Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin për 13 vjet (tri dënime më 1945, 1946-1950 dhe 1977-1986) si dhe e internoi për 23 vjet në vitet 1954 – 1977.
Në vitin 1977 Mikel Koliqi ishte 75 vjeç. Jetonte në një barakë në Gjazë. Kishte pasuri vetëm një radio dore dhe disa libra. Punëtori operativ i Sigurimit, shoku Kristaq (sot i amerikanizuar në Cris, në shërbim të “zbulimit amerikan”

) Pleqi që e kishte vazhdimisht në vëmendje, shihte rrezik të madh për regjimin te ky i moshuar. Ai organizoi më 6.4.1977 kontrollin në “banesë” (vendfjetje). Sapo pa radion e dorës, markë japoneze, për të gjetur se ku ishte vendosur dëgjimi, e ndezi dhe zbuloi “stacionin e Italisë”, me të cilin do ta akuzonte për agjitacion e propagandë”. Nuk kishte fund ligësia.