Dyz, Podujevë, 18 prill 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, sot ka bërë homazhe edhe në Dyz të Podujevës. Në 25- vjetorin e masakrës së kryer nga forcat e armatosura të Serbisë, atje përkujtoi mbi 200 vrarët.
“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vra mbi 200 civilë të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti tha se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Ai ritheksoi nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale e për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë.
“Ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”, përfundoi Kryeministri, duke nderuar dëshmorët e martirët e rënë heroikisht në Dyz, Llap e Gollak, dhe anembanë Kosovës.
Në këto homazhe Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Para 25 vjetëve, teksa e zbatonte projektin gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vrarë mbi 200 civil të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet, dhe për këto plagë të hapura të cilat vazhdojnë të kullojnë meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballen asnjëherë me drejtësi.
36 varre janë këtu në Dyz, por gjithsej janë mbi 200, sepse para 25 vjetëve në mes të prillit, banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit edhe në fshatra si Makoc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, domethënë këtu kanë qenë vendet në të cilat janë përpjekur të shpëtojnë, por ata kanë qenë të ndjekur prej forcave të cilët nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve. Të vetmet dilema i kanë pasur se si t’i zhdukin gjurmët e krimit, si t’i zhdukin kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merret vesh ai krim.
E vërteta dihet. E vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Por neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe njëherë Prokurorisë dhe gjyqësorit tek ne, që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat materiale dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon.
Sepse ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë.
Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve, këtu në Dyz, në Llap e në Gollak dhe anembanë Kosovës që ranë heroikisht para një çerekshekulli! – Zyra e Kryeministrit
e krejt kosova dhe rajoni ekan dit se hashimi shkon ne bruksel vetem per te dale ne tv dhe rtk dhe per ta shty kosoven afer germise dhe te bjen nfun te pusit sikur qe ka rae por askush nuk bajke fjale edhe qytetaret heshtin sikur te jen bretkoca kur bajna uak uak uak e dikush e gjun nje gure bretkocat shukaten kshtu jana ne shqiptarte qe ngajme mas tradhtarve sikur te ishin shpetimtarte e vendid ramushit suksese por ata qe ekan ba kryeminister kan me rrezu seshpejti
O shyqyr prej Zotit qe e kem, se tani ne ket kohë qe jetojm eshte bo fshtir me qen i mir. Po dhasht Zoti e i prin e mbara se nuk e lojn kta horat ne punu te qete. Rambo Zoti te bokft ty dhe punen tende.
Historia shqiptareve gjithmon eshte lumturuar me kenge e lavdata te kota…Po me vones i Ka kuptuar mashtrimet dhe tradhtite e Pista se ju kan ber qytetareve te vendit…
Uroj qe te lindin figura s’din te prezentoin dhe t’ mbroin të dreitat e qytetareve njehere e mire…
Të kërkosh të drejtat e popullit tënd ështě më tepër se njerëzore kurse të gënjesh dhe të trathtosh popullin tënd ështě edhe Trathti
Artikull kuptimplotë por edhe i vonshëm. Populli thotë “Kur thehet kerri gjen rrugë bollë”. Elita akademike e Kosovës vepron me vonesë. Në politikë do të duhej të kyqen njerëz të ditur, e jo vendin ta lënë në duar të paditur dhe të dhunës.