VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

RISI Një Portal pedagogjik i rëndësishëm për zhvillimin arsimor e kulturor në gjuhën shqipe – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

By | February 1, 2019

Komentet

Rrënjët nuk humbin,ato kultivohen-Rreth koncertit të Grupit “Vëllezërit Arbëreshë” me Artisten e mirënjohur Mimoza Nazarko e grupin e saj drejtuar nga pianisti Gjon Guralumi

Ështe ky titulli i koncertit te dates 16 shkurt ne Friburg per nder te 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, nje bashkepunim ne mes grupit “Vellezerit Arbereshe ” dhe këngëtares qe jeton e zhvillon me shumë sukses prej shume vitesh aktivitetet koncertore ne Zvicer . E kemi fjalën për artisten shumë të mirënjohur Mimoza Nazarko dhe grupin e saj trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi figure tashme e njohur ne rrethet muzikore zvicerane e jashte saj.

Ky koncert mbeshtetet nga komuniteti shqiptar i Friburgut me kordinatore znj.Mimoza Nazarko.

Koncerti po pritet me një padurim i madh nga gjithe artdashesit e bashkeatdhetaret tane ne Zvicer jo vetem per aspektin artistik por edhe per mesazhin tejet të fuqishem qe mbart ne vetevete ardhja e vellezerve arbereshe ne gjirin tone duke ditur dashurine, krenarine e punen e palodhshme qe bejne ata prej 600 vitesh per te ruajtur me dashuri e përkushtim të pakufishëm gjuhen, kulturen e traditat shqiptare. Emocioni qe ata percjellin nepermjet kengeve, melosit arberesh na bene aq shume t’i duam e t’i degjojme me endje e te jemi prane tyre per t’ju shtrenguar duart për dashurinë që ata derdhin për të transmetuar mesazhin e fuqishëm per ta dashur Shqiperine e per te bere shume e me shume per atdheun.

Brenda shoqates dallojne zera autentike e kjo ka bere qe grupi “Vellezerit Arbereshe” nga Frasnita(cs) e Kalabrise pergjate 30 viteve te jene prezantuar përmes koncerteve ne shume vende te Kalabrise, Shqiperi, Kosove, Kroaci, Maqedoni e Zvicer.

Midis tyre spikasin zerat historike te kengetareve te ketij grupi si :

-Michele Greco

-Domenico Imbrogno

-Soprano Maria Cristina-Imbrogno

-Backup Emiljana Oriolo

-Backup Francesco Durante

Mjeshtrit e Fizarmonikes

-Camillo Mafia

-Pasqualino Mitidieri

-Violine Daniela Fusha

Qellimi i shoqates ka qene i vetmi dhe gjithnje studimi, kerkimi dhe perhapja e traditave e gjuhes shqipe tek arbereshet dhe diaspores shqiptare kudo ne bote, ruajtjen e mbajtjen e gjuhes, transmetimin e kultures muzikore, të traditës të kostumeve arbereshe nder shekuj.

Shoqata “Vellezerit Arbereshe” jane pjese e Federates se Shoqatave Arbereshe f.a.a. ku te gjitha bashke keto shoqata bashkeveprojne ne Itali per te ruajtur e trasheguar kulturen arbereshe.

Me frymen e vellazerise qe i karakterizon, ky grup bashkepunon dhe me artiste shqiptare e me artiste te diaspores shqiptare ashtu si ne rastin e disa koncerteve te meparshme e gjithashtu edhe ne kete koncert te dates 16 shkurt ne Friburg

me artisten e mirenjohur Mimoza Nazarko,

pianistin e drejtuesin e trios muzikale Gjon Guralumi,

violinistin Edmond Basha dhe

flautisten Dori Sota.

Artistja e mirënjohur dhe e dashur aq shumë në diasporën shqiptare Mimoza Nazarko na tregon qe eshte prezantimi i tyre i katert se bashku në Zvicer, France, Maqedoni “por emocioni dhe permasat me te medha ne syte e mi thotë Nazarko do mbeten impresionet nga koncerti ne Kalabri ku jemi pritur me ovacione nga spektatoret arbereshe dhe italiane dhe ku jemi vleresuar me mirenjohje edhe nga kryetari i bashkise se qytetit Civita.”

“Ka vertet shume muaj qe po pregatitemi per kete koncert,vazhdon zonja Nazarko, por projektet mund te mbeten ne hije pa nje mbeshtetje e suportim qe te krijon infrastrukturen e duhur per te realizuar nje koncert me të tilla permasa. Gjej rastin te pershendes komunitetin shqiptar te Friburgut e ne veçanti mikun e dashamiresin e artit te mirefillte zotin Bajram Mehmeti i cili jo vetem qe nuk kurseu asgje per te na  bere qe te ndjehemi si në shtëpinë tonë si artistë te respektuar pasi na ka vënë gjithçka ne dispozicion. I shpreh falenderimet edhe nje here.”

“Michele Greco,presidenti i grupit “Vellezerit Arbereshe” dhe zevendespresidenti i F.A.A. ( Federata e Shoqatave Arbereshe ) ne Itali na tregon se programi do te jete i ndertuar me kenge arbereshe, me kenge qe variojne nga shprehjet e lashta te diaspores dhe kenge popullore te shekujve te mevonshem si dhe kenget nga me te njohurat tradicionale te Shqiperise, Kosoves e pjeses shqiptare te Maqedonise. Z.Michele falenderon komunitetin shqiptar te Friburgut dhe znj.Nazarko per ftesen e bere duke shfaqur gatishmerine e tij dhe te grupit per te bashkepunuar edhe me tej per inisiativa e ngjarje te rendesishme që duke kujtuar traditën e shkuar mbajnë gjalle te ardhmen dhe diasporen shqiptare neper bote.”

Persa i takon programit te trios muzikore ku soliste eshte zonja Nazarko ajo thote se “eshte nje repertor gjitheperfshires i trevave shqiptare ku pianisti Gjon Guralumi ka sjelle autorësinë dhe personalitetin e tij ne orkestrimin e disa kengeve te koncertit ku tashme dihet qe Gjon Guralumi eshte fondator i nje prej grupeve me te hershme “Guralumi Albanian Project Jazz” ku levrohet muzika shqiptare ne version jazz. Kenget jane te bukura e jane punuar me shume pasion nga te gjithe anetaret e grupit tone e besojme qe do te jene te pelqyeshme per publikun e me siguri do te duartrokiten fort.”

Zonja Nazarko nënvizon për evenimentin se “nuk do të jetë vetem nje koncert por edhe nje feste e madhe ku do të festojme bashkarisht 11 vjetorin e pavaresise se Kosoves por mbi te gjitha gjaku shqip eshte bashke per te treguar se kemi qene e jemi ndër shekuj nje e te pandare se ne shqiptaret kudo qe jemi, kemi kulture e tradita per te treguar e mund te mburremi me to çka është shembull konkret e i gjalle ky bashkepunim kaq i gjere si i ketij koncerti.”

Voal perfiton nga rasti për t’ju uruar suksese artisteve e komunitetit shqiptar te Friburgut ne kete koncert e mirupafshim ne te tilla koncerte perseri nëpër Zvicër, Europe e botë! Po kështu për t’ju uruar te gjithe shqipatereve kudo ku ata jane.

RISI Një Portal pedagogjik i rëndësishëm për zhvillimin arsimor e kulturor në gjuhën shqipe – Nga NEXHMIJE MEHMETAJ

 

Këto ditë në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Zyrih- Zvicër është hap Portali i parë pedagogjik i rëndësishëm për zhvillimin arsimor e kulturor në gjuhën shqipe.

Viti 2019 shënoi një sukses të ri në fushën arsimore e kulturore të Shkollave të Mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe perspektiva e arsimimit të fëmijëve shqiptarë të emigruar do të rritet.

Lajmin na e ka bërë të ditur vet pedagogu, albanologu i nderuar zviceran Prof dr dr Basil Schader. Ndër të tjera shkruan: “Besoj se kjo Qendër Interneti do të jetë tepër e dobishme për mësimdhënësit/et e MP shqip, sepse ajo e lehtëson shumë orientimin dhe kërkimin të materialeve për tema dhe fusha të caktuara, si dhe shkarkimin e faqeve përkatëse. Do të ju isha shumë mirënjohës po ta komunikonit linkun përkatës sa më shumë mësuesve dhe mësueseve si dhe personave dhe autoriteteve të tjera që mund të interesohen për këto materiale (të cilat me siguri mund të kontribuojnë edhe në mësimin e rregullt në Shqipëri dhe Kosovë).”

Një thesar me materiale didaktike për mësimin në gjuhën e prejardhjes është vendosur në ketë adrës: https://myheritagelanguage.com/sq/ është fryt i një pune të pandërprerë disa vjeçare bashkëpunimi të ngushtë mes profesionistëve zviceranë, atyre evropianoperëndimor dhe në anën tjetër mësimdhënësve të dalluar të mësimit plotësues nder të tjerë edhe shqiptarë. Në fakt në hartimin e Serisë “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” që fillimisht është botuar edhe si libër i shtypur morën pjesë 67 persona nga 5 vende dhe 17 grupe gjuhësh. Projekti madhor ishte konceptuar, drejtuar dhe tani digjitalizuar nga Prof dr dr Basil Schader.  Vetëtimthi po hedhim një vështrim materialeve që janë digjitalizuar në gjuhën shqipe.

Seria me “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” i përbërë nga libri “Bazat dhe arsyet” dhe gjashtë pjesë shtytëse që paraqesin vlera për përkrahjen e kompetencave gjuhësore:1) Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë. 2) Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë. 3) Përkrahja e komunikimit gojor. 4) Përkrahja e kompetencave ndërkulturore. 5) Strategji dhe teknika të të mësuarit. 6) Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde dhe informacionet e duhura për përdorim të mësimdhënësve. Në këtë drejtim në njërën anë gjejmë pjesën teorike të mësimdhënies, Bazat dhe arsyet e pedagogjisë dhe didaktikës evropiane dhe anën tjetër gjejmë modele mësimore praktike dhe konkrete. Duke njohur problemet e shkollës shqipe në lidhje me rritjen e cilësisë së të nxënit të saj, si dhe duke kuptuar, menduar, gjykuar mbi këtë fushë studimi mendojmë se risitë didaktike janë një nga çelësat përmes të cilit mund të ndryshojë cilësia e të nxënit të nxënësve në shkollë. Me ketë vepër janë hedhur hapa konkret për një mësimdhënie – nxënie aktuale, cilësore dhe moderne.

Ky realizim me vlerë u vjen në ndihmë në radhë të parë mësimdhënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare në punën e tyre të rëndësishme dhe  me kërkesa të larta.

Portali i sapo krijuar me materiale të bollshëm, të shumëllojshëm didaktik do t’i i përgjigjet gjendjes, nevojës dhe mundësive të mësimit plotësues në gjuhën e prejardhjes dhe se janë funksionale e praktike për mësim.

 

Delemont, 28.01. 2019                              Nexhmije Mehmetaj

Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës – Nga Abas Fejzullahi

Titulli i huazuar 

Lidhur me këtë analizë të shkurtër më shtyri shkrimi i mikut tim të nderuar Nue Oroshi që pata rastin ta lexoj më  2019-01-14 në Faqe të Librit – Facebook  me titullin:

Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Më vie mirë që  i nderuari  Nue Oroshi me shkrimin e tij  mjaft përmbajtësor dhe qëllim mirë e besa edhe plotë shpresa për ndryshimet e politikës së mërdhirë vendore nga ngricat e politikës ditore të  politikuajve, kurvendarëve,  pushtave e pushtshtetarëve vendorë..!.

Kishte me qenë shumë me fat Kosova, që me ndryshimin e stinëve të bëheshin edhe ndryshimet politike me shijen e pranverës, ku do shkriheshin,  ngricat politike siç dëshiron e shkruan i nderuari miku im Nue Oroshi.

Por, neve po na ndodhin në praktikë gjëra të kundërta që shpresatë po na mashtrojnë nga dëshira për të mirë, se premtime të kësaj natyre kishim edhe me FUSNOTËN e cila thuhej nga pranuesit e saj gjatë bisedimeve që i bënte Hashim Thaçi  me Serbinë, që ka prnua e nënshkrua sipas kërkesës së Serbisë, FUSNOTËN(PUSNOTËN) tue hjekur  shtetësin pra Republikën, që sot e kësaj dite Kosova jashtë kudo, përmendet vetem si Kosovë e jo si Republika e Kosovës që shkruhet e propogandohet në Kosovë, tue thënë e arsyetuar se s’ është gjë  FUSNOTA…  dhe e krahsonin por si fjollë bore, që do shkrihet në pranverë… dhe Kosova do të përfitoj me këtë FUSNOTË..?!

Kaluan shumë pranvera dhe stinë tjera të motmotit e deri në ditët e sotit FUSNOTA(PUSNOTA) jo që nuk është shkri… por siç thot populli është ngri e bërë kaçan, gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha stinët e vitit, pavarësisht ngritjeve të tempraturave në cilën do stinë të vitit qoft, pasi që Serbia se ka kërkuar që ajo të shkrihet  me syrinë e pranverës, por që përherë të jetë e ngrirë për sa ti duhet asaj për qëllimet e veta… dhe deri më tani dëshmi ka mjaft se Kosova asgjë nuk përfitoj vetëm humbi nga këto nënshkrime e marrëveshje të deritashme me Serbinë..!

Është interesant me ne shqiptarët në përgjithësi me fjalë dimërin e bëjmë verë e verën dimër…!

Në realitet shqiptarëve të gjitha të zezatë po u vijn nga qeverisja e keqe që po bëjnë vendorët në të gjitha stinët e vitit, pa ndonjë shpresë se do të ketë lulëzim në pranverë, punë dhe pushim të merituar në verë, fryte në vjeshtë dhe ngrohje për të gjithës siç duhet me pas në dimër:

Gjatë fushatave zgjedhore në cilëndo stinë qoft ajo, politikuaj, pushta e pushtetarë vendor, premtojnë e mashtrojnë, se për Kosovë po i votuan ata që thonë e prrallisin se janë më të mirët, më atdhedashsit e ma meritorët e kombit… më s‘do të ketë asë ngrica as ngërqe politike, por lulëzim e përparim në çdo drejtim… dhe Kosovës do të ja ket lakmi edhe Zvicëra, ku ndoshta  edhe zvicëranet  do të vijnë e të kërkojn strehim AZIL ekonomik a politikë në Kosovë… po të Ju besonin fjalëve dhe premtimeve të tyre…!

PO sa ta marrin pushtet e pozita, harron premtimet, fillon mashtrimet, përdorin  kërcënimet.., ndërsa opozita me fjalë e me kritika ndajnë shpesh poste e pozita, bashkohen e kurorizohen disa me opozitë e disa kundërshtojnë e si merr kush parasyshë, se votat e numrat thon i kemi ne si pozitë e ju rrini aty ku jeni…në opozitë,  nëse nuk dëshironi të na ndëgjoni…trusni  e mos folni … se kot e keni votat i kemi biem e marrim Vendime në Kuvend ashtu siç dojm na vet..!

Kuvendi shëndrrohet në aren përplasjesh- fush mejdani, ku ndëgjon fjalë nga më të ndryshmet që i drejtohen mjëri tjetrit, udhëheqësisë e qeverisë, qeveritarëve e kurvendarëve, se janë, hajna, kriminela, vrasës, rrenca, e çfarë su thuhet, shkruhet e përshkruhet si mashtrues, tradhëtar e bashkëpunues, besa ndonjëhere edhe me naj të shtyme a të pështyme pa lënë anash edhe grushtime, se sa për sharje ,fyerje e shamatë ke sa të duash  n’dash me thes e tmos flasim për çarje e përçarje  që gjithandej kanë mbjellur e mbjelin sa të duash dhe kështu e kanë bërë vendin,  shesh e përsheshë…!

Pra një mundësi e mirë për hulumtuesë gjuhësor, po u ra rasti me i pa dhe përcjellë në vazhdimsi, ndëgjue dhe shënue, do të ju ndihmojnë shumë që të pasurojnë fjalorin e gjuhësisë me fjalë e shprehje të huaja dhe sharje vendore, që do të kenë mundësi me krye ndonjë punim magjistrature apo doktorature (ani më tani ku ka aq shumë Universitete private me premtimet dhe izen e HASHIM THAÇIT, sepse mirrte vota për këtë çështje dhe në vend të fabrikave për punë e prodhime vendore, lejonte hapjen e Universiteteve private për të prodhuar analfabet me diploma e tituj të ndryshem  si Mr e Dr… që kanë bi si këpurdhatë pas shiu…kudo në Kosovë..!) dhe si burim literature të përdorur mund të shënojnë: Nga mbledhjet e Kuvendeve shqiptare gjithë andej ku janë e kah janë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni…!

Kështu Kosovës hallemadhe s’po i ndahen asnjëhere të zezatë e rëndimet që ju kanë kacavjerrur  gjithndej nga pushta e pushtetarë, politikuaj e kurvendarë, tregtarë e mashtrues, hajna e përdhunues, të cilët kah të munden e si të munden e mjelin e vjelin secili sipas pozitës dhe mundësive që kanë apo rasteve që ju ofrohen, në secilën kohë e stinë e si të ju bie atyre më mirë, për ti jetësuar qëllimet e tyre  përfituese…!

Kështu që në emër të politikës bëjnë kurthe e ndërskamca krijojnë situata të qëllimshme mjegull e tymnaj  dhe thonë : Si politikuaj e kurvendarë, pushta e pushshtetarë se vendi ka ra në krizë ka ngërçe apo edhe ngrica politike sepse këta  i kanë sjellur me plan e program qysh se kanë ardhur në pozita e pushtet dhe mashtrojnë se janë ngërçe e do kalojnë shpejt,(kuptohet pas pazareve që bëjnë mes vete për interesa, postet e pozita të tyre), në të vërtetë, këto sjanë ngërçe që këta i kanë sjellur me veprimet e tyre, por janë sëmurje të pa shërueshme afatgjate, pra mund të përcaktohen (diagnostifikohen) si lloj sëmurjesh të ndryshme si: PARALIZË (apo siç e quan populli DAMLLA) sëmurjen e keqe apo Kancerin apo edhe sëmurje tjera ngjitëse (infektive) si verdhëza(sarillëku) e besa i kanë mundësuar edhe sëmurjet e varësisë  po edhe Siden e ate më kryesoren sëmurjen e LAKMISË dhe HAJNISË në të gjitha drejtimet..!

Kështu në emër të politikbërjes, ja kan nxirë popullit jetën dhe për vete kanë parajsen me pasuri e përfitime në kurriz të popullit, që ja kanë rrëmbyer e shkatrruar, sigurin, shëndetësin arsimin dhe ardhmërinë, ndërsa per vete paga të mdhaja, kerre e pallate besa edhe turproje(Truproje) se mos po u bie ndonjë mizë e po i shqetëson  apo ndonjë e zezë për rreth rastsisht e jau prishë terezinë që kanë e që do të ua kishin lakmi edhe shumë perandor e perandori për këto sigurime që këta ikanë për veten e tyre, familjarë e bashkëpunëtor që vendin po e shkatrrojnë në secilën stinë e mot, por, të zezatë spo i ndalen si dhuratë e këtyre politikuajve, pushtave e pushtetarëve vendor që vendin e bërën horrë…!

Kësaj rradhe po ndalem me kaq se po të ndalemi e të analizojmë më thell  e në imtsi mund të thuhen e të shkruhen me mija faqe për këto helaqe, por është e kot se këta ndëgjojnë vetëm ate që dëshirojnë, shofin vetëm ate që ju pëlqen e lakmojn e që edhe mund ta përvetsojn..!

SHOQATA QE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË ZVICËR – SHKSHZ

NJOFTIM
Njoftojmë krtijuesit, shkrimtarët, dashamirët e fjlës së shkruar se SHKSHZ, në kuadër të aktivitetit të saj letrar, mban takim me shkrimtarin (tashmë të njohur) Muharrem Blakaj. Me këtë rast do të prezantohet opusi letrar i autorit dhe do të bëhet promovimi i romanit PARAARDHËSIT dhe i librit të tij të fundit MËNDESHA (përmbledhje tregimesh). Për veprën letrare të shkrimtarit Muharrem Blakaj do të flasin shkrimtarë e kritikë letrar. Në këtë takim do të shfaqet edhe dokumentari NËNA KADË, që i kushtohet Nënës së dëshmorit Xhemajl Blakaj, përkatësisht shkrimtarit Muharrem Blakaj. Ky do të jetë rast edhe për një bashkëbisedim letrar. Prania juaj në këtë takim dhe pjesëmarrja në këtë bshkëbisedim i japin kuptim e përmbajtje takimit dhe debatit letrar.Takimi mbahet në St. Gallen, më 19 janar (e shtunë) 2019, duke filluar në ora 15.00.MIRË SE VINI!
Adresa:
Waaghaussaal
Marktplatz Bohl
9004 St. Gallen
Tel: 076 1965 62

Fotografia e Gani Bytyçi

Fotografia e Gani Bytyçi

Fotografia e Gani Bytyçi

MËSIMDHËNIE – Përkrahja e gjuhës shqipe standarde në kuadër të shkollës së mësimit plotësues – Nga Nexhmije Mehmetaj

Në kushtet e jetës jashtë Atdheut mësimi i gjuhës amtare shqipe dhe ruajtja e zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezi i ri, posaçërisht te fëmijët e lindur në mërgim dhe të gjendur mes dy kulturave.

Prandaj, institucioni më i përshtatshëm, ku mësohen e zhvillohen kompetencat gjuhësore e kulturore me përkujdesje profesionale, është Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues ka për mision aftësimin dhe orientimin e fëmijëve për të vepruar në situata të ndryshme komunikimi në gjuhën shqipe standarde.

Mësimi plotësues shqip fillon  nga klasa e 1-9 të ciklit fillor 9-vjeçar. Nxënësit grupohen në tre cikle njohurish ose tre nivele.  Mësimdhënia (në mungesë të nxënësve) zhvillohet në kushte të klasave të bashkuara.

Bashkësia (klasa) ku zhvillohet mësimi është tepër heterogjene sa i përket kompetencave gjuhësore të shqipes së nxënësve. Ndërkohë që disa fëmijë kanë njohuri të mira të shqipes dialektore apo të standardit, të tjerë flasin vetëm nëndialekt shpesh me të meta në drejtshqiptim dhe me fjalor tepër të kufizuar të shqipes, nga një herë edhe i përzien të dy gjuhët që ata dinë si rezultat i dygjuhësisë (Code-Switching, Code-Mixing). Kjo vështirësi rrjedh sepse fëmijët janë brezi i dytë, i tretë apo i katërt të lindur në vend të ri, ku kanë emigruar gjyshërit apo prindërit e tyre. Si rezultat nxënësit më mirë e dinë gjuhën e vendit ku jetojnë se sa shqipen. Kjo situatë kërkon nga mësimdhënësit aftësi të larta didaktike si edhe aftësi për të diferencuar nxënësit në klasë.

Mësimdhënia kërkon të jetë e bazuar në pedagogjinë dhe didaktikën perëndimore, evropiane dhe nga ana tjetër modelet mësimore të jenë praktike dhe konkrete. Në aspektin pedagogjik gjuha dialektore që sjellin fëmijët të mësuar nga prindërit në shtëpi në asnjë mënyrë nuk duhet zhvlerësuar. Në të kundërtën nxënësi/ja do të zhgënjehet dhe krijon pasiguri. Mësuesi/ja duhet t’i bëjë nxënësit të vetëdijshëm për të dy format gjuhësore.

Nga aspekti didaktik të planifikohen  mësime për ndërgjegjësim dhe orientim mes dialektit dhe gjuhës standarde duke mbështetur aftësitë gjuhësore, veçanërisht në ndërtimin dhe zgjerimin e gjuhës standarde.

MODEL MËSIMI Mbështetur në Doracaku “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” nga Qendra “International Projectsin Education dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike, Cyrih-Zvicër.

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasë e kombinuar: tri grupe, tri nivele.

Niveli ulët dhe i mesëm ( kl.3,  4-6): Rubrika: Shkruajmë: Tregimi kush – ku – çka. (Shih1.Përkrahja e të shkruarit fq 16)

Niveli III klasa 7-9 Rubrika: Lexojmë Poezia “Se po tret si hënë e ngrënë”

Materiali i nevojshëm.

Niveli ulët dhe i mesëm: copëza letre A6 të kuqe, të kaltër dhe të verdhë.

Niveli III klasa 7-9, teksti i poezisë, harta e trojeve shqiptare, letër me ngjyra, thumba dhe një fletë pune tabelë për krahasime thelluese dhe ndërgjegjësimi për dialektin dhe gjuhën standarde.

Njohurit:

Mbledhja e fjalëve/sinonimeve për foljet si „bëj“, „punoj“, „them“. Fjalët dialektore shënohen me ngjyrë. Me ciklin e mesëm e të lartë: Krahasim i fjalive në dialekt dhe gjuhë letrare: dallimet shënohen me ngjyrë.

Qëllimi i propozimeve mësimore:

  • Të zgjohet ndërgjegjësimi i nxënësve ndaj dialekteve dhe gjuhës standarde.
  • Dobia e zotërimit të gjuhës amtare edhe në trajtën letrare.
  • Të përkrahen nxënësit në mësimin e gjuhës standarde duke bërë shpesh krahasime të fjalëve dhe fjalive / ndërtime gramatikore; në gjuhën letrare thuhet kështu dhe në dialekt kështu. Në të njëjtën kohë, ky reflektim mësimor i bën të ndërgjegjshëm në punën e tyre gjatë mësimit të gjuhës shqipe, veçanërisht për rëndësinë e gjuhës standarde.
  • Të bashkëbisedohet për vlerën dhe dobinë e gjuhës letrare dhe për faktin që edhe në gjuhën e vendit ku jetojmë tani – ka dialekte dhe një trajtë letrare.

Rrjedha (struktura bazë) do të njoftohen nxënësit me detyrën që kanë sot.

  1. a) Në hapin e parë do të formohen grupe dyshe me nxënës (me dëshirë edhe me grup mosha të ndryshme).Secili grup i merr tri copëza letre në tri ngjyra të ndryshme. Në copëzën e kuqe të letrës do të shkruajnë emrin e një personi ose të një kafshe, në copëzën e kaltër vendin, ku do të shtjellohet tregimi dhe në copëzën e verdhë, çfarë do të duhej të ndodhë.
  2. b) Copëzat e letrës do të mblidhen dhe do të përzihen.
  3. c) Secili ekip i merr tri copëza letrash me ngjyra të ndryshme dhe me to

duhet të sajojë një tregim.

  1. d) Prezantimi përfundimtar. Lexohen disa nga krijimet e nxënësve, gjenden fjalët sinonime dhe shënohen në dërrasë të zezë në dy shtylla, fjalët në dialekt shkruhen me ngjyrë të kuqe dhe fjalët letrare me ngjyrë të bardhë.

Niveli III. Rrjedha. a) Si hyrje nxitje  me pyetje për diskutimin vijues: Ku flitet gjuha shqipe sot? Vështroni hartën dhe tregoni! A ka dallime ndërmjet gjuhës që flisni ju në shtëpi dhe gjuhës së librave të shkollës? Pse është e rëndësishme të mësojmë gjuhën shqipe standarde? Ne kemi mësuar se gjuha jonë ka dy dialekte kryesore. Vjersha “Se po tret si hënë e ngrënë” është shkruar në toskërisht prandaj ka fjalë e forma që nuk përputhen krejtësisht me shqipen letrare ose standarde.

  1. b) Bashkëbisedim «Çfarë dobie ka zotërimi i gjuhës amtare edhe në trajtën letrare?» Nxënësit formojnë flamuj të vegjël me letër ngjyrë të kuqe dhe vendosin në hartë aty ku flitet dialekti toskë, dhe flamuj me ngjyrë të kaltër ku flitet dialekti gegë-

Se po tret si hënë e ngrënë

Çamëri, tokë e begatë;

Tri pranvera e vera bashkë

Klumësht, mish e pite mjaltë.

Kush të shan gluha ju thaftë!

Çamëri !

Fati i zi të çau me spatë!

Morën rrugët burrat, gratë,

Morën rrugët: male e dete

Nëpër pesë kontinente.

S’morëm dot një plis me vete,

Veç ca rrecka mbi skelete!

Ku të lamë? Në ç ‘duar mbete

Çamëri !

Çamëri, o nënë e shkretë

Fol, ku i nise djemtë

Vajzat, nuset, foshnjat, pleqtë?

Ngele si zgjua pa bletë

Porsi vresht pa sythe e fletë!

Çamëri !

Çamëri o e bukur nënë

Po të nis një dorë hënë

Dhe një lot si gur të rëndë!

Nëm një bisk të ngre një këngë!

Nëm një gur të vras një gjëmë!

Se më vëren gjithë’ bota vëngër,

Se po tretë si hënë e ngrënë!

Se po vdes me mall në zemër!

Çamëri!

Nga Vehbi Skënderi

Marrë nga teksti “Shkollë e jetë” fq.94

Nxënësit plotësojnë fletën e punës sipas këtij modeli:

Titulli i tekstit që lexuat:
Shembuj për…Dialekt Gjuhë standarde
Hënë e ngrënë/

hëna në ditët kur fillon të duket gjithnjë e më e vogël në qiell.

 
   
   
   

 

Të përvetësojmë njohuritë

Kjo vjershë patetike i kushtohet Çamërisë. Në lashtësi ajo banohej nga fisi ilir i thesprotëve. Sot, Çamëria shtrihet në pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve, konkretisht gjatë bregdetit Jon, prej nga vjen duke u zgjeruar në thellësi nga Lindja deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Në Veri Çamëria kufizohet me lumin Pavël, kurse në Jug me Gjirin e Prevezës. Rripi i saj verior bën pjesë në RSH, kurse pjesa tjetër është aneksuar nga Greqia, në bazë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913. Qendrat kryesore çame janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga. Këto qendra gjenden jashtë kufijve shtetëror shqiptarë.

Me qindra mijëra çamë janë detyruar të braktisin vendlindjen. Ata kanë mërguar në të gjitha kontinentet. Çamët kanë një histori të hidhur, por të lavdishme.

Delemont 26.12. 2018                          Nexhmije Mehmetaj

Fëmija i parë i Vitit të Ri në Zvicër është shqiptar

Kishin kaluar vetëm tri minuta nga Viti i Ri, kur ka lindur fëmija i parë në Kantonin e Gjenevës, që deri tani raportohet se është i pari që ka lindur në Zvicër.

Fëmija i parë është shqiptar, ndersa deri tani nuk ka emër. Prindërit mund të vendosin deri më 4 janar për emrin e tij, shkruan “20Min”.

Babai i foshnjës është Ejup Limani, i cili punon si piktor, përcjell albinfo.ch.

Fëmija ishte dashur të lindte më 25 dhjetor. “Falë pushimeve kishim më shumë kohë për të rëndë dakord për një emër”. Por ai ka një emër të preferuar. “Më pëlqen Aulon, por gruaja ime ende nuk është e sigurt”, thotë Ejupi.

Si për koincidencë, ky raportohet se është fëmija i parë i lindur në Zvicër. Dario lindi më 00:30 në Luzern.

Në kantonin e Bernës, Elea Siegenthaler lindi 51 minuta pas mesnatës. Prindërit e Eleas janë nga Ochlenberg. Vajza është e gjatë 52 centimetra dhe peshon 3260 gramë në lindje.

Në Zvicrën Qendore, sipas Tagblatt, Bera, ishte vajza e parë e vitit të ri. Ajo lindi në 01:30. Të gjitha foshnjat e lindura për Vitin e Ri janë mirë.

Mërgimtarët në Zvicër përsëri pre e mashtrimeve me bileta për në Kosovë

Përsëri janë rikthyer mashtrimet në disa kantone në Zvicër në lidhje me biletat për aeroplan.

Siç raporton gazeta zvicerane 20min, autorët po u bëjnë thirrje udhëtarëve kosovarë për fluturimet në Kosovë, prej të cilëve po përfitojnë mijëra franga.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet në Zvicër janë alarmuar për raste të tilla, e kjo ndodh kryesisht gjatë fundvitit.

Më shumë se 100,000 kosovarë që jetojnë në Zvicër, shkruan kjo gazetë, mbajnë raporte të mira me atdheun e tyre, Kosovën. Linja ajrore Zurich-Prishtinë ka qenë ‘rrugë popullore për vite me radhë’.

Por, policia tani përsëri paralajmëroi për një mashtrim të ri, transmeton Koha.net. Këta persona që po shesin bileta, po mashtrojnë qytetarët duke shitur bileta me oferta të ndryshme. Kur kosovarët paguajnë për bileta, këta persona që i ofrojnë ato oferta nuk janë më në dispozicion. Ose, biletat që marrin për aeroplan janë të pavlefshme ose joekzistente.

Aty thuhet se kontakti me ta bëhet përmes internetit, SMS-ve ose Viberit. Arsyeja e këtij paralajmërimi është prej momentit kur gjatë kësaj jave dy persona u bënë viktimë dhe raportuan rastin në polici.

Policia në Zvicër këshillon të gjithë udhëtarët, kryesisht ata që udhëtojnë me linjën Zurich-Prishtinë, të blejnë bileta në kompanitë e udhëtimit që janë të njohura e të besueshme.

FESTIMI I 28 NËNTORIT NË KANTONIN JURA- ZVICËR …NË SYTË DHE NË ZEMRAT E FËMIJËVE SHQIPTARË – Nga Nexhmije Mehmetaj

Në atmosferën  entuziaste të nxënësve, prindërve, miqve dhe të ftuarave me datën 1 dhjetor ’18 në fshatin Basscourt në Jura, Shkolla shqipe në bashkëpunim me Klubin FC “Diaspora” dhe me shoqatën “Bashkësia shqiptare” kremtoi 28 Nëntorin- Dita e Flamurit.

Koha e Motit të madh në historinë tonë kombëtare fillon më 28 Nëntor të vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë ngriti flamurin e Lirisë dhe shpalli pavarësinë e Arbërisë – Shqipërisë, prej pushtuesit turk. Për gati pesëqind vjet flamuri ynë që i përgjakur, ai valëvitej vështirë në qiellin e trazuar të Arbërisë.

Ai gjak ende i pa tharë ka skalitur çdo zemër shqiptare fjalët Komb dhe Atdhe që nuk shuhet kurrë për liri. I kuq flamuri ynë na thërret na tubon na kujton se ne jem bijtë e tij e të tokës shqiptare që mos ta harrojmë kurrë, por të bashkuar rreth flamurit kuqezi të përpiqemi për të ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën tonë të lashtë shqiptare.

28 Nëntor 1912 shpallja e pavarësisë së Shqipërisë shënon ngjarjen më të rëndësishme të historisë së  popullit shqiptar. Ajo ishte fryt e luftës  500 vjeçare e popullit shqiptar kundër sundimit osman-turk. Kjo datë nuk është thjeshtë një datë historike por, çdo herë na kujton formimin e shtetit shqiptar dhe vlerat e mëdha të kombit tonë.

Programi festiv filloi në orën 19.00. Kryetari i Klubit “Disapora” Nazmi Mehmetaj në fjalën e tij hyrëse ndër të tjera tha:

“Ne jemi sot këtu, në këtë aktivitet, jo thjesht për të festuar 4 vjetorin e themelimit të Klubit “Diaspora” që përkon me festën e 28 Nëntorit por edhe për të përcjellë një mesazh madhështor: Të kujdesemi vazhdimisht për pemën e shenjtë të lirisë, rrënjët e së cilës paraardhësit tanë, aq fisnikërisht e ujitën me gjakun e tyre”.

– Përshëndetja ime sot shkon për ju bashkatdhetarë të çdo brezi qofshi, tha ndër të tjera  Naser Ramabaja, kryetar, LAPSH në Jura – sepse të gjithë bashkë festojmë kujtimet, arritjet e sukseset tona ndër vite. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për mësuesen e palodhur dhe të përkushtuar Nexhmije Mehmetaj gjithashtu këta nxënës të mrekullueshëm të cilët krahas mësimit të frëngjishtes e vijojnë edhe shkollën shqipe.

 

Kostumet, dekori i skenës sillnin një pjesë të jetës shqiptare dhe psikologjinë e kohës që po ndryshon drejt formimit të një mërgate moderne në një vend shumë-kulturor siç është Zvicra.

Nxënëset Erona Ramabaja dhe Elona Ramadani prezantojnë me gëzimin e zemrës së tyre fëmijërore programin artistik të mësuar dhe të përgatitur me rastin e kësaj dite të shënuar për ta. Më pas nxënësit të lumtur kënduan Himnin e Flamurit. Eliesa  nxënësja e klasës së dytë e veshur me ngjyrat karakteristike të festës kuq e zi dhe teksa reciton vjershën … Më 28 Nëntor, në këmbë u ngrit Shqipëria … mori shumë duartrokitje. Të dalluar qenë edhe nxënësit Teo Rexhepi me recitimin “Vajza dhe shqiponja” dhe Leona Lumeshi vjershën “28 Nëntor i dhe ngjyrë atdheut”. Dhe koncerti vijoi me fëmijët e nivelit të parë, vogëlushët dalin përpara prindërve me këngën” E dua Shqipërinë”! Nxënës të nivelit të mesëm kënduan “Kënga e Alfabetit” dhe “Pas flamurit kuqezi”. Në këtë përmasë u interpretuan jo vetëm këngët por dhe vallet e tyre.

Kjo atmosferë e hareshme vijoi me këngëtaren e ftuar Lumnije Ramadani, me këngëtarin Fazli Ramadani dhe me urimet më të përzemërta për të qenë ditë të tilla festive edhe në  vitet që vijnë.

 

Delemont, 03.12. 2018                                   Nexhmije Mehmetaj

Territori i Kosovës se sotme, si pjesë e pandarë e trojeve Arbërore në qendresën kundër pushtuesve osman – Nga Dr. Besim Morina, Çikatovë e Vjetër

Kjo kumtesë u mbajt më  24 Nëntor 2018 në Aarau të Zvicrës në Akademinë përkujtimore  në 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut organizuar nga Misioni Katolikë Shqiptarë në Aarau

Teritori i Kosovës së sotme, në të kaluarën, ishte pjesë e Dardanisë antike. Dardania përfshinte, në veri Novi Pazarin – Nishin, gjithë trevën e Kosovës së sotme, Maqedoninë Veripërëndimore me kryeqëndër Shkupin. Deshmitë historike dhe arkeologjike, e dëshmojnë  kontinuitetin e shqipatrëve në Kosovën e sotme.

Dokumentet historike na tregojnë se pushtimet rasiane ne territorin e Kosovës se sotme kanë filluar ne fundin e shekullit XII. Ky pushtim nuk kishte te bënte vetëm me territorin, konkretisht me shfrytëzimin e popullsisë dhe pasurisë tokësore dhe nëntokësore, por edhe me uzurpimin e tempujve fetarë, të cilët me shekuj u takonin popullsisë autoktone, arbërore. Pushtimi rasian me ndjekjët dhe uzurpimet e tyre, i kishin sjellur popullsisë, kishës arbërore, vështërsi të shumta. Kundër kësaj gjëndje të vështirë dhe uzurpimeve, ne vazhdimësi  kishte reaguar Selia e Shënjtë. Por, mjerisht gjendja ne terren mbeti e pandryshuar.

Dihet se para pushtimit osman, në teritorin e Kosovës së sotme, zotrimet e tyre i kishin shtrirë edhe familjet bujare arbërore, si Balshajt, ne qytetin e Prizrenit, Pejës e deri në Kriva Rjekë dhe Novobërdë, pastaj Kastriotet, prej Rodonit deri në Prizren, dhe Dukagjinët, në drejtim të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Në kohën e mbërritjes së osmanëve në Ballkan, Arbëria ishte një vend i krishterë i përbërë nga 43 seli Episkopate, gjë qe tregon për një organizim të mirëfilltë te krishterimit në trevat arbërore. Natyrisht, se pjesë përbërëse e këtij organizimi kishtar, ishte edhe territori i Kosovës se sotme. Andaj, si e tillë popullata e këtij territori jo vetëm qe nuk ka ndenjur duarkryq para rrezikut te pushtimit osman, por ka qenë pjesëmarrëse aktive ne luftimet për mbrojtjen e vendit të tyre.

Dokumentet e kohës  qe paraqete prof.dr.Jahja Drançolli se popullsia arbërore e Kosovës se sotme, ishte pjesëmarrëse ne betejat antiosmane të organizuara nga koalicioni i popujve të Ballkanit, te njohura si, Beteja e Parë e Kosovës dhe Beteja e Dytë e Kosovës.

Beteja e Parë e Kosovës (1389), ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për ta ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik. Për këtë betejë është shkruar e folur mjaftë. Por, unë dua të përmendi rolin e princit shqiptar Mhill Kopiliqit, nga fshati Kopiliq i Drenicës, i cili mbeti edhe heroi i Betejës, duke arritur qe të vrasë Sulltan Muratin I.

Për serbët sikur edhe është shprehur studiuesi anglez Noel Malcolm, “Beteja e Kosovës është bërë një lloj totemi apo hajmalie për identitetin serb, duke marrë një rol politik të veçantë antishqiptar, prandaj edhe kuptohet se cila është arsyeja e shtrembërimit te fakteve historike”. Duhet theksuar se historianët serbë të shekullit të kaluar nuk kanë mohuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë Betejë. Por pas shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar më 1912  dhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1913, historianët serbë filluan të mohonin pjesëmarrjen e shqiptarëve të krishterë në betejën e Kosovës.

Për Betejën e Dytë të Kosovës, kemi dokumente të shumta, të cilat tregojnë për rrjedhën e ngjarjeve. Derisa Huniadi i afrohej Fushë-Kosovës, mejdan i vjetër i vitit 1389, sulltan Murati II ishte nisur nga Sofja dhe i doli në pritë. Kjo betejë e cila u zhvillua tri ditë nga data 17-19 tetor 1448, përfundoi me disfatën e plotë të ushtrisë së krishterë.

Një pjesë e madhe e burimeve të kohës, duke arsyetuar vonesën e Skënderbeut, nxorën në shesh edhe pashkathtësinë e Huniadit, i cili nuk është dashur të pranonte betejën para ardhjes së Skënderbeut në Fushë-Kosovë, gjë që u mirëprit nga Murati II, i cili duke iu drejtuar veçanërisht përfshirjes së shqiptarëve, mezi priste te hynte në luftë. I këtij mendimi është edhe Malcolm, duke shtuar se ”ardhja e forcave të mëdha të freskëta shqiptare, nën komandantin karizmatik, beteja do te kishte marr kah tjetër”.

Përveç të dhënave për epilogun tragjik të aleancës së krishterë, janë ruajtur hollësi edhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës. Që këtej del se një pjesë e trupave, pasi kishte marrë rrugë për në jug, jo shumë larg Fushë-Kosovës, u ndeshë me Skënderbeun që ishte nisur t’i bëhej shokë lufte Huniadit. Edhe pjesës tjetër të trupave, që ishte nisur në drejtim të Hungarisë, u buzëqeshi fati, sikur pohon edhe vet Huniadi, meqë në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vuçitërrnës, u përpoqën me dukë Bogdanin (i cili ka gjasa te jetë nga e njëjta familje qe na vjenë edhe Pjetër Bogdani i madh B.M.), përmes të cilit pa vështirësi do t’i shmangeshin rrezikut nga trupat osmane që u shkonin pas.

Për ne janë shumë me rëndësi faktet të cilat i përmend Huniadi. Prezenca e priftit shqiptar katolik, në malet e Çiqavicës, të cilat e ndajnë territorin e Drenicës dhe te rrafshit të Kosovës. Fakti se prifti shqiptar i njihte shumë mirë rrugët e ngushta nëpër malet e Çyqavicës, tregon se ai kishte shërbyer aty për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do te kishte mundësi qe te njihte aq mirë terrenin.

Në të vërtetë, osmanet u premtonin lirinë, popujve të cilët i pushtonin. Mirëpo, ky premtim nuk u hapi dyert e kështjellave, askund ne territorin e Kosovës se sotme. Dihet mirë se nën sundimin osman të krishterët qenë subjekt i një shfrytëzimi të egër. Gjithashtu, të krishterët, sipas sheriatit, nuk kanë qenë të barabartë me myslimanët, por njerëz të rangut të dytë, të cilët quheshin më emrat fyes, “kaurr” dhe “raja”.

Se Kosova e sotme është pjesë e qëndresës arbërore kundër pushtimit osman, tregojnë edhe dokumentet e kohës, në të cilat përshkruhet qëndresa e popullit shqiptar në luftë kundër osmanëve në mbrojtje të vendit. Kështu, qyteti i Shkupit, me gjithë rezistencën e organizuar, u pushtua nga osmanlinjtë në vitin 1392, pushtuesit u sollën me mjaft vrazhdësi në shenjë hakmarrje për rezistencën e bërë.  Osmanlinjtë e shndërruan këtë qytet në bazë të madhe ushtarake,  nga këtu, dërgoheshin ushtritë në drejtim të Bosnjës dhe në veri kah Rasha dhe Hungaria.

Studiuesi i mirënjohur, Farlati na njofton se dioqeza e Shkupit ishte vazhdimisht nën kontrollin dhe shtypjen turke. Dokumente e kohës tregojnë se si turqit, kishën e Mitropolisë në Shkup e shndërruan në xhami. Dokumenti tjetër thotë se kisha i që kushtuar shën Prenës.

Qyteti i Novobërdës, disa herë ishte objekt i sulmeve osmane, në vitin 1412, 1440-1441, kur pas rrethimit te gjatë u pushtua përkohësisht, dhe së fundi në vitin 1454 kur sulltan Mehmeti II rrethoi qytetin dhe pas bombardimit me topa të mëdhenj, e pushtoi me 1 qershor 1455. Kur qyteti i Novobërdës e përjetoi tragjedinë me të madhe, nga Mehmeti II Pushtuesi, pjesë e plaçkës ishte edhe “kisha sase”, ndërsa Kishën e Zojës, e lanë pa kulm dhe pa kumbunare. Kjo gjendje e mjerueshme dëshmohet edhe nga një dokument i Papa Piu II i vitit 1458.

Dihet se qyteti i Novobërdës deri me rënien nën sundimin osman, vazhdoj te ishte ndër qendrat më të mëdha të Ballkanit. Si rezultat i zhvillimit ekonomik, qyteti ka pasur jo vetëm shkëmbimin tregtar, por edhe atë kulturor, gjë qe nënkupton edhe shkëmbimin e ndërsjellët te meshtarëve. Rënia e qytetit te Novobërdës la mbresa të mëdha në Hungari, në Itali e në Dalmaci, meqë  ky qytet, konsiderohej një ndër qe qendrat kryesore për mbrojtjen e krishterimit.

Pas Novobërdës, u pushtuan edhe qytetet tjera të cilat disi qenë mbajtur deri atëherë. Qyteti i Prizrenit u pushtua në vitin 1458, pas tij u pushtua Lipjani.

Edhe pas pushtimit, osmanët vazhduan me rrënimet e vendit. Le të përmendim,  Kompleksin e Manastirit të Arkangjelit, buzë lumit Bistrica, i cili ka kryer funksionin e tij deri në fund të viteve pesëdhjeta të shekullit XV, rrjedhimisht deri në pushtimin osman. Me gurët e Manastirit të Arkangjelit, është ndërtuar Xhamia e Sinan Pashës, në Prizren. Si pasojë e pushtimit turk, selia e ipeshkvisë së Prizrenit mbeti e zbrazur afër dy shekuj.

Vuçiterna u pushtua përfundimisht ne vitin 1454, kurse Peja në vitin 1462. Edhe në këto qytete tmerri osman nuk përfundon me pushtimin përfundimtar te qyteteve. Kështu, në qytetin e Vuçitërnës kanë ekzistuar “varrezat latine”, ku janë varrosur “latinët”, tani më të zhdukura, edhe kisha e tyre katolike është  shndërruar në xhami. Edhe në qytetin e Pejës, osmanët një kishë e shndërruan në xhami.

Dokumentet e kohës në Trepçë, përmendnin disa kisha, të cilat sot nuk u dihen as gjurmët. Edhe sot gjenden gërmadhat e Kishës se Shën Mërisë apo siç quhet ndryshe edhe si Kisha e Zojës së Bekuar (e përmendur në vitin 1303) në Trepçë, me fragmente afreskesh të cilësisë së lartë artistike, që gjendeshin në absidën e godinës.

Duhet ditur se për dallim nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse serbe nën osmanlinjtë gëzonte privilegje, që nga koha e sulltan Mehmetit II, i cili e kishte marr nën mbrojtje. Me një dekret të vitit 1557, Sylejmani përtëriu patriarkalen e Pejës, e cila ishte shuar në vitin 1459. Me këtë akt patriarkala u lirua nga varësia e patriarkales së Stambollit dhe njëkohësisht mbeti aleat osman.

Pushtimi osman, solli rrënimin e  mjaft qyteteve të mëdha ne terë trevën arbërore, prishi thesaret më të çmuara të kulturës së kaluar të popullit tonë, rrëzoi përdhe  dhe dërmoi veprat më të bukura të arkitekturës, pallatet madhështore, monumentet, kishat e katedralet dhe paralizoi për mjaft kohë jetën dhe gjallërinë e mëparshme ekonomike dhe shoqërore.

Duke e përkujtuar periudhën e lavdishme të popullit shqiptar, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ne përkujtojmë edhe shumë bijë dhe bija të popullit tonë të cilët me sakrifica të shumta arritën të ruajnë identitetin tonë kombëtar deri në ditët e sotme.

Për fund, le te flasë vet, porosia e Papa Palit VI, me rastin e ligjëratës kushtuar 500- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut: ”Zemrat e të gjithëve të zbutën e të hapën për të pranuar këshillat e Perëndisë dhe që e ardhmja e Kombit shqiptar bujar të jetë e denjë për të kaluarën e tij të lavdishme e për atë mision që Zoti në këtë shekull e ka shënuar”.

Zoti i bekoftë të gjithë ata qe kanë punuar dhe punojnë për te mirën e vendit tonë!

 

VENDIMI I QEVERISË I VONUAR. POR MA MIRË VONË SE KURRË… – Nga Abas Fejzullahi

          Një vështrim lidhur me rrjedhat në Kosovë, rreth Vendimit të Qeverisë për masat e ndërsjellta, prej 100 %, ndaj Serbisë, shkak i bllokimit të vendit për t’ i gëzuar të drejtat e CEFTA-s janë shumë të drejta edhe pse me vonesë, por më mirë vonë se kurrë.

 

           Sa do të jetësohet në praktikë dhe sa do të qëndroj ky Vendim shumë i qëlluar, kërkesave të brendëshme dhe të jashtme për ta zhbë e tërhequr, do ta dëshmon e ardhmja, me shpresë dhe dëshirë se s’do ta ketë  fatin e shumë vendimeve të më parshme.., të marrura nga qeveritarë e pushtetarë të Kosovës në poste dhe pozita të ndryshme lidhur me Serbinë që pas një dite apo disa orësh i kanë tërhequr e i kanë bërë të pa qenë…!

 

 

Qysh para 8 apo 10 vitesh është kërkuar që të ketë masa të ndërsjellta lidhur me mallrat e Serbisë, që kanë hyrë e hynë ende sot e ksaj dite në Kosovë, që e kanë dëmtuar e rrënuar ekonomin (prodhimet) vendore dhe vazhdojnë ta dëmtojnë e rrënojnë në vazhdimsi mirëqenien e popullit.

 

Ka qenë dhe është gjithnjë me rëndësi e përgjegjësi, që në jetën e përditëshme për punën dhe përgjegjësit e Kuvendit si organi më i lartë legjslativ i vendit, lidhur me marrjen e masave për mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë vendore, sigurinë dhe gjitha veprimet në të gjitha drejtimet për vendin përgjegjësin e mbajnë kuvendarët për të gjithë rrjedhën e ngjarjeve, në të gjitha drejtimet. Pra, mbajnë përgjegjësinë që me kohë dhe në kohë, të mirren masat e sigurisë për veprim të ndërsjelltë (siç po përdoret në Kuvend nga kurvendarë e politikuaj vendorë fjala e huaj Reciprociteti si lloj mase apo kundërshtie) lidhur me mallërat që hynë në Kosovë nga Serbia, që ende sot e kësaj dite hyjnë, pa kontrollë dhe të mos flitet për sasi e cilësi etj..!

 

Jo vetëm që këtë masë apo siguri paraprake se kanë bërë pushtat e pushtshtetarët vendorë në Kosovë, por e kanë ndimuar Serbinë në këtë drejtim,  për jetësimin e qëllimeve të saja rrënuese e shkatrruese për ekonominë e Kosovës, aq më keq, kur aktivistët e LVV i rrotullonin-përmbysnin kamjonat e Serbisë me mallëra ndoshta para 7-8 vitesh (e çfarë mallërash se…siç është shkruar e përfolur nëpër mjetet e lajmeve të shkruara dhe elektronike, besa edhe nëpër institucione se kanë ardhur edhe me elemente kancerogjene, po çfarë s është shkruar e thënë lidhur me këto mallëra nga Serbia që kanë vërshuar tregun e Kosovës përmes  tregtarëve vendor shpirtëkatran që s`ngopen kurrë me përfitime…)!?

Ish kryeministrit, ka kohë i ka hy vetja në begeni, se është më i dituri, më i votuari e më m…i aso kohe tash më edhe rroçkodell-kryetar i Kasovës, pra vet Hashim Thaçi, me përkujdesin e përgjegjësinë e tij, aktivistet e LVV policia e Kosovës i prangosete, burgoste për këto veprime, sa për dajak sa u kanë dhënë e sa kanë marrë e din vet sa e si..!

Aksion kundër prodhimeve serbe 3 gusht 2011

 

Kuvendi dhe kurvendarët, me veprimet e tyre shumica, kanë pranuar nënshkrimin e atyre që kanë qenë përgjegjës për të nënshkruar disa marrëveshje me Bashkësinë Ndërkombëtare, si  demarkacinin e kufirit me Malin e Zi, MSN-në apo CEFTA-s,  apo cofta ndoshta spo ja qëlloj si duhet shkurtesës, por besoj se ata të dijshimit e kuptojnë se për çfarë është bërë fjalë e për çfarë kanë nënshkruar lidhur me çarkullimin e lirë të mallërave (ndoshta edhe pa taksa, siç më duket e aq sa më kujtohet nëse s’gabohem nga shumë këso lajmesh, vendime dhe marrëveshje të nënshkruara). Deri sa këta truthatët e sy shterrurit nëpër poste e pozita të pushtetit që s’shofin gjë tjetër, veç posteve, pozitave dhe pasurisë së tyre, pa e lënë anash edhe përgjegjësinë e Kuvendit me të gjithë kurvendarët (përjashto disa që me siguri janë me ndërgjegje e me përgjegjësi, por si pyet kush dhe mbivotohen nga shumica, që thirren në emër të demokracisë e keqpërdorin demokracinë, përmes votës së tyre, për interesat e tyre), kanë mundësuar miratimin e vendimeve të nënshkruara, tue ju besuar  premtimeve, këshillimeve të përcjella nga përgjegjësit institucional vendor, se janë në bashkëpunim me ta dhe kanë pëlqimin, përkrahjen dhe miratimin e tyre për të mirën e Kosovës për rrugëtimin në BE dhe në NATO e premtime tjera lakmuese.

 

Aq më keq edhe Serbisë i kanë besuar e ndihmuar për në BE me plotë lehtësime,  që brenda dite, ndërron mendime e qëndrime, gënjen e mashtron dhe si jetëson as marrëveshjet e nënshkruara, as që e pranon se ato s‘ i jetëson në praktikë. Por e rëndon Kosovën se gjëja, Kosova, si jetëson marrëveshjet e arritura siç është qëllimi kryesor i saj është jetësimi i BKS-ZAJEDNICËS me përgjegjësi përmbaruese(ekzekutive) që Kosovës ka me i dal ZAJEBNICË, siç janë edhe marrëveshjet për Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, permendoren e ngritur gjëja të viktimave serbe nga bombardimet e NATO-së dhe permendorja e Car Llazarit dhe vendbanimet e reja në Zveçan për Serbë.

 

Të gjitha këto me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe  siç bënë edhe me  marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi lidhur me demarakcionin me Malin e Zi, që ja humbi Kosovës hiq më pak se dy vite me grindje dhe përçarje ndërshqiptare në Kuvend e jashtë dhe krijimin e gjendjes vendnumëro apo kthim prapa në shumë drejtime dhe në fund ata që e kundërshtuan për dy vite shumica e votuan, siç thonin e prrallisnin, bërtisnin e premtonin afate me disa muaj se liberalizimin e vizave BE e ka në tepsi… veç po pret demarkacionin ta miraton Kuvendi… të cilin edhe miratoj, por tani me plotë të drejtë po ua masin brylin e kanë të drejtë se keqpërdorimet(korrupsioni) as që është ndjekur e luftuar nga prokurorët vendor tek ushëheqësit në poste dhe pozita e që aty është filli i keçpërdorimeve dhe të gjitha të zezave me rradhë qi i kanë ardhur e i vijnë Kosovës hallemadhe..  nga pushtat e pushshtetarët vendor…!

 

Sepse, gjithë çfarë ju është ofruar e premtuar për çfardo përfitimi vetanak apo klanor pushtshtetarët me përgjegjësi kanë nënshkruar, vetëm me mbetur në pozita e pushtet me apo pa dije dhe aftësi…S‘është tani më me rëndësi, pasojat dhe vuajtjet do t` i vuan  dhe është tue i vuajt në vazhdimësi ekonomia e Kosovës dhe popullata e saj me shumicë shqiptare mbi 95% dhe të tjerët si pakicë që janë përjashto: (pakicën serbe ardhacake në Kosovë si pushtuese në kohë e hapësirë pra si kolonizatorë, për të cilën përkujdeset Serbia me një anë dhe qeveria e Kosovës shumë më shumë se ajo në anën tjetër, për të cilën, ka të dhëna e dëshmi të mjaftueshme…,

 

Njëra ndër shumë dëshmi e me shumë rëndësi që do ta përmendim në këtë vështrim me këtë rast, është përfaqësimi i pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, me vende të rezervuara sikur të ishin 30% e që në të vërtetë janë 2-3% që disa nga ata kanë kryer krime dhunime e gjenocid në Kosovë dhe sot janë të lirë në mos edhe në poste e pozita siç është rasi me aktorët e të dhunuarës Znj. V.K, ndërsa Hashimi për të jau siguruar vendet serbëve në Kuvend po edhe për ti bashkuar edhe në strukturat e policisë rojet e Urës së Mitrovicëe që i kanë shërbyer edhe sot i shërbejnë MUP-it të Serbisë desh ra në tjetër gjendje (derxhe siç thot shpesh mileti) po të mos u siguronte këto vende nga kundërshtimet që i bëheshin gjëja nga udhëheqësi i LDK-së në emër të LDK-së aso kohe, vetëm sa për sy e faqe dhe propogandë ditore, për mashtrim të zgjedhësve për të përfituar e marrë vota…

E në fund kur i përafruan pazaret me Hashimin u pajtuan dhe i votuan,  ndërsa Ligjin për zgjedhje apo referendum e harruan qëllimisht edhe sot e kësaj dite se miratojnë në Kuvend, kështu që serbët fituan vende të siguruara, si dualën në votime si nuk dualën, u votuan nga votuesit e dalur në votime apo ata të ardhur me autobusë prej Serbie pa kurrë farë pengese as nga policia e Kosovës. Eulexi e as nga Bashkësia Europiane, por i përcillnin e siguronin…!

 

Tani më janë ulur këmbëkryq në Kuvendin e Kosovës, kur don marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit, kur diçka s‘ ju shkon përshtati apo su plotësohet ndonjë kërkesë apo porosi e Beogradit kur Vuçiçi ua bënë me sy apo Daçiçi i ndërsen me ndonjë porosi të veçantë, ata e lëshojnë mbledhjen e Kuvendit, votojnë çfarë ju thot Serbia, pengojnë çdo vendim me rëndësi për Kosovën, sdojnë me ndie për Ushtri se e kanë Majken Serbi dhe kështu e kanë bërë Kuvendin si han, kur don hynë e kur don dalin, mrrizojnë sa të dojnë me ditë e me muaj, marrin pagat në rregull si me punu, për ate që janë tue rrënue Kosovën, se sa për masa e ndëshkime prite zot se çel kush guri gojën, se i kanë për hasret…dhe kur majka Serbi ua bënë me sy ata kthehen në Kuvend, për të penguar Vendimet me rëndësi jetike për Kosovën siç është (Ushtria etj) apo për të jetësuar kërkesat dhe porosit e VIDOVDANIT si Festë dhe porositë e tjera të marra nga Serbia..!

 

Ende sot e kësaj dite ngacmojnë me fjalë dhe haptas thonë Kosovo i Metohija , kur kjo sështë përmendur dhe ka qenë e ndaluar edhe në kohën e KSAK me Kushtetuten e vitit 1974, ja ku ka ra  e ku është forca e Kuvendit të Kosovës…!

 

Pra këta sokolana serbë në Kuvendin e Kosovës, paguhen nga taksapaguesit e Kosovës e punojnë për Serbi, besa qe sa vite rrymen e tyre  që e hargjojnë sa të dojnë ua paguajnë shqiptarët e mjerë se i kanë pushtetarët dhe qeveritarët e kurvendarët zemër gjërë e dalldyshana për serbët pakicë, por, në Kuvendin e Kosovës janë shumicë dhe këtë e quajn diskriminim pozitiv edhe pushtat tanë vendor por edhe disa nga ndërkombëtarët, e që kjo dihet tani më e jetësuar është pjellë e Dan Eversit qysh kur ishte në fuqi Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut vërtet ANMIKUT që shqiptohet në gjuhen angleze dhe i bie përshtati me veprimet e deritashme në dëm të Kosovës (që vërtetë është tejet negative dhe dëmet veç po shifen haptas tani më..)

 

Derisa pushtat e pushtshtetarët vendor bashkë me kurvendarët e Kuvendit të Kosovës(përjashto pakicën) janë treguar në vazhdimësi aq shpirtngushtë e shpirtzi katran e shkuar katranit dhe katila e metila, ndaj shumicës shqiptare, se është kështu ka dëshmi të mjaftueshme e një ndër to që i jep vulën dhe vërteton edhe ato që s’po i permendim me këtë rast, është MITROVICA dhe gjendja e saj… hiq më pak se prej vitit 2000 e deri në ditët e sotme..!

 

Tani më kush del e ndëgjon se çfarë flitet në popull (në milet) i cili është në gazep, ndëgjon edhe këto mendime e shqetësime nga shumë që janë, përmendim  vetëm këte mes tjerash: „…e kanë ba shkiet shul e vek, merr paga prej Serbie merr paga prej Kosove, mos paguaj rrymë, puno kundër Kosovës, puno për majken Serbi. A gjindet ndonjë shtet në botë siç është Kosova, që paguan me paga ata të cilet e djegën dhe pjekën e kryen gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve jo serb?

Dhe përsëri kurvendarët serb në Kuvendin e Kosovës ankohen, turfullojnë e zemrohen e  gjithnjë aktor e me vaj në buzë, se kanë gjetur shesh e po bëjnë pershesh falë pushtav e pushtshtetarëve tanë karrierista, lakmues dhe horra bashkë me shumicën e kurvendarëve të Kosovës dhe me lmimin e përkdheljen e Serbisë që po ja bënë BE edhe përkundër asaj që në trojet e ish Jugosllavis tani më e varrosur nga vet Serbia ka kryer krime dhe gjenocid në Kroaci, Bosnje hiq më pak se 8000 civil të vrarë e masakruar në Srebërnicë dhe pa fije turpi kryeministrja e Serbisë Ana Branbiq, mohoi se masakrat e korrikut 1995 të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës ishin një akt gjenocidi në një intervistë  më 14 brymor(nëntor) për televizionin ndërkombëtarë gjerman Deutsche Welle.

 

Si dëshmi plotësuese artikulli i lajmeve në vijim nga Bota sot:

LAJME

Gjykata e Hagës kritikon kryeministren e Serbisë për mohimin e gjenocidit

MË: 21 NËNTOR 2018 NË ORA: 12:55

Ana Brnabiq

Kryetari i Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, Theodor Meron, sfidoi kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq gjatë takimit të tyre të martën në Beograd lidhur me mohimin e saj se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid.

“Serbia nuk zgjidh gjë duke kundërshtuar vendimet e një gjykate penale të madhe ndërkombëtare,” tha Meron për Brnabiq, sipas njoftimit për shtyp të MICT.

Ai tha se “një sërë vendimesh” para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, e bënin “absolutisht të qartë se krimet e kryera në Srebrenicë në vitin 1995 përbënin krimin e gjenocidit”.

Brnabiq mohoi se masakrat e korrikut 1995 të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës ishin një akt gjenocidi në një intervistë më 14 nëntor për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.

“Jo, nuk mendoj se masakra e tmerrshme në Srebrenicë ishte gjenocid,” tha ajo për programin e Deutsche Welle “Conflict Zone”.

Ushtria Serbe e Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiq pushtoi qytetin e Srebrenicës më 11 korrik 1995, pastaj vrau më shumë se 7,000 burra dhe djem nga enklava.

Krimi u përcaktua si një akt gjenocidi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si edhe nga ICTY.

ICTY dhe gjykatat vendase kanë dënuar 45 persona me një total prej 699 vjetësh burg – plus tre dënime me burgim të përjetshëm – për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe vepra penale të tjera kundër boshnjakëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në një vendim të shkallës së parë në vitin 2017.

Gjykata me bazë në Hagë gjithashtu dënoi ish kreun politik serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi me 40 vjet burg në vitin 2016. Të dy burrat po i apelojnë vendimet kundër tyre.

Meron shprehu “mospajtim dhe zhgënjim” me intervistën e Brnabiç dhe sugjeroi që “interpretimet ligjore të krimeve ndërkombëtare të lihen më mirë në dorë të gjykatave penale ndërkombëtare”.

Qeveria serbe nxori një njoftim për shtyp në lidhje me takimin midis Brnabiq dhe Meron pa përmendur kritikat e kryetarit të MICT në lidhje me pretendimet e saj për Srebrenicën.

Njoftimi për shtyp fokusohej tek kushtet në burgje të të dënuarve serbë për krime lufte.

Meron është në turin e tij të fundit në ish-shtetet jugosllave para se të tërhiqet nga posti më 18 janar të vitit të ardhshëm. Vendi i tij do të zihet nga gjyqtari Carmel Agius. „

 

Ndërsa, asnjë përfaqësues nga kurbetçarët shqiptarë s‘ është në Kuvendin e Kosovës, asnjë vend i siguruar apo rezervuar për ta edhe pse janë më tepër se 40% jashta vendi ku me punën dhe djersën e tyre po e mbajnë gjallë Kosovën me shumë halle me papunësi, skamje dhe varfëri, po edhe këta horra në pushtet i kanë mbajtur edhe po i mbajnë, si para dhe gjatë luftës, kanë ndihmuar dhe ndihmojnë sot e kësaj dite, por që janë të përjashtuar e të nëpërkëmbur, e vërtetojnë të dhënat në vijim:

 

Kurbetçarët, vjelen e mjelen sa herë që të shkojnë në atdhe, me taksa në kufi gjëja për siguri… sepse siguria e automjeteve që vlenë për krejt shtetet e BE për Kosovën s‘ vlejnë..!

Kështu e ka rregulluar Kuvendi i Hashimit e vllai i tij Ganiu me Ligj, është në krye të grumbullimit të këtyre mjeteve nga kurbetçarët…!

 

Prandaj me të drejtë dyshohet puna dhe veprimet e pushtave dhe pushtshtetarëve vendor, politikuaj po edhe puna e Kuvendi me shumicën e kurvendarëve që  i thon vetit shqipëtarë e atdhetarë, lavdërohen e s‘ durohen me bame e të pa bame, si krah i luftës e  ka nga ata edhe veteran me grada e paleta  ti mua e une ty …që si dëshmi nga 15 mijë pjellën e u banë 60 mijë, që po flitet e po shkruhet për çdo ditë për këto marrëzi dhe po dëshmohet qe sa kohë, se janë gryksa e të pa ngopur mendojnë dhe veprojnë vetëm për pozita e për pushtet, për lavde e pasuri se kur vie fjala për përgjegjësi, ata fare s‘ pranojnë e as s’dojnë me ndie, se na bënë horë si brenda e jashtë vendit, me veprimet e tyre të sipër shënuara..!!

 

 

         Lidhur me Vendimin e Qeverisë:

Nëse janë nënshkruar këto marrëveshje dhe tash vihet taksa 25% apo 100% siç po thuhet e trumpetohet, Serbia e ka ngritur peshë BE e më gjërë dhe Znj.Mogerini e  Z.Johanes Han, me të drejtë ndoshta veç sa s‘ju ka dal timi nga hidhërimi, është dro, mos po veprojnë edhe këta si e famshmja Carla del Ponte,  ndoshta edhe me arsye, kërkojnë zhbërjen e vendimit, që e ka marrë me shumë të drejtë Qeveria, lidhur me këto masa, por, pasi që kanë nënshkruar më parë marrëveshjen e arritur, siç thuhet e kanë hanger më heret dhe tash ska loj, sot po nënshkruaj e pranoj e nesër po i bie pishman se s‘më ka ra taman..!

 

Siç podel e siç po shifet na i kanë shti dy kambët me një apangë(këpucë) dhe tash kur ka filluar të mbledhë këmba qelb nga ndrydhja e shtrydhja, skemi ditur  apo edhe s’na kanë pyetur, besa hiç askush, për këtë punë në atë kohë dhe atë rrëmujë, për me i zgjidhur ata që na udhëheqin e përfaqësojnë brenda e jashtë vendit, ose na u kanë shtirë melaqe për t‘ ju besuar e votuar, se na dalin helaqe tani edhe ne vonë po e shofim, nga veprimet dhe qëndrimet e tyre tani më që spo munden me i fshehur fare, pra të përgatitur e porositur me kohë në kushte e rrethana të caktuara, ku demokracia s‘ ka mundur as frymë me marrur e janë thirrur e thirren edhe sot e kësaj dite në demokraci, pa fije turpi e pa fije njerëzie.

Fajet ndoshta i kemi edhe na vet, dorën në zemër s jemi pa faje, pasi që këta të zgjedhurit tanë dalldyshana mashallah mos ju raft kush mësysh me kravata e kate rrobash të shtrenjta, me kerre e me siguri turproje(truproje) s‘kanë dashur a s’kanë ditur ata e dinë vet, se si me veprue lidhur me masat që duhet marrur për sigurinë e mirëqenien e vendit, me kohë me i matur mirë rrethanat dhe me i marrur vendimet, me i shtri këmbët sa e kemi jorganin, me i mathur këpucët që mundemi me hecur drejtë e si duhet e kah duhet, mos me hy ndër udhë e mbi udhë në terr e nëpër lloç, me kohë me mendue, se tash ësht vonë, dhimbjet po dalin në sipërfaqe për fushë e ledinë, tani më të fshajmë e rrënkojmë sa të duam, por një gjë ka qenë e ditur qe sa kohë, se na e ka bërë me dije kryeministri i paradokohe dhe tani kryetari i Kosovës rroçkodelli Hashim Thaçi, se ne me Serbinë duhet me arrijtur marrëveshje të vështira edhe të dhimbshme, këto i ka përsëritur vazhdimisht qe sa vite, sidomos këtë vit… ai i din arsyet dhe pse..!

 

E tash, ja pafshim hajrin edhe kryetarit që e kemi dalldyshan po edhe qeverin e tashme dhe të përparshme, që shet trimëri, bie vendime, po se di se sa do të qëndrojnë këta të mjerë dhe vendimet e tyre…që kur është dashur me kohë të kundërshtojnë, jo që s‘kanë kundërshtuar, por kanë pranuar e tash është vonë po s‘është për tu habitur, se këta janë mësuar me i hangër fjalët e veta, gjithnjë i dredhin e i përdredhin, në fund sjellë e bjerë mbi kurriz të popullit, në të cilin thirren e lavdrohen se janë të zgjedhurit e tyre dhe këta janë më të mirët që e përfaqësojnë popullin e vendin kudo e kahdo … brenda dhe jashtë vendit.. dhe deri me sot për këtë gjendje në të cilën vet këta e kanë sjellur Kosovën dhe popullin e saj, kanë qenë dhe janë përgjegjës, kurrë asnjëhere s‘ ju ka shkuar mendja me kërku falje se le më me dhënë dorëheqje as që u shkon mendja, me ba me jau permend a kërkuar dorëheqjen nga posti a pozita, jo që s‘ju pëlqen hiq po i qesin syt në stam e thonë: na jemi ma të mirët, neve na ka përzgjedhur e votuar populli. Kështu, siç po shifet deri me tani, hiq më pak se këto dhjetë vitet e fundit e kanë marrë me tapi e me gjoks e luftë siç thirren e çirren pa pushu, se janë veterana e dalldyshan dhe siç duket ja kanë msy me kanë në pozitë e në pushtet si  Marrshall TITA deri sa  harroj me marrë frymë edhe këta deri sa të harrojnë me marrë frymë ja kanë mësy me qëndrue, ose deri sa populli i çel sytë e jau zë frymen këtyre farë dalldyshanave të Kosovës së lirë e të pavarur (Të cilët e kanë pushtuar Kosovën hallemadhe anë e kënd saj e kanë shti rrënjë si bar i keq …!)

 

Në vend të përfundimit si plotësim, Lajmi nga Bota sot në vijim dhe  thënja e mendjendriturit  FAIK Konica,

LAJME

Ish senatorja belge: Edhe nëse do të isha e varur nga ajri i Serbisë, kurrë nuk do ta blija

NGA Bota sot : D.RR MË: 22 NËNTOR 2018 NË ORA: 23:53

Annie Marie Lizin

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur

Ish senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë në vitin 1999.

Ajo kishte thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur, transmeton “Bota sot”.

“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, kishte thënë ajo.

Kosova vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa po zhvillohet një fushatë për bojkotimin e tërësishëm të mallrave serbe.

 

Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në zemrat e çdo shqiptari – Fotoreportazh nga Florim Zeqa

 

Mbrëmje madhështore e Darkës së Lamës në Büron (Zvicër)

Shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, në nëntë vjetorin e themelimit organizoi edicionin e 8-të të manifestimit tradicional “Darka e Lamës” në Büron, i cili u hap me intonimin e hymnit dardan “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”. Pas intonimit të hymnit, moderatori i këtij aktiviteti, z. Qamil Çekaj në emrin e tij, të kryesisë dhe të kryetarit Saim Tahiraj i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, aktivistët dhe donatorët që po e mbështetin në vazhdimësi organizimin e këtij evenimenti vjetor.
Për të përshendetur më pas edhe mysafirët e nderit të kësaj mbrëmje; Smajl Çekaj (vëlla i heroit Salih Çekaj), veprimtarin Xhafer Leci, poetin Mentor Thaçi veprimtarin e publicistin Idriz Zeqiraj, Xhemajl Hoxha (kryetar i shoqatës “Bekim Berisha-Abeja” në Moosburg), Reshat Murati dhe Mejdi Laçaj (veprimtar të orëve të para të LDK-së), Shefqet Podvorica (veprimtar i shquar dhe humanist), nga Gjermania, analistin dhe shkrimtarin Florim Zeqa nga Italia.
Pas përshendetjes së mysafirëve të nderit, moderatori Qamil Çekaj, e ftoi në skenë poetin e njohur Mentor Thaçi për të deklamuar poemën e tij “Darka Lam’s” nën tingujt e kavallit, kushtuar Darkës së Lamës dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Më pas, në skenë u ftua arkëtari i shoqatës, Lush Mulaj, i cili e prezantoj raportin financiar të shoqatës për vitin 2018.
Nga raporti finaciar, anëtarësia e gjërë dhe të pranishmit u njoftuan për të gjitha levizjet financiare të shoqatës, përkatësisht donacionet dhe shpërndarjen e ndihmave për ndërtimin e shtëpive, ndihma për shërimin e të sëmuarve, ndihmë minatorëve, bursa për student të dalluar, botim librash dhe realizim dokumentarësh me vlerë kombëtare, në totalin e shumës prej 69656 franga e 40 cent.
Jo vetëm kaq, për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër në afatin rekord arriti të grumbulloj hiq më pak se 71390 franga dhe 2890 euro.
Ku totali i mjeteve të grumbulluara arrinë në 141.046 franga zvicerane e 40 cent dhe 2890 euro.

Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në Malaj (Rugovë), është kryevepër e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër

Por mrekullia nuk përfundon më kaq, Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në fshatin Malaj (Rugovë), në vendlindjen e të parëve të presidentit historik Ibrahim Rugova është kryevepër e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, e shoqatës më unike, më transparente dhe më të organizuar në mërgatën shqiptare të Zvicrës e më gjërë,…pa të cilën do të kalonin jo vetëm edhe 5 vite, por ndoshta nuk do të realizohej asnjëherë ky projekt madhor me vlera historike, i lënë në harresë të plotë, pikërisht nga eksponentët drejtues të LDK-së aktuale në Prishtinë, ish pushtetarëve të djeshëm.
Për realizimin me sukses të këtij projekti, kryesia e shoqatës i nderoi me mirënjohje 44 kontributdhënës me shumat e dhuruara në vlerë mbi 500 franga e sipër.
Në fund, për këto shuma të grumbulluara, arkëtari Lush Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.
Pra, kjo është meritë e kryesisë, kryetarit, aktivistëve, veprimtarëve dhe anëtarësisë së gjërë si dhe donatorëve zemër bujarë që mundësuan realizimin e dëshirës dhe ëndrrës së qindramijëra dhe miliona bashkatdhetarëve në Diasporë.
Moderatori Qamil Çekaj, e përshendeti dhe e falenderoj publikisht veprimtarin e palodhshëm, Reshat Muratin, i cili me blicin e aparatit të tij në vazhdimësi është duke përcjellur të gjitha aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani, Zvicër e gjetiu ku tubohen shqiptarët.
Më pas, moderatori, për nga fjalë rasti i ftoi; z. Smajl Çekaj, analistin Florim Zeqa, publicistin Idriz Zeqiraj dhe veprimtarin Xhafer Leci, i cili në emër të shoqatës “Kadri Zeka”- Gjermani, për kontributin e dhënë në shoqatë dhe për lartësimin e emrit të heroit Salih Çekaj, e nderoi me mirënjohje kryetarin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, ushtarin besnik të vizionit rugovian, të madhin Saim Tahiraj.

Pastaj u vazhdua me programin muzikor me vllëzërit Arbnor dhe Rrezar Kuqi, me këngën “Moj Kosovë Dardane”, e cila ngjalli emocione tek të pranishmit e shumtë në sallën e stërmbushur në Büron.

“Darka e Lamës”, kjo traditë e lashtë e popullit shqiptar, e rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova në vitin 2002, është bartur edhe në mërgatën tonë, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, e në veqanti tek mbështetësit besnik të filozofisë politike dhe vizionit rugovian.
Sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve për rreth, si Gjermania, Austria, Italia, etj.
Njëherit, kjo ishte mundësi e mirë e shpalosjes së kulturës, traditës kombëtare dhe shijimit të vlerave rugoviane në Diasporë, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë.
Të ndihmosh vllëzërit e një gjaku dhe një ashti është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qënje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pjesa kulmore ishte shtruarja e darkës nën simbolikën e sofrës dardane me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, të përgatitura nga gratë, nënat dhe motrat tona, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me xhelozi traditën e gatimit të ushqimeve nga kuzhina e pasur shqiptare.
Bashkimi i grupit të burrave rreth sofres së bekuar dardane nën simbolikën e unifikimit të gjakut të pastër dardan, bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Pjesa e dyte e programit artistik filloj me këngëtarët profesionist Sami e Avni Alimusaj, të cilët kënduan këngë patriotike, kushtuar dëshmorëve,…i kënduan heroit Salih Çekaj dhe presidentit historik Ibrahim Rugova të shoqëruar në këndim të përbashkët nga burrat e tubuar rreth sofrës së bekuar dardane, të shndërruar në një shpërthim të vërtetë të frymës së pastër rugoviane, për të vazhduar me kolazh të këngëve popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vllëzërve dhe motrave dardane në podiumin e sallës së madhe në Büron.

Vlenë për të theksuar se ky aktivitet u përcjell nga syri i kamerës dhe blici i shumë makinave fotografike dhe telefonave mobil, por pa dyshim njëri ishte më i mprehti, ai i mjeshtrit të artit fotgrafik, Reshat Murati i cili e fokusoj çdo detaj të Darkës së Lamës, me një fokusim gjithëpërfshirës të pjesëmarrësve në këtë mbrëmje të hareshme kulturore dhe shumëdimensionale.

Në mesin e rreth 500 pejsëmarrësve në këtë aktivitet kulturor me vlera kombëtare, ishin edhe veprimtar dhe personalitete të shquara që jetojnë dhe veprojnë në mërgatën tonë, si: Abaz Fejzullahu (kryetar i Intelektualëve Shqiptar në Zvicër), Arbër Gashi (sekretar i Ballit Kombëtar), Haki Latifi (ish kryetar i degës së LDK-së-Zvicër), Naim Miftari (oficier i lartë i G02-it), Vesel Xhaferi (veprimtar), Bajram Mehmeti (oficier i lartë i karrierës), Zymer Tahiraj, (oficier i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, të drejtuar nga Ahmet Krasniqi), Bashkim Hoxha dhe Luan Haxhia (veprimtar nga Gjermania).

Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Shoqata “Salih Çekaj”, nuk është shoqatë lokaliste, por ka një shtrirje të gjërë gjeografike në tërë territorin e shtetit helvetik, përkatësisht me anëtarësi nga të gjitha anët e Kosovës dhe trojet etnike në përgjithësi.
Sikur pushtetarët në Prishtinë dhe Shqipëri të ndjeknin shëmbullin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, në mirëmenaxhimin e parasë publike, me siguri do të kishim më pak varfëri dhe shumë më pak diskrimin social në dy shtetet tona.
Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari pa dallim feje apo ideologjie, rajoni apo krahine, shteti apo kontinenti ku jetojnë shqiptarët.

Zoti e bekoftë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër!
Zoti i bekoftë të gjithë kontributdhënësit e mërgatës sonë!
Zoti e bekoftë njeriun më të madh të epokës sonë, arkitektin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova!

NJË PËRGJEGJE PËR MIKUN TIM VESEL XHAFERI NË FAQE TË LIBRIT-FACEBOOK 2018-11-20 – Nga ABAS FEJZULLAHI

 

Vesel Xhaferi Ashtë muzika e fortë apo i shkëllon në vesh mos na ndigjoj Abas Fejzullahi ashtu e zuna haha.

Pamje nga një pjesë e sallës me të pranishmit në Darkën e Lamës, organizuar nga SHKH“SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

Ore i nderuari Vesel Xhaferi, po i shiqoj këta dy dashamirët e mi po edhe të juajt, Smail Çekajn vllai i heroit Salih Çekaj, që  SHKH”Salih Çekaj” në Zvicër e mban me nderë e krenari emrin e tij, kryetar i së cilës ësht i nderuari Saim Tahiraj bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtarë i orëve të para për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…

Përmes kësaj shoqate, qysh nga themelimi deri tani, janë  ndihmua shqiptarë në skamje për nevoja e ndihma të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare, aty ku janë nënë pushtimin e shteteve të huaja si: Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamëri… kryesisht në Kosovë e Shqipëri..!

Në Kosovë e Shqipëri janë mjaftë hallegji, në skamje e varëfëri..!

Nga qeverisja e keqe e vendorëve si pushta e pushtshtetarë që janë, të sëmurë e të pa shërueshëm, nga lakmia për pozitë, pushtet, pasuri, që të gjitha këto i kanë më afër se kmishen në trupin e tyre, në vend të mirëqenjës me punë dhe ndershmëri, në vend kanë mbjellur skamje e varfëri, me papunësin që kanë krijuar…!

Vet, janë pasuruar përmes keqpërdorimit të demokracisë  përmes pozitave, pushtetit dhe nga qeverisja e keqe për poullin e shtetin, por shumë lakmuese, dëshiruese por edhe fitimprurse për veten e tyre…!

Thirren e qirren në emër të Demokracisë, Ligjit, Drejtësisë e Kushtetutës e në çka jo tjetër, në premtime mashtrime, rrena e dredhi nga më të ndryshmet për tu treguar se  janë engjuj(melaqe) në vepër, por, jeta e përditëshme ka dëshmuar me rrjedhatë e veta dhe gjendjen ekzistuese deri më tash, se këta pushta e pushshtetarë vendor, janë vetë djalli, helaqe e faqja e zezë për vendin dhe popullin…!

Për veten e tyre mrekullia vet, me pasuri, kerret të blinduara  turproje (trupëroje) kah të shkojnë të përcjellur e siguruar, jeta e tyre është me lezet e pa kjamet, tash për tash jau ju rrinë karrshi edhe Sheikve në Arabi  prandaj edhe dojnë siguri, sa për popull e rini, kanë plot premtime rrena e mashtrime, por derisa të ju besojnë, mjaft mirë jau bajnë, kakohë që  tani më veç kanë dalur për fushë paknaqësitë,zemërimi por jo edhe veprimi për t’ua dhënë hakun këtyre keqbërësve, por tue marrë vehten në qaf tue lëshuar vendin ku syt këmbët e këta vazhdojnë ende me të tyre tue u thirrur se ne jemi më të mirët, më të votuarit, dhe do e shpëtojmë vendin, pa e pranuar asnjëherë që janë shkaktarët kryesor ku e kanë sjellur vendin dhe pse populli e rinia në veçanti po ik prej vendit…!

Pasojatë me përmasa të mdhaja e afatgjate …!

Kosovë e Shqipëri hiq më pak se 100 parti, bëjnë pazare e dredhi për të ardhur si pushta në pozitë e pushtet se deri më tash u ka lënë shumë lezet…e sa për popull e rini, si në vend po edhe në kurbet, kanë mbjellë faren e ndasisë dhe përçarjes  që ka aq shumë dëshmi sa që pasojat vrehen kudo sepse insitucionet shtetërore janë bërë armë në duar të pushtetarëve për të mbajtur pushtetin apo për të rrëmbyer ate siç po veprojnë në 20 vitit e fundit në veçanti…!

Me keqë qeverisje në Kosovë e Shqipëri, si  dy shtete jo për lakmi,  kanë rrjedhur këto dukuri të shëmtuara dhe vazhdojnë të shëndrrohen në gangrenë e ndoshta  me kohë edhe kancer për ardhmerin e vendit, sepse në vend të mirëqeverisjesë nga ana e pushtave dhe pushshtetarëve vendor në poste dhe pozita të ndryshme shtetërore, me punë të ndershme dhe përgjegjësi ndaj punës, për zhvillim ekonomik e kulturor përmes edukatës për punë dhe përgjegjësi ndaj punës cilësore dhe si duhet kudo në secilën punë, për të krijuar mirëqenie përmes punës dhe përgjegjësisë ndaj punës, kanë mbjellur papunësi, skamje, varfëri, premtime, mashtrime, keqpërdorime,  tue i shue shpresatë në vazhdimsi, për ardhmëri më të mirë, tek rinia në veçanti dhe populli  në përgjithësi…!

SHHK”Sali Çekaj“në Zvicër, me ndihmën e kurbetçarëve po ju del në ndihmë vazhdimisht atyre që shtetet e pushshtetarët i kanë lënë në herresë edhe pse vet i kanë sjellë shumicen e tyre në poste e pozita me votat e tyre dhe në në gjendjen që gjinden.. tue u besue premtimeve e mashtrimeve të tyre…!

Tue njohur Saim Tahirajn mirë, me siguri Samili don me i treguar diçka në vesh me rëndësi, por kot e ka se qebesa ata që po bënin muzikë aq të hareshëm e gazmor, sa që muzika jo që ndihej në sallën me afër 400 veta, por lirisht edhe në hapësiren jashta sallës në rrugë dëgjohej gati si me qenë në sallë, prandaj kot e u mundua Smaili me i vikat apo bertit te veshi e me i tregu Saimit atë që ka dashur ti tregoj, se kush ka pas vesh nga kjo muzikë është shurdhue, po ma mirë shurdhanë e mos me ndie ankime e rrënkime  për skamje e mjerime gjithëandej vendit a mos po ndie gja mirë veç zi, kështu nga muzika me zë të lartë sndien asgjë, bile veç i luajnë buzët e bajnë me krye bashkëbiseduesit nëpër tavolina, se gjëja e kuptuan njëri tjetrin se çfarë tha e u  muaren vesh..!?

Unë në foto që ka publikuar i nderuari Vesel Xhaferi në komentin e tij po japi një përgjegje në bazë të fotgrafisë të publikar në Faqe të Librit-Facebook :

 

Vesel Xhaferi Ashtë muzika e fortë apo i shkëllon në vesh mos na ndigjoj Abas Fejzullahi ashtu e zuna haha.

Isha tue i shique Smaili si mundohej ti tregoj siçka në vesh Saimit por jo që i ndëgjoja ata se ishte e pa mundur por edhe ata vet e kanë pasur të pa mundur me ndëgjue njëri tjetrin aq afër nga muzika me zë të lartë që dridhte gotatë me ujë në tavolina e dyshemen ishin në hallë se le më ata që donin të bashkëbisedonin në Darkën e Lamës…!

E fola pa zë vet me vete dhe thash:..” kot e keni ore të uruar se këtu jemi ba shurdhana e memeca, sepse ka arsyen e vete ndoshta nga organizatori dhe përgjegjësi për kujdesin e zërit dhe muzikës, sepse pa pritesë donë që ti argëton e kënaq të pranishmit me muzikë e këngë me zë të lartë, ndoshta edhe (me mbi 300 decibel, masë më duket për matjen e zërit, normalja kishte me qenë prej 40-60 decibel… gjatë darkimit të begatshëm me gjitha të miratë gatojset vendore nga ushqimet vendore e sa për pije gjithandej tavolinat përplotë ku për këtë punë rreth gjellave e gatimeve  i falënderoj folësi Qamil Çekaj në fillim garat por nuk harroj edhe ndonjë burrë që i ka ndihmua gruas në zierje apo gatim…) se për me kërcye e vallëzue ska nevoj me folë, për vallëzim besoj se ja kanë shkuar hujin… dashamirët, kjo është me rëndësi, që ata janë kënaq e sa për vesht e mi e të Saimit dhe të tjerve është dashur ne vet me u kujdesur me kohë me i marrë paisjet me vete…  paqim vehten në qafë… se e kemi ditur, se ku të shkosh e kah të shkosh në organizime kështu e ke tek shqiptarët gazmor  në kurbet këtu në Zvicër, që jo vetem sallën po edhe qytetin e ngrisin në këmbë… shahira se jo mahi nga se përgjegjësit për muzikë janë shumë  “profesional” zemër gjërë e mirëbërës të gjymert si thot mileti, ata jo vetem që po dojnë me i knaqur e dalldisur të pranishmit me muzikë e këngë në sallë por edhe ata rrugëve kalimtarët e rastit jashta sallës…kudo muzka paguhet e kjo falas ku ka  e ku gjenë ma mirë..!?