VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Republika e Kosovës nuk është pronë e politikanëve – Nga Florim Zeqa

By | April 13, 2019

Komentet

Kadri Veseli rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës që nga viti 2016, të dielën është rizgjedhur të udhëheq edhe një mandat, gjatë konventës së kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka falënderuar anëtarët e partisë për përkrahjen dhe ka theksuar përkushtimin për të sjellë reforma.

“Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”.

“Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja”, tha Veseli.

Veseli ishte i vetmi kandidat në garën për kryetar të PDK-së.

Haradinaj: Nuk na duhet liria e izoluar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

​Haradinaj shtoi se kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, Kosova synon njohje reciproke, por asesi nuk e vë në dyshim statusin, që sipas tij, u përcaktua që nga viti 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyllur në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

Takimi i 1 korrikut në Paris, është vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Plasin karriget e grushtet në nëndegën e LDK-së në Prishtinë

Pas rrahjeve në disa degë të LDK-së Prishtinë e Ferizaj, një e tillë sërish ka ndodhur para pak çastesh në degën e kësaj partie në Mat.

Aty, simpatizantët e kësaj partie janë parë teksa janë rrahur në mes vete.

Ndër të tjera njëri prej tyre shihet teksa gjuan edhe me karrige.

Pal Lekaj tregon pse u ndaluan tetë autobusët me pasagjerë në Morinë

Tetë autobusëve të linjës Kosovë- Tiranë nuk iu është lejuar ta kalojnë pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm. Ata kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh për shkak të një urdhri të Ministrisë së Transportit të Kosovës. Ministri Pal Lekaj ka treguar për Express, arsyen e kësaj bllokade.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka deklaruar se arsyeja që autobusëve iu është ndaluar kalimi në pikën kufitare në Morinë, është keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipërisë.

Lekaj ka thënë se pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”

Ndërkaq, Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, ka reaguar duke mohuar që të jetë vënë në dijeni për këtë urdhër dhe u bën apel dy qeverive përkatëse të zgjidhin situatën.

“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjës për në Kosovë”, është shprehur Hajdini.

U nda nga jeta gazetari Lekë Zherka

Gazetari Lekë Zherka ndërroi jetë të shtunën në moshën 56 vjeçare.

Lekë Zherka e filloi karrierën e gazetarit në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas luftës së Kosovës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, ndërsa më pas ishte drejtor shumëvjeçar në Kohavision.

I ndjeri Zherka deri në fund vazhdoi punën në Radiotelevizionin 21.

Kolegët e miqtë e tij u shprehën të pikëlluar më vdekjen e tij duke e cilësuar atë një humbje të rëndë për gazetarinë shqiptare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i pikëlluar me lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë medieve në Kosovë, Lekë Zherka.

“Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës e Turqisë

Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.

Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë.

Palmer mbledh në takim krerët e shtetit, opozitën e përfaqësuesit e serbëve

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka mbledhur sot krerët e shtetit, partive politike opozitare dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Këtë për Gazetën Express e kanë konfirmuar burime brenda Qeverisë dhe nga zyra e kryekuvendarit Veseli.

“Është duke i takuar liderë shtetërorë e partiak”, ka thënë për Express një zyrtar i lartë brenda Qeverisë.

Ky takim i Palmer po mbahet me të gjithë përfaqësuesit politik sëbashku.

Në takim janë duke marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.

Tema e mundshme e këtij takimi besohet të jetë dialogu dhe zhbllokimi i ngërçit me Serbinë.

Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Ai ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Thaçi nuk e ftoi Isa Mustafën dhe Albin Kurtin në ceremoninë e Çlirimit

Në LDK thonë se Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka ftuar kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën në ceremoninë e çlirimit, ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark. Aty nuk është parë as Albin Kurti dhe zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes.

Në ceremonitë e organizuara sot për nder të 20-vjetorit të çlirimit dhe 20-vjetorit të hyrjes së forcave tokësore të NATO’së në Kosovë, nuk u pa askush nga zyrtarët e lartë të partive kryesore opozitare.

Dymbëdhjetë qershori në Prishtinë është shënuar me ceremoni të shumta për nder të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilët kanë qëndruar në Kosovë.

Megjithatë në organizimet për Ditën e Çlirimit nuk ka qenë kreu i LDK’së, Isa Mustafa e as kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, apo dikush nga partia e tij.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Express kreu i kësaj partie nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme. Ai thotë se kjo nuk është përmendur pasi sot ka pasur shumë ndërkombëtarë.

“Na s’kemi marrë ftesë për ceremoninë e sotme. Z. Mustafa nuk është ftuar as si kryetar e as si ish-kryeministër. S’kemi dashur ta bëjmë temë për shkak se kanë qenë edhe ndërkombëtarët. Por ftesë s’kemi pasur”, ka thënë Mustafa për Express.

Derisa rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar, e në sheshet kryesore po shëtiteshin Clinton e Albrgiht, Kurti po mbante konferencë për media për 14-vjetorin e themelimit të VV’së.

Nga kjo parti kanë thënë për Gazetën Express se dy deputetë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Çlirimit.

Valon Ramadani dhe Ali Lajçi janë dy përfaqësuesit e VV’së që morën pjesë.

Prezent ka qenë kryetari i PSD’së, njëherit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe madje edhe është përmendur nga Thaci në fillim të fjalimit të tij.

Ndryshe në ceremonitë e nisura që nga paradita, përvec udhëheqësve amerikanë morën pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

Edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Mattheë Palmer, mbajti fjalim sot në ceremoni, duke përmendur se Kosova duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Clark zbulon bisedën me Solanën pasi rusët kishin arritur në Prishtinë

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, ka kujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur NATO nisi intervenimin në Kosovë.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, Clark ka kujtuar një bisedë telefonike me ish-sekretarin e NATO-s.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori. Filloi me një telefonatë në orën 01:00 në mëngjes nga Javier Solana, i cili më kishte thënë: ‘Wesley, rusët kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës, çka do të bëjmë?’ Unë thashë, sekretar i përgjithshëm, ne do ta dërgojmë KFOR-in që në mëngjes. Më 12 qershor, KFOR-i ka filluar me lëvizjet në Kosovë nga pozicionet e saja në Maqedoni. Kam qenë shumë krenar me forcat që kanë hyrë. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur këtu që të krijojnë paqe. Nuk kanë luftuar, nuk kanë pasur vështirësi, edhe pse ka pasur disa fusha të minuara. Deri në orën 16:00 me gjeneralin Jackson, ne kemi arritur në Kosovë. Ai ka shkuar në aeroport dhe e mirëpriti një gjeneral rus dhe të nesërmen në mëngjes arrita edhe unë në aeroport të Shkupit, ku jemi takuar me gjeneral Jakson”, tha gjenerali Clark.

Hillary Clinton uron Kosovën nëpërmjet videos: Po ju kujtoj që jeni në mendjen time

Ish-zonja e parë dhe ish-kandidatja për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton, nuk ishte e pranishme në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës për shkak se i ka vdekur vëllai ditë më parë, por ajo përmes një videomesazhi tregoi se nuk e harron asnjëherë Kosovën.

Edhe pse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, qytetarët e Kosovës i ka uruar përmes një videoje.

Përmes kësaj videoje, Clinton ka kujtuar kampet e refugjatëve që kishte parë në vitin 1999 dhe mikpritjen që gjeti ndër shqiptarët e zhvendosur nga Kosova.

“Nuk do ta harroj asnjëherë vizitën në kampin e refugjatëve në Maqedoni. Atje gjeta mikpritjen dhe këto ngjarje u shënuan me përqafime. Kjo shënon afirmitetin e ndërsjellë që kemi”, theksoi Clinton.

Ajo po ashtu përmes këtij mesazhi, theksoi se Kosova ka përparuar në këto 20 vite.

“Sot në këtë përkujtim shohim përparimin, paqen dhe një të ardhme të ndritshme. Zgjedhjet të drejta dhe përforcim të drejtësisë”, është shprehur Clinton.

Tutje ish-Zonja e Parë amerikane ka folur edhe për rolin dhe rëndësinë e NATO-s, ku theksoi se përfundimi i luftës në Kosovë ishte detyrë e NATO-s.

“Kam pas dyshime dhe pyetje për rolin dhe rëndësinë e NATO-s. Ajo mbetet esenciale për mbrojtjen e lirisë dhe ky intervenim është një shembull që nuk duhet të shkojmë më tutje për të treguar fuqinë e kësaj ideje. Përfundimi i luftës ishte detyrë e NATO-s”, theksoi Clinton.

Clinton në këtë përvjetor nuk mundi të ishte e pranishme, pasi që ditë më parë ka ndërruar vëllai i saj, por ajo tregoi edhe një herë dashurinë për popullin e Kosovës.

“Unë nuk jam në gjendje të jem në përkujtimin e konfliktit, por ju kujtoj se jeni në mendjen time dhe ju dërgoj përqafime krahas burrit tim. Derisa e merrni kohën për të kujtuar të dashurit tuaj, mbani në mend se shumë miq amerikanë po ju mbajnë dhe po ju mbështesin në zemrat e tyre”, theksoi ish-Zonja e Parë.

Clinton në këtë video falënderoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për aktivitetin e saj edhe në të drejtat e grave.

Në 20 vjetorin e çlirimit – “Dita e paqes”, tjetërsim i luftës çlirimtare! – Nga Florim Zeqa

 

Më 12 Qershor 2019 bëhen dy dekada nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, ditë e cila shënon shpalljen zyrtare të çlirimit të Kosovës. Pra 20 vite liri dhe mbi 11 pavarësi për shqiptarët e Kosovës në rrethana normale do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!

Megjithatë, është kjo liria na solli edhe shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan atdhetarët dhe atë ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit.
Ne kemi shtet me flamur lara-lara dhe himn pa tekst, “mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!

Si do që të jetë, liria e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo parti politike. Secili nga shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm kaq, rezistuan dhe luftuan në mënyrën e vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë shekullore.

Njerëzit kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t’ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të reja.

Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.

Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.

Për shqiptarët e Kosovës, 12 Qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroj në mënyrën më besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.

Zakonisht në vendet e lira e të pavarura, për nderë të ditës së çlirimit organizohen parakalime (parada) ushtarake për të përformuar forcën mbrojtëse të shtetit dhe nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik.

Për nder të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.

Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit! Madje as në vargun e gjatë të festave nuk gjendet dita e çlirimit të vendit, pasi ajo është zavendësuar më “Ditën e paqes”!

Pas “pavarësimit”, në Kosovë po festohet 15 prilli si “Dita e Kushtetutës” e mbështetur në “Pakon e Ahtisarit”, e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,…e cila Ditën e Çlirimit e zavendësoj më “Ditë të paqes”, ndërsa popullin shqiptar, shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend!

Pranimi i termit “Ditë e paqes” në vend të Ditës së Çlirimit, përveqse paraqet gabimin më fatal të politikës kosovare, tjetërson keq luftën çlirimtare.

Sipas kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik…

Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare. Si pasojë kemi Gjykatën Speciale (për hatër të Serbisë dhe Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,…me ndjekjën dhe burgosjen e çlirimtarëve në emër të “drejtësisë” ndërkombëtare!

Po ndodhë pikërisht kështu, sepse mungon mbrojtja institucionale e vlerave të luftës çlirimtare! Ketë vakum institucional është duke e shfrytëzuar siq është më së keqi për neve Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Si pasojë e tjetërsimit të ditës së çlirimit, 20 vjetori i çlirimit, Kosovën e gjenë përseri në tavolinën e bisedimeve me pushtuesit serb, për të rinegociuar statusin dhe ridizajnuar kufijt e shtetit tonë.

Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti Rugova pa hezitim u thoshte gjithnjë ndërkombëtarëve: ” Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë”.

Madje në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballkanit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; “UÇK-ja nuk është terroriste,…ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan për lirinë e vendit të tyre”, për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;…”ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë”.

Mirëpo tani, kur ai na mungon nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e reja të Serbisë, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.

Në çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë paqësore dhe periudhës së lavdishme të luftës çlirimtare, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë.

Mungesa e zhvillimit ekonomik si element i mirëqënjes qytetare, mungesa e ushtrisë si element i mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, kapja e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga mafio-oligarkët ekonomik e bëjnë shtetin të varur dhe ndikuar skajshmërisht nga faktorët ndërkombëtar.

Është pikërisht kështu, për faktin se, edhe pas 20 viteve KFOR-i është mbrojtësi faktik i lirisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit tonë.

Paradoksalisht, 12 Qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, përderisa për kosovarët ditë feste (ditë pushimi) është bërë Dita e Evropës-, “9 Maji”, kur vet Evropa e ka ditë pune, e Evropës, që na mbajti të izoluar pa të drejtë levizje të lirë për 20 vjet rresht!

Kosovë urime 12 Qershori, Dita e çlirimit!

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!

Diktatorët e rinj, me logjikë të neofashizmit të vjetër?! – Nga Skënder MULLIQI

Në shtetet post socialiste të euforisë liberale jo të gjatë , qytetarët gjithnjë e më shumë po deshprohen në kleptokracinë demokrate , po sakrifikojnë edhe lirinë e tyre ,për rend dhe qetësi , duke pranuar të sundohen nga liderë më logjikë autokratike. Fjalori , veprimi dhe sjellja e tyre është e vokabularit propagandistic stalinist . Parelelisht më këtë kemi ngritje dhe fuqizim të neofashizmit, që është logjikë apsurde për shekullin 21.Kjo kërkon një mobilizim të te gjitha forcave të reja creative politike , që kjo logjikë përmbysëse të ndalohet sa nuk është bërë tepër vonë . Mos të ndodhë që qytetarët të përcaktohën ti votojnë prap udhëheqësit të cilët shumë po ngjasojnë në udhëheqës të fashizmit të vjetër.

Qytetarët janë mashtruar dhe manipuluar nga diktatura të thëm ashtu digjitale. Janë mashtruar nga njerëzit të cilët janë kamufluar mirë më petkun e demokracisë.Udhëheqesit e proceseve politike janë berë monitorues të mirë së qka flasin dhe mendojnë njerëzit e thjeshtë.Të gjitha këto I kan vu në funksion të realizmit të interesave private të tyre.Gjithnjë e më shumë janë duke na futur në kaos.Mirë po prodhojnë armiqë të mbredshem dhe të jashtëm.Pikërisht duke pasur një logjikë të tillë edhe na janë mbushur trojet etnike më gjithfarë armiqësh, të cilët janë duke na sjellur dëme të mëdha .Në këtë linjë po qendrojnë edhe disa gazetarë propagandist për qmime të vogla.Përgjegjësit shtetërore kur këta nuk ju duhen me , vetëm më një gisht prekin në tastatur duke konstatuar së këta propagandist po rrejnë. Në fakt këta më nuk ju duhen , por që dëmi I shkaktuar mbetet .Por, megjithate , mashtruesit, propagndistët I pret e ardhme e ërrët.

Edhe diktarorët do të bien në telashe të mëdha.Nuk do të ndihen mirë ne lekurën e tyre të mbulaur më turp.Shumë do tu dhëmb koka e trupi, së gjthmonë nuk u shkon kungulli mbi ujë.Populli duron por nuk harron. Te gjithë keqpëdoruesit e pronës shoqërore , të korruptuarit dhe ata të ciët I kan keqpërdor pozitat pushtetare kan për të dhënë llogari herdo kur… Për ata që I kan shkaktuar dëme edhe interesit nacional kjo nuk do tu falët . Diktatorët e ri do të vie dita kur do të mbesin te vetmuar, të izoluar, dhe do ta kuptojnë një ditë së jeta e tyre më nuk ka vlerë e as kuptim. Këta po kamufojnë mirë popullin , më ide të cilat as vet nuk iu besojnë …Të mos lejojmë që diktatorët e ri, të përmbysin çdo vlerë shoqërore.Mos të lejojmë që të sundojnë në emer të popullit … Përmbysja e tyre më metoda demokratike ,është shpëtim i madh për shqiparët…