Voal – Sot terrorizmi është në qendër të vëmendjes, pas sulmeve vdekjeprurëse që ISIS bëri në Paris. Por në krah të xhihadistëve të ISIS, ka edhe shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë vdekur dhe të tjerë që luftojnë ende.
Kjo është tema e sotme e emisionit “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi. Në këtë emision do të transmetohet dëshmia ekskluzive e shqiptarit të penduar, të kthyer nga Siria.
“Problem kryesor me të cilën shumë grupe sot shtyhen nga interneti apo persona të caktuar, është injoranca dhe fillimi i fesë, dmth sa hynë në fe, hynë në internet shohin luftëra dhe thonë ikëm, pa njohur fenë. Kur njeh fenë aty qartësohesh”, thotë i penduari, shqiptari i kthyer nga Siria.
https://youtu.be/Ze3hGN6X6y0
Komentet