Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit po diskuton mundësinë shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se Partia Demokratike kërkon që mbledhja të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa mazhoranca kërkon mbledhja të shtyhet deri në janar.
Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK kanë argumentuar se 3-5 ditë janë të mjaftueshme dhe se brenda këtij afati kohor mund të zhvillohet sërish mbledhja.
Më herët Prokurorët e SPAK, kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.
Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.
Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.
Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.
Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
Edvin Rama po ecën pikë për pikë sipas mesimeve dritdhanse të enver hoxhës në shum drejtime sidomos ksaj rradhe kerkon të zbatohet vija e masave sipas leninizmit dhe sipas modelit të dacibaove të Maos, ku njerzit e çmendun venin neper mure të qytetit, shkollave, reparteve ushtarake, ne qendra pune Fletë Rrufe.
Ku ata që i banin me emna e mbiemna e pësonin prej hakmarrjes së qeveritarve ne mnyrë të tmerrshme.
Kush të beson ty o Edvin rama????????
Mjerë kusha ka me ra në rrjetën tande se të gjallë ke me i futë ne dhe ose do të manipulosh sipas shijeve të klanit tand për me pastrua nepermjet mashës së fuksit kundërshtarët e tu ne PS,…,,,,,,,,,
Kurrë nuk ke me pasë sukses me Fletë rrufet e Lej Fenit!!!!!!
Quote Mal Gega:
Kurre nuk ke me pase sukses me Flete rrufete e Lej Fenit.
______________________________________________
Mr. Gege,
Mire e the o te befte zemra Mal!