is controlled by LVV.
The Prime Minister of Albania lies to everyone, without exception and without stopping.
Lies in the media form the basis of almost all reports and opinions of many deceitful journalists in Kosova, Albania, the other Albanian lands, and everywhere Albanians live. There is no one more deceitful than journalists.
Almost everyone knows they are lying to each other, but they enjoy and take pride in lies, because lies have become fashionable in politics.
Many of them even come to believe their own lies.
The worst part is that a large number of these liars are paid by Serbia, some oligarchs, and dark hostile forces, to lie about Kosova.
And all these liars together try to lie to and deceive the people of Kosova by claiming that Albin Kurti is to blame for all these lies of theirs! Their slanders, distortions, disinformation, insults, and unscrupulous deceptions against Albin are even worse than their lies.
But the majority of Kosova’s people do not buy lies and cannot be deceived. The people themselves have said: “A lie has short legs.” That is the truth.
Those who will insult me for exposing these lies do not bother me, because they are liars. Let’s be clear, there are also white and necessary lies, which are not the subject of this article. Then, there are big and small liars.
The cycle of lies continues… Add as many as you want…
Oh liars, slow down — you have exhausted the people of Kosova with lies!
We can only hope that in the December 28 elections, the majority of the people of Kosova will punish Kosova’s professional liars with their vote — something that might at least somewhat influence the silencing of international liars as well!
Shpresojmë që në zgjedhjet e 28 dhjetorit shumica e popullit të Kosovës të mos votojë për rrenca!
Me zemër të trishtuar por me mendje të kthjelltë, dua t’i demaskoj disa nga rrenat e shumë politikanëve dhe diplomatëve, si më poshtë:
– Krimineli serb Vuçiq dhe regjimi fashist serb e rrejnë Evropën dhe Amerikën se Serbia do të largohet nga Rusia nëse u jepet Kosova. (Serbia është shteti më rrenc në të gjithë botën).
– Disa diplomatë të Evropës e rrejnë Amerikën se Vuçiq po e rrenë Rusinë, jo Perëndimin. (Amerika nuk ka kohë të merret me rrenat e Evropës për Serbinë dhe Kosovën).
– Disa politikanë të Evropës e rrejnë vetën dhe gjithë botën se Kosova është duke e eskaluar situatën, kurse Serbia e “pafajshme “, po mërzitet shumë nga eskalimi.
– Evropa dhe Amerika (disa diplomatë, jo të gjithë) e rrejnë Kosovën se Asociacioni serb është shumë i mirë, se nuk e rrezikon shtetin e Kosovës, dhe se do ta sjellë minoritetin serb në përqafim të Kosovës.
– Dy ish-ambasadorë amerikanë, tani lobistë për Serbinë, e rrejnë opinionin publik se qeveria e Kosovës është fajtore për problemet me Serbinë.
– Ata, bashkë me disa politikanë evropianë, e rrejnë kriminelin Vuçiq se do të ia mundësojnë Serbisë kthimin në Kosovë.
– Vuçiq e rrenë popullin serb se Serbia do të kthehet në Kosovë.
– Organizata armiqësore “Lista srpska” e rrenë veten se “Kosova është Serbi”.
– Serbia dhe “Lista srpska” i rrejnë me të madhe diplomatët ndërkombëtarë duke pretenduar se minoriteti serb në Kosovë nuk ka të drejta.
– Një ish-ambasador amerikan e rrenë PDK-në se do ta kthejë Thaçin prej Hagës, ndërsa i rrenë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se do ti kthejë në pushtet.
– Ky ish-ambasador dhe emisar e rrenë vetën se mund ta ndrrojë Kryeministrin dhe Presidenten sipas qejfit dhe të emërojë dikë tjetër, pa vullnetin e popullit të Kosovës.
– Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) i legjitimojnë rrenat e listës serbe dhe opozitës së Kosovës, sipas nevojës.
– Disa fytyra të LDK-së e rrejnë opinionin publik se në Kosovë ka “shtypje ndaj serbëve” dhe e rrejnë popullin e Kosovës, se Serbisë duhet t’i jepet diçka për tu bërë mirë me te.
– Ata e rrejnë veten se Albin Kurti për ta është më problem sesa “Lista srpska”!
– Disa fytyra të PDK-së e rrejnë popullin dhe vetën se shkëmbimi territorial do ta
qetësonte Serbinë.
– Shumë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMËS rrejnë me të madhe dhe pa turp, pa u ndalur, se Albin Kurti është rrenc dhe bashkëpuntor i Serbisë dhe Rusisë.
– Për gati pesë vite ata kanë rrejtë edhe vetën, se me rrenat e tyre do ta largojnë Albinin përgjithmonë nga jeta politike.
– Ata po ashtu rrejnë se Albini nuk ka bërë gjë të mirë për Kosovën, se nuk e ka çliruar veriun nga strukturat paralele dhe bandat serbe, dhe se nuk e çmontoi sulmin terrorist të Radojciqit.
– Ata rrejnë pa pikë turpi se KM Albin Kurti është fajtor për bllokimin e formimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe ndihmave ndërkombëtare.
– Ata rrejnë me të madhe se Albini i ka prishur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe se ai është anti-amerikan.
– Ata e rrejnë vetën se nëse e fusin shtetin në kaos, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët (ish-ambasadorët amerikanë) për t’jua dhënë atyre pushtetin i cili do të jetë i kontrolluar nga Serbia.
– Ata rrejnë se Presidentja Vjosa Osmani po e shkelë kushtetuten dhe se kontrollohet nga LVV-ja.
– Kryeministri i Shqipërisë i rrenë të gjithë, pa përjashtim dhe pa u ndalë.
– Rrenat në media janë baza e gati të gjitha raportimeve dhe opinioneve të shumë gazetarëve rrenacakë të Kosovës, Shqipërisë, Trojeve tjera dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Më rrenca se gazetarët nuk ka.
– Gati të gjithë e dijnë se po e rrejnë njëri-tjetrin, por kënaqen dhe krenohen me rrena, sepse rrenat janë bërë modë në politikë.
– Shumë prej tyre madje i besojnë rrenat e veta.
– Gjëja më e keqe është se një pjesë e madhe e rrencave paguhen nga Serbia, disa oligarkë dhe forca të errëta armiqësore, për të rrejtë për Kosovën.
Dhe, të gjithë këta rrenca bashkë, përpiqen ta rrejnë dhe mashtrojnë popullin e Kosovës se për të gjitha këto rrena të tyre, fajtor është Albin Kurti! Shpifjet, shtrembërimet, dezinformatat, fyerjet dhe mashtrimet e ndryshme të paskrupullta të tyre kundër Albinit, janë edhe më të këqija se rrenat e tyre.
Por, populli shumicë i Kosovës nuk i han rrenat dhe nuk mund të mashtrohet. E ka thënë vetë populli se “Rrena i ka këmbët e shkurta”. Kjo është e vërteta.
Ata që do të më shajnë për demaskim të këtyre rrenave, nuk më shqetësojnë, sepse janë rrenca. Të kuptohemi, ka edhe rrena të bardha dhe të nevojshme, të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi. Pastaj, ka rrenca të mëdhenj e të vegjël.
Cikli i rrenave vazhdon… Shtoni sa të doni…
O rrenca, ndaleni turrin se e keni lodhë popullin e Kosovës me rrena!
Mbetet të shpresojmë, që në zgjedhjet e 28 dhjetorit shumica e popullit të Kosovës t’i dënojë me votë rrencat profesionist të Kosovës, gjë që mund të ndikojë sadopak edhe në shukatjen e rrencave ndërkombëtarë!
Zgjedhjet lokale, edhe pse ndryshojnë nga ato qendrore-parlamentare, janë indikacione që parashikojnë, në një masë, rezultatet për zgjedhjet e reja parlamentare të pritshme. Me gjithë angazhimin enorme të mediave mercenare të Kosovës, me mbështetjen e hapur të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, bashkëpunimi deri në koordinim me mediat serbe dhe vet Serbinë, në paraqitjen e zymtë dhe dobësimin e Albin Kurtit, me LVV të tij, edhe pse fitorja e llogaritur në vota, më 9 shkurt 2025, ishte e parë me 22 komuna të Kosovës. Shifrat për rënie rapide të LVV, sipas debateve të çdo natshme, me reprizë të nesërmen, më shumë flasin për mercenarizmin e lukunisë mediatike mercenare të PAN-it, se sa për të vërtetën faktike.
Akuzat që ia bënë opozita Albin Kurtit dhe LVV së tij, janë identike me ato që ia bënë Vuçiqi me bandën e tij serbe. Ka një kontradiktë qartazi të lexueshme: Opozita e pranon se “sanksionet e vëna nga BE-ja, janë padrejta dhe arbitrare, sepse ato duhej t`i viheshin Serbisë”. Dhe, në të njëjtën kohë akuzojnë se “sanksionet na i vuri Albini”, duke e shfajësuar plotësisht Serbinë dhe BE-në! Madje, për të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti, për ta shtrirë sovranitetin, dënoheshin zëshëm nga opozita, njësoj si Serbia.
Thirrja për bashkim, qoftë edhe koalicion parazgjedhor, i opozitës të bashkuar, është një indikacion domethënës, se frika e opozitës është tmerruese, sepse asnjëra syresh nuk e përballon “ortekun” elektoral të Albin Kurtit, me partinë e tij, gjithnjë aktive dhe në ngritje. Opozita PAN-iste, më sakt, krerët e tij dhe eksponentët e bandave të tyre, kanë frikë nga VETTING-u, me dosje penalizuese dhe BYROJA e Verifikimit të Pasurive hajnore e grabitçare. Prandaj e mbajtën të bllokuar, fillimisht, Kuvendin, tani Qeverinë, duke pritur mrekullira shpëtimi nga ndonjë katarsis ballkanik. Njësoj si shefi i tyre Hashim, “rrafsh Kosova, edhe komandantët e Zonave në burg, vetëm unë të shpëtoj!”
Thënë troç, opozita, me gjithë armatën propagandistike lehaqene, si dikur ati i tyre shpirtëror, filo-sllavi Enver Hoxha, kur Shqipëria ishte – Superfuqi Propagandistike Botërore -, fillimisht, e Serbisë, pastaj e Rusisë, e Kinës dhe e llumhanës marksistë-leniniste botërore. Megjithatë, nuk po arrinë ta bindë popullin e Kosovës, se ajo përballon revanshin e Serbisë, për mbrojtjen e sovranitetit tokësor të Atdheut-Kosovë. Aq më pak, kur disa bijë bastardë e shpirt shitur, bënë pazare të pista me Serbinë, Francën dhe Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën.
Prandaj, shumësia e popullit vazhdon të shpresojë dhe besojë se Kurti me LVV dhe aleatet “GUXO” dhe “ALTERNATIVA”, janë garanci e ruajtjes të sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Kosovës. Pikërisht, për këtë ka fituar tri palë zgjedhjet e fundit, lehtësisht, dhe me diferencë votash domethënëse, në raport me subjektet tjera politike.
Populli që ka interes parësor ndërtimin, forcimin dhe begatimin e shtetit, mendon edhe për kursimin e milionave. Presidentja Vjosë Osmani, si trashëgimi ideale e themeltarit të shtetit, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, emri i saj është lakuar si më meritore, për vazhdimin e mandatit presidencial. Vihet re një interesim i shtuar i opinionit, se një koalicion i LVV me LDK-në, do ta mundësonte shmangien e zgjedhjeve të serishme për Presidentin, në prillin e vitit të ardhshëm. Por, ndryshe mendojnë disa parti halabake, llaskuce, abuzuese të pacipshme të buxhetit shtetëror, të cilat ende pa mbaruar afati, fillojnë pazaret e radhës, për zgjedhjen e Presidentit!
Realisht, zgjidhja më ideale e zgjedhjes së Presidentit të vendit, do të ishte vota zgjedhore gjithë popullore. Dhe, kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme dhe e përjetshme, duke u dhënë fund të gjitha pazareve të pista ndër partiake, që praktikohen, abuzueshëm dhe turpshëm, në rastet e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti!
Dhe, nëse Qeveria bie në duar të partive të ish-shefave të PAN-it, do ta vazhdojnë pazarin e lënë në gjysmë, më sakt, të ndërprerë dhunshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, krijesë ekskluzive e SHBA-së dhe të shteteve të Quintit.
JO 29 NËNTORIT – Nga Elida BUÇPAPAJ E Premte, 11.29.2013, 01:22pm (GMT+1)
Klasa politike dha show-n e rradhës. 28 Nëntorin e festuan të ndarë e të përçarë. Njëra palë në Vlorë tjetra duke lamentuar në Facebook. S’ka shëmtim më të madh.
Sot më 29 Nëntor e njëjta histori e pështirë, njëra palë për Shkup, e tjetra për Shkodër, si dy drejtëza që vrapojnë në drejtime diametralisht të kundërta.
Kemi një çerek shekulli që përballemi me dilemën se kur është çliruar Shqipëria dhe se kur është larguar prej vendit çizmja e fundit gjermane. Këtë dilemë e kanë zgjidhur në mënyrë të politizuar historiografët që e retushuan historinë për 50 vjet sipas vullnetit të diktatorit. Këtë dilemë nuk e kanë zgjidhur historianët e shkolluar në Perëndim gjatë periudhës të tranzicionit. Dhe shoqëria sa vjen 29 nëntori thellon bipolarizimin e saj. Njëra palë insiston tjetra e mohon. Por edhe kjo që e mohon, pseudo e djathta e mohon sa për show. Sepse Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë cirku dhe jo vendi ku krijohet statura e shtetit.
29 nëntorin e respekton edhe Presidenti i Republikës, kësaj here si përfaqësues i unitetit kombëtar! Po a ka unitet kombëtar kur njëra palë në mënyrë histerike mbron 29 nëntorin dhe tjetra në mënyrë pasive mbron 28 nëntorin! Jo! Presidenti i Republikës kështu respekton ndarjen dhe përçarjen kombëtare!
29 nëntori është një nga simbolet që denoncon thelbin e katrahurës të kaosit politik këta 23 vjet. 29 nëntori është njëri nga simbolet që ka lidhje me problemin thelemor i cili duhet të zgjidhet një herë e mirë nga politika shqiptare. 29 nëntori është vija e kuqe që ndan të djeshmen me të sotmen dhe që obligon dekomunistizimin e shtetit e shoqërisë shqiptare.
I pyes politikanët e së majtë, duke nisur prej kryeministrit të Rilindjes nëse e konsideron 29 nëntorin ditën e çlirimit të Shqipërisë, kur në vend u vendos një sistem totalitar barbar? Këtë pyetje ia drejtoj edhe të majtës!
Lufta partizane nuk ka asnjë lidhje me 29 nëntorin. Lufta antifashiste duhet të vlerësohet, ashtu si edhe dëshmorët e saj dhe të gjithë ata që i kontribuan. Kush konfondon Luftën antifashiste me 29 nëntorin, ose është i marrë ose synon vazhdimin e çoroditjes të shqiptarëve drejt një konfrontimi social.
Siguria, stabiliteti i vendit, ashtu si dhe standartet e një vendi demokratik nuk tolerojnë dilema të tilla. Prandaj i bëjmë thirrje politikës që ta vendosë në prioritetet e saj sanksionimin e parimeve themelore përmes Kushtetutës ku Shqipëria përcaktohet eksplicitivisht si një demokraci perëndimore.
Në fund të fundit, e përse duhet që Shqiptarët të pranojnë 29 nëntorin si ditën e çlirimit, kur kjo ditë shënon instalimin e një diktature!
E përse duhet të pranojnë shqiptarët 29 nëntorin, kur dihet se diktatori e zgjodhi këtë datë për servilizëm ndaj Titos, si shenjë gjunjëzimi për ta kthyer Shqipërinë në republikë të shtatë të ish-Jugosllavisë!
E përse duhet të pranojnë shqiptarët 29 nëntorin, kur dihet se kjo datë lidhet pikërisht me emrin e diktatorit Hoxha, regjimi i të cilit i masakroi shqiptarët dhe izoloi e bunkerizoi vendin?
Le ta zgjedhë e majta datën e çlirimit të vendit. Le të jetë 5 Maji. Le të jetë një datë që lidhet me dinjitetin dhe sakrificat e shqiptarëve, por jo me diktatorin.
Ka ardhur momenti kritik kur politika shqiptare duhet të distancohet nga diktatura, jo në mënyrë retorike, por me ligje dhe rregulla ashtu si është vepruar në vendet e ish-Europës Lindore. Të dënohen krimet e regjimit enverist dhe nomenklatura e kuqe, e cila është e parehabilitushme.
Liderët e të majtës të mos bëjnë lojra në pikën që dallon civilizimin Perëndimor nga totalitarizmi. Shqipëria nuk mund të pretendojë të jetë anëtare e NATO-s apo të anëtarësohet në BE kur liderët e shtetit shqiptar simpatizojnë ish-eksponentët e nomenklaturës të regjimit komunist, apo kur trashëgimtarët bilogjikë të ish-regjimit totalitar emërohen në postet më të larta të administratës publike pa u distancuar nga gjyshërit dhe etërit e tyre. Vetëm Bashkim Shehu e ka bërë këtë. Po ashtu, as e majta dhe as trashëgimtarët biologjikë nuk mbajnë asnjë qendrim mëshirues dhe nuk lypin as ndjesë për viktimat e diktaturës. Gjermania vazhdon e kërkon ndjesë për krimet e Hitlerit, edhe kur Lufta e Dytë Botërore ka 70 vjet që ka përfunduar!
Po ashtu e majta vazhdon të ketë si gazetën e saj, Zërin e Popullit, themeluar nga diktatori, që për 50 vjet u ka shplarë trurin shqiptarëve.
Shteti i së drejtës imponon rregulla. Shqipëria rrezikon të degradojë sepse është një shtet pa rregulla, pasi mban qendrim konfondues dhe aspak të qartë ndaj të shkuarës, ku përfshihet edhe 29 nëntori.
E majta shqiptare ka plot argumenta që kjo datë të mos jetë data e çlirimit të Shqipërisë, sepse populli shqiptar u çlirua nga nazizmi por vari në qafë vargojtë e diktaturës. Do të mjaftonte lista e gjatë e vrasjeve të bashkëpunëtorëve, që diktatori i likuidoi gjatë luftës dhe për gati gjysmë shekulli prej paranojës staliniste, që e majta të reflektonte për të rilindur me vepra jo me demagogji.
Nëse e majta e pranon që periudha 50 vjeçare e diktaturës ishte një regjim mizor, kriminal, antishqiptar, antinjerëzor që mbolli vdekjen, frikën, izolimin, luftën e klasave, depersonalizmin, varfërinë dhe katastrofën kombëtare, atëherë duhet të ketë një reagim adeguat.
Nëse e pranon realitetin që ka ndodhur për 50 vjet diktaturë, atëherë duhet të gjejë kurajo për të reaguar në mënyrë civile dhe të përgjegjëshme, çka e kërkon domosdoshmërisht formati i një shteti demokratik.
Nëse nuk e pranon, dihet përgjigja!
Arkivi i Voal.ch
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Premte, 12.03.2010, 08:42am (GMT+1)
Edhe ky fundnëntor në Shqipëri rrezatoi vulgaritet dhe folklorizëm, larg nga ajo që pritej, pasi 28 Nëntori njihet si Dita Kombëtare e shqiptarëve e këtë vit përkonte edhe me liberalizimin e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, pas një izolimi total 50 vjeçar dhe një izolimi të pjesshëm gjatë dy dekadave të tranzicionit.
Dita Kombëtare apo Dita e Flamurit në botën e civilizuar festohet madhërisht e me dinjtet si shprehje e identitetit dhe unitetit kombëtar, ku fshihen të gjitha dallimet partiake apo problemet që ka politika e përditëshme.
Festa Kombëtare e Amerikanëve është 4 Korriku, që përkon me 4 Korrikun e vitit 1776 kur u shpall Deklarata e Pavarësisë dhe pavarësia nga Britania e Madhe.
Festa Kombëtare e francezëve është më 14 Korrik, që njihet si Dita e Bastijës, e përkon me 14 Korrikun e 1790, ditën e rrëzimit të burgut të Bastijes dhe të pajtimit kombëtar.
Festa Kombëtare e gjermanëve është 3 Tetori, që përkon me 3 Tetorin e vitit 1990 kur, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së Hekurt, u bë bashkimi i Gjermanisë.
Pra festa kombëtare nuk njeh barriera dhe i përfshin të gjithë qytetarët e secilit vend të kremtojnë ditën më të rëndësishme të kombit të tyre, e cila përkon me shpalljen e shtetit dhe me identitetin e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat, Republikan, Socialist apo Neogolist pasi Festë Kombëtare do të thotë festë e kombit, e cila është gjithëpërfshirëse. Të gjitha partitë janë të vogla përpara kombit.
Në Shqipëri në vend që të shihnim një reflektim adekuat të kremtimit të përbashkët të Ditës të Flamurit, pamë një reflektim monoton dhe surreal të dasive partiake, që e dobësojnë dhe e mbajnë të çarë e të përçarë kombin, në opozitar dhe të pozitës.
Të dy krahët e politikës festuan të ndarë dhe në ditë të ndryshme. E djathta kremtoi më 28 Nëntor Ditën e Kombëtare dhe të çlirimit të Shqipërisë, ndërsa e majta edhe një herë konfondoi çlirimin e vendit nga okupatori fashist me ditën që diktatori Hoxha e shpalli për servilizëm ndaj Serbisë.
Edhe sikur Shqipëria të ishte çliruar vërtetë më 29 Nëntor 1944 nga pushtuesi nazist, fakti që në këtë datë në Shqipëri u instalua një diktaturë mizore, do të mjaftonte që e majta e Shqipërisë t’i bashkangjitej të djathtës për ta festuar Ditën e Flamurit dhe të çlirimit në një ditë ose të kërkonte që dita e çlirimit të festohej në një ditë tjetër të Nëntorit mjafton që kjo ditë të mos ishte 29 nëntori.
Të dyja palët shkuan të ndarë tek varrezat e Nënës Shqipëri, një monumet i ideuar sipas shijeve të diktatorit stalinist, kur mijëra figura të elitës shqitare të vrara nga regjimi totalitarist ose nuk kanë varre fare pasi eshtrat e tyre ua zhduku regjimi komunist ose prehen në varre të thjeshta dhe askush nuk kujtohet për ta.
Shqipëria pluraliste vazhdon t’i kujtojë një pjesë të të rënëve, ata të cilët regjimi diktatorial i kishte shfarosur si tradhtarë të kombit, në një mënyrë surrealiste, pa kujtesë dhe me amnezi totale.
Edhe njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, Shqipëria nuk ka ende Varrezat Kombëtare, siç i kanë përshembull amerikanët Arlington National Cemetery, ku të prehen të gjithë te rënët bashkë me emrat që kanë bërë histori; apo siç kanë francezët në Paris Per-Lashezë (Per-Lachaise), Montmartre (Montmartre) apo Montparnas (Montparnasse ), të cilët bashkë me Harkun e Trumfit, Kullën Ejfel e monumentet më të njohura, janë vendet më të vizituara në botë si nga francezët ashtu edhe nga turistët, pasi aty prehen përjetësisht kokat më të famshme të Francës e më gjerë, emra që të rrënqethin si Guillaume Apollinaire, Honoré de Balzac, Frédéric Chopin, Paul Eluard, Charles Baudelaire, Simone de Beauvoir, Samuel Beckett, Heinrich Heine e tjerë e tjerë.
Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, në Ditën e Flamurit i kemi hyjtë por nuk kemi Panteonin shqiptar ku të vendosim lule e të blatojmë nderime, siç bën për shembull Franca çdo 14 Korrik për të kujtuar me ndere burrat që e bënë Francën të jetë kjo që është, duke filluar prej Volterit, Maratit, Rusoit, Hygosë, Zolasë e me rradhë.
Në ditën e 28 Nëntorit, do të duhej të vizitonim në Tiranë Muzeumin e diktaturës komuniste, që nuk e kemi, ashtu siç e kanë gjermanët, polakët apo çekët që kanë për shembull “Muzeun e Komunizmit”, i cili është i fokusuar në periudhën totalitariste, ku një vend të veçantë zë jeta e përditëshme, mjetet e propagandës, krimet e policisë sekrete, që në Shqipëri njihej me emrin e Sigurimit të Shtetit e me rradhë. Periudha totalitariste në Shqipëri ishte tragjedi për kombin shqiptar, çka anashkalohet qëllimshëm nga politika.
Pra, mjerisht edhe ky 28 Nëntor në Shqipëri shkoi kotnasikoti, ashtu siç nuk do ta meritonte as ai, dhe as kombi shqiptar, i cili nga ana e tij e festoi mrekullisht pa çarë krye nga indiferenca e Tiranës, duke filluar nga Prishtina, Shkupi, Presheva dhe metropolet e diasporës shqiptare.
(Ky opinion u botua edhe tek Bota Sot më 1 dhjetor 2010)
Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Rajonin e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.
Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kanë përdorur Flamurin Kombëtar Shqiptar. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.
Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.
Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.
“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë” Naim Frashëri,
GËZUAR 28 Nëntorin 2025, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit të Kombit dhe të Heroit Kombëtar Gjergj-Katriotitit -Skenderbe!
“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”, ka thënë Naim Frashëri, dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 113 vjet Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi e vonuar, pas disa shekujsh nën Perandorinë e egër osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të brendshme. Megjithkëtë, gjatë gjithë historisë, Kombi shqiptar i qëndroi besnik identitetit dhe trashëgimisë së vet kombëtare, duke kundërshtuar dhe duke luftuar armiqtë dhe pushtuesit që donin t’ a zhduknin nga faqja e dheut. Ëndrra shekullore për liri që digjte në zemrat e shqiptarëve, më në fund u realizua më 28 Nëntor, 1912, kur kombit shqiptar, ngritja e Flamurit kuq e zi të Gjergj Kastriotit-Skënderbe në Vlorë, i gëzoi sytë dhe zemrën shqiptarëve kudo. Si e tillë, Festa kombëtare e 28 Nëntorit duhet të shërbejë si një frymëzim dhe burim fuqie, megjithëse njerëzit mund të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer sidomos nga çerek shekulli i kaluar, 55-vjet pas shembjes së komunizmit. Por, me gjithë këtë nuk duhet harruar se Kombi shqiptar mbijetoi regjimin më të egër komunist në Europë dhe se gjatë gjithë historisë është përballur me probleme të llojllojshme dhe tragjedi të vështira, e që më në fund, shqiptarët ia kanë arrijtur qëllimit. Ndoshta për herë të parë në histori, fati i shqiptarëve sot, është dorë të tyre! I takon këtij brezi të shqiptarëve, të kësaj klase aktuale politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet autoktone shqiptare në Ballkan, që më në fund, të lënë mënjanë, të heqin dorë, njëherë e mirë, nga dallimet, grindjet politike, korrupsioni dhe inatet, nga interesat antikombëtare vetjake dhe partiake, ndoshta edhe të huaja, dhe të shikojnë drejtë interesave të përbashkëta kombëtare, me qëllim që, më në fund të ndërtohet një bashkësi vëllazërimi dhe ideali kombëtar, në interesin e vërtetë të gjithë shqitarëve, pa dallim, ashtu siç e donin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini e tjerë, në vitin 1912 –113-vjet më parë.
Është përgjegjsi morale e këtij brezi që të bëjë ç’ mos që të fillojë përpjekjet për të krijuar bazën e një bashkëjetese, bazuar në besë e bashkim me njëri tjetrin, për një komb të përbashkët, ashtu siç e këndonin Naim Frashëri, At Gjergj Fishta dhe të tjerë. Kurrë më parë në historinë e tij, Kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje më të mirë dhe më të përshtatshme se ç’ është sot, që përfundimisht, të harmonizojë dhe të bashkërendojë mundësitë, interesat dhe aftësitë e veta për krijimin e një shteti modern, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, në përputhje me interesat kombëtare, duke iu përshtatur vlerave perëndimore dhe në bashkëpunim me organizmat euro-atlantike, pjesë e të cilave ka qenë gjithëherë Kombi shqiptar.
Në këtë mënyrë dhe në këtë ditë të lavdishme të historisë së Kombit shqiptar, ju që sot kini privilegjin dhe nderin të keni në duart tuaja frenat e fatit dhe të ardhmen e shqiptarëve, me një bashkëpunim më të ngusht politik dhe atdhetar — mbi interesat personale e partiake — do të nderonit Atdheun dhe të kujtonit lavdinë e atyre patriotëve që shpallën Pavarësinë e Kombit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Me një bashkpunim të tillë politik, njëkohësisht, do të ringjallnit ndjesitë dhe shpresa të reja për një rilindje të vërtetë për mbarë Kombin shqiptar, si pjesë e asaj familjeje të madhe trako-ilire, që sipas At Gjergj Fishtës, ishte “në nam e në zë në historinë e fiseve dhe të kombeve”.
Ka ardhur koha që kombi shqiptar, me nder e krenari, përsëri, të zërë vendin që meriton dhe që i takon në radhët e fiseve dhe të kombeve të lira dhe të përparuara, para se të zhytet edhe në një errësirrë tjetër të historisë ssë tij. Ky brez i kësaj klase politike që sot është në krye të kombit shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë borxh ia kanë atij brezi patriotësh të zgjedhur të Kombit, të cilët nën rrethana shumë më të vështira se sot, gjetën mënyra bashkëpunimi me njëri tjetrin për t’i hapur Kombit shqiptar rrugën e lirisë si dhe ditë fatlume të pavarësisë, që kujton dhe gëzon sot Kombi shqiptar në dy shtete –Shqipëri e Kosovë.
Njëkohësisht, klasa politike aktuale shqiptare i ka borxh brezave të ardhshëm që, me papërgjësitë e tyre politike dhe keq-qevrisjes, të mos shkelen dhe mos të nëpërkëmbet mundi, djersa, sakrificat dhe parimet e Rilindësve që i dhuruan Kombit pavarësinë!
Prandaj, sot le të kujtojmë ata burra të Kombit, në këtë ditë, për sakrificat e tyre, krenarinë kombëtare dhe dashurinë e tyre, të pa kushte, për Atdheun dhe ndaj njëri tjetrit. Uroj që Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit- të valojë sot dhe gjithmonë me krenari, në trojet e lashta historike, iliro-arbërore dhe anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.
Të pakën kjo është dëshira ime e sinqertë nga Amerika e largët dhe besoj e shumicës së shqiptarëve kudo në botë. Për shumë vite gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbarë Kombit.
Frank Shkreli
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar këtë Ditë të Shënjtë të Kombit
Politika e vjetër i ka ushqyer majmërisht mediat në Kosovë, me qëllim që t’ju shërbejnë.
Por jo lidërshipi i ri i Kosovës.
Kjo sepse në shtetin e së drejtës politika dhe mediat duhet të qendrojnë larg njëra-tjetrës, e seicila të kryejë detyrën.
Mediat të jenë watchdog – në mbrojtje të interesit publik, ndërsa ekzekutivi, legjislativi e drejtësia si pushtete të pavarura të kryejnë obligimet kushtetuese.
Ne jemi dëshmitarë se si opozita parazite, nuk e ka kryer asnjë punë veç është marrë me demonizimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës, Albulenës, Dimalit e me rradhë – pra i vetmi qëllim i opozitës që ka humbur besimin e elektoratit, ka qenë moskonstituimi i kësaj qeverie, votuar nga shumica e popullit të Kosovës.
Me vete opozita ka patur dhe ka mediat, si celula dezinformimi dhe manipulimi të fakteve, sipas gustos të shefave të tyre.
Çfarë e shoh jashtë kornizës së një sistemi demokratik pluralist, ku duhet të funksionojë bipartizanizmi, ndërsa opozita është fiksuar tek rrëmbimi i pushtetit me çdo kusht dhe kësisoj i ka bishtënue obligimeve kushtetuese që lidhen direkt me paqen sociale, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.
Në krah opozita ka patur dhe ka mediat e kompromentuara. Si rrezik për demokracinë.
Shqip, opozita i ka dezertuar obligimeve të veta, për të shkaktuar zemrim të popullit dhe për të treguar me gisht se fajtori është Albini.
Nëse mediat do të kryenin misionin e tyre të shenjtë, do të shigjetonin rolin e mbrapsht të opozitës, do t’ja fusnin këmbët në një këpucë duke e detyruar të vepronte konform interesit shtetëror e të justifikonte mandatin e deputetit si përfaqësues i Sovranit.
Si në rastin më të fundit, nëse mediat do të mirinformonin dhe sensibilizonin, duke e bërë përgjegjëse opozitën për dezertimin nga detyrimi kushtetues, kjo duke u përballur direkt me opinionin publik, do ta pranonte kërkesën e Presidentes së Kosovës për të votuar:
buxhetin në tri komunat,
2.1.1 miliardë Euro përfitime nga marrëveshjet ndërkombētare, që përfshihen në Pakon Europiane të Rritjes dhe
3.buxhetin për tre muajt e parë të vitit 2026 –
të tre votimet direkt në interes të qytetarëve të Kosovës.
Por, për fat të keq, askush nuk dinte se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë Presidentja e Republikës, edhe tash mendoj se pak e dinë, sepse asnjë media nuk ka njoftuar deri kur Vjosa Osmani u pyet nga gazetarët, të cilët edhe kur e morën përgjigjen nuk e botuan as si lajm, pra e censuruan Presidenten e Republikës.
Presidentja Osmani edhe pas refuzimit të votimit të mandatarit të dytë Glauk Konjufcës i kishte thirrur partitë e opozitës që të votonin buxhetin e tre komunave, 1.1 miliardë të marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare që kërkonte 2/3 e votave dhe tre muaj buxhetin për Kosovën, por partitë e opozitës nuk e kishin pranuar këtë kërkesë të Presidentes së Republikës së Kosovës.
“Pyetini partitë e opozitës përse”, u tha Presidentja gazetarëve të pranishëm.
Kur opozita ndërmerr veprime që synojnë të shkaktojnë turbullira sociale,
kur opozita vetë është burimi për të shkaktuar rrëmujë dhe zemërim popullor me qëllim manipulimin e votës së 28 dhjetorit –
por fajin dhe fajtorin e delegon tek Albini – dhe mediat i shërbejnë si argatë – atëherë ky është puç institucional.
Fakt është se opozita e refuzoi lutjen e Presidentes së Republikës për të votuar në të mirë të interesit publik, të kryeqytetit dhe të Kosovës, duke dashur të manipulojë qytetarët e Prishtinës e Kosovës se faji që mbeten pa rroga asht i Albinit, i Vjosës dhe i Donikës.
Natyrisht opozita është kontribuesja kryesore e kësaj situate. Me ndihmën e mediave, Beratëve me kompani, që u shërbejnë partive të opozitës dhe xhepave të tyre, duke degraduar misionin e shtypit për të qenë i pavarur dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Pa media të pavarura, shteti i së drejtës është i rrezikuar.
Albini, Vjosa, Donika sollën një erë të re në Kosovë, qeverisjen me duar të pastra, por të rrethuar nga media të egra, shërbyese të opozitës së vjetruar, larg çdo standarti të mediave demokratike, ku e vërteta dhe interesi qytetar e kombëtar është mision i pacënueshëm në mbrojtje të lirisë.
Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e këtij trolli, të çlirohet apo të mos çlirohet?!
Gjendemi në udhëkryq historik: ta kemi fatin e rëndë të gjertanishëm, apo të kemi fat më të mirë.
Brezat e sotëm janë të tendosur mendërisht, fizikisht dhe moralisht: po përpiqen që ta ndërrojnë gjendjen e trashëguar aq të hidhur.
Çështja shqiptare është ndërkombëtarizuar, por nuk guxojmë të harrojmë se ndërkombëtarizimi nuk është bërë drejt.
Brezat e sotëm po bëjnë shumë, por kush e sheh realisht gjendjen në të cilën jemi.
Po jetojmë në kohën kur në hapësirat e perandorive të fundit në kontinentin evropian po krijohen shtete të reja kombëtare.
Ngjarjet ecin me një ritëm të shpejtuar, por nuk munden të mos vërehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare dalim si grup etnik e jo si Komb.
Çështjen shqiptare nuk e kemi shtruar si çështje të pozitës së Kombit shqiptar në tërësi, në Ballkan! Prej kësaj zgjidhje,të së cilës varet se do të ketë, a jo rend drejtësie, humanizmi dhe paqe në Ballkan.
Është një kohë, ku si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë titiste, bëhet rikomponimi politik dhe shtetëror i Ballkanit! Kurse neve krijimi i shteteve të reja kombëtare në hapësirën e ish Jugosllavisë titiste, na gjenë pa e vendosur se çka duhet të kërkojmë.
Po krijohet një rend i ri botëror, i cili i ka disa parime të cilave u përmbahet! Kurse ne, nuk e dimë qartë se cili mund të jetë vendi ynë në atë rend!
Po vendoset për ardhmërinë e gjysmës së Kombit shqiptar, e kjo më në fund, domethënë se jemi të ndar për në të ardhmërinë e Kombit shqiptar!
Ne, megjithatë, ballafaqohemi akoma me disa vështirësi të brendshme, në jetën politike dhe morale, me të cilat janë ballafaquar edhe paraardhësit tanë!
Ne jemi i vetmi Komb në kontinentin evropian,që mbi gjysma e popullit dhe territorit është nën sovranitet të huaj!
Në qoftë se deri dje synohej për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, sot duhet të synohet bashkimi i popullit të ndarë dhunshëm!
Kjo është një rrugë e drejtë, drejt idealit shtetëror. Që domethënë ,drejt bashkimit. Populli shqiptar,më në fund është në një rrugë drejt mundësisë, që të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe evropianë. Kjo është rrugë drejt përparimit, mirëqenies dhe lumturisë.
E them kështu, sepse duke synuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë ballkanikë, synohet rend e drejtësi,humanizëm e paqe në Ballkan.
Vend i Lekës,26.11.2025
Zgjedhja e Dr. Berishës në postin e lartë si Z/President i CDI forum i larte botëror i partive të djathta më solli në vëmendje poezinë e Poetes me përmasa botërore Ana Ahmetova e përkthyer nga personaliteti i shquar Petraq Kolevica!
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj!
Si studjues i krimeve të komunizmit, dhe me bindje konservatore, nuk jam ba pale, idhtar, apo servil i një politikani shqiptar postkomuniste. Edukimi familjar ndergjegjesimi i vuatjeve që kalova në periudhën e diktatures komuniste më bindi të ndërtoi raporte të drejta me të vërtetën, se vetëm e vërteta na ban qytetar të lirë. Sigurisht me Dr. Berishen ndaj mendime të ndryshme për luften ligjore ndaj diktatures dhe mos denimin e krimeve të komunizmit! Dr. Berisha është liberal dhe nga profesioni i tij si mjek ndoqi rrugën e humanizmit dhe të liberalizmit duke menduar se poltika e majtë do të ndjeki rrugën e reflektimit dhe do të ndergjegjësohet për krimet që kishte kryer Partia e Punes së Shqiperise, nuk u tregua konservator që kjo parti duhej të dilte jashte ligjit dhe të mos bëhej pale në ndertimin e pluralizmit! Kjo parti ndrroi emrin në socialiste dhe ndoqi ideologjine e diktaturës duke u fshehur nën petkun e social-demokracise! Gjatë gjithë kohës që Partia Demokratike ishte në pushtet ne antikomunistët i kemi bërë oponencë, në 94 dhashë dorheqje nga detyra si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë sepse qeveria e Partisë Demokratike përdori dhunë ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë që me të drejtë kërkonin tu jepi me ligj puna e papaguar në kampet e përqëndrimit! Partia socialiste vazhdusja e Partise Punës ndrroi emrin në 91 dhe erdhi në 97 me forcën e armeve në pushtet! Dhe filloi luftën e saj kundra pluralizmit, motoja e saje ishte pushteti, mbas ikjes së Fatos Nanos partia kaloi në duart e pinjolleve të bllokut komuniste. Akoma na kujtohen thirrjet antishqiptare që banin në Vlore në 97 kundra demokracise, me poezine e Dritero Agollit që i thurte poezi një krimineli të sjell nga burgjet e Greqise… “Robin Huti i Laberise ” siç bënin baballarët e tyre në veri në 44-45 “dridhe këmbën.”
Mbas vitit 2013 gjith lufta ideologjike -politike e së majtes ishte zhdukja e opozites, u ndaluan zgjedhjet e ndershme, u përdor droga për të blerë faktorin ndërkombëtar, u caktua dt. 29 nëndori si ditë çlirimi, kur ajo në të vertetë është ditë pushtimi i vendosjes së diktaturës. Ka 12 vite që Shqipëria nuk ndërton demokraci, nuk ka pluralizëm, dhe nuk ndërton shtet por sundon. Mediat e blera në shërbim të pushtetit, ligje favorizuse për të korruptuar dhe pasuruar pushtetarët. U pushtua nga sunduesit e bllokut demokracia, mendimi ndryshe quhet sllogan që nuk vlen, liria u cungua, antikomunistët nuk lejohen të votohen në shtetin e së drejtës, për të cilën u zhduken 6000 shqiptar antikomunistë shqiptar dhe sot pa varr! Xhelatët dhe rilindasit e rinj komunistë kapën drejtsinë, sigurojnë pasuri marramendëse me anën e pushtetit, pensione të majme sa dhe vendet më të zhvilluara nuk i kanë!
Fale Dr. Berishes opozita shpëtoi pa u asimilua dhe pa ju nënshtrua diktaturës hibride që sundon vendin tone! U anatemua, u shpall nongrada, por ai nuk ju nënshtrua represionit të blerë me pare droge, feniksi u ngrit dhe shpëtoi opozitarizmin dhe nuk lejoj që të zhdukej Partia e parë opozitare mbas diktaturës! Presidenti i SHBA Donald Tramp shpalli këto ditë Javën antikomuniste duke na kaluar në vemendje proklomatën e tij “Zëra të rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato me gjuhën e “drejtësisë sociale” dhe “socializmit demokratik“, por mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liria juaj, vendosni besimin tuaj tek pushteti i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqenies me ngushëllimin e zbrazët të kontrollit. Amerika e refuzon këtë doktrinë të ligë.Për këtë proklomatë media në Shqipëri heshti nuk e publikoi, shtetin shqiptar e ka pushtuar heshtja ndaj luftës kundra komunizmit enveriste!
Shqipëria vazhdon luftën ndaj antikomunistave ish të Burgosur e të Përndjekurve Politikë
Dhe ne konservatoret shqiptare ndjekim rrugën e Trampit, këtë rruge që shpëton nga hedhja e gurërve ndaj atyre që mbrojnë lirine!
Shume i gjate ky shkrim dhe plot levdata….Sidoqofte, nuk e mendoi keshtu shumica e amerikaneve qe deshi ndryshim dhe qe votoi Trump…!