retë lëshuan brirë
pas tyre u varën
lisharëse
rrugët
me asfalt gri
kalldrëmë
resh të coptuara
të ngrysur
me gunga e cepa
të thepisur
apo lëkurlëmuar
të rrumbullakuar
asfalt prej reje
ngjyrë zymtësie
syreje depresivë
të mefshët
të vranët
me qerpikë
mjegulle fine
që gjithsesi
të ngulin
thika resh
pas shpine