VOAL

VOAL

Reagon Aleanca për Teatrin: Deklaratat e Soreca-s të panevojshme e të dëmshme!

July 29, 2019

Komentet

UGSHPD: QEVERIA E RILINDJES MES VAPËS DHE KANABISIT NË SEZONIN TURISTIK 2024

 

(Pressing-u propagandistik i Ramës që përkthehet si strategjia sezonale për Jetë a Vdekje në politikë)

 

Kë të besosh nga ministrat e Rilindjes Socialiste,… atë të shëndetit gjatë kësaj jave apo atë të brendshmin?

 

Dy tituj tërheqës nga ATSH-ja, agjencia e propagandës zyrtare të qeverisë socialiste ishin “Mbi 1200 pushues kanë marrë shërbim gjatë qershorit në Qendrën Shëndetësore verore Velipojë” dhe “Policia luftë të gjitha formave të krimit për të garantuar sigurinë e komunitetit”. Ato të bien në sy se si këto dy materiale arrijnë të kulmojnë mbi skandalet e krizës përmes propagandës pikërisht për dy probleme të rëndësishme si shëndetësia dhe rendi e siguria i shtetasve prej trafiqeve dhe krimit.

 

A nuk ishin ditët paraardhëse ato që na paralajmëruan me këto dy ministri?

 

Vetëm në datën 8 Korrik, qarkulluan dy lajme që ta tërhiqnin vëmendjen se çfarë po ndodh me të vërtetë në Shqipëri dhe ku mund ta kërkojmë përgjegjësinë e qeverisë dhe të pushtetit vendor. Njëri lajm se, 90 banorë u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm në Bulqizë dhe tjetri ku, një drejtor i shkollës së muzikës në qytetin e Durrësit ishte shpërndarës lëndësh narkotike dhe armësh janë ndër alarmuesit për ta kuptuar dhe vlerësuar gjendjen. Por në asnjërin prej tyre për fat të keq nuk pamë ose dëgjuam reagimin e fortë të ministrave përgjegjës.

 

Por çfarë treguan këto veç se të kundërtën e asaj që propaganda ushtron çdo ditë?

 

Vetëm këto dy lajme me shtrirje të ndryshme gjeografike të tregojnë zgjerimin dhe përforcimin e rasteve që kanë ndodhur edhe më parë me korrupsionin në shëndetësi dhe me sigurinë për parandalimin e krimeve dhe rritjen e trafiqeve narkotike në territorin e vendit.

 

Të përtypësh një lajm të tillë si të ATSH-s dhe ta gjesh atë të amplifikuar në media dhe në rrjetet sociale se ç’ndodh gjatë sezonit turistik në Velipojë, ky është koncept i medias së korruptuar dhe jo i medias së lirë: “Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi nga afër këtë qendër, ku theksoi se vetëm gjatë muajit qershor u ka ofruar shërbime mbi 1200 turistëve vendas e të huaj… Me staf të specializuar e të përkushtuar në 34 Qendra Shëndetësore verore, hapur në të gjithë vendin, jemi angazhuar për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”. 

 

Por a mund ta pyesim sa për informacion ministren Koçiu tani pas Cens-it se sa është rradha e pritjes së vizitave dhe shtrimet në qendrat ambulatore të qyteteve dhe fshatrave të tjerë? Apo ajo di të na tregojë kujdesin për shtrirjen gjeografike nga Vermoshi në Konispol për 34 qendrat ambulatore që i shërbejnë turistëve të huaj dhe atyre vendas.

A di ministrja Koçiu të përgjigjet apo edhe për këtë pikë shërbejnë spotet elektorale të cilat postohen në faqen e saj në Facebook ashtu si edhe të çdo anëtari të qeverisë në shkallët e kryeministrisë pasi nënshkruhen VKM-t javore?

 

Në rastin tjetër të ministrit Balla kur “Policia ka sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, shuma parash të përfituara nga aktiviteti kriminal si dhe automjete. Do të vijojmë ta konsolidojmë revanshin e sundimit të ligjit kundër të gjitha formave të krimit, për të garantuar komunitete të sigurta”.

Si duhet kuptuar kjo deklaratë e ministrit të brendshëm Balla kur fjala siguri shtrohet për të gjithë popullsinë dhe shtetasit dhe jo për komunitete dhe harta sezonale të diferencuara. Më 24 Maj, 2024 ai deklaroi se 1635 punonjës policie do të ishin të angazhuar në bashkëveprim me zjarrfikësit dhe urgjencat, por vatrat e zjarrit, tregtia e kanabisit në zonat turistike përveç krizës së qarkullimit rrugor kanë bërë që Shqipëria të ulë standardet e cilësisë turistike dhe të priren nga tendencat e oazeve me festa të shfrenuara të alkoolit, eksperimentimit të narkotikëve nën efetet e muzikës dhe dritave.

 

Me këta dy shembuj që konkretizojnë realisht gjendjen e Shqipërisë në sezonin turistik dhe propagandën nuk po zgjatemi më me të tjerë elementë të rëndësishëm të analizës ekonomike dhe sociale sepse ato do të dukeshin se bëhen me tendencë dhe qëllimshëm gjatë këtij vëzhgimi. Por ama njëri prej tyre që duhet theksuar që është dhe mbetet sikurse edhe ka qenë gjatë viteve të kaluara lidhet me pyetjen se:- Sa përlind e familjeve shqiptare i kanë aq para të mjaftueshme apo të kursyera për të bërë qoftë edhe një javë pushime diku në Shqipëri?

 

Këtë përgjigje na e ka dhënë duke e përforcuar çdo vit sistemi i korruptuar i qeverisjes.

Të gjithë si elitë në Rilindjen Socialiste pavarësisht postit, kryetar partie apo kryeministër, ministre/ministra njëherësh apo kryetarë politik qarqesh, e kanë kapur Shqipërinë qosh më qosh për ta treguar punën e tyre vetëm me propagandë. Qofshin këto suksese apo skandale, secilin ministre/ministër sheh sot se ndodhet  virtualisht në të gjitha vendngjarjet duke i sfiduar mediat dhe duke ua bërë të gatshëm lajmin. Rrjetet sociale të qeveritarëve janë njëherësh altoparlantët dhe zjarrfikësit për gjithshka që ndodh në Shqipëri dhe mundësisht në Diasporë duke u bërë burimi zyrtar për të gjitha mediat  dhe mundësisht shtegu i mashtrimit për të ndikuar mbi opinionin publik.

 

Ky është ndikimi i vazhdueshëm i kahershëm që e ka mbajtur veç të tjerash në tre mandate Rilindjen Socialiste dhe ndoshta po kuptohet së fundmi para 2025-ës se ky ka qenë vështrimi 12 vjeçar i pushtetit dhe mënyra se si elita e qeverisjes socialiste e sheh Shqipërinë; turizëm dhe infrastrukturë, kulla që pakësojnë gjelbërimin, lyerje spitalesh e shkollash dhe pacientë e studentë që u mungon shërbimi, një bujqësi vendase e mundur nga importi dhe ata pak shqiptarë që mund ta shijojnë vijën bregdetare apo klimën malore me çmime marramendëse në qoftë se ndryshe mund të ndodhen fizikisht në to si punëtorë sezonalë shërbimesh.

 

Pra Shqipëria e Rilindjes Socialiste që është fasada që ka shqyer arkën e shtetit duke sajuar investimet dhe zhvillimin e vendit, ka mundur me këtë mënyrë të rrisë shpenzimet për t’u pasuruar dhe për ta trashëguar pushtetin si elitë. Kjo strukturë e organizuar në politikë e ka brenda vetes motivimin dhe garën e hapur mes qeveritarëve vetëm për t’u pasuruar dhe postet i humbin “më pak të zgjuarit”, ajo ose ai  që nuk di dhe nuk e ka aftësinë të fshehë pa lënë gjurmë pronën e vjedhur publike e cila i është dhënë plotësisht me leje nga kreu i qeverisë dhe i ideologjisë rilindase, Edvin Rama.

 

Për sytë dhe dijen e publikut në tre mandatet socialiste, objektet e vjedhura në miliarda euro janë skena të krimit ekonomik sepse asgjë nuk është realizuar krahasuar me vlerat e shpenzuara. Por edhe nëse vepra gjigande po të jenë përuruar gjatë një periudhe, ato karakterizohen nga ethet e fushatave zgjedhore sepse pas fitoreve ashtu sikurse rrugët janë shembur, rrjeti i energjisë rëndohet dhe tubacionet nuk kanë nxjerrë ujë, po kështu si për çdo gjë të premtuar që tashmë nuk ekziston kanë filluar të dalin një nga autorët përgjegjës të përvetësimeve dhe shpërdorimeve dhe ku prova e korrupsionit të politikës përpara drejtësisë ende pret përgjegjësit.

 

Në qoftë se këtë realitet e shohin dhe e përjetojnë shtetasit çdo ditë duke mbijetuar prej kërcënimit të rënies në nivelet  ulëta të jetesës, prej rritjes së çmimeve të çdo produkti dhe shërbimi mbi dy herë si dhe e shtesës së taksave për çdo vepër të re që pretendohet se realizohet nga programi i qeverisë me paratë e shqiptarëve atëherë shqiptarët dhe diaspora që përmbyten nga propaganda e drejtpërdrejtë e qeverisjes në rrjetet sociale e kanë shumë të lehtë që të kuptojnë dy karakteristikat thelbësore të qeverisjes së Rilindjes Socialiste:  1- pasurimi përmes korrupsionit dhe 2- qëndrimi sa më gjatë dhe me çdo kusht në pushtet për të mos u bërë objekt i drejtësisë.

 

Këto dy karakteristika të gjendjes ekonomike dhe sociale në Shqipëri i Ka kuptuar më së miri kryeministri Rama i cili nga media e huaj shpesh vizatohet si artisti dhe sportisti para se të merrej me politikë. Këto dy karakteristika dalluese e bëjnë Ramën 60 vjeçar pas një mbijetese 30 vjeçare në politikë që ta fuqizojë edhe më shumë makinerinë e propagandës e cila ndryshe në strategji përkthehet pressing-un ndaj kundërshtarit.

 

Nuk e themi dot me siguri se Rama mund ta trashëgojë këtë nga sporti i basketbollit apo instinkti i politikës, por duket ana tjetër se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij dhe kryetarët politik të qarqeve socialistë e kanë përvetësuar tashmë si duhet këtë strategji. Ato/Ata janë zërat e parë që dinë të heshtin duke u fshehur kur skandalet shpërthejnë, dinë gjithashtu edhe t’i mohojnë veprat dhe bëmatkur ato hetohen dhe u dërgohen si dosje gjyqësore drejtësisë dhe po ashtu me arratinë apo burgun që marrin mbi vete, e gjithë elita kthehet në mburojën e “sukseseve mashtruese” të qeverisë qoftë në Kuvendin e Shqipërisë dhe qoftë në rrjetet sociale dhe mediat ku prodhohen me shumicë propaganda, militantizmi dhe patronazhimi në shoqërinë shqiptare.

 

10 Korrik, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Osmani e Kurti dënojnë atentatin ndaj Trumpit: Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donlad Trump.

Osmani në “X” ka shkruar se çdo lloj dhune politike kudo është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër atë.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë.

Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani

Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas atentatit ndaj  Donald Trump, ku sipas tij, mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës.

Kurti tha se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e këtij ‘atentati të tmerrshëm’.

“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime” – ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Atentati ndaj Trumpit, cilat ishin thirrjet e para nga agjentët e shërbimeve sekrete

Agjentët e Shërbimit Sekret, rojet e tij personale e sigurisë, e mbuluan me trupat e tyre ish-Presidentin Donald Trump, dhe e shtynë atë në tokë, në momentin e të shtënave.

Oficerët e sigurisë dëgjoheshin duke thënë: “A jeni gati? Le të shkojmë!” Thirrjet e përsëritura: “Mbulohu, mbulohu!”.

Forcat speciale me pushkë sulmi siguruan skenën kur Trump u ngrit përsëri, gjaku mund të shihej në veshin e tij të djathtë.

Gjurmët e gjakut dukeshin edhe në fytyrë. Ai përfundimisht u largua nga skena, duke parë drejt turmës dhe duke ngritur grushtin në mënyrë luftarake.

Një SUV që priste e largoi Donald Trump nga vendi i krimit. New York Times raporton se Trump u evakuua me helikopter menjëherë më pas.

Sulmuesi u vra

Prokurori i Qarkut të Butlerit, Richard Goldinger, tha se vrasësi dhe një pjesëmarrës i fushatës kanë vdekur. Dy vizitorë të tjerë janë plagosur rëndë. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve të mëparshëm dhe aktual, konfirmoi këtë informacion.

Një dëshmitar okular i tha një stacioni televiziv se shikuesit kishin parë një burrë të armatosur të shtrirë në çatinë e një shtëpie pak para sulmit. Sipas mediave amerikane, hetuesit gjetën aty një pushkë sulmi.

FBI-ja e ka identifikuar tani sulmuesin. Ai është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Nuk dihet ende motivi i atentatorit.

Sipas transmetuesit amerikan NBC, Crooks është i regjistruar si republikan në listat e votuesve të Pensilvanisë, partia e Trump. Dokumentet nuk tregojnë se sa kohë ai ka qenë i listuar si republikan.

Sulmi ishte një “atentat në tentativë”

Sulmi ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, po hetohet nga autoritetet e zbatimit të ligjit si një “atentat për vrasje”.

Atentatori ishte republikan. Nuk dihet ende motivi i atentatit

FBI-ja e ka identifikuar tani sulmuesin. Ai është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Nuk dihet ende motivi i atentatorit.

Sipas transmetuesit amerikan NBC, Crooks është i regjistruar si republikan në listat e votuesve të Pensilvanisë, partia e Trump. Dokumentet nuk tregojnë se sa kohë ai ka qenë i listuar si republikan.

Sulmi ishte një “atentat në tentativë”.

Sulmi ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, po hetohet nga autoritetet e zbatimit të ligjit si një “atentat për vrasje”. bw

Biden: “Të gjithë duhet ta dënojnë” sulmin ndaj ish-Presidentit Trump

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, zoti Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.

Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën.

Zoti Biden mori “informacionin fillestar” nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.

Pas incidentit, fushata e zotit Biden tha se po ndalte të gjitha mesazhet për përkrahësit e tij dhe se do të tërhiqte të gjitha reklamat televizive. Nënpresidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që zoti Trump nuk ishte lënduar rëndë.

“Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë lënduar dhe prekur nga ky sulm i pakuptimtë,” tha ajo.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Uashington mbrëmjen e së shtunës.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë dënojnë atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

VOA/Katherine Gypson

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin “Zoti e mbrojti Presidentin Trump”.

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump “të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump”, u shpreh ai.

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

“Është e tmerrshme ajo që ndodhi në tubimin e zotit Trump në Pensilvani dhe jam i lehtësuar që ish-Presidenti Trump është mirë. Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë,” tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në platformën X.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, shkroi në X: “Amerika është demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është asnjëherë e pranueshme”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u shpreh: “Sot, të gjithë amerikanët ndjehen të lehtësuar që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm gjatë një tubimi paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë.”

Minutë pas minute, atentati ndaj Trumpit- Si ndodhi, detajet e plota dhe reagimet. Çfarë thotë FBI dhe…

Stafi i Donald Trump thotë se ish-Presidenti është “mirë” pas asaj që zyrtarët e zbatimit të ligjit po e trajtojnë si një atentat gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. Zyrtarët thanë se personi që hapi zjarr ishte një 20-vjeçar nga Pensilvania.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë. Ish-presidenti u nxor me shpejtësi nga skena nga agjentët e Shërbimit Sekret, me veshin e tij të mbuluar me gjak.

Një prokuror tha se i armatosuri, i dyshuar si atentatori dhe të paktën një pjesëmarrës në tubimin e ish-Presidentit, kanë vdekur, dhe Shërbimi Sekret tha se dy spektatorë u plagosën rëndë.

Presidenti Joe Biden dhe liderët politikë të të gjitha shtresave e dënuan sulmin. “Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune,” tha Biden. “Është e sëmurë. Është e sëmurë.”

FBI thotë se është ‘e habitshme’ që sulmuesi ishte në gjendje të qëllonte kaq shumë plumba

I pyetur nëse agjensitë e zbatimit të ligjit nuk e dinin që sulmuesi ishte në çati derisa ai filloi të qëllonte, Kevin Rojek, Agjenti Special i ngarkuar në zyrën e FBI në Pittsburgh, u përgjigj, “ky është vlerësimi ynë në këtë kohë”.

“Është për t’u habitur” që gjuajtësi ishte në gjendje të qëllonte aq shumë , tha Rojek. Ai shtoi se “të gjitha detajet e kësaj do të dalin nga hetimi më vonë”.

Përveç Trump, dy persona u plagosën rëndë dhe një u vra. Të gjithë ishin meshkuj të rritur.

Kevin Rojek, Agjenti Special i ngarkuar, zyra e FBI në Pittsburgh, tha të shtunën vonë: “Sonte patëm atë që ne e quajmë një atentat ndaj ish-presidentit tonë, Donald Trump”.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar,” shtoi ai.

FBI nuk ishte e përgatitur të jepte identitetin e sulmuesit, i cili vdiq në vendngjarje.

Rojek tha se ata nuk morën kërcënime specifike përpara të shtënave.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tha gjithashtu se Trump ishte larguar nga zona e Butlerit, ku u mbajt tubimi.

Shapiro tha se Trump ishte “nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret të SHBA dhe me ndihmën e Policisë së Shtetit të Pensilvanisë”.

“Lori dhe unë jemi mirënjohës që ekipi i tij raporton se ai është mirë dhe ne vazhdojmë t’i urojmë shërim të plotë dhe të shpejtë”, shtoi guvernatori.

Capture1

Biden flet me Trump

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden foli me ish-presidentin Donald Trump të shtunën në mbrëmje.

Biden do të mbledhë një konferencë me zyrtarë të sigurisë së vendit dhe të zbatimit të ligjit në Shtëpinë e Bardhë të dielën në mëngjes.

Biden po kthehet në Uashington pas tentativës së dyshuar për vrasjen e Trump

Presidenti tha të shtunën vonë se do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, duke shkurtuar qëndrimin e fundjavës në Delaware për të monitoruar situatën në zhvillim.

Capture2

Pak minuta pasi Trump doli në skenë, u dëgjuan të shtëna

Në orën 18:02 të së shtunës, nën thënien “Zoti i bekoftë SHBA-në”, ish-presidenti Donald Trump doli në tribunën e Butler, Pensilvani, duke përshëndetur  me dorë turmën brohoritëse dhe duke filluar fjalimin e tij të rregullt në tubim, nën një diell përvëlues të mesit të verës.

Në atë moment nisën të shtënat, të paktën pesë.  Trump shtrëngoi veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret me rroba të errëta u vërsulën drejt tij. Ai ra në tokë ndërsa agjentët bërtisnin, “Zbrit poshtë!” Mijëra pjesëmarrësit e mitingut të grumbulluar në fushën përballë tij lëvizën dhe heshtja heshtja mbizotëroi, e pasuar vetëm nga një britmë e rastësishme.

Zyrtari i GOP përshkruan kaosin në miting

Rico Elmore, nënkryetar i Partisë Republikane të Qarkut Beaver, ishte ulur në një seksion për mysafirë specialë, përballë Presidentit Trump, kur dëgjoi atë që dukej si fishekzjarre.

Elmore pa agjentët e Shërbimit Sekret që ndihmonin Trump të dilte nga skena dhe më pas dëgjoi dikë nga e majta e tij duke bërë thirrje për një mjek.

Elmore e njeh ndihmën e parë dhe CPR që nga koha e tij në ushtri dhe ai e dinte se një mjek nuk do të ishte në gjendje t’i dëgjonte thirrjet për ndihmë mjaft shpejt.

Ai hoqi kravatën dhe kaloi një barrikadë, por kur arriti te personi, Elmore pa se ishte qëlluar në kokë. Elmore tha se ai mbajti kokën e viktimës, por ishte tepër vonë. Burri nuk reagonte.

“Dua të them, ishte një tmerr,” tha Elmore. “I lutem familjes që u desh të përballej me këtë që po kalon tani. Sepse është e vështirë. Është kaq e vështirë.”

Ai tha se të shtënat kanë ardhur nga pas, por nuk e ka parë gjuajtësin.

Capture1

Fushata e Trump, RNC thonë se konventa në Milwaukee do të ‘vazhdojë’ pas të shtënave në miting, Trump mezi pret të bashkohet

Stafi i Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan thonë se konventa e partisë në Milwaukee këtë javë do të “vazhdojë”, edhe pas të shtënave në miting.

“Presidenti Trump mezi pret t’ju bashkohet të gjithëve në Milwaukee ndërsa ne vazhdojmë me konventën tonë për ta emëruar atë për të shërbyer si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara,” thanë këshilltarët e fushatës Trump, Susie Wiles dhe Chris LaCivita dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan Michael Whatley dhe bashkëkryetarja Lara Trump në një deklaratë.

Konventa është caktuar të hapet të hënën.

Forcat e rendit zbuluan një pushkë të stilit AR në skenën e të shtënave në tubimin e Trump

Forcat e rendit gjetën një pushkë të stilit AR në vendngjarje, sipas një personi të njohur me çështjen. Personi nuk ishte i autorizuar për të diskutuar detaje të hetimit.

Mayorkas: Siguria Kombëtare do marrë çdo masë të mundshme’ për të garantuar sigurinë për fushatën pas të shtënave në tubimin e Trump

“DHS dhe Shërbimi Sekret po punojnë me partnerët e zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur dhe hetuar të shtënat,” tha Alejandro Mayorkas në një deklaratë.

“Ne jemi të angazhuar me Presidentin Biden, ish-Presidentin Trump dhe fushatat e tyre, dhe po marrim çdo masë të mundshme për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e tyre. Ruajtja e sigurisë së kandidatëve presidencialë dhe aktiviteteve të tyre të fushatës është një nga prioritetet më jetike të Departamentit tonë.”

Më shumë reagime

Ivanka Trump, vajza e tij e madhe: “Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Michael Cohen, ish-avokati i Trump dhe një dëshmitar kyç kundër tij në gjyqin e tij penal: “Pavarësisht nëse jeni dakord apo nuk jeni dakord me pozicionin politik të dikujt, KJO NUK ËSHTË ZGJIDHJA!”

James Comer, një republikan nga Kentaki, i cili kryeson Komitetin e Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë: “Dhuna politike në të gjitha format është joamerikane dhe e papranueshme. Ka shumë pyetje dhe amerikanët kërkojnë përgjigje. Unë kam kontaktuar tashmë Shërbimin Sekret për një informim dhe po i bëj thirrje gjithashtu drejtoreshës së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle të paraqitet për një seancë dëgjimore.

Miliarderi Elon Musk: “Unë e mbështes plotësisht Presidentin Trump dhe shpresoj për shërimin e tij të shpejtë”.

Shoqata Kombëtare e Armëve: “Ne lutemi për sigurinë dhe mirëqenien e Presidentit Trump dhe burrave dhe grave të guximshme që e mbrojnë atë dhe të gjithë të pranishmit në PA.”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau: “Jam mërzitur nga të shtënat ndaj ish-presidentit Trump. Dhuna politike nuk është kurrë e pranueshme. Mendimet e mia janë me ish-Presidentin Trump, ata që ishin në ngjarje dhe të gjithë amerikanët.”

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, demokrat: “Jam i lumtur që dëgjoj se Presidenti Trump po ecën mirë pas këtij akti të tmerrshëm dhune. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme. Mendimet e mia janë me Presidentin Trump dhe të gjithë jemi të prekur nga ky akt i pafalshëm që unë e dënoj fuqishëm.”

Kryeministri australian Anthony Albanese: “Nuk ka vend për dhunë në procesin demokratik. Jam i lehtësuar kur dëgjoj raportet se ish-presidenti Trump tani është i sigurt.”

Capture3

Shërbimi Sekret thotë se 1 spektator u vra dhe 2 u plagosën rëndë pasi sulmuesi qëlloi ‘të shtëna të shumta’ në tubimin e Trump

Të shtëna të shumta në drejtim të skenës nga një sulmues në mitingun e Trump në Pensilvani, tha Shërbimi Sekret, duke lënë një spektator të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Agjencia tha se sulmuesi qëlloi nga “një pozicion i ngritur jashtë vendit të tubimit”. Agjentët “neutralizuan” sulmuesin, i cili tashmë është i vdekur. Agjencia përsëriti se Trump është “i sigurt” dhe po vlerësohet.

Trump thotë se veshi i tij është goditur nga një plumb, ende nuk dihet asgjë për sulmuesin

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë.

Ai shkroi në platformën e tij “Truth Social” se “e kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një zhurmë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë. Kishte shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”

Trump falënderoi gjithashtu Shërbimin Sekret për “përgjigjen e tyre të shpejtë”. Dhe ai shprehu ngushëllime “familjes së personit që u vra, si dhe familjes së një personi tjetër që u plagos rëndë”.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tani është i vdekur”, tha ai.

Një tjetër pjesëmarrës në tubim u dërgua në spital, tha prokurori për CNN

Prokurori i Qarkut të Butler, Richard Goldinger i tha CNN se përveç spektatorit që u vra, një tjetër i pranishëm u dërgua në një spital lokal dhe në gjendje të rëndë.

Ai tha se sulmuesi ishte jashtë territorit të tubimit, por ai nuk dha informacione shtesë se ku.

“Sinqerisht, nuk e di se si do të kishte arritur në vendin ku ndodhej, por ai ishte jashtë territorit, dhe mendoj se kjo është diçka që ne do të duhet ta kuptojmë – si arriti atje,” Goldinger. tha për CNN.

Më shumë reagime

Zëvendëspresidentja Kamala Harris: “Jemi të lehtësuar që ai nuk është lënduar rëndë. Ne lutemi për të, për familjen e tij dhe për të gjithë ata që janë plagosur dhe prekur nga këto të shtëna të pakuptimta. … Ne të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt të urryer”

Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell: “Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë.”

Zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer: “Jemi të shokuar nga skenat në mitingun e Presidentit Trump në Pensilvani. Ne dënojmë të gjitha format e dhunës politike me termat më të ashpër dhe i dërgojmë urimet tona më të mira Presidentit Trump dhe familjes së tij në këtë kohë.”

Nikki Haley, ish-guvernatore republikane e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e Kombeve të Bashkuara: “Kjo duhet të tmerrojë çdo amerikan liridashës” dhe “Dhuna kundër kandidatëve presidencialë nuk duhet të normalizohet kurrë”.

Senatorja amerikane demokrate e Massachusetts, Elizabeth Warren: “Dhuna politike është e gabuar dhe unë e dënoj atë. Shpresoj që të gjithë ata që morën pjesë në tubim të jenë mirë dhe jam i kënaqur që ish-presidenti është i sigurt.”

Senatori Lindsey Graham, një republikan i Karolinës së Jugut: “Faleminderit Zotit, Presidenti Trump duket se është mirë. Vetëm një kujtim tjetër i kohërave në të cilat jetojmë. Ne duhet të lutemi për këdo që mund të jetë lënduar në tubim.”

Ish-Presidenti Bill Clinton: “Dhuna nuk ka vend në Amerikë, veçanërisht në procesin tonë politik. Hillary dhe unë jemi mirënjohës që Presidenti Trump është i sigurt, zemërthyer për të gjithë ata që u prekën nga sulmi në mitingun e sotëm në Pensilvani dhe mirënjohës për veprimin e shpejtë të Shërbimit Sekret të SHBA-së.

Ish-zëvendëspresidenti demokrat Al Gore: Vendi “duhet të bashkohet për të dënuar me gjithë zemër dhe pa mëdyshje dhunën politike” dhe “ish-presidenti dhe ata që janë prekur sot janë në lutjet e mia”.

Capture7

Biden thotë se ‘të gjithë duhet të dënojnë’ sulmin në tubimin e Trump

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune,” tha Biden. “Është e sëmurë. Është e sëmurë.”

Presidenti tha se “të gjithë duhet ta dënojnë” sulmin, ai ndjehet i lehtësuar që Trump thuhet se “po është mirë” dhe ai shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij presidencial në 2024.

Biden tha se po priste informacione shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje. “Unë kam një mendim, por nuk kam asnjë fakt,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të sigurojë përditësime ndërsa mëson më shumë.

Presidenti gjithashtu u zotua të informojë publikun më vonë nëse ata flasin, si dhe detaje shtesë rreth hetimit.

Sulmuesi ishte jashtë tubimit të Trump dhe u vra nga Shërbimi Sekret, thonë zyrtarët e zbatimit të ligjit

Dy zyrtarë folën për Associated Press në kushte anonimiteti për të diskutuar hetimin në vazhdim. Ata thanë se sulmuesi nuk ishte pjesëmarrës në tubim dhe u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA.

Të shtënat në tubimin e Trump po hetohet si tentativë për vrasje të ish-presidentit, thonë zyrtarët

Të shtënat në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani po hetohet si një tentativë për vrasje të ish-presidentit dhe kandidatit të supozuar republikan, thonë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Dy zyrtarë folën në kushte anonimiteti për të diskutuar hetimin në vazhdim.

Si ndodhi

Teksa Trump po fliste, u dëgjua një zhurmë dhe ish-presidenti vendosi dorën e djathtë deri te veshi i djathtë. Njerëzit në tribunat pas tij u shfaqën të tronditur.

Trump u duk se u ul pas foltores dhe tingujt – të shtëna të dukshme – vazhduan ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxituan në skenë.

Mikrofoni i Trump kapi tingujt e njerëzve që bërtisnin “Zbrisni, zbrit, zbrit”, ndërsa të paktën tre agjentë u grumbulluan sipër tij.

Tingulli i dukshëm i armës u dëgjua përsëri disa herë ndërsa agjentët ishin mbi të. Njerëzit në turmë bërtisnin.

Në mikrofon u dëgjua zëri i dikujt duke pyetur “A jemi mirë?” Agjentët e Shërbimit Sekret me pajisje taktike qëndruan në skenë, disa duke parë turmën.

Sulmuesi u vra dhe pjesëmarrësi në tubim u vra në ngjarjen e Trump në Pensilvani

Prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger, tha në një intervistë telefonike se i armatosuri i dyshuar ishte i vdekur dhe të paktën një pjesëmarrës në tubim u vra. bw

Trumpi jashtë rrezikut pas të shtënave në miting – vriten sulmuesi i dyshuar dhe një pjesëmarrës

Donald Trump në momentin e incidentit.

Radio Evropa e Lirë

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje, thuhet po ashtu në komunikatë.

Emri i tij nuk u bë i ditur, e as motivi i mundshëm.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për “reagimin e tyre të shpejtë”.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.

Agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën Trumpin nga skena me të dëgjuar të të shtënave dhe e larguan me një automjet që e priste.

Trump dukej i gjakosur në njërën pjesë të fytyrës.

Policia e armatosur doli në podium menjëherë.

Trump, kandidat i pritur i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, po u drejtohej mbështetësve të tij në Batlër të shtetit të Pensilvanisë, kur ndodhi incidenti.

Media si CNN dhe BBC raportojnë se ai po hetohet si tentativë për atentat.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha gjatë një adresimi se është mirënjohës që merr vesh se Trump është mirë.

“Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, tha Biden.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi ai.

I pyetur nga një gazetar nëse beson se incidenti ishte përpjekje për atentat, Biden tha: “Dua të sigurohem që i kemi të gjitha faktet”.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se dhuna si kjo, duhet të dënohet nga të gjithë.

“Ne lutemi për Trumpin, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë plagosur dhe prekur nga këto të shtëna të pakuptimta”, tha Harris përmes një deklarate.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se “dhuna nuk ka vend në politikën tonë”.

“Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor”, shkroi ai.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha se është “tmerruar” nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.

“Dhuna politike nuk ka vend te ne”, tha ai.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter e dënuan po ashtu dhunën.

Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përgatiti: Valona Tela

Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit për Masakrën e Poklekut në Drenas.

Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga institucionet e drejtësisë që të punojnë për viktimat e luftës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit ka thënë ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Autori Afrim Hysenaj gjatë promovimit ka thënë se botimi i librit ka qenë proces më shumë se dy vjeçar. Ai ka ndarë kujtimet e bashkëpunimit me familjet që pësuan nga kjo masakër, Muçolli, Elshani, Carraku dhe Hoxha.

Ne fshatin Poklek i Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. sn

Osmani takon kryediplomaten gjermane, e falënderon për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.

Osmani ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

 “Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani.

“Samiti i NATO-s në Uashington DC ofroi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shtuar tutje Osmani. sn

Osmani në takim me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re.

“Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”.

“Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

DASH tha se pikërisht për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe do të sillnin paqe, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e këtyre prioriteteve”, thanë nga DASH-i.

Në Kosovë udhëheqësit politikë së fundi kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Serbia po përgatitet për një sulm apo provokim ndaj Kosovës. Por, sa herë që autoritetet kosovare flasin për një kërcënim të tillë, nuk lënë pa përmendur aleaten e Beogradit, Rusinë, që ato thonë se është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit.

Njohës të zhvillimeve në Ballkan, i thanë më herët gjatë javës REL-it se aleatja e Beogradit, Moska, po synon të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga lufta e saj në Ukrainë, dhe fuqitë e mëdha duhet t’i dërgojnë mesazh të qartë Serbisë se nëse vepron në veri të Kosovës, NATO-ja do të reagojë.

Po ashtu, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, e cilësoi veriun e Kosovës – i banuar me shumicë serbe – dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Në veri, tensionet janë rritur qysh vitin e kaluar, ndërkaq në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë kërcënuar me shkëputje.

Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e shqetësuar se tensionet lokale mund të përshkallëzohen në tensione serioze politike në rajon.

“Ne mbesim të shqetësuar lidhur me rrezikun që tensionet lokale të shndërrohen në tensione serioze politike që mund të stagnojnë shtetet e rajonit, si për shembull në veri të Kosovës dhe duke pasur parasysh kërcënimet për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë. Ne po vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të minimizuar këto rreziqe”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Njohësit e zhvillimeve në Ballkan i kanë thënë REL-it se nuk mund të përjashtohet mundësia që në veri të Kosovës të ketë tensione, teksa vitin e kaluar në këtë pjesë të Kosovës tensionet kulmuan pasi një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e kaluar, Kosova fajëson Serbinë, por Beorgadi mohon se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Serbisë.

Ivana Stradner, hulumtuese e lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington, i tha REL-it se kërcënimi për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës “është i madh dhe i vërtetë”, për shkak se Rusia – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – po kërkon që ta shpërqendrojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Por, Stradner tha se nuk beson se në Ballkanin Perëndimor do të ketë një konflikt në shkallë të gjerë, sikurse ai në Ukrainë. Megjithatë, ajo pohon se në Ballkan ka aktivitete që mund të konsiderohen “luftë hibride”. Radio Evropa e Lirë


Send this to a friend