Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, duket se përveç sherrit në PD, po krijon vatra zjarri edhe në selinë e PS. Informacionet që kanë rrjedhur nga kryeministria se Majlinda Bregu do jetë ministre e jashtme e qeverisë Rama 2 kanë krijuar pakënaqësi ndër radhët e PS-së.
Edi Rama “vdes” të bëjë një kabinet qeveritar që të hyjë në histori, ku nga 14 ministri, 10 do jenë femra si drejtuese ministrie. Por surpriza, siç po dalin informacione sekrete nga Kryeministria, ka të bëjë me emrin e ministrit të Jashtëm. Të enjten, në takimin me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryeministri Rama, e tha shkoqur se Ditmir Bushati nuk do jetë më ministër i Jashtëm. Gjithashtu kryeministri deklaroi se do të kishte dhe një tjetër ministri që do të merrej me çështjet e jashtme dhe konkretisht me shqiptarët e diasporës. Burimet tregojnë se kryeministri Rama po negocion me ish-ministren e Integrimit të qeverisjes së PD-së, deputeten demokrate, Majlinda Bregu. Edi Rama synon ta emërojë ministre të Jashtme.
Kjo ka shkaktuar inat dhe tërbim tek radhët e elementit femëror në PS. Pse kaq poshtë paska rënë fuqia grarore e PS, sa të mos ketë një emër për ministre të Jashtme, por të shkohet tek Majlinda Bregu e cila si ia punoi Berishës, ia punon edhe Ramës!
Majlinda Bregu dje tërboi dy selitë politike, duke mbetur mes Bashës dhe Ramës si një mollë sherri.
Ajo nuk përgënjështroi asnjë rresht, siç bën zakonisht, kur ka ndonjë njeri që përmend emrin e saj.
Heshtja punon për të, siç mund të ndodhë që revolta e grave të PS-së të mposhtë “dëmin politik” Edi Rama në tapetin e nesërm në Asamblenë e PS.
Asaj ia ka qejf që të jetë Ministre, pavarësisht se me cilën parti. Aq i bën Bregut për partitë!
Komentet