VOAL

VOAL

Rreth 1 milion të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara

January 5, 2022
blank

Komentet

blank

Nga Josh Kovensky – Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar (Mark Rossini)

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është partner në një firmë shqiptare së bashku me një tjetër ish-agjent të diskredituar të FBI-së, sipas materialeve të siguruara nga siti Talking Points Memo (TPM).

Dokumentet e një korporate shqiptare lidhin McGonigal me Mark Rossini, një figurë pompoze që u largua nga FBI mes akuzave skandaloze më 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza të tjera për ryshfete në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

Lidhja e biznesit e paraportuar më parë e lidh McGonigal me një tjetër ish-agjent me profil të ngjashëm: një drejtues i lartë në Byro me përvojë në antiterrorizëm dhe kundërzbulim, dhe që duket se është angazhuar në biznes me një sërë klientësh të huaj që i bëjnë me dhimbje koke autoritetet, pas largimit nga agjencia ligjzbatuese.

Gazetarët shqiptarë kanë publikuar një seri artikujsh që nga shtatori 2022, duke theksuar praninë e McGonigal në kompani, të cilën ata e lidhin me industrinë e naftës në vend.

Prokurorët e akuzuan McGonigal këtë javë në padi të veçanta federale në Washington e Manhattan për fshehjen e parave që mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, gjithsej 225,000 dollarë, dhe për punën që kreu për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve amerikane nga oligarku rus Oleg Deripaska, dikur pagues i ish-menaxherit të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort.

Dokumenti i korporatës shqiptare e lidh McGonigal me botën e errët që e çoi Rossinin në jo vetëm një, por dy përplasje me ligjzbatuesit federalë. Prokurorët federalë akuzuan Rossinin në gusht 2022 për përfshirje në një skemë ryshfeti që përfshin ish-guvernatorin e Porto Rikos. Kjo erdhi 14 vjet pas skandalit të parë të Rossinit, që përfshiu aktoren Linda Fiorentino dhe fiksuesin e famshëm të Hollywoodit, Anthony Pellicano, duke u bërë shpejt pré e tabloidëve.

“Kjo gjë thjesht shkel parimet bazë se pse i futesh kësaj pune, ose përqendrimin në misionin që ke në shërbim të Qeverisë së SHBA dhe publikut amerikan”, tha për TPM Javed Ali, një analist ekspert në pension i FBI-së dhe ish-drejtor i lartë kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pyetur për akuzat. “Këto janë ato lloj gjërash që, në një nivel vërtet idealist, duhet të të motivojnë për të bërë punën. Por ajo që po shohim është një nga shembujt më të keq të dikujt që abuzon me postin dhe përpiqet ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera”.

Ray Batvinis, ish-agjent mbikëqyrës për FBI-në dhe ish-instruktor i kursit të kundërzbulimit në akademinë e FBI-së, tha se Byroja tani me siguri po merret me hetimin e shkallës së dëmit që ka shkaktuar McGonigal.

“FBI duhet të jetë e shqetësuar për ato çka mund të ketë shitur ai”, tha për TPM. “Ai kishte akses – ai di nga pak për çdo gjë që FBI bën në gjithë vendin, por ai ka shumë informacion për atë që bëjnë edhe agjencitë e tjera të inteligjencës”.

TPM siguroi dokumentet nga QKB dhe pagoi një përkthyes për përkthimin në anglisht.

TPM nuk ishte në gjendje të verifikonte se cili ishte qëllimi i Lawoffice & Investigation përtej përshkrimit që ofronte vetë në regjistrin e QKB-së se është një zyrë ligjore që bën edhe investigime.

Lidhjet e McGonigal me firmën shqiptare nxjerrin në pah një kastë personazhesh që duket se janë të lidhur me serinë e ngjarjeve që mendohet se çuan në paditë e ngritura kundër tij.

Regjistrimi i Lawoffice & Investigation tregon katër partnerë: McGonigal, Rossini, Agron Neza dhe Shefqet Dizari.

Postime në median sociale tregojnë Rossinin në një fotografi të vitit 2014 me Nezën, vite përpara përfshirjes së McGonigal, sipas prokurorëve. Rossini ka bërë ‘check’ në Facebook në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në shkurt 2019.

blank

Gjatë gjithë vitit 2019, Rossini fliste hapur për çështje të brendshme politike në Shqipëri, duke i cilësuar partitë që kundërshtonin kryeministrin e vendit si pro-ruse.

Rossini, Neza dhe Dizdari nuk përmenden dhe nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje në dy aktakuzat e McGonigal. Rossini dhe avokatët e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment nga TPM. As Neza e Dizdari nuk u përgjigjën.

Rekordet e QKB i janë bashkëngjitur artikullit.

blank blank

 

Retrospektivë e shpejtë në Hollywood
Historia e rënies së Rossinit nga FBI fillon në fund të viteve 2000.

Një agjent yll i FBI-së, i cili ndihmoi në gjurmimin e Al-Kaedës përpara 11 Shtatorit, Rossini kaloi vite duke luajtur një rol të madh në përpjekjen për të reformuar agjencinë për trajtimin e terrorizmin.

Rossini, i cili ishte i ngarkuar me detyrë përkohësisht në qendrën antiterrorizëm të CIA-s në kohën e sulmeve, nuk ishte pa përvojë me detyra sensitive. Më pas, në vitin 2006, mes një divorci të ashpër, Rossini filloi të takohej me një aktoren e “Men in black”, Linda Fiorentino.

“Ishte si një flutur nate në shtyllën e dritave”, tha Jeff Stein, kryeredaktor i Spytalk dhe mik i vjetër i Rossinit, për marrëdhënien.

Fiorentino kishte mik një fiksues të Los Angeles, Anthony Pellicano, të cilin New York Post e quajti “Hollywood Hitman” për aftësitë e tij të çuditshme si dedektiv privat.

Gjithçka u shemb për Pellicanon më 2006, kur prokurorët federalë e goditën atë me një aktakuzë prej 110 pikash për akses të paligjshëm në dosjet e policisë në Los Angeles e Beverly Hills, dhe për përgjimin e dyshuar të telefonit të Sylvester Stallones.

Gjërat u bënë më të çuditshme.

Befas, avokatët e Pellicanos paraqitën materiale të brendshme të FBI-së për të provuar se prokurorët se nuk ia kishin bërë të ditura provat mbrojtjes. Fillimisht, ishte e paqartë se si i kishin siguruar ato materiale.

Gjurmët të çonin te Rossini. Doli se Rossini ia kishte kaluar të dhënat e FBI-së Fiorentinos, e cila ia dha përcolli mbrojtjes së Pellicanos.

“Kur dokumenti që ai i dha asaj doli në gjyqin e Pellicanos, Departamenti i Drejtësisë pyeste se si ishte e mundur”, kujton Stein, miku i Rossinit dhe shkrimtari i Spytalk. “Por nuk mund të hysh e të dalësh nga këta skedarë pa rënë në kurth, kështu që mendimi se mund t’ia dilte pa u lagur ishte vërtet budallallëk. Por, nuk thonë kot që dashuria është e verbër”.

Çështja Pellicano e rrëzoi Rossinin, duke e detyruar të largohej nga FBI mes akuzave për akses të paligjshëm në kompjuterët e Byrosë. Rossini u dënua përfundimisht me një vit provë, por ky ishte fundi i karrierës së tij 17-vjeçare në agjencitë ligjzbatuese federale.

Pellicano përfundimisht u shpall fajtor në gjyq për më shumë se 70 akuza, përfshirë shantazh, përgjim dhe mashtrim. Ai u dënua me 15 vjet burg, përpara se të lirohej më 2019.

Stein tha për TPM se pas skandalit Rossinit i duheshin pará për të vazhduar me jetën luksoze.

“I pëlqente jeta luksoze, por ajo kushton”, thotë Stein. “Ndaj ra pré e përfshirjes me njerëzit e gabuar, për shkak se i duheshin pará”.

me të cilët  said. “So he was prey to getting involved with people he shouldn’t be involved with, because he needed the money.”

Në Porto Riko
Ecim me shpejtësi përpara, drejt gushtit 2022.

Prokurorët federalë e akuzuan Rossinin për konspiracion, marrje ryshfeti për programet federale dhe mashtrim të shërbimeve të ndershme lidhur me përfshirjen në një skemë ryshfeti që përfshin guvernatorin e Porto Rikos.

Sipas akuzave, drejtuesit e një banke që këshillonte Rossini, premtuan të financonin fushatën e rizgjedhjes së guvernatorit të Porto Rikos më 2020, në këmbim të emërimit nga ana e tyre kreun e komisionit të inspektimit bankar të ishullit, i cili po reviziononte huadhënësin.

Rossini deklaroi se ishte i pafajshëm.

Stein e përshkroi atë si një “histori e trishtë”.

“Ai duhej të siguronte jetesën. Dhe ylli i tij ishte njollosur keq nga ajo që ndodhi në FBI”, tha Stein. “Nuk është se do të pajtohej nga ndonjë nga kompanitë në Fortune 500”.

Paditja e McGonigal
Atëherë, si përfundoi Rossini partner në një firmë shqiptare? Dhe si u bë McGonigal nga agjent i lartë i FBI-së partner në të njëjtën firmë me Rossinin?

Dy aktakuzat përshkruajnë një pjesë të asaj që prokurorët besojnë se është udhëtimi i McGonigal.

Në gusht 2017, McGonigal dyshohet se i kërkoi para një ish-punonjësi të zbulimit shqiptar, të referuar si Personi A.

Nga përshkrimi i bërë në aktakuzë sugjerohet se personi është Neza, një nga ortakët në firmën me Rossinin. Në shtator 2022, Business Insider publikoi një fletëthirrje të lëshuar nga hetimi i McGonigal, ku përmendej Neza. Neza u citua këtë javë në median shqiptare të ketë pranuar se i ka dhënë paratë McGonigal-it, por ka mohuar ndonjë shkelje të kryer me të.

Image

Batvinis, ish-zyrtari i kundërzbulimit të FBI-së, i tha TPM se shumë raste të ngjashme që ka hetuar janë të motivuara “thjesht nga lakmia”.

“Diçka e shtyu atë ta pranonte këtë ose të kërkonte shqiptarët për të marrë pará”, tha ai për McGonigal. “Nuk do të gjeni asgjë ekzotike këtu – ndoshta është po aq e mërzitshme sa një krizë e moshës së mesme”.

McGonigal supozohet se udhëtoi në Shqipëri me Nezën në shtator 2017, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe, sipas FBI-së, i kërkoi qeverisë shqiptare “të jetë e kujdesshme në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fusha naftëmbajtëse në Shqipëri kompanive me pronësi ruse”.

“Personi A dhe personi B kishin të dy interesa financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fushat naftëmbajtëse”, thuhet në aktakuzë.

Lawoffice & Investigation, firma shqiptare në të cilën McGonigal shfaqet si ortak me Nezën dhe Rossinin, liston si ortak edhe një avokat shqiptar të quajtur Shefqet Dizdari.

Dizdari nuk iu përgjigj kërkesës së TPM për koment. Një firmë me bazë në Zvicër – Terraoil Swiss – që e përshkruan veten si një “prodhues shqiptar i naftës në tokë” thotë në faqen e saj të internetit se Dizdari kontrollon një të tretën e aksioneve të saj.

Natyra e saktë e skemës në të cilën dyshohet se ishte përfshirë McGonigal mbetet e paqartë nga aktakuza. Lawoffice & Investigation u “pezullua” në nëntor 2019, sipas të dhënave të QKB.

Prokurorët thanë se McGonigal e fshehu shtrirjen e punës së tij me shqiptarët deri pas daljes në pension nga Byroja në shtator 2018. Para kësaj, personi që përputhej me përshkrimin e Nezës dyshohet se i dha atij 225,000 dollarë cash. Aktakuza e lë të paqartë nëse ishte pagesë apo borxh që McGonigal do ta kthente.

McGonigal dyshohet edhe se ka hapur një hetim të FBI-së për një lobist që ishte punësuar nga një parti politike e ndryshme nga ajo e kryeministrit të Shqipërisë. Lobisti, sipas prokurorëve, është shtetas amerikan.

E paqartë është edhe se kur u përfshi Rossini në firmë. Në një postim në Facebook të dhjetorit 2014, Rossini u shfaq në një foto me Nezën.

Vitet e fundit edhe Rossini ka filluar të flasë për Shqipërinë.

Më qartë, Rossini ka mbajtur qëndrime për politikën e brendshme të vendit, duke akuzuar kundërshtarët e kryeministrit për lidhje me qeverinë ruse.

Image

Ai ka folur shpesh kundër partive opozitare shqiptare pas vizitës së tij atje në shkurt 2019.

Nuk është e qartë nëse kjo lidhje me punën e tij me Lawoffice & Investigation.

blank

Shpërbëhet njësia speciale e Policisë së Memfisit pas akuzave për vrasjen e Tyre Nichols

Policët që u pushuan nga puna pas përfshirjes së tyre në një ndalim trafiku që përfundoi me vdekjen e Tyre Nichols në Memfis, SHBA.

RFE/RL

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të ashtuquajtur “akrepi”, pasi pesë policë të saj akuzohen për vrasjen e një person me ngjyrë.

Njësia prej 50 policësh, që kishte mision uljen e nivelit të krimit në zona të veçanta, u shpërbë pas publikimit të videos, ku policët e kësaj njësie shihen duke e rrahuar Tyre Nichols, 29-vjeçar, i cili vdiq tri ditë më vonë në spital.

Ai ishte ndaluar nga policia në Memfis më 7 janar për ngasje të pakujdesshme.

Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin dhe përmes një deklaratë nga avokatët e quajti atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tyre Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”.

Njësia u themelua në tetor 2021, dhe kishte synim luftimin e krimit, si vjedhjen e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat.

Pesë policët, Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith, u pushuan nga puna javën e kaluar.

Një grup prej rreth 100 protestuesish u mblodhën pas publikimit të videos para statcionit të Policisë në Memfis për të kërkuar ndryshimin e qasjes së policëve, që ata thanë se është bërë zakon që t’i rrahin njerëzit me ngjyrë në Memfis dhe he në mbarë vendin.

blank

Dosja e Plotë: Hetimet ndaj McGonigal – Lidhjet e Edi Ramës me ish-zyrtarin të FBI-së, çfarë kërkoi dhe pagesat në dollarë

Dosja e zbardhur e paraqitur në gjykatën e Manhatanit nga prokurorët federalë kundër ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Në fashikullin e bërë publik nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, flitet për lidhje e ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, me Edi Ramën në Tiranë. Akuzat ndaj McGonigal kanë nisur për hetimin e marrjes së 225 mijë dollarëve nga Edi Rama, para të dhëna me anë të dy personave, Dorian Duçka dhe Agron Neza.

Më poshtë keni dosjen e përkthyer në shqip nga origjinali

Gjykata Federale e SHBA për Distriktin e Kolumbias

Proces penal

Juria e Madhe bëri betimin më 15 shtator 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër CHARLES F. MCGONIGAL, i pandehur për shkelje të

Nenit 18 të Kodit Penal të SHBA (USC) § 1001(a)(1) (Fshehje e fakteve materiale)

Nenit 18 të USC. § 1001(a)(2) (Deklarata të rreme)

Nenit 18 të U.S.C. § 1519 (Falsifikim i një regjistrimi apo dokumenti)

Akuza

Juria e Madhe përcakton se duke nisur nga data e ora tanishme:

Akuza të përgjithshme

Në të gjitha rastet në lidhje me këtë akuzë, përveçse kur deklarohet ndryshe:

1. Departamenti i Drejtësisë i SHBA është një departament i Degës Ekzekutive të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Zyra Federale e Hetimit (FBI) është krahu kryesor hetimor i Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe një organizatë e sigurisë kombëtare me përgjegjësi inteligjence dhe detyrim të zbatimit të ligjit.

2. I pandehuri CHARLES F. MCGONIGAL ishte një Agjent Special në Detyrë (SAC) i Zyrës në Terren i FBI në New York nga tetori 2016 deri në tërheqjen nga FBI më 14 shtator 2018, dhe gjatë kësaj kohe ka qenë anëtar i Senior Executive Service (SES). I pandehuri McGonigal ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e çështjeve të kundërzbulimit dhe të sigurisë kombëtare si SAC, përfshirë ato që përfshinin vende evropiane si Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina.

3. Si SAC i Zyrës në Terren të FBI në New York dhe anëtar i SES, i pandehuri McGonigal kishte detyrë ligjore të paraqiste një deklarim publik financiar vjetor në përputhje me Aktin e Etikës në Qeveri të vitit 1978. Deklarimet financiare u bënë në një Formular të Zyrës së Etikës Qeveritare (OGE), qëllimi i të cilit ishte: (a) të forconte transparencën, besimin dhe konfidencën në integritetin dhe vendimmarrjen e Degs Ekzekutive; dhe (b) të ndihmonte punonjësit publikë dhe agjencitë e tyre në shmangien e konflikteve të interesit të vërteta apo në dukje midis detyrave zyrtare dhe interesave vetjake financiare. Dorëzuesve të formularit iu kërkohej të zbulonin me saktësi para publikut, ndër të tjera, pasuri më të mëdha se 1,000 dollarë, detyrime financiare mbi 10,000 dollarë, dhurata dhe rimbursime udhëtimesh, dhe transaksione të tjera financiare. Informacioni i dhënë në formularin OGE-278 mund të çojë në veprim nga punëdhënësi kundër dorëzuesit të formularit. Formularët OGE-278 u paraqitën në formë elektronike dhe iu dërguan Selisë së FBI në Washington, D.C.

4. I pandehuri McGonigal kishte për detyrë dhe iu kërkua nga Direktivat e Politikës së FBI-së dhe politika e FBI-së në përgjithësi, të raportonte me saktësi në FBI çdo udhëtim jozyrtar jashtë vendit dhe çdo kontakt të vazhdueshëm profesional ose zyrtar me shtetas të huaj, si dhe të raportonte me saktësi udhëtime zyrtare jashtë. Raportimi i udhëtimeve zyrtare dhe jozyrtare u kërkuan të bëheshin në Raportin e FBI-së për Formularët e Udhëtimit Jashtë (FD-772) dhe Formularët e FBI-së për raportimin e udhëtimeve jashtë (FD-772b), të cilat u dorëzuan në mënyrë elektronike dhe u dërguan në selinë e FBI-së në Washington, D.C.

5. Si person me akses në sigurinë kombëtare, të pandehuri McGonigal i kërkohej të jepte në FBI informacion të saktë e të plotë në lidhje me kontaktet me zyrtarë të huaj dhe asetet e detyrimet financiare.

6. Personi A ishte një qytetar i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara i lindur në Shqipëri, me rezidencë në New Jersey. Personi A ka qenë punonjës i një agjencie inteligjence shqiptare disa dekada më parë.

7. Kompani A ishte një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

8. Personi B ishte shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjie kinez. Personi B operonte si këshilltar informal pranë Kryeministrit të Shqipërisë dhe ka qenë ish-zyrtar i lartë në qeverinë shqiptare. Personi A dhe Personi B ishin miq dhe ortakë biznesi me njëri-tjetrin.

9. Personi C ishte shtetas i Bosnjë Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C ishte një ish-ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

10. Personi D ishte shtetas i Bosnjë Hercegovinës dhe ishte themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Akuza 1

11. Paragrafët 1 deri në 10 janë përfshirë këtu.

12. Duke filluar jo më vonë se gushti 2017 dhe duke vazhduar më pas deri më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, për një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i pandehuri Charles McGonigal falsifikoi, fshehu dhe mbuloi me vetëdije dhe qëllimisht me mashtrim, skemë dhe pajisje fakte materiale-më konkretisht, McGonigal fshehu vazhdimisht aspekte të marrëdhënies së tij me Personin A për të cilin kishte detyrim ta raportonte dhe që krijoi një konflikt real e të dukshëm interesi midis detyrave të tij zyrtare në FBI dhe interesave të tij private, duke përfshirë faktin që McGonigal pranoi më shumë se 225,000 dollarë nga Personi A; udhëtoi me Personin A në Evropë; dhe vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar me të nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A.

Qëllimi i skemës

13. Qëllimi i skemës ishte që i pandehuri McGonigal të fshihte nga FBI dhe nga publiku informacione materiale, që përmbajnë natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A, për të përfshirë marrjen e të paktën 225,000 dollarëve nga Personi A, udhëtimi me Personin A në Evropë dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj të prezantuar nga Personi A dhe bashkëpunëtorët e Personit A, të cilët i pandehuri McGonigal duhej t’i raportonte dhe që krijuan një konflikt real e të dukshëm interesi midis detyrave zyrtare të të pandehurit McGonigal dhe interesave të tij private financiare.

Mënyra dhe Mjetet e Skemës

Skema u realizua në këtë mënyrë dhe mjete, ndër të tjera:

14. Ndërmjet qershorit 2018 dhe majit 2019, i pandehuri McGonigal, në baza vjetore, dorëzoi dhe bëri që të dorëzoheshin formularët OGE-278 që deklaronin në mënyrë të rreme dhe vërtetonin se i pandehuri McGonigal nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 dollarë dhe që nuk arriti të identifikonte asnjë pasuri më të madhe se 1,000 dollarë të marra nga Personi A, kur, siç e dinte i pandehuri McGonigal, ai kishte kërkuar dhe marrë jo më pak se 225,000 dollarë nga Personi A, gjë që duhej ta raportonte në formularët OGE-278.

15. Ndërmjet shtatorit 2017 dhe qershorit 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi formularët FD-772 dhe FD-772b që falsifikonin, fshihnin dhe mbulonin marrëdhënien dhe udhëtimin e tij me Personin A. Pra, në të njëjtën kohë me periudhën kohore kur u kërkuan dhe u morën pará, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës në disa raste dhe raportoi në mënyrë të rreme natyrën dhe qëllimin e udhëtimit në FBI në formularët FD-772 dhe FD-772b, duke përfshirë: dështimin në identifikimin e Personit A si shoqërues udhëtimi, dështimi në identifikimin e vendeve të vizituara, karakterizimi i rremë i qëllimit të udhëtimit dhe raportimi i rremë se nuk do të kishte kontakte të huaja të raportueshme gjatë udhëtimit, pavarësisht se i pandehuri McGonigal synonte dhe takohej me shtetas të huaj, midis tyre Personin B, me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

16. Midis jo më vonë se gushti 2017 dhe shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal gjithashtu nuk raportoi kontaktet e vazhdueshme me shtetas të huaj, siç kërkohet nga formulari FD-981.

17. I pandehuri McGonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A që në fakt ose në dukje binte ndesh me detyrat e tij zyrtare në FBI. Për shembull, ndër të tjera, i pandehuri McGonigal bëri që FBI New York të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, në të cilin Personi A do të shërbente si një burim njerëzor konfidencial, dhe i pandehuri McGonigal u përpoq të organizonte një takim midis personave C dhe D dhe autoritetet qeveritare amerikane, nga i cili do të përfitonin financiarisht Personi A, e gjitha kjo ndërkohë që u mbajt e fshehur nga i pandehuri McGonigal marrja e të paktën 225,000 dollarëve nga Personi A.

Ekzekutimi i Skemës

Në vazhdim të skemës për të fshehur natyrën e marrëdhënies së tij me Personin A që i pandehuri McGonigal kishte për detyrë të zbulonte, i pandehuri McGonigal kreu dhe shkaktoi kryerjen e veprimeve të mëposhtme, ndër të tjera:

18. Jo më vonë se gushti 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A dhe e pyeti nëse Personi A mund t’i siguronte pará.

19. Më 5 shtator 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular FD-772 në FBI

për udhëtimet e ardhshme “jozyrtare” në Shqipëri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte se Personi A do të ishte një shoqërues udhëtimi, (b) të deklaronte se akomodimi dhe akomodimi do të siguroheshin pa pagesë dhe kush do të paguante për to, (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të shkonte edhe në Kosovë përveç Shqipërisë, dhe (d) të identifikojë çdo kontakt të huaj të pritshëm të raportueshëm, përfshirë Personin B, ose ndonjë shtetas tjetër të huaj me të cilin i pandehuri McGonigal kishte një marrëdhënie të vazhdueshme.

20. Më 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Personin A që i tha se Personi A po punonte për paratë dhe se Personi A mund t’ia siguronte McGonigalit pjesë pjesë.

21. Më 7 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion me Personin A nga Shtetet e Bashkuara për në Shqipëri, ku gjatë disa ditëve në vijim janë takuar me Personin B dhe shtetas të tjerë të huaj. As McGonigal dhe as FBI nuk kanë paguar për akomodimin e McGonigal gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

22. Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me Personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit në fusha naftëmbajtëse. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të Personit B.

23. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar.

24. Më datë 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, bashkë me Personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha mjetet e FBI-së një politikani kosovar. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara.

25. Pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal vendosi marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.

26. Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në New York City, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë nga Personi A.

27. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në New Jersey, i pandehuri McGonigal mori edhe dy herë të tjera para nga Personi A, në shumat prej përafërsisht 80,000 dollarë dhe 65,000 dollarë. I pandehuri McGonigal i kishte thënë Personit A se do t’ia kthente paratë.

28. Më 16 tetor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk zbuloi se i pandehuri McGonigal ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe me një politikan kosovar në Kosovë dhe mohoi që i pandehuri McGonigal t’i kishte zbuluar punësimin e tij një shtetasi të huaj jashtë aktivitetit zyrtar të FBI-së.

29. Më 15 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dorëzoi një FD-772 për udhëtimin e ardhshëm “zyrtar” në Austri. Paraqitja në mënyrë të gabuar nuk arriti: (a) të identifikonte që Personi A do të ishte shoqërues udhëtimi, (b) të identifikonte se çdo akomodim do të sigurohej pa pagesë ose kush do të paguante për to, (c) të deklaronte se i pandehuri McGonigal do të shkonte edhe në Shqipëri përveç Austrisë dhe (d) të identifikonte çdo kontakt të jashtëm të parashikuar të raportueshëm.

30. Më 17 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me avion për në Austri.

31. Më 18 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar që i pandehur McGonigal kishte takuar gjatë udhëtimit të tij në shtator 2017. Personi A mori pjesë në intervistë si përkthyes. Asnjë dokument që autorizonte ose financonte shërbimet e interpretimit nuk iu dorëzua FBI-së nga i pandehuri McGonigal. FBI nuk ka të dhëna zyrtare të intervistës.

32. Më 18 nëntor 2017, pas intervistimit, i pandehuri McGonigal dhe personi A kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri, ku janë takuar sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar, këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Biznesmeni dhe politikani shqiptar diskutuan mundësitë e biznesit me të pandehurin McGonigal dhe Personin A.

33. Më 19 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me personin B në Shqipëri për darkë dhe pije.

34. Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri.

35. Më 21 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avion nga Shqipëria në Austri dhe më pas është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As McGonigal, as FBI, nuk e paguan akomodimin e McGonigal gjatë kohës që ai ishte në Shqipëri.

36. Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorin e Departamentit të Drejtësisë të përmendur më lart për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare të ndryshme nga ajo e Kryeministrit. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi B për lobuesin qytetar amerikan.

37. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Washington, DC me Personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare, dhe darkoi në New York City me Personin A dhe Kryeministrin e Shqipërisë.

38. Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobuesin qytetar amerikan nga Personi A dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI-NY të nesërmen.

39. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal paraqiti një FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në nëntor në Austri të përmendur më lart. Parashtresa në mënyrë të gabuar nuk zbuloi se i pandehuri McGonigal kishte shkuar edhe në Shqipëri përveç Austrisë, ose që ishte takuar ose me Personin B ose me Kryeministrin e Shqipërisë, ose se ai kishte zbuluar punësimin e tij në FBI një shtetasi të huaj jashtë aktivitetit zyrtar .

40. Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion nga Personi A në lidhje me lobuesin shtetas amerikan dhe ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI-NY, i cili ishte vartës i tij. Personi A e kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit Shqiptar.

41. Nga 21 shkurt 2018, deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej në formularët FD-772 e FD-772b.

42. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar mbi lobuesin qytetar amerikan me kërkesë të të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë, ndër të tjera, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit. I pandehuri McGonigal nuk i kishte zbuluar në asnjë moment FBI-së marrëdhënien e tij financiare me Personin A dhe as kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B, siç kërkohej nga formulari FD-981.

43. Më 4 mars 2018, i pandehuri McGonigal darkoi në Washington, D.C., ndër të tjerë, me Personin A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-agjent special të FBI-së, i cili punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale.

44. Nga 26 prilli 2018, deri më 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personin A në Evropë, përfshirë Shqipërinë, por nuk e raportoi udhëtimin në FBI.

45. Më 27 prill 2018, i pandehuri McGonigal u takua me personin C dhe personin D në Gjermani. Në takim, personi C dhe personi D kërkuan një mundësi për t’u takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ose me një zyrtar tjetër të nivelit të lartë të qeverisë amerikane për të kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një qëllim politik që do të ndikonte në rajonin e Bosnjë Hercegovinës.

46. Më 8 maj 2018, i pandehuri McGonigal komunikoi me ndërlidhësin e FBI-së në Kombet e Bashkuara dhe kërkoi ndihmë në organizimin e takimit të kërkuar nga personi C dhe personi D.

47. Më 10 qershor 2018, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që nuk përfshinte asnjë informacion në lidhje me rreth 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga Personi A.

48. Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal i propozoi personit A që personi A dhe kompania A të hynin në një marrëdhënie kontraktuale me Personin D dhe kompaninë farmaceutike të Personit D. Propozimi i të pandehurit McGonigal përfshinte që Kompania A të paguhej 500,000 dollarë nga Personi D dhe kompania farmaceutike e Personit D në këmbim të caktimit të një takimi midis kompanisë farmaceutike të personit D dhe një përfaqësuesi nga delegacioni i SHBA në Kombet e Bashkuara.

49. Më 1 korrik 2018, i pandehuri McGonigal i konfirmoi personit A nëpërmjet komunikimit elektronik se ai kishte ridërguar të njëjtën gjuhë të propozuar kontraktuale të përshkruar më sipër, dhe i pandehuri McGonigal i kërkoi personit A të “mbronte emrin [e të pandehurit McGonigal]”.

50. Më 18 korrik 2018, siç u propozua nga i pandehuri McGonigal, Personi A i propozoi personit D marrëveshjen kontraktuale në të cilën Kompania A do të merrte 500,000 dollarë në këmbim të rregullimit të një takimi midis kompanisë farmaceutike të personit D dhe një përfaqësuesi nga delegacioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

51. Më 26 korrik 2018, i pandehuri McGonigal i dha ndërlidhësit të FBI-së në Kombet e Bashkuara datat e propozuara për takimin që kishin kërkuar personi C dhe personi D.

52. Më 13 gusht 2018, i pandehuri McGonigal mori pjesë në një takim ku i dha informacion një zyrtari të lartë nga delegacioni i SHBA-së në Kombet e Bashkuara në lidhje me kërkesën e bërë nga personi C dhe personi D për një takim. I pandehuri McGonigal nuk ndau në asnjë moment informacion në lidhje me interesin financiar të personit A në takim, ose për marrëdhëniet financiare të të pandehurit McGonigal me Personin A.

53. Midis gushtit 2017 dhe daljes në pension të të pandehurit McGonigal nga FBI në ose rreth shtatorit 2018, i pandehuri McGonigal nuk raportoi asnjë kontakt të vazhdueshëm profesional ose zyrtar me shtetas të huaj në FBI.

54. Më 6 maj 2019, rreth nëntë muaj pas daljes në pension të tij nga FBI, i pandehuri McGonigal dorëzoi një formular OGE-278 që në mënyrë të gabuar nuk përfshinte asnjë informacion për rreth 225,000 dollarë që ai kishte marrë nga Personi A. (Fshehje e fakteve materiale, në kundërshtim me Nenin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(1))

Akuza 2

55. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

56. Më 5 shtator 2017, në Distriktin e Kolumbisë dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI, në atë të pandehur McGonigal deklaroi dhe përfaqësoi në mënyrë të rreme në një formular FD-772 se, për udhëtimin e ardhshëm në Evropë, ai nuk kishte shoqërues udhëtimi, nuk do t’i sigurohej strehim dhe akomodim pa pagesë, do të udhëtonte vetëm për në Shqipëri dhe nuk kishte parashikuar ndonjë kontakt të huaj të raportueshëm, kur, në të vërtetë dhe në fakt, siç e dinte mirë dhe besonte atëherë i pandehuri McGonigal, i pandehuri McGonigal do të shoqërohej nga personi A, do të merrte strehim dhe akomodim falas, do të udhëtonte. në Kosovë, përveç Shqipërisë, dhe do të kishte kontakte të huaja të raportueshme me personin B dhe të tjerët.

(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 3

57. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri 54 janë përfshirë nga këtu.

58. Më 16 tetor 2017, në Distriktin e Kolumbias e gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI-së, për shkak se i pandehuri McGonigal në mënyrë të rreme deklaroi se, në udhëtimin në Evropë muajin e mëparshëm, ai nuk kishte kontaktuar me një përfaqësues të një qeverie të huaj jashtë aktivitetit zyrtar të FBI-së dhe nuk ia kishte zbuluar punësimin e tij asnjë shtetasi të huaj jashtë aktivitetit zyrtar të FBI-së, kur në të vërtetë i pandehuri McGonigal ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me një politikan kosovar dhe me personin B, dhe u bëri të ditur punësimin e tij.

(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 4

59. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

60. Më 15 nëntor 2017, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI, për shkak se i pandehuri McGonigal deklaroi se, për udhëtimin e ardhshëm në Evropë, ai nuk kishte shoqërues udhëtimi, nuk do t’i sigurohej strehim dhe akomodim pa pagesë, do të udhëtonte vetëm për në Austri dhe nuk kishte parashikuar ndonjë kontakt të huaj të raportueshëm, kur në të vërtetë i pandehuri McGonigal do të shoqërohej nga personi A, do të merrte strehim dhe akomodim falas, do të udhëtonte për në Shqipëri, përveç Austrisë, dhe do të kishte kontakte të huaja të raportueshme me personin B dhe të tjerë.

(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 5

61. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

62. Më 22 janar 2018, në Distriktin e Kolumbia dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI, për shkak se i pandehuri McGonigal deklaroi në mënyrë të rreme në një formular FD-772b se, për të udhëtuar në Evropë dy muaj më parë, ai kishte udhëtuar vetëm në Austri, nuk kishte kontakte me një përfaqësues të një qeveria e huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së dhe nuk ia bëri të ditur punësimin e tij asnjë shtetasi të huaj jashtë biznesit zyrtar të FBI-së, kur në të vërtetë i pandehuri McGonigal kishte udhëtuar në Shqipëri përveç Austrisë , ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me personin B, dhe u kishte bërë të ditur punësimin e tij, jashtë biznesit zyrtar të FBI-së.

(Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 6

63. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

64. Më 10 qershor 2018, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI dhe OGE, pasi i pandehuri McGonigal deklaroi në mënyrë të rreme në një formular OGE-278 se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 dollarë dhe nuk zbuloi asetet dhe detyrimet e marra nga Personi A, kur i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 dollarë nga Personi A. (Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 7

65. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

66. Më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI dhe OGE, pasi i pandehuri McGonigal deklaroi në mënyrë të rreme në një formular OGE-278 se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 dollarë dhe nuk zbuloi asetet dhe detyrimet e marra nga Personi A, kur i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 dollarë nga Personi A. (Deklarata të rreme, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1001(a)(2))

Akuza 8

67. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

68. Më 10 qershor 2018, në Distriktin e Kolumbias dhe gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal me dashje dhe me vetëdije bëri dhe shkaktoi që të bëhen deklarata dhe përfaqësime materiale të rreme, fiktive dhe mashtruese në një çështje brenda juridiksionit të Degës Ekzekutive të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, konkretisht FBI dhe OGE, pasi i pandehuri McGonigal deklaroi në mënyrë të rreme në një formular OGE-278 se ai nuk kishte detyrime më të mëdha se 10,000 dollarë dhe nuk zbuloi asetet dhe detyrimet e marra nga Personi A, kur i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 dollarë nga Personi A. (Falsifikim i një regjistrimi ose dokumenti, në kundërshtim me Titullin 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1519)

Akuza 9

69. Paragrafët 1 deri në 10 dhe 14 deri në 54 janë përfshirë këtu.

70. Më 6 maj 2019, në Distriktin e Kolumbias e gjetkë, i pandehuri Charles McGonigal, me qëllimin për të penguar, penguar dhe ndikuar, dhe në lidhje dhe meditimin e hetimit dhe administrimit të duhur të një çështjeje brenda juridiksionit i një departamenti ose agjencie të Shteteve të Bashkuara, me vetëdije të fshehtë, të mbuluar, të falsifikuar dhe të bërë shënime të rreme në një procesverbal, dokument dhe objekt të prekshëm, për të kuptuar, i pandehuri McGonigal dorëzoi dhe bëri që t’i dorëzohej një formular OGE-278 me FBI dhe OGE, të cilat në mënyrë të rreme nuk raportuan asete më të mëdha se 1,000 dollarë dhe detyrime më të mëdha se 10,000 dollarë, kur i pandehuri McGonigal kishte marrë afërsisht 225,000 dollarë nga Personi A. (Falsifikimi i një regjistrimi ose dokumenti, në shkelje e Titullit 18, Kodi i Shteteve të Bashkuara, Seksioni 1519)

Matthew M. Graves

Prokuror i Shteteve të Bashkuara në dhe për Distriktin e Kolumbias

Materiali u mr nga syri.net

blank

Kalifornia e tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme me armë

VOA

Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet se janë të lidhura njëra me tjetrën, në një komunitet në brigjet jugore pranë San Franciskos.

Sulmi pason masakrën e së shtunës në një klub vallëzimi në Kaliforninë Jugore ku u vranë 11 persona.

Ky është sulmi i tretë me armë në Kaliforni brenda tetë ditësh.

Katër persona u vranë dhe një u plagos rëndë ditën e hënë në një sulm me armë zjarri në një fermë në qytetin Half Moon Bay pranë San Franciscos, ndërsa tre të tjerë u gjetën të vdekur në një biznes pak kilometra larg.

Lidhja midis vendnodhjeve të incidenteve është e paqartë, por autoritetet thonë se të dyja janë biznese bujqësore.

Sipas policisë i dyshuar për sulmet është një 67 vjeçari i identifikuar si Chunli Zhao, i cili u arrestua pasi u gjet në makinën e tij në parkingun e një nënstacioni të një sherifi.

Autoritetet besojnë se i dyshuari punonte në një nga objektet dhe se viktimat ishin kolegë të tij.

Ky incident vjen dy ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 11 persona në një klub vallëzimi në afërsi të Los Anxhelosit, ku po festohej viti i ri kinez.

Banorët shprehen të tronditur nga një valë e përgjakshme në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara.

“Rastet në Sandy Hook, Uvalde, këtu në Monterey Park, Columbine. Mund të vazhdoj pa pushim së numëruari sulmet që kanë ndodhur ndër vite. Nuk e ndjen derisa nuk goditet vendi yt, thotë Inez Arakaki, banore e Monterey Park.

65 për qind e banorëve të këtij qyteti janë aziatiko-amerikanë.

“Është një komunitet i qetë dhe paqësor ku gjithmonë jam ndjerë i sigurt, qoftë ditën apo natën”, thotë banori Frank Salazar.

“Zemra më tha se duhet të jem këtu në mbështetje të komunitetit. Besoj se në tragjedi si kjo duhet të bashkojmë zemrën, mendjen dhe shpirtin tonë, sepse të bashkuar qëndrojmë, ndërsa të ndarë biem”, thotë Rita Fulmore, banore tjetër.

I dyshuari për sulmin në Monterey Park, 72 vjeçari Huu Can Tran, u gjet i vetëvrarë brenda një furgoni pas sulmit.

“Këta njerëz të pafajshëm nuk e meritonin të iknin kështu nga kjo botë”, thotë Darren Yan.

Autoritetet thonë se ende nuk kanë identifikuar motivin e asnjërit sulm.

Ajo që dihet është se të dyshuarit në dy rastet e fundit janë burra në pension, shumë më të moshuar krahasuar me autorët e sulmeve të tjera me armë.

Nga fillimi i vitit të ri, Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjashtë sulme me armë, ku si pasojë kanë humbur jetën 39 persona.

Tre nga këto sulme kanë ndodhur në Kaliforni, me rastin e parë të regjistruar para tetë ditësh.

Më 16 janar, një nënë adoleshente dhe foshnja e saj ishin në mesin e gjashtë viktimave në një sulm me armë në rajonin e Luginës Qendrore të Kalifornisë.

blank

SHBA: Presidenti Biden njofton se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

VOA

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Zoti Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.
Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjihashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

blank

Janusz Bugajski: Kryeministri i Malit të Zi ka një reputacion të keq – Mali i Zi po humb reputacionin prej kësaj qeverije

Për Pobjeda.me, gazetë në Malin e Zi Janusz Bugajski, analist dhe bashkëpunëtor i lartë i Fondacionit “Jamestown” me qendër në Uashington në një intervistë thotë se “Qeveria aktuale në Podgoricë e shpërdoron atë kapital politik dhe e bën Malin e Zi të duket si një demokraci e dështuar si Serbia”.

Janusz Bugajski: Një pjesë e fajit për kaosin në Mal të Zi i takon disa zyrtarëve amerikanë

Nga Marija Joviçeviq

Mali i Zi ka vite që po fiton kapital të rëndësishëm politik në Uashington. Nën qeveritë e mëparshme, vendi ruajti paqen ndëretnike, priti një numër të madh refugjatësh, u shkëput nga Millosheviçi dhe nacionalizmi serb dhe u kualifikua për anëtarësim në NATO. Qeveria aktuale në Podgoricë e shpërdoron atë kapital politik dhe e bën Malin e Zi të duket si një demokraci e dështuar si Serbia – tha në një intervistë për Pobjeda, Janus Bugajski, analist dhe bashkëpunëtor i lartë i Fondacionit “Jamestown” me qendër në Uashington. Ai shpjegon se një pjesë e fajit i takon disa zyrtarëve amerikanë të cilët besonin me naivitet se mund të përmirësonin performancën e vendit duke mbështetur politikanë të paprovuar ose që kanë lidhje me nacionalistët në Beograd ose janë të ndjeshëm ndaj invazionit rus.

Bashkimi Evropian ka dërguar një paralajmërim se Brukseli mund të konsiderojë ndalimin e procesit të negociatave nëse nuk vendoset funksionaliteti i plotë i institucioneve demokratike, veçanërisht i Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje: Sa serioze janë këto paralajmërime? A rrezikojmë të bllokojmë negociatat me Bashkimin dhe a është e nevojshme përfshirja e Uashingtonit në mënyrë më aktive në zgjidhjen e kësaj krize?

Janusz Bugajski: Paralajmërimet për Malin e Zi nga kryeqytetet e BE-së janë serioze, nëse qeveria nuk i përmbush standardet demokratike të nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Paradoksalisht, koalicioni që u zgjodh nën supozimin se do të përshpejtonte anëtarësimin e Malit të Zi në BE, tani po e tërheq vendin në drejtim të kundërt me mbështetjen aktive të nacionalistëve serbë si partnerë të koalicionit. Uashingtoni duhet të përfshihet shumë më tepër në Malin e Zi, jo vetëm sepse paaftësia e qeverisë mund të bllokojë anëtarësimin në BE, por edhe sepse hap terrenin për konflikte të brendshme dhe destabilizim të jashtëm.

Pyetje: Shtetet e Bashkuara ishin mjaft të qarta në qëndrimin e tyre se dështimi për të rivendosur institucionet demokratike në Mal të Zi do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve politike dhe sociale, një vonesë shtesë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe një dobësim të marrëdhënieve të saj me aleatët e saj. . Gjithashtu u tha se nuk mund të ketë bashkëpunim me qeverinë që është formuar në bazë të një ligji antikushtetues? Cilat do të ishin pasojat për marrëdhëniet SHBA-Mali i Zi nëse kjo bllokadë vazhdon?

Janusz Bugajski: Gjatë viteve, Mali i Zi ka fituar kapital të rëndësishëm politik në Uashington. Nën qeveritë e mëparshme, vendi ruajti paqen ndëretnike, priti një numër të madh refugjatësh, u shkëput nga Millosheviçi dhe nacionalizmi serb dhe u kualifikua për anëtarësim në NATO. Qeveria aktuale në Podgoricë e shpërdoron atë kapital politik dhe e bën Malin e Zi të duket si një demokraci e dështuar si Serbia. Një pjesë e fajit i takon disa zyrtarëve amerikanë, të cilët besonin naivisht se mund të përmirësonin performancën e vendit duke mbështetur politikanë të paprovuar që ose kanë lidhje me nacionalistët në Beograd ose janë të ndjeshëm ndaj pushtimit rus.

Pyetje: Rënia e reputacionit në rrang ndërkombëtar të fituar me vështirësi vazhdon dhe humbet gjithashtu edhe epiteti i promovuesit të bashkëpunimit rajonal. Qeveria dërgon ministra për të festuar të ashtuquajturat “Dita e Republikës Srpska”, në të cilën u nderua Putin. Teknikisht, kryeministri nuk e ka problem me këtë vendim duke fyer viktimat e Srebrenicës dhe Ukrainës. Diplomacia nuk ekziston prej muajsh – po zhdukemi si shtet?

Janusz Bugajski:  Kryeministri jo vetëm që ka një reputacion të keq në mesin e malazezëve, por do të humbasë gjithë besueshmërinë midis boshnjakëve nëse nuk është në gjendje të dënojë dhe shkarkojë ata anëtarë të qeverisë së tij që mohojnë gjenocidin e kryer në vitet 1990. Ai gjithashtu mund të mbështesë personalisht Ukrainën, por duke përfshirë përkrahësit e gjenocidit rus në Ukrainë, ai pakëson reputacionin e Malit të Zi në mesin e shumë aleatëve të NATO-s, veçanërisht atyre vendeve në krahun lindor të NATO-s që kuptojnë qëllimet e politikës ruse. Tani, duket se Mali i Zi është në një gjendje pasigurie dhe po humbet reputacionin e tij si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe identitetin e tij si mbrojtës i multietnicitetit dhe demokracisë.

Pyetje: A prisni që Serbia dhe Rusia të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për 19 mars?

Janusz Bugajski: Absolutisht, pasi qeveria aktuale ka zgjeruar depërtimin e ndërhyrjeve diplomatike, politike, financiare dhe informative si nga Beogradi ashtu edhe nga Moska. Disa anëtarë të koalicionit aktual planifikojnë të përfitojnë nga kjo ndërhyrje, gjë që tregon se qeveria ka thelluar në fakt nivelin e korrupsionit politik në Mal të Zi. Uashingtoni dhe Brukseli duhet të kuptojnë se zgjedhja e një presidenti pro Beogradit ose të dobët në mars do të gjenerojë konflikte të brendshme dhe do të inkurajojë Serbinë të shtyjë axhendën e saj të “botës serbe” në të gjithë rajonin.

blank

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës në Los Anxhelos u gjet i vetëvrarë

VOA

Ndjekja e personit të armatosur që vrau 10 veta në një klub vallëzimi në zonën e Los Anxhelosit, përfundoi të dielën kur autoritetet e gjetën atë të vetëvrarë në furgonin që e kishte përdorur për t’u arratisur pasi qytetarët penguan përpjekjen e tij për një sulm të dytë.

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna e identifikoi burrin si 72-vjeçarin Huu Can Tran dhe tha se nuk ka të dyshuar të tjerë. Ai shtoi se mbetet i paqartë motivi i sulmit që la pas vetes edhe 10 të plagosur.

Në furgon u gjet edhe arma e përdorur gjatë sulmit, një revole gjysmë automatike.

“Kam ende pikëpyetje në mendjen time: Cili ishte motivi i këtij vrasësi? A kishte ndonjë sëmundje mendore? A ishte autor i dhunës në familje? Si i kishte siguruar armët dhe a kishte ndodhur kjo në rrugë ligjore apo jo?”, tha ligjvënësja Judy Chu.

Ndjekja filloi pasi personi i armatosur vrau 10 veta në një klub vallëzimi të shtunën vonë, në mes të kremtimeve të Vitit të Ri Hënor në komunitetin kryesisht aziatik amerikan të Monterey Park. Ai me gjasë u përpoq dhe nuk arriti të kryejë një sulm tjetër në një sallë të dytë vallëzimi, thanë autoritetet.

Sherifi Luna tha se të shtënat në sallën e vallëzimit në Monterey Park lanë pesë gra dhe pesë burra të vdekur dhe plagosën 10 të tjerë. Më pas, 20 deri në 30 minuta më vonë, një burrë i armatosur hyri në një sallë vallëzimi në Alhambra aty pranë, por të pranishmit ia hoqën armën nga duart para se të ikte.

blank

Në shtëpinë e Bidenit zbulohen dokumente të tjera të klasifikuara

RFE/RL

Hetuesit e Departamentit amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente shtesë të klasifikuara gjatë kontrolleve 13 orëshe në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delauer, tha avokati i presidentit.

Disa prej dokumenteve që janë gjetur në pronën në Uillmington të premten, datonin nga koha kur Biden ishte senator, ndërkaq të tjerat i përkisnin periudhës kur ai shërbeu si nënpresident në administratën e Barack Obamës.

Avokati Bob Bauer tha se “shënime të shkruara personalisht me dorë” dhe “materiale të tjera” po ashtu janë marrë nga autoritetet.

Biden dhe gruaja e tij nuk ishin prezent në shtëpi në kohën kur u bënë kontrollet.

Presidenti amerikan Biden ofroi qasje “në shtëpinë e tij në mënyrë që Departamenti i Drejtësisë të kryente kontrolle të të gjithë pronës për të gjetur dokumente të mundshme të kohës kur Biden ishte nënpresident apo dokumente të mundshme të klasifikuara”, tha Bauer përmes një deklarate të publikuar të shtunën.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po përballet me një hetim penal nën dyshimet se nuk ka mbajtur në mënyrë jo të duhur dokumentet e klasifikuara.

Më herët gjatë këtij muaji, avokatët e Bidenit njoftuan se më 2 nëntor kishin gjetur grupin e parë të dokumenteve të klasifikuara. Këto materiale ishin zbuluar në Qendrën Penn Biden, një institut që presidenti amerikan kishte themeluar në Uashington.

Grupi i dytë i dokumenteve u gjet më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Uillmington, ndërkaq një tjetër dokument u gjet në depon e shtëpisë së tij më 12 janar, thanë avokatët e presidentit.

Pasi u zbuluan dokumentet, Biden tha se ekipi i tij menjëherë i dorëzoi në Arkivat Kombëtare dhe në Departamentin e Drejtësisë. Ende është e paqartë se pse Biden i kishte mbajtur këto dokumente.

Sipas ligjeve, dokumentet e Shtëpisë së Bardhë duhet t’i dorëzohen Arkivave Kombëtare sapo të mbarojë mandatin një administratë.

Këshillltari i posaçëm, Robert Hur, është emëruar për të udhëhequr hetimet sesi ishin mbajtur këto dokumente të ndjeshme.

Gjetja e dokumenteve shtesë dhe hetimit të gjatë mund të jetë një kokëçarje politike për Bidenin, i cili pritet të deklarohet nëse do të garojë edhe për një mandat presidencial.

Ekipi i Bidenit ka thënë se presidenti po bashkëpunon me Departamentin e Drejtësisë për këtë çështje.

Zbulimi i dokumenteve vjen teksa ish-presidenti Trump po hetohet për mënyrën se si ka mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Florida, pasi kishte refuzuar që t’i dorëzonte ato.

Trump dhe avokatët e tij kishin rezistuar që t’i dorëzonin dokumentet deri kur Byroja Federale e Hetimeve (FBI) bastisi shtëpinë e tij në Florida në gushtin e kaluar. Ai ka argumentuar se FBI-ja po e trajton në mënyrë më favorizuese Bidenin.

blank

Janusz Bugajski: Vuçiç tym e mjegull për të mashtruar zyrtarët Perëndimorë, ndërsa Serbia pret inteligjencien ruse…..

Ka reaguar në Twitter eksperti Amerikan i Ballkanit Janusz Bugajski ndaj hipokrizisë të Vuçiçit për të manipuluar Perëndimin:

“Më shumë tym dhe mjergull Vuçiç për të mashtruar zyrtarët perëndimorë,

ndërsa Serbia pret shërbimet e inteligjencës ruse, mediat dhe përfaqësues të tjerë për të minuar rajonin.”

blank

 

blank

Donald Trumpi humb gjyqin ndaj Hilary Clintonit, gjykata: Ish-presidenti amerikan duhet të paguajë 1 milion dollarë

Një gjykatës federal ka urdhëruar Donald Trumpin dhe një nga avokatët e tij që të paguajnë gati një milion dollarë gjobë për paraqitjen e një “padie të parëndësishme” (diçka e krahasueshme me “shpifjen”) duke akuzuar Hillary Clinton, komitetin e partisë kombëtare Demokratike dhe të tjerë, supozuar si armiq të ish-presidentit dhe që kanë organizuar një komplot të gjerë kundër tij.

Padia ishte rrëzuar tashmë në shtator dhe dy muaj më vonë Trumpi tashmë ishte urdhëruar t’i paguante dhjetëra mijëra dollarë një pale tjetër.

Më pas një grup tjetër njerëzish, përfshirë ish-sekretarin e shtetit dhe ish-kandidatin për president, kishin kërkuar sanksione ndaj manjatit për veprimin e tij ligjor.bw

blank

Presidenti Biden flet “për betejën për shpirtin e kombit”, duke sjellë shembullin e Martin Luther Kingut

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si shembull jetën e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr për të nxjerrë mësime për t’iu larguar ndasive, ekstremizmit dhe padrejtësive.

Presidenti Biden i mbajti komentet në Kishën Baptiste Ebezener, ku u bë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që foli në një shërbesë të së dielës në kishën e udhëheqësit të të drejtave civile në Atlanta, një ditë para festës kombëtare për nder të tij.

Zoti Biden ishte ftuar të fliste në shërbesë nga pastori i kishës, senatori demokrat amerikan Raphael Warnock. Fjalimi i tij u përqendrua tek një temë e përbashkët: vendi dhe bota po luftojnë kundër forcave autokratike.

“Unë jam këtu para jush në një pikë kritike për Shtetet e Bashkuara dhe botën sipas këndvështrimit tim,” tha zoti Biden, duke thënë se është “një zgjedhjeje”.

“A jemi ne një popull që do të zgjedhim demokracinë në vend të autokracisë?” pyeti presidenti Biden. “Ne duhet të zgjedhim komunitetin në vend të kaosit. A do të jemi ne ata që zgjedhim dashurinë mbi urrejtjen? Këto janë pyetjet e kohës sonë dhe arsyeja pse jam këtu.”

Martin Luther King punoi për të drejtën e votës, tha zoti Biden, por “do të ishte mirë të mos harrojmë se misioni i tij ishte edhe më i thellë. Ishte shpirtëror. Ishte moral.”

Ai shpesh shtronte pyetjen se ku shkojmë më tej, tha presidenti Biden. “Mesazhi im për kombin sot është që ne ecim përpara. Ne ecim së bashku.”

E diela do të ishte ditëlindja e 94-të e reverendit King. Ai u vra në moshën 39-vjeçare në vitin 1968 në Memphis të Tenesisë, nga segregacionisti James Earl Ray. King ishte pastor i kishës Ebenezer nga viti 1960 deri në vdekjen e tij.

“Beteja për shpirtin e këtij kombi është e përjetshme,” thazoti Biden në homazhin e tij. “Është një luftë e vazhdueshme midis shpresës dhe frikës, mirësisë dhe mizorisë, drejtësisë dhe padrejtësisë.”

Shumë presidentë, përfshirë zotin Biden, kanë vizituar Ebenezerin për të nderuar Martin Luther Kingun, zakonisht në aktivitetet për ditëlindjen e tij. Por Presidenti Biden ishte i pari që fliste nga foltorja në një shërbesë të rregullt të së dielës.

King “na kujton se ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin nga fati, se kjo nuk ka të bëjë me demokratët dhe republikanët,” tha senatori Warnock më herët të dielën.

Të hënën zoti Biden do të takohet me aktivistin e të drejtave civile Al Sharpton në Uashington dhe do të flasë me organizatën e tij, Rrjetin Kombëtar të Veprimit.

Presidenti Biden u zgjodh në vitin 2020 me mbështetje të fortë nga votuesit afrikano-amerikanë pasi u zotua të bëjë më shumë për të zgjeruar të drejtat e votimit dhe për të adresuar çështje të tjera të drejtësisë racore. Por disa grupe aktiviste bojkotuan fjalimin e tij të vitit 2022 për të nderuar Martin Luther Kingun, të zhgënjyer nga ajo që ata e shohin si mungesë veprimi.

blank

Gjenden dokumenta të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Presidentit Biden

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Avokatët e Presidentit Joe Biden gjetën dokumenta të tjera të klasifikuara përveç atyre që ishin njoftuar më parë, në shtëpinë e tij në Uilmington, Delauer, konfirmoi të shtunën Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Richard Sauber thotë në një deklaratë se gjashtë faqe dokumenta të klasifikuara u gjetën gjatë kërkimeve në bibliotekën private të Presidentit Biden. Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se ishte gjetur vetëm një faqe brenda shtëpisë.

Njoftimi më i fundit pason gjetjen e dokumentave në muajin dhjetor në garazhin e zotit Biden në Uilmington dhe në nëntor në ish-zyrën e tij në Qendrën Penn Biden në Uashington, nga periudha kur ai ishte nënpresident. Trajtimi i dokumentave të klasifikuara dhe të dhënave zyrtare nga administrata Obama është duke u hetuar nga prokurori Robert Hur, i cili u caktua si prokuror i posaçëm të enjten nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland.

Prokurori Robert Hur

Prokurori Robert Hur

Zoti Sauber u shpreh në një deklaratë të shtunën se avokatët personalë të zotit Biden, të cilët nuk kanë çertifikata sigurie, kishin ndalur kërkimet pasi gjetën faqen e parë të mërkurën në mbrëmje. Zoti Sauber gjeti materialet e tjera të enjten, ndërsa po ndihmonte në procesin e dorëzimit tek Departamenti i Drejtësisë.

“Kur po ua dorëzoja dokumentat zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë që më shoqëronin, pesë faqe të tjera me shënimin të klasifikuara u zbuluan mes materialeve, një total prej gjashtë faqesh”, tha zoti Sauber. “Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë që ishin me mua, i morën ato menjëherë”.

Zoti Sauber është shprehur më parë se Shtëpia e Bardhë ka “besimin se nga një shqyrtim i hollësishëm do të rezultojë se dokumentat ishin vendosur aty gabimisht, dhe se presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë sapo u zbulua ky gabim”.

Deklarata e zotit Sauber nuk shpjegon përse Shtëpia e Bardhë priti dy ditë për të ofruar një informacion të përditësuar për numrin e dokumentave të klasifikuara. Shtëpia e Bardhë po përballet tashmë me kritika për pritjen prej mbi dy muajsh për ta bërë të ditur zbulimin e dokumentave fillestare në zyrën e zotit Biden.

Të enjten, e pyetur nëse Presidenti Biden mundet të garantojë se nuk do të rezultonin dokumenta të tjera të klasifikuara gjatë kërkimeve të mëtejshme, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se “duhet të arrini në përfundimin se është përmbyllur, po”.

Rruga që të çon tek shtëpia e Presidentit Biden në Uillmington (13 janar 2023)

Rruga që të çon tek shtëpia e Presidentit Biden në Uillmington (13 janar 2023)

Zoti Sauber përsëriti të shtunën se Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me hetimin e prokurorit Hur.

Bob Bauer, avokati personal i presidentit, tha se ekipi i tij ligjor është “përpjekur të ruajë balancën mes rëndësisë për transparencë publike aty ku është e përshtatshme brenda normave ekzistuese, dhe kufizimeve të nevojshme për të mbrojtur integritetin e hetimit”.

Departamenti i Drejtësisë historikisht ndjek kritere të larta ligjore përpara se të ngrejë akuza penale për rastet e trajtimit të informacionit të klasifikuar, me parakushtin që personi duhet të ketë patur synimin që të shkelë ligjin dhe jo që të ketë vepruar thjesht me pakujdesi apo neglizhencë. Legjislacioni kryesor për marrjen e paligjshme dhe rikthimin e dokumentave të klasifikuara e konsideron vepër penale marrjen me vetëdije të dokumentave të klasifikuara dhe mbajtjen e tyre në kushte të paautorizuara.

Rrethanat e rastit të Presidentit Biden, të paktën me sa dihet deri më tani, dallojnë nga një hetim tjetër për trajtimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-Presidenti Donald Trump në klubin privat dhe tashmë banesën e tij në Florida.

Në rastin e ish-Presidentit Trump, prokurori i posaçëm Jack Smith po heton nëse dikush u përpoq ta pengojë hetimin për mbajtjen e të dhënave të klasifikuara në pronën në Palm Beach. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë thënë se përfaqësuesit e zotit Trump nuk zbatuan plotësisht një fletëporosi për rikthimin e dokumentave të klasifikuara, duke i shtyrë kështu agjentët që të riktheheshin në objekt me një mandat kontrolli, në mënyrë që të mund të merrnin materialet e tjera.


Send this to a friend