Kur mora lajmin…
Lajmi mortor për ikjen nga kjo jetë të Ramadan Zaplluzhës, përmes fb., e mora nga miku im i shtrenjtë, z. Skënder Zogaj. Humbjen e mikut tonë të përbashkët, mikun e miqve, (Ramadani ishte mik i të gjithëve bashkë!), e përjetova rënd. Kam bindjen, jo vetëm përshtypjen se, lajmet për të tilla raste mortore, peshojnë shumë më rëndë dhe se pikëllimi është shumë herë më i thellë se në kushte normale. Këtë e pohoj me bindje të plotë nga eksperienca shumëvjeçare si i syrgjynosur që jam.
Pasi i shpreha ngushëllime të sinqerta familjes se të ngushte, farefisit, rrethit të gjerë të miqve, dashamirëve të artit të karikaturës së tij, e ngushëllova edhe kolegun tim, Skënder Zogaj, kur lajmit për ikjen në jetën e përtejme të karikaturistit të mirënjohur, ia kishte bashkangjitur një tekst të shkurt, të ngjeshur e të bukur, kur Skënderi ndriçon enigmën e pseudonimit Therë Murrizi, me të cilin, karikaturisti ynë u bë i njohur në tërë botën. Skënderi, ndër të tjera, thotë se, Ramadan Zaplluzha nuk ishte as Therë, as Murriz. Ishte lule erëmirë ishte Zambak i Prizrenit, për të gjithë adhuruesit e karikaturës së tij, kudo qofshin ata, e, në të njëjtën kohë ishte edhe Therë edhe Murriz baskë, në syrin e përgjaku e të verbër, të armikut tonë shekullor. Përfitova nga rasti të bëhem “xheloz” dhe t’i marr “inat” profesional, mikut Skënder, dhe të ngutëm të hapë portat e arkivit tim e, para publikut lexues të justifikoj, për atë thash me rastin e ngushëllimi, se kem shkruar në gazetën kombëtare Rilindja të datës së tetë (8) të muajt shtator të vitit 1991 dhe, se fill pas saj, nga ana e mikut tim të “panjohur”, Therë Murrizit, kam marrë letër miqësore.


Komentet