VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Revista Time shpall gazetarët “Personat e Vitit”

By | December 12, 2018
blank

Komentet

blank

Gjithçka duhet të dimë për pasaportën europiane të Covid-19

Nga Julia Buckley, CNN

Se si do të jenë udhëtimet në të ardhmen e afërt, kjo është një nga çështjet më të diskutuara gjatë kohëve të fundit. Me rihapjen e kufijve, Bashkimi Europian ka lëshuar certifikatën digjitale të Covid, në mënyrë që qytetarët e BE-së të mund të udhëtojnë pa kufizime në vendet e bllokut.

Tashmë, nëntë vende po përdorin certifikatat,  dhe më shumë vende pritet ti bashkohen skemës para se të fillojë zyrtarisht me 1 korrik. Parlamenti i BE-së votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar certifikatat në 9 qershor.

Pra, cilët janë të kualifikuar për certifikatën, dhe  a mund ta merrni atë? Abcnews.al  ju sjell në shqip gjithçka që duhet të dini rreth certifikatave të Covid

Çfarë është certifikata e Covid?

Certifikata e Covid do të lejojë turistët të udhëtojnë brenda Europës. Aktualisht, nëse udhëtoni midis dy vendeve të BE-së do të duhet të përmbushni secilën nga rregullat e tyre – që mund të nënkuptojë testimin e përditshëm nëse jeni duke udhëtuar me makinë ose tren.

Certifikata, megjithatë, do të përmbaje tre të dhëna: të dhënat e vaksinimit,  testet negative, ose nëse jeni rikuperuar nga Covid-19. Ai do të jetë i vlefshëm në të gjitha vendet anëtare të BE-së, plus Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

A është e njëjta me pasaportën e vaksinës së BE?

Po, është e njëjta. Njihet gjithashtu si “leje shëndetësore”, megjithëse Certifikata Digital Covid e BE është emri zyrtar.

Është një certifikatë digjitale apo letër?

Kjo do të varet nga personat, pasi secili mund të zgjedhë mënyrën që dëshiron. Të dyja do të përmbajnë një “kod QR ” i cili mund të skanohet gjatë hyrjes në një vend. Do të jenë të dyja në gjuhën kombëtare të vendit që e lëshon, plus anglisht. Shtetet anëtare kanë rënë dakord për një model të përbashkët.

Si funksionon?

Secilit organ kompetent i është caktuar një nënshkrim digjital, i cili është në kodin QR; Stafi i kufirit do të skanojë kodin QR për të parë të dhënat, megjithëse nuk do të shihen të dhënat personale.

Kur  do të fillojë përdorimi i certifikatave të Covid?

Lëvizja me anë të një certifikatë të Covid do të fillojë me 1 korrik, ndërkohë që deri më tani 9 shtete kanë filluar lëshimin e certifikatave të Covid. Duhet të theksojmë gjithashtu se Parlamenti Europian ende duhet të votojë mbi skemën për ta bërë atë të ligjshme.

Cilat vende po përdorin aktualisht certifikatën?

Që nga 8 qershori, janë nëntë shtete anëtare të BE-së të regjistruara: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Lituania, Polonia dhe Spanja. Ndërkohë që 22 vende kanë testuar me sukses  skemën e certifikatave, sipas Komisionit Europian.

Kush mund ta përdorë?

Qytetarët e BE-së dhe familjet e tyre dhe banorët e ligjshëm. Sidoqoftë, një zëdhënës i BE tha për CNN se blloku do të zgjerojë skemën edhe për personat jashtë BE-së – përfshirë amerikanët.  Më shumë të dhëna priten të publikohen para  datës zyrtare më 1 korrik.

Britania e Madhe gjithashtu  është në negociata. Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar nuk janë përjashtuar ende nga kufizimet në të gjithë BE-në, për shkak të variantit Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi dhe tani mbizotërues në Britani.

BE ka thënë gjithashtu se “po punon për t’u siguruar që certifikatat të jenë në përputhje me sistemet në vendet e tjera”, për personat që udhëtojnë jashtë bllokut.

A duhet të vaksinohemi për të marrë një certifikatë të Covid?

Jo. Certifikata do të përfshijë edhe rezultatet  e një testi negativ gjithashtu edhe nëse jeni rikuperuar nga Covid-19.

A duhet të vaksinohemi plotësisht?

Jo domosdoshmërish – ju mund të pajiseni me një certifikatë edhe nëse keni marrë ose dy doza. U takon shteteve anëtare individuale të vendosin nëse certifikata është e pranueshme me vetëm një dozë.

Cilat vaksina janë të lejuara për marrjen e certifikatës?

Vetëm vaksinat e aprovuara për përdorim në BE – për momentin Sinovac ose Sputnik V nuk janë në listën e vaksinave të aprovuara nga blloku. Të paktën, ky është rregulli i bllokut; vendet kanë të drejtë të vendosin individualisht.

Aktualisht, BE ka aprovuar AstraZeneca, Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Sa persona kanë siguruar  tashmë një certifikatë?

Më shumë se një milion njerëz ishin regjistruar  deri të martën, sipas Komisionit Evropian.

A ka ndonjë tarifë?

Jo, është falas. Sigurohuni që ta merrni përmes kanaleve zyrtare. BE ka premtuar që certifikatat do të merren pa asnjë vështirësi.

Si mund ta marr certifikatën?

Vendet  do të lëshojnë certifikatat, qoftë përmes një portali ose përmes autoriteteve shëndetësore.

A mund të lëviz lirshëm pasi marrjes së certifikatës, apo do të ketë kufizime  specifike për vendet?

BE ka  deklaruar se personat që kanë një certifikatë do të përjashtohen nga kufizimet e lëvizjes së lirë, dhe kërkoi që shtetet anëtare të mos vendosin kufizime të tjera  vetëm në rastet e  nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik- për shembull nëse varianti i ri bëhet shqetësues.

Shtetet që dëshirojnë të zbatojnë kufizime të reja duhet të justifikojnë vendimin e tyre para autoriteteve të BE-së.

A  kanë filluar vendet përdorimin e certifikatave?

Secili vend do të fillojë përdorimin e certifikatave, nën ombrellën e skemës europiane. Dhe disa vende tashmë kanë hapur  turizmin por jo për fqinjët e tyre – Italia dhe Greqia janë kanë lejuar hyrjen e amerikanëve në vend.

Sa e sigurt është?

Sipas BE-së informacioni i ruajtur në kodet QR të certifikatës mund të verifikohet “pa përpunimin e të dhënave personale”. Megjithëse vetë certifikata përmban të dhëna duke përfshirë emrin, datën e lindjes dhe datat e vaksinës / shërimit. Vetëm nënshkrimi i vlefshëm digjital do të kontrollohet./abcnews.al

blank

Biden do të nxisë Perëndimin të krijojë aleancë kundër Kinës

Liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë në samitin e G7-ës në Mbretërinë e Bashkuar.

 

RFE/RL

Të shtunën (12 qershor) në ditën e dytë të samitit të G7-ës që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të nxisë vendet perëndimore t’i kundërvihen rritjes së ndikimit të Kinës, raporton BBC.

Biden pritet të bëjë thirrje për fuqizimin e aleancës në mënyrë që t’i bëhet ballë projekteve të Pekinit për ndërtimin e infrastrukturës në vendet në zhvillim.

Nisma “Një rrugë një Brez” e Pekinit, parasheh investime dhe huadhënie në miliarda dollarë për vendet në zhvillim.

Demokracitë perëndimore, para së gjithash, Shtetet e Bashkuara duan t’i kundërvihen kësaj nisme.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përballjen me Kinën, por me paraqitjen e një alternative pozitive për botën.

Samiti do të zgjasë deri të dielën, më 13 qershor.

Ai mbledh së bashku udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën edhe për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang të Kinës.

Në fillim të këtij viti SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja vendosën sanksione të koordinuara ndaj Kinës.

Sanksionet, përfshirë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve, shënjestruan zyrtarë të lartë në Ksinjiang të cilët janë akuzuar për shkelje serioze të të drejtave të njeriut kundër myslimanëve ujgurë.

Më shumë se një milion ujgurë dhe pakica të tjera vlerësohet se janë arrestuar dhe mbahen në kampe në provincën veri-perëndimore kineze.

Qeveria kineze është akuzuar për kryerjen e sterilizimeve të detyruara mbi gratë ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre.

Udhëheqësit e G7-ës do të angazhohen gjithashtu për një plan të ri për të ndaluar pandemitë e ardhshme.

Masat përfshijnë shkurtimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve në nën 100 ditë.

Është paralajmëruar se liderët e grupit do të zotohen për shpërndarjen e një miliard vaksinave kundër koronavirusit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se qëllimi i masave është “të sigurohemi se kurrë më nuk do të zihemi në befasi”.

Takimi i G7-ës përfundon të dielën.

Kjo është vizita e parë e presidentit Biden jasht vendit. Pas samitit ai do të udhëtojë në Bruksel për takime me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Të mërkurën (16 qershor) ai do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në Gjenevë të Zvicrës.

blank

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Godina e Pentagonit në Arlington, Virxhinia, ndërsa në sfond shfaqet Kongresi i Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C.

 

Jeff Seldin

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarësh më pak se një javë përpara se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Pentagoni njoftoi të premten paketën, pjesë e Iniciativës së Ndihmës së Sigurisë së Ukrainës të Uashingtonit, duke thënë se ishte në gjendje të vazhdonte me ndihmën pasi konfirmoi se Kievi ishte në përputhje me reformat e nevojshme.

Paketa përfshin radarë kundër artilerisë, sisteme kundër mjeteve fluturuese pa pilot, pajisje të komunikimit të sigurtë, pajisje të luftës elektronike dhe pajisje ushtarake të evakuimit mjekësor.

Paketa parashikon gjithashtu trajnime për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë dhe kapaciteteve në bazat e forcave ajrore ukrainase.

Ndihma, pjesë e 275 milionë dollarëve në mbështetje të Ukrainës, u miratua si pjesë e buxhetit të vitit fiskal 2021 të Pentagonit.

Paketa e ndihmës fillestare, e dërguar në mars, përfshinte anije patrullimi të armatosura, radarë kundër artilerisë dhe mbështetje për imazheri dhe analiza satelitore.

Tensionet midis Ukrainës, e cila ka kërkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin, dhe Rusisë janë rritur prej muajsh pas një grumbullimi masiv të forcave ruse në fillim të këtij viti përgjatë kufirit ukrainas dhe në Krimenë e pushtuar.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë e përshkruan shtimin e pranisë ruse, me më shumë se 100 000 forca, si më të madhin që kur Kremlini pushtoi Krimenë nga Kievi në vitin 2014.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Presidenti Biden synon të ngrejë çështjen e Ukrainës kur ai të takohet me Presidentin Putin të mërkurën në Gjenevë, duke e përshkruar sjelljen e Moskës si agresive.

Zyrtarët rusë këmbëngulën se rritja e pranisë ushtarake në fillim të këtij viti ishte për të mbështetur stërvitjet ushtarake dhe se shumë prej forcave të grumbulluara pranë Ukrainës janë tërhequr që nga ajo kohë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s i shohin me dyshim pretendimet ruse, dhe Uashingtoni premton mbështetje të vazhdueshme për Kievin.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2.5 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga viti 2014 dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë strategjik të mbrojtjes duke përfshirë edhe sigurimin e ndihmës luftarake mbrojtëse”, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

blank

Zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Margaret Basheer

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi është i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Zakonisht shtetet e shpallin kandidaturën e tyre për Këshillin e Sigurimit vite më parë. Por ndodh që ka edhe vende që konkurrojnë në momentet e fundit. Këtë vit, Republika Demokratike e Kongos vendosi muajin e kaluar të vinte kandidaturën, duke vënë në dyshim anëtarësimin pothuajse të sigurtë për dy shtetet e tjera afrikane, Gabonin dhe Ganën. Megjithatë këtë javë, njoftimet nga Afrika vinin në dukje se Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi ka vendosur ta tërheqë kandidaturën.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

‘E mjerueshme’

Veprimet e tij supozohet të parandalojnë dhe zgjidhin konflikte, por në vitet e fiundit, kritikët thonë se pikëpamjet kontradiktore, veçanërisht mes pesë anëtarëve të përhershëm, kanë bllokuar marrjen e vendimeve për çështje urgjente.

“Veprimet e Këshillit të Sigurimit për krizat e fundit kanë qënë të mjerueshme”, i tha Zërit të Amerikës drejtori i organizatës “Human Rights Watch” për OKB-në, Louis Charbonneau.

“Për krimet e luftës në Gazë, shkeljet masive të të drejtave të njeriut në Mianmar, apo krimet në rajonin Tigray të Etiopisë, e shumta që ka bërë Këshilli i Sigurimit, edhe kjo, në se ka qënë me fat, ka qënë thjesht shprehja e shqetësimit”.

Votimi i përvitshëm për zgjedhjen e 5 nga 10 antarëve jo të përhershëm, grumbullon qindra diplomatë në mjediset e Asamblesë së Përgjithshme, ku vendet kandidate finalizojnë fushatën e tyre disa mujore për t’u zgjedhur.

Por mjediset e OKB-së janë në zemër të Nju Jorkut, të goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Qyteti shpalli rihapjen para tri javësh, por disa kufizime janë ende në fuqi brenda mjediseve të OKB-së, ç’ka do të bëjë që në votim të jenë të pranishëm fizikisht pak diplomatë.

Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.

Mandati i antarëve të rinj fillon më 1 janar. Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

blank

AI: Kina po kryen krime kundër njerëzimit në Ksinjiang

RFE/RL

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit” në Ksinjiang – rajonin ku jetojnë ujgurët dhe pakicat tjera myslimane.

Në raportin e ri të publikuar, Amnesty kërkoi hetime nga Kombet e Bashkuara.

Grupi tha se ujgurët, kazakët dhe myslimanët tjerë në Kinë janë subjekt i arrestimeve masive, mbikëqyrjes dhe torturës.

“Kjo duhet të tronditë ndërgjegjen e njerëzimit, pasi një numër masiv i njerëzve i është nënshtruar shpëlarjes së trurit, torturës dhe trajtimeve të tjera degraduese në kampet e internimit, ndërsa miliona të tjerë jetojnë me frikë nga mbikëqyrja”, tha sekretarja e përgjithshme e organizatës Amnesty International, Agnes Callamard.

Ajo akuzoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për “dështim për të vepruar sipas mandatit të tij”.

Guterres “nuk e ka denoncuar situatën; ai nuk ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar”, tha Callamard.

Në raportin prej 160 faqesh, të bazuar në intervistat me 55 ish-të arrestuar, Amnesty tha se ka prova që shteti kinez ka kryer disa krime kundër njerëzimit: burgim ose privim tjetër të rëndë të lirisë fizike – duke shkelur rregullat themelore të ligjit ndërkombëtar – torturë dhe persekutim.

Raporti pason disa gjetje të ngjashme nga organizata tjetër për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, e cila ka thënë në një raport në muajin prill se beson se Qeveria kineze është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang.

Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe “riedukimi”, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë.

Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

blank

Sot eklipsi ‘Unaza e zjarrit’, pamje spektakolare rreth e qark globit

Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore të enjten do të jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor. 

Kjo ngjarje quhet eklipsi unazor.Hëna do të shihet duke lëvizur mbi yllin tonë, por nuk do ta bllokojë plotësisht dritën që vjen prej saj.

Në vend të kësaj, vetëm një pjesë e hollë e shkëlqimit që do të shkëlqejë rreth diskut të Diellit do të mbetet.

Skenat më të mira do të jenë në Arktik, por një pjesë e mirë e pjesës tjetër të Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm – Shtetet e Bashkuara lindore dhe Alaskën veriore, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesëve të Evropës dhe Azisë.

Sipas projeksionit, ka pak mundësi për të parë këto skena nga BiH, përveç nga vende të caktuara në pjesën veriore të vendit dhe në një variant shumë të butë.

Si gjithmonë, këshilla është që të mos përpiqeni ta shikoni Diellin me sy të lirë.

Kjo mund të shkaktojë dëme serioze. Kushdo që shikon në qiell duhet ta bëjë këtë vetëm me ndihmën e pajisjeve mbrojtëse të shikimit, siç janë syzet e miratuara të eklipsit, shkruan BBC .

Evenshtë edhe më mirë, për ata që kanë mundësi, të vizitojnë një ngjarje të organizuar. Klubet astronomike zakonisht organizojnë ngjarje të veçanta në raste të tilla.

blank

Një grua nga Afrika Jugore lind 10 foshnja

Një grua nga Afrika Jugore ka lindur 10 foshnja në Pretoria, dhe ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror.

Burri i Gosiame Thamara Sithole, ka thënë se janë shokuar nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, kanë kuptuar se do të kenë tetë foshnja.

“Janë shtatë djem dhe tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, ka thënë burri i saj Tehobo Tsotetsi për Pretoria News, pas lindjes së foshnjave të hënën në mbrëmje.

Sithole, 37-vjeçare, është nënë e binjakëve, që tani janë gjashtëvjeçar.

Ajo është thënë të jetë në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane.

Një zyrtar i Afrikës Jugore ka konfirmuar për BBC-në lindjen e foshnjave.

Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar rastin e Sithole.

Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë.

Muajin e kaluar, 25-vjeçarja Halima Cisse nga Mali, ka lindur nëntë foshnja, të cilat është raportuar se janë duke ia dalë mirë në një klinikë në Maroko.

Lindjet e më shumë foshnjave për një herë, zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet. rel

blank

Përfaqësuesi i SHBA në OKB: Mlladic u dënua, Serbia duhet t’i arrestojë Stamatoviqin dhe Stanishiqin pa vonesë

Në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila dje ia konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai e cilësoi historike ditën e djeshme, ndërsa u shpreh tejet i kënaqur me vendimin për dënimin e Mlladic.
“Sot është ditë historike. Mlladic u dënua. Tridhjetë vjet më parë, ai dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë të spastrimit etnik dhe ne kujtojmë veçanërisht ditën kur ata hynë në Srebrenicë dhe vranë njerëz. Ne jemi të kënaqur me punën e gjykatës që mblodhi prova. Verdikti i ardhshëm për Stanishicin dhe Stamatovicin”, tha ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit.

Ai theksoi se Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, duke i bërë thirrje institucioneve serbe që t’i arrestojnë Millan Stamatoviqin (bashkëpunëtor i Mlladicit) dhe Jovica Stanishiqin (ish-shef i UDB-së serbe), të kërkuar për frikësimin e dëshmitarëve.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer që Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj dhe nuk i ka arrestuar dy persona për frikësimin e dëshmitarëve. Serbia është anëtare e OKB-së dhe si vend me detyrime të rëndësishme ndërkombëtare, është e detyruar të bashkëpunojë me Gjykatën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë t’i arrestojë personat e kërkuar pa vonesë”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dje e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladic. Kësisoj, është konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Gjykimi i gjeneralit të tmerrshëm serb filloi në maj të vitit 2012 dhe përfundoi më 15 dhjetor 2016. Ai u arrestua në Lazarevo në maj të vitit 2011, pasi u fsheh për 12 vjet dhe u ekstradua në Hagë. Më 25 korrik 1995, Prokuroria e Hagës ngriti aktakuzën e parë kundër Ratko Mlladicit, në të cilën ai ishte së bashku me kriminelin tjetër, Radovan Karagjic.bw

blank

Presidenti ukrainas: Nga 105 mijë ushtarë rusë, vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Zelensky dhe Trudeau gjatë bisedës shkëmbyen pikëpamjet rreth çështjeve në rendin e ditës për samitet G7 dhe të NATO-s.

Duke informuar kryeministrin kanadez, Trudeaun lidhur me situatën në Donbas, Zelensky theksoi se është e pamjaftueshme numri i ushtarëve që Rusia ka tërhequr nga kufiri i saj me Ukrainën.

“Nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr”, tha Zelensky.

Për zgjidhjen paqësore presidenti ukrainas Zelensky tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e zbatimit të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Trudeau konfirmoi mbështetjen e palëkundur për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.

blank

Kryeministri kanadez vrasjen e familjes myslimane e quan “sulm terrorist”

Washington

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vrasjen e katër anëtarëve të një familjeje myslimane e ka quajtur “sulm terrorist të motivuar nga urrejtja”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Viktimat u vranë nga një shofer kamioni i cili të dielën vonë qëllimisht përplasi një grup njerëzish në Londër të provincës kanadeze Ontario.

Në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve, Trudeau tha se jetët e tyre u morën me “dhunë brutale dhe të pacipë”, duke shtuar se “kjo vrasje nuk ishte e rastësishme”.

Të vdekurit janë dy gra të moshës 74-vjeçare dhe 44-vjeçare, një burrë 46-vjeçar, si dhe një vajzë 15-vjeçare.

Një djalë 9-vjeçar, anëtar tjetër i familjes, po ashtu u godit dhe aktualisht është në spital në një gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia kanadeze njoftoi se shoferi i kamionit, 20-vjeçari Nathaniel Veltman, është akuzuar me katër akuza të vrasjes së shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

Dje në një konferencë për media, inspektori i policisë së Londrës, Paul Waight, tha se “ka prova se ky ishte një akt i planifikuar dhe i paramenduar” dhe se “familja u vu në shënjestër për shkak të besimit të tyre musliman”.

blank

Kanada, tri ditë zie pas sulmit ndaj familjes myslimane

VOA

Qyteti kanadez London që ndodhet në provincën Ontario ka shpallur tre ditë zie për të nderuar viktimat e një sulmi me kamion ndaj pesë anëtarëve të së njëjtës familje. Katër prej tyre humbën jetën në incident ndërsa njëri prej tyre, në moshë të re, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hetuesit thanë se shoferi i sulmoi viktimat për shkak se ishin myslimanë. Personat që humbën jetën ishin të moshave nga 15 në 74 vjeç, ndërsa më i riu në moshë, vetëm 9 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“ E kuptojmë se një ngjarje e tillë mund të shkaktojë frikë dhe ankth në komunitet dhe tek të gjithë banorët e qytetit. Ne të gjithë këtu dhe shumë të tjerë ju mbështesim. Nuk ka tolerancë në këtë komunitet për individë që motivohen nga urrejtja e që ushtrojnë dhunë”, tha shefi i policisë i qytetit London, Stephen Williams.

Pas sulmit që ndodhi të dielën në mbrëmje autoritetet arrestuan një banor të qytetit në parkimin e një qendre tregtare aty pranë.

Policia tha se 29-vjeçari Nathaniel Veltman, i cili po përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë, nuk i njihte viktimat.

blank

Biden: Vendimi për Mlladiqin, historik

RFE/RL

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti “historik” konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ratko Mlladiq.

Presidenti amerikan përmes një deklarate thotë se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Mlladiqit.

“Shpresoj që gjykimi i sotëm të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar, edhe pse kurrë nuk mund të fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre”, thotë Biden.

“Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Vendimi gjithashtu fuqizon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar ndodhjen e mizorive të ardhshme kudo në botë”, thuhet deklaratë.

Më 8 qershor, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm, të shkallës së parë, ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Dhoma e Apelit e Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, gjithashtu hodhi poshtë apelin e prokurorisë për të fajësuar, Ratko Mlladiqin, për gjenocid në gjashtë qytetet tjera të Bosnje dhe Hercegovinës.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin – në shkallë të parë – me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

Presidenti Biden, ka përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund mizorive në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për të sjellë para drejtësisë ata që kryen krime aty dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.


Send this to a friend