Reforma ne drejtesi, nuk do te duhet te shuaje institucionin e Prokurorise se Krimeve te Renda.
Nje zhvendosje e Prokurorise se Krimeve te Renda drejt Prokurorise se Posaçme, krijimi i parashikimeve ligjore per zhvendosje te stafit themelor te prokurorise, qe ka mbartur peshen e mbrojtjes se shtetit, mbrojtja e rekordeve dhe mbrojtja e statusit te te tille prokuroreve te shquar, duhet te jete nje kujdes i vecante i legjislatoreve dhe reformatoreve, ne formulimin e draftit final.
Per fat te keq, projekti ka kete mangesi te vogel qe do te duhet te korigjohet, per te mbajtur ne te njejtin nivel pranine e Shtetit, punen vetmohuese te prokuroreve te ketij institucioni, luften kunder krimit te organizuem, mbrojtjen dhe vazhdimesine institucionale dhe mbrojtjen e individeve qe kane punuar me ndershmeri dhe vetmohim ne mbrojtje te Ligjit.
Pra, Reforme duke ruajtur rekordet dhe duke mbeshtetur Prokurorine ne pune ne nje moment delikat dhe jo duke e shkurajuar.
Se paku ky korigjim i kujdesshem do te duhet te behet, sikurse edhe nje parashikim ligjor mbi mbrojtjen speciale te ketyre punonjesve te Ligjit dhe Rendit.
A do te duhet dikush te mbaje Shtetin Gjalle dhe Hetimin Penal te panderpreme, derisa institucionet e reja te riperterihen?!
Eshte nje harrese kjo te mos kujdesesh per mbrojtesit me te rendesishem te Shtetit?!
Mbeshtetja edhe ne kete pike gati finale permiresuese, e Ambasadoreve Lu dhe Vlahutin, eshte shume e mirepritur nga Publiku, qe kerkon perfeksionim te Legjislacionit, duke mbyllur çdo hapesire deri ne fund per te keqen qe deperton lehtesisht ne kete vend, sapo Forcat e Lirise humbasine vemendjen.
Komentet