Reuf Fico, ka qene këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme të Qeverisë së Ismail Qemalit, ish ministër i Punëve të Brëndshme në vitin 1921, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1929-1931, ish ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet1933–36, ish ambasador në Greqi në vitin 1937 dhe ish ambasador në Gjermani në vitet 1938-1939.
Nesër në datë 9 shkurt në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave organizohet ceremonia e dhurimit të dokumenteve origjinale të jetës dhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të Këto dokumenteve dhurohen nga mbesa e tij znj. Nahlel Fico dhe kanë vlera unikale për trashëgiminë historike dhe politike të periudhës pas pavarësisë dhe në hapat e para të krijimit të shtetit shqiptar. Dokumentet janë një pasuri e paçmuar sepse janë origjinale dhe një pjesë e madhe e tyre bëjnë fjalë për korrespondenca të ndryshme të mbajtura nga Z. Reuf Fico me figurat më të njohura politike të kohës si: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, etj., po ashtu ka dëshmi të qarta mbi situatën e kohës gjatë të cilës ka qenë ambasador në Jugosllavi mbi lëvizjet social politike të shqiptarëve të Kosovës në ish Jugosllavi.

Pershendetje të afërmve të dipllomatit të njohur shqiptar Rauf Fico, që po dorzojnë dokumentata origjinale, të cilat janë një pasuri e madhe pë të ndriçuar atë pjesë të historisë, ku ka shumë mjegull. I falënderoj si qytetar i këtij vendi.
Me mirënjohje
Kadri Tarelli
Durrës